19.5 C
Tirana
E martë, 18 Nëntor, 2025

Kisha Katolike kundër kufizimeve të reja anti-Covid: Diskriminuese ndaj komunitetit…

Kisha Katolike e Shqipërisë kundërshton masat e reja kufizuese të Komitetit Teknik të Ekspertëve, të bëra publike një ditë më parë.

Përmes një letre dërguar kryetares së  komitetit Mira Rakacollit dhe për dijeni ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, Kryetar i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë George Frendo shprehet ndër të tjera se, Kisha Katolike kishte marrë masa që kremtimet për natën e Krishtlindjeve të kryeshin duke nisur nga ora 8 pasdite.

“U njohëm me vendimin e ri të Komitetit të Ekspertëve të drejtuar prej jush, rreth kufizimit në kuadër të masave anti-COVID të marra nga qeveria shqiptare që ndalon qarkullimin e njerëzve pas orës 20.30, duke filluar nga data 24 dhjetor, pikërisht natën e Krishtlindjes. Ne si Kishë Katolike kishim marrë të gjitha masat që të kremtonim meshët në orare të përshtatshme qysh prej datës 3 dhjetor 2020, sikurse do të shihni nga dokumenti bashkëngjitur.

Në këtë dokument kemi vendosur që meshët të mbahen në orare që t’u lejojnë njerëzve të kthehen nëpër shtëpitë e tyre para orës 22.00. Ky ndryshim i papritur që nis pikërisht Natën e Krishtlindjes, na duket i nxituar dhe diskriminues ndaj komunitetit katolik, që është e vetmja Kishë e Krishterë që kremton lindjen e Krishtit netën. Sapo kishim njoftuar të gjithë besimtarët tanë dje, ditën e Diel, se mesha e Krishtlindjes do të kremtohej te enjtem në orën 20.00. Me kënaqësi do të kishim marrë pjesë në konsultim për një gjë të tillë, thuhet ndër të tjera në letër.

OKB zbardh skemën e trafikut: Shqiptarët paguajnë më shumë se afrikanët për të emigruar drejt BE-së dhe SHBA-së

Shqipëria e ka siguruar lirinë e lëvizjes në vendet e BE-së që në vitin 2011 dhe është një vend europian, por shqiptarët ende paguajnë kosto të larta, gati të njëjta me ato të vendeve afrikane për të hyrë në mënyrë të paligjshme kryesisht në Britaninë e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Struktura mbi monitorimin e trafikut të drogës dhe krimit në Kombet e Bashkuara (UNDOC) në një raport të posaçëm për ecurinë e krimit të organizuar në Ballkanin Perëndimor raporton se kosto mesatare e udhëtimit të paligjshëm të shqiptareve është 4,678 dollarë, kryesisht prej udhëtimeve të shtrenjta të hyrjes në Britaninë e Madhe.

Madje ato sërish paguajnë më shumë se vendet afrikane si Algjeria dhe Maroku. Më i shtrenjtë është largimi nga Afganistani 12.1 mijë euro. Shqipëria renditet e gjashta në listë, pas Afganistanit, Iranit (8,523 euro), Sirisë (8,170), Irakut (8,158) dhe Pakistanit (7,284).

Ka mënyra të ndryshme pagese për shërbimet e kontrabandës. Ndonjëherë kontrabandistët kërkonin shumën e plotë ose gjysmën e saj, por ka raste kur paratë transferohen me ndërmjetësues. Në disa raste paratë jepen pasi emigrantët te kenë mbërritur në destinacion.

Shqipëria vend orgjinë për emigracionin e paligjshëm
Intervistat me emigrantet në Shqipëri të kryera nga studimi i Kombeve të Bashkuara tregojnë se Shqipëria preket nga dy rrugë të dallueshme të kontrabandës së emigrantëve, njëra me origjinë nga vendi, në të cilin shtetasit e Shqipërisë përpiqen të migrojnë në destinacione të tilla si Mbretëria e Bashkuar ose vendet e tjera të Evropës Perëndimore dhe një rrugë tjetër e veçantë që kalon në rajon nga Azia Perëndimore dhe Afrikën e Veriut gjatë rrugës për në Evropën Perëndimore.

Migrantët e intervistuar treguan për kontrabandë nga Shqipëria kryesisht në Mbretërinë e Bashkuar përmes vendeve të tjera të Evropës Perëndimore, të tilla si Italia, Greqia, Franca dhe Belgjika. Duket se ka disa karakteristika dalluese të kësaj rrjedhe, si p.sh. prania e personave që kanë bërë përpjekje të përsëritura për shumë vite, madje edhe dekada, pavarësisht se ishin deportuar, burgosur dhe ishin deklaruar persona të padëshiruar në rajonin e Shengenit. Këta të intervistuar vunë në dukje se ata mbështeteshin te kontrabandistët, pasi nuk kishte asnjë rrugë ligjore për të emigruar në destinacionet e tyre të zgjedhura, dhe se ata do të shfrytëzonin rastin tjetër për të migruar përsëri.

Arsyet e emigrimit të paligjshme të shqiptarëve, varfëria
Emigrantët e paligjshëm raportuan arsye politike, ekonomike, fetare dhe të sigurisë lidhur me largimin nga vendet e tyre të origjinës.

Midis shumë arsyeve, mungesa e sigurisë nga lufta dhe konflikti mbizotëronte mes migrantëve të intervistuar Siriane dhe nga Afganistani. Arsyet politike janë cituar nga të anketuarit nga Republika islamike e Iranit dhe Siria.

