14.5 C
Tirana
E mërkurë, 19 Nëntor, 2025

“Do nxjerrim karriget bosh jashtë lokalit”, shoqata e Turizmit: Aasnjë ndihmë nga qeveria e Edi Ramës!

Para pak ditësh Komiteti Teknik i Ekspertëve njoftoi se nga data 24 dhjetor do të hyjnë në fuqi masat e reja kufizuese për parandalimin e përhapjes së koronavirusit në vend. Por kufzimi i lëvizjeve deri në orën 20:30 duket se do të ndikojë në mënyrë të drejtpërdrejtë te bizneset, baret, lokalet dhe restorantet.

Ndryshe nga sa kanë bërë të gjitha shtetet e tjera, që kanë dhënë ndihmë ekonomike për bizneset e prekura drejpërdrejtë nga ora policore, në Shqipëri qëveria është mjaftuar vetëm me një pagë lufte prej 40 mijë lekësh, që u dhanë që në muajin Prill.

Të gjendur këtë situatë përfaqësuesi i Shoqatës së Restoranteve, Bareve dhe Klubeve të Natës, Enri Jahaj tha ditën e sotme se këto biznese janë tashmë në krizë pasi kanë vetëm 50% të xhiros, xhiro që pritet të reduktohet edhe më tej me uljen edhe më tutje të orarit të kufizimit. Por me këto kufizime bizneset janë në prag të falimentimit.

“Unë ta jap me bindje që kanë qenë rreth 30 për qind e jona që prisnin këto festa të merrnin pak ajrosje ekonomike. Sot gjenden përballë një fakti që do të duhet të ulin qepenat dhe ndoshta nuk do ta ngrenë më atë qepen. Sektori jonë është një ndër më të prekurit në shkallë botërore dhe jo vetëm në Shqipëri.Ky kufizim me një orë e gjysmë është absurd, pasi nuk besoj se kjo kohë bën ndonjë diferencë me Covidin”, theksoi ai.

Më tej shtoi: “Sot po i dërgohet një letër e hapur kryeministrit dhe komitetit të ekspertëve, duke u kërkuar që të ulemi në tavolinë dhe të gjejmë zgjidhje për këtë muhabet, sepse nuk mund të zgjatet më shumë. Nëse nuk marrim zgjidhje, do të fillojmë të kemi disa protesta, si të them, jo të përqendruara sepse janë të ndaluara, por vizuale. Çdo lokal do nxjerrë karriget boshe jashtë lokalit”.

Humb jetën nga Covid-19 artisti i njohur

Ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-19 në moshën 59-vjeçare kornisti i Teatrit të Operas dhe Baletit Andrea Canaj. Canaj e nisi karrierën e tij artistike në vitin 1988 si kornist pranë Orkestrës së Teatrit të Operas dhe Baletit dhe nga viti 1990 deri në vitin 2000 ka qenë kornist i parë i Orkestrës. Më pas, ka punuar si kornist i parë dhe në Orkestrën Simfonike RTSH dhe njëkohësisht ka qenë pedagog pranë Universitetit të Arteve.

Njoftimi i Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit

Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, me hidhërim të thellë mësoi ndarjen nga jeta të kornistit Andrea Canaj. Andrea Canaj u nda sot nga jeta në moshën 59-vjeçare pas një lufte me Covid-19, të cilën nuk e fitoi dot.

Kornisti Canaj e nisi karrierën e tij artistike në vitin 1988 si kornist pranë Orkestrës së Teatrit të Operas dhe Baletit dhe nga viti 1990 deri në vitin 2000 ka qenë kornist i parë i Orkestrës. Më pas, ka punuar si kornist i parë dhe në Orkestrën Simfonike RTSH dhe njëkohësisht ka qenë pedagog pranë Universitetit të Arteve.

Shquhet për optimizmin e tij dhe kujtohet me dashuri nga miqtë e tij muzikantë të cilëve u është gjendur gjithmonë pranë. Do të mbetet artisti i palodhur me punën e tij me studentët dhe pjesëmarrjen në aktivitetet artistike.

Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor i shpreh ngushëllimet familjarëve, të afërmve, miqve, bashkëpunëtorëve dhe admiruesve që e duartrokitën gjatë gjithë karrierës së tij. I paharruar kujitmi i tij! 

50 milionë lekë gjobë djalit të korçarit të famshëm për postimet kundër Ramës se mbajti një pankartë në protestë

Një 21-vjeçar nga Korça është dënuar me 50 milionë lekë të vjetra gjobë, pasi akuzohet se ka organizuar protestat në këtë qytet, pas vrasjes së të riut Klodian Rasha nga një punonjës i Policisë së Shtetit.

Endri Vrenozi, djali i Ilir Vrenozit, i cili është mjaft i ndjekur në rrjetet sociale me videot e tij ndaj kryeministrit Edi Rama, është konsideruar si organizator i protestës, dhe ka marrë gjobën marramendëse, të cilat të ardhurat e tij padyshim që nuk e shlyejnë dot.

Babai i tij, Ilir Vrenozi shkruan në rrjetet sociale se, i biri është dënuar vetëm se ka mbajtur një pankartë në protestë, dhe nuk ka konsumuar asnjë vepër tjetër. Bashkë me Endri Vrenozin, janë dënuar me 50 milionë lekë të vjetra gjobë edhe 3 persona të tjerë, të moshave të reja.

Reagimi i Vrenozit

Sot Policia e Shtetit le ne fuqi gjoben prej 50 milion lek te vjetra qe i vuri djalit tim diten e Protestes ne Korçe…. Veprimi me i keq qe beri djali im ate dite ishte kjo parrulle qe ka ai ne dore… nuk zuri gur a dicka me dore ta hidhte ne xhamat … dhe denohet me gjobe si organizator….

O Shteti, me mua bëni cte doni por djalin mos ma prekni, kaq … ai ka jeten e tij…  Gjithesesi i them djalit qe te vazhdoje te protestoje gjithe jeten e tij, per nje jete me te mire… te kete shpirtin e protestes, e mos kete frike asnje dhe asnjehere kur ka kauza te drejta…  

Le qe na kini lene pa pune e pa shtepi, po po na vini e gjoba 50 milionshe… Sna mbetet gje tjeter vetem te dhitemi bashke me djalin pa fund si familje te mbushim disa thashe me mut prej kulaku… e tua sjellim aty ne Tirane, te lajme gjobën…

Berisha publikon videon: Ja pse Edvini dhe Veliu mbronin me fanatizëm familjen e deputetit Rraja

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka përcjellë një video-lajm në rrjetet sociale, me një shpjegim konçiz: “Ja pse Edvin Droga dhe Ardi Veliu mbronin me fanatizëm, familjen e deputetit Rrahman Rraja, familje qendrore e drogës dhe krimit në Shqipëri dhe Europë!”.

 

Skandal/Gjykata e kapur nga Rama liron grupin kriminal “Bajri” për zgjedhjet

Lirohen nga burgu anëtarët e grupit “Bajri”. Akuzat e rënda që u ngritën ndaj të arrestuarve, për grup të strukturuar kriminal apo vrasje, janë rrëzuar gjatë shqyrtimit të çështjes.

Kështu, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër i ka dhënë fund shqyrtimit gjyqësor të një nga dosjeve më të përfolura dhe të trumbetuara në vjeshtën e vitit 2018, si një nga operacionet e para të “Forcës së Ligjit”.

Dënimet

Kështu, Gjykata ka pranuar pjesërisht konkluzionet e avokatëve mbrojtësve, për aplikim të gjykimit të shkurtuar, duke vendosur:

  • Safet Bajri deklarohet fajtor dhe dënohet përfundimisht me 2 vite e 6 muaj burgim.
  • Ilir Bajri, deklarohet fajtor për kryerjen e veprës penale të armëmbajtjes pa leje dhe dënohet përfundimisht me 1 vit e 8 muaj burgim.
  • Astmer Bilali deklarohet fajtor dhe dënohet përfundimisht me 3 vite burgim.
  • Ismet Idrizi, deklarohet fajtor për kryerjen e veprës penale të armëmbajtjes pa leje dhe dënohet përfundimisht me 2 vite e 6 muaj burgim.
  • Emrah Plaku deklarohet fajtor për kryerjen e veprës penale të armëmbajtjes pa leje dhe dënohet përfundimisht me 2 vite burgim.

Në përfundim të gjykimit, shumica e të dënuarve lirohen nga qelitë pasi koha e paraburgimit e vuajtur vlerësohet se ka likuiduar kohën e dënimit të dhënë.

Në burg mbeten vetëm Ilir Bajri pasi po shqyrtohet kërkesa e autoriteteve italiane për ta ekstraduar si dhe Safet Bajri për shkak se po vuan dënimin për të cilin është dënuar në Belgjikë.

Agustin Kola i përvishet Erion Braçes: Ky “gjysëm-luan”, e “gjysëm-mi” që…

Politika duhet të qëndrojë gjithmonë larg sportit, megjithatë ky parim duket se nuk zë vend për zv/kryeministrin Erion Braçe.

Për këtë të fundit, ka reaguar sot Agustin Kola, një emër i shquar i futbollit shqiptar.

Ironia e Braçes sot në Lushnje për kalçeton e ndërtuar nga qeveria ka nxitur ish-lojtarin e Kombëtares dhe Tiranës të shkruajë në Facebook-un e tij.

Ai s’i kursen epitetet për zv/kryeministrin, duke e cilësuar si “gjysmë-luan” e “gjysmë-mi”.

“Erioni i vogël, i fushave të mëdha.

Zv. problemi më i vogël, i shoqërisë shqiptare, në ekonomi, politikë dhe ca më keq në sport, i shkurtër në mendje dhe ide, sa një fushë minifutbolli shkolle, vazhdon të “ulurasë” me zërin e miut. Ky “gjysëm-luan”, e “gjysëm-mi” me këtë shpirt “opozitari”, shqetësohet vetëm për një gjë: Për suksesin e të tjerëve. I rujtë Zoti… trupmendjeshkurtërit”, shkruan Agustin Kola.

Zgjedhjet, Rama bllokon fondin për identifikimin biometrik

Nga Esiona Konomi

4 muaj përpara zgjedhjeve, qeveria ende nuk i ka dhënë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve financimin e nevojshëm që ajo të blejë pajisjet teknologjike që do të përdoren në 25 prill.

Nënkomisionerja Lealba Pelinku, thotë për “ABC”, se pavarësisht kësaj, KQZ do të hapë tenderin.

“Akti normativ deri më tani ka siguruar 20 % të fondit që ne kemi vlerësuar si të nevojshëm. Por kjo na përligj nisjen e procedurave të prokurimit. Po të mos e kishim këtë fond, do të duhet të prisnim njohjen e kësaj vlere”, shprehet ajo.

Tenderi do të hapet brenda kësaj jave e KQZ ka njoftuar kompanitë e interesuara që të bëhen gati, ndërkohë i kërkon qeverisë të përdorë aktin normativ si instrument për të gjetur paratë nga buxheti i 2021-shit.

“Qeveria ka për detyrë ta financojë këtë proces. Instrumentet ligjore janë, siç ishte akti normativ tani, tha Peliku.

Pajisjet e blera do të jenë pronë e KQZ-së, ndaj Pelinku thotë se duhen marrë masat që ky proces të mos dështojë, pasi kompania gjithësesi do t’i marrë paratë.

“Është përgjegjësia e KQZ-së që të mos i shkelë afatet në raport me kontraktorin në mënyrë që të mos dështojë procesi”, shprehet më tej ajo.

Buxheti i deritanishëm për teknologjinë ka shkuar 27 milion euro, duke e bërë 25 prillin 4 herë më të shtrenjtë se çdo proces tjetër zgjedhor.

“Palët e kanë vlerësuar si një element të rëndësishëm për standardin zgjedhor. Nëse vendosim në peshore kostot, me efektin në proces, unë mendoj që kjo faturë justifikohet”, shton Pelinku.

Lealba Pelinku thotë se kjo faturë nuk duhet të paguhet për çdo palë zgjedhje.

“Këto pajisje do të përdoren për 4-5 palë zgjedhje, jo vetëm për 25 prillin”.

Qeveria ka dhënë vetëm 4 milionë euro nga 27 që KQZ kërkon për teknologjinë.

Krimi trondit Shkodrën, të shtëna me armë drejt një lokali

Të shtëna me armë janë dëgjuar këtë mbrëmje në Shkodër.

Ngjarja është regjistruar pak minuta më parë në zonën e Pompave në afërsi të rrethrotullimit të ‘5 Heronjve’.

Policia ka mbërritur në vendngjarje.

Nga të dhënat e para dyshohet se është qëlluar në drejtim të një lokali.

Mesazhi i parë i drejtuesit të Qarkut të Shkodrës, Bushati: Së bashku drejt fitores së madhe në zgjedhjet e 25 Prillit

Helidon BUSHATI

Të dashur votues të Partisë Demokratike, të dashur bashkëqytetarë, zonja e zotërinj, vëllezër e motra, banorë të Qarkut Shkodër!
Ndihem fort i nderuar dhe i previlegjuar të fillojmë së bashku një rrugëtim të ri në qendër të cilit jeni Ju, banorët e Malësisë së Madhe, Vau Dejësit,Fushe Arrezit, Pukës dhe Ju, bashkëqytetarët e mi të dashur.

Pas një reflektimi dhe vëzhgimi të gjërë vendosa të pranoj këtë detyrë, e cila mu mirëbesua nga kryetari Basha, duke patur të qartë se kjo detyrë më ngarkon me përgjegjësinë për ti shërbyer me integritet, pastërti, besnikëri dhe mirënjohje secilit nga Ju.

Me bindjen se ky rrugëtim do të ketë dhe vështirësitë e tij, por me besimin në mbështetjen e pakursyer të gjithsecilit nga Ju, kam siguri të plotë se do të mposhtim çdo sfidë dhe asgjë nuk do të na ndalë në rrugën tonë për të kthyer shpresën dhe prosperitetin në familjet tona.

Me mirënjohje për punën e paepur dhe sakrificat e shumta përgjatë këtyre tetë viteve, dua ti jap dorën e miqësisë secilit nga ju, që nga funksioni me i lartë drejtues e deri tek anëtari më i thjeshtë i familjes tonë politike.

Me vendosmërinë për t’ju dëgjuar dhe të shkoj me tutje në gjithçka që i shërben kthimit të shpresës, jam këtu për ti zgjatur dorën e bashkëpunimit çdo banori të Shkodrës, Malësisë së Madhe, Vau Dejësit,Fushe Arrezit dhe Pukës, duke ju kërkuar të ecim së bashku në rrugëtimin drejtë fitores së madhe në zgjedhjet e 25 Prillit.

Ka ardhur koha t’i kthejmë vendit shpresën, njerëzve mundësinë për të ndërtuar të ardhmen në Shkodër,Malësi të Madhe, Vau Dejes,Fushe Arrez dhe Pukë.
Miq, është koha ti përvishemi punës, na priftë e mbara!