14.5 C
Tirana
E mërkurë, 19 Nëntor, 2025

U shërua nga Covid-19, gjendet i vdekur në rrethana misterioze miliarderi rus

Një miliarder i njohur rus është gjetur i vdekur në Zanzibar në rrethana misterioze.

53-vjeçari Igor Sosin, u rikuperua nga koronavirusi në fillim të këtij viti, por humbi jetën pas një festë ku kishte marrë pjesë me vajzën e tij Taisia, 18 vjeç dhe një grua të panjohur. Sipas familjarëve, Sosin humbi jetën në gjumë, ndërsa shkaku i vdekjes nuk është përcaktuar ende.

Sosin ishte i njohur për shpenzimet marramendëse dhe jetën e luksit. Një herë shpenzoi disa milionë paund për një koleksion fustanesh që i përkisnin Sharon Stone të cilat ia dhuroi një prej grave të tij.

Familja e bisnesmenit është goditur nga një tjetër tragjedi, pasi djali i tij, Egor, në atë kohë 19 vjeç, mbyti nënën e tij me një kabllo karikuesi telefoni. Egor nuk u përball me drejtësinë pasi u diagnostikua me një ‘çrregullim akut mendor’.

Rikthehet në detyrë kolegu i policit që vrau Klodian Rashën

Dy javë pasi ka qëndruar i pezulluar, efektivi i Shqiponjave, i cili ishte në shërbim sëbashku me Nevaldo Hajdarajn, ditën kur u vra Klodian Rasha, është rikthyer në detyrë.

Mësohet se nga verifikimi ka rezultuar se ai nuk ka kryer shkelje, ndërsa ka njoftuar në kohë në lidhje me ngjarjen.

Sa i takon hetimit për efektivin Nevaldo Hajdaraj, organi i akuzës është duke kryer edhe verifikimin e fundit nëse viktima dhe autori kanë patur njohje të mëparshme.

Ky fakt do të ndikojë në akuzën që do i ngrihet Hajdarit në momentin kur dosja do të shkojë për gjykim.

Sa i takon armës së gjetur në vendgjarje, prokuroria është në pritje të përgjigjes nga laboratorët jashtë Shqipërisë nëse do të marrin përsipër ekspertimin e saj.

Ngjarja e rëndë ndodhi orët e para të mëngjesit të dhjetorit, ku efektivi Nevaldo Hajdaraj ekzekutoi 25-vjeçarin, Klodian Rasha për shkak se theu orën policore.

Dallimet e mëdha mes Bashës dhe Ramës

Nga Bujar NISHANI

Platforma dhe përpjekja mediatike e Edi Ramës për të goditur dhe zvetënuar figurën e Lul Bashës është e mirë llogaritur dhe mirë pregatitur.

Por ajo nuk ka alternativë tjetër veç dështimit dhe degradimit.

Kjo, për shumë arsye, por më kryesorja është vetë ekzistenca para shqiptarëve e Edi Ramës, me tërë formatin që ai ka!

Edi Rama përpiqet mediatikisht t’u imponohet shqiptarëve si një ndër figurat politike apo liderët shtetëror në historinë e këtij vendi.

Qesharake!

Shqiptarët anekënd botës e dinë fare mirë sot, se cili është Edi Rama.

Eshtë e vërtetë që Edi Rama do të përfshihet në faqet e librit historik të “kryeministrave” të këtij vendi, por këto do të jenë faqet më pa vlerë të atij libri.

Ndoshta rrjeshtat mbi korrupsionin, shkatërrimin e shtetit, paaftësinë dhe vulgariterin civil mund të mos përbëjnë shumë interes në historinë që vjen, por rrjeshtat më të zinj të asaj faqeje do të jenë ato mbi çështjen dhe interesin kombëtar.

Edi Rama hyri në jetën institucionale të Shqipërisë si një inplantim politik, pa asnjë rekord jo vetëm politik por mbi të gjitha pa asnjë kontribut publik.

Tentativa vetë inicuese për tu rrjeshtuar me Sali Berishën, Fatos Nanon apo Ilir Metën nuk ngjizet dot.

