19.5 C
Tirana
E martë, 18 Nëntor, 2025

Policia liron të arrestuarit për kontrabandë në Qafë Thanë, Berisha: Ishin të parisë së krimit

Një doganie dhe një shofer të cilët u arrestuan disa ditë më parë në doganën e Qafë-Thanës për kalim të mallrave kontrabandë, mësohet se janë liruar ditën e sotme nga qelitë.

Denoncimin e ka bërë publik ish-Kryeministri Berisha, sipas të cilët, motivi i lirimit lidhet me faktin se ishin të parisë së krimit.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Lirohen te arrestuarit per kontrabande ne Qafe Thane!

Motivi: ishin te Parise se Krimit!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Mirmengjez zoti ju bekofte paci vetem shendet per gjithe jeten. Dua tju ve ne dijeni miku kry jone nje skandal te papare ne doganen Q. Thane u ndalua nje doganier dhe shofer per mallra kontrabande qe jane futur nga Dogana Q.Thanë pa aksizë pa zhdoganim u ndaluan 3 ditë të dy doganieri dhe shoferi dhe dje u dha masa nga prokuroria me detyrim paraqitje, Po I hyre gjemp në kembë askujt.

Mund ta verifikoni edhe vetë ju Kry.Jonë.

Nuk lanë dikaster pa pavajtur për të qenë të lirë dhe të vazhdojnë punën.

Po ju dërgoj dhe adresen ku mund të vireni në dijeni më gjatë për ngjarjen. Zoti ju bekoftë.

Ironizon eksperti: Komiteti nuk do vetë, se po të dojë e zhduk COVID-in për një ditë!

Eksperti i shëndetit publik, Erion Dasho ka ironizuar sot shifrat e raportuara nga Ministria e Shëndetësisë, lidhur me rastet e reja me Covid-19 të evidentuara në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë raportoi se janë kryer 1908 testime, nga të cilat 422 raste kanë rezultuar pozitiv, ndërsa u regjistruan edhe 10 viktima.

Duke iu referuar numrit të ulet të testimeve, e për rrjedhore një shifër më të ulët të të infektuarisht, Dasho shkruan me ironi se Komiteti nuk do vetë, se po të dojë e zhduk Covid-in për një ditë.

“Komiteti nuk do vetë, po e zhduk COVID-in për një ditë! Nuk bën asnjë test dhe ja… Zero raste…”, ironizon Dasho.

Këlliçi-Ramës: Po tani që të vërtetën për kanabizimin e vendit e thotë OKB-ja, akuza politike janë?

Belind Këlliçi, kryetar i FRPD, ka reaguar mbi raportin e OKB-së, në të cilin theksohet se Shqipëria është vendi kryesor në Europë i origjinës së kanabisit dhe se grupet kriminale nuk dënohen.

Përmes një postimi në rrjetin social, Këlliçi shkruan se pas aksionit policor në Lazarat në vitin 2016, pati një boojm kultivimesh të kanabisit në të gjithë Shqipërinë.

Sipas Këlliçit, qeverisë nuk i nxihet faqja, ndërsa ngre pyetjen nëse kryeministri Edi Rama do e padisë OKB për shpifje.

Postimi i Këlliçit

Po tani që të vërtetën për kanabizimin e vendit e thotë OKB-ja, akuza politike janë?

Raporti i Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogat dhe Krimin shprehet se Shqipëria është burimi kryesor i kanabisit në Europë. Gjatë viteve 2014-2018, vendi kryesor i origjinës së kanabisit në Europën Perëndimore dhe atë Juglindore ishte Shqipëria.

61% e kanabisit të kapur në Europë vjen nga Shqipëria!

Në vitin 2016, 2 vjet pas aksionit policor në Lazarat, pati një boom të kultivimit masiv të kanabisit në Shqipëri.

Në vitin 2017, 100% e kanabisit në Malin e Zi, 70% e kanabisit në Bosnjë dhe Hercegovinë, 50% e kanabisit në Hungari dhe 50% e kanabisit në Austri, vinte nga Shqipëria. Po këtë vit në Shqipëri kapet sasia më e madhe e kanabisit në Europë.

Në vitin 2018, 90% e kanabisit në Kroaci, 70% e kanabisit në Maqedoni dhe 61% e kanabisit në Greqi, vinte nga Shqipëria.

Në vitin 2020, Task Forca e Veprimit Financiar për Parandalimin e Pastrimit të Parave (FATF) përfshiu Shqipërinë në listën e saj gri.

“Lista gri” përfshin regjimet me kornizën më të keqe ligjore dhe agjencitë për të luftuar pastrimin e parave, financimin e terrorizmit.