Në lidhje me arsyet ekonomike, mundësi më të mira punësimi dhe arsimimi janë cituar vetëm të intervistuarit në Shqipëri : “Motivi im ​​ishte të kisha një jetë më të mirë dhe shumë më shumë mundësi. Situata këtu po përkeqësohet, dita ditës dhe kjo është arsyeja që unë dua të shpëtoj nga kjo situatë e mjerueshme pa të ardhme. Besoj se kjo është ëndrra e çdo personi që jeton këtu, për të lëvizur dhe për të pasur një jetë më të mirë jashtë vendit. ”

Trafiku shqiptar i mirëorganizuar
Sipas raportit, grupet shqiptare të trafikut janë të mirëorganizuara. Ata janë të strukturuar më ngushtë, me integrim më të mirë midis anëtarëve të grupit. Shqiptarët që udhëtojnë ilegalisht pothuajse ekskluzivisht synojnë të shkojnë në Mbretërinë e Bashkuar ose Shtetet e Bashkuara. Kontrabandistët e tyre ishin gjithashtu shqiptarë dhe grupet kishin tre nivele kryesore hierarkike. Së pari, ishte udhëheqësi i grupit i cili gjithashtu merr fitimin më të madh. Së dyti, kishte kontrabandistë individualë që ndihmonin në vendosjen në Mbretërinë e Bashkuar dhe më vonë trafikonin migrantë të rinj. Niveli më i ulët në hierarki ishin ndërmjetësit që paguheshin një shumë të caktuar, më të vogël për çdo person që referonin në grupin e kontrabandistëve.

Kontrabanda e migrantëve shqiptarë ishte një operacion i mirë-përcaktuar, i planifikuar dhe i organizuar nga fillimi deri në fund. Për më tepër, shqiptarët që përpiqen të hyjnë në Mbretërinë e Bashkuar kishin qëndrime shumë më pozitive ndaj trafikantëve të tyre sesa migrantët e kontrabanduar nga vendet e tjera: “Ata nuk po bëjnë ndonjë krim si ata trafikantë droge, ata thjesht po japin një mundësi për të pasur një jetë më të mirë, gjë që nuk do të mund ta kishe kurrë kur ishe në Shqipëri.”

Rruga e trafikut përmes kamionëve
Migrantët shqiptarë raportuan se udhëtonin pothuajse gjithmonë me një kamion rimorkio. Marrëveshja përfshinte udhëtime të rregullta me dokumente false ose dokumente identiteti – në Francë ose Belgjikë, ku ata hipin në kamionë rimorkio që drejtoheshin për në Mbretërinë e Bashkuar. Hipja në kamion ishte zakonisht pa dijeninë e shoferit. Një migrant raportoi se grupi i tij duhej të ndërronte kamionin gjatë rrugës pasi u zbuluan nga shoferi. Të anketuar të tjerë shqiptarë gjithashtu raportuan se kishin hipur në mënyrë të fshehtë në kamionë në Belgjikë. Një migrant madje detajoi metodën: grupi i migrantëve duhet të përdorte një thikë për të hapur copën e kamionit nga sipër të hynte në rimorkio nga atje. Të tjerët raportuan një mënyrë tjetër – ata do të hipnin në automjet (në këtë rast një maune) me dijeninë e shoferit, por nëse ai kapej, drejtuesi i automjetit do të pretendonte se nuk ishte në dijeni për praninë e tyre. Disa migrantë u raportua se paguanin një tarifë shtesë për të udhëtuar së bashku me shoferët e kamionëve, duke u hequr sikur të ishin ndihmësit e shoferëve. Kjo metodë e transportit u raportua të ishte më e sigurt dhe më e rehatshme, por shumë e rrezikshme pasi policia shpesh mund të zbulonte migrantët e kontrabanduar.

Udhëtimet e të anketuarve shqiptarë drejt destinacioneve të tyre ishin shumë më të shkurtër krahasuar me ato nga Afrika e Veriut dhe Lindja e Mesme – duke zgjatur disa ditë, në vend të javëve. Për më tepër, fluksi i kontrabandës së migrantëve të shqiptarëve në Evropën Perëndimore dallohej nga numri i përpjekjeve për hyrje gjatë shumë viteve, madje edhe dekada, pavarësisht se u dëbuan, u burgosën, duke u konfiskuar pasaportat dhe duke u deklaruar personat non grata në rajonin Shengen.

Kontrabandistët fitojnë 20-30 për qind të vlerës
Sipas të dhënave që janë referuar në raport nga intervistat me emigrantë, trafikantët dhe ekspertë në fillim të vitit 2019, fitimet e kontrabandisteve ishin diku tek 20-30 % e kostove. Shumë emigrantë ishin në gjendje të negocionin çmimin dhe cilësinë e shërbimit me kontrabandues të ndryshëm. Kalimi i kufirit, tarifat e paguara nga emigrantet e kontrabanduar ndryshonin ndjeshëm në varësi të mënyrës dhe kohëzgjatjes së transferimit dhe shërbimet e mundshme shtesë.

Fitimet e kontrabandistëve janë në bazë të roleve e tyre në procesi i kontrabandës. Ato në rolin e shoferit zakonisht merrnin midis 56 dhe 113 dollarë për turn. Të ardhurat mujore të kontrabandistëve të tjerë për transportimin e emigrantëve varionin midis 1,700 dhe

2,260 dollarë dhe për rregullimin e kontrabandës ndërkufitare, ajo varion midis 3,760 dhe 4,700 në muaj.

3 milionë euro në fushatë/ Zbulohet përgjimi i Taulant Ballës me një person të fuqishëm në Elbasan

Ish-oficeri i policisë, Emiljano Nuhu ka deklaruar në emisionin ABC-ja e Mëngjesit se ka një përgjim që implikon kreun e grupit parlamentar të PS-së në bisedë me një person shumë të fuqishëm në Elbasan.

Nuhu tha se, në vitin 2017 kishte nisur një procedim policor për një grup në Elbasan, por personi në fjalë i ka kërkuar Taulant Ballës të ndërpriten hetimet ose do të kërkojë paratë e hedhura për zgjedhura. Ai shtoi se fill pas një jave të gjithë drejtuesit e policisë janë pushuar nga puna ndërsa drejtoria e policisë e ka ndërprerë hetimin.

“Rreth vitit 2017 drejtoria e përgjithshme ka pasur një procedim policor të hapur për një grup në Elbasan për t’i mbajtur në vëzhgim për të parandaluar vepra të mëdha penale. Ka pasur edhe informatorë. Gjatë vëzhgimit dhe përgjimit ka qenë një telefonatë mes Taulant Ballës dhe një personi shumë të fuqishëm në Elbasan ku ky person i kërkonte të merrte masa për drejtuesit e policisë që kishte sjellë ose do të kërkonte paratë që kishte investuar për zgjedhje, diku te 3 mln euro. Një javë pas kësaj telefonate të gjithë drejtuesit e policisë u pushuan direkt nga puna. Drejtoria e ndërpreu operacionin dhe informacionin e mbledhur nuk e referoi në prokurori”, tha Nuhu.

