14.5 C
Tirana
E mërkurë, 19 Nëntor, 2025

Gjici rrit taksat në bashkinë më e varfër, këshilltari: Rroftë partia!

Në kohën kur pandemia ka goditur rëndë bizneset dhe familjarët, bashkia më e varfër në vend, ajo e Kukësit rrit taksat. Në relacionin drejtuar këshillit bashkiak, kryetari Safet Gjici propozon rritjen e tarifave vendore për vitin 2021. Edhe pse u shfaq në mbledhje përmes një video projektori, këshilli bashkiak i është bindur kërkesës së Gjicit.

Në unanimitet anëtarët kanë votuar për rritjen e taksës se infrastrukturës me 2%. Nga 4% që ishte ketë vit, do të bëhet 6% për ndërtesa për qëllime banimi dhe biznesi. Nga takimi i këshillit u vu re se një pjesë e mirë e këshilltareve nuk ia kishin idenë se për cfarë po votonin.

Debati në mbledhjen e këshillit bashkiak Kukës

Këshilltari: Taksat janë shumë OK-ej, 6% e kishte rritur ai, por s’e kundërshtoi dot kush, i japim të drejtë kryetarit dhe kryetares.

Safet Gjici: Taksat nuk janë rritur fare.

Këshilltari: Ajo për linjat ajrore ishte shumë fantastike.

Safet Gjici: Ajo do të qëndrojë.

Këshilltari: Rroftë partia!

Biznesmenëve të kromit, Gjici ua kërkoi shtesën e taksës si një detyrim të të mirën e qytetit. Vendimet për tarifat dhe taksat janë miratuar pa dhënë asnjë detaj apo sqarim për efekte që ata do të kenë te bizneset dhe qytetarët. Tarifat e reja pritet të ndikojnë tek qytetarët e Kukësit të cilët kryesisht mbahen me remitanca./ABC

Humb jetën nga Covid-19 anestezisti i njohur

Anestezisti kosovar, Afrim Tasholli, nuk ka mundur dot ta fitoj betejën me virusin Covid-19, duke ndërruar jetë ditën e sotme.

Lajmi është bërë i ditur nga Spitali i Ferizajt, ku mes fjalëve të ndjera janë shkruar cilësitë e vyera të mjekut të njohur kosovar.

“E zorshme, e dhimbshme e trishtë të flitet për ikjen e hershme të kolegut Afrim Tasholli një njeriu stoik e profesionist.

Stoicizmin e dëshmoi me përpjekjet prej sizifi për ta ngadhënjyer të keqen që e kaploi.

Ai tërë jetën iu përkushtua humanizmit. Një kohë me angazhimin në mjekësin primare të Ferizajt, specializimin në Prishtinë dhe si specialist i Anesteziologjis me Mjekim Intesiv në Spitalin e Përgjithshëm Ferizaj.

Dha kontribut edhe në edukimin e brezave të ri me angazhim në shkollën mesme të mjekësis “Elena Gjika”.

Afrimi është vetëm njëri nga ne që nuk rreshti që me punën e tij ta lartësojë profesionin e mjekut.

Afrimi ishte njeri i mirë sikurse edhe profesionist i mirë.

Por, sot, Afrimi e humbi betejën nga ky virus nga kjo pandemi që e kaploi mbarë botën.

Afrimi do të kujtohet çdoherë si një nga emrat e mjekëve që kontribuoi në sferën e shëndetësisë dhe standardeve profesionale, të cilave u qëndroi konsistent deri në frymën e fundit”, thuhet në njoftimin e Spitalit të Ferizajt.

Video shokuese në Fier, të rinjtë rrihen masivisht me grushta dhe çekiç kokës

Një sherr masiv ka ndodhur gjatë ditës në qytetin e Fierit. Sipas informacionit të policisë një grup adoleshentësh janë përleshur me njëri tjetrin. Por në fakt duke u bazuar në pamjet e publikuara nga Faxnews, sherri ka qenë shumë më i dhunshëm se sa e paraqet komunikata e policisë së Fierit. Siç shikohet edhe nga pamjet filmike, të rinjtë përplasur me sende të forta, deri duke përdorur edhe çekiç ndaj njëri-tjetrit.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur në sheshin e parkimit pas qendrës së qytetit.