Qeverisë nuk i nxihet faqja, shqiptarëve po! Se e provojnë në kurrizin e tyre kur kalojnë kufirin, kur shkojnë jashtë shtetit, kur zgjasin dorën për të dorëzuar pasaportën.

Po na bëjnë me gisht për një grusht horrash!

Në raportin e OKB-së thuhet se grupet kriminale nuk dënohen por ndihmohen nga korrupsioni.

Po tani si do mbrohet kryeministri që avionët me mall i duken mushkonja? Do e padisë OKB-në për shpifje?

I vendosi pistoletën në kokë policit në sy të Ballës, kush është nipi i deputetit të PS që u arrestua për drogë

Ramazan dhe Fioralb Rraja, nipat e deputetit socialist, Rrahman Rraja, janë arrestuar ditët e fundit nga policia belge në kuadër të operacionit ‘Atos’ ku u sekuestruan 232 kg kokainë.

Por kush është Ramazan Rraja dhe pse emri i tij është lakuar disa herë në Shqipëri?

Dy vite më parë, më 26 shtator 2018, ish-oficeri i policisë në komisariatin e Fushë-Krujës, Emiljano Nuhu, denoncoi se njerëz të lidhur me pushtetin e kishin kërcënuar duke i vendosur pistoletën në kokë me qëllim për të mbyllur dosjen e hapur për akuzën e përdhunimit në ngarkim të djalit të deputetit të Partisë Socialiste, Rahman Rraja.

Lidhur mbi këtë ngjarje, Emiljano Nuhu, që tashmë ndodhet në azil, akuzoi vëllain e deputetit Rahma Rraja se i ka vënë pistoletën në kokë, vetë deputetin Rraja, kryebashkiakun Artur Bushi dhe Taulant Ballën, të cilët sipas tij ishin në mesin e 10 personave që e kërcënuan.

Ndërkohë që në denoncimin e tij efektivi Nuhu, përmendte edhe njëherë emrin e Redjan Rrajës, i cili sot ndodhet në qeli si një nga autorët e atentatit të 1 nëntorit ndaj prokurorit Arjan Ndoja.

Episodi për të cilin denoncoi ish-oficeri Emiljano Nuhu bëhet fjalë më datën 30 korrik 2018, pak ditë pasi atij i kishte rënë në dorë denoncimi i Xhisiela Malokut.

Pasditen e 30 korrikut, dy kushërinj të Rexhep Rrajës, Redian dhe Ramazan Rraja, e kanë kontaktuar nëpërmjet ëhat’s up-it, duke kërkuar ta takonin në Tiranë.

Biseda mes oficerit dhe Rrajës

Ramazan Rraja: Si je? Si kalon?

Emiljano Nuhu: Mirë, si je ti?

Ramazan Rraja: Mirë flm! A ke qenë ti te Posta në Fushë Krujë që me marrë në pyetje atë vajzën? Apo e mora vesh gabim?

Emiljano Nuhu: Po, unë isha.

Ramazan Rraja: Po s’po të kuptoj. Ç’ke me ne. Ku mund të të takoj?

Emiljano Nuhu: Hajde më tako në Tiranë.

Por Ramazan Rraja njihet po ashtu edhe si një njeri i dhunshëm.

Me 8 gusht 2019, Ramazan Rraja dhunoi barbarisht një grua pranë Spitalit Nënë Tereza në Tiranë, dhunë e cila u dokumentua edhe me pamje filmike. Por mesa duket në të dy raste, nipi i deputetit socialist ia ka hedhur paq, për shkak edhe të lidhjeve të forta politike të xhaxhait.

Shqipëria, vendi më i varfër në Evropë me çmimin më të lartë të naftës, lë pas Suedinë edhe Hong-Kongun

Covid-19 apo jo Shqipëria si një nga vendet e varfra në botë vazhdon të renditet ndër vendet me çmimin të lartë të karburanteve në botë, më saktësisht e treta. Sipas një renditje të fundit, Global Price Petrol, për çmimin e naftës Shqipëria lë pas vetëm dy shtete në të gjithë rruzullin tokësor, Suedinë dhe Hong-Kongun, të cilët konsiderohen si vende të pasura dhe me burime të mëdha të ardhurash për frymë.

Mesatarja e një litri nafte në Shqipëri llogaritet në 1,66 dollarë, kurse për Suedinë çmimi është 1,72 dollarë për litër dhe 1.93 dollarë për litër kushton nafta në Hong-Kong. Diferenca me vendet e rajonit është shumë e madhe, ku maqedonasit e blejnë një litër naftë për 1.05 dollarë, një çmim ky shumë herë më i lirë se ajo çka paguajnë qytetarët shqiptarë. Në Mal të Zi një litër naftë shitet mesatarisht për 1.24 dollarë ndërsa në Serbi për 1,46 dollarë.

