21.5 C
Tirana
E martë, 6 Maj, 2025

Vaksina do të shpërndahet në vendet e BE brenda dhjetorit, po në Shqipëri?

Kompania Pfizer Inc dhe BioNTech mund të nisë shpërndarjen në Evropë brenda muajit dhjetor, thanë kompanitë të martën pasi aplikuan për miratimin urgjent në autorittetin Evropian të Barnave.

Aplikimi në Agjencinë Evropiane të Barnave (EMA) vjen disa ditë pasi tw dyja kompanitë aplikuan për përdorim urgjent të vaksinës së tyre në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

“Nëse EMA arrin në përfundimin se vaksina është e sigurtë dhe ofron mbrojtje nga COVID – 19, ajo do të autorizojë përdorimin e vaksinës në Evropë para fundit të vitit 2020”, thanë ata në një deklaratë të përbashkët për median.

Më herët kompania Moderna aplikoi pranë Agjensisë Evropiane të Barnave, per përdorimin urgjent të vaksinës në BE.

OBSH ka deklaruar se 70% e popullsisë duhet të imunizohet në mënyrë që te ndalojë perhapja e virusit, i cili ka shkaktuar ka 1.4 milion viktima dhe shkatërruar ekonomitë në të gjithë globin. Afër 50 vaksina të mundshme janë duke u testuar tek vullnetarët në të gjithë botën.

Pfizer dhe BioNTech raportuan se rezultatet përfundimtare të vaksinës më 18 nëntor ofrojnë 95% mbrojtje nga COVID-19.

Denoncimi i qytetarit: Nuk na erdhi njeri për të bërë tampon, gjendja e nënës u rëndua, nuk i dhanë asnjë kurë

Në një kohë kur gjendja në spitalet Covid paraqitet e rënduar, dhe gjatë mbrëmjes së djeshme u hap spitali Covid 4, shqetësimet e familjarëve të pacientëve vijojnë që të jenë prezente. Gazetarja e Fax News Fjona Çela është pozicionuar paraditen e sotme pranë spitalit Infektiv dhe atij Covid 3, ku familjarë presin me ankth që të dinë për gjendjen e të afërmve të tyre.

Disa prej familjarëve shprehen se informacioni që marrin nga familjarët është i pakët, ndërkohë që ka dhe akuza për mungesë të gjurmimit të rasteve.

Një qytetar nga Berati, i cili ka të shtruar nënën e tij, në gjendje të rënduar, shprehet se asnjë prej familjarëve të tij nuk i është marrë tamponi, edhe pse kanë qenë kontakte të afërta me të moshuarën, e cila edhe vetë është diagnostikuar me covid, vetëm në sajë të skanerit që i është bërë.

“Unë jam nga Berati, jam këtu që të premten. Mamaja shkoi në spital, dhe e dërguan në shtëpi, nuk i dhanë asnjë kurë asnjë gjë. Kur shkoi në shtëpi i hipi temperatura, dhe i mungonte oksigjeni, e nisën me urgjencë nga Berati për këtu. Mua më bën përshtypje kjo, që në momentin që shtëpia ime është vatër zjarri, si nuk vjen një mjek që ti bëjë tamponin familjarëve të mij?

Ku e di unë, që nuk jam infektuar, nuk erdhi një njeri që të pyeste. Unë skam bërë tampon fare, kam ardhur direkt nga Greqia, as mamasë nuk i kanë bërë tampon, se gjendja ka qenë kritike, e panë gjendjen me skaner. Qysh nuk bëjnë tampone të njerëzve, e kemi izoluar vëllanë, babanë, nuk i takojmë as ne të tjerët.

Nuk mund të flas për shërbimin, pasi nuk jam brenda, edhe mamaja nuk flet dot se është e ngarkuar, edhe psikologjikisht. Tamponi në Greqi është falas, këtu ta kërkosh me zor dhe nuk të vjen njeri në shtëpi. Unë kam frikë që të takoj vëllanë, mamaja po më ikën, por të paktën të mos kem edhe merakun e plakut. Këtu nuk ka më shpresa, kanë për të mbetur 500 mijë banorë“, shprehet i revoltuar qytetari.

