16.5 C
Tirana
E martë, 18 Nëntor, 2025

Video/ Shqipëria në listën e zezë të e OKB-së për drogën, Alibeaj: Aleanca e Edi Ramës me krimin dhe trafikantët e drogës mban peng të ardhmen europiane

Këto 7 vjet të Edi Ramës janë bashkëqeverisje me krimin e organizuar dhe trafikun e drogës. Me Edi Ramën, Shqipëria është në listën e zezë të e OKB-së, si vendi kryesor për furnizimin e Europës me drogë.

Aleanca e Edi Ramës me trafikantët është një nga arsyet kryesore pse ekonomia ka rënë në duart e parave të pista dhe biznesi i vogël mezi merr frymë.

Prej 7 vjetësh, Aleanca e Edi Ramës me krimin dhe trafikantët e drogës mban peng të ardhmen europiane të Shqipërisë.

Mjaft më me krim dhe me drogë! Është koha për ndryshim!

Video/ “Rama gënjeu për çmimin e karburantit”, Jorida Tabaku: Çmimet si në Suedi, jetesa si në Afrikë

Në 7 vjet, të gjitha çmimet u rritën, por rritja e çmimit të karburanteve është ndër aktet më të padrejta të Edi Ramës në kurriz të qytetarëve.

Ai erdhi në pushtet me premtimin e uljes së çmimit, por e rriti taksën sapo mori drejtimin e qeverisë. Sot ne paguajnë gati me të njëjtin çmim si Suedia dhe Hong Kongu, dy nga vendet më të pasura në botë.

Në çdo litër karburant, qytetarët paguajnë 240 lekë më shumë për shkak të taksës “Rama”.

Zinxhiri i rritjes së çmimeve ndalon tek xhepi i konsumtatorit. Të gjithë e dime se këto 7 vjet kostoja e jetesës vetëm rritet.

🇦🇱 E vetmja mundësi për të shpëtuar ekonominë tonë është largimi i Ramës. Vendit i duhet ndryshim dhe këtë do ta bëjë Partia Demokratike!

“Bashkia e Tiranës me taksat më të larta në vend”, PD: Ja llogaria si Erion Veliaj do t’u marrë më shumë para bizneseve dhe qytetarëve

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, MATEO SPAHO

Prej 5 vjetësh, banorët e kryqytetit paguajnë taksat më të larta në vend, por nuk marrim pothuajse asgjë mbrapasht si investime për për permirësimin e cilësisë së jetës.

Edhe për vitin e ardhshëm, Erion Veliaj ka ndjekur të njëjtën skemë. Më shumë taksa për qytetarët dhe bizneset, më pak përfitime për ta.

Të flasim më konkretisht.

Të githë e kemi provuar në lëkurë sa i vështirë ishte ky vit për secilin prej nesh. Me mijëra humbën punën, me mijëra ulën qepenët, me mijëra u zhytën në borxhe. Por Eriin Beliaj vazhdoi të mbysë me taksa dhe gjiba bizneset dhe qytetarët.

Këtë vit ka marrë nga xhepat tanë 113 milionë euro.

• A kemi ne shkolla dhe kopshte më të mira? Jo! Madje kemi më pak.
• Kemi ujë të pijshëm 24 orë? Nuk kemi.
• Kemi ne shërbim publik urban më të mirë? Askush nuk e thotë këtë.
• A ka në Tiranë më shumë gjelbërim? Përkundrazi. Ka më shumë beton.
• A është Tirana më e pastër me kaq shumë taksa sa na merr Erion Beliaj ne? Aspak më e pastër. Incineratori është më i pasur.
• A është shtruar ndonjë rrugë e re që i shërben hjithë qytetit apo të jenë mbyllur disa rrugë në lagjet e Tiranës? Mjafton të dalësh me një kamera për të parë se infrastruktura është skandaloze.

Punë nuk ka berë, por Erion na ka marrë këtë vit pandemie 113 milionë euro.

