13.5 C
Tirana
E mërkurë, 19 Nëntor, 2025

Ngritja e Gjykatës Kushtetuese, Meta: Nuk kam bërë asnjë lëshim nga kërkesat e mia!

Nga qyteti i Elbasanit, Presidenti Ilir Meta foli për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, e cila u bë funksionale pas tri vitesh, duke thënë se ky ka qenë dhe duhet të jetë institucioni më i rëndësishëm në vend.

Meta tha se Presidenti ka bërë çdo përpjekje që Shqipëria të mos mbetej në asnjë sekondë pa Gjykatë Kushtetuese funksionale, por sipas tij, procesi u bllokua disa herë nga mazhoranca, që kishte qëllim të kapte këtë institucion.

“Gjykata Kushtetuese ka qenë dhe duhet të jetë institucioni më i rëndësishëm në vend, siç është në çdo vend, ku sundon shteti i së drejtës. Presidenti ka bërë çdo përpjekje që Shqipëria të mos mbetej asnjë sekondë pa Gjykatë Kushtetuese funksionale, por ka ende punë për të pasur një gjykatë plotësisht funksionale dhe për Presidentin funksionimi i Gjykatës Kushtetuese është një çështje thelbësore dhe unë uroj e shpresoj që të gjithë, edhe anëtarët e kësaj gjykate ata që janë bërë pjesë e saj dhe ata që do të bëhen pjesë, të kenë përgjegjshmëri maksimale për të kuptuar rëndësinë e jashtëzakonshme të këtij institucioni për shtetin e së drejtës, të drejtat e shtetit tonë, për të mbrojtur demokracinë. Unë do të mbështes gjithmonë pavarësinë e këtij institucioni dhe gjithë institucioneve të tjera. Gjykata Kushtetuese mund dhe duhet të ruajë një rol edhe më të madh në të ardhmen”, tha Meta.

I pyetur nga gazetarët se kush tërhoq, mazhoranca apo Presidenti, për bërjen funksionale të Gjykatës Kushtetuese, Meta u përgjigj prerë se “Nuk ekziston asnjë tërheqje nga ana e presidentit sa i takon kushtetutshmërisë së procesit. Ky proces ka pasur dhe ka mangësitë e tij nga pikëpamja e ligjit dhe shumë aspekte të tjera. Çdo spekulim për të krahasuar situatën aktuale me atë kur ndodhi kriza apo përplasja mes Presidentit me Parlamentin dhe ish-kreun e KED është e pavend, pasi në atë rast kishim një përpjekje për të rrëmbyer në mënyrë kriminale dhe mafioze një anëtar të Gjykatës Kushtetuese, që i takonte Presidentit, për ta marrë mazhoranca. Për këtë, Komisioni i Venecias ka folur qartë se kush e shkaktoi këtë incident.

Presidenti ka vepruar gjithmonë në mënyrën më të shpejtë të mundshme, kur KED i ka propozuar për vakancat. Është bllokuar tre herë KED nga mazhoranca për qëllime dhe planet e saj. Dua të falënderoj Bundestagun, që prej kohësh vendosi si kusht për integrimin bërjen e Gjykatës Kushtetuese funksionale. Ky është një proces që vazhdon, ne të gjithë duhet të ndjekim e monitorojmë funksionimin e kësaj gjykate dhe vendimmarrjen e saj. Në Kosovë pati një zhvillim shumë interesant. Edhe ne duhet të synojmë të kemi një gjykatë të pavarur nga politika”.

Tabaku: Më 25 prill do t’i tregojmë vendin Ramës dhe hajdutëve të tij

Ish deputetja e PD-së, Jorida Tabaku deklaron përmes një statusi në facebook, se qeveria që nuk ndihmon nevojtarët por i fal 37 mln $ Safet Gjicit.

Tabaku shkruan se taksat e shqiptarëve Edi Rama ia fal Safet Gjicit për interesa elektorale të PS ndërsa shqiptarët rrinë në qiell të hapur.

“Në 25 prill do ti tregojmë vendin hajdutëve të fatkeqësisë. Atyre që për 7 vjet vodhën buxhetin edhe në kohë fatkeqësie. Së bashku do të hapim një kapitull të ri për vendin! T’i japim fund kohës së Gjicëve dhe abuzimit me taksa në kurriz të shqiptarëve! Rama është arsye e thellimit të krizës përmes keqmanaxhimit dhe vjedhjes në kohë pandemie, një hajdut edhe në kohën e një flame të tillë!” vijon Tabaku.

