15.5 C
Tirana
E mërkurë, 7 Maj, 2025

Ndryshimet e njëanshme në Kodin Zgjedhor, Komisioni i Venecias: Drafti do të miratohet në seancën e 11 dhjetorit

Komisioni i Venecias i është përgjigjiur interesimit të FaxNews, mbi ecurinë e përpilimit të opinionit për vlerësimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, të ndërmarra në mënyrë të njëanshme nga mazharonca në Shqipëri.

Në përgjigjen e Komisionit thuhet se raportuesit kanë zhvilluar takime online me të gjithë aktorët politikë në vend dhe tashmë opinioni pritet të miratohet në seancën plenare të 11 dhjetorit 2020.

Marrja e rekomandimeve nga Komisioni i Venecias u kërkua nga Presidenti Ilir Meta, i cili i bëri thirrje mazhorancës që mos të ngutej në miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, por të priste më parë opinionin e ndërkombëtarëve, kërkesë e cila u refuzua nga socialistët.

Përgjigjja e plotë: Faleminderit për kërkesën tuaj.

Janë mbajtur takimet në kuadër të përgatitjes së draftit të opinionit mbi ndryshimet në vitin 2020 të Ligjit Zgjedhor të Shqipërisë, më poshtë do të gjeni një lidhje me lajmet në faqen e Komisionit tonë.

Të gjitha informacionet e nevojshme do të jenë në dispozicion në opinion, i cili do të miratohet në 11 dhjetor 2020.

Në përgjithësi, Komisioni nuk jep komente për situatat aktuale politike në vendet anëtare. 23-24, 27 nëntor dhe 1 dhjetor 2020 Komisioni i Venecias dhe OSBE / ODIHR zhvilluan takime në internet me autoritetet shqiptare në kuadër të përgatitjes së projekt-opinionit mbi Ligjin Zgjedhor (ndryshimet në Kushtetutë të 30 korrikut 2020 dhe në Kodi Zgjedhor i 5 Tetorit 2020) me kërkesë të Presidentit të Shqipërisë të paraqitur në 21 Tetor 2020.

Raportuesit zhvilluan takime online me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Kryeministrin, Ministrin e Drejtësisë, shumicën parlamentare dhe opozitën, përfaqësues të partive të mëdha jashtë-parlamentare, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Avokatit të Popullit si dhe me përfaqësues të shoqërisë civile.

Drafti i opinionit është planifikuar të miratohet në seancën plenare të dhjetorit 2020.

Nesër merr fund ora policore, çfarë pritet të ndodhë pas rritjes së rasteve me Covid-19

Nesër do të marrë fund afati i orës policore, vendosur nga Komiteti i Ekspertëve tre javë më parë, për ndalimin e qarkullimit dhe mbylljen e bareve dhe restoranteve, pas orës 22:00, deri në orët e para të mëngjesit.

Në fuqi pritet të mbetet një tjetër vendim i marrë pak ditë më parë nga Komiteti i Ekspertëve, për ndalimin e grumbullimeve me më shumë se 10 persona. Po ashtu, mbajtja e maskës me detyrim në ambjentet e jashtme.

Është spekuluar se fundjava do të izolohet, lidhur me rastet e ditëve të fundit, apo edhe se Tirana dhe Durrësi do të shpallen “zona të kuqe”.

Por, është mësuar në orët e fundit se ajo që pritet nga vendimi i Komitetit të Ekspertëve, është se afati i masave që janë aktualisht në fuqi, do të shtyhet edhe për dy ose tre javë të tjera.

Kjo për faktin se shifra e të infektuarve gjatë 24 orëve të fundit, mbi 800, mbeten shqetësuese.

Kreu i qeverisë Edi Rama deklaroi mbrëmjen e sotme se nuk janë diskutuar masa të reja shtrënguese para festave të fundvitit megjithatë theksoi se nuk përjashtohet një mundësi e tillë në varësi të pandemisë së Covid-19.

Masat shtrënguese, të cilat hynë në fuqi më 11 Nëntor ishin të vlefshme për tre javë. Ndërkohë autoritetet shëndetësore njoftuan se në varësi të situatës do të njoftohen kufizime të reja.

Tre javë më parë MSH njoftoi se kufizimi i lëvizjes do të bëhej nga ora 22:00 deri në 06:00 të mëngjesit si dhe rekomandoi punën nga shtëpia për administratën.

Rrjeti shpërthen me meme kundër Ramës…

As këtë vit nuk do të ketë një vendim për nisjen e negociatave me Shqipërinë. Shtetet anëtare kanë vendosur që në mars të vitit tjetër të marrin një vendim.

