13.5 C
Tirana
E mërkurë, 19 Nëntor, 2025

Filoserbi i diskredituar i Tiranës

Nga Bujar Nishani

“Nuk fitohet lufta me Serbinë duke ardhur në Tiranë dhe duke rrotulluar thikën e nacional-folkorizmit vulgar“, është shprehur filoserbi i Tiranës në media, duke sulmuar dhe stigmatizuar përsëri Presidenten në detyrë të Republikës së Kosovës.

Në fakt ky është folku nacionalist vulgar i filoserbit të diskretituar të Tiranës, duke synuar të veshë imazhin e Kosovës dhe shqiptarëve në tërësi me atë të agresivit, luftëdashësit, të dhunshmit !

Kosova dhe shqiptarët në tërësi nuk janë në luftë me Serbinë.

As e dëshirojmë dhe as nuk ju duhet lufta me askënd.

Përkundrazi, paqja, stabiliteti dhe mirkuptimi janë interesat më të mëdha të shqiptarëve dhe rajonit tonë në tërësi !

Kosova dhe shqiptarët duan drejtësi!

Kjo nis duke instaluar dhe kuruar respektin reciprok, së pari !

Të diferencosh në sjellje institucionale dhe shtetërore, duke fyer Kosovën në raport me Serbinë, është injorimi i respektit reciprok dhe minim i drejtësisë!

Kjo është skandaloze kur vjen nga Qeveria e Shqipërisë.

Të tentosh të kurosh keq krimet e pagjykuara, plagët e pambyllura, faljen e pakërkuar, ndjesën e pandjerë, të Serbisë ndaj Kosovës, është fyerje e drejtësisë!

Të paraqesësh shqiptarët me dy modele, dy kultura, dy forma, ku të vërtetën, civilizimin, zgjidhjen e “përfaqëson” Shqipëria dhe Kosova i takon “klasit të dytë”, është shërbesë ndaj albanofobisë !

Të trajtosh publikisht përfaqësuesit më të lartë të Shtetit të Kosovës (Kryeministrin) si keqbërës ordiner, që i takon politikës penale, kjo është “thikë pas shpine” për Kosovën !

Të bëhesh vegël e rilindjes së fantazmës së “Jugosllavisë së Re”, duke injoruar integrimin evropian të shqiptarëve, është tradhëti e lartë !

Të gjitha këto bëma nuk kanë ardhur nga Kosova dhe as prej politikanëve të Kosovës, por kanë emër të qartë !

Kjo tradhëti nuk mbulohet dot sot me folkun nacionalist të luftës me Serbinë.

Jo, Kosova dhe shqiptarët nuk janë në luftë me Serbinë dhe as nuk ju intereson lufta me askënd.

Shqiptarët e fituan luftën me Serbinë !

Kosova dhe shqiptarët duan drejtësinë sot !

Drejtësia nuk është luftë por fondament !

Rama pasi ndërseu zagarët e tij, sulmon edhe vetë Vjosa Osmanin

Gjatë konferencës për mediat kryeministri, Edi Rama, ka folur për herë të parë për problematikat që ngriti presidentja në detyrë Vjosa Osmani në fjalën e saj në parlamentin shqiptarë.

Ashtu siç pritej Rama e sulmoi Osmanin duke e akuzuar, si groteske dhe ka mbrojtur jo vetëm traun në Rrugën e Kombit, por edhe Minishengenin.

“Unë mund të them që sigurisht objektivi ynë ka qenë dhe mbetet zero problemeve fqinjët. Por zero problemeve fqinjët nuk o të thotë fshehje e problemeve por zerim. Nuk është se ne kemi probleme, nuk kemi asnjë problem me Kosovën. Për fat të keq Kosova ka probleme me veten dhe nëse mund të bëj një përkufizim, prej disa kohësh politika e brendshme është bërë politikë e jashtme dhe ajo e jashtme është bërë e brendshme. Kjo e ka rraskapitur Kosovën.

Është një problem që e shoh me shumë shqetësim e kam adresuar në mënyrë konstante në të gjitha bisedat e mia me udhëheqësit në Kosovë. Jam përpjekur edhe publikisht oa dashur të rëndoj askënd. Është tipike ajo që ndodh me qasjen ndaj Shengenit rajonal ku një nga shtylla e politikës së jashtme që ka të bëjë me politikën rajonale është bërë si kalaja e Rozafës në Kosovë. Për mua është e pakonceptueshme që një qeveri legjitime të firmosin vullnetin e shtetit të Kosovës në shtëpinë e Bardhë për Shengenin dhe një presidente në detyrë shfaqet në Shqipëri të bëjë politikë të brendshme me këtë.