Dëshpërimi që ka përfshirë pushtetin

Ermal XHELILAJ

Me afrimin e fushatës zgjedhore dhe me zgjedhjet parlamentare vetëm disa muaj larg, pushtetin duket se e ka përfshirë paniku e dëshpërimi nga frika e një humbje të thellë elektorale. Kjo pasiguri e frikë e pushtetit është evidentuar jo vetëm nga sondazhet e brendshme të strukturave të saj partiake, që e nxjerrin atë me një rënie konsiderueshme të mbështetjes popullore, por edhe nga pakënaqësia e madhe e qytetarëve shqiptarë me qeverisjen aktuale, braktisja e vendit nga të rinjtë e pashpresë, të cilët janë faktor përcaktues për të ardhmen e Shqipërisë, si dhe nga zhvillimet e fundit politike lidhur me bllokimin e hapjes së negociatave me BE. Refuzimi i Gjermanisë, Hollandës, Francës etj, për hapjen e negociatave me Shqipërinë tashmë është një fakt, dhe qendron si shpata e Demokleut mbi kryet e Qeverisë dhe Kryeministrit për dështimet e tyre.

Ndryshimi i kushtetutës dhe kodit zgjedhor nga ana e Qeverisë në mënyrë të njëanshme, në kundërshtim me parimet bazë të pluralizmit politik e normave themelore demokratike ishte indikacioni i parë që tashmë pushteti ndihej nën presion e pasiguri mbi të ardhmen e tij politike. Ndërkohë, refuzimi i prerë, anti-integrues dhe aspak diplomatik i Kryeministrit për të mos marrë në konsiderate opinionin e këshillat e institucioneve të rëndësishme të BE e të ambasadorëve të aleatëve strategjik të Shqipërisë mbi rrezikun e ndryshimit antikonsensual të kodit zgjedhor, treguan sërisht se dëshpërimi i këtij pushteti për të ardhmen e tij ishte një realitet.

Këtë e konfirmuan edhe “zëdhënësit” klasik të Kryeministrit, të cilët shpejtuan të deklarojnë se parlamenti shqiptar nuk do të priste vendimin e Komisionit të Venecias mbi ndryshimet në kodin zgjedhor. Ky vendim i pushtetit në kundërshtim me misionin, projekt-strategjinë dhe objektivat themelore të Shqipërisë, si një vend anëtar i NATO-s, OSBE dhe një shtet kandidat e aspirant për të aderuar në BE, pasqyruan shqetësimin e thellë që karakterizon pushtetarët shqiptarë se mundësitë pothuajse inekzistente për të patur mbështetjen dhe votën e shqiptarëve në zgjedhjet e 25 prillit, duhet të “rekuperohen” vetëm me legjislacion zgjedhor antidemokratik.

Dëshpërimi i Kryeministrit nuk u pasqyrua vetëm me amendime të njëanshme legjislative. Duke qenë nën presion nga segmente të caktuara politike e financiare klienteliste, nga pushteti filloi konkretizimi i operacionit “perça e sundo” me anë të krijimit të partive të reja pseudo-opozitare nëpërmjet financimeve të dyshimta qeveritare e të oligarkëve, me qëllimin themelor fragmetizimin e votave opozitare dhe diversionin politik.
Duke marrë në konsideratë faktin që ndryshimet legjislative dhe krijimi i partive të reja kukull nuk po jep efektin e duhur për shkak të sensibilizmit e ndërgjegjësimit të opinionit publik, dështimit të propagandës qeveritare dhe aksionit të frontit opozitar, pushteti i ndodhur përballë një situatë problematike të paprecedentë politike e ekonomime hodhi në veprim propagandën e sofistikuar me sensibilitet kombëtar kundër liderit të opozitës Lulzim Basha.

Akuzat qesharake kundër z. Basha, të fabrikuara nga pushteti me anë të mediave të blera e financimeve të dyshimta, kishin për synim hedhjen baltë mbi reputacionin e liderit të opozitës për shkak të mbështetjes në rritje që ka ai te qytetarët shqiptarë. Dëshpërimi i pushtetit për të përfituar nga situata e vështirë politike, shëndetësore e ekonomike ku ndodhet, e bëri propagandën kundër kreut të opozitës kaq ineficente, falsë e qesharake sa z. Basha rezultoi të dalë më i konsoliduar në pozitat e tij politike.

