14.5 C
Tirana
E mërkurë, 19 Nëntor, 2025

Miratohet propozimi i opozitës: Ramës i ndalohen PPP-të dhe koncesionet 4 muaj para zgjedhjeve

Komisioni Rregullator ka miratuar ditën e sotme propozimin e opozitës për të ndaluar Ramën të jape PPP dhe koncensione 4 muaj para zgjedhjeve.

Vetëm disa ditë më parë KQZ i ndaloi Ramës dhe klientelës së tij ministrore: Prerjen e shiritëve, prezantimin e projekteve, dhurimin e çelësave të shtëpive dhe shpërndarjen e lejeve të legalizimeve pas datës 25 dhjetor.

Sipas një dokumenti të përgatitur nga KQZ, këto aktivitete konsiderohen si një abuzim i partisë në pushtet me burimet shtetërore në funksion të zgjedhjeve.

Kufizimi i qeverisë 4 muaj përpara zgjedhjeve u vendos në Kodin Zgjedhor gjatë negociatave në Këshillin Politik.

Në zbatim të tij, KQZ ka shkruar këto specifikime, ku tregon zyrtarët e lartë të cilëve iu lejohen disa aktivitete.

Lista përfshin: Kryeministrin, zëvendëskryeministrin, ministrat dhe zëvendësministrat, kryetarët dhe nënkryetarët e bashkive, drejtorët e përgjithshëm të agjencive, apo shoqërive si: OSHEE, Ujësjellës, Posta, etj.

Këta zyrtarë ndalohet të organizojnë apo të marrin pjesë në aktivitete ku priten shirita elektoralë apo prezantohen projekte të investimeve në fushën e transporteve, energjisë, mjedisit, shëndetësisë, kulturës dhe arsimit.

Gjithashtu ndalohet të reklamohen objekte të rindërtuara ose në proces rindërtimi për shkak të fatkeqësive natyrore, sic mund të jenë shtëpitë apo shkollat e ringritura pas tërmetit.

Ndalohet po ashtu shpërndarja në veprimtari publike të lejeve të legalizimeve, një sport i preferuar i të gjithë politikanëve.

Qeverisë i ndalohet të marrë vendime për rritjen e pagave, pensioneve, mbe?shtetjes ekonomike apo sociale, uljen ose heqjen e taksave, vendosjen e amnistive fiskale, privatizimin apo dhënien e pasurive a të shpërblimeve, të dhëna që mund të joshin elektoratin.

Qeveria do të vazhdojë të funksionojë, por për çdo aktivitet, çdo institucion duhet të njoftojë KQZ-në 5 ditë përpara.

Nëse Celibashi do t’i vlerësojë si të ndaluara, ato duhet të anulohen dhe nuk lejohet transmetimi i tyre në media.

Në dokumentin e hartuar nga zyra e Ilirjan Celibashit, ka penalitete për zyrtarët, partitë dhe kandidatët që nuk i zbatojnë këto rregulla, gjoba të cilat shkojnë nga 10 000 – 500 000 lekë të reja.

Por që ky dokument të zbatohet, duhet që të miratohet në Komisionin Rregullator në KQZ, aty ku partia në pushtet ka shumicën e anëtarëve. ABC ka mësuar paraprakisht, se Partia Socialiste kundërshton pjesën më të madhe të këtyre kufizimeve dhe do të kërkojë në KQZ tërheqjen e tyre.

Zyrtarët që do ju ndalohen aktivitetet

Kryeministri

Zëvendëskryeministri

Ministrat

Zëvendësministrat

Kryetarët e bashkive

Zv.kryebashkiakët

Drejtorët e përgjithshëm të agjencive

Drejtorët e sh.a (OSHEE, Ujësjellësat, Posta, etj)

Aktivitetet që do ndalohen

promovimin e projekteve dhe/ose të investimeve në transporte, energji, mjedis, shëndetësi, kulturës dhe arsim;

promovimin e objekteve të rindërtuara ose në proces rindërtimi për shkak të fatkeqësive natyrore;

shpërndarjen në veprimtari publike të lejeve të legalizimeve;

rritjen e pagave, pensioneve, mbështetjes ekonomike apo sociale, uljen ose heqjen e taksave, vendosjen e amnistive fiskale, privatizimin apo dhënien e pasurive a të shpërblimeve.