Shoqatat e konsumatorëve, por edhe disa grupe biznesi disa herë kanë ngritur zërin se në qendër të çmimeve të larta të karburantit që ka Shqipëria është regjimi fiskal i rënduar dhe përqendrimi i tregut në pak duar, ku kompanitë dominuese kontrollojnë importin me shumicë, depozitimin dhe tregtinë me pakicë.

Indeski i global Price Petrol është publikuar në mes të Dhjetorit të këtij viti.  Aty rezulton se Shqipëria lë pas për nga çmimi i naftës për konsumatorët të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian dhe me standarde të larta të jetesës, si Gjermania, Italia, apo Franca që nuk është se njihen për barrë të ulët fiskale. Po ashtu qytetari shqiptar duhet ta blejë naftën më shtrenjtë se anglezët dhe amerikanët.

Vaksina Covid-19 mund të kalojë përmes Beogradit

Nga Ilir PECNIKAJ

Nuk kisha as më të voglin dyshim që Serbia do të lëvizte të gjithë levat e veta politike, tregtare dhe diplomatike që të siguronte vaksinen në kohë rekord për qytetarët e vet. Dhe kesaj here nuk mundem të them ndryshe, veçse mirë bëri…

Por ajo që neve na intereson ky dymetroshi ynë (për të mos thënë ky hajdut/hajvani), çfarë po bën?!

Të gjithë mllefin e tij, urrejtjen e tij, makabritetin e tij e zbuloi mbrëm, “shoferi” i bultozierit të propogandes, Fuga i tij i dashur, i cili është një kopje e shpifur e arkitektit të Hitlerit Albert Speer ( https://it.m.wikipedia.org/wiki/Albert_Speer). Duke lënë të nënkuptojë, që dikur e paska lexuar “Dhelpra dhe Rrushte”…

Për të mbrojtur dështimin e mentorit të tij Ramsit, Fuga-çi mbrëm doli dhe legjitimoi, me pak fjalë, vajtjen e Ramsit në Amerikë për shoping-un e krishtlindjeve, sepse, gjithmonë sipas Fuga-çit, ai e dinte se vaksina nuk funksionon , sepse virusi pëson mutacione… (https://shqiptarja.com/…/kujtese-kunder-egoizmit…)

Mutacioni i vërtetë i kësaj shoqerie jeni ju Fuga-ç, ju dhe gjithë shpura juaj Rilindase.

Nuk ka gjë në botë që mund t’ju mbulojë deshtimet tuaja dhe demet tuaja që i keni bërë ketij kombi dhe që fatkeqesisht po vazhdoni ti bëni.

Vaksina sot do të miratohet edhe nga EMEA dhe me datë 27 dhjetor do të fillojë të përdoret deri dhe në Beograd, në kryeqytetin e endrrave tuaja dhe të pararendesve tuaj.

Shpresoj shumë që Europa, filantrope si gjithmonë me Shqipërinë, do të na falë ndonje gjë, se per qeverinë “që paskemi dashur” ne mund të vdesim të gjithë pa asnjë lloj problemi, në pritje të ndalimit të mutacioneve të coronavirusit.

Lirohet 73 vjeçari që u arrestua me bujë nga Policia: Më morën në 5.00 të mëngjesit…

Policia e Vlorës, arrestoi plot bujë disa ditë më parë një , si të lidhur me kultivimin e lëndëve narkotike në këtë qark.

Azis Xhaferi, edhe pse në kushte shumë të rënda ekonomike, u prangos nga policia për të përfunduar në qelitë e komisariatit të Vlorës.

Ditën e sotme Gjykata e Vlorës, i ka dhënë lirinë të moshuarit nga Kallarati i Vlorës, duke I dhënë masën e sigurisë nga ‘arrest me burg’ në ‘detyrim paraqitje’.

Kjo pasi pas mbikqyrjes të telefonatave dhe provave, gjykata e Vlorës konstatoi se në rastin e shtetasit Aziz Xhaferi kishte keqkuptime në përgjimet e telefonatave dhe ky shtetas nuk kishte lidhje me ngjarjen.

Syri Tv e ka pritur shtetasin Xhaferi para ambienteve të paraburgimit në Vlorë ku ka marrë dhe një intervistë për të mësuar më tepër rreth tij.