Për vitin e ardhshëm, pritet të na marrë edhe më shumë, pa na kthyer ato në investimet dhe shërbimet e duhura. Edhe ato që llogarit të bëjë, i bën shumë shtrenjtë, duke na vjedhur.

Me Projektbuxhetin e vitit 2021 Erion Veliaj llogaritet të marrë nga xhepat tuaj, të dashur qytetarë dhe biznese të dërrmuar nga kriza, rreth 120 milionë euro.

Më konkretisht, të shohim se cili është plani i Erion Veliajt për rritjen e buxhetit nga taksat e larta.

• 11 milionë euro do t’u merren më shumë bizneseve dhe qytetarëve për tarifën e pastrimit. A do të jenë lagjet e Tiranës më të pastra? Jo! Erion Veliaj do të bëjë më të pasur Incineratorin e Tiranës me djersën e qytetarëve. Tarifa e padtrimit është rritur për të gjithë që nga qershori i kaluar, pasi incineratori që nuk ekziston u ankua për të ardhura të pakta. Për Erion Veliaj nuk ka problem që jemi në kohë krize. Megjithëse bizneset kanë nevojë për mbështetje, ai i çon paratë e marra nga tarifa e rritur e pastrimit tek incineratori.

• 5 milionë euro më shumë do të detyrohen bizneset të paguajnë për taksën mbi pasurinë e paluajtshme. Megjithëse dyqanet i kanë pothuajse bosh, bashkia nuk parashikon asnjë ndihme, por vetëm presion për t’u marrë sa më shumë para nga xhepat.

• Edhe 5 milionë euro të tjera do të marrë Erion Veliaj nga gjobat. Ky xhep i Erion Veliakt mbushet kryesisht me gjobat për parkimin. Tirana është sot qyteti më i pajetueshëm në lidhje me parkimet. Edhe ato pak që ishin, janë zhdukur nga bashkia pa pyetur askënd. Ka dëmtuar bizneset e vogla, ka dëmtuar qytetarët, ka shtuar trafikun në qytet, ndërsa për vete ka shtuar 5 milionë euro në xhep, pa bërë asgjë.

• 4 milionë euro do të merren nga e ashtuquajtira taksë e përkohshme për infrastrukturën arsimore. Çfarë është bërë me këtë taksë të paligjshme? Është ndërtuar ndonjë shkollë? Në të vërtetë jo! Sepse shkollat Erion Veliaj po i bën me PPP, duke i paguar shumë shtrenjtë klientët e tij me paratë tona. A ka ngrohje në shkolla dhe kopshte? Fëmijët dhe prindërit e dinë që jo, sepse vazhdojnë të paguajnë nga xhepi.

Politikat e taksave anti biznes dhe antiqytetare të Veliajt duken në numrin e bizneseve të kryeqytetit.

Në vitin 2011, në Tirane ishin te regjistruar rreth 37 mijë biznese. Për 4 vite, kur Tirana drejtohej nga Lulzim Basha, numri i bizneseve u rrit me gati 10 mijë, duke shkuar në rreth 47 mijë.

Çfarë ndodh që kur Tirana drejtohet nga Veliaj me politikën e tij të taksave të larta dhe të gjobave?

Për vitin 2019, pa llogaritur efektin e pandemisë, në Tiranë ka 800 biznese më pak, sesa kur Veliaj mori detyrën. Efekti “Veliaj” eshte ai i një depresioni ekonomik për qytetin dhe për shumë familje që jetojnë me punë të ndershme, që nuk marrin leje ndërtimi dhe nuk ndërtojnë kulla.

Këtë model qytetarët e refuzojnë! Partia Demokratike do të bëjë ndryshimin që duan qytetarët dhe do të skellë shpresë në vend, duke nisur nga kryeqyteti!

A e kërcënon vaksinën Pfizer varianti i ri i koronavirusit?

Varianti i ri i coronavirusit ka zhytur Anglinë në një gjendje paniku dhe konfuzioni.

Pyetjet janë të shumta, sidomos për efektshmërinë e vaksinës Pfizer në llojin e ri. Aktualisht nuk ka asnjë provë që sugjeron se vaksina Pfizer nuk do t’i mbronte njerëzit nga lloji i ri.

