Home Blog Page 2669

“Amnistia Penale shpërblen zyrtarët e korruptuar dhe të dënuar nga GJKKO”- Basha: Pazar i ulët anti-SPAK! Ndëshkohen opozitarët dhe protestuesit

0

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka hedhur akuza se projekligji për Amnistinë Penale shpërblen zyrtarët e korruptuar duke i liruar nga burgu, ndërsa sipas tij “ndëshkon opozitën dhe protestuesit”.

Gjatë fjalës në Kuvend, u shpreh se maxhoranca kaloi në rend të ditën Amnistinë Penale pa e futur në Komisionin e Ligjeve se “nuk sepse nuk doni që qytetarët të kenë mundësinë të njihjen me një Amnisti që shpërblen zyrtarët të korruptuar dhe zyrtarë të dënuar nga GJKKO”.

Ai theksoi se ky është një pazari i ulët anti-SPAK mes Rithemelimit dhe PS.

FJALA E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA, NË KUVEND

Zonja kryetare transparenca shërbehet përmes procedurave parlamentare. Shkelja e procedurave parlamentare bëhet për t’i mohuar qytetarëve transparencën. Amnistia nuk ka qenë në rendin e ditës, doni ta fusni sot pa e kaluar në komisionin e ligjeve dhe na ftoni që çfarë kemi ta themi këtu në këtë sallë. Pse? Përgjigjja është fare e thjeshtë, sepse ju nuk doni që qytetarët të kenë mundësinë të njihen me një amnisti e cila shpërblen zyrtarë të korruptuar dhe zyrtarë të dënuar nga GJKKO-ja, dhe ndëshkon opozitarë dhe protestues të tjerë. Sa për kategoritë që përfitojnë sipas këtij propozimi, ata janë fare të qartë.

Përfitojnë zytarët e dënuar apo të hetuar në nenin 244 – Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike
Neni 244/a -Korrupsioni aktiv i nëpunësve të huaj publikë
Neni 245 – Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë
Neni 245/1 -Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike
Neni 257/a-Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë…
Neni 258-Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike
Neni 259-Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike
Neni 259/a-Korrupsioni pasiv i nëpunësve të huaj publikë,
Neni 260-Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë
Neni 312-Korrupsioni aktiv i dëshmitarit, i ekspertit ose përkthyesit
Neni 319-Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë dhe pikat pasuese të tij.
Neni 319/a-Korrupsioni aktiv i gjyqtarit ose i zyrtarit të gjykatave ndërkombëtare
Neni 319/b-Korrupsioni aktiv i arbitrit vendas dhe të huaj

Neni 319/c-Korrupsioni aktiv i anëtarëve të jurive gjyqësore të huaja
Neni 319/ç-Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë
Neni 319/d-Korrupsioni pasiv i gjyqtarit ose i zyrtarit të gjykatave ndërkombëtare
Neni 319/dh-Korrupsioni pasiv i arbitrit vendas dhe të huaj
Neni 319/e-Korrupsioni pasiv i anëtarëve të jurive gjyqësore të huaja
Neni 328 – Korrupsioni aktiv në zgjedhje
Neni 328/a -Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore

Për ata deputetë sic u shpreh dikush që nuk e ka parë propozimin, të gjitha këto vepra do të amnistohen me votën jo transparente të pakaluara në komisionin ligjor me një pazar të qartë. Ku përjashtohen, në kundërshtim me atë që pretendoi ministri i drejtësisë, protestuesit, masivisht të gjithë protestuesit, pa përjashtim të gjithë protestuesit e opozitës janë akuzuar, hetuar dhe dënuar për nenin 236/2 “kundërshtim të punonjësve të policisë”, si akuzaë kryesore. Ndërkohë që propozimi prek vetëm 236/1, pothuajse asnjë protestues nuk përfiton. Zyrtarët e korruptuar, të dënuar apo nën hetim përftitojnë. Është e qartë që kz Pazar i ulët, është një pazar anti-drejtësi, është një pazar anti-SPAK/ Përfitojnë të korruptuarit, dënohen dhe përjashtohen nga përfitimi protestuesit kundër korrupsionit. Përfitojnë pra të korruptuarit dhe dënohen ata që janë ngritur kundër korrupsionit dhe kriminalizimit të shtetit. Duke përfshirë zyrtarë të lartë të çështjeve që gjeja janë nën hetim parlamentar, siç është ish sekretarja e përgjithshme e Shëndetësisë.

