16.5 C
Tirana
E martë, 6 Maj, 2025

Zëri i Amerikës: Rekord viktimash nga Covid-19 në Shqipëri, ulet numri i tamponëve

Në Shqipëri java e shkuar shënoi një tjetër rekord të vdekjeve nga Koronavirusi, ndërsa rastet e reja u ulën, paralelisht me reduktimin e testimeve.

Të dhënat zyrtare të përpunuara nga Zëri i Amerikës dëshmojnë se 94 persona, ose 9 më shumë se një javë më parë, humbën jetën në spitale, shifra më e lartë e rregjistruar deri më tani. Vetëm në 24 orët e fundit pati 12 viktima: 5 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetare nga Patosi, 1 qytetar nga Gramshi, 1 qytetar nga Puka, 1 qytetar nga Shkodra. Në total, deri më tani, janë 810 persona të cilët kanë humbur jetën.

Ndërsa numri i vdekjeve u rrit, rastet e reja shënuan ulje me 9.8 përqind, duke zbritur në një total javor prej 4.626 të prekurish, ose një mesatare ditore prej 660 rastesh. Ulja duket se i dedikohet reduktimit, me mbi 11 përqind, të numrit të testimeve, të cilat, javën e shkuar ranë në 15.244 tamponë, me një mesatare ditore prej 2177 testimesh.

Në 24 orët e fundit u kryen 1948 tamponë, nga të cilët u konfirmuan 557 raste të reja: 254 raste në Tiranë, 46 raste në Durrës, 38 raste në Lezhë, 31 raste në Vlorë, 27 raste në Elbasan, 25 raste në Shkodër dhe Korçë, 22 raste në Lushnje, 16 raste në Sarandë, 13 raste në Krujë, 11 në Gjirokastër, 8 raste në Kavajë, 7 raste në Fier dhe Has, 6 raste në Kolonjë, 4 raste në Kukës dhe Gramsh, 3 raste në Devoll, Mat, Pogradec, 1 rast në Kurbin, Pukë, Berat, Skrapar.
 

Tkurrja e numrit të të prekurve nuk duket se reflekton ndonjë tendencë rënëse të përhapjes së pandemisë, përsa kohë pozitiviteti (raporti mes rasteve dhe numrit të testimeve) u rrit sërish duke u ngjitur në një mesatare të lartë javore prej 30.3 përqind. Pozitiviteti është treguesi i transmetueshmërisë së virusit në komunitet.

Pasqyrë e kësaj situate është rritja progresive e atyre që kërkojnë trajtim spitalor. Në të tre strukturat COVID, deri pasditen e sotme rezultonin të shtruar 491 persona, nga të cilët 25 në terapi intensive dhe 7 të intubuar. Të hënën e kaluar në spitale ishin 439 pacientë./VOA/

Gjermania i thotë “Jo” Ramës, Merkel: Nuk mund të premtoj çeljen e negociatave me Shqipërinë, shpresoj për Maqedoninë!

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, në një takim virtual me parlamentarët e vendeve anëtarë dhe kandidate të BE-së, është shprehur skeptike për çeljen e negociatave me Shqipërinë qysh këtë vit.

Kancelarja gjermane Angela Merkel shpreson që të hapë konferencën ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut qysh këtë vit. Ajo tha se shpreson që Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut do ta mënjanojnë grindjen e tyre.

“Në rastin e Shqipërisë çështja është pak më ndryshe. Me gjithë përparimet, nuk mund të premtoj se do të ndodhë që këtë vit, por shumë shpejt”, tha kancelarja në një takim virtual me komisionet e parlamenteve të vendeve anëtarë të BE-së.

“Sa i përket Serbisë, ajo duhet të bëjë përparime në marrëdhëniet e saj me Kosovën”, tha kancelarja. Ajo ritheksoi edhe njëherë me këtë rast se ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor është në BE. 
 