Sepse personazhet që tinëzisht kërkon t’i përdorë Edi Rama, erdhën dhe kaluan përmes rekordesh të forta politike dhe publike.

Me të mirat dhe dështimet e tyre.

Por me rekorde në interesin publik!

Postulati “një pallat një votë” është përkthimi përmbajtësor i Edi Ramës, por jo më i rëndësishmi tregues.

Dramatik është dallimi intelektual, qytetar, institucional dhe në personalitet midis Edi Ramës dhe atyre socialistëve të tjerë që kishin stofin e lidershipit brenda së majtës, si Rexhep Meidani, Arben Malaj apo Maqo Lakrori.

Imagjinoni tani ndryshimin!

Kompleksimi që ka thellë në subkoshiencën e personalitetit të tij, Edi Ramën e bën nervoz karshi Lul Bashës!

Projektimi i agresionit mediatik ndaj Lul Bashës, është i kuptueshëm.

Edi Rama po del nga përditshmëria, Lul Basha po hyn tashmë!

Edi Rama është sot përballë Lul Bashës jo thjesht si dy individë por si dy modele.

Po, është e vërtetë që Lul Basha nuk ka korruptuar askënd për tu ngjitur në krye të Partisë Demokratike, sepse antarësia e atij klubi politik nuk rrjeshtohet me para !

Po, është e vërtetë që Lul Basha nuk bën dot as miqësi e as pazare me botën e krimit.

Edhe sikur të tentojë me imponim, nuk e bën dot se nuk e ka në gen dhe natyrë, do të dështonte keq po ta tentonte.

Eshtë e vërtetë që Lul Basha nuk është agresiv dhe i dhunshëm me shoqërinë dhe në dimensionin e tij social.

Dhuna dhe urrejtja ndaj komportimit shoqëror, duket që nuk është pjesë e personalitetit dhe civilizimit të Lul Bashës.

Lul Basha nuk e konsideron vjedhjen e pasurive publike si një “zotësi” dhe as si atribut pushteti.

Modeli i pushtetit të Lul Bashës është ekipi qeverisës dhe jo të qeverisë veç ekipin!

Të jesh i thjeshtë, i njehësuar me normalitetin e shoqërisë, pjesë e së cilës je, është nevoja që kanë qytetarët, të majtë apo të djathtë qofshin në anësimin e tyre politik.

Këto janë dallime të mëdha midis modeleve të Lul Bashës dhe Edi Ramës!

Modeli dhe Atu-ja e Lul Bashës përballë asaj të Edi Ramës është si dita me natën.

Kjo e detyron Edi Ramën të tentojë diversionin politik, agresionin mediatik, propagandën e intrigës.

Të gjitha këto, tashmë të dala boje, ashtu siç e gjithë fasada mashtruese e 20-të viteve pushtet të manipuluar me paratë e korrupsionit që fshehin paaftësinë e Edi Ramës dhe mashtrimin e shqiptarëve.

25 prilli po vjen. Furtunë popullore kundër moralit “një pallat, një votë”!

#TëRingremëShqipërinë

Video/ Lokali i Ben Blushit nuk pyet për masat e qeverisë, qytetarët gjobiten në rrugë për maska!

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka bërë publik denoncimin e një qytetari, i cili tregon se pavarësisht masave të vendosura nga qeveria, lokali i Ben Blushit në Korçë rri gjatë gjithë kohës hapur dhe askush nuk e prek.

Ligji godet fort shqiptarët, por jo miqtë e Rilindjes! Lokali i Ben Blushit nuk pyet për masat e qeverisë. Prej 7 vitesh në Shqipëri ligji përdoret ndaj më të dobëtit, për të fortët dhe rilindasit nuk ekziston.

Nëse qytetarët shqiptarë lëvizin pas orës 20:30 gjobiten me 30 mijë lek, ndërsa bizneset me miliona lek, por për jo miqtë dhe ortakët e rilindjes.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Per Arben Malaviten (Blushin) ligji nuk ekziston.

Meshet ne Shtepine e Zotit nuk lejohen!

Qytetaret per maska gjobiten ne rruge!

Ne lokalin e Arben Malavites e zbardhin qindra vete!

Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital!