Postimi i plotë:
Taksat e shqiptarëve Edi Rama ia fal Safet Gjicit për interesa elektorale të PS ndërsa shqiptarët rrinë në qiell të hapur.

Më kot presin shqiptarët paketë ndihme nga Rama në kohë pandemie, paketë shpëtimi dhe rindërtimi. Rama taksat e tyre i çon në xhepin e Safetit për të blerë nevojtarët dhe për tu pasuruar.

Në 25 prill do ti tregojmë vendin hajdutëve të fatkeqësisë. Atyre që për 7 vjet vodhën buxhetin edhe në kohë fatkeqësie. Së bashku do të hapim një kapitull të ri për vendin! T’i japim fund kohës së Gjicëve dhe abuzimit me taksa në kurriz të shqiptarëve! Rama është arsye e thellimit të krizës përmes keqmanaxhimit dhe vjedhjes në kohë pandemie, një hajdut edhe në kohën e një flame të tillë!

Kim në zyrën e Çuçit për rolin e policisë në zgjedhje: Hetim dhunës së policisë ndaj protestuesve

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës,Yuri Kim, është takuar këtë të mërkurë me Ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi.

Përmes një statusi në Twitter, Kim shkruan se me ministrin Çuçi ka diskutuar për respektimin e të drejtës për protestë paqësore si dhe për rolin e Ministrisë së Brendshme në zgjedhjet e 25 prillit.

“U takova me Bledi Çuçin për t’i uruar suksese në detyrën e re si ministër i Brendshëm. Më vjen mirë që dëgjova se ai ka urdhëruar për të hetuar trajtimin e protestuesve. E drejta e protestës paqësore duhet të respektohet. Gjithashtu diskutuam rolin e Ministrisë së Brendshme në zgjedhje. Ne ramë dakord për të forcuar bashkëpunimin për sigurinë dhe zbatimin e ligjit” – shkruan Kim.

Një tjetër rast skandaloz për të kuptuar se si manipulon provat policia për të mbrojtur vrasësit e vërtetë

Albert dhe Seit Manahasa, babë e bir që u vunë në pranga tetë ditë pas vrasjes së Emiljano Ramazanit, ngjarje e ndodhur më 20 korrik, janë lënë të lirë. Vendimi është marrë sot, gjatë senacës gjyqësore të zhvilluar në Gjykatën e Elbasanit, nga gjyqtarja e çështjes Pajtime Fetahu. Në mungesë të provave që implikonin Albert dhe Seit Manahasën në këtë vrasje, pavarësisht armës së gjetur në një sarbator makine brenda në servisin e tyre, dyshja kanë fituar lirinë.

Gjykata ka arritur në përfundimin të dyshja Manahasa nuk kanë lidhje me ekzekutimin e Ilir dhe se arma, e llojit pistoletë tip TT është vendosur aty ku u gjet nga persona që kanë bashkëpunuar me autorin e krimit, për të orientuar policinë në drejtim te gabuar dhe për të shmangur zbardhjen e autorësisë së vrasjes së Ramazanit.

Pas pesë muajsh arrestim, babë e bir janë vendosur në masën e sigurisë “Detyrim për paraqitje”, deri në përfundim të hetimeve. Burime nga grupi hetimor, bëjnë me dije për Dosja.al se personi që ka telefonuar policinë në mënyrë anonime për të treguar dhe vendndodhjen e pistoletës është një oficer i policisë gjyqësore, mjaft i njohur, por që punon larg Elbasanit. Prova të siguruara nga grupi hetimor kanë treguar se ka qenë pikërisht ky OPGJ që ka kryer telefonatën, e ndërsa arma është vendosur nga një tjetër person, i cili ende nuk është identifikuar. Në kamerat e sigurisë së servisit që është në pronësi të familjes Manahasa është pikasur vetëm një siluetë personi, që nuk dihet ende kush është.

Për vrasjen e Emiljano Ramazanit ndodhen në burg Euglen Halili (bashkëpunëtor i drejtësisë) dhe Xhuljano Hoxha, të cilën pranuan se kishin pasur rolin e vëzhguesit në krim. Pas hekurave ndodhet edhe Erion Alibej, i cili akuzohet se është urdhërues i këtij atentati e ndërsa si ekzekutor është shpallur në kërkim Nuredin Dumani. Ky i fundit mësohet se ka qenë personi që drejtonte mjetin nga ku zbriti ekzekutori Klevis Kapllani dhe vrau Ramazanin, babanë e katër vajzave. Kapllani është gjithashtu i vdekr pasi Dumani është siguruar që të mos lërë dëshmitarë të gjallë, ndërsa vetë ka marrë arratinë.