/ABC/

Kushtetuesja rrëzon qeverinë Hoti, Kosova në zgjedhje të parakohshme! Presidentja nis ftesat për caktimin e datës

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që detyron mbajtjen e zgjedhjeve brenda 40 ditësh në Kosovë, Presidentja në detyrë Vjosa Osmani ka bërë lëvizjen e radhës.

Në mesnatë ajo ka nisur ftesa për krerët e partive që të takohen për të vendosur datën e zgjedhjeve.

Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë votën e deputetit Etem Arifi dhe ka urdhëruar u.d presidenten Vjosa Osmani, që të shpallë zgjedhjet e parakohshme në afat prej 40 ditësh. Vendimi është publikuar të hënë mbrëma në faqen e Kushtetueses, njofton RTK.

Vendimi i plotë

Në seancën shqyrtuese të mbajtur më 21 dhjetor 2020, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës shqyrtoi kërkesën: 1. KO 95/20. Më poshtë mund të lexoni përmbledhjen e shkurtër të vendimit (teksti i plotë i vendimit do t’u dorëzohet palëve, do të publikohet në ueb-faqen e Gjykatës dhe në Gazetën Zyrtare gjatë ditëve në vijim):

Lënda: KO 95/20

Parashtrues: Liburn Aliu dhe 16 deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së  Kosovës

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së Vendimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës nr. 07/V-014, të 3 qershorit 2020, për Zgjedhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës, për të cilin pala parashtruese pretendonte se nuk është në pajtueshmëri me paragrafin 3 të nenit 95 [Zgjedhja e Qeverisë], në lidhje me nënparagrafin 6 të paragrafit 3, të nenit 70 [Mandati i Deputetëve] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Kërkesa bazohej në paragrafin 5 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 42 [Saktësimi i kërkesës] dhe 43 [Afatet] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, si dhe në rregullin 74 [Kërkesa në pajtim me nenin 113.5 të Kushtetutës dhe me nenet 42 dhe 43 të Ligjit] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.

PËRFUNDIME

Me datat 28 mars dhe 20 gusht 2019, Etem Arifi ishte dënuar me Aktgjykim të formës së prerë të Gjykatës së Apelit, me një vit e tre muaj burgim. Më 6 tetor 2019, u mbajtën zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës. Etem Arifi kandidoi dhe u zgjodh deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Më 27 nëntor 2019, KQZ certifikoi rezultatin e zgjedhjeve dhe në listën e deputetëve të certifikuar ishte edhe Etem Arifi. Më 26 dhjetor 2o19, u mbajt mbledhja konstituive e Kuvendit ku u konfirmua mandati i Etem Arifit. Që nga ajo kohë, Etem Arifi vazhdoi të ushtronte funksionin e deputetit, edhe pse ndaj tij rëndonte një dënim gjyqësor i formës së prerë, për një vepër penale, me një vit e tre muaj burgim.

Në këtë kërkesë kushtetuese, 17 deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës kontestuan kushtetutshmërinë e Vendimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës nr. 07/V-014, për zgjedhjen e Qeverisë, të nxjerrë më 3 qershor 2020. Parashtruesit pretendojnë se Vendimi në fjalë është në kundërshtim me Kushtetutën, përkatësisht me paragrafin 3 të nenit 95 [Zgjedhja e Qeverisë], në lidhje me nënparagrafin 6 të paragrafit 3 të nenit 70 [Mandati i Deputetëve] të Kushtetutës. Kjo sepse, sipas parashtruesve, në procedurën e votimit të Vendimit të kontestuar ka marrë pjesë edhe Etem Arifi, vota e të cilit ishte e pavlefshme për shkak të dënimit të tij me një vit e tre muaj burgim, me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Gjykata vlerëson se, çështja themelore që ngërthen kjo kërkesë është se a kishte pasur mandat të vlefshëm Etem Arifi në kohën e nxjerrjes në Kuvend të Vendimit të kontestuar për zgjedhjen e Qeverisë (në votimin e të cilit ai kishte marrë pjesë).

Në lidhje me këtë çështje, Gjykata mori parasysh: përgjigjet e dorëzuara nga shtetet anëtare të Forumit të Komisionit të Venecias, qëndrimet e Komisionit të Venecias; si dhe praktikën e mëhershme të Kuvendit të Republikës së Kosovës, për situata të ngjashme.

Për sa i përket dispozitave kushtetuese dhe ligjore në Republikën e Kosovës, që i japin përgjigje çështjeve të ngritura nga kjo kërkesë, Gjykata gjeti se:

Neni 71.1 i Kushtetutës, në ndërlidhje me nenin 29.1(q) të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, përcakton se asnjë person nuk mund të jetë kandidat për deputet për zgjedhjet për Kuvend, nëse është dënuar për vepër penale me vendim gjyqësor të formës së prerë në tri vitet e fundit;

neni 70.3 (6) i Kushtetutës përcakton se mandati i deputetit mbaron ose bëhet i pavlefshëm nëse ai/ajo dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë, me një ose më shumë vite burgim. Ky përcaktim kushtetues përforcohet edhe me nenin 8.1.6 të Ligjit për të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Deputetit, nenin 112.1.a të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, si dhe nenin 25.1.d të Rregullores së Kuvendit;

Gjykata konsideron se, për sa i përket të drejtës për kandidim në zgjedhje parlamentare, nenet 45, 55 dhe 71.1 të Kushtetutës duhet lexuar në mënyrë të ndërlidhur. Kështu, neni 45 i Kushtetutës flet përgjithësisht për të drejtat zgjedhore, duke përcaktuar në mënyrë të përgjithësuar se ato mund të kufizohen me vendime gjyqësore, kurse neni 55 përcakton kushtet kumulative në bazë të të cilave mund të kufizohen të drejtat e njeriut të garantuara me Kushtetutë.