Gjobat për shkelësin

Kush nuk raporton aktivitetet në KQZ

10 000- 50 000 lekë

Titullarët që pengojnë raportimin

10 000- 50 000 lekë

Partitë/kandidatët që përsërisin shkeljen

100 000 – 500 000 lekë

Berisha: Hakmarrje primitive e Edvin Hajdutit mbi mjekun e vijës së parë në luftën kundër Covid-19, Ilir Allkja

Ish-Kryeministri Berisha ka akuzuar Ramën për sulmet ndaj mjekut Ilir Allkja. Berisha shkruan në një postim në Facebook se, Rama po bën akmarrje primitive mbi mjekun e vijës së parë në luftën kundër Covid-19, Ilir Allkja.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Largimi nga puna si dhurate per Krishtlindje nga Edvin Hajduti per mjekun e vijes se pare Ilir Allkja!

Miq, hakmarrja primitive e Edvin Hajdutit bie mbi mjekun e vijes se pare ne luften kunder covid 19 por kritik ndaj tij, Ilir Allkja.

Ai urdheron mafiozin e tij Joti ti nderprese kontraten mjekut qe punon ne vijen e pare dhe qe demaskoi mashtrimin e realitetit te hidhur!

Denoj me ashpersine me te madhe kete qendrim hakmarres primitiv te Edvin Hajdutit dhe mafiozit te tij Joti ndaj Dr Ilir Allkjas dhe kerkoj kthimin e tij te menjehershem ne detyre. sb

Shkencëtarët japin lajmin e mirë për ata që kanë kaluar rëndë Covid-19 në mushkri

Covid-19 kryesisht prek mushkëritë tek individët e infektuar dhe dëmton alveolët (thasët e vegjël të ajrit) dhe indet përreth duke shkaktuar pneumoni. Ndërsa ndërpritet transferimi i oksigjenit, individët e infektuar fillojnë të përjetojnë simptoma si kollitja dhe gulçimi.

Në raste më të rënda, pneumonia mund të kthehet në sindromën akute të distresit respirator (ARDS), një lloj progresiv i dështimit të frymëmarrjes. Njerëzit me ARDS mund të kenë nevojë për ventilim mekanik për t’i ndihmuar të marrin frymë.

Ka pasur një debat midis mjekëve nëse mushkëritë e një pacienti në gjendje të rëndë me Covid-19 mund të rimarrin plotësisht forcën e tyre pas shërimit nga sëmundja. Një studim nga Universiteti Radboud në Hollandë ka sjellë një shpresë pozitive për ata që kanë mbijetuar nga Covid-19 i rëndë.

Studiuesit zbuluan se indi i mushkërive të pacientëve që vuanin nga Covid-19 shërohet brenda tre muajve në shumicën e rasteve. Rezultatet e studimit u botuan në revistën Sëmundjet Infektive Klinike.

Mushkëritë e dëmtuara shërohen me kalimin e kohës

Studimi përfshiu 124 pacientë që ishin shëruar nga Covid-19. Pas tre muajsh, pacientët u ekzaminuan duke përdorur skanimin e CT, një test funksional të mushkërive dhe më shumë. Ata gjetën se indet e mushkërive të pacientëve po shëroheshin shumë shpejt.

“Është inkurajuese të shohësh që mushkëritë pas Covid-19 shfaqin këtë nivel të rimëkëmbjes”, ka thënë autori i studimit Bram van den Borst. Lajmi i mirë është se ekipi hulumtues nuk gjeti asnjë anomali në mushkëritë e këtyre pacientëve. Ankesat më të zakonshme e pacientëve pas tre muajsh ishin lodhja, gulçimi dhe dhimbjet e gjoksit.