Akoma më grotesk është debati për traun. Paraqitet trau i pagesës së rrugës si kufi i vendosur për Kosovën. Kjo është të bësh politikë me një çështje administrative me vendin fqinj, të vish në Tiranë, të bësh propagandë për të fituar vota në Kosovë. Ai tra atje nuk është kufi mes Shqipërisë dhe Kosovës. Nëse për zonjën Vjosa atdheu është Kosova dhe Shqipëria, ky tra është në mes të atdheut dhe duhet ta paguajnë të gjithë atdhetarët”, tha Rama.

“Nuk fitohet lufta me Serbinë duke ardhur në Tiranë dhe duke rrotualluar thikën e nacional-folklorizmit vulgar. Lufta diplomatike bëhet me mjete krejt të tjera nga mjetet e luftës përpara se të fitohej liria. Facebook, Instagrami, deklaratat nuk zëvendësojnë pushkët dhe as nuk përdoren si pushkë. Thjesht dhe vetëm lëndojnë dhe plagosin veten”, shtoi Rama.

Denoncimi i Bozdos: Çmimi i energjisë eletrike është rritur me 20%, më e larta në 30 vite

Anëtari i Kryesisë së PD, Eno Bozdo akuzon Ramën se ka rritur çmimin e energjisë elektrike për familjet shqiptare dhe biznesin edhe pse në 2013 premtoi të kundërtën.

Bozdo thekson se në qeverinë e Ramës energjia elektrike pësoi rritjen më të madhe të çmimit në 30 vitet e fundit.

Sipas tij çmimi u rrit mesatarisht me 20%, për bizneset 35% teksa një familje shqiptare në vit paguan 64 mijë lekë më shumë nga ç’paguante më parë.

STATUSI NGA ENO BOZDO

Në vitin 2013 Edi Rama erdhi në pushtet duke premtuar, mes të tjerash, uljen e çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë dhe biznesin.

Në vitin 2015 Rama bëri pikërisht të kundërtën e asaj që premtoi, duke rritur ndjeshëm çmimin e energjisë elektrike si për konsumatorët familjare ashtu edhe për biznesin. Ishte rritja më e madhe në 30 vitet e fundit!

Si pasojë e kësaj rritjeje, sot 88% e familjeve shqiptare dhe 100% e bizneseve e paguajnë më shtrenjtë energjinë elektrike.

Kështu mesatarisht, një familje shqiptare paguan 64 mijë lekë energji më shumë në vit nga ç’paguante më parë. Për biznesin çmimi u rrit mesatarisht 20%, ndërsa për kategori të caktuara të biznesit u rrit deri në 35%.

Për shkak të reformave të munguara në sektorin e energjisë elektrike, Banka Botërore (Enterprise Survey 2019), përllogarit se 2% e prodhimit humbet pikërisht për shkak të ndërprerjes së furnizimit me energji, ndërsa 48% e biznesit deklaron se mbajnë gjenerator.

Asnjë gënjeshtër e kryeministrit, sado në gjakftohtësi të thuhet, nuk e mbulon dot të vërtetën: çmimi energjisë është rritur ashtu siç janë rritur pafund taksat, kosto e jetesës, varfëria dhe pamundësia e një familje mesatare për të jetuar normalisht në Shqipëri.

Këngëtarja: Një i çmendur, çmend të gjithë vendin

Mbrëmjen djeshme Anxhela Peristeri u shpall fituese e “Festivalit të 59-të të RTSH-së”.

Pas 3 netëve spektakël, juria votoi me çmimin e parë këngëtaren, e cila konkurroi me këngën “Karma”.

Në muajin maj të vitit 2021, kjo këngë fituese do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision”, i cili këtë vit do të mbahet në Rotterdam.

Këto javë, në media qarkulloi një lajm jo zyrtar për fitoren e “paracaktuar” të këngëtares Peristeri, lajm i cili u mohua kategorikisht nga drejtori i Festivalit të RTSH-së, Martin Leka, si dhe nga Anxhela.