Dëshpërimi i pushtetit e këtij Kryeministri është kaq evident sa mungesa e arritjeve e sukseseve gjatë qeverisjes 8 vjeçare ka bërë që premtimet elektorale janë banalizuar në nivele të tilla sa tashmë Qeveria po premton ujë 24 orë, bëhen inagurime qesharake të rikostruksioneve të banesave të qytetarëve, apo duke propaganduar absurditete sipas të cilave Shqipërisë nuk iu mundësua hapja e negociatave për shkak të Maqedonisë së Veriut. E vërteta është se Shqipëria nuk ka plotësuar asnjë kusht të përcaktuar nga BE dhe fatkeqësisht sa të jetë kjo Qeveri në pushtet vendit nuk duket se do t’i jepet mundësia për të qenë pjesë e integrimeve europiane. Dëshpërimi i pushtetit është një indikacion i qartë se ky argument qendron.

Rama përgatitet të manipulojë serish zgjedhjet, e çon numrin e votuesve në 4.5 milionë nga 2.8 milionë

Analisti politik Afrim Krasniqi publikon shifrat e INSTATIT për popullsinë në Shqipëri dhe nxjerr “blof” Ministrinë e Brendshme, Gjendjen Civile dhe KQZ. Ai i referohet tabelës zyrtare të publikuar nga KQZ për numrin e shtetasve shqiptarë që do votojnë në 25 prill.

Sipas tabelës, numri i shtetasve shqiptarë është 4.544.977, ndërkohë që analisti thotë se sipas Institutit të Statistikave (INSTAT) numri i shtetasve shqiptarë është 2.845.955. “Diferenca rreth 1.7 milionë”, shkruan ai.

“INSTAT: Popullsia e Shqipërisë 1.1.2020 = 2.845.955 banorë. MPB, RGJC dhe KQZ ndanë mandatet për 2021, ku sipas tabelës Shqipëria ka 4.544.977 shtetas! Diferenca rreth 1.7 milionë!! Kemi shtet, kemi parti, kemi shefa të fortë e liderë globalë, por pas 30 vitesh s’dimë ende sa banorë jemi”, shkruan analisti Afrim Krasniqi dhe ndan tabelën e mëposhtme.

Dokumenti/ Veliaj, 500 mijë USD për foto e video vetëm për 30 ditë, reagon kreu i FRPD

Bashkia e Tiranës ka hapur një tender në Agjencinë e Prokurimit Publik me vlerë plot 41.265.000 pa TVSH (me TVSH rreth gjysëm milioni USD) për të blerë pajisje audiovizive”, denonconte Boldnews më 25 nëntor 2020, lidhur me tenderin e rradhës së bashkisë së Tiranës.

Lidhur me këtë tender ka reaguar sot kreu i FRPD, Belind Këlliçi, i cili duke iu drejtuar Erion Veliajt, shkruan se është mishërimi i shprehjes “fshiti digjet, ajo krihet”.

Këlliçi shkruan se në situatën e vështirë që po kalon vendi, ku mijëra shqiptarë përballen çdo ditë me Covid-19, Erion Veliaj ka gjetur “kurën” për të shëruar të sëmurët: Video dhe foto profesionale si ato të dasmave!

Postimi i Belind Kelliçit

Gjysmë milioni dollarë për 30 ditë! Paraja lumë për foto dhe video! Me firmën e të buzëqeshurit Erion Veliaj.
Në situatën e vështirë që po kalon vendi, ku mijëra shqiptarë përballen çdo ditë me Covid-19, Erion Veliaj ka gjetur “kurën” për të shëruar të sëmurët: Video dhe foto profesionale si ato të dasmave!
Plot 41.265.000 lekësh pa TVSH (~500 mijë dollarë) nga paratë e qytetarëve do të shkojnë për:
Mikrofon dual channel wireless, laptop, aparate fotografikë që filmojnë video 4K, stativ monopod, stativë tripod për aparate fotografikë si dhe lente të madhësive të ndryshme, pajisje livestreamer me 6 kamera, gimbal, blice, mikrofone mizë, dhjetëra kompjutera montazhi, etj.
Portali mediatik “Bold News” ka siguruar edhe dokumentet shoqëruese, ku mësohet se e gjithë vlera prej 41.265.000 lekësh pa TVSH do të shpenzohet vetëm për 30 ditë.
Në dokumente thuhet se kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin është vetëm 30 ditë nga data lidhjes së kontratës.
Para që mund të përdoren për të rimbursuar qytetarët për kurimin e shtrenjtë nga Covid-19! Ndërsa në Prishtinë, me propozimin e kryetarit Shpend Ahmeti, komuna jep 50 euro për të infektuarit me koronavirus, dhe 100 për ata të prekur që janë pensionistë, Bashkia Veliaj jo vetëm që s’jep kokërr leku, por shpenzon 500 mijë dollarë për servise fotografike e pispillosje në rrjete sociale.
Erion, je mishërimi i shprehjes “Fshati digjet, ajo krihet”.

