21.5 C
Tirana
E enjte, 8 Maj, 2025

Basha përballë këtij pushteti!

Nga Alban Daci

Partia Demokratike është e vetmja alternativë reale dhe opozitare e Pushtetit. Lulzim Basha është kryetari i Opozitës dhe kandidati i vetëm për Kryeministër. Partia Demokratike nuk është parti e krijuar në prag zgjedhjesh për t’i sherbyer pushtetit ose individëve të caktuar që gjithë jetën e kanë ndërtuar duke perdorur politikën për privilegje e për pushtet personal.

Partia Demokratike është parti e kauzave të mëdha që nuk ishte pasojë e pluralizmit politik, por që i parapriu dhe e realizoj pluralizmin politik. Kundërshtari më i fortë i ketij Pushteti me orientim të qartë despotik është Lulzim Basha, i cili me stilin e tij të natyrshëm Perëndimor bën diferencën duke mos rënë pre dhe duke mos pasur asnjë ngjashmëri me këtë pushtet. Ky pushtet shëmbëlltyrë ka Propagandën e ndërsa Basha ka të vërtetën.

Ky pushtet është i kapur nga oligarkë e grupe të caktuara edhe ndoshta kriminale që Shqipërinë duan ta bëjnë pronë private sikur tua kishte lënë baba e ndërsa Basha kërkon të ballafaqoj të vërtetën me qytetarët e Shqipërinë tua kthejë shqiptarëve. Ky pushtet ka kapur mediat e ndërsa Basha lufton për të vërtetën dhe për fjalën e lirë.

Ky pushtet kërkon të zhdukë pavarësinë, ndarjen e kontrollin e pushteteve e ndërsa Basha është për të rikthyer rendin Kushtetues. Ky pushtet ka mision ta largoj Shqipërinë nga Europa për ta futur në grupin e vendeve despotike e ndërsa Basha është simboli e garancia e anëtarësimit në Nato dhe i liberalizimit të vizave.

Ky pushtet sulmon Bashën dhe kërkon ta indetifikoj në armiqësi me Kosovën e ndërkohë Basha ishte Ministri i Rrugës së Kombit e kjo Qeveri është ajo e traut. E di se jetojmë në një periudhë ku shqiptarët janë të zhveshur nga çdo e drejtë, por vetëdija e shqiptarëve për të vendosur për vetën e tyre po rritet çdo ditë derisa do të vij dita e një përgjigje plebishitare e kjo do të jetë 25 prilli.

Shqiptarët gjatë historisë në momentin që janë dukur si të nënshtruar e të dorezuar kanë gjetur forcën për tu ngritur dhe për të bërë historinë. Sa më shumë sulmohet Basha në cilësinë e liderit të Opozitës nga ky pushtet, aq më i dukshëm bëhet fakti, se Basha jo vetëm është alternativa e vendit, por edhe rreziku real i këtij pushteti që duket se tashmë ka arritur çdo gjë. Në çdo ligj, qoftë edhe në natyrë, pas një ngopje apo maksimalizimi fillon edhe rënia. Prandaj, ky pushtet ka arritur maksimumin e abuzimit të tij ndaj shqiptarëve e tashmë nuk ka opsion tjetër veçse rënia.

Edi Rama mashtroi laçjanët. Një vit pas tërmetit nuk ka asnjë shenjë për rindërtimin e spitalit që duhet të përfundonte në qershor

• Spitali fantazëm i Laçit 

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, DHURATA ÇUPI

Të dashur qytetarë,
“Hajdutët e Fatkeqësisë” nuk kursejnë as vjedhjen e spitaleve dhe qendrave shëndetësore. Një vit pas tërmetit, nuk ka asnjë shenjë të spitalit, rindërtimi i tëcilit duhet të kishte përfunduar në qershor.

Tërmeti i një viti më parë la gjurmët e veta tëshkatërrimit në qytetin e Laçit. Prej atëherë, asgjë e mirë nuk ka ndodhur për qytetarët. Ata vazhdojnë tëenden shtëpive me qira, banesat e tyre nuk janëndërtuar dhe “Hajdutët e Fatkeqësisë” vijojnë tëmashtrojnë. Sipas gjasave, godinat nuk kanë shans tëndërtohen edhe për 2 vjet të tjera.

