16.5 C
Tirana
E mërkurë, 19 Nëntor, 2025

Projekt Buxheti i Bashkisë Tiranë si vazhdim i aferave korruptive! 4.5 milardë lekë për inceneratorin…

Nga Ina ZHUPA

Projekt Buxheti i Bashkisë Tiranë si vazhdim i aferave korruptive! 4.5 milard lekë parashikohen të jepen nga paratë e taksapaguese për inceneratorin e Tiranës gjatë vitit 2021.

Bashkia Tiranë ka parashikuar të shpenzoj edhe 4.5 miliard lekë të tjera për llogari të inceneratorit të Tiranës që nuk është ndërtuar edhe s`ka djegur apo ricikluar mbetje asnjë dite të vetme. E vetmja gjë që ka “djegur” janë paratë e taksapaguesve të Tiranës.

Ndërkohë që PD ka ngritur një padi penale në SPAK për kontraten abuzive të incenetarorit të Tiranës, sepse paratë e qytetarëve nuk dihen ku shkojnë dhe kush janë perfituesit e vërtet të tyre.

4.5 milard lek që mund të kishin shkuar në ndihma sociale, në investime publike, në çerdhet dhe kopshtet e Tiranës por shkojnë për inceneratorin që nuk ekziston.

Ka ardhur koha t’i kthejmë vendit shpresën…

Nga Helidon BUSHATI

Të dashur votues të Partisë Demokratike, të dashur bashkëqytetarë, zonja e zotërinj, vëllezër e motra, banorë të Qarkut Shkodër!

Ndihem fort i nderuar dhe i previlegjuar të fillojmë së bashku një rrugëtim të ri në qendër të cilit jeni Ju, banorët e Malësisë së Madhe, Vau Dejësit, Pukës dhe Ju, bashkëqytetarët e mi të dashur.

Pas një reflektimi dhe vëzhgimi të gjërë vendosa të pranoj këtë detyrë, e cila mu mirëbesua nga kryetari Basha, duke patur të qartë se kjo detyrë më ngarkon me përgjegjësinë për ti shërbyer me integritet, pastërti, besnikëri dhe mirënjohje secilit nga Ju.

Me bindjen se ky rrugëtim do të ketë dhe vështirësitë e tij, por me besimin në mbështetjen e pakursyer të gjithsecilit nga Ju, kam siguri të plotë se do të mposhtim çdo sfidë dhe asgjë nuk do të na ndalë në rrugën tonë për të kthyer shpresën dhe prosperitetin në familjet tona.

Me mirënjohje për punën e paepur dhe sakrificat e shumta përgjatë këtyre tetë viteve, dua ti jap dorën e miqësisë secilit nga ju, që nga funksioni me i lartë drejtues e deri tek anëtari më i thjeshtë i familjes tonë politike.

Me vendosmërinë për t’ju dëgjuar dhe të shkoj me tutje në gjithçka që i shërben kthimit të shpresës, jam këtu për ti zgjatur dorën e bashkëpunimit çdo banori të Shkodrës, Malësisë së Madhe, Vau Dejësit dhe Pukës, duke ju kërkuar të ecim së bashku në rrugëtimin drejtë fitores së madhe në zgjedhjet e 25 Prillit.

Ka ardhur koha t’i kthejmë vendit shpresën, njerëzve mundësinë për të ndërtuar të ardhmen në Shkodër, Malësi të Madhe, Vau Dejes dhe Pukë.

Miq, është koha ti përvishemi punës, na priftë e mbara!

#PartiaDemokratike#Ditëmëtëmira✌️

 

“Kryegomar mblidhi gomarët”! Vasili shpërthen ndaj Ramës, Çuçit e Bushatit 

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka reaguar për daljen e parë në media të Bledi Çuçit si ministër i Brendshëm, i cili foli për arritjet e Policisë së Shtetit duke thënë se kanë lënë pas vende si Mbretëria e Bashkuar, Spanja apo Franca sa i përket perceptimit të politizimit.

Në një shkrim në Facebook, Vasili thotë “Kryegomar, mblidhi gomarët”, ndërsa përmend edhe Bushatin dhe Ramën që flasin për menaxhimin e pandemisë nga qeveria shqiptare duke e krahasuar me vendet më të zhvilluara europiane.

