Ka humbur jetën si pasojë e Covid-19, drejtori i Pallatit të Kulturës në Librazhd, Arianit Alliu, 46 vjeç.
Humb jetën nga Covid-19 drejtori i Kulturës
Arbitrazhi dërgoi sinjal të fortë/ Deklarata ‘bombë’ nga Austria ndaj Ramës: Konfiskimi i pasurive shqiptare, e jashtëzakonshme!
Editor i njohur në botë, Eric Frey i ‘Der standart’ për çështje të ekonomisë dhe politikës së jashtme, është reporter për Austrinë i ‘Financial Time’, shkruan për The Economist, është lector në një nga universitete më prestigjioze të Vjenës, është diplomuar në Princton ët SHBA. Një nga ngjarjet politike që ka mbuluar shumë gjerë është konflikti Rusi –Ukrainë. Ka shkruar disa libra mbi historinë botërore dhe politikën.
Adi Krasta: Disa ditë më parë, gazeta ‘Der Standard’ botoi një lajm, shkrim që mban firmën tuaj, mbi një ngjarje të paprecedentë – ju e quani atë të rrallë – mbi një sekuestro të mundshme të aseteve të shtetit shqiptar, të qeverisë shqiptare në Austri, të llojit llogari bankare apo aksione, të dy firmave koncensionare që kanë investuar në Shqipëri e janë, në mos gaboj, Verbund dhe EVN. Si mbërriti tek ju ky lajm dhe pse gjykoi ‘Der Standard’ se kishte një vlerë editoriale, botimi?
Eric Frey: Unë e zbulova, nga firma ligjore e cila përfaqëson pretendentët të cilën kishit ngritur padi kundër Shqipërisë. Një biznesmen italian, Françesko Beketi dhe firma ligjore e avokati që e përfaqëson, e konsideroi si një çështje interesante. Dhe, ishte një çështje mjaft e jashtëzakonshme sepse , në përgjithësi, kur ke një vendim të Arbitrazhit, vendet e respektojnë dhe paguajnë, në vend që të lejojnë këtë lloj pretendimi të përhapet në të gjithë botën dhe mbështeten mbi të gjitha në Konventën e ICSID-it sipas hetimeve të Arbitrazhit dhe lejon konfiskimin e pronave, çka është shumë më e lehtë, meqenëse ky vendim pranohet nga të gjitha vendet që e kanë firmosur këtë konventë.
Eric Frey: Në fakt u habita kur më kontaktuan nga stacioni juaj se kishte shkaktuar një pështjellim të tillë në Shqipëri. Por duket se është një çështje politike në Shqipëri. A duhet zbatuar ky vendim dhe Shqipëria është e detyruar ta pranojë këtë sipas së drejtës ndërkombëtare dhe a është e detyruar të paguajë? Dhe ka rezistuar, të paktën këtë përshtypje kam marrë unë për arsye të brendshme politike.
Krasta: Nuk e di nëse ju ka qëlluar të ndeshni një rast të ngjashëm për ndonjë vend tjetër që si anëtar i një konvente ndërkombëtare, siç është ICSID-i të ketë refuzuar të kryejë, detyrimin e humbjes së gjyqit? Keni dashur ta kontekstualizoni ngjarjen e Shqipërisë?
Frey: Në fakt është një çështje dhe vendet në përgjithësi tundohen që të veprojnë në këtë mënyrë, sepse kur e humbasin çështjen nuk duan të paguajnë për arsye simbolike, sepse do të thotë që kanë vepruar gabim, por gjithashtu edhe për arsye financiare. Ka nga ato vende që kanë edhe mundësinë të fitojnë në këto raste.
Rusia, p.sh. ka humbur çështje dhe është duke e hedhur këtë çështje në gjykata të tjera, megjithatë Rusia është një vend me shumë pushtet dhe u habita që një vend relativisht i vogël siç është Shqipëria – shumë i varur nga interesi dhe vullneti i mirë i investitorëve të tjerë – të ketë këtë qasje.
Krasta: Deri ku shkuat ju me njohjen e ngjarjes? Ju ka bërë për shembull kjo kureshtar si një gazetar i ekonomisë apo patët një lloj ballafaqimi më shumë se aq?
Frey: Unë kam shprehur interesin tim për arbitrazhin ndërkombëtar dhe sidomos për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis investitorëve – dhe kjo është një çështje e tillë- prej shumë vitesh, por edhe për arsye politike. Sepse këto padi, këto akuza të bëra nga investitorët kundër shteteve janë mjaft polemizuese madje dhe në Austri.
