14.5 C
Tirana
E mërkurë, 19 Nëntor, 2025

Largimi i këtij tradhëtari është mision i shenjtë patriotik!

Pas publikimit të lajmit se Greqia ka miratuar shtrirjen me 12 milje në detin në kufi me Shqipërinë ka reaguar edhe nënkryetari i LSI, Petrit Vasili.

Në një mesazh ne facebook ai shkruan se, “me një pazarxhi si Edi Rama kufijtë, interesat dhe integriteti i Shqipërisë kanë mbetur mes katër rrugëve”.

Postimi i plotë i Vasilit

Me një pazarxhi si Edi Rama, kufijtë, interesat dhe integriteti i Shqipërisë kanë mbetur mes katër rrugëve dhe janë më të rrezikuara se kurrë ndonjë herë në historinë e këtij vendi.

Largimi i këtij tradhëtari të interesave të Shqipërisë është mision i shenjtë patriotik, pasi për të Shqipëria është thjesht plaçkë tregu.

Klopp jep lajmin e mirë për Xherdan Shaqirin

Xherdan Shaqiri do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj West Bromich Albionit, ndeshje e cila luhet të dielën nga ora 17:00, në kuadër të xhiros së 15-të në Premierligë.

Jurgen Klopp, ka konfirmuar se Xherdan Shaqiri do të jetë i gatshëm për këtë ndeshje.

“Shaqiri ka stërvitur shumë mirë dhe veçse është adaptuar mirë. Duket mirë dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës pasi i kemi edhe dy stërvitje tjera para ndeshjes”, është shprehur Klopp.

28 vjeçari në këtë sezon është përballur me lëndime të shumta duke e shënuar një gol dhe një asistim nga pesë ndeshje për Liverpoolin.

“Kemi shtrënguar rripin sa s’ka më”, flet kreu i shoqatës së bareve dhe restoranteve: Na mbyllën në 20:30 që të mos na dëmshpërblejnë!

Në një intervistë për “Faxnews” Enri Jahaj, i cili është kryetari i shoqatës së bareve dhe restoranteve ka folur lidhur me vendosjen e fashave të reja të orareve duke zbritu në orë 20: 30 nga 22:00 që ishte deri më 24 Dhjetori për të shmangur grumbullimet në baret dhe restorantet gjatë fetave të fundivit. Jahaj theksoi se ky venim nga qeveria, i ka gjetur të papërgatitur këto biznese duke që detyrojnë të largojnë klientët e tyre më herët dhe humbin kështu një vakt.

Ai u shpreh se shteti ka zgjedhur këtë orar pasi nuk do që të dëmshpërblejë bizneset për dëmet ekonomike që po kalojnë shkak i pandemisë.

“Kufizimet e reja, janë një vendim jo normal s’ka një argument se përse ky orar 1 orë e gjysmë do të na shpëtojë nga virusi, nuk dimë t’i japim asnjë lloj zgjidhje dhe jemi të shokuar. Tani klientët duhet të largohen më herët, jemi në fazën që një vakt na ka humbur, si të mbylleshim në orë 6 ose në orën 3 do të ishte e njëjta gjë. Shteti me sa kuptojmë ka vendosur të na mbyllë në orë 8 e 30 që të mos na dëmshpërblejë diçka”, theksoi Jahaj.

Kryetari i shoqatës së bareve dhe restoranteve theksoi se ky sektor është ndër më të goditurit që prej fillimit të pandemisë dhe se qeveria nuk po përdor politika lehtësuese për të përgjysmuar taksat apo të japi një paketë ndihmuese njësoj si vendet e tjera.

“Nëse ne do të merrnim një ndihmë nga shteti më mirë do le të mbylleshin fare, por le të vihej një metër për të gjithë. Në këtë pikë vetëm bar-restorantet janë bizneset më të kërcënuar dhe jo të tjerët. Jemi të goditur shumë ekonomikisht që nga marsi për pjesën turistike, deri më sot kemi shtrënguar rripin dhe jemi në pikën që çdo resurs tonin për të mbajtur në këmbë aktivitete, ndërsa sot jemi në gjendje që nuk i mbajmë dot sepse të ardhurat dhe xhiroja ditore janë të pamjaftueshme, personeli duhet shkurtuar, taksat janë po njësoj ne nuk na është përgjysmuar asgjë dhe s’ka asnjë ndihmë nga shteti si në vendet e tjera”, theksoi kryetari i shoqatës së bareve dhe restoranteve.