Krahas parlamentarëve të vendeve anëtarë në konferencë virtuale, një lloj bilanci i punës së Gjermanisë si kryetare e radhës së BE-së, e morën fjalën edhe parlamentare nga vendet kandidate. Në emër të Shqipërisë ishte deputetja Rudina Hajdari, e cila në pyetjen e saj se kur do të miratohet korniza negociuese, e falënderoi kancelaren dhe BE-në për programin e Komisionit të BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe për ndihmën në kohën e  pandemisë.

Më 7 dhjetor ministrat e Jashtëm dhe të Evropës së BE-së do të vendosin për çeljen zyrtare të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Vendimi përkatës është marrë në mars të këtij viti. Për shkak të grindjes mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për përkatësisë historike të maqedonasve, Bullgaria ka paralajmëruar se do të vërë veton për hapjen e konferencë së parë ndërqeveritare. Ajo që shpresohet për momentin është, sipas vëzhguesve, që së paku Bullgaria të mos pengojë miratimin e kornizës negociuese. Në rastin e Shqipërisë nuk pritet as miratimi i kornizës negociuese, pasi vendi nuk i ka plotësuar parakushtet e vëna nga BE-ja dhe Bundestagu Gjerman./DW/

Pacienti me Covid-19 u hodh nga spitali, vëllai publikon fakte tronditëse: Tha më kanë lënë gjithë natën jashtë në urgjencë

Vëllai i Leonard Skabonës, 60-vjeçarit nga Rrësheni që u vetëvra natën e kaluar në spitalin “Shefqet Ndroqi” deklaron për News24 se vëllai i tij kishte vetëm dy ditë në spital.

Sipas tij, Leonardi kishte një kollë të fortë dhe kishte bërë tamponin, por nuk e kishte pritur përgjigjen dhe ishte shtruar me dëshirën e tij në spital.

Vëllai thotë se ai nuk kishte arsye për të ndërmarrë një akt të tillë dhe se madje një natë më parë ose pak orë para vetëvrasjes i kishte kërkuar veshje, të cilat do t’ia çonte sot në spital.

Vëllai kërkon të zbardhet e vërteta pasi përveç letrës së morgut askush nuk ka komunikuar me të.

“Unë jam vëllai i vogël i Leonard Stabonës. Vëllai im është shtruar në spitalin e Sanatoriumit ditën e shtunë, ka ndenjur në urgjencë, të dielën më ka marrë në telefon tre herë dhe më ka kërkuar veshjet. E kam pyetur si je, mirë. Ka thënë që jam shumë shumë mirë. Vëllai im në momentin që është shtruar në spital ka pasur vetëm një kollë.

Në orën 2 e gjysmë të natës më marrin urgjenca e sanatoriumit dhe më thotë ‘më vjen keq vëllai jot është hedhur nga ballkoni’. Tani shkoj sot në mëngjes dhe kërkoj tek sanatoriumi arsyen, doktoresha që ishte roje më tha që nuk di gjë për këtë problem. I thashë kërko se mua më kanë marrë. Komunikova më përpara me të dhe i thashë ky numër më ka marrë në telefon mbrëmë që vëllai yt ka ndërruar jetë. Zonja shkoi pyeti dhe më tha është e vërtetë dhe vëllain e ke tek morgu Nënë Tereza.
 
Shkoj tek morgu Nënë Tereza nga ora 8:30, ishin rregullat që duhet të marrësh 112 që të vinte ekspertiza aty. Nga ora 8:30 deri në orën 12:00 mua nuk më ka dhënë përgjigje asnjëri. Nuk e di a është bërë ekspertizë, vëllai im nga se ka vdekur dhe si ka mundësi një njeri të hidhet nga ballkoni duke qenë mirë. Për mua morgu më ka dhënë vetëm këtë letër këtu që thotë vetëvrasje.
LEXO EDHE  Po si ka mundësi vëllai im nuk u vetëvra në Laç dhe kur televizori dhe mjekët kanë thënë që ka 10 ditë që është shtruar në spital. Pse dalin këto gënjeshtra. Kjo është diçka që duhet sqaruar se nuk i ka ndodhur vetëm vëllait tim. Ditën e shtunë e kanë lënë gjithë natën jashtë në urgjencë. Më ka thënë vetëm kështu që do të marr vetëm unë, ti mos i bjer telefonit.
 