Ato supozohet që të jenë pjesë e marrëveshjeve të mëdha tregtare midis Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian. Megjithatë opozita dhe kundërshtimi për të lejuar këto padi apo këtë drejtësi private të bëhet prej qeverive, ka qenë pikërisht një çështje që ka shkaktuar plot polemika në negocim. Austria ka nënshkruar shumë prej këtyre marrëveshjeve në traktatet e investimeve dypalëshe sidomos pas rënies së komunizimit, me shumë fqinj lindorë, po lufton edhe me BE, sepse BE nuk i pranon këto klauzola arbitrare të hyjnë në fuqi brenda BE.
Megjithatë për investitorët duket se është një kusht shumë i rëndësishëm. Duan të investitojnë në çdo shtet sepse thonë nëse mua më keqtrajton qeveria nuk kam asnjë shans nëse paraqitem në gjykatat vendase, nuk do të më respektohen të drejtat, sepse ato do të mbështesin qeverinë. Prandaj e vetmja mundësi është që të shkohet përpara një gjykate arbitrazhi neutrale dhe të paanshme dhe pikërisht për këtë është krijuar konventa e ICSID dhe çelësi është që nëse investitorët fitojnë dhe në fakt nuk ndodh aq shpesh – shpesh fitojnë qeveritë, shtetet – por nëse fitojnë investitorët ata duhet të sigurohen që shtetet do t’i zbatojnë vendimet dhe personalisht mendoj, po kam dhe dyshimin tim se pikërisht ky do të jetë rasti që Shqipëria nuk do të mund të bëjë qëndresë kaq të gjatë përgjithmonë.
Krasta: Në momentin që ju vendosët të shkruanit këtë ngjarje, ta shkruanit e ta publikonit, është krijuar, është kuptuar tanimë që ju folët, kërkuat një burim dhe gjetët pa dyshim, firmën ligjore përmbaruese Dorda, që është një firmë austriake; ju komunkuat me zotin Florian Kremslehner. Keni kontaktuar ju me bankat apo me kompanitë apo kompanitë që e kanë marrë këtë letër, që të bllokojnë, të ngrijnë asetet e shtetit shqiptar deri në momentin që të plotësohet një shumë e caktuar? Dhe në qoftë se keni pasur një eksperiencë, keni kuptuar diçka, çfarë ndodh zakonisht në raste të kësaj natyre?
Frey: Në fakt nuk kam komunikuar me kompanitë apo me bankat. Dhe në fakt ato nuk ishte e nevojshme që të komentonin . Në fakt nuk kanë kthyer përgjigje deri para pak ditësh, nuk i kanë kthyer përgjigje as letrave të dërguara nga firma ligjore, kështu që duket se janë në pritje.
Por unë pata dokumente, pata vendimin prej gjykatës austriake që jepte të drejtën e konfiskimitt apo ekzekutimit të vendimit të ICSID-it, i cili kishte kaluar nga gjykata e distriktit të Vjenës në 10 nëntor. Gjithashtu pashë edhe vendimin e gjykatës së ICSID-it i cili kishte disa komente të ashpra për mënyrën sesi Qeveria shqiptare e kishte trajtuar këtë çështje dhe e kishte trajtuar kompaninë e prekur.
Krasta: A ka pasur ndonjë tentativë, a ka pasur ndonjë kërkesë për ta kontaktuar ‘Der Standart’ nga qeveria shqiptare?
Frey: Me sa di unë jo. Jo, nuk kam dëgjuar nga Ambasada shqiptare apo ndonjë palë tjetër dhe nuk mendoj se ka ndonjë gjë për t’u ankuar për këtë artikull, sepse unë prezantova faktet. Është një vendim gjykate që nuk është aspak polemizues apo kundërshtues, sepse ai tregon zbatimin në praktikë të procedurave që vijnë pas marrjes ë vendimit. Kjo, pasi trupi gjykues i gjykatës vendosi në favor të investitorëve, gjithçka pastaj ndjek një rrjedhë logjike. Askush nuk mund të marrë një vendim aktiv. Kjo është një procedurë qe cila ndodh normalisht në qoftë se citon çështjen në arbitrazh.
Krasta: Nuk e di nëse jeni njohur me mënyrën si ka filluar kjo ngjarje në kryeqytetin e Shqipërisë në Tiranë. Investitori Françesko Beketi kishte natyrisht aktivitete të tjera ekonomike, investime, hapi dhe një televizion që u mbyll nga shteti shqiptar në më shumë se një rast, kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar hapur se Françesko Beketi ka bërë evazion fiskal. Për këtë shkak ai do të duhet të merrte të gjithë ndëshkimin e institucioneve, të agjensive ligjzbatuese të shtetit shqiptar.