Krishtlindjet dhe antikrishti i Shqipërisë!

Nga Sali BERISHA

Miq, kete vit Krishtlindjet u kremtuan ne kushtet e nje pandemie, e cila njelloj si nje diktature ka dhunuar jeten, shendetin dhe lirite e dhjetra miliona qytetareve ne mbare boten dhe ne Shqiperi.

Por besimtaret e krishtere shqiptare dhe miqte e tyre te besimeve te tjera festuan keto Krishtlindje perveçse ne kushtet e pandemise edhe nen rregjimin e nje Antikrishti te vertet.
Ky bir mekati, naten me te shumpritur nga besimtaret e krishtere zuri per vehte me ore te tera ekranet televizive me trillime, genjeshtra dhe mashtrime, per te shpelare krimet e veta dhe te te atit te tij xhelat, ne vend qe ato ti kushtonin ato ore lindjes se Krishtit Mbret, profetit te te gjitha besimeve te medha te njerezimit, ngjarjes me te madhe ne historine e qyteterimit perendimor.

Edvin Kristaq Rama si nje Antikrisht i gjalle, ne instinktin e tij ateror te urrejtjes te besimeve fetare, zgjodhi pikerisht naten e Krishtlindjes per te vendosur ndalim qarkullimi kastile per te penguar zhvillimin e Meshes ne oren e lindjes se Jezusit-Mbret.

Ky kriptopagan qe ne vitet e pushtetit ka per Zot dhe Hyjni vetem parane nderkohe qe nderhyri ne oren e bekuar te Meshes se Lindjes te Hyijt mbajti te hapura gjithe naten pubet e Arben Malavites, miqve dhe pagatoreve te tij ne mbare vendin.

Miq, ne keto Krishtlindje njelloj si 42 vjet me pare eshte aktuale thirrja e Papa Gjon Palit te Dyte, tani Shenjti Gjon Pali i Dyte, ne Homeline e Meshes se Tij Inagurale “Be not afraid” mos u trembni.

Prandaj dhe ju ftoj te dashur miq te tejkalojme çdo frike dhe te ngrihemi ne lartesine e guximit tone dhe te shpirrim me 25 prill Antikrishtin shqiptar, Edvin Kristaq Hajdutin, pushteti i paligjshem i te cilit eshte ngritur mbi dhunimin e votes, drogen dhe krimin. sb

Pse Rama fajëson BE edhe për Vaksinën anti-Covid!

Nga Tritan SHEHU

Rama fajeson BE, kur ai e ktheu Shqiperine ne “Delen e Zeze” edhe per Vaksinen Covid!
Sot degjoj te thote me ironi: “BE ka marre nje goxha vendim per te ardhur keq”!!!
BE perkundrazi po planifikon 65 M doza per ato vende, qe jane ne pozitat tona, pa kontraktuar asgje deri tashti.

Por dhe kjo ka nje kusht, infrastrukturen speciale te pregatitur nga cdo vend, ku ne jemi akoma shume larg!

Me tej shtoi: “Rolin e lypsarit dime ta bejme me mire se kushdo”!!

Per kete ka te drejte se kur nuk mund te qeverise, te planifikoje, te kontraktoje me kohe, te jete serioz ne maredheniet me institucionet nderkombetare, nuk merr asgje e keshtu detyrohesh pa dinjitet te marresh “trajsen e lypsarit”, duke pritur kur e sa lemosha do te te japin.

Por kjo nuk pershtaten per nje shtet europian, anetar te NATO!

Per te kuptuar keto mjafton te hidhet nje veshtrim edhe afer nesh:

Ne Serbi arriti kontigjenti i pare i vaksinave Pfizer, ne Maqedonine e Veriut do te arrijne ditet e para te Janarit sepse kontraktuan me prodhuesit ose me vende te tjera per kete e ndertuan ne kohe infrastrukturen.