Ajo që i vë vulën dështimit të qeverisë me procesin e rindërtimit është spitali i Laçit. Sipas premtimit të Edi Ramës një vit më parë, spitali sot duhet të ishte nëpunë. Por në të vërtetë, realiteti nga premtimet mashtruese të kryeministrit në ikje është shumëndryshe.

Në vend të spitalit, këtu ka një grumbull inertesh. 50 mijë banorë të zonës së Kurbinit dhe përrreth, degdisen në Lezhë, sepse hallet e njerëzve nuk janë në axhendëne “Hajdutëve të Fatkeqësisë”.

Ndiqeni vetë premtimin e bërë në mes të dhjetorit të kaluar.

Fatkeqësi për laçjanët dhe për shqiptarët që kemi një kryeministër që as nuk skuqet, as nuk zverdhet, kur mashtron sy për sy. Deri tani ka vetëm një projekt në3D, si çdo premtim tjetër i kryeministrit më të keq të Shqipërisë në këto 30 vite.

Edi Rama duhet t’u thotë shqiptarëve cili pazar e pengoi spitalin e Laçit të ndërtohej sipas premtimit. Pse”Hajdutët e Fatkeqësisë” kanë marrë peng spitalin, i ciliduhet të ishte gjëja e parë e ndërtuar pas tërmetitshkatërrues?

Para se të vija këtu takova shumë qytetarë. Maria, njënënë e re, më tha me lot në sy se kishte hequr shumëme fëmijën pak javë më parë me vajtje-ardhje ngaspitali i Lezhës. Më e keqja është se askush nuk illogarit banorët e diskriminuar të Kurbinit. Askush nuk i thotë Maries pse pas një viti nuk ka spital për fëmijëne saj në qytetin ku jeton.

Gratë, fëmijët, të sëmurët e tjerë të zonës së Kurbinit nuk e meritojnë të vuajnë pasojat e një qeverie tëkorruptuar dhe të paaftë për të zgjidhur problemet e qytetarëve.

Gërmadhat e spitalit të Laçit janë një dëshmi se “Hajdutët e Fatkeqësisë” duhen ndëshkuar me votë. Çdo ditë që na qeverisin është një ditë e shkuar dëm, është një vjedhje më shumë, një shpërfillje më shumë, një jetë e humbur më shumë.

Rama, pengesa jonë për në BE!

Nga Tritan SHEHU

Keshtu tigellon edhe ajo çfare i deklaronte ai “Forbes!

Rama jo vetem nuk e ka ne axhende integrimin, por eshte dhe i detyruar te mos e realizoje ate!

Per me teper Shqiperine me ate Kryeminister nuk e pranojne ne Europen e Bashkuar!

Ai na ka kthyer ne “delen e zeze” per Europen, gje qe tingelloi qarte edhe ne vendimin e fundit ndaj nesh!

Pafundesia e deshtimeve te tij ne rrugen e integrimit prej 2014, me gjithe deshiren, vullnetin, gadishmerine e plote te Brukselit e vendeve antare per te mbajtur dyert ne “dy kanate” te hapura per Shqiperine, flet shume.

Ketu nuk kemi te bejme me thjesht disa mos realizime apo detyra, ketu kemi te bejme me nje strategji te Rames &Co, te qellimshme dhe te imponuar, per ta mbajtur vendin tone larg familjes europiane, ne dem edhe te integrimin te Ballkanit Perendimor ne terresi.

Fatkeqesisht kjo “strategji” ogurzeze per vendin tone e “sponsorizur” nga disa qarqe te brendeshme dhe te jashteme po funksionon prej disa vitesh, duke tentuar te na mbaje jo thjesht peng e krimit, trafiqeve, antiligjit, por dhe te ndryshoje destinacionin tone historik Perendimor me nje degdisje diku larg ne Lindje.

Cdo veprim i deri tanishem i kesaj Qeverisje, qe nga Kanabizimi i vendit, kriminalizimi i shtetit, lenia e vendit pa parlament, pushtet lokal, pa institucionet e drejtesise me autokracine e krijuar, eshte pjese e kesaj strategjie.