Ndërsa neni 71 i Kushtetutës – i cili flet ekskluzivisht për “kualifikimet” për të kandiduar për deputet të Kuvendit – përcakton se secili shtetas i Republikës së Kosovës i cili është tetëmbëdhjetë vjeç ose më i madh dhe përmbush kriteret ligjore, mund të jetë kandidat për deputet.  Këto “kriteret ligjore”, të cilave iu referohet neni 71 i Kushtetutës, i përcakton Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme, i cili në nenin 29.1 (q) thekson qartë dhe shprehimisht se asnjë person nuk mund të jetë kandidat për deputet për zgjedhje për Kuvend, nëse është dënuar për vepër penale me vendim gjyqësor të formës së prerë në tri vitet e fundit. Ky përcaktim kushtetues dhe ligjor është në linjë edhe me praktikën që ndiqet nga shumë vende demokratike, siç vërehet edhe nga dokumentet përkatëse të Komisionit të Venecias, si dhe nga përgjigjet e vendeve anëtare të Forumit të Komisionit të Venecias.

Gjykata thekson se normat e mësipërme kushtetuese dhe ligjore, të cilat kanë të bëjnë me pamundësinë (papërshtatshmërinë) për t’u kandiduar për deputet në zgjedhjet e përgjithshme, si dhe me mbarimin apo pavlefshmërinë e mandatit të deputetit, si pasojë e dënimit me burgim për kryerjen e veprave penale, nuk duhen parë si qëllim në vetvete. Në thelb, këto norma nuk kanë synim parësor ndëshkimin e individëve të caktuar duke ua pamundësuar atyre ushtrimin e funksionit të deputetit, por kanë si qëllim themelor mbrojtjen e integritetit kushtetues dhe besueshmërisë qytetare në organin ligjdhënës, si shtyllë e demokracisë parlamentare.

Gjykata konsideron se besueshmëria qytetare në Kuvendin e Republikës së Kosovës cenohet nëse – pavarësisht ndalesave që vë neni 71 i Kushtetutës në ndërlidhje me nenin 29.1 (q) të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme – lejohet që mandatin e deputetit ta fitoj dhe ta ushtroj një person që është dënuar për vepër penale, me vendim gjyqësor të formës së prerë të vlefshëm në Republikën e Kosovës.

Në lidhje me këtë, Gjykata sjellë në vëmendje Raportin e Komisionit të Venecias, i cili thekson se “ligjshmëria është element i Sundimit të Ligjit dhe nënkupton që ligji duhet të respektohet nga individët dhe autoritetet. Ushtrimi i funksionit politik nga personat të cilët kanë shkelur ligjin në mënyrë serioze vendos në rrezik zbatimin  e këtij parimit [sundimit të ligjit], që është njëri nga parakushtet e demokracisë, dhe për këtë arsye rrezikon natyrën demokratike të shtetit”. (Shih Raportin e Komisionit të Venecias për Përjashtimin e Kryerësve të Veprave të Paligjshme nga Parlamenti, CDL-EL(2015)026, i 23 nëntorit 2018, paragrafi 168).
Në këtë frymë, Gjykata vlerëson se është kërkesë e qartë kushtetuese e mishëruar në nenin 71.1 në ndërlidhje me nenin 70.3 (6) të Kushtetutës, se është e papajtueshme me Kushtetutën që një person ta fitoj dhe mbaj mandatin e deputetit nëse është i dënuar për vepër penale, me vendim gjyqësor të formës së prerë, siç është përcaktuar me këto dispozita. Kjo kërkesë përforcohet me nenet 29 dhe 112 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, si dhe nenin 8.1.6 të Ligjit për të Drejtat dhe Përgjegjësitë Deputetit.

Më tutje, Gjykata thekson se fakti që neni 70.3 (6) i Kushtetutës, neni 8.1.6 i Ligjit për të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Deputetit dhe neni 112.1 (a) i Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme i referohen dënimit të deputetit (pra dënimit pasi ai ta ketë fituar mandatin), është reflektim i prezumimit se neni 29.1 (q) i Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, i cili mbështetet në nenin 71.1 të Kushtetutës, nuk lejon që një person i dënuar me burgim gjatë tri viteve të fundit para zgjedhjeve të kandidoj për deputet dhe të fitoj mandatin e deputetit.

Rrjedhimisht, duke u bazuar në gjuhën e qartë të nenit 71.1 të Kushtetutës në ndërlidhje me nenin 29.1 (q) të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, si dhe nënparagrafit 6 të paragrafit 3 të nenit 70 të Kushtetutës, Gjykata konsideron se asnjë person nuk mund të fitoj dhe mbaj mandat të vlefshëm të deputetit nëse është i dënuar për vepër penale sikurse parashihet me këto dispozita, me vendim gjyqësor të formës së prerë, nëse kundër tij/saj ka një vendim dënues që është në fuqi në Republikën e Kosovës.

Gjykata vëren sqarimin e KQZ-së se sipas Aktgjykimit AA.-Uzh.nr.16/2017, të 19 shtatorit 2017 të Gjykatës Supreme, “askujt nuk mund t’i mohohet e drejta për të garuar në zgjedhje, nëse një e drejtë e tillë nuk i është hequr me vendim gjyqësor, e që don të thotë, se kandidati duhet me vendim të formës së prerë, të shpallet fajtor dhe gjykata, t’i ketë shqiptuar dënimin plotësues “heqjen e të drejtës për tu zgjedhur”.

Megjithatë, Gjykata konsideron se Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme nuk kërkon që personave të dënuar për vepra penale t’iu shqiptohet medoemos si dënim plotësues “heqja e të drejtës për t’u zgjedhur”, në mënyrë që ata të mos lejohen të kandidojnë në zgjedhje parlamentare. Kjo meqë, sipas nenit 29.1 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, ndër të tjera, parashihen edhe këto dy baza: (i) heqja e të drejtës për të qenë kandidat në zgjedhje me vendim të PZAP-it dhe gjykatës; si dhe (ii) pamundësia për të qenë kandidat për shkak të shpalljes fajtor për një vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në tri vitet e fundit. Këto janë baza të ndryshme/të ndara që shkaktojnë pamundësinë/papërshtatshmërinë për të qenë kandidat. Gjykata është e mendimit se ky interpretim përputhet edhe me leximin e ndërlidhur të neneve 45, 55 dhe 71 të Kushtetutës.