“Nuk kam dashur të flas farë për këtë pjesë, pasi ishte një budallëqe me brirë. Portalet duhet të kenë kujdes se nga i marrin lajmet sepse ky lajm është marrë nga Facebook i një personi, që ka bërë një parashikim personal dhe më pas e kanë nxjerrë si një lajm zyrtar. Nuk është aspak e drejtë. Ky person është shprehur se ka shumë kohë që bën parashikime të tilla dh asnjëherë s’është bërë lajm. Mua më uruan disa persona dhe më pas kaloi.

Eurovisoni është qëllimi i shumicës. Kur vendosa që do të merrj pjesë në Festival, i thash Kledi Bahitit të bëjmë një këngë të bukur si gjithmonë. Ndonjëherë, këngëtarët duke u përpjekur të bëjnë këngë të bukura, të denja për Eurovison, i prishin ato. Më pas, janë edhe politikat e Eurovizionit, votat nëpërmjet shteteve. Të gjithë sunojmë që ta çojmë këngën në Eurovison, kur konkurojmë për Festivalin e Fundvitit.”- ka thënë Peristeri më herët.

Pas këngëtares Enxhi Nasufi, e cila e shfaqi hapur pakënaqësinë e saj, ka reaguar edhe këngëtarja Rosela Gjylbegu.

Teksa ka falenderuar të gjithë ndjekësit e saj në Instagram, ajo ka publikuar një shprehje me spec të Dritëro Agollit:

“Në vendin tim e në vendin tënd, një i çmendur, një vend e çmend”, ka qenë kjo shprehja që Rosela ka ndarë shoqëruar me: “Faleminderit të gjithëve ju për përkrahjen tuaj”.

Mediat belge: Safet Bajri ishte dënuar disa herë në Belgjikë, por në Shqipëri u dënua vetëm me 2.5 vite burg

Lajmi se dosja e bujshme për bandën e Bajrëve është shfryrë plotësisht në Shqipëri nuk ka kaluar pa vëmendje edhe në Belgjikë, ku Safet Bajri, i njohur edhe si Safet Rustemi, është një emër i njohur i krimit.

Gazeta “De Morgen” e Belgjikës shkruan se, Safet Rustemi u dënua me vetëm 2.5 vite burg.

“Safet Rustemi bëri mjaft bujë në vitin 2018 si në Belgjikë, ashtu edhe në atdheun e tij, në Shqipëri. Rustemi ishte dënuar disa herë në Belgjikë dhe kërkohej nga vendi ynë për këto dënime. Në korrik të atij viti u ndez një debati pasi policia belge e kishte vendosur Rustemin në listën e më të kërkuarve, ndërsa Departamenti i Emigracionit e kishte dëbuar atë një vit më parë.

Ai u arrestua përfundimisht në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, në fund të shtator. Por sipas qeverisë shqiptare, Safet Bajri mund të arrestohej më herët nëse Belgjika nuk do të vononte në dorëzimin e vendimit të gjykatësit belg.

Kështu që tani më në fund është dënuar me 2.5 vite burg. Sipas medieve shqiptare, ai ishte në gjyq me disa miq të tij për fiksim ndeshjesh, organizim lotarish sportive dhe armbëmbajtje”.

Serbia nis sot vaksinimin kundër virusit, shqiptarët në meshirë të fatit, qeveria ka vdekur

Serbia nis sot vaksinimin me prodhimin e ‘Pfizer’. Në orën 10:00, 3 të parët që do të vaksinohen janë kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic, Ministri Dr. Kisić Tepavčević dhe epidemiologu Predrag Kon.

Duket se Serbia është vendi i parë që do të fillojë vaksinimin ndaj COVID-19, teksa një ditë pas Krishtlindjeve pritet të fillojë edhe në Greqi. Në fakt Serbia e cila e aprovoi individualisht vaksinën ka marrë tashmë 5 mijë dozat e para.

Ndërkohë për pjesën tjetër të Ballkanit duket se do të duhet të pritet fillimi i 2021.

Premtimi i Bashës: Do të reformojmë shëndetësinë dhe do të rrisim pagat, 1200 euro për mjekët dhe 700 euro për infermierët

Kryetari i PD, Lulzim Basha, bisedoi sot me disa studentë të mjekësisë me të cilët diskutoi një prej problemeve më të mëdha të shëndetësisë sot, ikjen e mjekëve dhe infermierëve jashtë vendit.