Ky eshte zbatimi i ligjit nga Ardi Veliu dhe ministri i familjes Çuçi. sb

Doktor ju falenderoj per denoncimin qe publikuat mbreme ku ne mes te Korces ne oren 23.00 behej feste me 200 vete duke u kthyer ne bombe shendetesore. Policia shkoi dhe e mbylli ambientin por asnje mase. Qytetaret gjobiten nga 30 mije leke per masken kurse lokali i Ben Blushit as nuk raportohet nga policia. Organizatorin e mbron qeveria dhe policia pasi Blushi eshte shok me Çuçin e Rilindjes. Asnje mase ligjore dhe po e fshehin ngjarjen. Policia po kerkon te shpetoje Blushin dhe te tijet ndersa qytetaret vuajne ne kulmin e pandemise. Faleminderit sepse te gjithe po e mesojne te verteten, Ben Blushi perdor Top Channel dhe Rilindjen e hajduteve te Rames per te shpetuar nga drejtesia me dy standarte. Qytetaret ne karantine Blushi ne lokalet e tij feston do kete serish dhe sonte feste. I garanton Ardi Veliu dhe Blendi Çuçi.

Mjekët e Infektivit në rresht për të pritur Ramën, harrojnë pacientët!

Mjekët e spitalit Infektiv janë vënë në rresht për të pritur Ramën duke lënë pacientët në ethet e Covid-19 pa asnjë ndihmë.

Edhe këtë radhë Rama ka takuar mjekët për propagandë. Ai deklaroi se në muajin Janar do të vijnë 100 vaksina nga Bullgaria, jo nga Amerika ku qëndroi 5 ditë me pretekstin e sigurimit të vaksinave por në fakti ishte per të bërë shopping.

“Unë jam shumë i kujdeshëm me fjalët por jemi shumë afër përmbylljes së një marrëveshje me disa komponentë për vaksinën. Në fillim do të kemi edhe dozat e para që janë për ju dhe do hidhet me short nëse do e bëjë përpara Najada apo ti Tritan. Është shumë situatë e vështirë sepse edhe shtetet e mëdha dozat që po marrin janë shumë më pak se ato që kishin parashikuar pasi SHBA ka vendosur ndalimin e eksportit të çdo doze. Bullgaria do japë për Maqedoninë e Veriut njësoj si për ne”, tha Rama.

Të rikthehet e shenjta si themel shqiptarie, jo si pazar qeverie

Nga Ilir NIKOLLA

Asnjë ditë më shumë sesa sot nuk shkëlqen plaga e madhe e mungesës së të shenjtës në trojet tona. Të shenjtën e nxjerrim përditë në pazar për nevojat e ditës, e ato janë aq të shumta, aq bazike. Në kohët kur uria po kapërthen gjithnjë e më shumë tavolinat e një kombi që është gjendur përherë në mes të qytetërimeve të mëdha e që ja ka arritur që në botën e tij të vetëplotësohet me bukë, kripë e dinjitet, gjëja më e lehtë që ju del para syve mendjeve të tulatura nga nevojat bazike është shitja e së shenjtës. Ajo ka dalë në pazar dhe fatkeqësisht bursën e së shenjtës e përdorojnë matrapazët në kolltuk. Ata janë “oratorët” që përcaktojnë se kush mund ta këmbejë vullnetin e tij për ndryshim me një vend pune, me një renditje më të mirë në një konkurs bukurie,…e më keq akoma, me një kuti ndihmash në ditët para Kërshëndellave.

Dy të këqija në një ditë, e shenjta zgjidhet si kurbani i ditës dhe fatkeqësisht ajo blihet me ulje nga matrapazët që përdorojnë bursën e të shenjtës. Përditë shohim kambialet që ofron qeveria, për policët që duhet të godasin me uniformë e të mbledhin votat për qeverinë pasditeve, pa uniformë, për mësuesit që duhet të intimidojnë prindërit e nxënësve, për kryefamiljarët që duhet të bëjnë zap fëmijët që mendojnë me kokën e tyre dhe në fund fare, edhe për klerikët e liderët shpirtërorë, që s’duhet të bëzajnë, në rast se duan që të ruajnë raportet që organizmat e tyre kanë me buxhetin e shtetit apo që duan të ruajnë ndonjë shpresë se pasuritë e grabitura ndër dekada të mund t’u kthehen nga gjykatat e kontrolluara të këtij vendi. Rasti i kambialit shtetëror ishte në kufijtë e karikaturës, kur u pretendua se ishte meritë e qeverisë që po i regjistrohej prona 800-vjeçare Kishës së Kuvendit të Rubikut.

