15.5 C
Tirana
E shtunë, 26 Prill, 2025

Si Manastirliu ra pre e mashtrimeve të Taulant Ballës

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, njeriu i parë që duhet të mbajë përgjegjësi për manipulimin e shifrave të të vdekurve nga koronavirusi Covid-19, ka dy ditë që hesht në lidhje me këtë skandal.

Por është dashur fabrikimi i një lajmi, se gjoja një njeri i dehur ka sulmuar me gurë një qendër shëndetësore në zonën e elektorale të Taulantit që të zgjojë nga gjumi ministren Ogerta Manastirliu.

Në vend që dje të dilte dhe të mbante përgjegjësi për skandalin e madh, ajo heshti dhe nxorri zëvendësin e saj, një njeri që nuk ka bërë gjë në jetë, vetëm sa shan opozitën me shkrime në mediat e Ramës.

Manastirliu ra pre e mashtrimeve të Taulant Ballez i cili akuzoi kreun e opozites dhe kryetaren e LSi per thyerjen e xhammave me gurë të një qendre shëndetësore në zonën e Elbasanit.

Por çfarë ka ndodhur sot.

Çuditësisht ndodhi ajo që paralajmëroi zëvendësi i Manastirliut, gjoja dhunë ndaj bluzave të bardha. Dhe këtë dhunë sot e zbuloi Taulant Balla.

Ky shkoi në Fushë Mbret të Elbasanit dhe gjeti ca xhama të krisur në një qendër shëndetësore. Dhe aty më pas erdhi policia, e cila deklaroi se një i dehur kishte qëlluar me gurë.

E kjo ngjarje zgjoi sot Manastirliun e cila dënoi me ‘forcë’ këtë ngjarje që duket qartazi një inskenim thjeshtë për të hequr vëmendjen nga skandali i vërtetë dhe për ti dhënë edhe Edi Ramës sonte një arsye më shumë të shajë opozitën.

Por Policia e Elbasanit deklaroi se, ka zbuluar autorin e ngjarjes së ndodhur sot në këtë qytet, ku u sulmua me gur qendra shëndetësore në lagjen ‘Skënderbej’ ku u thyen xhamat.

Sipas policisë është proceduar shtetasi A. B për shkatërrim prone, i cili është lënë më pas në gjendje hetim të lirë.

Deklarata e policisë Elbasan

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Shkatërim i pronës” shtetasin:

A.B., banues në Elbasan, pasi sot rreth orës 12:00, ka goditur me gurë dritaret duke thyer xhamat e Qëndrës Shëndetësore në lagjen “Skënderbej”, Elbasan.

Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme proceduriale.

Situatë e rëndë nga pandemia! 13 të vdekur nga Covid dhe 737 raste të reja. Ja harta e të prekurve

Koronavirusi është jashtë kontrollit dhe vazhdon situata e rëndë në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot për 13 të vdekur dhe 737 raste të reja në vend.

Në vend të parë është Tirana dhe më pas edhe qarqet e tjera.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 2.470 testime, 414 të shëruar, 737 raste të reja dhe 13 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje të gjithë qytetarëve të respektojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19, duke mos e ulur asnjë moment vigjilencën për respektimin e rregullave të higjienës, distancimit fizik dhe mbajtjen e maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë.

Kufizoni kontaktet përtej atyre familjare dhe shmangni deryrimisht çdo lloj grumbullimi mbi 10 persona.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën në 24 orët e fundit në vend.

Janë kryer 2.470 testime, prej të cilave 528 janë testime janë kryer për arsye depistimi.

Kanë rezultuar pozitivë me virusin SARS COV2, 737 qytetarë në 24 orët e fundit. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

396 raste në Tiranë, 54 raste në Fier, 45 raste në Kavajë, 34 raste në Elbasan, 32 raste në Durrës,

31 raste në Korçë, 25 raste në Lushnje, 23 raste në Vlorë, 17 raste në Pogradec, 16 raste në Librazhd, 10 raste në Kukës, 9 raste në Kuçovë, 6 raste në Tepelenë, Malësi e Madhe,

4 raste në Berat, Mallakastër, Gjirokastër, Përmet, Sarandë, 3 raste në Kurbin, Delvinë, Peqin,

2 raste në Pukë, 1 rast në Shkodër dhe Skrapar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 414 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 15.469 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 443 pacientë, 10 në terapi intensive, 5 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 13 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: Pesë qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Gjirokastra, 2 nga Fieri, 2 nga Lezha dhe 2 qytetarë nga Shkodra, të moshave 54-82 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të viktimave dhe ju drejtohet të gjithë qytetarëve edhe një herë me një apel për të kontribuar në kufizimin e përhapjes së infeksionit, duke respektuar rregullat. Ministria e Shëndetësisë apelon se të gjithë ata që janë të konfirmuar ose në pritje të përgjigjes së testit, duhet të qëndrojnë të izoluar, duke respektuar detyrimin e vetekarantinimit.