Gjykata konsideron të rëndësishme të vë në dukje se kandidimi në zgjedhje parlamentare i Etem Arifit, zgjedhja e tij si deputet dhe ushtrimi i mandatit të deputetit – të gjitha këto pasi që ai ishte dënuar me një vit e tre muaj burgim, me vendim gjyqësor të formës së prerë – shpërfaqë ekzistimin e paqartësisë normative dhe të metave serioze në mekanizmat institucional të Republikës së Kosovës, që janë kompetent për të garantuar ligjshmërinë dhe integritetin kushtetues të proceseve zgjedhore dhe veprimtarisë parlamentare.  Kjo paqartësi është e dukshme edhe në përgjigjet që janë dhënë nga trupat përkatës të Kuvendit dhe nga KQZ-ja.

Në lidhje me këtë, Gjykata potencon nevojën që Kuvendi i Republikës së Kosovës me komisionet e tij, në bashkëveprim me institucionet gjegjëse, duke përfshirë edhe KGJK-në dhe KQZ-në, të qartësojnë dhe konsolidojnë bashkëpunimin ndër-institucional dhe aspektet normative që kanë të bëjnë me kandidimin në zgjedhje parlamentare dhe ushtrimin e mandatit të deputetit, nga ana e personave të dënuar për vepra penale.

Kjo është e domosdoshme për të shmangur situatat paradoksale, nga këndvështrimi kushtetues, ku një person, pasi është dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë sikurse parashihet me nenet përkatëse të Kushtetutës dhe ligjeve, i lejohet të kandidojë në zgjedhje parlamentare, të zgjedhet deputet, t’i verifikohet mandati, si dhe të vazhdojë të ushtrojë funksion e deputetit në Kuvendin e Republikës së Kosovës, madje edhe gjatë vuajtjes së dënimit me burgim. Ndërkohë që Kushtetuta dhe ligjet përkatëse vënë barriera të qarta normative për të mos lejuar personat e dënuar me burgim për kryerjen e veprave penale, që të zgjedhën deputet dhe të ushtrojnë mandatin e deputetit.

Për sa i përket zgjedhjes së Qeverisë, Gjykata thekson se në mënyrë që Qeveria të zgjedhet, konform paragrafit 3 të nenit 95 të Kushtetutës, “për” Qeverinë duhet të votojnë të paktën gjashtëdhjetë e një (61) deputetë të Kuvendit. Në rastin konkret, sipas dokumenteve zyrtare të Kuvendit, Gjykata vëren se më 3 qershor 2020,  gjashtëdhjetë e një (61) deputetë kishin votuar “për” Qeverinë, gjegjësisht për vendimin e kontestuar. Për miratimin e Vendimit të kontestuar kishte votuar edhe Etem Arifi. Pasi Gjykata gjeti se mandati i Etem Arifit kishte qenë i pavlefshëm para votimit të Vendimit të kontestuar, ai Vendim kishte marrë vetëm gjashtëdhjetë (60) vota të vlefshme. Për pasojë, procedura për të zgjedhur Qeverinë nuk është zhvilluar në përputhje me paragrafin 3 të nenit 95 [Zgjedhja e Qeverisë] të Kushtetutës, sepse Qeveria nuk ka marrë shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Gjykata vë në pah se neni 95 i Kushtetutës, siç është interpretuar përmes praktikës së saj gjyqësore, parasheh dy tentativa për zgjedhur Qeverinë nga Kuvendi. Në të dyja rastet, Qeveria për t’u konsideruar e zgjedhur duhet të këtë shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit, përkatësisht gjashtëdhjetë e një (61) vota. Nëse as pas tentimit të dytë nuk zgjedhet Qeveria, neni 95.4 i Kushtetutës parasheh shpalljen e zgjedhjeve nga ana e Presidentit të Republikës së Kosovës.

Gjykata rikujton që Qeveria e votuar përmes Vendimit nr. 07/V-014 të Kuvendit të 3 qershorit 2020 është bazuar në Dekretin e Presidentit nr. 24/2020, të datës 30 prill 2020, të nxjerrë bazuar në paragrafin 4 të nenit 95 të Kushtetutës, përkatësisht në tentativën e dytë për zgjedhjen e Qeverisë. Në lidhje me këtë, Gjykata rikujton interpretimin e dhënë në Aktgjykimin KO72/20 ku kishte theksuar se “zgjedhjet do të jenë të pa evitueshme në rast të dështimit të zgjedhjes së Qeverisë edhe në tentativën e dytë, […] me ç’rast, bazuar në paragrafin 4 të nenit 95 të Kushtetutës, Presidenti shpall zgjedhjet, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se dyzet (40) ditë nga dita e shpalljes së tyre”.

Në dritën e kësaj, Gjykata thekson se në rastin konkret vihet në lëvizje paragrafi 4 i nenit 95 të Kushtetutës, sipas të cilit Presidenti i Republikës së Kosovës shpall zgjedhjet, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se dyzet (40) ditë nga dita e shpalljes së tyre.

Gjykata e konsideron të rëndësishme të theksoj se është e vetëdijshme se Etem Arifi ka marrë pjesë edhe në procedura të tjera votuese në Kuvend, edhe pasi ai nuk kishte mandat të vlefshëm. Megjithatë, duke u mbështetur në parimin non ultra petita (“jo përtej kërkesës”), Gjykata kufizohet në vlerësimin e kushtetutshmërisë së aktit të kontestuar më kërkesën e paraqitur para saj, gjegjësisht Vendimit nr. 07/V-014, të Kuvendit të Republikës së Kosovës, përkitazi me Zgjedhjen e Qeverisë së Republikës së Republikës së Kosovës.

Gjykata e sheh të nevojshme që të sqarojë po ashtu se, duke u nisur nga parimi i sigurisë juridike, si dhe nga fakti se ky Aktgjykim nuk mund të ketë efekt prapaveprues, vendimet e Qeverisë aktuale mbeten në fuqi, si dhe Qeveria mbetet në detyrë deri në zgjedhjen e Qeverisë së re.