Në botën shqiptare ka një nevojë ulëritëse për kthimin e të shenjtës, kthimin e asaj që as nuk shitet e as nuk blihet, e asaj që s’ka çmim. Në vitet ’90 e përjetuam dashurinë e shqiptarëve për votën e lirë si një gjë të shenjtë, por atë e kanë nxjerrë prej Dushkut të 2001-it në pazar, dhe gjithmonë e më tepër po ja ulin çmimin. De-shenjtërimi i votës së lirë ishte vetëm fillimi i një rrëgjimi të madh, që më tej vijoi me kuotimin në bursë të drejtësisë, më pas të së drejtës për të bërë tregti, më tej akoma më të drejtën e meritokracisë në administratën shtetërore e në fund fare, kanë hedhur në bursë edhe të drejtën e jetës. Të jetuarit me dinjteti nuk është më një e drejtë e patjetërsueshme në një shtet me demokraci, në trojet tona mund të jetohet me dinjtet nëse klasifikohesh në oktapodin e pushtetit, përndryshe mund të mbijetosh, veç nëse mundesh.

Kjo kurbë zbritëse e të shenjtës, nëse mund të shprehemi disi me gjuhën ekonomike, njërën nga mënyrat që kuptohet në mënyrë më të pangatërrueshme në kohën tonë, ka arritur në pikën e vet më të ulët. E kur më mirë se me 25 dhjetor mund të flasim për të shenjtën, duke nisur nga shenjtërimi i jetës, e më tej tek krejt ajo hapësirë e të shenjtës që shqiptarët e kanë të tyren prej mijëra vjetësh, por që tashmë e kanë nxjerrë nga hapësira publike e mundohen ta mbrojnë sa të munden në hapësirën e tyre private. Merret vesh se kjo betejë pa heronj publikë ka një çmim shumë të lartë dhe ka nevojë të ndihmohet sa të mundet nga aktorët publikë. Me 25 dhjetor, këta heronj jopublikë kanë nevojë për ndihmën e liderëve publikë, për ndihmën e mediave, partive politike dhe liderëve fetarë. Ditën e Kërshëndellave në trojet e Shën Palit ka një nevojë ulëritëse për kthimin e të shenjtës në hapësirën publike, së pari për kthimin e dinjitetit të jetës e të vullnetit për të zgjedhur.

Në demokraci respektohet ligji dhe jo rregullat

Nga Redin HAFIZI

CHANGE?! 😂

Ne demokraci respektojme ligjet e jo rregullat. Keto te fundit ndryshohen me mbledhje, takime, apo edhe revolucion. Nderkohe ligjet ndryshojne permes rrjedhojes se sistemit. Michelle Obama perpara zgjedhjeve presidenciale te ketij viti mburrej ne fb se kur ishte ne pozicionin e Zonjes se Pare, fshehurazi kishte dale nga Shtepia e Bardhe, bashke me vajzat e saj Sasha dhe Malia, per te festuar ne Washington DC nje vendim te gjykates kushtetuese ne Amerike per te drejtat e cifteve homosexual. Edhe pse nje juriste dhe bashkeshorte e Presidentit te SHBA ajo nuk e ka problem te thyeje ligjin dhe t’a deklaroje nje gje te tille nen kapucin e bluzave sportive. Ajo vuri ne rrezik dhe ne pikepyetje komplet sistemin e sigurise se njeriut me te fuqishem ne bote.