Cdo hap i politikes se jashteme te kesaj Rilindje qe nga akuzat, ironite e “leksionet” ndaj BE e partnereve tane te perseritura me demagogji te “Forbes”, lidhjet e qendrimet nderkombetare e deri te politikat Rajonale me kulmin e tyre me “Serbine e Madhe” si pjese e Traktatit Euro Azi e tek “Jugosllavia e Re”, flasin per kete.

Nuk duhen pasur me iluzione, qofte dhe per hapjen e negociatave te deshtuara ne vazhdimesi, nuk do kete te tilla pa nje vote popullore per Shqiperine europiane me 25 prill!

Rudina: Ambasada e SHBA dhe ambasada të tjera kanë kuriozitet për mua

Deputetja Rudina Hajdari ka folur lidhur me marrëdhënien e saj me ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim. E ftuar në Report Tv, Hajdari i ka cilësuar si të shkëlqyera marrëdhënien me diplomaten, duke shtuar se ndikohet nga fakti që ajo ka jetuar në Amerikë.

Sipas Hajdarit, ambasadorja Kim por edhe të tjerët në vendin tonë, kanë shfaqur gjithmonë kanë shfaqur gjithmonë kuriozitet për ecurinë e saj politike në vend.

“Roli i drejtpërdrejt. Kjo është një pyetje që shpesh më bëhet në studio por ambasada në tërësi ka një rol vëzhgues ndaj gjendjes politike në Shqipëri.

Nuk mund ta fsheh faktin se kam marrëdhënie të shkëlqyera me ambasadën amerikane dhe me ambasadat e tjera.

Vjen si pasojë e kryetare të Komisionit të Integrimit dhe që kam jetuar në Amerikë kjo më ka bërë të kem njëlloj avantazhi nga politikanët e tjerë. Këtë afrimitet jam munduar që ta ruaj dhe ta ushqej.

Ambasadorja amerikane dhe ambasadorë të tjerë kanë kuriozitet për ecurinë time në politikë dhe ata mendojnë se pluralizmi në Shqipëri është i rëndësishëm, konkurrenca është e rëndësishme dhe ata mundohen të mbështesin në mënyrën e tyre dhe jo të ndikojnë.

Do të jemi parti që do e kërkojmë aleatët perëndimore,” tha Hajdari.

Si të dalloni nëse vaji i ullirit është cilësor

Të gjendur mes dhjetra alternativash dhe markash në markete, shqiptarët që duan një vaj cilësor, ose zgjedhin më të shtrenjtin ose më së shumti e blejnë direkt nga prodhuesi i besuar.

Po ç’thonë vetë prodhuesit? Për AgroWeb.org pyetëm Kryetaren e Shoqatës së Vajit të Ullirit AOA, Silvana Pinari dhe një prej prodhuesve të mirënjohur të vajit në Elbasan, zotin Fatmir Skilja.

‘Vaji i ullirit është produkt i domosdoshëm për çdo familje. Përzgjedhja e tij është shumë e rëndësishme për shëndetin e familjes’, thotë për AgroWeb.org, Kryetare e Shoqatës së Vajit të Ullirit AOA, Silvana Pinari.

Jemi me fat që në vendin tonë kemi ullinj shumë të mirë dhe prodhues cilësorë të vajit të ullirit, vijon zonja Pinari duke sugjeruar, që nëse munden, konsumatorët mund t’i drejtohen fabrikës më të afërt bashkë më fëmijët, për të blerë Vaj Ekstra të Virgjër Ulliri.

Në fakt, i të njëjtit mendim është edhe zoti Skilja. ‘Për mua është viti i katërt i prodhimit dhe pothuajse të gjithë vajin e shes me paketim 5 litërsh te konsumatorët që më njohin, dhe jo në treg” thotë ai për AgroWeb.org.

‘Paketimi ka në kosto shumë të lartë, prej 100 lekë të reja për shishe, gjë që i rrit koston tregëtimit, ndërkohë sasia që ne prodhojmë nuk është aq e madhe sa të përballojë këtë kosto. Kosto e paketimit është një prej arsyeve kryesore, që bën që prodhuesit e vajit të preferojnë shitjen në fabrikë.

Për një litër vaj ulliri duhen rreth 6-7 kg ullinj. Kosto pra është rreth 700 lekë për litër, shto këtu paketimin prej rreth 100 lekë, do të thotë që ështe vështirë që një vaj që shitet nën këtë çmim në market, të jetë Ekstra i Virgjër.