Gjyqi nga ana tjetër në këtë konventën e famshme të ICSID-it i dha të drejtë Beketit dhe shteti shqiptar u ndëshkua me një shumë, të paktën siç e njohim ne, të paktën 110 milionë euro. Ndërkohë në Shqipëri nuk është i njohur formulimi i vendimit të ICSID-it, askush nuk e gjen. Ndërkohë për Beketin, në Shqipëri vazhdon akoma një proces gjyqësor i cili është vendor dhe prej shumë kohësh e nuk merr fund.
Ju si analist i njohur i politikave ekonomike, të historisë politike të vendeve që njihni, duke pasur parasysh që kryeministri i Shqipërisë dhe qeveria shqiptare asnjëherë nuk i ka dhënë kësaj ngjarjeje, dimensionin që ka.
Për një vend si Shqipëria ose si Austria, në qoftë se me praninë e kryeministrit austriak një investitori të huaj i mbyllin një televizion dhe do të ndëshkohet shteti austriak me 110 milionë, kjo është një ngjarje që për ju është seriozisht për t’u marrë në konsideratë apo është një ngjarje e e vogël?
Frei: Në një vend si ne, si Austria, në Bashkimit Europian, çfarëdolloj lëvizjeje kundër kompanive mediatike, kundër televizionit që ka kritikuar punën e qeverisë, konsiderohet si një përpjekje e mundshme për të shkelur lirinë e medieve. Përveç dimensionit financiar të shkatërrimit apo të shpronësimit të pronës private duket se shfaqet dhe një lëvizje kundër të drejtave themelore dhe kundër standarteve demokratike europiane.
Të paktën kjo është mënyra se si gjykata e ICSID-it e ka konsideruar këtë çështje dhe ata e kanë konsideruar jo vetëm shpronësimin si një mënyrë për të shtypur një zë të lirë, por edhe lëvizje të tjera gjyqësore kundër zotit Beketit si një akt hakmarrjeje kundër dikujt që nuk është në linjën e qeverisë.
Unë nuk mund të gjykoj nëse ky opinion është i saktë apo jo, sepse nuk mund t’i kontrolloj dot faktet në terren, por këto lloj gjykatash nuk kanë ndonjë program, ndonjë axhendë, prandaj ruajnë pozicionin e tyre objektiv dhe neutral përballë çështjes dhe e kanë konsideruar tërësisht të padrejtë dhe të paligjshëm, jo vetëm shpronësimin e pronësisë por edhe mbylljen e një zëri kritik, çka ka shkaktuar edhe një vendim më të ashpër.
Përvoja ime me këto çështje dhe me këto vendime – shpesh kam vërejtur se gjykatat e ICSID-it arrijnë në përfundimin se investitori ka bërë gabim, por sasia e dëmit që duhet të paguajnë është e ulët në mënyrë që të mos armiqësohen, të mos sulmojnë shumë dikë. Por në këtë rast gjykata ka marrë pozicion ekstrem. Në fakt ka marrë një pozicion sulmues, të paktën unë kam këtë dyshim vetjak. Kanë dashur t’i dërgojnë një mesazh Shqipërisë që ju nuk mund të trajtoni çdo investitor të huaj në këtë mënyrë dhe sidomos ata që kanë investuar në median e lirë.
Krasta: Është një gjë e veçantë për mua që po ju flas me ju në këtë moment në transmetim të drejtpërdrejtë në televizion dhe duke shpresuar se ju do të tregoheni dashamirës me mua, dua t’ju bëj dhe dy pyetje të tjera që nuk kanë lidhje me këtë ngjarje, duke ditur se ju e njihni shumë mirë BE, vende të caktuara, marrëdhëniet e kështu me radhë.
Sot Shqipëria ka marrë një JO, ne do ta quanim JO-në e radhës për hapjen e negociatave me BE, duke e vënë fort në pikëpyetje integrimin europian dhe natyrisht për moszbatimin e disa kushteve, ndër të cilat dy janë shumë të rëndësishëm që i kanë vënë BE: problemet e sistemit të drejtësisë për mungesë të Gjykatës Kushtetuese dhe një ligj për mediat që kryeministri i Shqipërisë, Rama, insistonte, këmbëngulte fort ta kalonte pavarësisht kritikave dhe kushteve të vëna nga institucione të rëndësishme. Praktikisht, ne vijmë te dy ngjarje kryesore, tek sistemi i drejtësisë që është pothuajse në kufijtë e një reforme të dështuar dhe marrëdhënia me median e cila natyrisht në mënyrë të konfirmuar ka qenë jashtëzakonisht problematike me këtë qeverisje në këto shtatë vjet.