Të dielën kam komunikuar në drekë, kam shkuar në shtëpi nga ora 7 pa çerek deri në 7 e çerek kam folur me vëllain dhe më tha mua më sill këtë, këtë. Ishte normal. Më kërkoi të gjitha gjërat. I kam thënë Nardi të gjitha gjërat t’i ka blerë vëllai të reja dhe do t’i sjell unë, të hënën i ke aty. Natën më morën në telefon që vëllai është hedhur.
 
Vëllai im vetëm jetonte në shtëpi, në kat të dytë, nëse ishte për t’u hedhur hidhej nga shtëpia e vet. Ka ikur me dëshirën e vet atje. Ka bërë tamponin nuk e ka pritur përgjigjen. Ka pasur vetëm një kollë të rëndë. Policia gjyqësore nuk më ka takuar fare, unë nuk e di arsyen se përse ka vdekur”, tha i vëllai viktimës.
 
 

Rama i mbyll derën Shqipërisë për në BE!

Reforma zgjedhore e miratuar në mënyrë të njëanshme nga Edi Rama është arsyeja kryesore se pse Shqipërisë nuk i është hapur dera e anëtarësimit në BE këtë vit.

Këtë fakt e kanë bërë të ditur burime diplomatike në Bruksel, ku gjatë ditës së sotme është diskutuar për konferencën e para të Shqipërisë dhe Maqedonisë së veriut.  

Së paku, 5 shtete anëtare konsiderojnë, se Shqipëria nuk ka përmbushur ende dy parakushtet kyçe ndër gjashtë parakushtet që kërkohen për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

Këto dy parakushte kyçe kanë të bëjnë me funksionimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, si dhe me aprovimin e reformës zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE/ODHIR, zbatimit të saj e transparencën e financimit të partive politike.
 

Për Komisionin Europian mbetet për t’u plotësuar edhe ligji për mediat.

Ndasitë midis Komisionin Europian dhe disa shteteve anëtare për vlerësimin e përmbushjes së kushtëzimit të vendosur për Shqipërinë vazhdojnë.

Mbetet për t’u parë si versioni përfundimtar i draft-konkluzioneve të shteteve anëtare.

Gjithsesi, ajo që i bashkon të gjitha institucionet europiane, është se Shqipëria nuk ka përmbushur ende parakushtet për hapjen zyrtare të negociatave të anëtarësimit.

Në momentin kur të 27 shtetet anëtare ranë dakort për detajet e integrimit të metodologjisë së re të zgjerimit në kuadret negociuese, një çështje bilaterale e bëri të pamundur konsensusin në gjirin e tyre.

Bullgaria insistoi që zgjidhja e çështjes së historisë, gjuhës dhe të minoriteteve me Maqedoninë e Veriut të integrohej në kuadrin negociues me Maqedoninë e Veriut. Asnjë prej 26 shteteve anëtare nuk e përkrah qëndrimin e Bullgarisë për të marrë garanci para hapjes zyrtare të negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut.

Shumica dërrmuese konsiderojnë se kjo çështje bilaterale mund të zgjidhet gjatë procesit të negociatave të anëtarësimit, që zgjat me vite. Por Bullgaria nuk heq dorë deri tani nga qëndrimi i saj dhe vendimi për aprovimin e kuadreve negociuese për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë kërkon unanimitet. Përveç kësaj, duhet që edhe Maqedonia e Veriut të jetë dakort për kuadrin negociues.