Pothuajse ne te gjithe Boten ky proces “zjen”.

Ndersa ne Shqiperi nuk degjohet asgje konkrete akoma, si ne Afriken Qendrore!

Degjohet vetem Rama qe per deshtimet e tij fajeson BE e partneret, sic ka bere per cdo deshtim, edhe per mos celjen e Negociatave!

Integrimi në BE/ Diplomatja gjermane: Shqipërisë i mungon plotësimi i disa kushteve

Ish-Ambasadorja gjermane në vendin tonë shprehet se duhet punuar për të arritur në Bashkimin Europian. Në një intervistë për DW, ajo thotë se, Shqipërisë i mungon plotësimi i disa kushteve.

“Shteti juridik është natyrisht një temë e rëndësishme. Në rastin e Shqipërisë puna është po ashtu tek aftësia e funksionimit të gjykatave të nivelit të lartë, pra Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese”, thotë ajo.

Intervista

Deutsche Welle: Jemi në prag të ndërrimit të viteve. Presidencës gjermane në Këshillin Europian po i vjen fundi. Nga Ballkani Perëndimor dëgjohen ankesa, sepse nuk ka pasur suksese në disa pika të rëndësishme: p.sh. për “bisedimet e pranimit” me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe liberalizimin e vizave për Kosovën, si dhe dialogu Serbi- Kosovë. Si mendoni ju për këto?

Schütz: Afrimi i Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Europian, si një vendim strategjik shumë i rëndësishëm për rajonin, por edhe për ne, ka qenë krejt në krye të agjendës së Gjermanisë vitin e kaluar. Duke hedhur një vështrim retrospektiv në vitin 2020 jemi të kënaqur që në Ballkanin Perëndimor janë bërë përparime të rëndësishme. Megjithëse njerëzit në rajon ka mundësi që të kenë shpresuar për më shumë, duhen parë sukseset dhe jo dështimet. Kështu në muajin mars u mor vendimi i rëndësishëm nga vendet anëtare të BE për fillimin e bisedimeve të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, një vendim i rëndësishëm politik që u arrit pas disa herësh. Vetëkuptohet që ne do të kishim dëshiruar që tani në fund të vitit të zhvilloheshin konferencat e para të pranimit. Në këtë rrugë ne kemi ecur shumë me të dy vendet. Shqipërisë i mungon plotësimi i disa kushteve, të cilat mund të plotësohen në fillim të vitit tjetër, këto janë shpresat tona. Në rastin e Maqedonisë së Veriut jemi shumë të zhgënjyer, që nuk arritëm të gjenim një kompromis, megjithë punën intensive që bëmë me të dy vendet, me Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Njëkohësisht nuk duhet të harrojmë që Maqedonia e Veriut arriti të futet në NATO. Ky ka qenë një hap shumë i rëndësishëm, që u bë i mundur nga Marrëveshja e Prespës.

Po ashtu kemi ecur mirë në dialogun e normalizimit midis Kosovës dhe Serbisë. Me emërimin e Miroslav Lajčák-ut si të ngarkuar special të BE për dialogun u arrit faktikisht rifillimi i dialogut pas një pauze të gjatë.

Sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën ky është faktikisht një proces i vështirë, sepse duhet kapërcyer skepticizmi i disa vendeve anëtare. Por edhe këtë çështje ne kemi futur në agjendën e grupeve të punës të Këshillit, së bashku me lutjen dërguar Komisionit që të sjellë informacione të tjera. Këto janë predispozita të mira për të vazhduar bisedimet vitin e ardhshëm me shpresën që të arrihet liberalizimi i vizave, për të vënë më në fund në jetë premtimin e BE.

Deutsche Welle: Ju thatë se Shqipërisë i mungon plotësimi i disa kushteve? Për cilat kushte bëhet fjalë?

Schütz: Shteti juridik është natyrisht një temë e rëndësishme. Në rastin e Shqipërisë puna është po ashtu tek aftësia e funksionimit të gjykatave të nivelit të lartë, pra Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese. Prandaj ne e përshëndetim Shqipërinë që emëroi gjykatësin e gjashtë të Gjykatës Kushtetuese, dhe që Gjykata Kushtetuese mund të funksionojë sërish. Jemi duke pritur që e njëjta gjë të ndodhë shpejt edhe për Gjykatën e Lartë. Ky është një kusht i rëndësishëm që shtetet anëtare të BE-së të japin aprovimin për hapat e tjerë.