Por siç konfirmoi gazetari i Dojçe Veles, Bahri Cani në një intervistë për SYRI TV, shanset janë që vendimi të mos merret as në mars, por pas zgjedhjeve.

Kjo është një taktikë e Bashkimit Europian jo vetëm për të mos ndikuar në zgjedhje, por mbi të gjitha për t’i dhuruar Shqipërisë nisjen e negociatave në rastin e një rotacioni politik.

Koha e ka provuar se pas rotacioneve, vendi është shpërblyer në rrugën drejt integrimit. Këtë herë, kur integrimi ka ngecur prej dy mandatesh si asnjëherë tjetër, shanset janë më të mëdha që vetëm rotacioni të çlirojë negociatat.

Pasi nuk ecën mashtrimi me shqiptarët, Rama vazhdon me mashtrime të nivelit ndërkombëtar!

Nga Erion DASHO

Pasi nuk ecën mashtrimi me shqiptarët, vazhdohet me mashtrime të nivelit ndërkombëtar!!!

Intervista e sotme në Forbes e kryeministrit Rama ku ai pretendon se “Shqipëria bën pjesë ndër vendet më pak të prekura nga COVID”!!!

Është e paqartë se me cilin kut e mat kryeministri “mos prekjen”!

Me numrin më të ulët të testeve në Europë?! Me vdekshmërinë reanimatore ndër më të lartat në botë?! Me faktin që shtetasit e vet paguajnë dhjetëra milion euro çdo muaj nga xhepi për testim dhe trajtim?!

Me faktin që shqiptarët janë izoluar nga bota si në kohën e komunizmit?! Me faktin që sipas liderit të opozitës ka fshehur gjysmat e vdekjeve?! Me faktin që sipas INSTAT kanë vdekur katër herë më shumë shqiptarë nga COVID se sa ka raportuar ai?!

Ndoshta Forbes mund të na sqarojë…

Kosova mbyll shkollat/ Hoti: Kemi nën kontroll përhapjen e virusit!

‘Shkollat mbyllen më 18 dhjetor’/ Hoti: Kemi nën kontroll përhapjen e pandemisë! Ja kur i hapim sërish një konference për mediat, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se gjendja sa i përket përballjes me COVID-19 është mjaft serioze, por sipas tij është nën kontroll.

Ndërkohë kryeministri njoftoi se gjysmëvjetori i këtij viti shkollor do të përfundojë më 18 dhjetor dhe gjysmëvjetori i dytë do të fillojë më 18 janar.

“Gjendja është mjaft serioze, por është nën kontroll dhe institucionet përkatëse janë duke e bërë punën e vet. Në bazë të vlerësimit të Institutit, praktikisht ne e kemi vendosur nën kontroll zgjerimin më tutje të pandemisë”, tha Hoti.

Ai njoftoi se pushimi dimëror nëpër shkolla do të zgjasë një muaj.

“Ky gjysmëvjetor do të përfundojë më datë 18 dhjetor. I lus shkollat e komunat që t’i mbyllin tashmë punët sa i përket këtij gjysmëvjetori të vitit shkollor. Shkollat do të hapen me 18 janar. Një muaj do të jetë pushim dimëror”, tha Hoti në konferencë.

Hoti ka thënë se në Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka rritur deri në dymijë numrin e testeve ditore. Tha se do të vazhdohet të rritet ky numër.

“Nga java e ardhshme do të bëhen testime në së paku dy rajone tjera”, ka shtuar Hoti.

Hoti ka thënë se sipas të dhënave grupmosha më e prekur nga pandemia është 30-40 vjet, për shkak se janë më aktiv.

“Numri më i madh është në sektorin e Shëndetësisë, kjo tregon për punën e madhe që po e bëjnë ata. Gjatë këtyre dy javëve të masave është stabilizu numri i të infektuarve. Pasi që numri i të shëruarve është më i madh se sa ai i të prekurve. Në bazë të vlerësimit të IKSHPK, ne e kemi vendosur nën kontrollë pandeminë”, ka thënë Hoti.

“Sugjerimi i Institutit është që masat të mbahen dhe të jetë rigoroz zbatimi i tyre. Nesër në ora 8:30, do të kemi takim, me të gjitha inspektoratet. IKSHPK dhe SHSKUK kanë punuar shumë për të siguruar vaksinën antiCOVID. Po punojmë në disa fronte në këtë”, u shpreh ai.