Por, pala maqedonase nuk pranon qëndrimin e palës bullgare. Si rrjedhim, aprovimi i kuadreve negociuese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë mbetet i bllokuar. /AbcNews

PD publikon fakte të reja: Për 2 muaj, Olta Xhaçka përdori 22 herë helikopterin ushtarak për fushatën e PS në Dibër

• Fakte të reja të abuzimit me pushtetin dhe fondet publike, PD: Për 2 muaj, Olta Xhaçka përdori 22 herë helikopterin ushtarak për fushatën e PS në Dibër

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, XHEMAL GJUNKSHI

Gjatë kësaj jave ju kemi treguar me prova filmike se Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka përdor helikopterin ushtarak si taksi për të bërë fushatë për Partinë Socialiste në Dibër. Deri tani, Olta Xhaçka nuk ka denjuar t’u japë qytetarëve asnjë shpjegim pse ajo përdor helikopterin 10 mijë euro vajtje-ardhje për një takim elektoral. Ka një arsye pse ministrja e qeverisë së Edi Ramës i fshihet ballafaqimit me të vërtetën.

Olta Xhaçka ka frikë nga zbulimi i shkeljes së përsëritur të ligjit prej saj. E vërteta është se Ministrja e Mbrojtjes nuk e ka përdorur vetëm një herë helikopterin ushtarak Cougar për fushatën e Partisë Socialiste. Vetëm 2 muajt e fundit, helikopteri ushtarak operacional ka udhëtuar 22 herë për në Dibër me helikopter për t’i shërbuer Olta Xhaçkës. Nuk ka patur asnjë stërvitje, nuk ka qenë për asnjë detyrë të saj funksionale, por ka shkuar me funksionin e drejtueses së qarkut të Dibrës për Partinë Socialiste.

Të përdoresh 22 herë brenda 2 muajve helikopterin ushtarak për punët e partisë nuk është vetëm shpërdorim skandaloz me detyrën, por edhe një abuzim i tmerrshëm me paratë e shqiptarëve. Vetëm në 2 muaj, për të shkuar me helikopterin ushtarak në Dibër si e dërguar e Edi Ramës për fushatën zgjedhore, Olta Xhaçka ka shpenzuar rreth 100 milionë lekë. Faktet janë konkrete dhe të pakundërshtueshme. Në ekran po shfaqen datat se kur Olta Xhaçka e ka përdorur helikopterin e Ministrisë së Mbrojtjes për punët e Partisë Socialiste.

Helikopteri ushtarak, që përdoret për qëllime stërvitore apo si ambulancë dhe operacione të tjera, që mban 27 persona në bord, përdoret si lodër nga Olta Xhaçka me 4-5 persona të stafit të ngushtë politik për qëllime partiake. Të dhënat tregojnë se sa herë Olta Xhaçka ka punë partie në Dibër, helikopteri ka bërë edhe 2 rrugë brenda ditës, vajtje-ardhje.

Nje herë e dërgon në Dibër dhe kthehet në Farkë, pastaj shkon sërish edhe për një rrugë tjetër për ta marrë nga zona e saj elektorale. Ky është një nga aktet më të papërgjegjshme të qeverisë në ikje. Në vend që të ndëshkojë abuzimin me pushtetin duke shkarkuar Ministren e Mbrojtjes, Edi Rama hesht dhe bëhet palë me të, sepse ata ndajnë të njëjtin moral.

Më e pakta që Olta Xhaçka duhet të bëjë, është të japë dorëheqjen. Ajo nuk ka asnjë shans t’i fshihet drejtësisë, sepse lëvizjet e saj dhe të helikopterit për fushatën e Partisë Socialiste janë të regjistruar në 24 kompjutera. 100 milionë lekë të harxhuar për të përdorur si taksi elektorale helikopterin ushtarak në vetëm 2 muaj, nuk mund të fshihen dot!

Partia Demokratike do ta çojë deri në fund këtë çështje të abuzimit të rëndë me pushtetin dhe me fondet publike. Qytetarët nuk meritojnë këtë pushtet arrogant, brutal dhe të pandjeshëm. Qytetarët meritojnë një qeveri që punon për interesin e tyre!