Një pyetje tjetër kritike është nëse ka ndonjë provë që sugjeron se varianti është më serioz se paraardhësi i tij. Aktualisht nuk ka asnjë provë që ky variant shkakton sëmundje më të rëndë ose vdekshmëri më të lartë. Shëndeti Publik në Angli vazhdon të studiojë raste për ta kuptuar më mirë këtë, shkruan Express.co.uk.

“Ne e dimë që vdekshmëria është një tregues i vonuar dhe do të duhet ta monitorojmë vazhdimisht këtë gjatë javëve të ardhshme”, shpjegon Shëndeti Publik në Angli.

Vaksina stimulon një reagim imunitar ndaj një pjese të proteinave që nuk preken nga ato mutacione. Puna e mëtejshme laboratorike aktualisht është duke u ndërmarrë si një përparësi për ta kuptuar këtë.

Pse është ky variant më i transmetueshëm?
Dihet prej kohësh që mutacionet në proteinën spike – pjesa e virusit që e bën atë infektive – mund të ndryshojë mënyrën e ndërveprimit të virusit me qelizat njerëzore. Sidoqoftë, studiuesit ende nuk e dinë mekanizmin për këtë rritje të transmetimit.

Sipas PHE, provat tregojnë se nivelet e infeksioneve në zonat gjeografike ku ka qarkulluar ky lloj specifik janë rritur më shpejt sesa pritej. “Provat kanë demonstruar se ky variant ka një shpejtësi më të lartë transmetimi sesa variantet e tjera në qarkullimin aktual”, thotë trupi i shëndetit.

Varianti i ri i koronavirusit: Cilat janë simptomat?

Planet e festave janë shkatërruar për miliona njerëz në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa kufizimet e reja hyjnë në funksion në pjesën më të madhe të atij vendi, veçanërisht për ato në Londër dhe juglindje të Anglisë.

Boris Johnson njoftoi një varg kufizimesh të reja më 19 dhjetor, duke përfshirë shtrëngimin e kufizimeve të Krishtlindjeve.

Varianti i ri u identifikua për herë të parë në Kent javën e kaluar gjatë mbikëqyrjes rutinë nga Shëndetësia Publike Angli. Tani, mbi 60 autoritete lokale në Angli kanë raportuar raste të variantit të coronavirusit, shkruan Express.co.uk.

Sekretari i Shëndetësisë Matt Hancock u tha deputetëve javën e kaluar se numri i rasteve që përfshijnë variantin e ri po “rritet me shpejtësi”.

Varianti i ri po përhapet me shpejtësi në të gjithë juglindjen e Anglisë, Londër, Kent dhe pjesët e tjera të juglindjes do të vihen në një karantinë të re të nivelit 4 që filloi me 20 dhjetor.

A është lloji i ri më i rrezikshëm dhe cilat janë simptomat?
Jo. Tipi i ri nuk mendohet të shkaktojë simptoma më të këqija ose të ndryshme të coronavirusit në krahasim me virusin siç e kemi njohur për 10 muajt e fundit.

Simptomat nuk kanë ndryshuar – një kollë e vazhdueshme, dhimbje gjoksi dhe humbje e shijes dhe erë janë simptomat kryesore të coronavirusit. Ka pasur shumë mutacione në virus që kur u shfaq në vitin 2019. Kjo pritet te viruset dhe është e zakonshme – SARS-CoV-2 është një virus ARN dhe këto viruse ndryshojnë.

Sidoqoftë, Boris Johnson tha se lloji i ri vlerësohet të jetë 70 për qind më infektues sesa mishërimet e mëparshme të virusit.

Kërcënohet me largim nga puna mjeku Ilir Allkja pse denoncoi skandale të qeverisë

Kërcënohet për të disatën herë me largim nga puna mjeku Ilir Allkja, një prej bluzave të bardha që guxoi që në krye të herës të ngrejë zërin dhe të bëjë transparencë mbi abuzimet dhe qasjen e gabuar të autoriteteve ndaj pandemisë.