Deutsche Welle: Si i vlerësoni shancet që të gjendet një kompromis për Maqedoninë e Veriut?

Schütz: Kushti për marrjen e vendimeve është që të gjitha vendet të japin votën. Në rastin e Maqedonisë së Veriut, për fat të keq nuk ishte e mundur që të bindej Bullgaria që të jepte votën pro. Por edhe vetë Maqedonia e Veriut kishte limitet e veta, të cilat nuk mund të kapërceheshin. Bisedimet duhen filluar sërish vitin e ardhshëm. Ne e kemi thënë qartë se temat bilaterale, sidomos diferencat historike nuk kanë vend në procesin e pranimit. Prandaj ne kërkuam që çështjet që kanë të bëjnë me historinë e përbashkët të diskutohen në komisionin e historianëve që të dy vendet kanë ngritur në kuadër të Marrëveshjes së Miqësisë. Në fund të fundit edhe Bullgaria dëshiron që Maqedonia e Veriut të hyjë në BE.

Deutsche Welle: Ju përmendët dialogun e nisur sërish midis Serbisë dhe Kosovës. Si e vlerësoni procesin aktual?

Schütz: Gjendja në politikën e brendshme në Kosovë e ka komplikuar më shumë dialogun. Dhe muajt e ardhshëm, zgjedhjet që do mbahen dhe krijimi i qeverisë pas tyre, nuk do t’i lehtësojnë bisedimet. Sidoqoftë, që nga vera janë zhvilluar disa takime në nivel politik dhe sidomos në niveli ekspertësh, në të cilat na është thënë se të dy palët janë angazhuar në mënyrë konstruktive. Natyrisht që ka shumë diferenca që duhen kapërcyer. Vendimtare është që në fund të dialogut të kemi një marrëveshje që të rregullojë në mënyrë të qëndrueshme të gjitha çështjet e hapura dhe të jetë politikisht e qëndrueshme në të dy vendet. Kjo do t’i mundësojë Serbisë dhe Kosovës perspektivën e pranimit në BE dhe do kontribuojë në stabilitetin rajonal.

Deutsche Welle: E përmendëm Kosovën me problemet e saj në politikën e brendshme. Por edhe në Serbi nuk të krijohet përshtypja se ekziston gatishmëri për të ndryshuar qëndrimin e deritanishëm ndaj Kosovës…

Schütz: Duhet të jetë në interes të Serbisë që të çojë përpara dialogun, për shkak të bisedimeve të veta pën pranim në BE. Ne e dimë që nuk është e thjeshtë, por unë besoj se edhe Serbia e kupton se pavarësia e Kosovës nuk është më e kthyeshme. Ne nuk duhet të harrojmë që Shtetet e Bashkuara do të kenë pas 20 janarit një qeveri të re, e cila do t’u japë shtysë të re bisedimeve.

Deutsche Welle: Mendoni se ideja e një “kompromisi” midis Serbisë dhe Kosovës për ndërrim territoresh nuk është më temë për tryezën e bisedimeve dhe se epërsi ka fituar tani dialogu sipas kritereve europiane?

Schütz: BE-ja, rolin drejtues në dialog të së cilës e ka pranuar edhe SHBA, ka theksuar gjithnjë se duhet biseduar për një marrëveshje që kontribuon për stabilitetin dhe nuk e shkatërron atë. Prandaj unë mendoj se ideja e ndërrimit të territoreve nuk është më temë diskutimi.

Deutsche Welle: Sinjale pozitive ka pasur javën e fundit nga Mali i Zi. Të krijohet përshtypja se kryeministri i ri gjen fjalët e duhura kur flet për Europën dhe NATO-n. Cilat janë shpresat tuaja për qeverinë e Krivokapicit?