Pacientët shërohen më shpejt nëse i nënshtrohen rehabilitimit

Në fillim të Shtatorit, një studim i prezantuar në Kongresin Ndërkombëtar të Shoqatës së Frymëmarrjes Evropiane 2020 raportoi se pacientët me COVID-19 mund të pësojnë dëmtime afatgjata të mushkërive dhe zemrës, por për shumicën prej tyre kjo gjendje është përmirësuar me kalimin e kohës.

Studiuesit kanë vizituar pacientët që ishin trajtuar brenda spitalit dhe ishin rikuperuar nga infeksioni. Skanimet me CT të kryera 6 javë pas daljes nga spitali treguan dëmtime të mushkërive në rreth 88% të këtyre pacientëve. Por në 12 javë, dëmtimi i mushkërive ishte ul në 56%. Ky përmirësim sugjeron që mushkëritë kanë një mekanizëm për riparimin e tyre.

Studiuesit u shprehën që sa më shpejt pacientët me Covid-19 të fillojnë një program rehabilitimi pulmonar pasi të dilnin nga ventilatorët, aq më mirë dhe më shpejt shërimi i tyre.

Basha uron besimtarët për Krishtlindje: Pas errësirës vjen drita!

URIMI I KRYETARIT BASHA PËR KRISHTËLINDJE

Të dashur besimtarë të krishterë, ju uroj nga zemra Krishtlindje të Gëzuara!

Kjo Krishtindje nuk është e zakonshme. Gjatë këtij viti kemi kaluar vështirësi të mëdha, kemi përjetuar dhimbje dhe ndarje fizike dhe kemi ndjerë mall për më të dashurit tanë. Por në të njëjtën kohë, kemi patur mundësi të shohim më qartë ku jemi dhe çfarë duhet të bëjmë për të ndryshuar realitetin tonë.

Le të shohim me shpresë përpara, sepse siç thuhet edhe në librat e shenjtë, pas errësirës vjen drita. Si një familje e madhe të ndërtojmë me dhembshuri dhe kujdes për njëri-tjetrin të sotmen dhe të nesërmen tonë.

Gëzimi i kësaj nate i mbushtë zemrat tuaja e Zoti na udhëheqtë drejt së nesërmes më të mirë e më të begatë për të gjithë shqiptarët. Gëzuar dhe Krishtlindje të bekuara!

Pse sot u rrit kurba e pandemisë? 8 të vdekur dhe 510 raste të reja me Covid-19

Ditën e sotme u raportuan 510 raste të reja në të gjithë vendin me Covid-19 si dhe 8 qytetarë kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit.

Siç duket sot është rritur kurba e pandmeisë, mos vallë kjo ka të bëjë me justifikimin e mbylljes sëqytetarëve që në orën 20:30?

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 2198 testime, 477 të shëruar, 510 raste të reja dhe 8 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel qytetarëve të kufizojnë kontaktet dhe të festojnë me familjen e vogël, për të kufizuar përhapjen e COVID-19.

Ju rikujtojmë gjithashtu se nga sot hyjnë në fuqi masat e reja të miratuara nga Komiteti Teknik i Ekspertëve që kanë të bëjnë me:

Kufizimin e lëvizjes së popullatës nga ora 20:30 deri në orën 6 të mëngjesit duke filluar nga data 24 dhjetor deri në datën 4 janar. Përjashtim nga ky rregull bëhet për personat që duhet të lëvizin për emergjenca shëndetësore, motive pune apo nevoja të domosdoshme. Personat që lëvizin për arsye pune apo të domosdoshme pajisen me autorizim përmes portalit e-albania.