Denoncuesi i shumë rasteve përgjatë këtyre 9 muajve, ka marrë një shkresë zyrtare për takim me administratën e QSUT-së, ku thirret në takim, siç thuhet në dokument  “për rishikim  të marrëdhënieve të punës”.

Mjeku Allkja u shpreh se, “nuk ka kryer asnjë shkelje, thyerje etike apo profesionale që mund t’i paraprinin një nisme të tillë administrative”.

Po ashtu Allkja thotë se, nuk ka ankesa nga pacientë apo familjarë për aktivitetin profesional, ndaj e cilëson këtë sulm të qëllimshëm ndaj tij, për t’i mbyllur gojën.

Paditë ndaj gazetarëve/ Qendra Evropiane për Lirinë e Medias: Po kërcënohet liria e medias për të gjithë gazetarët në Shqipëri

Fenomeni i padive dhe kërcënimeve ligjore në Shqipëri kundër gazetarëve dhe kompanive mediatike nuk është më një tabu, vitet e fundit pushteti i medias ka qenë i kërcënuar nga ligjet e formuluar nga ekzekutivi për lirinë e fjalës dhe të shtypit në mënyrë që të ketë një raportim të cunguar dhe të censuruar. Kërcënimet ndaj gazetarëve nga ana e sipërmarrjeve që përfitojnë koncesione nga paratë publike vitet e fundit kanë qenë të vazhdueshme, me qëllim që të ndalojnë gazetarinë hulumtuese dhe kritike në Shqipëri dhe të mos trajtohen çështje të cilat përbëjnë interes publik.

Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias (ECPMF), e cila është pjesë e Përgjigjes së Shpejtë të Lirisë së Medias (MFRR), dënon këto përpjekje për të heshtur raportimin kritik përmes abuzimit të sistemit ligjor të Shqipërisë.

Ndër këto kërcënime është veprimi ligjor i sjellë nga pronari me ndikim i biznesit Mirel Mërtit kundër Rrjetit Ballkanik të Gazetarisë Hulumtuese (BIRN), i cili hetoi praktikat e diskutueshme të biznesit të Mërtit dhe publikoi tregime në tre kontrata të Partneritetit Publik-Privat për inceneratorët e mbeturinave. Në përgjigje të punës hetimore të BIRN, Mërtiri ngriti një proces gjyqësor dhe kërkoi dëmshpërblim, ndërsa pretendoi se “gazetarët nuk kanë të drejtë të shkruajnë ose të ngrenë dyshime mbi marrëdhëniet e tij të kaluara sepse ai nuk është dënuar penalisht”.

Procedimi gjyqësor kundër BIRN nuk ishte kërcënimi i vetëm për gazetarët e lidhur me Mërtirin. Artan Rama, një gazetar dhe kineast i pavarur, botoi një histori që përfshin kompaninë Albtek Energy, e cila është e lidhur me Mirel Mërtit. Si rezultat i raportimit të tij, Artan Rama përballet me veprime ligjore të iniciuara nga Albtek Energy për dëmtimin e reputacionit të saj, të cilat rrezikojnë më tej raportimin e Ramës, ndërsa dekurajojnë gjithashtu të tjerët nga hetimi i Mirel Mërtit dhe drejtuesve të tjerë të biznesit me ndikim.

Si pjesë e MFRR, ECPMF dënon këto kërcënime ligjore dhe u bën thirrje të gjithë ndjekësve të heqin dorë nga veprimet e tyre ligjore pasi ato kërcënojnë qartë lirinë e medias për të gjithë gazetarët në Shqipëri. Veprimet ligjore nuk duhet të abuzohen për të mbytur gazetarinë kritike që forcon të drejtën e publikut për të ditur dhe rritur llogaridhënien demokratike.