Schütz: Duhet përshëndetur fakti që kryeministri i ri ka pranuar integrimin në BE dhe anëtarësimin në NATO, dhe nuk e vë në pikëpyetje njohjen e Kosovës. Ne shpresojmë tani që Mali i Zi, që ka ecur përpara në bisedimet me BE, të vazhdojë procesin e reformave. Këtu duhet pasur kujdes, që qeveria e re të vlerësohet sipas rezultateve konkrete.

Deutsche Welle: Si i vlerësoni shqetësimet se Krivokapic luan shumë me kartën serbe dhe se kisha ortodokse serbe mund të marrë një rol të madh?

Schütz: Shumë politikanë në Mal të Zi kanë marrëdhënie të ngushta me kishën ortodokse serbe. Nuk është puna jonë ta vlerësojmë këtë. Kriteri që duhet përdorur është më shumë si bëhet politika, çfarë vendimesh merren. Dhe për këtë ekziston një kriter i qartë për ne që është: integrimi në BE, politika e NATO-s dhe roli në politikat rajonale.

Deutsche Welle: Po të hedhim një vështrim në Bosnjë-Hercegovinë. 25 vjet pas Dejtonit shumë vetë kanë bërë bilancin se duhet patjetër një strukturë e re, një proces që ri kushtetues. Kështu si deri tani nuk mund të vazhdohet në këtë vend. Si e ndihmoni ju këtë vend për t’u aftësuar?

Schütz: Ne së pari bëjmë një bilanc pozitiv 25 vjet pas Dejtonit, sepse kemi arritur 25 vjet stabilitet. Njëkohësisht ne shohim se Bosnjë-Hercegovina është shumë mbrapa në procesin e afrimit me BE. Megjithatë ka pasur edhe hapa të rëndësishëm në afrimin me BE. Me ndihmën e BE duhet zbatuar tani plani 14 pikësh. Edhe Përfaqësuesi i Lartë kontribuon që vendi të ecë përpara. Ne duam të punojmë më shumë në këtë drejtim, për të arritur dinamikë të re.

Deutsche Welle: Berlini është në shumë çështje pikë orientimi për Ballkanin Perëndimor, ekonomikisht, politikisht, prandaj dhe pritej shumë nga presidenca gjermane e radhës në Këshillin e BE. Si do ta përdorni në të ardhmen këtë forcë dhe besim?

Schütz: E rëndësishme ka qenë këtë vit që po mbaron, që ne e patëm Ballkanin Perëndimor shumë lart në agjendën e BE-së dhe treguam me politikën tonë se integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është për ne një synim strategjik.

Dhe ne do ta vazhdojmë këtë politikë në mënyrë aktive edhe vitin e ardhshëm, megjithëse nuk do të kemi presidencën në Këshill. Kështu për vitin e ardhshëm Gjermania ka marrë përsipër kryesimin e procesit të Berlinit, i nisur në vitin 2014 me iniciativën gjermane së bashku me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe disa partnerë të BE. Ne do ta ndërthurim punën tonë me vendimet e marra në takimin e fundit të Procesit të Berlinit, të mbajtur në Sofie, që u mbështet me sukses në tregun e përbashkët rajonal të krijuar nga gjashtë vendet dhe vendosi të krijojë një “Agjendë të gjelbër”.

Deutsche Welle: Për njerëzit në rajon i gjithë ky proces po merr shumë kohë, sidomos për të rinjtë që i kthejnë kurrizin vendit të tye. Si mund të mbahen të rinjtë të motivuar që të mos largohen. Çfarë duhet bërë?

Schütz: Kjo është një pyetje e rëndësishme, me të cilën ne u morëm në fund të tetorit në kuadër të një konference për rininë, migracionin dhe demografinë, së bashku me përfaqësues nga qeveria dhe shoqëria civile. Aty u tha se mungesa e shtetit ligjor dhe korrupsioni janë shkaqe të rëndësishme që nxisin migracionin. Ne do të merremi më këtë gjë në kuadër të mbajtjes së kryesimit në Procesin e Berlinit, dhe do të vazhdojmë dialogun me shoqërinë civile dhe rininë. Natyrisht që do t’U kërkojmë herë pas here qeverive të rajonit që të respektojnë parimet e shtetit juridik dhe të luftojnë më shumë korrupsionin. Këtyre u shtohen elemente të tjera, për shembull çështjet e sistemit të arsimit dhe luftimi i papunësisë. E rëndësishme është që tek këto vende të arrihen kushtet që t’u krijojnë perpektiva për të ardhmen njerëzve me gjithë familjet e tyre.