Të rinjtë që studiojnë për mjekësi i thanë shefit të opozitës se nuk duan të ikin jashtë, por kushtet me të cilat ata përballen në shërbimin shëndetësor shqiptar, i detyrojnë të marrin rrugën e ikjes.

“Unë sot gjendem përballë një dilemë që ka të bëjë me specializimet. Siç e dimë, specializimet rreth 70% e kuotave janë të pambuluara, ç’ka do të thotë që ne nuk paguhemi. Unë prej 6 viteve të studimit në mjekësi nuk paguhem. Ndërkohë një student që është në Ballkan, apo një student mjekësie që është në Europë, paguhet. Atëherë unë jam në një dilemë: a do të qëndroj këtu apo do vazhdoj të shkoj në Europë. Gjithashtu, siç e dimë, mesatarisht specializimet zgjasin rreth 4 vite, mesatarisht, do të punojmë në një orar që do të jetë 8 me 4 dhe nuk do të paguhemi. Sikur mos mjaftonte, ne duhet të paguajmë dhe një tarifë e cila shkon diku tek 1.2 milionë lekë tarifë vjetore. Është kjo që na bën ne aq të pashpresë, sa të gjithë kërkojnë që të largohen jashtë shtetit, sepse nëse ne do të ndiheshim mirë në vendin tonë, nuk kishim pse të largoheshim. Sepse ne këtu i kemi të gjitha gjërat e rregulluara. Kurse, nuk paguhemi, punojmë dhe këta presin që ne të qëndrojmë këtu, është anormale”, – u shpreh Anxhela, studente në vitin e gjashtë për mjekësi të përgjithshme.

Mjekët e ardhshëm treguan problematikat e tyre: që nga mungesa e laboratorëve, kushtet e papërshtatshme për të kryer mësimin, pasi nuk është marrë asnjë masë për mësimin online, tarifat e larta që duhet të paguajnë jo vetëm gjatë shkollës, por edhe gjatë specializimit, edhe pse ata punojnë nga 8 orë.

“Ajo që mua më shqetëson së tepërmi, është mungesa e praktikave në mjekësi. Pra, jemi bërë si mjekë teorik, në vend që të jemi mjekë praktik. Sepse praktika është ajo që i duhet nesër dhe pacientit por edhe ne në profesionin tonë. Për të siguruar një jetesë të mirë, qoftë edhe për të plotësuar nevojat bazë, duhet të dish të punosh. Si do të dimë ne nesër të punojmë në qoftë se vazhdojmë me teori edhe me libra. Madje me literaturë që nuk është komplet në shërbimin tonë dhe nuk është komplet e saktë”, – thotë Dea, studente e vitit të tretë në mjeksi.

Një shqetësim tjetër është edhe pamundësia për të zhvilluar praktikën e studentëve të stomatologjisë, të cilët nuk pranohen në klinikat private.

“Një nga problematikat kryesore të fakultetit tonë, është se fakulteti pjesën më të madhe të praktikave ia lë përgjegjësi klinikave private, ndërkohë që klinikat private e kanë të ndaluar marrjen e studentëve praktikantë, për shkak të kontrolleve tatimore dhe në fund të fundit askush nuk mban përgjegjësi. Dhe i gjithë mundi apo investimet tona janë të shkuara dëm”, – thotë Rexhina, studente në fakultetin e stomatologjisë.

Duke dëgjuar problematikat e panumërta të studentëve, Basha tha se shëndetësia është shembulli më i dukshëm i 7 viteve dështim dhe premtimesh të rreme. Edi Rama ua ka dhuruar buxhetin e shëndetësisë oligarkëve rreth tij.

Kreu i opozitës, iu tha mjekëve të ardhshëm se qeveria e re do ta ndryshojë këtë situatë dhe do bëjë gjithçka që të rinjtë dhe mjekët mos të ikin, por të qëndrojnë e të punojnë me dinjitet e të vlerësuar në vendin e tyre.

“Kjo është gjë shumë e trishtë. Është një tragjedi për rininë në tërësi, në veçanti për studentët e shëndetësisë. Kjo do të thotë që ne po trajnojmë mjekë për Europën, ndërkohë që kemi numrin më të ulët të mjekëve për frymë në Europë dhe po arrijmë rekordet botërore.

Si ta ndalim këtë?