Kaso: Mazhoranca ka ndryshuar 7 ligje dhe ka hequr garancitë e ODIHR për zgjedhje të lira

Sekretari për Zgjedhjet në Partinë Demokratike, Ivi Kaso tha për Euronews Albania se me ndryshimet e njëanshme që mazhoraca po u bën 7 ligjeve që shoqërojnë ndryshimet ligjore për të cilat siç tha, në këshillin politik ishte dakordësuar të mos prekeshin me forcën e kartonit, ka hequr garancitë që respektonin standardet e ODIHR.

Teksa rikujtoi se palët u angazhuan me shkrim që të mos i ndryshonin këto ligje, përfshirë ndryshimet në kodin penal apo ligji për policinë e shtetit, z. Kaso theksoi se zbatimi i këtyre marrëveshjeve është minimumi që mund të bënte mazhoranca ‘për të treguar se ka disa rregulla të cilat duhen zbatuar përpara se të hyjë në procesin zgjedhor’.

“Bashkë me ndryshimet ligjore janë edhe 7 ligje për të cilat palët kanë rënë dakord që të mos përdorin forcën e kartonit për t’i ndryshuar, që përfshijnë ndryshimet në kodin penal, garanci shtesë për mbrojtjen e dëshmitarëve, ‘bilbilfryrësve’ që për herë të parë do të përdoren në këto zgjedhje, ndryshime për ligji e policisë.

Këto ishin garanci shtesë të vëna nga ODIHR për t’u plotësuar nga politika shqiptare para zgjedhjeve të radhës. Palët u angazhuan me shkrim që të mos i ndryshojnë. Mazhoranca ka futur duart në të 7 ligjet, duke hequr garancitë që respektonin standardet e ODIHR”, tha z. Kaso.

Teksa iu referua mbylljes nga SPAK të dosjes 184 për zgjedhjet lokale më Dibër, z. Kaso e cilësoi të etalimi i dështimit të të gjithë sistemit të drejtësisë përballë krimit zgjedhor.

“Do të kishte qenë në nderin e institucione të reja të drejtësisë që ky krim i tmerrshëm zgjedhor të kishte qenë guri i provës për sistemin e ri të drejtësisë”, tha eksperti i PD, teksa shtoi se në zgjedhjet e ardhme, garancia e vetme është vullneti i opozitës që të bëjë të pamundur ‘duke u mobilizuar në terren në çdo qendër votimi që vota të shkojë atje ku është nisur’.

Vdekja e 50-vjeçarit në Tiranë, komshinjtë hedhin akuza të forta: E kanë djegur së gjalli…

Një 50-vjeçar i identifikuar si Përparim Caca ka humbur jetën si pasojë e asfiksisë në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë, ndërsa një banesë me kushte minimale ku ai jetonte u përfshi nga flakët.

Gazetari i Fax News Fatjon Gjinaj ka marrë rrëfimet e disa prej komshinjve të tij, të cilët thonë se ngjarja nuk ka qenë aksidentale por e qëllimshme, pasi edhe herë të tjera kishin tentuar që ta digjnin Cacën.

Ata tregojnë më tej se 50-vjeçari jetonte i vetëm, dhe mezor ushqehej për shkak se jetonte në kushte të vështira, dhe mbahej me shitjen e ndonjë rrobe të përdorur, të cilat i mbante pranë banesës, ndërsa thonë se kurrë nuk ka shkaktuar konflikte në lagje.

“Pinte alkool nga halli, çfarë të bënte, ka qenë 50 e ca vjeç, nuk krijonte asnjë lloj problemi, zjarrin ia kanë vënë qëllimisht, edhe herë tjetër i kanë vënë zjarrin banesës, dhe e ndimuam ne. Nuk e strehuan dhe e nxorën në rrugë, Bashkia e ka fajin”, shprehet një prej komshinjve të tij.

Ndërkohë një tjetër fqinje shprehet se viktima nuk ishte endacakë, dhe banesën e tij e kishte blerë për 9 milionë lekë të vjetra, në mënyrë që të streohej.