Ju duket e rastësishme kjo JO, përvec 12 kushteve, 15 kushteve, shumë kushteve të tera që BE ka vënë? Po këto dy kushtet, a ju duken si jashtëzakonisht të forta që mund të kushtëzojnë një JO?
Frey: Në qoftë se i keni parasysh shqetësimet e shprehura nga Komisioneri Europian dhe nga vendet e tjera të BE, shtete anëtare sikurse është Hungaria dhe Polonia kanë dy çështje kryesore mbi të cilat përqendrohen, që është pavarësia e Gjyqësorit, shteti i së drejtës dhe e dyta liria e medias.
Kështu që unë nuk jam i habitur se pikërisht kjo qëndron në pararojë të kushte të BE për Shqipërinë dhe është gjithashtu diçka që vendet me demokraci të re të brishtë e kanë të vështirë për ta përballuar.
Edhe në qoftë se keni një kryeministër që po përpiqet të bëjë më të mirën për vendin e tij, shpesh mund të ndodhë që dy gjëra që ai mund të mos i dëshirojë do të jenë: kritika, sepse e mërzit dhe pavarësia e gjykatave, sepse do të bllokonte disa lëvizje të caktuara dhe do t’i bënte vendimet e tij politike më të vështira.
Kështu që unë mendoj se kjo është një çështje që Shqipëria duhet ta trajtojë dhe që duhet ta presë që t’i ndodhë në të ardhmen – jo vetëm si shtet kandidat – por duke shpresuar që një ditë kur të bëhet anëtare e BE, këto dy lloj çështjesh që gjykata e ICSID-it i ka trajtuar, në qoftë se shfaqen shpesh në sistemin gjyqësor dhe në marrëdhëniet me median në Shqipëri, mendoj se Shqipëria do të ketë më tepër problem në vitet në vazhdim, më tepër problem në ecurinë e vet drejt negociatave.
Krasta: Dhe vijmë natyrshëm në pyetjen e fundit. Ju keni shkruar në mënyrë të gjerë për marrëdhëniet midis Rusisë dhe Ukrainës. Natyrisht që ne jemi bindur se ka një përballje të madhe gjeostrategjike midis fuqive të vjetra tradicionale të fuqishme, fuqi të reja që pa dyshim në përhapjen e tyre e shohin edhe Ballkanin….Po ta shikosh me vëmendje, Kina ka investuar jashtëzakonisht shumë në Ballkan; Turqia është shumë prezente… është folur jashtëzakonisht shpesh për një ndërhyrje të vazhdueshme interesash të Rusisë me miqësinë e vjetër e të rëndësishme për të dyja palët me Serbinë.
Po ndërkohë, në këtë…nuk e di sa më vëmendje, me sa kuriozitet e lexoni Ballkanin, natyrisht në qendër të këtyre gjashtë vrndeve, në të paktën 4 prej tyre, ka shqiptarë që janë në Shqipëri, Mal të Zi, Kosovë, Maqedoni e Greqi… gjithë Çamëria e kështu me radhë – përvec diasporës që ka një konstante ‘hebraike’ dhe është e shpërndarë sot atje ku nuk na e pret mendja, në të gjithë botën.
Pyetja është: në këto përballje të Shqipërisë, Maqedonisë, Kosovës dhe Bosnjes e Serbisë pa dyshim, për t’u futur në Europë, ka një pretendim që Europa ka një lloj racizmi ndaj vendeve tona.
Ju nuk e dini, po në të folurën e përditshme të shqiptarëve, Europa ka marrë që para 100 apo 200 vjetësh një emër relativisht të keq për qasjen ndaj shqiptarëve. Mendoni që kjo marrëdhënie…?
Ose do ta riformuloj: si do të mund të bëhej kjo marrëdhënie efektive dhe të realizohej edhe dëshira e njërës palë për të qenë pjesë e Europës dhe dëshira e pjesës tjetër për t’i pasur këto vende sa më të ngjashme me veten?
Frey: Jam i sigurt se ekziston racizmi edhe kundër shqiptarëve, edhe kundër kombësive të tjera. Ndoshta është për shkak të fesë, për shkak të fesë së Islamit apo për shkak të disa stereotipeve të përkatësisë etnike, por nuk besoj se kjo është dominuese në BE.