Vajtoca e “Rilindjes”

Nga Elona CASLLI
 
Sot, Spiropali ose Vajtoca e Rilindjes u ka servirur një video taksapaguesve shqiptarë, në të cilën shfaqet zoti Zenel Canameti, që mirëpret në shtëpinë e tij të rregulluar pas tërmetit, Vajtocën e Rilindjes, Spiropalin dhe Kryetarin e Bashkisë, Rakip Sulin.
 
Krejt “”””rastësisht””” vajtoca e Rilindjes, në video fillon të flasë për punën e shkëlqyer të qeverisë.
 
Po aq “””rastësisht””” i zoti i shtëpisë i përgjigjet se ndihet fatlum që tërmeti ra nën qeverisjen e Rilindjes, se po të kishte rënë nën qeverisjen e Opozitës, gjendja do të kish qenë katastrofë.
“””Rastësisht””” Vajtoca e Rilindjes e pyet të zotin e shtëpisë se ç’mendim ka për analistët në media.
 
Po aq “”””rastësisht”” i zoti i shtëpisë i përgjigjet; – Thuaj Edi Ramës, një fjalë prej meje; Mos të çajë bythë dhe të ecë para. Edi Rama i duhet Shqipërisë!
 
Vajtoca e Rilindjes këtë “””bashkësi rastësish” ua servir taksapaguesve si realitet, ndërkohë që është thjesht një “”propagandë”” e fabrikuar në Kinostudion e Rilindjes.
 
Spiropali në fund të mesazhit të saj ka përfshirë edhe një rubrikë të re “”P.S”” e cila përfshin një mesazh për “Vajtocat e Opozitës”.
 
Në kontekstin e vajtocave, figura e Spiropalit nëse vëzhgohet me kujdes, na kujton një zakon të vjetër në disa vende, ku disa gra që dinin të qanin të vdekurit, thirreshin shpesh në varrime për të qarë me porosi, ndonëse nuk e njihnin të vdekurin.
 
Pagesa për këto gra bëhej në varësi të pjesëmarrësve në varrim. Sa më shumë pjesëmarrës në varrim, aq më e lartë ishte pagesa e grave që qanin me porosi.
 
Vajtoca e Rilindjes harron, se si deputete duhet të mbajë përgjegjësi dhe të kryejë detyrën me porosi të taksapaguesve dhe jo të bredhë nga një shtëpi në tjetrën për të bërë video me porosi të Rilindjes.
 
Post Scriptum- Vajtocës së Rilindjes i kujtojmë shprehjen e Senekës-
 
Ka shumë njerëz të gjallë mbi tokë, por disa prej tyre meritojnë që në derën e shtëpisë së tyre të shkruhet- Ky njeri ka vdekur prej kohësh.
 

Heshtja fajtore e qeverisë për tenderin me 3-fishin e çmimit, PD: Askush nuk do të shpëtojë nga përgjegjësia

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ORJOLA PAMPURI

Të dashur qytetarë!

Shumë prej jush sot mund të kenë marrë lekë borxh për të blerë ilaçet kundër covidit. Shumë të tjerë prej jush janë gdhirë të papune, me mijëra të tjerë jetojnë me pasigurinë e situatës.

Por hallet e njerëzve të zakonshëm nuk janë hallet e qeverisë që na drejton edhe për pak muaj. Qeveria e Edi Ramës e sheh këtë si një kohë për të vjedhur me tendera të fryrë. Pandemia është shfrytëzuar nga qeveria si një periudhë e artë për të mbushur xhepat.

Ne publikuam një ditë më parë një nga rastet më të rënda të vjedhjes me tendera në kohë pandemie. Qeveria ka dhënë një tender me 3 fishin e çmimit për të blerë pajisje anticovid. Është një luftë mes klanesh në qeveri, që përplasen me njëri-tjetrin për te zhvatur paratë tuaja, të dashur qytetarë.