Keni dëgjuar ndonjë plan nga qeveria se si do ta ndalë?! Kjo nga njëra anë do të thotë që vazhdon emigracioni i rinisë, ndërsa nga ana tjetër do të thotë se ne do të vazhdojmë të jemi pa mjekë, pa infermierë, pa personel të kualifikuar.

7 vite me radhë është folur për shëndetësinë falas, por në fakt ajo që është bërë, janë koncensionet e chek-up it dhe koncensionet e tjera korruptive dhe paratë e qytetarëve që duhet të shkonin për shëndetësinë kanë shkuar në këtë drejtim.

Gjëja e parë që do të bëjmë ne është të stabilizojmë nivelin e shpërblimit për mjekët dhe për infermierët. Shqipëria i ka të gjitha mundësitë që të arrijë nivelet e Kosovës: 1200 euro për mjekët dhe 700 euro për infermierët.

Ky nuk është çelësi magjik që zgjidh gjithçka, por të paktën e stabilizon situatën e të ardhurave që sot është e mjerueshme.

E dyta, siç e thatë dhe vetë nuk ka të bëjë vetëm me rrogën, por ka të bëjë edhe me kushtet e punës. Mjeku më shumë se kushdo tjetër, ka përgjegjësinë më të madhe ndaj jetës, sepse puna e mjekut konsiston në shpëtimin e jetës. Në qoftë se i jep përgjegjësinë të shpëtojë jetën dhe nuk i jep mjetet për të shpëtuar jetë, atëherë edhe ajo rrogë, sado që t’ia bësh, nuk i kthehet në bekim por në mallkim. Dhe kjo do të thotë anulim i menjëhershëm i këtyre koncensioneve. Për ne, hapi i parë do të jetë anulimi i këtyre koncensioneve dhe financimi me urgjencë i gjithë sistemit shëndetësor, spitalet në të gjithë komponentët e tyre, por padiskutim edhe kujdesi për të forcuar, shëndoshur dhe sjellë në parametra të shërbimit dinjitoz edhe mjekun e familjes dhe të gjithë hallkat e tjera, duke përfshirë këtu farmaceutikën.

Duhet një reformë e thellë. Ajo është ekzistenciale për shëndetin e qytetarëve dhe për të ndalur e më pas për të kthyer mbrapsht tendencën e mjekëve dhe studentëve të mjekësisë për t’u larguar nga Shqipëria dhe prakitikisht për ta zbrazur Shqipërinë nga njerëzit për të cilët ka nevojë për të shpëtuar jetë.

Prandaj programi ynë për shëndetësinë i jep një theks të veçantë pikërisht këtyre elementëve:

Shpërblimit për mjekët dhe infermierët.

Financimit të gjithë hallkave të sistemit shëndetësor dhe financimit për të mbajtur mjekët e ardhshëm, pra studentët, në vend dhe jo për t’u kthyer në një laborator ku prodhohen mjekë dhe infermierë për Gjermaninë, për Europë, ndërkohë që shqiptarët vuajnë krizën më të rëndë shëndetësore.

Që të ndodhë kjo sigurisht që duhet të kemi një ndryshim.

Pas 7 vitesh premtime për shëndetësinë falas dhe dështime spektakolare, kolapsit të spitaleve, kolapsit të sistemit shëndetësor, ka ardhur koha t’i themi mjaft. Ka ardhur koha ta largojmë shkaktarin e kësaj situate dhe së bashku të reformojmë sistemin dhe t’i japim mundësi edhe mjekëve, edhe ju mjekëve të ardhshëm të bëni misionin tuaj që është; shpëtimi i jetëve të njerëzve”, – tha Basha gjatë takimi me studentët e mjekësisë.

Eno Bozdo: Rama mashtroi se do të ultë çmimin e energjisë, bëri rritjen më të madhe në 30 vite

Në vitin 2013 Edi Rama erdhi në pushtet duke premtuar, mes të tjerash, uljen e çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë dhe biznesin.

Në vitin 2015 Rama bëri pikërisht të kundërtën e asaj që premtoi, duke rritur ndjeshëm çmimin e energjisë elektrike si për konsumatorët familjare ashtu edhe për biznesin. Ishte rritja më e madhe në 30 vitet e fundit!

Si pasojë e kësaj rritjeje, sot 88% e familjeve shqiptare dhe 100% e bizneseve e paguajnë më shtrenjtë energjinë elektrike.