 

Ndregjoni: Parcelë Kombëtare Përjetësimi për 4500 shqiptarët e pushkatuar që u zhdukën edhe kufomat nga diktatura enveriste

Solidarizohu për ngritjen e Parcelës Kombëtare të Kujtesës në përjetësimin e 4500 shqiptar të pushkatuar që u zhdukën dhe kufomat nga diktatura enveriste…

Kam nderin të ju njoftoi se Unioni Mbarëkombëtar i të Burgosurve dhe të Përndjekurëve Politikë të Shqipërisë ka marrë vendimin për të ndërtuar Parcelën Kombëtare të Kujtesës në Tiranë. Në nderim të 4500 shqiptarëve të vrarë nga diktatura enveriste, e cila iu ka zhdukur dhe kufomat e tyre. Ka 30 vite që kërkojmë eshtërat e të zhdukurve por, fatkeqësisht, një pjese të madhe të tyre i kanë marrë lumejtë, si fëmijtë e vegjël në kampin famëkeq të Tepelenës, apo zalli i Kirit në Shkodër.

Qindëra të tjerë i ka baltos këneta e Vloçishtit dhe Bedenit, qindëra të tjerë janë zhdukur nën humnerat e galerive të Spaçit e të Qafës Barit e Bulqizës, ndërsa dhjetra të tjerë janë zhdukur në vijën kufitare të Shqipërisë. Nisur nga zhdukja e tyre — për të i nderuar dhe mos me i harruar kurrë –vendosëm që në Kryeqytetin tonë Tiranë, të ndërtojmë Parcelën Kombëtare të Kujtesës me emrat e tyre, që martirët të nderohen e të përkujtohen një lloj si hebrejtë në Berlin që u zhduken nga nazizmi.

Ju jemi drejtuar personaliteteve të larta shqiptare kudo që janë të solidarizohen me vendimin tonë për të detyruar organet shtetërore që të caktojnë një vend në Tiranë, për Parcelën Kombëtare të Kujtesës, në nderim dhe kujtim të përjetëshëm të 4500 shqiptarëve të vrarë nga diktatura enveriste.

Me inisiativën dhe vendimin tonë kanë shprehur solidaritetin e tyre Shkrimtari i madh Ismail Kadareja me bashkëshorten Elenën, ikona e antikomunizmit ish i burgosuri politik në Shqipëri dhe ish-Jugosllavi, Aktivist i të drejtave e lirive të njeriut, dhe mbrojtsi i çeshtjes shqiptare në Ballkan, Prof. Sami Repishti,ish Drejtori i Zërit të Amerikës dhe ish-Drejtor i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, Fran Shkreli, Poetet e shquar Elida & Skender Buçpapa,Prof. Bujar Kapexhiu, Nderi i Kombit, Rektori i UET, Prof. Selami Xhepa, Drejtori i Institutit të Historisë Prof. Beqir Meta, Historiani Prof. Romeo Gurakuqi. Prof. Sadik Bejko, Artisti i Popullit Nderi i Kombit Robert Ndrenika. Gazetat Dielli dhe Iliria, Nyjork, Tv. Shijak, Instituti i Studimeve Politike, Organizata e grave të Persekutuarve në Njyujork me Kryetare Mimoza Dajçi.Prof. Jakup Azemi Oksford Britani e Madhe, Prof. Juli Cami Havard SHBA, Diplomatët Tomor Alizoti,Mal Berisha, Magjun Peka, Aktivistja e të Drejtave të shoqërisë civile Entela Binjaku, Gazetari Adi Krasta,Piktori i internuar për 45 vite nga regjimi komunist Lek Previzi, ish Presidentët e Republikës së Shqipërisë, Zotërinjtë Alfred Mosiu, Bamir Topi, Bujar Nishani e Sali Berisha, ish Kryeministri i Shqipërisë, Krytari i Partisë Demokratike të Shqipërisë Zoti Lulzim Basha, Institucioni i Avokatit të Popullit,të Republikës së Shqipërisë, si dhe shumë të tjerë që po i kontaktojmë.