Kompania të cilës i është dhënë tender 3 milionë euro, me 3 fishin e çmimit, kishte ofertën më të lartë, por për qeverinë e Edi Ramës përfitimi nga tendera me çmime të rritura qëllimisht, është shqetësimi më i madh.

Me 3 milionë euro, mund të blijeshin 3 herë më shumë pajisje mbrojtese për mjekët dhe personelin shëndetësor.und të ishin blerë 3 herë më shumë veshje speciale, çizme, syze, maska mbrojtëse.

Kjo nuk ndodhi as këtë herë, sepse qeveria ka vendosur të vjedhë edhe tek pajisjet qe mbrojnë mjekët. Shqipëria ësjtë një mga bendet me numrim më të lartë të mjekëve që kanë humbur jetën për shkak të covid 19.

Cila është përgjigja e qeverisë për këtë radt të rëndë të abuzimit me paratë e shqiptarëve?

Zero reagim!

Zero përgjegjshmëri!

Edi Rama dhe qeveria e tij heshti dje, vazhdon të heshtë edhe sot në përpjekje për të mbuluar skandalin e radhës me vjedhjen e qindra milionë lekëve në kohë pandemie.

Heshtja e tyre nuk e mbulon dot të vërtetën, të cilës ne do t’i shkojmë deri në fund për hir të mijëra e mijëra qytetarëve të braktisur më mëshirën e fatit dhe qindra mijëra të tjerëve që duan siguri për jetën, punën dhe shëndetin!

Vetëvrasjet e pacientëve në spitalet Covid-19, kush mban përgjegjësi?

Një tjetër pacient i shtruar me Covid-19 në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ u hodh nga ballkoni duke gjetur vdekjen. 60-vjeçari Leonard Skabona është i pesti i infektuar që ndahet nga jeta në këtë mënyrë. Humbja e jetës së të moshuarit nga Rrësheni shërben edhe si prova e pestë e neglizhimit të autoriteteve për fenomenin shqetësues të vetëflijimeve të të sëmurëve me koronavirus.

Tashmë nuk janë të panjohura efektet depresive që Covid-19 jep tek të sëmurët. Lapsi.al solli tre javë më parë një artikull të ‘Nature.com’ që shpjegon këto raste.

Është fakt se Covid-19 shtyn disa pacientë drejt aktit të vetëflijimit. Shqetësimin për trajtimin psikologjik të pacienteve e ngriti rreth dy javë më parë edhe vetë shefja e Shërbimit të Pneumologjisë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, Silvana Bala. Ajo deklaroi se ky shërbim mungonte, duke argumentuar se pacientët asistoheshin përmes mjekëve edhe në aspektin psikologjik.

Struktura e psikologëve është shumë shpejt e ardhshme edhe në spitalin tonë. Them se efekti i mjekut psikolog nuk i mungon asnjërit, sepse mjafton një shtrëngim dore për këta pacientë. Them se edhe ky shërbim për të cilin juve flisni dhe keni shumë të drejtë, shumë shpejt do të vijë edhe do ta kenë – u shpreh Bala.

Nga Olgerta Manastirliu, ministrja e Shëndetësisë nuk ka pasur shumë reagime mbi këto vetëvrasje. Në stilin mjaft të njohur rilindas, ku politikanët dalin mbi ekspertët dhe specialistët, Manastirliu deklaroi se nuk mungonte psikologu për të sëmurët, edhe pse mjekët si Silva Bala, e cituar më sipër, thonë ndryshe.

“Është shumë i rëndësishëm dhe shërbimi psikologjik, për këtë kemi marrë masa që edhe spitali “Shefqet Ndroqi” tashmë prej disa kohësh ka psikolog. Përpos masave, edhe në shërbimin multidisiplinar. Kemi vendosur në dispozicion koordinatorë që bëjnë lidhjen e familjarëve me mjekët e pacientëve me Covid-19. Infermierët kryejnë edhe telefonata dhe video-telefonata mes pacientëve dhe familjarëve të tyre – u shpreh Manastriliu më datë 10 nëntor.