Problemet me Vajin ekstra të virgjër

Eksperti i mirënjohur amerikan i vajit Paul Vossen në një intervistë për AgroWeb.org gjatë një vizite trajnuese në Shqipëri tha se nga vëzhgimet e fundit në Shtetet e Bashkuara 70% e vajrave që shiten si Ekstra të Virgjër, nuk janë të tillë.

Në Australi kjo sasi është 56% dhe në Spanjë 50%. Sigurisht edhe në Shqipëri kjo përqindje është e lartë dhe për zotin Vossen, u takon autoriteteve shqiptare të monitorimit të bëjnë verifikimet e duhura në treg.

Për zonjën Pinari është shumë e vështirë të heqim nga tregu vajin fallco. Ajo që të paktën duhet të bëjmë thotë ajo është edukimi i konsumatorit.

‘Ullinjtë janë fruta dhe vaji i ullirit është lëngu i tyre. Mendoni çfarë frutash shtrydhni për të përftuar një lëng: gjithmone të freskëta.

Kështu duhet të jenë dhe ullinjtë: të freskët dhe të padëmtuar. 20 % e cilësisë varet nga përpunimi, i cili duhet te kryhet brenda 48 orëve nga vjelja e frutave, në temperatura deri 30 gradë.

Si të testoni vajin e ullirit në shtëpi?

Ju mund ta testoni edhe vetë vajin e ullirit.

Hidhni pak vaj ulliri në një gotë të pastër dhe butësisht ngrohni fundin e gotës me njërën dorë ndërsa me tjetrën mbuloni grykën e gotës për pak sekonda. Më pas nuhasni vajin e ullirit dhe shijoni një gllënkë.

Nëse aroma është e ullirit të freskët jeshil dhe shija e tij vjen paksa e hidhur dhe djegëse, jo me tepri, pra jo t’ju shkaktojë kollë, shija e vajit u duket e pastër dhe jo shumë e trashë dhe e yndyrshme, atëherë keni bërë zgjedhjen e duhur.

Nuese ju jep kollë nuk është vaji i duhur.

Sa më i freskët aq më i mirë, sepse një gjë është e sigurt, vaji i ullirit nuk është si vera.

Vaji i ullirit extra i virgjër, i ruajtur mirë, ka një jetëgjatësi rreth një vjeçare. Me vjetërimin, atij i humbasin vlerat aq të vyera që mbart.

Si ta ruani Vajin e Ullirit

Konsumatorit i duhen dy vjet të mësohet me shijen e një vaji cilësor.

Pasi të blini vajin nga fabrika apo një vaj që jeni të sigurt që është Ekstra i Virgjër, ruajeni në një enë qelqi ose inoksi. Ruajeni larg dritës dhe nxehtësisë.

Ky vaj do të ketë qartësi, ngjyrë, densitet, aromë, hidhësi e djegësi të ndryshme çdo muaj që kalon.

Dy komponente thelbësore janë tek vaji i ullirit cilësor: të jetë ekstra i virgjër dhe të jetë prodhim i atij viti.

Kjo është mënyra më e mirë për të përzgjedhur një vaj të mirë, të freskët me të gjitha vlerat e jashtëzakonshme që i ka falur natyra.

Humbin jetën nga Covid-19 dy persona në Elbasan, njëri prej tyre 37 vjeç

Dy persona kanë ndërruar jetë nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit në Elbasan. Sipas raportimeve, pacientët që humbën betejen me koronavirusin janë një 73-vjeçar dhe një 37-vjeçar.

Të dy ata ishin pa sëmundje bashkëshoqëruese.

Gjendja e të riut u rëndua 10 ditë më parë dhe ndërroi jetë mëngjesin e sotëm.

“Unë do ta bëj”, Pipero: Kam disa informacione se vaksina ndaj Covid-19…

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ka treguar se vaksina kundër koronavirusit “Covax” pritet të vijë në Shqipëri në fund të Dhjetorit ose në fillim të Janarit. Në emisionin ‘Real Story’, u shpreh se ai vetë do e bëjë vaksinën sapo të vijë, e cila do të jetë në sasi të limituar vetëm për kategorinë e personave më të rrezikuar.