“Tre prej amendamente godasin SPAK”- Amnistia Penale në Kuvend, Alibeaj: Askujt nuk i hapet barku për të dënuarit! Doni të ruani karriget tuaja

0

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Enkelejd Alibeaj, tha se amnistia e sotme që pritet të miratohet nga Parlamenti nuk është gjë tjetër vetëm se amnisti nga SPAK.

“Po miratohet një akt që shënon fundin e moralitetit politik. E di se në fundin e mandatit që gjithsecilin e vendos në sfidën e madhe nëse do të jetë më në Parlament, ndaj lënë gjithçka mënjanë se si të ruajnë karrigen e tyre. Tre produkte kanë ndodhur që kur keni arritur marrëveshjen e madhe. E treta është sot. Asnjëri këtu në këtë sallë kur bëhet fjalë për amnistinë, nuk i hapet barku për të burgosurit. I sakrifikuari i madh sot është drejtësia.

Me amnistinë që po bëni gati të votoni sot në heshtje. Sot, do jepet vota për t’i ulur dënimin 1 vit e gjysmë burrave , dy viteve grave që janë dënuar nga drejtësia e re. Ky është testi i parë i hidhur i kësaj marrëveshje. Duhet të bëni transparencë duke e kthyer në Komisionin e Ligjeve. Këto janë testet që po i merr ky Parlament në fund, nën frikën e humbjes së mandatit dhe sidomos nën frikën e SPAK. Nuk është gjë tjetër vetëm se amnisti nga SPAK-u. Shqiptarët duhet t’u ndëshkojnë nesër të gjithëve. Janë katër amendamente, tre prej të cilave godasin SPAK-un drejtpërdrejt”, theksoi ai.

“FBI dhe DEA janë atashuar pranë nesh”, Dumani publikon raportin e punës së SPAK

0

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, paraqiti këtë të enjte në Këshillin e Lartë të Prokurorisë raportin e punës së SPAK për vitin 2023.

Në fjalën e tij Dumani tha se gjatë vitit të shkuar Prokuroria e Posaçme ka pasur një rritje cilësore të punës së saj, e cila është përshëndetur si nga shoqëria, ashtu dhe nga partnerët ndërkombëtare.

Kreu i SPAK vlerësoi pozitivisht bashkëpunimin me agjensitë partnere, ku tha se ardhja e hetuesve të DEA dhe FBI, të cilët janë atashuar pranë zyrave të SPAK, ka ndihmuar proceset hetimore.

Dumani tha se vlera e pasurive të sekuestrua dhe konfiskuara gjatë vitit 2023 kap vlerën e 41 mln euro.

Ai tha se për vitin 2023 ka një rritje të procedimeve penale në masën 16% në raport me vitin e shkuar.

Sipas tij gjatë vitit 2022-2023 janë regjistruar 211 procedime penale për korrupsionin, 81 për krimin e organizuar dhe 13 procedime penale për terrorizmin.

Për institucionin tonë ky është një moment i rëndësishëm, pasi KLP duhet të njihet me punën e bërë nga SPAK në harkun kohor të një viti.

Për vitin 2023 veprimtaria ka patur një rritje cilësore e cila është mirëpritur nga shoqëria shqiptare dhe komuniteti ndërkombëtar.

SPAK ka arritur që të krijojë një besueshmëri me institucionet partnere në nivel rajonal dhe më gjerë. Ndër të tjera gjatë këtij viti është për t’u shënuar është dhe nënshkrimi i marrëveshjes mes Prokurorisë së Posaçme dhe Prokurorit Publik Evropian më datë 29.06.2023. Tashmë nga ana tjetër përfqësues të DEA dhe FBI janë atashuar pranë zyrave të SPAK-ut për të koordinuar dhe asistuar më mirë hetimin dhe bashkëpunimin nëpërmjet agjensive ligjzbatuese.

Prokuroria e Posaçme ka vendosur gjithashtu kontakte të drejtpërdrejta me vendet e Amerikës Lartine të cilat do të rrisin gjithahstu forcimin e hetimit të veprave penale në kuadër të krimit të organizuar”, tha Dumani.

Gjithashtu Dumani shtoi se prietet që së shpejti SPAK-ut do t’i shtohen dhe 2 prokurorë duke e plotësuar kështu organikën e këtij institucioni.

“Është në përfundim emërimi i dy prokurorëve të tjerë për të mbyllur numrin e prokurorëve në organigramë. Jemi në pritje të vetingut për emërimin e dy prokurorëve të tjerë të cilët do të jenë një vlerë e shtuar”, tha Dumani.