Po ashtu, kemi marrë vendim: kufizimin e aktivitetit të bareve dhe restoranteve, fast food, lokale, që ofrojnë shërbim për klientët nga ora 20:30 deri në orën 6 duke filluar nga data 24 dhjetor deri në datën 4 janar. Duke përjashtuar shërbimin në banesë.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit paraqitet si vijon:

Janë kryer 2198 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 510 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

224 raste në Tiranë, 40 në Fier, 35 në Durrës, 22 në Shkodër, 21 në Vlorë, 16 në Mirditë, nga 12 raste në Elbasan, Lezhë, nga 10 raste në Kamëz, Peqin, nga 9 raste në Kavajë, Berat, Kuçovë, 8 në Krujë, 7 në Lushnje, nga 6 raste në Librazhd, Sarandë, nga 5 raste në Rrogozhinë, Mat, Skrapar, nga 4 raste në Pogradec, Dibër, nga 3 raste në Kukës, Tropojë, Malësi e Madhe, Kolonjë, Gramsh, nga 2 raste në Devoll, Pukë, Përmet, Shijak, nga 1 rast në Korçë, Has, Mallakastër, Delvinë, Prrenjas, Klos, Patos, Cerrik.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 477 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 30,276 që nga fillimi i epidemisë.

Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 346 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 13 pacientë janë të intubuar.

Megjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk kanë arritur të fitojnë betejën me sëmundjen 8 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 3 qytetar nga Tirana, 2 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetare nga Berati, 1 qytetar nga Tropoja, të moshave 57-78 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për t’u referuar për testim, ndjekje të vazhdueshme dhe për rimbursimin e barnave të trajtimit ambulator në banesë. Nëse nuk e dini cili është mjeku juaj i familjes, telefononi linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për ta mësuar dhe për t’u vendosur në kontakt me mjekun tuaj të familjes.

Gjithashtu është në dispozicion 24 orë në 7 ditë të javës numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare, ku mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (24 Dhjetor 2020)

Raste të reja ditore 510

Të shëruar në 24 orë 477

Të shtruar në spitale 346

Humbje jete në 24 orë 8

Testime ditore 2198

Testime totale 247,451

Raste pozitive 54,827

Raste të shëruara 30,276

Raste Aktive 23,426

Humbje jete 1125

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 13089

Fier 1597

Shkodër 1313

Durrës 1288

Vlorë 1062

Korçë 964

Elbasan 925

Berat 886

Lezhë 878

Gjirokastër 506

Kukës 488

Dibër 430

Mjeku Ilir Allkja thirret në QSUT dhe merret në pyetje për denoncimet publike të skandaleve në shëndetësi

Mjeku Ilir Allkja, që ndodhet në vijë e parë luftës ndaj Covid-19, është thirrur sot në drejtorinë e QSUT me motivacion për rishikimin e kontratës së punës, por sipas tij, ai është pyetur për deklaratat e tij publike në lidhje me sistemin shëndetësor.

Allkja shkruan në një postim në Facebook se, do të jetojë si qytetar i lirë, i angazhuar në jetën social-politike dhe do të jetë i përkushtuar ndaj profesionit e punës.

Reagimi mjekut Ilir Allkja

Nga turni i natës në zyrat e rilindjes!
Mbreme isha 12 orë në punë.
Nuk them asnjëherë se bëj heroizma, thjesht punoj në shërbim të njerzve, dhe për këtë paguhem.
Nuk e fsheh, prej disa muajsh punoj nën presion.
Sot në mënyrë të përsëritur u thirra në drejtori, madje kësaj radhe”… për rishikimin e marrëdhënieve të punës” dhe fillimi e mbarimi i bisedës ishte fjala ime në media.
Unë ritheksoj se do të jetoj si qytetar i lirë, i angazhuar në jetën social-politike dhe do të jem i përkushtuar ndaj profesionit e punës!

Video/ Si gënjeu Rama për paketën e ndihmës, Teliti: 440 lekë në muaj, kjo është “arritja mëshiruese” e Ramës për shqiptarët në nevojë

10 muaj pandemi e shumë e shumë thirrje të biznesit, qytetarëve e opozitës kanë rënë në veshin e shurdhët të Kryeministrit që ka braktisur shqiptarët dhe ofroi paketën me të ulët në rajon e më gjerë.

Fund viti erdhi dhe shqiptarët do të festojnë të varfër e me tryezën bosh.

Një vit i ri na pret, #25prilli po afron dhe me plot shpresë e besim do ja dalim të rikthejmë vëmendjen dhe paratë e shqiptarëve aty ku e kanë vendin, në xhepat e tyre.