“Kam disa informacione që po punohet paralelisht me disa drejtime për ta marrë vaksinën njësoj me vendet e tjera të Europës dhe besoj se vaksina në Shqipëri do të vijë shumë shpejt, mendoj në fund të dhjetorit, fillimi i janarit.

Nuk do jetë për të gjithë, por për atë fashën më vulnerabël, besoj do vijë shumë shpejt”, tha Pipero.

Pipero shpjegoi se nëse është mbi 65% efektive, është një medikament i mirë, ndërkohë që vaksinat e Biontech dhe Pfizer që kishin përqindje më të lartë, u refuzuan nga Agjensia e Barnave. Megjithatë, Pipero tregon se aplikimi i vaksinës do të bëhet në dy doza, ndërkohë që në këtë kohë qytetari duhet të ketë kujdes, pasi duhet kohë që të krijohen antitrupat.

“Të gjithë kemi menduar, dhe besojmë se zgjidhja për situatën e pandemisë është vaksina. Të gjitha masat e tjera ndihmojnë në parandalimin e pandemisë. Vaksina i jep zgjidhje. Edhe pse kam thënë se; nuk e pres mrekullinë nga vaksina.

Krahas vaksinimit të vazhdojmë të jemi të kujdesshëm, pasi vaksina ka hapat e saj për t’u aplikuar. Ka dy intervale. Menjëherë pas aplikimit të parë nuk do të thotë se krijon imunitet. Dhe pas vaksinimit të 2-të, duhen dy javë që të krijohen antitrupat.

Lajmi për prodhimin apo aprovimin e vaksinës nuk është i papritur. Specialistët ishin të bindur se para fundit të këtij viti ishin të bindur se do të dilte një vaksinë efikase. Koha për tu aplikuar nevojitet. Bazuar në teknologjinë e re, shkenca është e përparuar. Në testimet vullnetare, në efektet të paketa anësore, flasim për efekte minimale.

Duhet t’i lihet koha nëse do të ketë dëme më të mëdha, pasi është efektive. Është një relaksim për botën mjekësore, por dhe për qytetarët në mbarë globin. Në një kohë rekord kemi një armë efektive masive, për të parandaluar përhapjen e covid”, tha Pipero.

Numër i lartë i rasteve me Covid-19, mbyllet Shtëpia e Foshnjes  

Yeni tip koronavirüsle (Kovid-19) mücadele kapsaminda Antalya Havalimani'nda kurulan laboratuvar, yerli ve yabanci turistlere hizmet vermeye basladi. Biyolojik numune alma kabininde alinan numuneler, laboratuvar ortaminda incelenerek, 4-5 saat içinde, Türkçe ve Ingilizce olarak mail üzerinden gönderilecek ya da çikti olarak verilebilecek. ( Orhan Çiçek - Anadolu Ajansi )

Është mbyllur shtëpia e fëmijës në qytetin e Vlorës, për shkak të shpërthimit të rasteve me Covid.

Burime bëjnë me dije se, nuk do të ketë hyrje dhe dalje nga institucioni, për të shmangur përhapjen e mëtejshme të koronavirusit.

Stafi që është brenda do të qëndrojë në karantinë për një periudhë dy javore. Mbyllja nga ISHSH për shkak të rasteve me covid të konfirmuara në shtëpinë e Fëmijës.

Aktualisht të prekur janë 8 punonjëse dhe 4 fëmijë, gjendja e të cilëve për momentin paraqitet e qendrueshme.

Themeluesi i “Health Revolution” tregon kurën që shëron njerëzit nga Covid-19

Themeluesi i “Health Revolution”, Hetem Ramadani, ka deklaruar se kura e tij me farë të zezë, vaji të linit dhe mjaltë është çudibërëse, pasi shëron Covidin.

I ftuar në ABC e Mëngjesit, ai ka treguar se i ka shkruar presidentit të SHBA, Donald Trump se vaksina nuk është zgjidhja, por nuk i kishte kthyer përgjigje.

“Unë e trajtova veten me ato që pata folur, me vitaminën C, acid dhe glutaminën. Kur e thash më 23 prill idenë, thash kjo është e imja dhe ju ndihmon. I shkruajta Trumpit, para 3-4 muaj dhe i thashë që zgjidhja është gluticerina jo vaksina. Ai nuk m’u përgjigj, por shkoj vet në spital dhe u kurua. Unë kam thënë një fjali para tre vjetësh se unë nuk shëroj askënd. Trupi ka një fuqi esenciale duke hequr toksinat dhe këtë e kam parë te njerëz të gjallë”, tha Ramadani.