Deutsche Welle: Çfarë prisnin nga politikanët e Ballkanit Perëndimor vitin që vjen, vitin 2021, që të kenë vënë në jetë të gjitha temat për të cilat folëm ne këtu? Dhe pjesa e dytë e pyetjes është, çfarë ofroni ju për këtë?

Schütz: Mesazhi që i jepet rajonit është: ju keni përpara perspektivën për t’u bërë anëtarë të BE. Si qeveritë edhe njerëzit në rajon kanë marrë vendim shumë të qartë pro kësaj. Por për të arritur atje duhet punuar. Përparime në shtetin juridik, pavarësi e drejtësisë dhe e mediave, luftimi i kriminalitetit të organizuar dhe korrupsionit që janë në interes të vetë vendeve dhe të popullsisë. Pranimi i BE-së është pranimi i një komuniteti vlerash dhe standardesh. Këtë kërkojnë njerëzit në rajon nga qeveritë e tyre. Dhe nga kjo gjë do të maten qeveritë e Ballkanit Perëndimor vitin e ardhshëm.

Ambasadorja Susanne Schütz është e ngarkuar për Evropën Juglindore në Ministrinë e Jashtme Gjermane.

Kujt i shërben drejtori i QSU?!

Ilir ALLKJA
mjek

Ndërkohë që Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” po kalon krizën më të rëndë që nga ngritja e saj, drejtori i saj Enkelejd Joti, nuk ndjehet.

Ky drejtor ka zgjedhur të qëndrojë në hije në një kohë kur institucioni i drejtuar prej tij, është në kthyer në makthin e publikut, kjo e matur jo vetëm me numrin e madh të njerzve që shtrohen e presin të dalin të shëruar aty, skandalet për fshehjen e fataliteteve njerëzore, e deri tek pamjet skandaloze të morgut të kësaj qendre, por per gjithë problematikën që mbart!

Enkelejd Joti, në rolin e Drejtorit të Përgjithshëm të QSUT, është autoriteti më i lartë administrativ që përgjigjet për plotësimin e nevojave të shërbimit spitalor, në staf, logjistikë e gjithçka, por ky nuk eshte i mundshëm për çfarë përmenda unë më sipër.

Me çfarë kam konstatuar unë, Enkeljd Joti është i zënë me linçimin e mjekëve kritikë!

Reagimi i fortë i aktorit të njohur: Nuk ua fal kurrë socialistëve që ngritën kartonin se iu mbush Ramës…

Aktori Neritan Liçaj, një nga aktivistët kryesor të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, është shprehur përmes një interviste të dhënë për FaxNeës, se Ligji Special i Teatrit pritet të gjykohet në Gjykatën Kushtetuese.

Sipas aktorik Kushtetuesja e re, edhe më e korruptuara në botë të jetë, s’ka ku e mbulon këtë ligj i cili ka shkelur 9 nene të Kushtetutës. Madje ai thekson se nuk ua fal kurrë socialistëve që ndërmorrën një ligj të tillë flagrant sepse iu mbush koka Ramës të prishë Teatrin duke cënuar ligjin themeltar të shtetit.

“Ne vazhdojmë, u hap dhe Gjykata Kushtetuese dhe tani do gjykohet Ligji për Teatrin. Janë shkelur 9 nene për Ligjin Special Fusha. Ka qenë rast i paprecedentë në historinë e ligjbërjes botërore, ku një kontratë pune bëhet ligj.

Janë shkelur 9 nene të Kushtetutës dhe 3 pika të marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit për të prishur atë teatër. Ky është sulm i pastër politik dhe këta që na sulmuan ne politikisht na akuzojnë ne për të politizuar. Ata na sulmuan politikisht, ajo mazhorancë e kalbur socialiste sepse unë nuk ua fal kurrë socilaistëve që ngritën kartonin duke shkelur 9 nene të Kushtetutës se Ramës ia dha në tru të prishi teatrin.