BE nuk është e fokusuar tek shqiptarët në krahasim me vendet e tjera të Ballkanit. Unë nuk besoj. Problem kryesor është se pjesa më e madhe e BE nuk shqetësohet për Ballkanit. Për sa kohë që ka qetësi, për sa kohë që Ballkani nuk shkakton probleme, Evropa e injoron, e shpërfill dhe përqendrohet kur shfaqet ndonjë konflikt. Unë besoj se Shqipëria do të bëjë më tepër se Serbia që konsiderohet më e rëndësishme dhe me fuqishme. Nëse Shqipëria do të ketë shansin që një ditë të pranohet si anëtare e plotë e familjes europiane dhe e BE, ajo duhet të përpiqet edhe më tepër sesa të tjerët.
FMN nxori gënjeshtrat e Ramës me rindërtimin, Çupi: Realizoi vetëm 8 përqind të planit për rindërtimin!
Nga Dhurata ÇUPI
Edi Rama nuk punon. Ai ka vetëm fjalë dhe premtime. Rindërtimi pas tërmetit të vitit të shkuar është dështim katastrofik.
Fondi Monetar Ndërkombëtar e ka përkthyer në numra zërin e qytetarëve dhe të opozitës: Rama realizoi vetëm 8 përqind të planit për rindërtimin. Pa transparencë dhe me duart e zgjatura tek paratë e qytetarëve.
Mjaft me fjalë dhe premtime elektorale! Qytetarët kanë nevojë për një qeveri që punon!
Virusi që mban emrin e Erion Veliajt
Fluturimet me helikopter të ministres në Dibër edhe për koncerte!
• PD nxjerr fakte të reja për abuzimin e Olta Xhaçkës. Albana Vokshi: Datat e udhëtimit me helikopter përkojnë me mbledhjet e PS dhe koncertet në Dibër, ku ka marrë pjesë
DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ALBANA VOKSHI
Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka vazhdon të keqpërdorë pushtetin për të mos dhënë llogari pse ka marrë helikopterin ushtarak për të shkuar në mbledhje partie në Dibër. Ajo është drejtuese politike e Partisë Socialiste për këtë qark dhe pothuajse çdo fundjavë, ka shkuar në takimet partiake me helikopterin ushtarak.
Olta Xhaçka është përpjekur të fshehë të vërtetën, pa iu përgjigjur asnjëherë pyetjes shumë të thjeshtë: Përse ka shkuar me helikopter ushtarak në mbledhje partie? Ne kemi publikuar datat, kur drejtuesja politike e Edi Ramës në Dibër ka përdorur helikopterin për të bërë fushattë. Përmes të tretëve, pa patur kurajo të ballafaqohet me faktet, Olta Xhaçka e ka mohuar këtë shpërdorim flagrant të detyrës dhe abuzimin me paratë publike.
Vajtje-ardhjet e saj në Dibër, vetëm për 2 muaj, kushtojnë mbi 100 milionë lekë. Sot, po publikojmë fakte të tjera, që provojnë se Olta Xhaçka udhëtoi në Dibër me helikopter për punët e partisë. Përshembull, në 3 tetor, Olta Xhaçka ka shkuar më Dibër me helikopter. Nuk ka patur asnjë stërvitje ushtarake, asgjë që lidhet me funksionin e saj si Ministre e Mbrojtjes.
Llogaria në facebook e Kryetarit të Partisë Socialiste në Dibër e tregon Olta Xhaçkën më 3 tetor në Asamblenë e zgjeruar të Partisë Socialiste në këtë zonë. Janë edhe shumë raste të tjera. Në 10 tetor, një tjetër ditë, kur Olta Xhaçka ka përdorur helikopterin, është postuar një takim tjetër me strukturat e Partisë Socialiste.
Kështu vazhdohet për çdo udhëtim me helikopter, takim me gratë socialiste, inspektime për tenderat e bashkive, madje helikopteri është përdorur për të shkuar në koncert me këngë e valle të zonës. Me të drejtë, qytetarët janë të revoltuar dhe kanë nisur të shprehin përbuzjen e ture në rrjetet sociale.
Abuzimi me detyrën i Ministres së Mbrojtjes është flagrant, pasi ajo merr helikopterin për të shkuar në koncert, ndërsa njerëzit nuk kanë para të mbyllin muajin, blejnë blejnë ilaçe me lekë borxh, heqin fëmijët nga shkolla. Qytetarët shqiptarë meritojnë më shumë se një qeveri që i tall, i vjedh dhe i ndëshkon.
Qytetarët meritojnë një qeveri funksionale që punon për intereson e tyre, për hapjen e vendeve të punës dhe që kujdeset për jetën dhe shëndetin e qytetarëve.