Ju lutemi dhe presim edhe solidarizimin tuaj me këtë nismë sa fisnike dhe humane, aq edhe atdhetare. Bëhu dhe ti kontribues me solidarizimin tënd në nderim dhe kujtim të shqiptarëve martirë, të cilëve ua zhduku madje edhe kufomat e tyre diktatura komuniste enveriste. Jemi në pritje të solidarizimit tuaj me nismën tonë, për të përkujtuar përjetësisht me një parcellë në kryeqytetin e shqiptarëve, në Tiranë, 4500 shqiptarët e vrarë nga diktatura enveriste. Solidarizimi i juaj një nderim dhe homazh ndaj jetëve të humbura në diktaturë, një qetsim shpirtëror ndaj familjeve të tyre, një shërbim kombëtar ndaj brezave për mos të harruar dhe denuar krimet e komunizmit.

Ju mund ta dërgoni solidarizimin tuaj në adresën elektronike besimndregjoni@yahoo.com

Me shumë respekt e dashamirsi,
Besim Ndregjoni
Aktivist i të Drejtave dhe Lirive të Njeriut
President i Unionit Mbarëkombëtar i të Burgosurve dhe i të Përndjekurëve Politikë të Shqipërisë

Pensionisti-Bashës: Paguajmë 80 mijë lekë vetëm për energjinë! Ilaçet nuk i përballojmë dot! 

Robert Martini, një qytetar në pension që priti sot për vizitë kryetarin e opozitës, Lulzim Basha, gjatë bisedës tregoi se kostoja e jetës ishte e papërballueshme, faturat dhe çmimet ishin rritur. Roberti tregoi rastin e bashkëmoshatarëve të tij që detyrohen te marrin bukë të ndenjura vetëm se kushtojnë më lirë.

Robert Martini: Mund të flasë qeveria, jep mballoma, jep pankarta, jep ashtu po kur vjen puna tek moj ta marrça, lek vjen e lek nuk e dimë se ku shkon! Mua shyqyr Zotit nuk më ka ndodh por me çfarë dëgjoj, me shku nëpër farmaci me marrë ilaçe…. Nuk e përballojmë! Paracetamol, jo, jo vitamina e çfarë janë ato – jo e jo nuk i përballojmë dot. 80 mijë lekë shkon energjia, telefoni kjo e ajo. Edhe shokët e mi që kanë dalë në moshën time me 23 vite pune, po deshe ju jap emra, me 110 mijë lekë. Ja të them sinqerisht te furra ke bukë të ftohtë. Buka e ftohtë është 300 lekë, ja kështu…

Lulzim Basha: Një 20 mijë lekësh i kërkuam ne, 2 muaj, lekë të vjetra për pensionistë.

Budulina Martini: Po të paktën të maskës edhe dezenfektantët!

Kryetari i Partise Demokratike theksoi se është jetike që paratë të shkojnë tek qytetaret dhe jo te tenderat dhe koncensionet korruptive. “Njerëzit e kuptojnë shumë mirë. Ditë për ditë shohim pagesa qindra milion lekë që shkojnë për 3-4 veta. Ndërkohë që qindra mijë shqiptarë nuk marrin as 5 lekë. Kjo është e papranueshme.

Dhe kjo tregon që lekët janë, siç janë edhe në Kosovë edhe në Maqedoni. Atje shkojnë për familjet në nevojë, shkojnë për bizneset. Këtë po i kërkojmë neve sot. Dhe nuk e bëjnë. Pse? Sepse se kanë prioritet jetën dhe shëndetin e njerëzve edhe në kohë pandemie. Në veçanti tani që qeveria nuk kujdeset për njerëzit duhet të kemi kujdes të dyfishtë. Edhe biznesit mund t’i japim të paktën atë ndihmë që i jep Kosova, të paktën që i jep Maqedonia se kjo është krizë e 3-4 fish. E para është vetë koronavirusi.”

Zoti Basha shprehu shqetësimin se jashtë vemendjes po mbeten sëmundjet e tjera. “Nuk është krizë e thjeshtë dhe këtu secili duhet të bëjë detyrën e vet. Kollaj t’i thuash mjekut bëj detyrën tënde apo infermierit edhe qytetarit mbaj maskë se përndryshe do të gjobis. Po ti si qeveri, çfarë po bën?!

Është i vetmi që s’po bën detyrën e vet. Jo vetëm për faktin që ka 120 ditë që s’shkon në punë, por edhe ata që i ka ngarkuar të firmosin në emër të tij, firmat i hedhin të gjitha për t’i çuar lekët e shqiptarëve te inceneratorë”.