“Trupin e kishin qit këtu jashtë, komshija kishte marrë dy kova uji, se nuk kishte zorrë që ta fikte zjarrin. Pastaj ka ardhur zjarrfikësja, më tepër ka vdékur prej asfiksisë. Njëherë tjetër ia kanë djegur banesën kalamajtë e lagjes, ka qenë në spital por nuk e ka mbajtur njeri në spital. Ishte i pamartuar, nuk ka qenë endacak, shtëpinë e kishte blerë me lekët e veta”, shprehet një tjetër fqinje e viktimës.

Ndërkohë që në njoftimin e Policisë thuhej se grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Projekti i dështuar dhe i vjedhur, PD: Edi Rama mashtroi nxënësit për klasat dixhitale dhe tabletat falas

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, LUÇIANO BOÇI

Të enjten, fëmijët do të mbyllin një semestër shumë të vështirë. Mësimi i shkurtuar i këtyre 3 muajve ka dëmtuar mundësinë për një arsimim më të mirë.

Çfarë vjen më pas nuk dihet.

Pasiguria është prezente, për shkak të pandemisë, por ajo që e rëndon akoma më shumë situatën me arsimin është paaftësia e plotë e qeverisë për t’u siguruar nxënësve mësim normal online.

Në mandatin e tij të oarë Edi Rama premtoi “një transformin radikal të arsimit” përmes projektit 3.5 milionë dollarë të dixhitalizimit të shkolave.

Si çdo premtim i Edi Ramës, edhe ky rezultoi një gënjeshtër, një mashtrim. 3.5 milionë dollarët janë përdorur, por dixhitalizim të shkollave nuk kemi.

Si mijëra të rinj të tjerë, edhe nxënësit e dy gjimnazeve kryesore të Elbasanit, “Kostandin Kristoforidhi” dhe “Dhaskal Todri” po vuajnë sot paaftësinë e qeverisë, të miksuar me vjedhjen.

Të dy gjimnazet ishin të destinuar për të përfituar nga projekti 3.5 milionë euro me klasat dxhitale dhe tableta për nxënësit, por ato u vodhën dhe nuk mbrritën asnjeherë në destinacion.

Sot nuk kemi as dixhitalizim të mësimdhënies, as inovacion në arsim, nuk kemi as mësim online, por vetëm mësim të cunguar që ka rritur në mënyrë alarmante analfabetët funksionalë.

Në gjimnazin DHASKAL TODRI, sikurse ka ndodhur dhe në të gjithë shqipërinë, klasat digjitale nuk funksionojnë prej vitesh, sepse 3.2 milon eurot,, avulluan rrugës.

Ndersa tabletat nuk dihet ku janë, por dihet që ato nuk arritën asnjëherë në dorë të nxënësve.

Shembulli më tipik dhe njëherazi me banal i hajdutërisë së pushtetit ka ndodhur me gjimnazin tjeter Kostandin Kristoforidhi.

Tabletat e dhëna për këtë gjimnaz u grabitën pa hyrë fare në shkollë e askush nuk mbajti përgjegjësi.

Jo vetëm që nuk kanë klasa dixhitale, por dhe internetin për laboratorin e vetëm të IT e paguajnë sot nga xhepat e prindërve të tyre.

Kështu ndodh në pothuajse të gjitha shkollat e vendit. Pandemia nxori në pah këtë mashtrim dhe dështim të madh të Edi Ramës me arsimin.

Prej 7 vjetësh, kryeministri në ikje numëron vetëm dështime. Është pergjegjësi kryesore e tij dhe e qeverisë së tij përse nxënësit nuk kanë sot as kushtet minimale për të mësuar online apo për të patir një mësim cilësor.

Shkollat sot nuk kanë platforma të dedikuara, nuk kanë klasa dixhitale, nuk kanë laboratorë modernë, sepse Edi Rama nuk i mban premtimet.

Gjëja e fundit që i intereson kësaj qeverie janë nxënësit, është arsimimi i tyre. Pas 7 vite dështimesh, ajo që mund të ofrojë Edi Rama është gjithnjë e më shumë dështime.

Është koha për ndryshim! Qytetarët e duan atë! Ne, Partia Demokratike, do të sjellim ndryshimin dhe një shpresë të re për Shqipërinë.