Hoti e ka falënderuar SHSKUK-në për furnizim me barna. “I kemi ngritur kapacitetet dhe nuk kemi probleme për furnizim me të gjitha barnat”, ka thënë Hoti.

Zëri i Amerikës: Përkeqësim i situatës së COVID-19 në Shqipëri

Në Shqipëri, muaji nëntor shënoi një përkeqësim të shpejtë të situatës së pandemisë COVID 19 me një numër të lartë viktimash dhe një shtim të fortë të rasteve të reja. Të dhënat zyrtare të përpunuara nga Zëri i Amerikës tregojnë se janë 304 persona të cilët humbën jetën, duke bërë që mesatarja ditore e muajit të jetë prej 10 vdekjesh në ditë. Shifrat e nëntorit përbëjnë 58 përqind të totalit të viktimave që nga muaji mars. Ndërsa krahasuar me muajin tetor janë 174 vdekje më shumë, ose një rritje prej 134 përqindësh.

Vetëm në 24 orët e fundit u njoftuan 12 viktima të reja: 5 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Elbasani, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Peqini.

Të dhënat dëshmojnë gjithashtu se numri i të prekurve u rrit me 17.812 të infektuar osë 84 përqind e totalit të rasteve të reja të rregjistruara që nga fillimi i pandemisë. Ndërsa në krahasim më muajin tetor janë më shumë se 10.400 raste, ose 140 përqind më shumë. Në nëntor, mesatarja ditore kërceu në 593.7 të prekur, kundrejt 238 infektimeve ditore në muajin tetor.

Rastet e reja erdhën drejt një shtimi konstant gjatë nëntorit. Edhe në 24 orët e fundit ato rregjistruan një ndër kuotat më të larta, 832 raste: 430 në Tiranë, 100 raste në Fier, 33 raste në Durrës, 32 raste në Elbasan, 27 raste në Korçë dhe Berat, 21 raste në Kuçovë, 20 raste në Shkodër, 19 raste në Lushnje, 17 raste në Kurbin, 16 raste në Vlorë, 15 raste në Mallakastër, 14 raste në Tropojë, 11 raste në Sarandë, 9 raste në Pogradec, 8 raste në Mat, 6 raste në Kavajë dhe Gramsh, 3 raste në Kukës, Tepelenë, Skrapar, 2 raste në Krujë, Lezhë, Gjirokastër, Përmet, 1 rast në Has, Delvinë, Dibër, Bulqizë.

Rritja e shifrave të të prekurve i dedikohet në masë të madhe shtimit të testimeve, të cilat u ngjitën me 75 përqind krahasuar më tetorin. Në total gjatë muajit të shkuar u realizuan 65.928 testime. Mesatarja ditore arriti në 2197 tamponë, kundrejt 1.214 të tillë që ishte mesatarja e tetorit. Testimet e realizuara muajin e kaluar, përfaqësojnë pak më shumë se gjysmën e totalit të realizuar që nga nisja e pandemisë.

Por rritja e rasteve të reja nuk shpjegohet vetëm me testimet e shtuara. Ato janë tregues i një situate në përkeqësim. Këtë e dëshmon dhe mesatarja e pozitivitetit, e cila arriti në 27 përqind në nëntor, nga 19.6 përqind që ishte muajin e mëparshëm. Pozitiviteti (raporti mes testimeve dhe rasteve të konfirmuara) është treguesi i transmetueshmërisë së virusit në komunitet. Përgjatë gjithë nëntorit, pozitiviteti erdhi duke u ngjitur, aq sa javën e fundit arriti në 30.3 përqind. Ndërsa në 24 orët e fundit kërceu në kuota të parregjistruara më parë, 38.2 përqind.

Situatën e rënduar e tregon edhe dyfishimi gjatë nëntorit, i rasteve aktive të cilat janë tanimë në kuotën e 18.808 personave që janë ende pozitivë, por dhe rritja e ndjeshme e numrit të pacientëve që janë shtruar në spitale. Nëse në fund të muajit tetor, raportoheshin 293 pacientë, të dhënat e 24 orëve të fundit tregojnë se aktualisht ndodhen në spitale 506 të sëmurë me shenja klinike. Prej tyre 28 janë në terapi intensive dhe 11 të tjerë të intubuar./VOA/

Rikthehet karantina! Rama: Tirana do të mbyllet nga e premtja në të hënë?