Ata kanë djegur mandatet me llogjikë. Nëse t’i prish një kusht të kontratës të pushojnë nga puna, e njëjtë dhe me këta kanë shkelur 9 nene dhe duhet të pushohen nga puna.

Gjykata Kushtetuese dhe më e korruptuara në botë s’ka ku e dredh, pasi çështje më e pastër dhe genuine se Teatri Kombëtar nuk ka”, tha Liçaj.

 

Albin Kurti, Njeriu i Vitit 2020 nga SYRI TV dhe SYRI.net

Albin Kurti!

Lideri i Vetëvendosjes është shpallur Njeriu i Vitit 2020 nga sondazhi i organizuar nga SYRI TV dhe SYRI.net.

Me lëvizjet e tij politike në Kosovë, e gjithashtu edhe në Tiranë duket se Kurti është bërë i dashur në të dy anët e kufirit.

Qëndrimet e tij të qarta dhe të ndara, fakti se ai drejtoi Kosovën në një kohë të shkurtër gjatë fillimit të këtij viti, ka bërë që shumë njerëz ti besojnë atij.

Tashmë Kosova pritet të shkojë në zgjedhje të parakohshme dhe qytetarët do të zgjedhin një tjetër ekip drejtues për qeverinë e tyre.

Kush është gjyqtarja që la në burg protestuesit pa asnjë provë

Drejtësia e rilindur shënon një tjetër rekord të zi në skandalet e saj. Pasi ka kaluar afati 10 ditor I burgut që gjykatësja dha për disa nga protestuesit në ngjarjet e fundit, ndryshe nga çfarë pritej prokurori nuk ka sjellë prova të reja për mbajtjen në burg të tyre, siç u kërkua nga trupa gjykuese.

Por jo vetëm kaq por në seancën e sotme I njëjti prokuror kërkon burg pa afat për disa nga të dyshuarit me të njëjtat prova dhe të njëjtën akuzë, ku pesë punonjës policie kanë bërë deklarata të ngjashme ku shkruaajnë se kanë identifikuar të dyshuarit nëpër zona të ndryshme të Tiranës.

Denoncimin e ka bërë avokati Altin Goxhaj që ka bërë publik edhe kërkesën absurde të prokurorisë, kur po vetë kjo prokurori thotë se i duhen 6 muaj për zbardhjen e pamjeve filmike

‘Burg për protestuesit.

Kaloi afati 10 ditor i burgut që gjyqtarja Adriana Bera i dha të dyshuarve pas kërkesës së prokurorit Petrit Hysi, për të mbledhur prova të tjera.

Sot pas 10 ditësh prokurori kërkon në seancë burg pa afat për disa nga të dyshuarit dhe detyrim paraqitje për disa të tjerë me të njëjtat prova dhe të njëjtën akuzë. Prokurori nuk kishte sjellë asnjë provë të re, përveçse deklaratës së 5 punonjësve të policisë siç ishte dhe në seancën e parë e vetmja provë. Prokurori pretendoi që për zbardhjen e pamjeve filmike duhen mbi 6 muaj.

Po të shohësh deklaratat e policëve janë të 5 copy paste, dhe po këta 5 policë kanë identifikuar dhe të dyshuarit e tjerë nëpër zona të ndryshme të Tiranës për të cilët përsëri kanë bërë deklarata copy paste.

Gjyqtarja, e cila vete i kishte dhënë për detyrë prokurorisë të mblidhte prova të tjera pasi deklarata e policisë nuk ishte e mjaftueshme per të dhënë mase sigurie (dhe pse në fakt dha masë arrest me burg me afat 10 dite), sot vendosi që këto deklarata mjaftojnë dhe jo vetëm mjaftojnë por janë të mjaftueshme për të dhënë masën me ekstreme të sigurimit, atë të arrestit me burg pa afat.

Sot unë kuptova që me fjalën e policisë secili nga ne mund të përfundojë në burg.

Sot une kuptova që shteti i së drejtës ka rënë.

Sot u vërtetua që prezumimi i pafajësisë nuk ka më vlerë në Gjykatën Penale.

Mund të them me plotë gojën që për mua ky konsiderohet Gjyq Politik.