Partia Demokratike që para fillimit të valës së dytë propozoi një plan me 5 pika për të mbështetur shqiptarët në përballjen me krizën e thellë ekonomike dhe shëndetësore për shkak të COVID-19.

Një nga pikat e planit ishte dhe ajo për mbështetje me 20 mijë lekë të vjetra për pensionistët që të blejnë maska dhe dezinfektantë për prandalimin nga infektimi.

Plani i propozuar nga PD nuk u pranua nga qeveria, e cila ka braktisur qytetarët e veçanërisht pensionistët.

Basha-pensionistëve: Ruani veten sepse qeveria që e ka për detyrë t’i mbrojë njerëzit nuk po e bën detyrën

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u takua me Lina dhe Robert Martinin, një çift pensionistësh në Tiranë, ku degjoi prej tyre se si kriza e ka veshtiresuar edhe me shume jeten e tyre.

Te moshuarit po vuajne me se shumti pasojat shendetesore dhe ekonomike te covid 19. Qeveria nuk ka ndermarre asnje mase per tu ardhur ne ndihme, per ti mbeshtetur financiarisht nderkohe qe pensionet jane te uleta,shpenzimet sa vijne e shtohen me fatura te rritura te dritave, ujit, ilaceve, maskave e dezinfektanteve.

“Virusi është shumë i rrezikshëm. Moshat e treta i godet shumë më rreptë se sa moshat e tjera dhe është detyra juaj të ruani veten, është dyfish detyra jonë, por po jua them si prindërve të mi që t’ju ruajmë ju. Më e dhimbshmja, është që këtu ka mbetur me ruajtur veten sepse ata që e kanë për detyrë, qeveria që e ka për detyrë t’i mbrojë njerëzit, nuk po e bën detyrën e vet. Edhe në spitale po e shikoni si ështê fluksi. Mjekët janë të shteruar, të ezauruar, sepse duhet te perballen me shume te semure. Kostoja e ilaçeve është e papërballueshme. Kështu që duhet me bërë gjithçka per tu mbrojtur”, u shpreh kryetari I PD Basha.

Robert Martini tha se kosto eshte e paperballueshme, faturat dhe cmimet jane rritur. Ai tregoi rastin e bashkemoshatareve te tij qe detyrohen te marrin buke te ndenjura vetem se kushtojnë mëlirë.

“Mund të flasi qeveria, jep balloma, jep pankarta, jep ashtu po kur vjen puna tek moj ta marrça, lek vjen e lek nuk e dim se ku shkon. Mua shyqyr zotit nuk na ka ndodh por me çfarë dëgjoj me shkuar nëpër farmaci me marrë ilaçe…. Nuk e përballojmë. Paracetamol, jo, jo vitamina e cfarë janë ato jo jo nuk e përballojmë dot. 80 mijë lek shkon energjia, telefoni kjo, ajo. Edhe shokët e mi që kanë dalë në moshën time me 23 vite pune po deshe ju jap emra me 110 mijë lekë. Ja të them sinqerisht te furra ke bukë të ftohtë. Buka e ftohtë është 300 lekë, ja kështu..

Lulzim Basha: Një 20 mijë lekësh i kërkuam ne, 2 muajt lekë të vjetra për pensionist.
Budulina Martini: Po të paktën të maskës edhe dezenfektantët.”

Kryetari I Partise Demokratike theksoi se eshte jetike qe parate te shkojne tek qytetaret dhe jo te te tenderat dhe koncesionet korruptive.

“njerëzit e kuptojnë shumë mirë. Ditë për ditë shohim pagesa qindra milion lekë që shkojnë për 3-4 veta. Ndërkohë që qindra mijë Shqiptarë nuk marrin as 5 lekë. Kjo është e papranueshme. Dhe kjo tregon që lekët janë, siç janë edhe në Kosovë edhe në Maqedoni. Atje shkojnë për familjet në nevojë, shkojnë për bizneset. Këtë po i kërkojmë neve sot.

Dhe nuk e bëjnë. Pse? Sepse se kanë prioritet jetën dhe shëndetin e njerëzve edhe në kohë pandemie. Në veçanti tani që qeveria nuk kujdeset për njerëzit duhet të kemi kujdes të dyfishtë.