Edhe Edi Rama do të reagonte për këto raste tragjike. Më 11 nëntor ai do të sillte krahasime me botën.

“Si mund të nxirret teza që vetëvriten për shkat të kushteve në spitale. Ju bini në kurth se nuk merrni përsipër të bëni një kërkim të thjeshtë për të parë që shifrat botërisht, tregojnë atë që është paralajmëruar nga ekspertët botërisht.

Një nga pasojat e futjes së këtij armiku në trupin e njeriut, është edhe nxitja për të vrarë veten. Në Itali, janë vetëvrarë 71 persona nga marsi në gusht dhe një numër i konsiderueshëm tentativash për vetëvrasje në Francë është rritur numri i vetëvrasjeve që lidhen me Covid, kreu i klubit të futbollit të remsit. Katër persona në Gjermani kanë kryer vetëvrasje, në Britani ka pasur vetëvrasje të personelit shëndetësor , një 37-vjeçar në spital në Mbretërinë e Bashkuar tentoi vetëvrasjen në ditën e pestë, 3 mjekë rusë janë vetëvrarë duke u hedhur nga dritaret e spitalit, pas stresit emocional që paralajmërohet nga ekspertë të shëndetit në këtë situatë. 4 të vetëvrarë në spitalin e Ukrainës janë hedhur nga spitali i Kievit. Qeveria e Shqipërisë i nxit këto vetëvrasje në botë?”,u shpreh Rama para kamerave.

Çfarë tashmë është e qartë është se pesë shqiptarë të infektuar me Covid-19 vranë veten në spitale. Problemi nuk qëndron tek krahasimi me vendet e tjera, por tek mungesa e adresimit të këtij problemi që tregon se përsëritet, e pastaj tek mbajtja e përgjegjësisë.

Kush është përgjegjës për këto vetëvrasje? Cili ushtrues i pozicioneve publike që administrojnë krizën shëndetësore të pandemisë do mbahet përgjegjës për këtë neglizhim?

Në mungesë të masave të marra nga autoritetet, si vendosja e psikologëve nëpër spitalet Covid, apo edhe rrethimi me kangjella i ballkoneve që do të shmangnin këto tragjedi, dikush duhet të japë dorëheqjen.

Reklamimi me kamera që po i bëhet spitaleve është diametralisht i kundërt me faktin e errët se të shtruarit po vrasin veten. Kjo shërben si provë se për Rilindjen edhe në kohë pandemie, prioritet është propaganda dhe jo zgjidhja e problemit.

Vetëvrasjet nga të sëmurët me Covid-19 

Rasti i pari ndodhi më 13 gusht, kur pacienti Xhino Koca u hodh nga kati i tretë në gjendje të rënduar psikologjike. Më pas u publikua edhe mesazhi i fundit i Kocës, i cili në gjendje të dëshpëruar i kërkonte falje familjarëve të tij për veprimin e rëndë që po kryente, për shkak se nuk mundte dot të përballonte sëmundjen.

Pacienti i dytë i vetëvrarë në spitalin “Shfqet Ndroqi” ishte 65-vjeçari Hasan Mira nga Fullqeti i Klosit, i cili u hodh nga kati i katërt.

I treti ishte 52-vjeçari nga Tropoja, Preng Gjonaj, i cili u hodh nga kati i katërt i spitalit “Shefqet Ndroqi” më 1 nëntor. Për të u tha se gjatë ditëve të fundit kishte shfaqur edhe probleme me shëndetin mendor.

Pacienti i katërt që vrau veten i sëmurë me Covid-19 ishte Reshat Grembi. Ai u hodh nga kati i tretë i spitalit Covid 1 tek QSUT. Edhe pse u mbajt nën kujdesin e mjekëve për pothuajse një ditë, 69-vjeçari nuk mundi ti mbijetoi plagëve.