Bylykbashi tregon me video si trajtohen qytetarët: Kjo është fytyra e qeverisjes vendore në Durrës. Si kjo është në të gjithë Shqipërinë

Nje pushtet bashkiak qe nuk ka dale nga vota e popullit por eshte emeruar nga Kryeministri Edi Rama dhe ka fytyren e tij. Nuk eshte pushtet nga populli ‎dhe as per popullin. Eshte pushtet mbi popullin. I qendron mbi kurriz me taksa, gjoba, fatura afrofe sherbimesh qe nuk i marrin, vjedhje me tendera, koncensione, leje ndertimi qe po u zene frymen durrsakeve.

Askush nuk e njeh kryetaren kukull te bashkise qe kur i vjen padroni nuk guxon as te ulet ne karrigen e saj.‎ Bashkia nuk egziston per qytetaret. Bashkia nuk pyet per ta sepse jane vetem statistike dhe subjekte per tu taksuar e rrjepur. Durrsaket per bashkine e Kryeministrit nuk jane shtetas por NENshtetas, nuk kane te drejte as te ankohen.

Bashkine do t’ia shkulim nga kthetrat kesaj klike grabitqare ‎dhe do t’ia kthejme durrsakeve

#25prill2021

Dy fjalë për atentatin e Edvin Planës ndaj vëllezërve Pjetri!

Miq, bresherite e kallashnikovit kunder vellezerve Pjetri qe shkrehen Planat ne mes te Shkodres per shkak te zbatimit te ligjit nga polici Albert Pjetri, jane dhurata per festat e fundvitit direkt nga Edvin Hajduti, protektori dhe kryekumbara i Bardhok Planes.

Bardhok Plana eshte kryetrafikant i droges ne zonen e veriut, eshte mik per koke i Edvin Hajdutit.

Per shkak te lidhjeve te droges me Edvin Hajdutin, Bardhok Plana u shpetua dhe nuk u arrestua ne operacionin Viluni te organizuar nga policia e 5 shteteve.

Kryetrafikantit Bardhok Plana, kryebosit te droges se Dukagjinit, po me urdher te Edvin Hajdutit nuk ju preken ne Velipoje as dhe ne Shkoder asnjera nga ndertimet e tij te shumta te paligjshme.

Lokalet e Bardhok Planes per shkak te miqesise dhe mbrojtjes qe gezon nga Edvin Hajduti nuk njohin ligje, rregulla, kufizime dhe nuk guxon kush ti kontrolloje.

Keshtu qe duke i shprehur mbeshtetjen e plote policit te qelluar me bresheri nga Planat e Edvin Hajdutit, shtoj gjithashtu se autor kryesor jo me gisht ne shtjekez i atentatit ndaj tij eshte vet Edvin Plana. sb

 

Covid-19 i merr jetën ish-gazetarit të njohur të TVSH

Ka ndërruar jetë si pasojë e infektimit me Covid-19, gazetari i njohur Lek Plani. Plani njihet për një karrierë të gjatë në media, ku ka qenë pjesë e TVSH-së dhe Deutsche Welle në shqip dhe Radio Shkodrës.

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi shkruan se, ndarja nga jeta e gazetarit të mirënjohur Lekë Plani, është një lajm i hidhur për mediat, gazetarët, por edhe Shkodrën.

“Ndarja nga jeta e gazetarit të mirënjohur Lekë Plani, është një lajm i hidhur për mediat, gazetarët, por edhe Shkodrën.

Me një karrierë të gjatë në Radio Shkodra, RTSH, Deutsche Welle, por edhe mediat lokale, Lekë Plani spikati për profesionalizmin dhe seriozitetin në punën e gazetarit.

Ngushëllime familjes por edhe komunitetit të gazetarëve të Shkodrës për këtë humbje!”, shhkruan Ademi.

Funksionaliteti i Gjykatës Kushtetuese, Varhelyi: Arritje e rëndësishme për institucionet dhe njerëzit

Hearing of Oliver VÁRHELYI , Commissioner-designate, Neigbourhood and Enlargement - Arrival - Opening statement - Q&A session

Komisioneri Europian për Zgjerimin, Varhelyi ka komentuar ngjarjen e ditës së sotme me Gjykatën Kushtetuese në Shqipëri që bëhet funksionale pas thuajse 3 vitesh.