Shkrimi i plotë: KryeGomar mblidhi gomarët! Çuçi i Ministrise Brendeshme paska lene mbrapa Angli,France e Hollande. Ja ç’thote”:

“Kemi lënë mbrapa edhe shtete si Mbretëria e Bashkuar, Holanda apo Franca, sa i përket perceptimit sa e politizuar është Policia e Shtetit në vendimet dhe veprimet që ajo merr”.

Per Pandemine Bushati thote: qeveria e ka menaxhuar 50 here me mire se Italia dhe 10 here me mire se Gjermania. Rama thote: qe spitalet shqiptare s’kane asnje dallim nga Gjermania,Franca,Italia, Anglia. Zot na ruaj nga Budallenjte.

Veliaj, 30 milionë lekë për fishekzjarre! Këlliçi: Shokët e komitetit do tundin dynjanë…

Kreytari i FRPD, Belind Këlliçi ka akuzuar kryetarin e bashkisë Erjon Veliaj se ka firmosur 30 milionë lekë për fishekzjarre, 10 milionë lekë më shumë se vitin e kaluar, në një kohë që situata financiare është drejt kolapsit, pas dëmeve të tërmetit dhe pandemisë.

Në postimin e tij në Facebook, Këlliçi ka theksuar se ‘shokët e komitetit ekzekutiv të Tiranës me kryefirmëtarin Erion Veliaj do na dhurojnë një shfaqje elektrizuese që të harrojmë hallet’ sepse për hallet e qytetarëve nuk do tja dijë njeri.

Postimi i plotë i Belind Këlliçit

Kush tha që s’kemi shkop magjik? 30 milionë lekë për fishekzjarre vetëm Tirana!

10 milionë lekë më shumë se vitin e kaluar!

Përse? Se duhen xixa, hare, gëzim.

Paçka se mjekët po na ikin njëri mbas tjetrit nga mungesa e mjeteve mbrojtëse spitalore. Punë tjetër se shqiptarët s’marrin asnjë kacidhe nga shteti për të përballuar shpenzimet e kurës anti-Covid. Po bizneseve që vunë kyçin se falimentuan, u dha kush para për të mbrojtur vendet e punës?

Sa banorë të prekur nga tërmeti ka vetëm në Tiranë që paguajnë qira për të futur kokën. Ka pallate që duhen shembur e janë ende në këmbë. Po kush do t’ia dijë?

Shokët e komitetit ekzekutiv të Tiranës me kryefirmëtarin Erion Veliaj do na dhurojnë një shfaqje elektrizuese që të harrojmë.

Kujt i ra halli për pjesë le të presë. Administrata e bashkisë do dalë familjarisht në shesh të tundë dynjanë.

Bukë dhe cirk me hallet pirg.

Keqpërdorja e Frrok Çupit, kthimi i tij në ‘servilin dezhurn’ të të gjitha pushteteve

Nga Ermal MULOSMANI

Frrok Çupi nuk e meriton këtë që po i ndodh.

Në ditët e tij më të mira, në agun e demokracisë, emri i tij ishte sinonim i heroit të ditës. Bashkë me Sali Berishën, Gramoz Pashkon, Azem Hajdarin e ndonjë tjetër, Frroku hynte në ata pak njerëz prej të cilëve Shqipëria ‘priste shumë’.

Në atë kohë, shkrimet e tij përpiheshin nga lexues të etur për vrasjen e frikës, ironinë me pushtetarë, për një gazetë ndryshe nga stereotipet e drunjta të një kohe të zezë.

Frroku ishte dalzotësi i parë i fjalës së lirë. Ai ishte i rrethuar nga emrat më të njohur të penës dhe artit shqiptar të kohës si Kujtim Çashku, Teodor Keko, Preç Zogaj, Petraq Kolevica, Natasha Lako, Ilirjan Zhupa, Mitro Çela etj etj… Të ishe Kryeredaktor i një gazete që kishte një këshill botues të këtij niveli ishte një luks që të vjen një herë në jetë…

Ato ishin ditët më të lavdishme të jetës së Frrokut. Aq shumë e ndiente lavdinë ato kohë Frroku, sa, në një intervistë të shumë viteve më vonë. bën një përqasje modeste mes vetes së vet dhe heroit Sali Nivica:

‘Kishte pasur një rast tjetër, dikur para diktaturës komuniste, aty nga viti 1920, kur një patriot i madh dhe gazetar, Sali Nivica, nxori gazetën Populli, edhe kjo një gazetë e lirë për kuptimin e kohës. Sali Nivica ishte shpallur nder i Kombit dhe Mësues i Popullit. Ishte kohë e turbullt, kur liria nuk kishte institucion as ligj. Pas numrit të tretë të gazetës, kryeredaktorin e gazetës, Sali Nivica, e vranë. Edhe atëherë ishte janar, data 10, 1920. Ka qenë një koincidencë: Unë banoja në rrugën me emrin ‘Sali Nivica’. ‘Pardesytë e bardha, intervistë me Frrok Çupin’.