Grida Duma i përgjigjet Frrok Çupit: Përgjigjja do të jetë edhe më e fortë se sa e meritojnë batakçinjtë!
Rama nxjerr Ballën për t’i mbajtur uturakun Frrok Çupit
Opinioni publik ka shpërthyer në revoltë për sulmet monstruoze të Frrok Çupit në studion televizive ndaj ish-deputetes së PD, Grida Duma, por Rama ka nxjerrë Taulant Ballën për ta marrë në mbrojtje këtë pervers që është vënë në shërbim të Rilindjes.
Se kujt i shërben Frok Çupi nëpër studio televizive ku sistematikisht provokon dhe intimidon kritikët e qeverisë, e ka zbuluar hapur më në fund vetë Taulant Balla.
Pas shfaqjes së turpshme që Çupi dha mbrëmë në emisionin ‘Open’, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka marrë në mbrojtje analistin e partisë, madje edhe duke montuar një video duke nxjerrë nga konteksti debatin në rrëfim të drejtë.
Balla shkruan ‘i revoltuar’, se si mundet që t’i thuhen ato fjalë një demokrati si Çupi!
‘Keqardhje të shohësh degradimin e Partisë Demokratike, e cila erdhi në jetë me thirrjen ‘ta bëjmë Shqipërinë, si gjithë Europa’. Si mundet të zbrazë gjithë fjalorin e rrugës kundër një demokrati si Frok Çupi, themelues i PD dhe Drejtuesi i Parë i Rilindjes Demokratike, RD’, shkruan Balla dhe postin videon e debatit!’, merr në mbrojtje Balla Çupin.
Kujtojmë se pas shfaqjes së djeshme të turpshme dhe jashtë çdo etike që dha live Frok Çupi, ditën e sotme ka pasur një lumë revolte në rrjetet sociale dhe nga mjaft individë publik.
“Venecia” rrëzon Ramën me deklaratën e fortë: Ndryshimet kushtetuese jo demokratike!
Komisioni i Venecias i ka dërguar palëve Opinionin paraprak për ndryshimet kushtetuese dhe në Kodin Zgjedhor.
Në përmbledhje Komisioni i Venecias ka gjetur se: ndryshimet e njëanshme për zgjedhjet, jashtëzakonisht të nxituara; Ndryshimet u bënë pa konsultime të duhura dhe jo në një proces gjithëpërfshirës; palët duhet të hyjnë në dialog konstruktiv për të sqaruar ndikimin e ndryshimeve; kushtetutëshmëria e ndryshimeve të vlerësohet nga Gjykata Kushtetuese; ndryshimet kushtetuese shkuan kundër rregullave më themelore demokratike të hartimit të ligjit; stabiliteti i ligjit zgjedhor është thelbësor për të siguruar besimin në procesin zgjedhor; ndryshimi i formulës së koalicioneve ka pak gjasa të ndikojë në rezultatin zgjedhor; është e vështirë të parashikohet efekti i listave pjesërisht të hapura; ndryshimet hynë në fuqi pasi procesi zgjedhor ka filluar; liderët e partive politike të përmbahen nga të qenit kandidatë në disa zona elektorale.
Që në nisje të dokummentit, Komisioni i Venecias shprehet se “procedura për miratimin e ndryshimeve në Kushtetutë si dhe në Ligjin Nr. 118 ishin jashtëzakonisht të nxituara. Konsultime të gjera ndërmjet aktorëve politikë dhe organizatave joqeveritare, duke siguruar një afat të duhur, duhet të kishte ndodhur para ndryshimit të këtyre ndryshimeve themelore”.
Për shkak se ka mbetur edhe pak muaj nga zgjedhjet e ardhshme parlamentare, Komisioni i Venecias nuk rekomand ndryshime të tjera për cështje që prekin zgjedhjet, duke nxitur palët që “të hyjnë në një dialog konstruktiv dhe të bëjnë çmos për të zbatuar ligjin zgjedhor në kohë; ato duhet të fillojnë sa më shpejt të jetë e mundur, dhe në një mënyrë transparente, për të sqaruar ndikimin e ndryshimeve, dhe administratës zgjedhore duhet t’i sigurohen mjetet e mjaftueshme për t’i zbatuar ato”.
Opinioni nuk merr përsipër të trajtojë kushtetutshmërinë e ndryshimeve, sepse për Komisionin e Venecias “kjo duhet të jetë detyra e Gjykata Kushtetuese sapo të bëhet përsëri funksionale. Komisioni i Venecias dhe ODIHR tashmë e kanë bërë të qartë se është me rëndësi jetike për Shqipërinë të bëjnë funksionale Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë sa më shpejt të jetë e mundur, për më tepër në një kohë në të cilën shumë çështje komplekse që kanë të bëjnë me kushtetutshmërinë e çështjeve publike në Shqipëri janë të pranishme.”.