PËR KËTO ARSYE

Gjykata Kushtetuese, në mbështetje të nenit 113, paragrafi 5, të Kushtetutës, neneve 42 dhe 43 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe në mbështetje të rregullave 59 (1) dhe 72 të Rregullores së punës, njëzëri

VENDOS

TË SHPALLË kërkesën të pranueshme;

TË KONSTATOJË se, në bazë të nenit 71.1 të Kushtetutës të Republikës së Kosovës, në ndërlidhje me nenin 29.1 (q) të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, personi i dënuar për vepër penale me një vendim gjyqësor të formës së prerë në tri (3) vitet e fundit, nuk mund të jetë kandidat për deputet e as të fitoj mandat të vlefshëm në Kuvendin e Republikës së Kosovës;

TË KONSTATOJË se, Vendimi nr. 07/V-014 i Kuvendit të Republikës së Kosovës për Zgjedhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës, i 3 qershorit 2020, nuk është në pajtueshmëri me paragrafin 3 të nenit 95 [Zgjedhja e Qeverisë] të Kushtetutës, sepse Qeveria nuk ka marrë shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës;

TË KONSTATOJË se, marrë parasysh se Qeveria nuk është zgjedhur sipas paragrafit 3 të nenit 95 [Zgjedhja e Qeverisë] të Kushtetutës, atëherë mbështetur në paragrafin 4 të nenit 95 [Zgjedhja e Qeverisë] të Kushtetutës, Presidenti i Republikës së Kosovës shpall zgjedhjet, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se dyzet (40) ditë nga dita e shpalljes së tyre;

TË KONSTATOJË se, ky Aktgjykim nuk ka efekt prapaveprues dhe mbështetur në parimin e sigurisë juridike vendimet e Qeverisë mbeten në fuqi, si dhe Qeveria mbetet në detyrë deri në zgjedhjen e Qeverisë së re.

Banda e Belgjikës na tregoi përse Edi Ramës i duhet Ardi Veliu si ajri që thith

Nga Enkel DEMI

Ai tha edhe 500 mijë po të dalin në shesh Ardi Veliun nuk e heq. Dukej çudi që 500 vetë hoqën Sandër Lleshajn, por 500 mijë nuk e lëvizin drejtorin e policisë.

Operacioni ndërkombëtar për shkatërrimin e një bande që merrej me trafikun e drogës në Belgjikë na jep përgjigjen e këtij ngulmimi që ka kryeministri për të mbajtur fuqiplotë Ardi Veliun. Sipas Emiliano Nuhut, ish-oficerit të infiltruar, drejtori i tij i policisë ka qenë në dijeni të punëve të kësaj bande që dy vjet e gjysëm më parë. Në dijeni ka qenë dhe ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafa. Këta, jo vetëm që nuk e luajtën gishtin, por oficeri që vuri kokën në rrezik dhe raportoi u përzu dhe është i detyruar të jetojë në ekzil.

Gjatë këtyre dy vjet e gjysëm grupet kriminale kanë bërë emërimet e drejtuesëve të policisë, kurse paratë i kanë përdorur dhe do i përdorin për mbajtur në pushtet klikën kriminale të Edi Ramës. Të gjitha mjetet, jo vetëm financiare të krimit, Rilindja do i përdorë më 25 prill, në mënyrë që regjimi të qëndrojë në pushtet.

Ardi Veliu në këtë panoramë është Thembra e Akilit. Ai nuk ka si të largohet, sepse është kusia që mban brenda gjithë këtë çorbë. Nëse ai shkon dhe çelet kapaku i kusisë ajo që do të dalë jashtë ka për të përvëluar vetë shefin e qeverisë, sepse Taulant Balla në këtë rast do t’i ngjante një cironke.

Prandaj, kur ai thoshte që edhe 500 mijë po të dalin në shesh Ardi Veliun nuk e heq, ne duhet ta kuptojmë që ka thënë se edhe 500 mijë po të dalin në shesh veten time nuk e heq.

Të dy këta njerëz tashmë janë të lidhur në një simbiozë, e cila i bën fatet e tyre të pashqitshme. Prandaj, është e pakuptimtë të kërkosh dorëheqjen e Ardi Veliut, veçanërisht për dhunën në protesta. Kjo histori trafiku, këta banditë, na tregojnë se është qelbur koka, prandaj ajo duhet prerë.

Kështu, qëndrimi në pushtet për Edi Ramën është me “jetë a vdekje”. Ai larg karrikes së kryeministrit është krejt i pambrojtur, pa imunitet dhe puhiza më e lehtë e ftoh në të dy anët. Ai ka nevojë për pushtetin, po aq sa një i sëmurë rëndë me COVID për bombulën e oksigjenit. Është një njeri që ka një jetë që vuan nga astma dhe e di fort mirë ç’do të të thotë mos të ngopesh me frymë.

Deklarata e fortë e oficerit të policisë: E informova Ardi Veliun për klanin “Rraja”, nuk bëri asgjë…

Një ditë më parë në një operacion të policisë belge dhe asaj gjermane ra në pranga nipi i deputetit socialist Rrahman Rraja.

Ndërkohë ish-oficeri i policisë, Emiljano Nuhu, ka deklaruar në një lidhje me emisionin ABC-ja e Mëngjesit se e kishte denoncuar atë që ai e quajti klanin “Rraja” që në gusht të vitit 2018.

Nuhu u shpreh se në datat 3 dhe 14 gusht ka dërguar dy e-maile në adresë të drejtorit të policisë Ardi Veliu dhe në dijeni ka qenë edhe ish-ministri i Brendshëm i asaj kohe Fatmir Xhafaj.

“Më shumë se dy vite më parë e kam lajmëruar. Kam dërguar 2 emaile, një në datë 3 gusht dhe një në datën 14 gusht. Kur dërgova të parin nuk mora reagim, mendova nga fluksi i punës. Kur e nisi për së dyti prapë nuk mora asnjë përgjigje nga Ardi Veliu siç kishim marrë më përpara nga drejtorë të tjerë të përgjithshëm”, u shpreh Nuhu.

Ai tha se ka njoftuar kupolën e policisë se pjesëtarë të kësaj familje merreshin me trafik të lëndëve narkotike brenda dhe jashtë vendit. “Informacioni ka qenë për këtë grup kriminal, këtë familje mafioze që kryente kultivim dhe trafik droge brenda dhe jashtë Shqipërisë. Ata e kanë filluar karrierën e tyre me vrasje me pagesë dhe kanë kaluar tek trafiku i drogës”.