Kështu mesatarisht, një familje shqiptare paguan 64 mijë lekë energji më shumë në vit nga ç’paguante më parë. Për biznesin çmimi u rrit mesatarisht 20%, ndërsa për kategori të caktuara të biznesit u rrit deri në 35%.

Për shkak të reformave të munguara në sektorin e energjisë elektrike, Banka Botërore (Enterprise Survey 2019), përllogarit se 2% e prodhimit humbet pikërisht për shkak të ndërprerjes së furnizimit me energji, ndërsa 48% e biznesit deklaron se mbajnë gjenerator.

Asnjë gënjeshtër e kryeministrit, sado në gjakftohtësi të thuhet, nuk e mbulon dot të vërtetën: çmimi energjisë është rritur ashtu siç janë rritur pafund taksat, kosto e jetesës, varfëria dhe pamundësia e një familje mesatare për të jetuar normalisht në Shqipëri.

Por ndryshimi do të vijë. Asgjë dhe askush nuk e ndal dot! Në 25 prill do të hapet një epokë e re për shqiptarët dhe Shqipërinë!

Basha: Sa më shumë nevojë për mjekë ka vendi, aq më pak investon qeveria. Ndryshimi që po vjen, ndryshim energjish jo karrigesh

Kryetari i PD, Lulzim Basha, bisedoi sot me disa studentë të mjekësisë me të cilët diskutoi një prej problemeve më të mëdha të shëndetësisë sot, ikjen e mjekëve dhe infermierëve jashtë vendit.
Të rinjtë që studiojnë për mjekësi i thanë shefit të opozitës se nuk duan të ikin jashtë, por kushtet me të cilat ata përballen në shërbimin shëndetësor shqiptar, i detyrojnë të marrin rrugën e ikjes.
“Unë sot gjendem përballë një dilemë që ka të bëjë me specializimet. Siç e dimë, specializimet rreth 70% e kuotave janë të pambuluara, ç’ka do të thotë që ne nuk paguhemi. Unë prej 6 viteve të studimit në mjekësi nuk paguhem. Ndërkohë një student që është në Ballkan, apo një student mjekësie që është në Europë, paguhet. Atëherë unë jam në një dilemë: a do të qëndroj këtu apo do vazhdoj të shkoj në Europë. Gjithashtu, siç e dimë, mesatarisht specializimet zgjasin rreth 4 vite, mesatarisht, do të punojmë në një orar që do të jetë 8 me 4 dhe nuk do të paguhemi. Sikur mos mjaftonte, ne duhet të paguajmë dhe një tarifë e cila shkon diku tek 1.2 milionë lekë tarifë vjetore. Është kjo që na bën ne aq të pashpresë, sa të gjithë kërkojnë që të largohen jashtë shtetit, sepse nëse ne do të ndiheshim mirë në vendin tonë, nuk kishim pse të largoheshim. Sepse ne këtu i kemi të gjitha gjërat e rregulluara. Kurse, nuk paguhemi, punojmë dhe këta presin që ne të qëndrojmë këtu, është anormale”, – u shpreh Anxhela, studente në vitin e gjashtë për mjekësi të përgjithshme.
Mjekët e ardhshëm treguan problematikat e tyre: që nga mungesa e laboratorëve, kushtet e papërshtatshme për të kryer mësimin, pasi nuk është marrë asnjë masë për mësimin online, tarifat e larta që duhet të paguajnë jo vetëm gjatë shkollës, por edhe gjatë specializimit, edhe pse ata punojnë nga 8 orë.
“Ajo që mua më shqetëson së tepërmi, është mungesa e praktikave në mjekësi. Pra, jemi bërë si mjekë teorik, në vend që të jemi mjekë praktik. Sepse praktika është ajo që i duhet nesër dhe pacientit por edhe ne në profesionin tonë. Për të siguruar një jetesë të mirë, qoftë edhe për të plotësuar nevojat bazë, duhet të dish të punosh. Si do të dimë ne nesër të punojmë në qoftë se vazhdojmë me teori edhe me libra. Madje me literaturë që nuk është komplet në shërbimin tonë dhe nuk është komplet e saktë”, – thotë Dea, studente e vitit të tretë në mjeksi.
Një shqetësim tjetër është edhe pamundësia për të zhvilluar praktikën e studentëve të stomatologjisë, të cilët nuk pranohen në klinikat private. “Një nga problematikat kryesore të fakultetit tonë, është se fakulteti pjesën më të madhe të praktikave ia lë përgjegjësi klinikave private, ndërkohë që klinikat private e kanë të ndaluar marrjen e studentëve praktikantë, për shkak të kontrolleve tatimore dhe në fund të fundit askush nuk mban përgjegjësi. Dhe i gjithë mundi apo investimet tona janë të shkuara dëm”, – thotë Rexhina, studente në fakultetin e stomatologjisë.
Duke dëgjuar problematikat e panumërta të studentëve, Basha tha se shëndetësia është shembulli më i dukshëm i 7 viteve dështim dhe premtimesh të rreme. Edi Rama ua ka dhuruar buxhetin e shëndetësisë oligarkëve rreth tij.