Për çdo shenjë të sëmundjes duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm për COVID19.

Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim të pacientëve. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.

COVID-19 – Statistika (21 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore 737

Të shëruar ne 24 orë 414

Të shtruar në spitale 443

Humbje jete në 24 orë 13

Testime ditore 2.470

Testime totale 170.764

Raste pozitive 32.196

Raste të shëruara 15.469

Raste Aktive 16.042

Humbje jete 685

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 8386

Durrës 1184

Elbasan 744

Fier 1204

Korçë 888

Vlorë 769

Shkodër 856

Lezhë 660

Berat 487

Kukës 325

Dibër 133

Gjirokaster 406

Policia zbulon mashtrimin e Taulant Ballës, ja si është e vërteta…

Policia e Elbasanit raporton se ka zbuluar autorin e ngjarjes së ndodhur sot në këtë qytet, ku u sulmua me gur qendra shëndetësore në lagjen ‘Skënderbej’ ku u thyen xhamat.

Sipas policisë është proceduar shtetasi A. B për shkatërrim prone, i cili është lënë më pas në gjendje hetim të lirë.

Deklarata e policisë Elbasan

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Shkatërim i pronës” shtetasin:

A.B., banues në Elbasan, pasi sot rreth orës 12:00, ka goditur me gurë dritaret duke thyer xhamat e Qëndrës Shëndetësore në lagjen “Skënderbej”, Elbasan.

Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme proceduriale.

Basha: Ramës ju deshën dy ditë për të manipuluar faktet dhe për të fshehur të vërtetën që pamë të gjithë

Kryetari i PD, Lulzim Basha shprehet se, Ramës iu deshën dy ditë për t’u përgjigjur pas fakteve të denoncuara prej tij për fshehjen e numrit të viktimave nga Covid.

Në një reagim në Twitter, Basha shkruan se, Rama e ka kot sepse askush nuk i beson më! Kush gënjen për një çështje kaq të ndjeshme, gënjen për gjithçka.

Postimi i kryetarit Basha në Twitter

Pasi denoncimit të fakteve se gënjeu për numrin e viktimave të Covid-19, Ramës ju deshën dy ditë për t’u përgjigjur. Dy ditë përpjekje për të manipuluar faktet dhe për të fshehur të vërtetën që pamë të gjithë. E ka kot sepse askush nuk i beson më! Kush gënjen për një çështje kaq të ndjeshme, gënjen për gjithçka. Shqiptarët kanë nevojë për një qeveri që punon për ta dhe nuk merret me gënjeshtra natë e ditë.

Ekspertja e Shëndetësisë publikon pamjet: Ja si qytetarët mbajnë radhë në spitalet Covid

Ekspertja e Shëndetësisë, Dr. Mirela Tabaku ka publikuar edhe njëherë pamje se si qytetarët mbajnë radhë në spitalet Covid duke marrë shërbim në autoambulanca, pasi nuk ka shtretër.

Reagimi i Dr. Mirela Tabaku

Realiteti në spitalet COVID dhe në sistemin shëndetësor është i ndryshëm nga ai që paraqet qeveria.

*Për fat të keq, kryeministri i vendit po e përdor pandeminë për politikë, ndërsa njerëzit kanë shumë nevojë për ndihmë.
*Është e pandershmë që mjekët të përdoren si mburojë për të mbuluar dështimin e qeverisë me pandeminë.

Në një nga artikujt në revistën prestigjoze Nature të datës 18 Nëntor 2020, ndër të tjera shkruhet :
Qëllimi është të ‘informojmë” dhe – siç thotë filozofi i besimit Onora O’Neill – “të jetë i arritshëm, i kuptueshëm, i përdorshëm dhe i vlerësueshëm”.