I gjithë sherri është kapur nga kamerat e sigurisë së një biznesi aty pranë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00 të ditës së sotme dhe sipas burimeve nga të rinjtë kanë pasur dhe armë me vete të cilat nuk i kanë përdorur.

Informacion paraprak

Sot rreth orës 16:00, në lagjen “Apollonia”, Fier, ka ndodhur një konflikt për motive të dobëta midis disa adoleshentëve.

Pas marrjes së njoftimit, është ngritur grupi hetimor dhe është bërë i mundur identifikimi i personave që kanë marrë pjesë në konflikt.

Policia ka shoqëruar disa prej tyre dhe po punohet për shoqërimin e personave të tjerë të identifikuar.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.

Lubonja: Kosova është më demokratike se Shqipëria

Analisti Fatos Lubonja i ftuar në rubrikën ‘’Opinion’’ në News24 ka folur për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë që erdhën prej vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe krahasimit me Shqipërinë.

Lubonja thotë se ky fakt është një shembull pozitiv për Shqipërinë ndërkohë shton se Kosova edhe në këto momente është shumë më demokratike se sa vendi ynë ku nuk ka ende Gjykatë Kushtetues.

Ai po ashtu thekson se edhe Shqipëria kë qenë më demokratike se sa është, duke marrë për shembull qeverinë e Fatos Nanos dhe mandatin e dytë të Berishës teksa shton se edhe Ilir Meta ka qeverisur shumë më mirë se sa Rama.

Sipas Lubonjës në Shqipëri Ramës i ka mbetur pa kapur vetëm opozitën që ta vendosë atë kë do, ose t’i ndajë opozitat në të mirë e në të keqe.

”Situatë interesante do thoja, fjalë e përgjithshme që përmbledh shumë gjëra, do kisha dashur të kisha më shumë informacion, por edhe teza që janë hedhur nëpër media. Sipas të cilës Gjykata Kushtetuese nuk është se ka bërë detyrën e saj të pavarur, por në një moment të caktuar për interesa të caktuara, me telefon nga Haga thonë disa, për shkak të Haradinajt disa që donte Presidencën, ka marrë këtë vendim që mund të jetë në favor të Vetëvendosjes. Ka mundësi dmth, sepse neve bëjmë dhe krahasimet, dhe themi që Kosova ja ka Gjykatë Kushtetuese të pavarur, të merrte vendime. Do kisha dashur të ishte vendim i një Gjykate Kushtetuese të pavarur, do kisha dashur, por ngrihen këto pikëpyetje.

Një pikëpyetje është që nëse kjo është bërë në favor të palës që e kontrollonte këtë Gjykatë, që mendohej të ishte PDK, bëhet sepse rezultati i zgjedhjeve mund të jetë më i favorshëm për PDK.

Ka shumë pikëpyetje, por gjithsesi, po t’i qëndrojmë krahasimit me Shqipërinë, shohim një balancë forcash të cilat mbajnë shumë më mirë në këmbë një lojë demokratike, se sa këtu që Gjykata Kushtetuese sado e anshme të jetë, edhe në Amerikë thonë që Gjykata Kushtetuese bëhet loja kush ta kapi. Gjëja e parë është një shembull pozitiv për ne për t’u parë, pastaj mbetet për t’u parë, a do vijë Kurti , me kë do bëjë koalicion etj.

E vërtetë, sigurisht rastet janë ndryshe, Kurti sa kam lexuar ka opinione të kundërta. Është dënuar me kusht, është dënuar me një tjetër Kod Penal, që duhet t’i referohemi dhe jo të riut, pra që e lejon, të paktën ata që janë pro-Kurtit. Vjosa Osmani qëndron, duhet të jetë apo jo Presidente. Si mund ta zgjidhë, a do bëjë parti të re, është e vendosur që mos bëjë koalicion me LDK dhe PDK. Mbetet përsëri rezultati si do jetë. Me Kurtin jo pjesë e kandidat përsëri krijohen situata. Dhe këtu duhet të kuptojmë cila është loja, ata që janë brenda mund të kuptojnë më mirë.

Krahasimi që mendoj unë se, nuk mund të ishte në Shqipëri mendoj unë se sipas mendimit tim. Edhe Kurti pati një parlament që u mblodh, debatoi, ishin dy parti, një aleate që u tërhoq. Dmth problemi për mendimin tim shtrohet këtu, padyshim Kosova është shumë më demokratike se sa ne, po edhe ne kemi qenë më demokratikë se çfarë jemi, madje edhe në kohë të Nanos edhe me Berishën 2. A do ecin më para, apo do rrëshkasin me ne.

Ku jemi ne? Shihni atë që doli për nipin e deputetit Rraja, që i doli kryeministri në mbrojtje, kreu i grupit parlamentar të PS, thanë ai horri polici. Tani del kapo i kokainës, qartë shteti i kapur nga narkotrafiku, me në krye kryeministrin që sillet si bandë. Dalin pastaj thonë zgjedhjet e tregojnë, mos protestoni fare. I thoshte Ervin Bushati dje zgjedhje, mos bëjë PD protesta të fshehta, të vijë në zgjedhje. Si mund të bësh zgjedhje pa GJK, prokurori, kur i ke të gjitha me vete. E pashë që PD nuk reagoi, kjo është provë direkte, si provat e Dibrës, po flasim për Policinë, një polic që qëllon të jetë më i ndershëm, ka bërë dy denoncime me e-maile, e dëgjova dje shefit të Policisë Veliu, dhe as është përgjigjur fare ai, çfarë shteti është ky aman, mirë që na lenë të vegjetojmë. Fasada, edhe fasada, edhe Kosova duket se i ka këto rreziqe por është ende në dorë të narkotrafikut këtu.

Nuk kam besim, këtu mos harrojmë se boll të kapin mazhorancën, dhe sikur s’ekziston pjesa tjetër. Gjysma nuk votojnë, njëçik më pak, çereku voton dhe sillesh sikur të jesh mazhorancë absolute. Në këtë kuptim optimizmi është për të ristartuar një lloj pluralizmi. Edhe pse Meta kishte 1 mijë mëkate, ka qeverisur më mirë se Rama. Pesimizmi është që Rama jo vetëm të kapë drejtësinë, plotësisht, siç e ka kapur, edhe institucionet edhe ekonominë, ndoshta do të kemi edhe një opozitë më të dobët ose do vendosë edhe opozitën, do e ndajë kush është e mirë apo e keqe.

Personalisht do thoja shumë e qetë për të qenë e vërtetë. Në kuptimin se kur flas më shumë për PD, sepse më shumë bërtet Presidenti për alarmin e demokracisë. Gjithmonë ngrihet pikëpyetja, çfarë ka ndryshuar nga koha kur thoshte që me Ramën s’bëhet zgjedhje të lira, çfarë ka ndryshuar. Situata është më e kapur se atëhere. Atëhere pse kaq i qetë. Ndoshta besimi në sondazhe. Sondazhet nënkuptojnë zgjedhje të lira, kurse zgjedhjet jo tël iar me Ramën nuk përcillen nga sondazhet. Duket qetësi me alarmin që e vë dhe presidenti. Nuk ka ndonjë përgjigje për këtë. Për shembull mund të bëj edhe një vërejtje tjetër që, njerëzit pyesin si janë këto protestat, a ka dorë opozita apo jo, se po ka dorë opozita s’quhet, është e infektuar. Populli është instrumentalizuar, të dyja palët e kanë përdorur popullin. Opozita duhet të reflektojë për këtë më shumë. Janë aty, i kam dhe unë njerëzit e mi, pse s’quhet, sepse s’ka besim, pikëpyetjet rrotullohen, prandaj duhet fituar besimi.

Po bëj një krahasim me gjithëse nga pikëpamja demokratike, ne s’kemi as anë ekonomike. Po tani problemi i ekonomisë është njëçik i ngatërruar. Për mendimin tim është i ngatërruar. Në kuptimin se padyshim nuk kemi ndërtuar një ekonomi të qëndrueshme. Leku që qarkullon është ai që korrupton dhe prish moralisht ekonominë. Kulla, pastrim parash, trafikantë, në këtë kuptim ky është regjimi që sjell ekonomia ne. Këta thonë kemi agroturizëm etj, për këto ska asnjë studim serioz. Edhe një ekonomist që shkruan, banka dmth që qarkullojnë para të pista, është qartazi këto. Kjo lëviz diçka dhe mund të ketë një marrëveshje të heshtur. Opozita që të mendojë për të ardhmen duhet të ndryshojë këtë sistemi ekonomik.”- tha Lubonja.

Yuri Kim reagon pas dekretimit të anëtarit të 6-të të Gjykatës Kushtetuese

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka reaguar pas dekretimit të anëtarit të gjashtë të Gjykatës Kushtetuese nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Në një postim në tëitter, ambasadorja amerikane shkruan:

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar Përparim Kalo si gjyqtar të 6-të të Gjykatës Kushtetuese.

Sapo Kalo të bëjë betimin nesër, do të ketë kuorum. Shqipëria do ta përmbyllë vitin 2020 me një Gjykatë funksionale.

Ky ishte rezultat i veprimit urgjent nga udhëheqësit, në përputhje me mendimin e Komisionit të Venecias. Me një Gjykatë funksionale, Shqipëria tani plotëson 1 nga 2 kushtet për hapjen e negociatave për anëtarësimin në BE. Ky është një hap gjigand përpara. Urime Shqiptarëve! Le të vazhdojmë të ecim përpara!

Basha me të rinjtë që kanë studiuar jashtë: Ndryshimi është ai që duan të rinjtë, është ai që mezi presin shqiptarët sot

Gjatë një takimi me të rinj, studentë në universitetet më të mira të botës dhe sipërmarrës novatorë, dëgjova me kënaqësi dëshirën e tyre për t’u rikthyer në Shqipëri, për të punuar për vendin e tyre. Çdo vend do ishte krenar për nivele të tilla studentësh e të rinjsh.

Me keqardhje dëgjova dhe prej sipërmarrësve të rinj të arsimuar jashtë, se sa të vështirë e kanë mbijetesën. Edi Rama e ka çuar vendin drejt dështimit të plotë me premtimet e tij të rreme, me politikat klienteliste, me ligje që favorizojnë bizneset pranë tij dhe i marrin frymën biznesit të ndershëm dhe nuk i lënë asnjë hapësirë sipërmarrësve të rinj.

Prandaj, ndryshimi është ai që duan të rinjtë, është ai që mezi presin shqiptarët sot. Ndryshimi për vendin, për ekonominë, për rininë do të vijë me largimin e Edi Ramës dhe një qeveri që ka në plan vizionin dhe vendosmërinë që t’u vijë në ndihmë të rinjve, të hapë vende pune, të rrisë pagat dhe pensionet.

Ne do të luftojmë monopolet që i kanë zënë frymën ekonomisë. Do të mbështesim sipërmarrjen e të rinjve, duke i mbështetur dhe financiarisht, dhe duke krijuar lehtësi fiskale, do të mbështesim biznesin që hap vende pune kryesisht për të rinjtë. Ne do të ulim taksat në mënyrë që investitorët dhe kompanitë, që ofrojnë punësim me paga të larta, të vijnë edhe në Shqipëri.

Do të fokusohemi te zhvillimi ekonomik në mënyrë që aty ku jetojnë të rinjtë, t’u japim mundësi për një jetë më të mirë.
Asgjë nuk ka më të rëndësishme dhe më të frytshme për një qeveri sesa të punojë për një jetë më të mirë për rininë.

Ne nuk do të lejojmë që të rinjtë të privohen nga studimet universitare për shkak të pamundësisë ekonomike.

Do të mbështesim me fonde ekselence studentët që duan të studiojnë jashtë dhe për studentët në Shqipëri do të subvencionojmë 100% të tarifës së shkollimit për studentët nga familje me të ardhura nën 640 mijë lekë në muaj dhe 50% të tarifës për ata me të ardhura mbi 640 mijë lekë në muaj.

Ne do t’ia dedikojmë buxhetin nevojave dhe interesave të qytetarëve, jo projekteve korruptive të oligarkëve. Misioni ynë është ta kthejmë Shqipërinë në një vend normal, me ekonomi që rritet dhe anëtare të denjë të Bashkimit Europian.

Ne, Partia Demokratike, do të sjellim ndryshim, mundësi dhe shpresë për të rinjtë, për çdo shqiptar.

Kartolina e hidhur e Rilindjes për qytetarët kukësianë!

Nga Isuf ÇELA

Nuk ka rëndësi se në cilën bashki drejton, nëse je një socialist kryebashkiak rezultati është “Taksa më të larta për qytetarët dhe bizneset”. Këtij rregulli nuk i ikën as kryebashkiaku i paligjshëm në Kukës.

Në 2021, njësoj si socialistët në qeveri dhe ato në bashki, ai ka vendosur më shumë taksa për biznesin dhe qytetarët. Nuk pyet se vendi është në pandemi, se biznesi në krizë. Kukësi është qyteti ndër më të varfërit në Shqipëri, me emigrim të lartë. Por vesi për të vjedhur dhe rritur taksat është ku e ku më i madh se sa dëshira për të ndihmuar.

Në 25 prill do ti themi boll hajdutëve edhe në kohë fatkeqësie. Do ti them boll atyre që vjedhin dhe na rëndojnë me taksa. Do të hapim së bashku një kapitull të ri për ekonominë dhe biznesin.

Një PD në pushtet është një plus për biznesin, një kryeministër si Basha do te thotë më shumë para në xhepat e shqiptarëve.

Masakra e betonit në Tiranë nga Rama-Veliaj, 540 kulla dhe 2.2 miliardë euro të pastruara

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, AKIL KRAJA

Çdokush duhet të vijë një herë pranë Malit të Dajtit për të kuptuar sesa të pabanueshëm e ka bërë qytetin tonë Erion Veliaj në këto 5 vjet.

Në Tiranë nuk ka oksigjen. Ne vend të tij, ne thithim pluhur betoni. Prandaj vetë e ka marrë shtëpinë në një nga kodrat e qytetit, larg trafikut dhe ndotjes. Prandaj edhe shefi i tij, Edi Rama, që nisi betinizimin e Tiranës, e ka ndërtuar vilën luksoze jashtë qytetit.

E keqja është se edhe këtë vit, Erion Veliaj, me mbështetjen e Edi Ramës do të vazhdojnë të betonizojnë Tiranën. Buxheti i bashkisë parashikon rritje të të ardhurave nga taksa në ndërtim.

Gati në çdo rrugë në Tiranë, ndërtohen kulla.

Kontrasti është dramatik. Nga njëra anë janë mijëra binzese që vuajnë pasojat e krizës dhe të pandemisë, nga ana tjetër është Erion Veliaj që firmos akoma më shumë leje ndërtimi për kulla që po i zënë frymën qytetit, që nuk sjellin zhvillim, por janë burim kryesor për pastrimin e parave te pista.

Në kulmin e krizës ekonomike, të daljes pa punë të mijëra njerëzve, të falimentimit të shumë bizneseve, bilanci vjetor për Erion Veliajn do të jetë 26% më shumë kulla, sesa ishte parashikimi në fillim të vitit.

Për qytetarët kjo përkthehet në trafik më të rënduar, në ajër më të ndotur, në më pak hapësira për lulishte.

Që kur ka marrë drejtimin e Tiranës, 5 vjet më parë, Erion Veliaj ka ndërtuar mesatarisht 540 kulla 10 katëshe. Nëse konvertohen në para, sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, janë 2.2 miliardë euro beton.

2.2 milairdë euro është një shumë gjigande, që reflekton sesa thellë janë lidhur interesat e krimit të organizuar me bashkinë e Erion Veliajt dhe me qeverinë e Edi Ramës.

Nën drejtimin e dyshes Rama-Velaij Tirana është kthyer në një lavatriçe të madhe të parave të pista, pasojat e të cilave i vuajnë direkt qytetarët.

2.2 miliardë euro të investuara në beton, pra 540 kulla 10 katëshe kanë bërë që trafiku në kryeqytetit të kthehet në një torturë të vërtetë, ndërsa niveli i ndotjes së ajrit e bën Tiranën që nga qytetet më të këqinj në Europë për të jetuar.

BBC ka raportuar më herët se Shqipëria është një nga vendet me numër rekord vdekjesh nga ajri i ndotur, gati 23 përqind e personave që vdesin në Europë nga ky shkak.

Kjo me ajër betoni është Tirana që ka ndërtuar Erion Veliaj dhe që po vazhdon të planifikojë edhe për vitin e ardhshëm.

Erion Veliaj është një politikan që nuk e mban fjalën. Ai premton mashtrime, njësoj si shefi i tij në qeveri. Erion Veliaj premtoi moratorium për lejet e ndërtimit, por sot Tirana është një qytet betoni, që pastron paratë e krimit dhe dëmton jetën dhe shëndetin e qytetarëve.

Ndërsa kullat shtohen, ajri ndotet, lulishtet zhduken, në Tiranën e Erion Veliajt nuk shtohet asnjë orë ujë ne çezma, rrugët mbrten të shkatërruara dhe shërbimet jetësore nuk përmirësohen.

Boll më me Erjonin dhe betonin!

Qytetarëve u ka ardhur në majë të hundës nga mashtrimet e tij. Banorët e Tiranës meritojnë shumë më mirë! Tiranës i duhet ndryshim! Shqipërisë i duhet ndryshim!

Helidon Bushati, politikani i shpresës për qarkun e Shkodrës!

Nga Qamil Gjyrezi

Zoti Lulzim Basha kryetari i P.D.-së ka emëruar tre drejtuesit e qarqeve të Shkodrës, Fierit dhe Vlorës. Zoti Basha ka përzgjedhur drejtues në qarqe politikanë, “modele” të cilët do të kthejnë shpresën tek qytetarët e zhgënjyer dhe mashtruar nga Edi Rama dhe Rilindja narkotrafikante. Ekseperienca politike, integriteti profesional dhe moral dhe “modele” do të cilët kthjejnë shpresën për të ardhmen e Shqipërisë, kanë qenë kriteret të cilat ka përzgjedhur Zoti Basha tek drejtuesit e qarqeve.

Z. Bujar Leskaj, Helidon Bushati dhe Enkelejd Alibeaj përfaqësojnë modelin politik liberal-demokrat të së ardhmes të cilët japin shpresë dhe besim, se Shqipëria do të bëhet dhe qarqet të cilat drejtojnë, të nëpërkëmbur nga qeveria narkotrafikante e kanë të domosdoshme punën, qetësinë, rritjen ekonomike, uljen e papunësisë dhe mbi të gjitha kthimin e shpresës. Rilindja në këta 7 vite, me një politikë dhe qëllime të caktuara i detyroi njerëzit të humbasin shpresën për të ardhmen.

Rilindja në këta 7 vite me politikën e dështuar të PPV-ve dhe tenderave korruptivë ka detyruar shumë banorë të Shkodrës, Malësisë së Madhe, Vau Dejës dhe Pukës të largohen të pa shpresë, për një jetë më të mirë duke lënë vendin e tyre.

Kanabizimi i i qarkut të Shkodrës nga Rilindja dhe Edi Rama, ka pasuruar vetëm disa njerëz pranë pushtetit narkotrafikant dhe ka varfëruar banorët e këtij qarku, sidomos rininë që largohen cdo ditë pa shpresë. Bujqësia është në ditët e saja më të vështira dhe investimet e Rilindjes janë vetëm propagandë në qarkun e Shkodrës.

Qytetarët e qarkut të Shkodrës do të bëjnë dallimin në mes drejtuesit të Edi Ramës, Ilir Beqaj i akuzuar për korrupsion galopant dhe drejtuesit të P.D.-së Helidon Bushati, një figurë e pastër dhe me integritet moral dhe profesional.

Të rinjtë e qarkut të Shkodrës duhet të kenë besim tek figura e Helidon Bushatit dhe nuk duhet të mashtrohen me përfaqësuesin e Rilindjes Ilir Beqaj, që përfaqëson Edi Ramën që i varfëroi të gjithë në këta 7 vite.

Ish-të persekutuarit dhe ish-pronarët duhet të besojnë tek Helidon Bushati mbasi përfaqëson vlerat e vërteta konservatore dhe liberale për të dhënë shpresë për këta shtresa.

Zoti Bushati në promovimin si drejtues i qarkut të Shkodrës në komunikimin me mediat transmetoi mesazhe shprese dhe besimi tek elektorati i qarkut të Shkodrës. Helidon Bushati ka studjuar për shkenca politike dhe edukimi në fushën politike krijon besim për rrugëtimin e ri, ku në qendër janë njerëzit, beson në përballjen me sfidat, shpreson për fitoren e madhe më 25 Prill. Këta janë edhe pikat e forta të Zotit Helidon Bushati.

Po e mbylli shkrimin me një thënie filozofiko-politike për shpresën. Shpresa për të ardhmen ka natyrën filozofike dhe njeriu duhet të jetë i fortë në të menduar dhe të shpresojë realisht. “Një mendje e fortë shpreson dhe ka arësye që shpreson”.
Prandaj duhet të shpresojmë të gjithë për ndryshimin e madh më 25. Prill.2021 dhe kryeministër Zotin Lulzim Basha.

Izraeli drejt zgjedhjeve të parakohëshme

Izraeli do të mbajë zgjedhje të parakohshme në mars, pasi parlamenti dështoi të martën të respektonte një afat për të miratuar një buxhet, duke i hapur rrugën një votimi që paraqet sfida të reja për Kryeministrin Benjamin Netanjahu.

Fushata për zgjedhjet e katërta parlamentare të Izraelit në dy vjet fillon ndërsa zoti Netanjahu përballet me zemërimin e publikut për menaxhimin e pandemisë së koronavirusit dhe ai është i përfshirë në një gjyq korrupsioni, i pari kundër një kryeministri izraelit.

Udhëheqësit më jetëgjatësi më të gjatë politike të Izraelit do t’i duhet gjithashu të luftojë me një rival të ri nga e djathta, Gideon Saar, i cili është larguar nga partia Likud e Netanjahut, i cili sipas një sondazhi të televizionit publik Izraelit Kan të martën gëzonte të njëjtën mbështetje si zoti Netanjahu.

Kryeministri Netanjahu, i cili ka mohuar çdo shkelje kriminale dhe ministri aktual i mbrojtjes, politikani centrist Benny Gantz, krijuan një qeveri uniteti në maj pas tre zgjedhjeve më një shumicë të pamjaftueshme në prill 2019.

Por ata kanë hyrë në një mosmarrëveshje mbi miratimin një buxheti kombëtar që është kritik për zbatimin e një marrëveshje sipas së cilës zoti Gantz do të zëvendësonte zotin Netanjahu në nëntor 2021.

Kryetari i Parlamentit deklaroi shpërbërjen e tij të martën vonë në një seancë të transmetuar drejtpërdrejt në televizion, duke thënë se shpallja e zgjedhjeve të parakohshme ishte e pashmangshme pas dështimit për të miratuar buxhetin.