Me të tilla mendime-shkreptima jetonte Frroku ato ditë. Le të vdiste për vatanin si antikomunist, si martir i fjalës së lirë, si rilindasi i parë i kohës së dytë! Jo më kot fati e kishte çuar në rrugën ‘Sali Nivica’!

Nëse duhet të kërkojmë rrënjët e shkatërrimit frrokian duhet të shkojmë bash atje, 30 vjet më parë…

Megjithatë, Frroku nuk e turpëroi veten edhe në ditët e vështira (për të) të pushtetit absolut të Berishës. Ai zgjodhi rrugën e përballjes dhe ishte një ndër penat e spikatura të gazetës më të famshme antiberishë, të përditshmes ‘Koha Jonë’. Për arsye parimore apo për mllef personal, Frrok Çupi ishte ndër më meritorët e shtypit që çuan në rënien e pushtetit të Berishës.

Nëse nuk do t’i shkruaja këto paragrafe nuk do isha i ndershëm me veten dhe të vërtetat që kam përjetuar në ato kohë.

Me luftën civile të ’97 mbaruan edhe ditët e lavdisë së Frrok Çupit.

***********

Këtu siç duket filloi drama e vërtetë e Frrokut, mosvëmendja. Si ato gratë e shkuara nga mosha, hiret e së cilave kanë bërë namin dikur, edhe Frroku e pati të vështirë këtë jetesë pa lavdi. Pushtetarët e rinj kishin hallet e veta. Në hierarkinë e re Çupi përfundoi si Drejtor i Agjensisë Telegrafike Shqiptare, dmth bënte ato lajmet e drunjta pa lëng që as nuk i lexon e as nuk u referohet kush. Sidomos në kohët e arta të lulëzimit mediatik të atyre viteve. Imagjino, në kohët e PD-së, këtë post e mbajti një ish-magazinier peshku.

Jam në gjendje sot të kuptoj gjendjen e Frrokut të atëhershëm. Nga lavdia e ëndërruar si ‘Sali Nivicë i kohëve moderne’ te vendi i ish magazinierit të peshkut që radhiste lajme zyrtare që nuk i lexonte kush. Gjatë asaj kohe u farkëtua në nënvetëdijen e Frrokut urrejtja ndaj të gjithëve, të majtë e të djathtë, u akumulua një maraz e vrer që do i mjaftonte deri në fund të jetës.

Keqpërdorja e parë i takon Berishës. Unë nuk i di rrethanat sesi u takua Berisha i dytë(2005-2013) me Çupin por jam i sigurtë që motivet e atij takimi nuk kanë qenë fisnike. Ndër sundimtarët modernë kanë ikë kohët e ndëshkimit me burg, papunësi apo forma të vjetra të dala boje. Tani ata të ndëshkojnë me poshtërim, të detyrojnë të lëpish ato që ke pështyrë për ta.

Frroku diku duhet ta zbraste marazin e vrerin që po ia helmonin shpirtin. Për këtë u sajuan punët ashtu të shante Edi Ramën nëpër televizione të dorës së dytë si NTV, Shijak TV e të tjera si këto. Në intervistat-muhabet me gazetarët Bejdo Malo dhe Artur Nura, ai akuzonte Kristaq Ramën si vrasësin e poetit Avzi Nela, si Nënkryetar i Komitetit të Dëbim Internimeve dhe mbante flamurin e berishizmit si askush në media.

Unë besoj se ky ishte momenti kur Frroku vendosi të ndahej nga mendimi i tij. Mendimi i tij u përzie keqaz me atë që duhej të thoshte dhe nuk dihej saktë ku mbaronte i pari e ku fillonte i dyti. Për të shpëtuar nga kjo kakofoni zërash, ai vendosi të largojë mendimet e veta dhe të popullojë kokën vetëm me mendimet që duheshin. Me vullnet ia arriti, siç ia arrin një pijanec të heqë gotën, një duhanxhi cigaren edhe Frroku ia doli të heqë mendimet e veta keqbërëse.

I duhej ky ndryshim për punën e re që kishte marrë përsipër: ‘Servilin në dispozicion të të gjitha pushteteve’

Ky është Frroku i kohëve tona.

Qysh nga ajo kohë ai është frelëshuar sa herë del nëpër studio. Ai nuk pyet për mendimin e tij të deridjeshëm neveritës, vrasës, për Kristaq Ramën por shkruan:

‘vjershat e një poeti nga Kukësi që u var tragjikisht në regjimin komunist, dhe që këta duan t’ia ngarkojnë Kristaqit’.

Poeti nga Kukësi ishte heroi i tij i dikurshëm, emrin e të cilit e bërtiste me pathos të veçantë kur sikteriste Kristaqin vrasës.

Asgjë nuk ka ndryshuar nga atëherë. Përveç Frrokut.

Njerëzit e dëgjojnë e qeshin. Jo pa keqardhje, të paktën unë. Një ditë doli në televizion dhe e akuzoi njërin se ‘motra jote ka qenë kurvë’, një ditë tjetër shkroi një shkrim mizogjin me epitete mashkullore për një gazetare të njohur, një ditë fyeu një politikane të opozitës duke i thënë ‘ti je një fjalë e vogël’…

Të nesërmen e daljes televizive të Frrokut do kemi se s’bën deklarata proteste të shoqatave të njerëzve. Në vend të ankohen pse pushteti po keqtrajton Frrokun merren me keqtrajtimet që Frroku u bën njerëzve.

Bardhi prezanton drejtuesin politik në qarkun e Shkodrës për zgjedhjet e 25 Prillit, Helidon Bushati: Ja cili është synimi ynë…

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka prezantuar Helidon Bushatin si drejtuesin politik të qarkut të Shkodrës për zgjedhjet e 25 Prillit 2021.

“Ne ofrojmë modelin e qytetarisë. Shkodra ka zgjuarsinë për të bërë dallimin”, tha Bardhi. Ndërsa Bushati tha se, është një rikthim nga ana formale.

“Unë kam qenë vazhdimisht prezent në Shkodër. Objektivat tona janë të arritshme. Mendojmë që ato të jenë minimalja, 7 deputetë në Shkodër është minimalja që kërkon PD. Unë do të doja edhe me strukturat drejtuese të PD-së Shkodër që fushata të jetë gjithë përfshirja e forcave progresiste që nuk e shohin Edi Ramën si një person të denjë për të qeverisur. Unë i bëj ftesë do personi që e shohin si të keqen më të madhe të këtij vendi, të japin votën për PD në fitoren historike”, u shpreh Bushati.

Helidon Bushati është ish-deputet i PD. Në zgjedhjet e 2017, ai pranoi të largohej nga lista e Shkodrës, në një vend të sigurtë, për t’i hapur rrugën përfaqësimit të Vaut të Dejës. Më pas, Bushati u zgjodh anëtar i Autoritetit të Konkurrencës, detyrë që e ushtron deri më sot.

Pse janë trembur minjtë nga fjalimi i Vjosës?

Nga Red VARAKU

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani mbajti një fjalim historik në kuvendin e Shqipërisë, jehona e të cilit nuk po shuhet pavarësisht përpjekjeve të mëdha dhe të liga të propagandistëve pranë qeverisë shqiptare për ta relativizuar fuqinë e tij.
Në fakt kjo jo dhe aq për faj të aftësisë së tyre sesa prej fuqisë së të vërtetave që ajo artikuloi qartazi dhe në mënyrë të drejtëpërdrejtë.

Të vërteta që lidhen drejtëpërdrejtë me aspiratat tona më të larta kombëtare dhe që do të prodhojnë jo vetëm zhvillim, por njëkohësisht dhe rifaktorizim të shqiptarëve në Ballkan.
Ajo evidentoi disa arsye që kanë çuar në dobësimin e Kosovës dhe rrjedhimisht dhe në defaktorizimin e shqiptarëve në Ballkan dhe njëkohësisht ofroi dhe një zgjidhje për situatën ku ndodhet kombi shqiptar.

Arsyeja e parë që ajo sjell në vëmendjen tonë si shkaktare të dobësimit tonë si komb është mungesa e një qëndrimi të unifikuar shqiptar në lidhje me çështje me interes të pastër kombëtar.

Ideja e saj për unifikimin e qëndrimeve të të gjithë faktorit shqiptar, nuk është thjesht një kërkesë, por është domosdoshmëri për egzistencën tonë. Ajo e ilustroi atë me simbolikën e heqjes së traut që është kthyer në simbol të ndarjes dhe përçarjes kombëtare.

Arsyeja e dytë është pjesëmarrja në projektin rus të Mini-Jugosllavisë. Refuzimi i këtij projekti është me interes jetik për kombin. Ky refuzim nuk është thjesht një përpjekje për të ndalur revanshin ekonomik të Serbisë, por është një përpjekje e qartë për të ndalur projektin rus që synon ta kthejë Beogradin në kryeqytet të Ballkanit dhe shqiptarët në vasalë të tij.

Arsyeja e tretë që ajo thekson është mungesa e qartë e një qëndrimi kombëtar në lidhje me gjenocidin serb mbi shqiptarët e Kosovës. Miratimi i rezolutës për gjenocidin serb në Kosovë nga Parlamenti Shqiptar është një akt që nuk synon vetëm të risjellë në kujtesë fytyrën e vërtetë të Serbisë, por dhe të rikthejë në vëmendje faktin që në Kosovë nuk është tharë ende gjaku që kanë derdhur çetnikët serbë.

Gjithashtu, miratimi i kësaj rezolute synon të korigjojë dhe risjellë në korniza reciprociteti dhe marrëdhënien e Shqipërisë me Serbinë, e cila me Ramën njohu kulmin dhe u kthye në një thikë pas shpine mbi Kosovën, duke bërë një dëm të pallogaritshëm, aq sa u tentua ndarja e territoreve të saj.

Fjalimi i saj ishte aq i qartë sa deri tani përveç sulmeve të ulëta personale mbi të, askush nuk ia ka dalë ta rrëzojë me argumente dhe të parashtrojë një qëndrim alternativ më të mirë në lidhje me çka ajo paraqiti si zgjidhje.

Vetëm se skaneri që ajo i bën situatës aktuale të kombit, përveç se evidenton problemet propozon dhe zgjidhjen për ringritjen tonë si faktor kryesor në Ballkan.

Ajo sugjeron një ndryshim radikal kursi, e cila nuk mund të realizohet pa një operacion strukturor.

Një operacion që do të prodhojë në mënyrë të pashmangshme largimin dhe eliminimin e elitave të korruptuara si në Kosovë ashtu dhe në Shqipëri.

Në fakt ky operacion strukturor për eliminimin e agjentëve politikë të shitur dhe të korruptuar është aktualisht në proces. Në Kosovë mbaron në janar, ndërsa në Shqipëri në prill.

Dhe këtë më së pari duket se e kanë ndjerë minjtë.

Vetëvritet shefi i sigurisë së Putinit, rasti i dytë në vetëm 1 muaj 

Ditën e sotme në kryeqytetin e Rusisë, Moskë, ka kryer vetëvrasje zëvendësshefi i një prej departamenteve të Shërbimit të Sigurisë Federale (FSO), që njihet si shërbimi që ruan presidentin rus, Vladimir Putin.

Kjo është vetëvrasja e dytë brenda muajit në FSO, çka sjell edhe më tepër dyshimet, kur dihet që në këtë njësi pranohen personat më të përgatitur.

Sipas medieve ruse, trupi i nënkolonelit u gjet në rrugën Tsandera në Moskë. Në fund të nëntorit, oficeri Mikhail Zakharov qëlloi veten me armë zjarri gjatë shërbimit të tij.

Kolegët e Zakharovit e lidhën vetëvrasjen e tij me kushtet e këqija të punës, rritjen e orarit të punës dhe indiferencën e Gardës ndaj të punonjësve.

Gjithashtu raportohet se, kohëve të fundit FSO e ka ndërprerë daljen në pension të parakohshme, edhe pse punonjësit kishin grumbulluar mjaftë orë shtesë, pra duke anuluar të gjitha këto.

FSO është një agjenci qeveritare ruse e ngarkuar me mbrojtjen e zyrtarëve të rangut të lartë duke përfshirë presidentin Putin.

Kryemadhi nga Librazhdi: Qytetarët mezi e presin datën e ndryshimit

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me banorët e Librazhdit, ku sipas saj.

Në postimin e saj, Kryemadhi thekson se ‘Enveri nga Librazhdi e ka shënuar në kalendar datën 25 Prill 2021’ dhe qytetarët, mezi e presin datën e ndryshimit, për të sjellë një realitet tjetër, me punësim dhe mundësi për familjet e tyre.

Postimi i plotë i Monika Kryemadhit

Enveri nga Librazhdi e ka shënuar në kalendar datën 25 Prill 2021. “Prej vitesh vuajmë mungesën e rrugës, edhe pse jetojmë shumë afër qytetit”, m’u shpreh. Si ai edhe shumë banorë të tjerë në Elbasan mezi e presin datën e ndryshimit, për të sjellë një realitet tjetër, me punësim dhe mundësi për familjet e tyre.

Ish-oficeri i policisë i përndjekur nga fisi Rraja denoncon: Nipi i deputetit vrasës me pagesë pastaj…

Në lidhje telefonike me edicionin e orës 16.00 në Syri Tv, me moderatoren Armela Ferko, ish-oficeri i policisë së Fushë-Krujës, Emiljano Nuhu, që zbuloi në vitin 2018 lidhjet e Taulant Ballës me njerëzit e deputetit socialist Rahman Rraja, ka komentuar fillimisht aksionin e policisë ndërkombëtare për arrestimin e nipave të deputetit të cilët u kapën ndërsa transportonin rreth 200 kg kokainë në Belgjikë.

‘Unë ndjehem deri diku i kënaqur nga informacione që kam dhënë dhe që më fund u arritën të verifikohen. Dhe janë informacione që nuk u verifikuan nga shteti jonë, por nga shtetet europiane.

Neglizhenca e Ministrisë së Brendshme në këto informacione, bëri që të kemi edhe pasoja më të rënda siç ishte atentati ndaj prokurorit vitin e kaluar, ku humbi jetën edhe shoferi i tij.

Nëse Policia do kishte hapur një hetim parandalues, ai atentat nuk do kishte ndodhur.

Prova tregojnë se këta përsona kishin aktivitet kriminal edhe për shkak të lidhjeve të tyre me politikën’

Nuhu gjatë bisedës në studio hodhi poshtë pretendimin e policisë shqiptare se kishte bashkëpunim me homologët ndërkombëtare, se kishte një proces bashkëpunimi që nga viti 2018.

‘Me eksperiencën që kam kaluar, policia shqiptare nuk ka pasur dijeni fare për operacionin. Sepse policia shqiptare ka humbur edhe atë pak besim të homologët e huaj.

Dhe ata nuk kanë aspak besim te policia jonë. Policia shqoptare ka kryes disa veprime proceduriuale siç është kontrolli i banesave.

Dhe gjatë kontrollit ata nuk kanë konfirmuar asnjë skemë të kundraligjshme që unë kam dhënë informacion që këta lëvizin me armë, më makinë të blinduar, deri të vrasjet me pagesë.

Për këtë operacion me përmasa kaq të mëdha, partnerët ndërkombëtarë nuk kanë besim të japin informacione të tilla.

Nëse do kishte dijeni, policia shqiptare do e kishte dekonspiruar këtë aksion.

Imagjinoni Policia shqiptare nuk e arrestoi dot Ramazan Rrajën për vepra më të lehta penale’

Nuhu tha ndër të tjera se Fjoralb Rraja nuk ka qenë pjesë e denoncimeve të tij në kohën kur ishte në Shqipëri/

‘Ramazan Rraja ka qenë më datë 21 korrik por nuk ka qenë në mënyrë aktive në kërcënimin tim. Por më kanë kërcënuar më datë 31 korrik dhe unë bëra denoncimin në komisariatin nr.6 dhe prokuroria pushoi çështjen. Fjoralb Rraja nuk ka qenë pjesë e denoncimeve të mia, vetëm Ramazan Rraja’

Këto janë detaje për të manipuluar opinionin publik. Por nuk ka pasur asnjë procedim penal ndaj këtyre personave. Kjo ka kuptim që kur ka nisur operacioni nga policitë e BE nga Belgjika dhe BE, të gjithë këta persona duhet të mbaheshin në vëzhgim.

Nëse do e kishin mbajtur në përgjim dhe vëzhgim, atentati para një viti do ishte parandaluar.

Këtio që dime, por sa ngjarje që ne nuk kemi mundur ti zbulojmë’.