*Qeveria aktuale nuk po e bën këtë, prandaj na duhet një qeveri e re që të ketë prioritet shendetin dhe jetën e qytetarëve.

Basha-Di Maio: Domosdoshmëri që qeveria të respektojë rekomandimet e “Venecias” për zgjedhjet

Lulzim BASHA

Kënaqësi të prisja dje një mik të nderuar, Ministrin e Jashtëm të Italisë, Luigi di Maio. Ne diskutuam situatën kritike të pandemisë në Shqipëri për shkak të keqmenaxhimit nga qeveria shqiptare. Kërkova ndihmë nga miqtë e çmuar italianë për sigurimin e vaksinës anticovid, dhe mora zotimin e ministrit Di Maio se Italia do të ndihmojë me vaksinimin.

Diskutuam për procesin e integrimit europian, për ngadalësimin e tij nga mospërmbushja e kushteve. Ministri Di Maio shprehu interes të lartë për vitin e ardhshëm zgjedhor në Shqipëri. Ndava shqetësimin për ndryshimet e njëanshme në Kodin Zgjedhor dhe domosdoshmërinë që qeveria shqiptare të marrë parasysh rekomandimet e Komisionit të Venecias.

Ne shprehëm angazhimin tonë për të konsoliduar më tej marrëdhëniet midis dy vendeve. Aleanca midis Shqipërisë dhe Italisë do të mbetet gjithmonë e fortë

Tao-Tao i Ramës: Xhamat e qendrës shëndetësore në fshat i theu Basha dhe Kryemadhi

Tao-Tao vazhdon të keqpërdoret ng Rama. Kesaj rradhe për të mbuluar skandalin e falsifikimit te numrit të viktimave nga virusi kanë sajuar edhe thyerjen e xhamave të një qendre shenetsore në një fshat të Elbasanit.

Qendra shëndetësore Fushë Mbret në Elbasan është sulmuar me gurë, të cilët kanë thyer xhamat e dritareve. Deri më tani nuk janë të qarta arsyet pse është qëlluar me gurë në drejtim të qendrës shëndetësore.

Mësohet se qendra shëndetësore ishte restauruar dy muaj më parë. Në vendngjarje kanë shkuar dhe forcat e Policisë të cilat kanë ndaluar personat e dyshuar.

Ndërkohë, lidhur me këtë ngjarje ka reaguar kreu i Grupit Parlamentar i PS Taulant Balla, i cili akuzon kreun e PD, Lulzim Basha dhe kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi, se me thirrjet e tyre kanë motivuar qytetarët e papërgjegjshëm që të sulmojnë qendrat shëndetësore.

Letra e Kryeprokurorit të Hagës parashikon dënim të rëndë për Thaçin

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Hagës, Jack Smith, në letrën e tij drejtuar Gjyqtarit të Procedurës Paraprake, Nicola Guillou, letër e cila është e publikuar edhe në faqen zyrtare të Gjykatë Speciale, kishte renditur argumentet e tij se pse Hashim Thaçi duhet të arrestohet dhe të dërgohet në paraburgim.

Smith fillimisht kishte shprehur frikën e tij se ish-presidenti i Kosovës mund të arratisej pasi aktakuza e pakonfirmuar ishte bërë publike. Sipas tij, një gjë e tillë do ta nxiste Thaçin të ikte.

Gjithashtu Smith në letrën e tij kishte pretenduar se Thaçi mund të kryejë edhe krime të tjera dhe të pengojë procedurat e Speciales. Derisa ka parashikuar se akuzat e konfirmuara nga Dhomat e Specializuara mund të sjellin burgim të përjetshëm për ish-presidentin.

“Përderisa të dhëna të caktuara dhe të përgjithshme në lidhje me aktakuzën e dorëzuar dhe të pakonfirmuar janë publikuar, ndjenja nxitëse e z.Thaçi për t’u arratisur, për t’i penguar procedurat dhe për të kryer krime të mëtutjeshme do të rritet drastikisht posa ai të informohet për aktakuzën e konfirmuar dhe për hollësitë e akuzave të konfirmuara, të cilat mund të sjellin dënim me burgim të përjetshëm”, thuhet në dokumentin që Jack Smith ia ka dërguar gjyqtarit të Procedurës Paraprake./Express/

Rama dhe Balla skenar me thyerjen e xhamave, Bardhi: Prokuroria të hetojë manipulimin e numrit të viktimave

Gazment BARDHI

Edhe një herë Rama vazhdon të luajë politikisht me jetën e shqiptarëve. Ai dërgoi Taulant Ballen për të krijuar një histori të re të rreme për të sulmuar Lulzim Bashën, sepse ende nuk ka një pergjigje për fshehjen e numrit të vdekjeve të shkaktuara nga pandemia.