Gjithashtu, ai ka theksuar se kjo zgjidhje që ai jep i ka ardhur në ndihmë shumë personave që janë shëruar nga sëmundje të ndrysgme si kanceri në zorrën e trashë.

“Kjo tezë bazuar edhe në përvojat e mija funksionon. Unë kam rastet e mija që janë shëruar me kancer, kur trupi sulmon vetveten, qelizat. Për shembull, nuk ka kancer në zorrën e trashë, edhe te covidi është njëlloj. Domethënë me anë të ushqimeve të shëndetshme është që në atë që ka krijuar natyra, është në një farë dhe ka inteligjencë mjaftueshëm për të na mbrojtur ne. Domethënë një farë ka magneziumin që ne na ndihmon”, shtoi Ramadani. l.k/abcnews.al

Edhe socialistët Europianë kundër Ramës për ligjin e medias!

Projekt-raporti për Shqipërinë i socialistes portugeze, Isabele Santos, dënon me fjalët më të ashpra cënimet e lirisë së medias në vendin tonë dhe shpreh “shqetësim të thellë” për ligjet antishpifje të qeverisë Rama i cili duhet përshtatur me opinionin e Komisionit të Venecias.

Gjithashtu Santos “shënon me shqetësim mungesën e progresit në lirinë e shprehjes dhe në heqjen e pengesave për funksionimin e mediave të pavarura”.

Rama e miratoi ligjin e medias në dhjetor 2019 përballë kundërshtimit e kritikës të opozitës, shoqërisë civile e ndëkombëtarëve. Por në janar 2020 ai u detyrua të tërhiqej para presionit të shtuar nga Brukseli dhe nuk rrëzoi në Kuvend dekretin e kthimit të ligjit; ai premtoi se do të ndiqte rekomandimet e “Venecias”.

Eurodeputetë si raporteri David Lega e kanë quajtur ligjin një  pengesë serioze në rrugën drejt Europës duke shtuar se Rama tregohet i ashpër me gazetarët e i butë me narkobosët. Në mars 2020 Këshilli Europian e listoi ligjin e medias si kushtin e 15 për të çelur negociatat.

Edhe pse opinioni i Venecias u miratua në qershor 2020, sot, pas gjashtë muajsh Rama nuk ka pasqyruar rekomandimet e tij dhe nuk ka nisur konsultime me grupet e interesit siç ka insistuar Komisioni Europian. Draftet e reja që qeveria  shpërndau në shtator përmbanin vetëm ndryshime kozmetike.

Është interesant që një gjuhë e ashpër kundër Ramës po përdoret nga një socialiste si Santos, e cila më parë nuk është dalluar për kritika ndaj qeverisë së Tiranës.

Drafti do t’i nënshtrohet debatit në Komisioinin e Jashtëm dhe në mars 2021 parashikohet të votohet në plenare. Ende nuk dihet nëse teksti i Santosit do të amendohet.

Nga projekt-raporti Santos për Shqipërinë:

Thekson nevojën për përmirësim të klimës të funksionimit të shoqërisë civile dhe nxit autoritetet të garantojnë konsultim të duhur dhe gjithëpërfshirës dhe të rrisë qëndrueshmërimë financiare të sektorit jo qeveritar.

Thekson me shqetësim mungesën e progresit të lirisë së shprehjes dhe të pengesave për funksionimin e duhur të medias të pavarur.

Bën thirrje për rëndësinë e garantimit të gazetarisë cilësore dhe shkrimit mediatik për funksionimin e demokracisë dhe për të sulmuar keqinformimim.

Dënon dhunën, intimidimin, fushatat e njollosjes dhe presionik tërthorazi politik e ekonomik kundër gazetarëve, që kufizon lirinë e medias, shkakton vetcensurim dhe cenon përpjekjet për zbulimin e korrupsiomit dhe krimit të organizuar;

Shpreh shqetësimim e thellë për mekanizmat e propozuar tek p/ligji i medias dhe mirëpret zotimim për të miratuar ndryshimet sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias.