14.5 C
Tirana
E mërkurë, 19 Nëntor, 2025

Super ushqimet që do të rrisin energjinë tuaj gjatë festave

Festat mund t’ju ​​lënë shumë të lodhur dhe të rraskapitur.

Por, ka disa super ushqime të shijshme do të rrisin disponimin tuaj dhe do t’ju japin energjinë që ju nevojitet për të shijuar festat e festave!

Më poshtë gjeni disa prej tyre:
Kanella fuqizon valët e trurit
Kanella shton shije të menjëhershme në ushqimet e preferuara të festave dhe aroma e saj e këndshme mund të mpreh përqendrimin me 60 për qind në vetëm dy minuta, thonë shkencëtarët Kanadezë. Sekreti i kanellës: Kjo erëz aromatike stimulon trurin tuaj për të prodhuar valë beta, ose impulse elektrike që ju ndihmojnë të ndiheni zgjuar, vigjilent dhe optimist.

Vera përmirëson qarkullimin e gjakut
Gëzuar! Sipas studiuesve të Universitetit të Bostonit, pirja e rreth 170 mililitra verë (e kuqe ose e bardhë) mund të largojë marrëzinë brenda 20 minutash dhe shijimi i një gote çdo ditë mund të rrisë qëndrueshmërinë tuaj të përgjithshme dhe funksionin e trurit me 45 për qind.

Patatet zbutin tensionin
Kur ndiheni të tronditur, shijimi i një patate të mesme mund të qetësojë nervat tuaja në 20 minuta. Plus, zvogëlon shanset tuaja të tensionit kronik me deri në 65 për qind nëse konsumoni këtë ushqim çdo ditë, sipas studiuesve.

Kungulli aktivizon qelizat e energjisë
Për të rritur energjinë tuaj me sa 55 për qind për 4 orë, shijoni pak kungull. Sipas studiuesve të Universitetit Yale, pigmenti i gëzueshëm portokalli i kungullit (beta-karoten) zhytet lehtësisht në mitokondria – termocentralet e trupit tuaj – ku fillon prodhimi i një enzime kryesore energjetike.

Si të luftoni stresin, lodhjen dhe pagjumësinë në mënyrë natyrale

Sa më shumë ta dëgjoni trupin tuaj aq më shumë do të mësoni si për mënyrën e funksionimit të atij ashtu dhe për nevojat ditë pas dite. Nga problemet që njerëzit sot përballen më shumë është stresi dhe të gjithë efektet e tjera që ai lë pas si lodhje e vazhdueshme apo pagjumësi.

Pra siç thamë, zgjidhja duhet të fillojë nga brenda, duhet të kuptoni trupin tuaj dhe ta trajtoni me mënyrat më natyrale të mundshme. Ndiqni mëposhtë 5 sugjerime mbi këtë çështje të cilat do ju ndryshojnë shpejt regjimin dhe do ju sigurojnë pa dyshim një jetesë më të shëndetshme.

Ju dhembin gjunjët? Provoni susamin
Kur dhimbja e gjunjëve është e vazhdueshme dhe e bën të vështirë ngjitjen e shkallëve ose shijimin e një shëtitjeje sigurisht që jeta juaj e përditëshme ndikohet negativisht dhe ndiheni më të lodhur. Për ta zgjidhur këtë thjesht fërkoni kyçet dhe gjunjët tuaj me disa pika vaj susami për secilin, pastaj mbështillini me një peshqir të ngrohtë. Bëjeni këtë proces për 10 minuta në mënyrë që të largoni ënjtjen, kontraktimet dhe dhimbjen. Kjo për shkak se në përbërjen e këtij vaji gjendet sesamina dhe sesamoli të cilat përshpejtojnë riparimin e indeve të dëmtuara dhe frenojnë prodhimin e substancave që shkaktojnë dhimbje.

Ndiheni të lodhur? Shijoni një mollë
Ditët kur ndiheni të këputur e të lodhur që me mëngjes me siguri i keni përjetuar të gjithë dhe nëse keni për tu marrë me punë, kjo sigurisht nuk është aspak e favorshme. Mollët e freskëta të vjeshtës janë të mbushura me antioksidantë ndihmojnë qelizat e trupit tuaj dhe rrisin prodhimin e një enzime kryesore për energjinë të quajtur ATP. Studiuesit britanikë argumentojnë se një mollë largon lodhjen për më pak se 20 minuta. Ose lani duart shpesh me ujë të ftohtë. Lëvizjet e pakta që e karakterizuan këtë vit lanë rreth 60% të popullsisë pa kryer asnjë aktivitet fizik e të plogësht. Larja e duarve me ujë të ftohtë të rrjedhshëm për 60 sekonda pasi rënia e menjëhershme e temperaturës në trup dërgon oksigjen energjik në tru. Gjithashtu çliron hormonin revitalizues norepinefrinën duke larguar plogështinë dhe lodhjen për të paktën dy orë.

Keni probleme me fokusimin? Dëgjoni zhurmën e shiut
Kur ndiheni se e keni mendjen në shumë çështje e njëkohësisht ndiheni të çorientuar e të lodhur provoni të dëgjoni reshjet e shiut ose tinguj të tjerë në natyrë. Studiuesit në Institutin Politeknik Rensselaer në NeW York, thonë se njerëzit që dëgjojnë tingujt e natyrës janë më të përqendruar dhe produktivë sesa ata që dëgjojnë gjatë gjithë kohës zhurma të tjera ose asgjë. Këtë mund ta arrini fare lehtë nëse dilni një xhiro në natyrë ose mund të dëgjoni tinguj të ngjashëm nëpërmjet telefonit tuaj. Një mënyrë tjetër është t’i zhvendosni sytë për 30 sekonda rreth jush. Lëvizini ngadalë sytë nga njëra anë në tjetrën në mënyrë që të mund të rrisni kujtesën afatshkurtër deri në 42% për një orë.

Keni uri të tepruar? Përsërisni këtë frazë
Nëse shijet e ëmbla ose ushqimet e “ndaluara” për ju janë gjithmonë në qendër të vemendjes tuaj, duhet të merrni ndonjë masë parandaluese për këtë. Shkencëtarët e Kolegjit të Bostonit, shpjegojnë se sekreti qëndron vetëm tek një togfjalësh i thjeshtë. Në një studim mbi këtë çështje u vu re se gratë që thanë frazën “Unë nuk mund ta ha këtë” dyfishuan aftësinë e tyre për t’u larguar nga tundimi dhe për të humbur peshë. Shkencëtarët thonë se fjalët “nuk mundem” të bëjnë të ndihesh i privuar, ndërsa fjala “mos” të bën të ndihesh i kontrolluar, duke rritur kështu fuqinë e vullnetit tënd drejt tundimit.

Nuk mund të flini? Vishni rroba të gjera
Nëse keni vazhdimisht probleme me gjumin dhe nuk kuptoni se cili është shkaku, problemi mund të jetë veshja juaj e natës. Pizhamat e papërshtatëshme ose temperatura joe duhur në dhomë mund të shkaktojnë ulje të melatoninës që është edhe hormoni i gjumit. Rrobat sa më të lira do ju ndihmojnë të keni një temperaturë ideale trupi dhe gjaku do të funksionojë më mirë.

Basha takim me të rinj që kanë studiuar jashtë: Largimi i pushtetit të dështuar, urgjencë kombëtare!

Kryetari i PD, Lulzim Basha gjatë një takimi me të rinj që kanë studiuar jashtë vendit tha se, synimi kryesor i tij është ndryshimi t’i japim fytyrën e rinisë shqiptare.

Basha tha se, bashkë me të rinjtë është i vendosur për të ndryshuar Shqipërinë, ndërsa theksoi se asgjë nuk na mungon, për t´a realizuar këtë ndryshim.

Kreu i opozitës u shpreh se, i takon Qeverisë që të japë shembujt dhe impulset pozitive ndaj shqiptarëve.

“Kjo qeveri ka 7 vjet që merr vendime kundër interesave të shqiptarëve. Mjaft më, ka ardhur koha që shqiptarët të reagojnë. Qeveria e ardhshme duhet të sigurojë normalitetin europian, duhet të sigurojë një ekonomi reale dhe funksionale. Kemi potenciale të jashtëzakonshme natyrore, kemi numrin më të madh të arsimuarve, kemi një numër të madh potencialesh të arsimuara në perëndim”, tha Basha.

Basha tha më tej se, më 25 prill me çdo kusht duhet të largojmë këtë regjim.

“Ne duhet ta bëjmë rregull që asnjë të mos ketë më të drejtën për të kërkuar një mandat të tretë”, tha Basha.

Ai shtoi se thelbi i ekonomisë së tregut është konkurrenca dhe problemi kryesor i ekonomisë, monopolizimi.

“Pa konkurrencë nuk mund të ketë rritje ekonomike. Ata që duhet të garantojnë konkurrencën, e kanë vrarë atë.

Sistemi ekonomik duhet rindërtuar. Ndaj objektivi i parë i planit tonë ekonomik, rikthimi i konkurrencës.

Objektivi i dytë, kthimi i Shqipërisë në një vend konkurrues në rajon”, tha Basha.

Sipas tij, nuk mund të ketë ndryshim, pa larguar më parë këtë regjim, që varfëroi dhe vodhi shqiptarët.

Studenti: Ka ardhur momenti që qytetarëve t’u jepet e drejta për të qenë pjesë e vendimmarrjes

“Ajo që më shqetëson mua sot pas të gjitha këtyre që kanë ndodhur, nuk është vetëm kjo arrogancë sistematike që qeveria tregon, por kjo arrogancë sistematike është duke riformatuar një shoqëri indiferente, një shoqëri ose një qytetari, një qytetar i cili ka humbur besimin se vota realisht mund të ndryshojë diçka, tha Julian Beqiri, student arkitekture në Holandë.

Jemi në pikën kur në një protestë të fundit që u mbajt për disa ditë më parë këtu në Tiranë, ne shikojmë që ajo shtresë shoqërore që mori pjesë në protestë janë adoleshentë dhe të rinj, sepse për mendimin tim janë pikërisht këta që nuk janë përballur akoma me arrogancën e vendit, me arrogancën e qeverisë.

Janë këta që janë akoma me ide infantile, ide të thjeshta, ide të bukura, të pastra, të qarta sepse prindërit e tyre, apo dhe ata në moshën time e më të vjetër se unë, në njëfarë mënyrë e kanë thyer hundën në përballjen me qeverinë. Unë mendoj që ka ardhur momenti që e para njëherë, kjo arrogancë duhet të marrë fund nga çfarëdo force politike që të vijë në pushtet dhe ka ardhur momenti që qytetarëve t’u jepet e drejta për të qenë pjesë e vendimmarrjes”, u shpreh studenti.

Bonuçi u kërkon falje tifozëve: Ky është Juventusi më i dobët

Mbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonucci, iu kërkoi falje tifozëve për paraqitjen më të keqe të vitit kundër Fiorentinës.

Juventusi e pësoi humbjen e parë në Seria A këtë sezon të martën në shtëpi, pasi u mund bindshëm 3:0 nga Fiorentina.

Pas disfatës më të thellë në Allianz Stadium që prej inaugurimit të këtij stadiumi, Bonucci iu drejtua me një mesazh tifozëve, duke kërkuar falje për performancën e tyre më të keqe.

Qendërmbrojtësi italian u kritika më së shumti dhe u fajësua për të tri golat që i pranoi kampioni në fuqi.

“Juventusi më i dobët i kësaj pjese të parë të sezonit”, shkroi ai në rrjetet sociale.

“Unë iu kërkoj falje tifozëve në emrin tim, para së gjithash”.

“Nuk ka asgjë më shumë për të shtuar”.

Ndërkohë, para ndeshjes më Fiorentinën, Juventusit iu hoqën tri pikë tjera të cilat i kishte fituar në tavolinë kundër Napolit, pasi që kjo e fundit nuk kishte udhëtuar fare për shkak të rasteve më COVID-19 në skuadër, ndërsa pas apelimit të tyre në organet e futbollit të Italisë, kërkesa e Napolit u pranua dhe ndeshja do të zhvillohet në muajin janar.

Juventusi gjendet në vendin e katërt me shtatë pikë më pak se lideri, Milan.

A funksionon vaksina kundër variantit të ri të koronavirusit?

Varianti më i ri i koronavirusit, i cili u shfaq së pari në Britaninë e Madhe në shtator të këtij viti besohet të jetë përgjegjës për përhapjen e shpejtë të rreth dy të tretave të rasteve atje.

Ekipi I shkencëtarëve në Britaninë e Madhe është duke ndjekur përhapjen e tij dhe po përpiqet të analizoj çdo ndryshim të këtij mutacioni.

Sipas tyre, e rëndësishme është të keni parasysh se pavarësisht se mutacionet e një virusi ndodhin vazhdimisht, ky është mutacioni i parë i koronavirusit ku efektet e tij janë kaq të dukshme.

Shkencëtarët thonë se variant I ri I koronavirusit ka rreth 17 ndryshime kryesore nga virusi bazë. Më e rëndësishmja është ndryshimi, që ky variant ka në proteinën, e cila lejon që virusi të bëjë ndryshime në qelizën e trupit të një njeriu, gjë që e bën atë më infektues në krahasim me variantin e parë.

A është më vdekjeprurës?
Përgjigja aktuale është jo. Me anë të analizave laboratorike të bëra deri tani besohet se këto ndryshime, që I përmban mutacioni I ri nuk ndikojnë në shkallën e vdekshmërisë.

A do të funksinojnë akoma vaksinat?
Indikacionet e hershme sipas shkencëtarëve, tregojnë se vaksinat e aprovuara deri tani do të vazhdojnë të funksionojnë edhe në rastet e infektuara me mutacionin e ri të koronavirusit

Skandal! Rama emëron drejtor juridik një të dënuar!

Kryetari i Degës së PD, Durrës, Ferdinand Xhaferraj ka denoncuar një tjetër skandal. Sipas Xhaferrajt, ish-drejtori i Aluizmit, Arben Isaku mbasi qëndroi katër muaj në qeli, po shkon nga qelia tek Bashkia.

Deklarata e Xhaferrajt

Në vitin 2019, Kryeministri Rama do të shkarkonte “live” drejtorin e Hipotekës së Durrësit, duke e etiketuar si halabak. Por, në gusht të këtij viti Rama e emëroi halabakun si drejtor të Shërbimeve në bashkinë e Durrësit.

Në dhjetorin e kaluar, për pasojat e tërmetit të 26 nëntorit, do të ndalohej ish-drejtori i Aluizmit, Arben Isaku. Por, mbasi qëndroi katër muaj në qeli, Isaku po shkon nga qelia tek Bashkia. Ai po emërohet drejtor i Drejtorisë Juridike në bashki. Për më keq dhe për më turp, në konkurrimin fiktiv e qesharak është me kunatin e tij.

Isaku u lirua dhe po shpërblehet sepse zbatoi kodin e heshtjes së mafies Rama. Askush nuk është dënuar për dramën që shkaktoi tërmeti. Sikurse e kemi theksuar disa herë, shqetësimi i Ramës nuk ka qenë të zgjidhë hallet e qytetarëve, por të shpëtojë Dakon nga hallet e tij.

Kjo është bashkia e halabakëve dhe e të dënuarve, qytetarët e ndjejnë përditë dhe kjo u pa edhe dy ditë më parë ku qytetarët nëpërkëmbeshin dhe zvarriteshin në sheshin para Bashkisë.

Kjo është qeverisja në ikje e të dënuarve dhe halabakëve.

Thirrja e Berishës: Opozita të përgatitet për 25 prillin, por të jetë gati edhe për një 20 shkurt të dytë

Ish-kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë, pasi është shprehur se opozita duhet të përgatitet për një 20 nëntor të dytë, duke iu referuar rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha.

Ai tha se opozita është përgatitur për zgjedhje të qeta në 25 prill, por nëse qytetarëve u cënohet vota, opozita do të përmbysë kultin e më të ligut që ka patur Shqipëria pas Enver Hoxhës.

Opozita duhet të përgatitet për ditën më paqësore me votën e saj më 25 prill, por njëkohësisht duhet të jetë gati për një 20 shkurt të dytë. Në 20 shkurt shqiptarët përmbysën në pamje të parë një bronz, por në të vërtetë një kult më të keqin që kishin patur në histori. Nëse iu dhunohet vota, opozita do të përmbysë më 25 prill kultin e më të ligut që kanë pasur pas Enver Hoxhës, që grabit zgjedhësit, për një kryebandit që nuk njeh normë, nuk njeh ligje, moral dhe nuk respekton asgjë”, ka thënë Berisha në “Tempora”.

1 ton kokainë/ Do të hetohet pasuria e deputetit të Ramës?

Ligji Anti-Mafia do të nisë punë me hetimin e pasurisë së deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja. Deputeti socialist Rrahman Rraja do të verifikohet nga Prokuroria e Posaçme për pasurinë e tij. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ditën e djeshme, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur hetim pasuror për 6 shqiptarët e arrestuar dy ditë më parë në Belgjikë gjatë operacionit “Atos”, mes tyre edhe të afërmit e deputetit Fioralb dhe Ramazan Rraja.

Për të bërë më të plotë hetimin, SPAK do të hetojë edhe të afërmit e tyre, siç është edhe deputeti Rraja, për të parë nëse se si janë fshehur apo dhe justifikuar paratë e siguruara nga aktiviteti i jashtëligjshëm.

Arrestimi i Ramazan dhe Fioralb Rrajës

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Dy nipat e deputetit Rraja u arrestuan të shtunën në Belgjikë si pjesë e një grupi që trafikonte kokainë nga Ekuadori drejt Gjermanisë përmes konteinerëve me banane. Hetimi ka nisur në vitin 2017, përmes gjurmimit nga Policia Gjermane të kutive me banane. Hetimi i çoi prokurorët tek origjina që ishte Amerika Latine.

Ngarkesat me drogë që futeshin në kuti bananesh, niseshin nga Ekuadori dhe zbarkonin në portin e Hamburgut. Kutitë shpërndaheshin në magazina, ku shkonin shqiptarët dhe merrnin kokainën. Pasi zbulimit të skemës, Policia arrestoi 14 persona dhe ata dolën në gjyq për trafikun e të paktën 1.2 ton kokainë. Pjesë e tyre ishin dhe nipat famozë të deputetit Rrahman Rraja.

Në Korçën e të papunëve, të pashpresëve e të shpërfillurve këndohet veç kënga e mjerimit dhe marshi i revoltës

Deklaratë e Degës së PD Korçë

Edhe pse në një kohë të vështirë dhe dramatike për shkak të pandemisë, keqmenaxhuar si askund tjetër, Rilindja lokale nuk harroi t’ju servirte qytetarëve të Korçës kartolinën delirante të propagandës së dalë boje të festave të fundvitit!

Shkëlqimi iluziv i qendrës së qytetit, aty ku për Peleshin fillon dhe mbaron Korça, as e fsheh, as e mbulon dot dhe aq më pak ta mohojë,mjerimin,poshtërimin dhe përbuzjen ndaj mijra familjeve, për të cilët çdo ditë është betejë për ekzistencë.

Në atë që për Rilindjen dhe Peleshin është Korça tjetër, Korça e të papunëve,e të pashpresëve,e të shpërfillurve,e të vjedhurve,e të gënjyerve, e të larguarve,këndohet veç kënga e mjerimit dhe marshi i revoltës dhe padurimit për përmbysje dhe ndryshim.

Në Korçën tjetër,aty ku nuk arrin dot vezullimi i dekorit të qendrës dhe ku jetojnë ata,që ju i konsideroni dhe trajtoni si qytetarë të dorës së dytë,nuk gëzohet dhe nuk festohet,aty veç shpresa mban frymën gjallë.

Pavarësisht kësaj gjendje,nga piedestali i kusarisë,komisari politik,këtë herë,në rolin e tellallit të Rilindjes,Niko Peleshi,reklamoi djallëzisht dritat dhe dekorin e qendrës së Korçës,si simbolikën e premtimeve të mbajtura të tutorit të tij Ramës,i cili e përdor dhe riciklon sa herë ka nevojë.

Paradoksalisht,ideatori dhe ekzekutori i planit për shpërfytyrimin e identitetit dhe historisë së Korçës,del dhe flet për parajsën që ka krijuar Rilindja,të cilës nuk i gjendet e ngjashmja në glob.

I babëzituri,që nuk u ngop duke bastisur çdo qindarkë të parave publike,dje në bashki dhe shumë më tepër si pjesë e ekzekutivit,tentoi të shesë si suksese rilindase,ato që janë veç rekordet e korrupsionit, grabitjes, dhunës, paligjshmërisë dhe shkatërrimit të çdo vlere që korçarët mbrojtën ndër shekuj.

Nga tendat e panairit të mashtrimeve sistematike,Peleshi,përfituesi kryesor i konçesionimit të pasurive publike të Korçës,u përpoq tju mbushë mendjen qytetarëve se shkëlqimi i dritave dhe fasadave e kanë bërë europian qytetin,europianizmin e të cilit ai dhe politikanët e sojit të tij, kontribuan ta shkatërrojnë me vetëdije dhe paramendim.

Korçarët e dinë mirë se sa europiane janë investimet brutale të Rilindjes,që nga Kulla e turpit,tek zyrat e reja të bashkisë,për të cilat nuk u menduat dy herë,të përdhosnit tempullin e dijes dhe të Zotit bashkë.

Për të vijuar me gjëmat e tjera që i keni bërë Korçës.

Ishte pikërsisht ish- zëvendëskryeministri Peleshi ai që firmosi dhe loboi fort,në mbështetje të grupeve okulte,për të ndërtuar në Korçë Tecin,përbindëshin teknologjik,që do të shkatërronte në mënyrë të pakthyeshme,shëndetin e popullatës,mjedisin dhe perspektivën e çdo sektori tjetër.

Ishte Peleshi,ai që nxorri dhunshëm me polici mbi 200 tregëtarë të Pazarit të Vjetër,ku abuzimi me 20 milion euro për tjetêrsimin e tij,kutërbon po aq sa shpërthimi i ujrave të zeza,sapo bie një vesë shi.

Ndërsa prodhimi i fermerëve të Korçës,kalbet fushave dhe mbush lumenjtë,se nuk gjen dot rrugën e tregut,miliona euro subvencione ish ministri dështak i bujqësisë Niko Peleshi,i destinoi për tarafin e bashkëhajdutëve të tij.

Për të vjuar më tej me skandalin kriminal të pesiticideve të bujqësisë,për të cilin Niko Peleshi është marrë nên hetim nga Prokuroria dhe pikërisht për shkak të kësaj arritje personale,Edi Rama,i ka besuar drejtimin e fushatës elektorale të zgjedhjeve të 25 prillit.

Gjendet pa ndjenja i riu në Durrës, kishte dalë për të shitur letra

Është gjendur në Durrës një i ri  pa ndjenja në rrugë nga qytetarët të cilët po kalonin aty pranë. Mësohet se ai është nje shtetas iranian dhe kishte dalë për të shitur letra

Menjëherë djaloshi me origjinë nga Irani është dërguar drejt Spitalit të Durrësit për të marrë ndihmën e parë mjekësore, ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet që e kanë çuar në këtë gjendje të riun në Durrës.