Komisioni i Venecias nënvizon se “stabiliteti i ligjit zgjedhor është thelbësor për të siguruar besimin në procesin zgjedhor, dhe në veçanti për të përjashtuar çdo dyshim për manipulim të kornizës legjislative elektorale. Sa më afër zgjedhjeve të miratohen ndryshimet në legjislacionin zgjedhor, aq më shumë mund të ndikojnë në rezultatin e zgjedhjeve”.
Në lidhje me debatin për ndryshimin e formulës së koalicioneve, Komisioni i Venecias shprehet se “nuk ka gjasa që kjo të çojë në ndryshime në shpërndarjen e një numri të madh mandatesh. Sidoqoftë, në një garë të ngushtë elektorale, ndryshime të tilla mund të jenë vendimtare për marrjen e shumicës së vendeve në Parlament.”.
Ekspertët e Komisionit të Venecias kanë theksuar se “është e vështirë të parashikohet efekti i futjes së listave pjesërisht të hapura në rezultatin zgjedhor. Votimi me preferencë do të jetë efektiv vetëm nëse arrin një prag të caktuar (deri në 10,000 vota). Efekti i kësaj risie do varen nga sjellja e votuesve, më saktësisht nga përdorimi pak a shumë i gjerë i mundësisë për të votuar për një kandidat specifik.”.
Komisioni i Venecias konstaton se ndryshimet kushtetuese shkuan kundër rregullave më themelore demokratike. “Ndërsa nuk bie brenda mandatit të Komisionit të Venecias dhe ODIHR për të hetuar negociatat politike të cilat mund të jenë kryer në prapaskenë dhe që çuan në miratimin e ndryshimeve të 5 tetorit, ne nuk mund të mos shprehim keqardhjen edhe një herë që ndryshimet kushtetuese shkuan kundër rregullave më themelore demokratike të hartimit të ligjit, madje duke supozuar se objekti i ndryshimeve ishte diskutuar më parë me opozita jashtë parlamentare. Demokracia e qeverisur nga shteti ligjor nuk ka të bëjë vetëm me respektimin formal të procedurave që lejojnë shumicën për të qeverisur, por edhe rreth diskutimit dhe shkëmbimit kuptimplotë të pikëpamjeve midis mazhorancës dhe opozitës” – shprehen ekspertët e Komisionit të Venecias.
Komisioni i Venecias kujton se “pavarësisht se sa themelore dhe sa konsensual ishin ndryshimet e miratuara, një kusht tjetër ka të bëjë me faktin që: “Në përgjithësi çdo reformë e legjislacionit zgjedhor që do të zbatohet gjatë një periudhe zgjedhjet duhet të ndodhin mjaft herët që ato të jenë vërtet të zbatueshme për zgjedhjet.”. Kjo do të thotë se ndryshimet duhet të jenë të kuptueshme dhe të zbatueshme nga administrata zgjedhore, kandidatët, votuesit dhe vëzhguesit. Në këtë kontekst duhet të theksohet që ndryshimet hynë në fuqi pasi Presidenti kishte caktuar datën e zgjedhjeve, dhe kjo është pasi procesi zgjedhor ka filluar.”.
Komisioni i Venecias dhe ODIHR bëjnë rekomandimet kryesore vijuese që duhen ndjekur para zgjedhjeve parlamentare të Prillit 2021:
A. Të gjitha autoritetet të hyjnë në një dialog konstruktiv dhe të bëjnë çmos për të zbatuar ligjin zgjedhor në kohë; ato duhet të fillojnë sa më shpejt të jetë e mundur, dhe në një mënyrë transparente, për të sqaruar ndikimin e ndryshimeve, dhe administratës zgjedhore duhet t’i sigurohen mjetet e mjaftueshme për t’i zbatuar ato;
B. Të shmanget çdo ndryshim i mëtejshëm i legjislacionit zgjedhor përpara zgjedhjeve të ardhshme parlamentare; në veçanti, caktimi i kufijve të zonave elektorale nuk duhet të ndryshohet;
C. Liderët e partive politike të përmbahen nga të qenit kandidatë në disa zona elektorale;
D. Të sqarohet ndikimi i ndryshimeve në lidhje me koalicionet lidhur me nenin 96 të Kushtetutës për emërimin e Kryeministrit.