Edhe biznesit mund ti japim të paktën atë ndihmë që i jep Kosova, të paktën që i jep Maqedonia se kjo është krizë e 3-4 fish. E para është vetë koronavirusi.

Zoti Basha shprehur shqetesimin se jashte vemendjes po mbeten semundjen e tjera.
“Nuk është krizë e thjeshtë dhe këtu secili duhet të bëjë detyrën e vet. Kollaj t’i thuash mjekut bëj detyrën tënde apo infermierit edhe qytetarit mbaj maskë se përndryshe do të gjobis. Po ti si qeveri ça po bën? Është i vetmi që s’po bën detyrën e vet. Jo vetëm për faktin që ka 120 ditë që s’shkon në punë, por edhe ata që i ka ngarkuar të firmosin në emër të tij, firmat i hedhin të gjitha për t’i çuar lekët e shqiptarëve te inceneratorë”.

Partia Demokratike që para fillimit të valës së dytë propozoi një plan me 5 pika për të mbështetur shqiptarët në përballjen me krizën e thellë ekonomike dhe shëndetësore për shkak të COVID-19. Një nga pikat e planit ishte dhe ajo për mbështetje me 20 mijë lek të vjetra për pensionistët që të blejnë maska dhe dezinfektantë për prandalimin nga infektimi. Plani i propozuar nga PD nuk u pranua nga qeveria, e cila ka braktisur qytetarët e veçanërisht pensionistët.

Ndahet nga jeta biznesmeni dhe politikani i njohur

Biznesmeni dhe njëkohësisht nënkryetari i Shkupit, Enver Maliqi, ka ndërruar jetë ditën e sotme.

Maliqi gjithashtu ka qenë edhe konsull nderi i Meksikës, ndërsa në për më shumë se 30 vjet “Maliqi Group” ka vendosur shtyllat e suksesit duke krijuar shumë kompani në industri të ndryshme në Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë.

“Familja Maliqi me keqardhje të madhe dhe pikëllim të thelle ju informon se ndërroi jetë Enver Maliqi. Miqtë, familjarët dhe opinioni gjithashtu i informojmë që varrimi do të bëhet sipas protokolleve të Ministrisë së Shëndetësisë kundër Covid-19, në orën 13:45 tek varrezat në Butel. Ju jemi falenderues për fjalët tuaja në këto momente të vështira për familjen tonë”, njoftojnë familja Maliqi.

Në zgjedhjet lokale të vitit 2017, Maliqi u zgjidh anëtar i Këshillit të Qytetit të Shkupit nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim (BD), ndërsa më pas u emërua zv/kryetar i Qytetit të Shkupit nga ana e kryetarit Petre Shilegov.

Para inkuadrimit në politikë, Maliqi ka qenë i njohur si një afarist i suksesshëm në Maqedoninë e Veriut dhe vendet e rajonit, duke poseduar kompani në fushën e shpërndarjes së mallrave, patundshmërive, si dhe hoteleve.

Vlora “pushtohet” nga Covid-19 pas festës së Pavarësisë, mbyllet edhe Gjykata e Apelit

Edhe pse ka pak ditë që u hap, është rimbyllur përsëri gjykata e Apelit në Vlorë, pasi kanë rezultuar 7 persona të infektuar me Covid-19 ditën e sotme. Sipas informacionit Gjykata e Apelit do vijojë të qëndrojë e mbyllur  për 14 ditë.

Qyteti i Vlorës, i cili përgjatë muajve të verës mbajti një numër të ulët infektimesh nga Covid, duket se po përballet me një rritje të ndjeshme të rasteve. Përgjatë 24-orëve të fundit në qytetin bregdetar janë regjistruar 31 raste të reja pozitive.

Burime për “Faxweb” bëjnë me dije se përgjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitiv dy mësues në dy shkolla 9 vjeçare dhe një nxënës. Një tjetër rast është shënuar në administratën e Universitetit të Vlorës. Të infektuar kanë rezultuar dhe punonjës të Drejtorisë së Kufirit, Sigurimeve Shoqërore dhe Bashkisë Selenicë.

Gjatë fundjavës, e cila përkoi dhe me festën e Çlirimit dhe të Pavarësisë, Vlorën e frekuentuan dhjetra pushues, që mund të çojë në një rritje të mëtejshme të infektimeve në ditët e ardhshme, pavarësisht se strukturat hotelerike u shprehën se pritja është bërë duke respektuar të gjitha rregullat e pandemisë.