Basha: Mjekët nuk duan të ikin nga Shqipëria, por kolapsi i shëndetësisë po i përzë nga vendi i tyre

Nga Lulzim BASHA

Gjatë një takimi me mjekë të ardhshëm, kuptohet qartë se ata nuk duan të ikin nga Shqipëria, por kolapsi i shëndetësisë po i përzë nga vendi i tyre. Më treguan për problematikat e tyre: që nga mungesa e laboratorëve, kushtet e papërshtatshme për të kryer mësimin, pasi nuk është marrë asnjë masë për mësimin online, tarifat e larta që duhet të paguajnë jo vetëm gjatë shkollës, por edhe gjatë specializimit, edhe pse ata punojnë nga 8 orë.

Shëndetësia është shembulli më i dukshëm i 7 viteve dështim dhe premtimesh të rreme. Edi Rama ua ka dhuruar buxhetin e shëndetësisë oligarkëve rreth tij. Spitalet janë kolapsuar, mjekët nuk paguhen dhe zgjedhin të ikin nga vendi, ilaçet janë të shtrenjta e të pasigurta.

Pandemia e tregoi edhe më qartë dëmin e pariparueshëm që Rama i ka bërë sistemit shëndetësor. Premtimi për shëndetësi falas, rezultoi një mashtrim. Shqipëria jep për shëndetësinë më pak se çdo vend i Europës. Numri i mjekëve për banorë është më i ulëti në kontinent.

Gjëja e fundit që i intereson Edi Ramës, janë qytetarët shqiptarë dhe shëndeti i tyre. Thirrjeve që i kemi bërë, planeve që i kemi ofruar, u është përgjigjur me arrogancë, sepse jeta e shqiptarëve nuk është prioritet për të. Teston më pak se çdo vend i Ballkanit. Mjekët i ka lënë në mëshirë të COVID-19, pa pajisje mbrojtëse. Si pasojë kemi humbur shumë jetë mjekësh. Të sëmurët i ka braktisur, pa ilaçe dhe pa ndihmë financiare.

Spitalet i ka mbingarkuar, mungon personeli mjekësor dhe të sëmurët janë detyruar të presin në ambulanca me orë të tëra. Kemi humbur shumë jetë qytetarësh. Zgjidhja që Edi Rama ofron është të fshehë numrin e fataliteteve, të fshehë të vertetën.

Mjaft është mjaft! Është koha për ndryshim! Pas 7 vitesh dështimesh, ajo që Edi Rama mund të ofrojë është më shumë dështim, më shumë rrënim. Është koha për ta ndryshuar Shqipërinë dhe për ta bërë një vend të denjë europian.

Ne do ta shpëtojmë shëndetësinë nga kthetrat e PPP-ve korruptive. Paratë e taksave do të shndërrohen në shërbim shëndetësor modern për qytetarët. Objektivi ynë është që pagat e mjekëve të arrijnë 1200 euro dhe pagat e infermierëve 700 euro brenda mandatit të parë.
Ne do ta financojmë shëndetësinë në të gjithë hallkat e saj, duke filluar me shkollimin dhe kualifikimin e mjekëve e deri tek shërbimi i specializuar në pavione. Partia Demokratike bashkë me qytetarët do të sjellë ndryshim, shpresë dhe mundësi për çdo shqiptar.

Mësimi online, prindërit dhe nxënësit ekselentë tregojnë dështimin. PD: Duhet durim, pas 25 prillit bëjmë ndryshimin

Mësimi online rezultoi joefektiv për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme dhe kjo pohohet nga vetë nxënësit.

Edhe prindërit janë të pakënaqur me mënyrën e ofruar nga qeveria për mësim online kur buxheti i tyre familjar nuk u mundëson 3 fëmijëve të tyre të cilët vijojnë mësimin, për t’i pajisur me telefonë, tabletë ose internet pa ndërprerje.