“Kemi raste kur jo vetëm unë, por edhe agjentë të tjerë kanë kryer operacione ndërkombëtare. Shtetet homologe kanë kërkuar agjentë dhe shteti i ka dhënë agjentë. Strukturat e huaja i kanë marrë për bazë, por kanë humbur besimin. Nuk bashkëpunojnë më me policinë shqiptare. Nuk mund të krijohet ky operacion pa një person brenda grupit”, tha Nuhu.

Drejtësia belge dhe ajo gjermane pas një hetimi për gati dy vite zbuluan dhe goditën një grup kriminal të trafikut të kokainës duke arrestuar 8 persona, 6 nga të cilët janë shqiptarë, që cilësohen si drejtuesit e bandës. Mes të arrestuarve është edhe Ramazan Rraja, 27 vjeç, banues në Nikël, i cili është nipi i deputetit të PS-së, Rrahman Rraja.

27-vjeçari u bë i njohur pak kohë më parë, pasi u denoncua për dhunë ndaj një vajze në ambientet e QSUT-së. Po ashtu në pranga ra edhe Fioralb Rraja 24 vjeç, banues po në Nikël dhe i afërm i deputetit Rraja.

Zjarr në një banesë në Tiranë, humb jetën 50-vjeçari

Një ngjarje e rëndë u regjistrua paraditen e sotme në Tiranë. Një 50-vjeçar humbi jetën si pasojë e zjarrit në një banesë.

Informacion paraprak

Më datë 22.12.2020, rreth orës 09:22, në rrugën “Njazi Meka”, ka rënë zjarr në një banesë, ku si pasojë e asfiksimit ka humbur jetën shtetasi P.C., rreth moshës 50 vjeç.

Shërbimet e zjarrfikses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Video/ Rritja e çmimeve të energjisë, Basha: Mjaft më! Le të sjellim së bashku ndryshimin dhe t’i japim dritë të ardhmes

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përcjellë një videomesazh sot tek qytetarët shqiptarë për një nga problemet që ka rënduar në vazhdimësi, ekonominë e familjeve shqiptare: çmimin e lartë të energjisë elektrike.

Basha shkruan se, rritja e çmimeve të energjisë i ka varfëruar edhe më shumë shqiptarët.

“Rritja e çmimeve të energjisë i ka varfëruar edhe më shumë shqiptarët. Mjaft më. Le të sjellim së bashku ndryshimin dhe t’i japim dritë të ardhmes”, shkruan Basha.

1 ton kokainë, si u arrestua në Belgjikë nipi i deputetit që deklaronte; “do ta shikojë Basha në zgjedhje…”

I mbani mend deklaratat e Ramazan Rrajas ndërsa dilte i prangosur nga gjykata e Krujës kur deklaronte se “do ta shikoje Basha ne zgjedhje? Natyrisht Rraja e kishte një bazë sigurie tek fitorja për llogari të Ramës dhe ajo ishte paraja me trafikun e kokainës dhe blerja e votave.

Belgjika në bashkëpunim me Gjermaninë goditën një grup të trafikut të kokainës duke arrestuar 8 persona, mes të cilëve 6 janë shqiptarë, ndërsa dy prej tyre janë nipi i deputetit socialist, Rrahman Rraja, Ramazan Rraja dhe i afërmi i tij, Fioralb Rraja nga Nikla e Fushës Krujës.

Por kush është bosi i rrjetit ndërkombëtar të drogës? Gazetari Artan Hoxha në një intervistë në “ABC” u shpreh se gjykata ka vendosur masën e sigurisë 30 ditë burg për Ramazan Rrajën në Belgjikë.

Ai tha se Rraja lëvizte me letra polake në vendet e BE-së, ndërsa vetëm 10 ditë më parë ishte larguar nga Shqipëria. Ramazan Rraja u kap në shtëpinë e një të afërmi ku iu gjetën një shumë parash.

Ai takoi Musa Gjikolën, i cili ishte në monitorim nga policia belge, ndërsa të dy përfunduan pas hekurave. Në takim ka qenë edhe një rus.

Intervista:

A ishin të pritshëm emrat që u arrestuan, kush janë në të vërtetë dhe lidhja me deputetin?

Në fakt ajo që më shqetëson është përhapja e fenomenit të trafikut të kokainës nga Amerika Latine në drejtim të tregut të BE-së dhe ky është një rast që provon atë që kemi thënë, që grupet e trafikantëve shqiptarë po synojnë lart dhe duan të marrin pjesën e vet nga sasia e madhe e kokainës që vjen në tregun e BE-së. Në lidhje me emrat dhe operacionin, pavarësisht se deklarata e policisë është bërë sot operacioni është zhvilluar në 15 dhjetor. Policia belge dhe gjermane të përfshira në këtë operacion, arrestimet janë bërë në këto dy vende të martën e kaluar në 04:00-05:00 mëngjesit.

Nga informacioni që kam unë, duke komunikuar edhe me kolegë në Belgjikë, ajo që bie në sy është fakti që operacioni është vazhdë e një hetimi që ka nisur në 2017, në 2018 u kapën 1.8 ton kokainë dhe gjatë asaj kohe mesa kujtoj, shqiptarët ranë në sy, u kapën 1.2 tonë kokainë. Por ishte i çuditshëm fakti që linja e trafikut nuk u zbulua nga policia por marketet që furnizoheshin me bananet. Rastësisht në këto markete në Hanover të Gjermanisë, në 8 markte u gjetën arka me banane dhe 200 kg kokainë. E gjithë kokaina e kapur, 1.8 ton kapte një çmim prej 400 mln euro. Mesa duket ky hetim ka vazhduar dhe kemi rastin e fundit, ku janë përfshirë emrat që kanë dalë, janë shoqëruar edhe persona të tjerë. Në Belgjikë kanë dalë për masat e sigurisë.

A janë këta emra kupola e trafikut?

Ka disa elementë që duhen sqaruar, që lëvizja e kësaj sasie të madhe kokaine dëshmon se kemi të bëjmë me një organizatë të fuqishme. Mes emrave që shoh, për pjesën e Shqipërisë emri i njohur është i Ramazan Rrajës por spekulimin për lidhje politike duhet t’ia lëmë hetimit. Nga informacioni që kam marrë, Ramzan

Rraja para 10 ditësh është larguar nga Shqipëria, ai lëviz me letra polake. Ai është kapur në të gdhirë në 05:00 të mëngjesit në banesën e një të afërmi të vet në Bruksel. Pra është kapur në banesën e një kushëriri të vet, nuk janë gjetur armë apo sende të tjera, por një sasi parash.