Sot, 30 minuta pas mesnate ishte Leonard Skabona ai që do të hidhej nga ballkoni i pavionit të katit të parë duke gjetur vdekjen. Siç raportohet, 60-vjeçari ka shfrytëzuar një moment kur lëvizja e mjekëve ishte e reduktuar për tu vetëflijuar. Për rastin reagoi para pak minutash edhe spitali.

“60 vjeçari i konfirmuar me COVID-19, ishte shtruar pasditen e datës 28 nëntor në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku iu kryen ekzaminimet imazherike dhe u trajtua me terapinë e plotë të mjekimit në pavionin e urgjencës. Më datë 29 pacienti është transferuar në pavionin e katit të parë (mbi katin përdhes) ku edhe ka kryer aktin e rëndë. Lidhur me arsyet që e çuan 60-vjeçarin drejt këtij akti ekstrem, është duke u kryer hetimi nga ana e organeve kompetente”, thuhet në njoftim. ©LAPSI.AL 

Çfarë do të ndodhë me shërbimin e kolaudimit nga Janari

Ministria e Infrastrukturës ka vendosur të mos rinovojë kontratën për koncesionarin e kolaudimit të automjeteve.

Përmes një shkrese kompanisë i është kërkuar të nisë dorëzimin e paisjeve, të cilat do të administrohen prej Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor.

Po ashtu mësohet se ky shërbim që nga janari i vitit që vjen do ti kalojë shtetit.

Në fakt Kontrata koncesionare e kolaudimit te makinave përfundoi afatin 10-vjeçar në shtator të vitit 2019, por qeveria vendosi ta shtyjë edhe me 16 muaj të tjerë vlefshmërinë e saj deri më 31 dhjetor të këtij viti.

Për shkak të problematikave të shfaqura gjatë kohëzgjatjes së koncesionit, vazhdimisht është kërkuar që të ketë një decentralizim të këtij shërbimi.

Në këtë rast do të ishin kompanitë koncesionare të automjeteve, apo dhe pikat e mëdha të shërbimeve të automjeteve që mund të ofronin kolaudimin, duke shmangur rradhët e gjata por edhe duke krijuar një garë sa i përket parametrave të shërbimit.

Në këtë rast përmes konkurrencës pretendohej rritja e cilësisë së shërbimit, por edhe reduktim të tarifave për qytetarët dhe kompanitë që kryejnë kontrollin periodic të automjeteve.

Një tjetër mundësi është dhe administrimi nga DPRRTSH, por edhe në këtë rast nga grupi i punës është propozuar që të ketë një reduktim të tarifës.

Burimet shprehen se varianti i dytë është më i pranueshëm të paktën deri në zgjedhjet e 25 prillit.

Por liberalizimi i tregut gjithësesi nuk përjashtohet nga ekspertët. Sipas të dhënave ky treg qarkullon rreth 8 milion euro në vit ndërkohë që numri i automjeteve në qarkullim ka ardhur gjithnjë në rritje.

3 ditë pozitive me Covid-19, ndërron jetë mjekja 40-vjeçare

Ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme nga një sulm në zemër mjekja 40 vjeçare në Turqi, Ferdane Bilgi, e cila rezultoi edhe pozitive nga testi i Covid-19 prej datës 27 nëntor.

Bilgin ishte pjesë e stafit administrativ në qendrën e Spitaleve Publike të Drejtorisë Shëndetësore Hatay, e cila ishte e martuar me dy fëmijë.

Drejtori i Shëndetësisë në Hatay Dr. Mustafa Hambolat, në postimin e tij në mediat sociale, shprehu ngushëllimet për të afërmit e mjekes dhe stafit shëndetësor

“Ferdane Bilgin, një nga anetaret e personelit të Drejtorisë Shëndetësore Krahinore të Hatay, Presidenca e Spitaleve Publike, ka ndërruar jetë. Mëshira e Zotit qoftë për të ndjerën dhe uroj ngushëllime për të dashurit, familjen e saj  dhe komunitetin tonë shëndetësor“, tha Hambolat.