Kreu i opozitës, iu tha mjekëve të ardhshëm se qeveria e re do ta ndryshojë këtë situatë dhe do bëjë gjithçka që të rinjtë dhe mjekët mos të ikin, por të qëndrojnë e të punojnë me dinjitet e të vlerësuar në vendin e tyre.

“Kjo është gjë shumë e trishtë. Është një tragjedi për rininë në tërësi, në veçanti për studentët e shëndetësisë. Kjo do të thotë që ne po trajnojmë mjekë për Europën, ndërkohë që kemi numrin më të ulët të mjekëve për frymë në Europë dhe po arrijmë rekordet botërore.

Si ta ndalim këtë?

Keni dëgjuar ndonjë plan nga qeveria se si do ta ndalë?! Kjo nga njëra anë do të thotë që vazhdon emigracioni i rinisë, ndërsa nga ana tjetër do të thotë se ne do të vazhdojmë të jemi pa mjekë, pa infermierë, pa personel të kualifikuar.

7 vite me radhë është folur për shëndetësinë falas, por në fakt ajo që është bërë, janë koncensionet e chek-up it dhe koncensionet e tjera korruptive dhe paratë e qytetarëve që duhet të shkonin për shëndetësinë kanë shkuar në këtë drejtim.

Gjëja e parë që do të bëjmë ne është të stabilizojmë nivelin e shpërblimit për mjekët dhe për infermierët. Shqipëria i ka të gjitha mundësitë që të arrijë nivelet e Kosovës: 1200 euro për mjekët dhe 700 euro për infermierët.

Ky nuk është çelësi magjik që zgjidh gjithçka, por të paktën e stabilizon situatën e të ardhurave që sot është e mjerueshme.

E dyta, siç e thatë dhe vetë nuk ka të bëjë vetëm me rrogën, por ka të bëjë edhe me kushtet e punës. Mjeku më shumë se kushdo tjetër, ka përgjegjësinë më të madhe ndaj jetës, sepse puna e mjekut konsiston në shpëtimin e jetës. Në qoftë se i jep përgjegjësinë të shpëtojë jetën dhe nuk i jep mjetet për të shpëtuar jetë, atëherë edhe ajo rrogë, sado që t’ia bësh, nuk i kthehet në bekim por në mallkim. Dhe kjo do të thotë anulim i menjëhershëm i këtyre koncensioneve. Për ne, hapi i parë do të jetë anulimi i këtyre koncensioneve dhe financimi me urgjencë i gjithë sistemit shëndetësor, spitalet në të gjithë komponentët e tyre, por padiskutim edhe kujdesi për të forcuar, shëndoshur dhe sjellë në parametra të shërbimit dinjitoz edhe mjekun e familjes dhe të gjithë hallkat e tjera, duke përfshirë këtu farmaceutikën.

Duhet një reformë e thellë. Ajo është ekzistenciale për shëndetin e qytetarëve dhe për të ndalur e më pas për të kthyer mbrapsht tendencën e mjekëve dhe studentëve të mjekësisë për t’u larguar nga Shqipëria dhe prakitikisht për ta zbrazur Shqipërinë nga njerëzit për të cilët ka nevojë për të shpëtuar jetë.

Prandaj programi ynë për shëndetësinë i jep një theks të veçantë pikërisht këtyre elementëve:

Shpërblimit për mjekët dhe infermierët.

Financimit të gjithë hallkave të sistemit shëndetësor dhe financimit për të mbajtur mjekët e ardhshëm, pra studentët, në vend dhe jo për t’u kthyer në një laborator ku prodhohen mjekë dhe infermierë për Gjermaninë, për Europë, ndërkohë që shqiptarët vuajnë krizën më të rëndë shëndetësore.