Komisioni i Venecias dhe ODIHR rekomandojnë, që pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021:
A. Të hiqet mundësia që liderët e partive politike të garojnë në disa zonat elektorale;
B. Të respektojë të drejtat e barabarta për të gjitha palët në një koalicion për të apeluar veprimet dhe vendimet e koalicioni;
C. Të prezantohet mundësia që kandidatët individualë të paraqesin ankesa ndaj ndarjes së mandateve brenda një liste;
D. Të sqarohet përkufizimi i pragut për zgjedhjet lokale në kuptimin që ai zbatohet në nivel lokal, nëse është e nevojshme përmes një rregulloreje;
E. Të rishikojë nenin 67 (4) të Kodit Zgjedhor në mënyrë që të zvogëlohet numri minimal i kandidatëve për tu paraqitur në listë;
F. Të konsiderohet që të bëhet një përjashtim nga pragu kombëtar 1% për pakicat kombëtare.
G. Të vazhdojë adresimin e rekomandimeve të ODIHR-it lidhur me zgjedhjet.
Alarmi i Interpolit, krimi i organizuar ka vënë nën shënjestër vaksinën anti-Covid
Agjencia më e madhe botërore anti-krim, Interpol, ka lëshuar alarmin për një ndërhyrje të mundshme të krimit të organizuar ndërkombëtarë në shpërndarjen e vaksinave anti-Covid, pak orë pasi Britania e Madhe miratoi përdorimin e kësaj vaksine.
Interpol njoftoi se kishte lëshuar një alarm global për zbatimin e ligjit në 194 vendet anëtare të saj, duke i paralajmëruar që të përgatiten për ndërhyrjen e krimit të organizuar në shpërndarjen e vaksinën, reklamimet e rreme dhe jo vetëm.
“Ndërsa qeveritë po përgatiten të nisin vaksinimin, organizatat kriminale po planifikojnë të infiltrojnë ose të ndërpresin zinxhirët e furnizimit. Rrjetet kriminale do të synojnë gjithashtu të kontaktojnë qytetarë që nuk dyshojnë vërtetësinë, përmes faqeve të internetit të rreme dhe vaksinave false, të cilat mund të paraqesin një rrezik për shëndetin dhe jetët e njerëzve”, shkroi në Twitter ditën e sotme Sekretari i përgjithshëm i Interpol, Jürgen Stock
Siç shkruan ‘The Guardian’, rrjetet e organizuara kriminale mund të synojnë vaksinat dhe të nisin shitje të dozave të rreme.
Uzuni rrëfehet për AS: Dikur laja pjata dhe ëndërroja të bëhesha si Ronaldo
Goli në Ligën e Kampionëve ndaj Juventusit dhe festimi si Cristiano Ronaldo, pikërisht para syve të portugezit, nuk i shpëtoi as të përditshmes spanjolle “AS”, që realizoi një intervistë me sulmuesin e Shqipërisë Myrto Uzuni, në prag të ndeshjes mes hungarezëve të Ferencvaros dhe Barcelonës.
Nën titullin aspak ironik “Djaloshi që lante enët dhe donte të ishte si Cristiano Ronaldo”, e përditshmja spanjolle ka përshkruar vështirësitë e jetës së 25-vjeçarit, që ka sakrifikuar jo pak për të arritur të luajë në nivele të tilla.
Emigracioni në Greqi – Shkuam për të pasur një jetë më të mirë në Greqi. Babai im punoi me rrugët, ndërsa nëna ishte pjatalarëse në një restorant. Unë gjithashtu duhej të punoja, i ndihmoja. Punoja 12 orë dhe luaja futboll, edhe pse më duhej të ngrihesha në 6 të mëngjesit. Tentova edhe një provë te klubi i Olympiacos, por nuk u realizua, sepse nuk kishim dokumente qëndrimi, megjithatë kurrë nuk e ndala ëndrrën time.
Fillimet e karrierës – Në Shqipëri nuk ka akademi të mirëfillta, më duhej të paguaja rreth 12 euro në muaj për të shkuar në stërvitje dhe pesë për furgonin që të më dërgonte në ndeshje. Qaja përditë në shtëpi se nuk i kisha ato para, pagova vetëm 2 muaj me ndihmën e miqve.
Idhulli – Cristiano Ronaldo ka qenë gjithmonë një pikë referimi për mua dhe kur e takova në Torino ishte si një ëndërr, ashtu si momenti kur Morata më përgëzoi për ndeshjen.
Ëndrrat – Nuk dua të bëj gabime. Dua vetëm të shënoj dhe të jap asiste. Ëndrrat i kam të mëdha, por nuk dua t‘i zbuloj.