Albana Vokshi dhe Ndriçim Mehmeti vizituan një familje, 3 nga 4 fëmijët e së cilës janë në shkollë fillore e të mesme dhe mësojnë në mënyrë të alternuar, ne klasë dhe online.

Nxënës ekselentë të cilët shprehen të pakënaqur për mënyren se si po u ofrohet mësimi, me orë të shkurtuara dhe me platforma online joefektive.

Vajza më e madhe e familjes 6 anëtarëshe është maturante. Ajo shprehet e shqetësuar se si do të mbyllet cikli i saj i studimeve të shkollës së mesme kur mësuesit ofrojnë pak kohë për mësimdhënie dhe në fund kërkohet shumë nga nxënësi.

“Është pak e vështirë sepse orët janë shumë të shkurtuara, ne jemi maturantë, në janar teknikisht duhet të vazhdojmë me konsultimet, por kur e pyeta mësuesen se çfarë do të bëjmë, tha, është shumë rrëmujë kjo pjesë sepse as vetë nuk e dimë se çfarë do të bëjmë. Sepse jemi të ndarë në dy grupe, si do të bëhen konsultimet, orari i shkurtuar dhe nuk dihet asgjë, gjë tjetër Akademia dhe gjë tjetër ajo që merr në shkollë. Orët janë shumë të shkurtuara si në matematikë, marrim pak, pyetemi shumë dhe puna na bie ne si maturantë. Ose plotësisht fizikisht ose plotësisht online”, tha ajo.

Vëllai i saj i cili është në klasë të tetë thotë se në klasë e tij, nga 13 nxënës vetëm gjysma e tyre marrin pjesë në platformë.

“Jemi të ndarë në dy grupe, njëri grup ka 13 veta, zakonisht vijnë 7-8. Online janë më pak. Konfirmojnë pjesëmarrjen, ok, por fizikisht nuk kanë qenë fare. Kurse tek gjuha angleze vetëm 2 veta. Unë edhe një shoqe. Gjejnë justifikime se nuk hapet ose nuk e shkarkojmë dot”, tha ai.

Prindërit e fëmijëve kanë sakrifikuar për t’i rritur e shkolluar. Familja e cila banon në apartament me qera, mbahet nga të ardhurat e babait, emigrant në Norvergji.

E ëma pavarësisht shkollimit të lartë në nivelin master nuk ka rritur të gjejë punë, pasi i kërkonin para’.

Albana Vokshi vuri në dukje se shteti duhet të jetë prezent tek kjo familje me 4 femijë dhe 3 prej tyre janë ekselentë në shkollë.

“Edhe pak muaj do të bëjmë durim me shpresën që pas 25 prillit gjërat do të ndryshojnë. E gjithë shoqëria po vuan sepse kjo shkon zinxhir. Po mundohemi që fokusin ta vëmë tek arsimi, sepse nëse nuk arsimohen atëherë ke impakt negativ në ekonomi, shoqëri por unë shpresoj që fëmijët tuaj të mos ikin por të rrinë këtu për të kontribuar për një të ardhme më të mirë për të gjithë ne, sepse stafeta i takon atyre. Ju duhet të kishit një ose dy tableta të dhuruara nga shteti që fëmijëve t’u mundësohej mësimi online. Duhej të kishit internet falas nga qeveria siç e kanë bërë vendet e tjera”, tha Vokshi.

Cila është gjendja shëndetësore e Bujar Qamilit? Flet miku i tij

Lajmet se këngëtari është infektuar dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore u shpërnda gjerësisht të mërkurën.

Ramazan Çeka, mik i Bujar Qamilit sqaroi sot për emisionin “Shqipëria live” se këngëtari është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Para ca ditëve shkoi në Itali për rinovim dokumentash. Atje pati një problem me veshkat, u shtrua në spital, ku mori mjekimin e duhur.”- thotë Çeka. Ai thotë se tashmë gjendja e këngëtarit është e stabilizuar.

Për më tepër, Çeka zbuloi për publikun se Bujar Qamili është duke përgatitur 2-3 këngë, të cilat synon ti publikojë për festa por kjo varet nga raporti i mjekëve për shëndetin e tij.