Që të ndodhë kjo sigurisht që duhet të kemi një ndryshim.

Pas 7 vitesh premtime për shëndetësinë falas dhe dështime spektakolare, kolapsit të spitaleve, kolapsit të sistemit shëndetësor, ka ardhur koha t’i themi mjaft. Ka ardhur koha ta largojmë shkaktarin e kësaj situate dhe së bashku të reformojmë sistemin dhe t’i japim mundësi edhe mjekëve, edhe ju mjekëve të ardhshëm të bëni misionin tuaj që është; shpëtimi i jetëve të njerëzve”, – tha Basha gjatë takimi me studentët e mjekësisë.

Nga 1.7 milion shqiptarë që emigruan, 46% e tyre janë nën 40 vjeç

Emigracioni, i cili ka vijuar me ritme konstante në 30 vitet e fundit dhe me gjasë do të shtrihet me të njëjtin intensitet edhe në dekadën në vijim, po ndikon për keq cilësinë e popullatës në Shqipëri.

Të dhënat e INSTAT mbi emigracionin më 2020 tregojnë se, nga totali i emigrantëve rreth 1.7 milionë persona, shumica janë të rinj.

Siç shihet nga grafiku bashkëngjitur mosha 20 nga 40 vjeç e dominon popullatën në emigracion dhe përben 46 për qind të totalit të emigrantëve.

Mbi grup moshën 45 vjeç popullata në emigrim vjen në rënie. Anketa të tjera mbi potencialet e emigracionit tregojnë tendencën e lartë te të rinjve në moshë te re për të emigruar në krahasim me moshat e tjera.

Një studim i ekspertëve Gëdeshi dhe King ka identifikuar se, 70 për qind e 20 vjeçarëve dëshironin të largoheshin nga vendi në vitin 2018. Kjo dëshirë për të lënë vendin është më e lartë tek të rinjtë se të grup moshat e tjera. Shkaqet lidhen me një seri faktorësh sociale dhe ekonomike, thotë Gëdeshi.

Instituti Shqiptar i Statistikës ka raportuar se gjatë vitit të kaluar 25.5 për qind e të rinjve nga mosha 15 -24 vjeç as nuk ishin në shkollë dhe as në punë. Studimi mbi të Rinjtë 2018-2019, i institutit Gjerman Friedrich-Ebert-Stiftung (FES) tregon se potenciali për të emigruar në grupmoshën 15-29 vjeç është rreth 60%.

Dëshira e të rinjve për të ikur jashtë vendit është me e lartë se në popullsinë e përgjithshme, ku sipas barometrit të Ballkanit gjysma e të pyeturve në Shqipëri, pa dallim moshe, raportojnë se do të dëshironin të jetonin larg vendit vitin e kaluar.

Pas Censit të vitit 2011, migracioni vazhdon të luajë një rol shumë të rëndësishëm në dinamikën e popullsisë. Shqipëria vazhdon dhe do të vazhdojë të përjetojë flukse dalëse të popullsisë, ashtu sikurse projeksionet e popullsisë sugjerojnë.

Në vitin 2019, në popullsinë mesatare gjithsej të Shqipërisë, të rinjtë 0-14 vjeç zënë 17,0 %, popullsia në moshë pune 15-64 vjeç zë 68,5 % dhe popullsia mbi 65 vjeç përbën 14,4 % të popullsisë gjithsej. Piramida e popullsisë, e cila jep një paraqitje të strukturës moshore dhe gjinore të popullsisë, pasqyron trendin e zhvillimeve që kanë ndodhur për grup moshat në fjalë. Tendenca drejt procesit të plakjes së popullsisë në të ardhmen vihet re nga rritja e lehtë e përpjesës që zë popullsia 65 vjeç e lart, shoqëruar kjo me uljen e numrit të popullsisë në moshë të re (0-14 vjeç).

Emigracioni shqiptar ka qenë emigracion i dominuar nga faktorë ekonomik. Kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë arsyet ekonomike ato që shtyjnë pjesën më të madhe të shqiptarëve të largohen nga vendi. Sipas anketës së Forcës së Punës, 2019, arsyeja kryesore e largimit nga Shqipëria është “Mundësi punësimi” me 83,7 %