Edi Rama vetëm po përpiqet të largojë vemendjen e qytetarëve nga vonesa e pajustifikuar në zbardhjen e së vërtetës. Ne përsërisim thirrjen ndaj prokurorisë të nisë hetimet për fshehjen dhe manipulimin e të dhënave për numrin e të vdekurve nga covid19. Kjo nuk është një çështje politike, por është një çështje thelbesore për të gjithë shqiptarët. Populli shqiptar e ka aftësinë të mos bjerë pre e manipulimeve të Edi Ramës.

Tallja e turpshme e Morgut me trupat e viktimave: I vendosim me respekt në thasë e dysheme

Ditën e djeshme u publikuan në media, disa fotografi që tregojnë pamje mjaft të rënda nga morgu i Tiranës. Aty shfaqeshin disa qytetarë të vdekur, trupat e të cilëve ishin vendosur në dysheme, sëbashku me sendet e tyre personale, në një mënyrë makabre. Kjo ka ndodhur, për shkak të mungesës së kapaciteteve dhe numrit të lartë të fataliteteve, si rrjedhojë edhe e Covid-19.

Lidhur me këtë rast ka reaguar drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Bledar Xhemali, i cili fillimisht thotë se fotografitë janë inskenim. Por më pas, vetë drejtori e pranon se trupat e personave të vdekur, vendosen në dysheme kur “ato janë shumë” dhe nuk ka kapacitet.

“Kur jemi në pamundësi, ato sistemohen në tavolina, më pas në barela dhe kur ndodh që të jenë më shumë, vendosen me respektin më të madh në dysheme bashkë me sendet vetjake të paketuara, pasi kryhen proceset përkatëse në pritje që t’u dorëzohen familjarëve. Por kurrsesi nuk është rrëmuja e paraqitur në fotot keqdashëse të shpërndara në media. Sendet personale që shoqërojnë trupat, janë veshjet e të ndjerëve, të cilat përbëjnë kujtime të çmuara për familjarët“, shprehet drejtori.

Nga ana tjetër, drejtori në vend të kërkojë ndihmë për të shtuar kapacitetet, në mënyrë që të vdekurit të mos dergjen nëpër dysheme, duket shumë i shqetësuar për personin që ka bërë fotografinë, pra për “spiunin” dhe shprehet se do të ketë hetim për ta identifikuar këtë person.

Reagimi i plotë nga Institui i Mjekësisë Ligjore:

“Në emër të institucionit dhe të stafit tonë, shpreh indinjatën për inskenimin e bërë me fotografitë që janë nxjerrë në media nga mjediset e morgut!

Periudha që po jetojmë në punën tonë, ashtu si për të gjitha institucionet e ngjashme në spitalet e mbarë botës ka qenë tejet e mbingarkuar. Padyshim që morgu nuk bën asnjë përjashtim në pamundësinë për t’i sistemuar denjësisht të gjitha kufomat në mjediset frigoriferike në dispozicion, kur ka më shumë fatalitete.

Kur jemi në pamundësi, ato sistemohen në tavolina, më pas në barela dhe kur ndodh që të jenë më shumë, vendosen me respektin më të madh në dysheme bashkë me sendet vetjake të paketuara, pasi kryhen proceset përkatëse në pritje që t’u dorëzohen familjarëve. Por kurrsesi nuk është rrëmuja e paraqitur në fotot keqdashëse të shpërndara në media. Sendet personale që shoqërojnë trupat, janë veshjet e të ndjerëve, të cilat përbëjnë kujtime të çmuara për familjarët.

Edhe logjika më elementare të thotë se ky është thjesht dhe vetëm një inskenim! Është e dhimbshme deri në neveri, që autori i fotove është kujdesur të kryejë një shërbim të porositur për të nxitur panik dhe nxirë bluzat e bardha të institucionit. Ne kemi njoftuar institucionet eprore për këtë operacion keqdashës dhe kriminal në raport me publikun dhe shpresojmë që fajtori të identifikohet e të vihet para drejtësisë.

Drejtori, Bledar Xhemali”