Ky nuk eshte ndryshim, por mosbindje e Michelle ndaj burrit te saj dhe njerkut te tij nga Indonezia. Postimet e saj ishin para zgjedhjeve dhe thirrjet per thyerje ligji ishin si vazhdimesi e asaj qe Obama kerkoi, pra “Ndryshim”. Pra sipas nje familje presidenciale ne Amerike ligji konsiderohet gabim atehere mund te themi se ndryshimi qe kerkojne eshte jashteligjesia. Fatkeqesisht kjo jashteligjesi u shnderrua ne teori dhe praktike politike per te udhehequr turmat. U shfrytezuan turmat e papuna qe dembelizmin e kane si menyre jetese ne mbare boten.

Ishin keta qe u shfrytezuan per teorine e genjeshtert per ndryshim, ku baza ishte thjesht te drejtat e homoseksualeve, pra per mua nisi nje sulm kunder idese se familjes. Ky ishte ndryshimi qe kerkuan edhe ne Shqiperi me kthimin e Erjon Veliaj ne 2002. Ky individ beri reklamen e tij permes mbremjeve homoseksuale per te sjelle ate qe ky individ e konsideron si ndryshim. Kjo teori tashme eshte kthyer ne Shqiperi si praktike sunduese. Sot familja po luftohet, madje edhe integriteti i individit eshte thjesht nje cope dhjami ne muskujt e nje shoqerie pa norma. Teoria e ndryshimit te Veliajt po kerkon te trese dhjamin. Pra duhet shkaterruar integriteti.

Ne Shqiperi ne emer te ndryshimit erdhi serish diktatura. Jane komunistet qe kerkojne te rikthehen permes temave te reja te barazise, por qe bazohen ne bazat e forta te ideologjise ekstreme te majte. Njerezit duhet te jene te barabarte thote teoria e majte, por kurre nuk rrespektojne barazine e ndjenjave. Asnjehere nuk rrespektohet berthama e shoqerise qe eshte familja tradicionale dhe ketu duhet qe te mbahet memoria per te sjelle parimet e qendrueshmerise. Nen preteksin e ndryshimit ne shkaterruam traditen, ne po na kerkohet te harrojme historine.

George Soros po shkaterron shoqeri ne bote vetem permes shprehjes se askush nuk ka monopolin e te vertetes, nderkohe qe askush nuk e kerkon monopolin e te vertetes kur ajo ekziston dhe eshte e verteta universale qe ne ndjejme dhe nuk e mendojme. Kete duhet te mbajne ne Shqiperi qeverrisja e re qe tashme eshte menduar si nje rrotacion i politikes ne Shqiperi. Shpresoj qe qeverria e re te mos jete shume dipendente ndaj teorive te Veliaj per ndryshim. Jo, ne me force duhet qe te kthehemi pas tek tradita. Ne me force duhet te kthehemi tek lufta per Zotin, lirine e fjales, dashurine dhe familjen.

Ne jemi komb me histori qe Veliaj dhe siperfaqesoret e tij nuk i dine. Ne kemi te ardhme, pasi kemi nje te shkuar te lavdishme dhe nuk na duhet asnje ndryshim. Ne duan te na ndryshojne dhe te na shnderrojne si lypsare te botes. Ne duan te na ndryshojne edhe shpirtin e protestes duke fragmentarizuar nevojat per te cilat ne arrijme deri ne revolucion. Ky eshte pushteti dhe kur ne nuk e shohim si te tille atehere biem ne pozita skllaveruese, ne pozita bashkepunuese me pushtetin.

Nderkohe qe kete e nisi Obama, pra perfaqesimin e pushtetit permes thirrjes se tij per “Change”. Pra, ja ky eshte pushteti dhe nen ndryshimin ne po kerkojme te vasalizohemi pas pushtetit. Kjo ka funksionuar dhe nese nuk denohet Veliaj per vrasjen e Ardit Gjoklajt, atehere ndryshimi do te jete thjesht nje fjale, por nuk do te jete ate qe ne deshirojme. Ne kerkojme ndeshkueshmerine ndaj krimit dhe cfare do lloj jashteligjshmerie. Ne demokraci respektohet ligji dhe jo rregullat. Keto te fundit rrespektohen vetem ne ushtri.

9 të vdekur nga Covid-19 dhe 553 raste të reja në 24 orë

Situata e koronavirusit në Shqipëri vazhdon të jetë e rënduar. Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në 24 orët e fundit janë shënuar 9 viktima nga Covid 19.