Personi në fjalë ka dokumente polake dhe ka lëvizur në vende të tjera. Ai ka ardhur në Bruksel për të bërë një Bruksel për të bërë një takim me Musa Gjikolën, i cili dyshohet se po mbahej në vëzhgim të rreptë, takimi është kryer në praninë e një rusi. Takimi nuk është saktësuar, nëse ka qenë një i vetëm, por ka pasur edhe të tjerë në apartamente apo banesa, ku mund të kenë rakorduar. Veprimet ndaj Rrahës kanë ardhur pas takimit me Musa Gjikolën dhe një rusi. Rasti Rraja, në masën e sigurisë, prokurori ka kërkuar për Ramazan Rrajën një muaj arrest me burg.

Nuk ka prova të forta?

Nuk them nëse ka apo jo. Por është fakt që kërkesa belge referuar kërkesës së prokurorit ka dhënë 30 ditë masë sigurisë, deri kur të paraqesë prokurori prova shtesë. Hetimi do ta nxjerrë kush është drejtësi, kupola. Ajo që bie në sy, është fakti që grupi ka synuar portet e mëdha, ku është jashtëzakonisht e vështirë të skanosh cdo kontenier.

A ishin të pritshëm emrat që u arrestuan, kush janë në të vërtetë dhe lidhja me deputetin?

Në fakt ajo që më shqetëson është përhapja e fenomenit të trafikut të kokainës nga Amerika Latine në drejtim të tregut të BE-së dhe ky është një rast që provon atë që kemi thënë, që grupet e trafikantëve shqiptarë po synojnë lart dhe duan të marrin pjesën e vet nga sasia e madhe e kokainës që vjen në tregun e BE-së.

Në lidhje me emrat dhe operacionin, pavarësisht se deklarata e policisë është bërë sot operacioni është zhvilluar në 15 dhjetor. Policia belge dhe gjermane të përfshira në këtë operacion, arrestimet janë bërë në këto dy vende të martën e kaluar në 04:00-05:00 mëngjesit.

Nga informacioni që kam unë, duke komunikuar edhe me kolegë në Belgjikë, ajo që bie në sy është fakti që operacioni është vazhdë e një hetimi që ka nisur në 2017, në 2018 u kapën 1.8 ton kokainë dhe gjatë asaj kohe mesa kujtoj, shqiptarët ranë në sy, u kapën 1.2 tonë kokainë.

Por ishte i çuditshëm fakti që linja e trafikut nuk u zbulua nga policia por marketet që furnizoheshin bananet. Rastësisht në këto markete në Hanover të Gjermanisë, në 8 markte u gjetën arka me banane dhe 200 kg kokainë. E gjithë kokaina e kapur, 1.8 ton kapte një çmim prej 400 mln euro. Mesa duket ky hetim ka vazhduar dhe kemi rastin e fundit, ku janë përfshirë emrat që kanë dalë, janë shoqëruar edhe persona të tjerë. Në Belgjikë kanë dalë për masat e sigurisë.

A janë këta emra kupola e trafikut?

Ka disa elementë që duhen sqaruar, që lëvizja e kësaj sasie të madhe kokaine dëshmon se kemi të bëjmë me një organizatë të fuqishme. Mes emrave që shoh, për pjesën e Shqipërisë emri i njohur është i Ramazan Rrajës por spekulimin për lidhje politike duhet t’ia lëmë hetimi.

Nga informacioni që kam marrë, Ramzan Rraja para 10 ditësh është larguar nga Shqipëria, ai lëviz me letra polake. Ai është kapur në të gdhirë në 05:00 të mëngjesit në banesën e një të afërmi të vet në Bruksel. Pra është kapur në banesën e një kushëriri të vet, nuk janë gjetur armë, por një sasi parash.

Personi në fjalë ka dokumente polake dhe ka lëvizur në vende të tjera. Ai ka ardhur në Bruksel për të bërë një Bruksel për të bërë një takim me Musa Gjikolën, i cili dyshohet se po mbahej në vëzhgim të rreptë, takimi është kryer në praninë e një rusi. Takimi nuk është saktësuar, nëse ka qenë një i vetëm, por ka pasur edhe të tjerë në apartamente apo banesa, ku mund të kenë rakorduar. Veprimet ndaj Rrahës kanë ardhur pas takimit me Musa Gjikolën dhe një rusi. Rasti Rraja, në masën e sigurisë, prokurori ka kërkuar për Ramazan Rrajën një muaj arrest me burg.
Nuk ka prova të forta?

Nuk them nëse ka apo jo. Por është fakt që kërkesa belge referuar kërkesës së prokurorit ka dhënë 30 ditë masë sigurisë, deri kur të paraqesë prokurori prova shtesë. Hetimi do ta nxjerrë kush është drejtësi, kupola. Ajo që bie në sy, është fakti që grupi ka synuar portet e mëdha, ku është jashtëzakonisht e vështirë të skanosh çdo kontenier.

Jo vetëm vjedhje me virusin, blejnë ilaçin e ndaluar rreptësisht në BE dhe SHBA, por edhe me trefishin e çmimit

“Favipavir”, një ilac i paautorizuar në BE dhe SHBA për mjekimin ndaj Covid 19, do të blihet nga Ministria e Shëndetësisë përmes një tenderi të hapur nga QSUT. “Favipavir” gjendej lehtësisht në farmaci të caktuara në Tiranës që prej nisjes së pandemisë edhe pse ai ishte i ndaluar që të tregtohej. Por hyri dhe u shit kontrabandë me cmime shume të larta duke shfrytëzuar këtu edhe panikun e qytetarëve.

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, është shprehur shpesh kundër përdorimit të medikamentit “Favipavir” tek pacientët me Sars Cov-2. Por përtej këtyre QSUT ka tenderuar blerjen e 200 tabletave, me një procedurë të dyshimtë, si dhe me një fond shumë më të lartë krahasuar me çmimin e anti-viralit në tregun ndërkombëtar. Deri më tani s’ka një reagim nga Ministria e Shëndetësisë për këtë tender.