Varhelyi e konsideron këtë si një lajm të shkëlqyeshëm dhe arritje të rëndësishme.

Ai shton se, tashmë funksionaliteti i Gjykatës Kushtetuese plotëson listën e kushteve për tryezën e parë ndërqeveritare.

STATUSI NGA OLIVER VARHELYI

Lajm i shkëlqyeshëm! Me emërimin e anëtarit të 6-të nga Presidenti Ilir Meta Gjykata Kushtetuese bëhet funksionale. Arritje e rëndësishme për institucionet dhe njerëzit si pjesë e reformës në drejtësi. Kjo plotëson listën e kushteve për tryezën e parë ndërqeveritare.

Babai i policit të vrarë ngre dyshime për variantin e policisë mbi ekzekutimin, pista e re ajo e hakmarrjes së një deputeti

Martin Prela mban në trup xhupin e Xhulios dhe i ulur përkrah fotografisë së tij ku i riu krenohej me uniformën e policit, i ati pret ngushëllime për vrasjen e të birit.

Policët e thjeshtë dhe pedagogët e akademisë ku Xhulio synonte t’i ngjitej në supe grada e nënkomisarit ia shtrënguan dorën, por eprorët nuk e shkelën derën e hapur për mort. Se kush ishte 26 vjeçari Xhulio Prela dhe sa e donte ai policinë, Martin Prela përsërit se do të jetojë ai për ta rrëfyer.

‘Nuk e pranonte të padrejtën, ja merrte mendja që ishte e drejtë dhe nuk tërhiqej, jo thoshte kjo është e drejta dhe njerëzit nuk duhet të tërhiqen nga e drejta. Po të jap një shembull , nuk e niste makinën pa vënë unë rripin, me thoshte babi duhet të bëhet edukatë është për ty për jetën tënde jo për policin’, tha babai.

Në ditën e 18 të vrasjes së të birit, Martin Prela përmend problemet me të cilat haset polici i thjeshtë duke kujtuar se si Xhulio Prela u lëviz nga komisariati i Lezhës dhe u emërua në Shkodër pas konflikteve me personazhe të lidhur me politikën .

‘E nxirrnin në detyrë dhe e shisnin eprorët, policin e shesin. Ai vetëm thoshte ka probleme në Lezhë, nuk na mbrojnë, ne ndeshemi me njerëzit kur kërkojnë rregulla ata pas pak kohe dalin na bëjnë karshillëk. Vetëm ai thoshte nga këto, njerëzit që janë të pushtetshëm, ato që sillen rreth tyre i bënin këto.

Ai mua më ka thënë këtë, ka qenë një makinë e cila parkohej gabim e cila mesa dukej këta nuk kishin informacion se e përdorte deputeti, se cili deputet nuk e di dhe personi që e përdorte makinën në dobi të atij deputeti, e bllokonte makinën tërë kohën. Gjatë shërbimit i tërhoqëm vëmendjen dy-tre herë, pastaj ishim të detyruar i vumë fletën e gjobës.

Pastaj me sa di unë ka ndërhyrë një gazetar, a në atë rast apo në një tjetër ka ndërhyrë një gazetar, ka vënë dorë, a e ka goditur apo çfarë nuk e di, por mbaj mend që djali ka ardhur i mavijosur. Mund të ketë qenë në komisariat ndërhyrja e deputetit, por aty për aty jo, nuk e di i cilës force politike është deputeti’, thotë ai.

Teksa hetuesit këmbëngulin se polici Xhulio u vra për motive të dobëta pas një mos marrëveshjeje për dritat, Martini ka dyshimet e tij’

‘Ma merr mendja se nëqoftëse ka zot në qiell dhe nata e shenjtë e asaj nate e Shën Kollit do ta nxjerrë në dritë jetën e djalit tim, sado ta mundohen ta mbulojnë do dalë e vërteta, ditën që do zbardhet do jetë më e rëndë. Kushdo, nëse dikush është paguar, kushdo që e ka bërë, të dyja palët para meje do të jenë njëlloj, asnjëra më e lehtë, të dimë a ju patëm borxh apo na mbetën borxh’.

Për vrasjen e policit të ri, është arrestuar një i ri që nuk e pranon krimin, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.