Ndërkaq sot janë 553 raste të reja me koronavirus në të gjithë Shqipërinë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 2184 testime në të gjithë vendin.

Deklarata e plotë e Ministrisë së Shëndetësisë

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 2184 testime, 514 të shëruar, 553 raste të reja dhe 9 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel qytetarëve të kufizojnë kontaktet dhe të festojnë me familjen e vogël, për të kufizuar përhapjen e COVID-19. Sjellja e përgjegjshme e gjithësecilit është përcaktuese për kufizimin e përhapjes së Covid19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit paraqitet si vijon:

Janë kryer 2184 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 553 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

230 raste në Tiranë, 46 në Fier, 33 në Shkodër, 32 në Vlorë, 23 ë Durrës, 16 në Elbasan, 15 në Lezhë, 14 në Korçë, 13 në Lushnje, 12 në Sarandë, 10 në Gjirokastër, 9 në Berat, 8 në Kamëz, nga 7 raste në Pogradec, Dibër, 6 në Krujë, nga 5 raste në Librazhd, Mat, Skrapar, nga 4 raste në Devoll, Ura Vajgurore, Kuçovë, nga 3 raste në Kukës, Has, Përmet, Bulqizë, Memaliaj, Klos, Gramsh, nga 2 raste në Kurbin, Kavajë, Pukë, Delvinë, Tepelenë, Fushë Arrëz, Peqin, nga 1 rast në Rrogozhinë, Tropojë, Vau i Dejës, Belsh, Roskovec, Shijak, Vorë, Patos, Cerrik, Këlcyrë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 514 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 30,790 që nga fillimi i epidemisë.

Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 309 pacientë, 22 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

Megjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk kanë arritur të fitojnë betejën me sëmundjen 9 qytetar me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 2 qytetar nga Tirana, 2 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Mallakastra, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Skrapari, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetare nga Peqini, të moshave 52-81 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për t’u referuar për testim, ndjekje të vazhdueshme dhe për rimbursimin e barnave të trajtimit ambulator në banesë. Nëse nuk e dini cili është mjeku juaj i familjes, telefononi linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për ta mësuar dhe për t’u vendosur në kontakt me mjekun tuaj të familjes.

Gjithashtu është në dispozion 24 orë në 7 ditë të javës numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare, ku mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (25 Dhjetor 2020)

Raste të reja ditore 553

Të shëruar në 24 orë 514

Të shtruar në spitale 309

Humbje jete në 24 orë 9

Testime ditore 2184

Testime totale 249,635

Raste pozitive 55,380

Raste të shëruara 30,790

Raste Aktive 23,456

Humbje jete 1134

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 13156

Fier 1611

Shkodër 1329

Durrës 1264

Vlorë 1055

Korçë 978

Elbasan 917

Berat 871

Lezhë 883

Gjirokastër 525

Kukës 487

Dibër 380

Humb jetën nga Covid-19 drejtori i Patentave

Ka ndërruar jetë ditën e sotme nga Covid-19 drejtori i Patentave në Gjirokastër. Edi Pesha mbante funksionin e DPSHTRR, në këtë qytet prej disa kohës.

Pesha ka qenë i shtruar prej 10 ditësh në Spitalin Infektiv, aty ku dhe mbylli sytë sot në ditën e Krishtlindjeve.

Pasha u emërua në krye të Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor, apo siç njihet ndryshe drejtoria e patentave në Gjirokastër, në Prill të vitit 2019.

Përpara emërimit në këtë post i ndjeri ka qenë në krye Shërbimit Kombëtar të Punësimit në Gjirokastër.

Të shtëna me armë, një i plagosur

Të shtëna me armë zjarri ka patur këtë mbrëmje në Dibër. Burime bëjnë me dije se nga të shtënat ka mbetur i plagosur një 50-vjeçar.

Mësohet se ai është Faik Zeqo. Ai u plagos në rrëthrrotullimin e Maqellarës. I plagosuri ka marrë një plagë në këmbë ndërkohë që nuk dihet ende se në çrrethana është plagosur..

Gjendja e tij momentalisht raportohet jashtë rrezikut për jetën.

Shkaqet e rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.