“Aleancë anti-SPAK”- Basha për amnistinë penale: Pazar me Ramën për të liruar zyrtarët e korruptuar, ja ku u katandis revolucioni

0

Kreu i PD-së Lulzim Basha, në një prononcim para gazetarëve në nisje të seancës në Kuvend, i qëndron deklaratave të tij se amnistia penale është një pazar mes mazhorancës dhe Rithemelimit.

Basha e cilësoi aleancë anti-SPAK, duke thënë se pazari është bërë për të përfituar zyrtarët e korruptuar.

PRONONCIMI PËR MEDIAT I KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA, NË OBORRIN E KUVENDIT

Propozimi i partisë socialiste me mbështetjen e pazarxhinjve të partisë socialiste e kthen votën atyre që i thonë vetes opozitë në votë të një aneksi të partisë socialiste, një kamerdare për Edi Ramën. Së dyti jep një sinjal të qartë kundër SPAK-ut. Pra është aleanca anti-SPAK, sepse sinjali është ju i dënoni zyrtarët, ne i lirojmë me amnisti. Kur në fakt dënimi i zyrtarëve të çdo rangu, në veçanti për shembull hetimi dhe dënimi i drejtorëve të korrupstuar, duhet të çojë në hetimin dhe dënimin e shefave të këtyre drejtorëve, përgjegjësve politik të korrupsionit. Sepse të gjithë e dimë që në këtë vend korrupsioni ka një përgjegjësi politike nga kryeministri dhe ministrat, deri te drejtorët. Duke amnistuar drejtorët dhe zyrtarët të dënuar nga SPAK-u për korrupsion, dalin hapur petët e lakrorit, kuptohet se cili është pazari me partinë socialiste. Është një aleancë anti-SPAK ku shqetësimi i vetëm është SPAK-u, shqetësimi i vetëm janë të dënuarit për korrupsion. Njëkohësisht dua t’i bëj një thirrje kujtdo që e konsideron veten opozitar në atë sallë, t’i largohet këtij pazari të ndyrë, pasi është një kamerdare për Edi Ramën. Kamerdare në një kohë kur qeveria e tij është e zhytur në skandale korrupsioni dhe është po kështu një aleancë anti-SPAK. Partia Demokratike e refuzon këtë pazar dhe sigurisht nuk mund të jetë pjesë e kësaj pseudoamnistie nga e cila përfitojnë zyrtarët e korruptuar, por nuk përfitojnë protestuesit që u ngritën kundër korrupsionit dhe kriminalizimit të shtetit.

 

Dosja “5D”- GJKKO urdhër SPAK: Hetoni titullarin e Bashkisë

0

Gjykata dhe Prokuroria e Posaçme duket se vijojnë të kenë kompleks të përmendin emrin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në hetimet që kanë në zhvillim. Kështu ndodhi më herët me dosjen e inceneratorit të Tiranës dhe e njëjta gjë u përsërit edhe në hetimin e aferës “5D” shpk.

Në 120 faqe vendimi gjyqësor, emri i kryebashkiakut Veliaj nuk përmendet asnjëherë nominalisht, megjithëse e gjithë çështja hetimore është bazuar mbi drejtorët e tij të rëndësishëm dhe, për më tepër, mbi një numër të konsiderueshëm tenderash të zhvilluar drejtëpërdrejtë nga Bashkia Tiranë dhe të fituar në mënyrë abuzive nga “5D” shpk (ish “V.A.S Construction”).

Megjithatë, përtej kompleksit për të përmendur emrin e tij, Gjykata e Posaçme, gjithësesi, ka lënë një shenjë për Prokurorinë, ku i kërkon të hetojë titullarin e Autoritetit Kontraktor. Në vendim nuk përmendet më shumë se cilit Autoritet Kontraktor. Por, duke ndjekur logjikën e vendimit, kuptohet qartësisht se bëhet fjalë për Erion Veliaj.

Në vendim, thuhet konkretisht: “Në raport me faktet dhe rrethanat e mësipërme, gjykata vlerëson se, në vijim të hetimeve, duhet të hetohen dhe vlerësohen edhe përgjegjësitë e mundshme të titullarit të autoritetit kontraktor ose nëpunësit të autorizuar, në lidhje me detyrimet ligjore të tij për të kontrolluar ligjshmërinë e procedurave të prokurimit objekt procedimi, për të vlerësuar nëse ka element të veprës penale”.