Kryeqyteti do të mbyllet! Tirana do të kufizojë masat shtrënguese për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Mësohet se Komiteti i Ekspertëve i ka propozuar qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama mbylljen e vendit nga e premtja deri të hënën, për të kufizuar lëvizjen e qytetarëve gjatë fundjavës.

Megjithatë deri më tani nuk ka ende një njoftim zyrtar as nga ekspertët dhe as nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Nuk dihet nëse e njëjta masë do të merret edhe për qytete të tjera me numra të larta rastesh të infektuara nga pandemia e koronavirusit.

Deri më tani në vendin tonë janë shënuar 39014 persona të infektuara nga pandemia, ndërkohë që 822 prej tyre kanë ndërruar jetë. Rekord infektimesh dhe të vdekurish mban Tirana me disa vatra të nxehta.

Për të frenuar infektimet, pak ditë më parë qeveria njoftoi, pasi Dosja.al paralajmëroi lajmin, se do të vendosej ora policore. Nga ora 22:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit nuk lejohet lëvizja e qytetarëve. /Dosja.al

Zjarr pranë një fabrike në Tiranë, humb jetën 64-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë mbrëmje në Tiranë. Në një vendroje të një fabrike, ka rënë zjarr në zonën e Kombinatit.

Për pasojë, ka humbur jetën 64 vjeçari M.M. Viktima raportohet se strehohej në këtë ambient.

Njoftimi i Policisë

Më datë 01.12.2020, rreth orës 16:40, në “Misto Mame”, ka rënë zjarr në një vendroje të një fabrike në pronësi të shtetasi A.M. Si pasojë e zjarrit ka humbur jetën shtetasi M.M., 64 vjeç, i cili dyshohet se strehoej aty.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

37 milion dollarë tendera të rindërtimit kompanive të Gjicit! PD denoncon me video

PD denoncon me video: FSHZH i dha 37 milion dollarë tendera të rindërtimit kompanive të Safet Gjicit.

Dorian Teliti: Ramës i intereson thjesht dhe vetëm Rama.

Shqipëria ka nevojë për një qeveri që kujdeset për qytetarët.

Mos çelja e negociatave për në BE, Kashahu: Një lajm që pritej pasi fatkeqësisht kemi bërë hapa prapa dhe jo para

I ftuar në Intervista e Ditës në studion e SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, ishte Sekretari për Çështjet Ndërkombëtare në PD, Arben Kashau.

Temë e sotme ishte mbetja prapa në lidhje me Integrimin, si dhe Reforma zgjedhore dhe Gjykata Kushtetuese, dy kushtet e para për të qenë në BE për Shqipërinë.

‘BE e ka shtyrë për në ‘Mars 2021’ nisjen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Mos plotësimi i kushteve kryesore, ‘Reforma Zgjedhore’ dhe ‘Gjykata Kushtetuese’, kanë ndikuar në shtyrjen e bisedimeve me Shqipërinë. Një lajm që pritej pasi fatkeqësisht kemi ngecur në këtë rrugë duke bërë hapa prapa dhe jo para. Është duke u rrënuar aspirata evropiane e popullit shqiptar’, tha Kashau.

Marsi është afati I radhës për celjen e negociatave? Cfarë duhet të ndodhi?

‘Presideca gjermane mbyllet në 31dhjetor. Presideca kroate gjatë 6 mujorit të parë dhe presidenca gjermane gjatë 6 mujorit të dytë. Dukej viti perfekt për të realizuar objektivin e celjes së negociatave, pasi të dyja presidencat e kishin objektiv madhor antarësimin e Ballkanit Perëndimor.

Gjithashtu presidenca gjermane do donte të ishte sa më e sukseshme dhe të kishte sa më shumë evente të tilla, pra celja e negociatave ishte një objektiv serioz që Shqipëria të zhvillonte konferencën e parë ndërqeëveritare.

Me gjithë interesin e vendeve të tjera si Austria, Italia apo Greqia, Shqipëria nuk ju përgjigjg këtij interesi, nuk ju përgjigj kushteve me seriozitetin dhe përgjegjësin e duhur.

Shtyrja e bisedimeve në mars është më shumë një gjuhë diplomatike, sesa një realitet objektiv, pasi realiteti objektiv ndodhet këtu.

Kjo mund të mos shtyhej fare dhe të miratohej në kuadrin negociator të mbledhjes së ardhshme të këshiilit të ministrave të jashtëm të BE dhe të merej vendimi në samitin evropian për konferencën e parë ndërqeveritare.

Nëse performon kaq dobët deri në mars, kjo datë ngelet një datë si gjithë data e shkuara’, tha Kashau.