Xhaferi tregon momentin e arrestimit dhe shprehet se ndihet i lumtur me “lirinë”.

‘Në orën 5.30 të mëngjesit erdhën dhe më morën. Nuk isha ngritur akoma nga gjumi.

Ke thënë më thoshin në përgjime që jam këtu, jam atje.

Po unë isha punëtor me ato të druve dhe më kërkonin ata bukën dhe ujin, dhe më thoshin të shkoja lart.

Më mori ai, kur erdha këtu, po unë i thashë që s’kam lekë.

Pastaj vajtja në paraburgim dhe aty më hoqën telefonin dhe rripin e pantallonave.

Unë isha edhe i sëmurë nga prostatat dhe tensioni me vajti 20. Unë tani jam i lumtur që u lashë i lirë.’

Basha: Ne nuk do të lejojmë që të rinjtë të penalizohen nga e drejta e studimit…

Me të rinjtë finalistë të Debatit Kombëtar të Rinisë EDYN, folëm për politikën, ekonominë dhe zhvillimet e fundit në vend. Të rinjtë janë të qartë se vendit i duhet ndryshim jo vetëm politik, por edhe në mënyrën e qeverisjes së vendit.

Studentët shqiptarë i ka penalizuar shumë ky 7-vjeçar dështimesh, premtimesh të rreme të Edi Ramës. Ekonomia është rrënuar, jeta është bërë më e shtrenjtë, papunësia është rritur dhe ndaj rinisë shqiptare është ushtruar dhunë sistematike. Mijëra të rinj u larguan këto 7 vjet dhe shumë të tjerë e shohin të ardhmen larg Shqipërisë.

Mjaft me dështime, mjaft më me rrena. Është koha për ndryshim!

Këtë ndryshim do ta sjellim së bashku me të rinjtë. Ndryshimi do të nisë me largimin e Edi Ramës dhe krijimin e një modeli qeverisës që mbështet arsimin, punësimin dhe u jep mundësi të rinjve.

Ne nuk do të lejojmë që të rinjtë të penalizohen nga e drejta e studimit, për shkak të pamundësisë ekonomike.

Do të subvencionojmë 100% të tarifës së shkollimit për studentët nga familje me të ardhura nën 640 mijë lekë të vjetra në muaj dhe 50% të tarifës, për ata me të ardhura mbi 640 mijë lekë të vjetra në muaj.

10 mijë studentë do të mund të kryejnë stazhe të paguara çdo vit.

Ne do të krijojmë lehtësira fiskale për investitorë të huaj, që hapin vende pune për të rinjtë dhe do të stimulojmë sipërmarrjet e të rinjve.

Ne së bashku do të sjellim ndryshim dhe do t’i japim mundësi dhe shpresë rinisë dhe mbarë shqiptarëve.

Si tallet qeveria me të prekurit nga tërmeti, miting për aplikimin në Durrës, virusi…

Rihapja e aplikimit për qytetarët të cilët nuk kanë mundur që të regjistrojnë dëmet e banesave të tyre pas tërmetit të 26 nëntorit ka sjellë radhë të gjata para Prefekturës së Durrësit.

Ndërkohë duket se dëshira për tu përfshirë në listat e përfitimeve ka bërë që banorët e Durrësit të harrojnë masat kufizuese ndaj Covid, të ngjeshur dhe pa maska ato janë dyndur për të mbyllë aplikimin.

Gazetari Leonidha Musaj raporton për ABC se për shkak se disa banorë nuk kanë arritur që të regjistrohen më herët. Bashkia ka hapur për herë të tjerë këtë proces dhe ka lënë një afat 24 deri në 48 orë.

Ndër të tjera ai bën me dije se më parë ka qenë dhe një proces përmes aplikimit online por pjesa tjetër nuk ka mundur që të mbyllin me sukses të gjithë aplikimin.

Banorët thonë se e kanë mësuar pothuajse rastësisht që do të hapeshin aplikimet dhe një pjesë e tyre nuk kanë arritur të sigurojnë dokumentacionin e nevojshëm për të marrë dëmshpërblimet. Një pjesë e tyre thonë se janë emigrantë dhe për shkak të pandemisë nuk janë bërë dot pjesë e procesit.

Një tjetër qytetar është shprehur se është e vështirë të mendosh se si në një dyndje të tillë të mbarë punë.

“Jam munduar se është bërë njoftimi i dytë por ka një konfuzion të tmerrshëm mbi 2 mijë persona janë grumbulluar por nuk është korrekte një gjë e tillë, pasi jemi grumbulluar. Do të ishte shumë mirë nese bashkia do të na nxirrte emrat grupe grupe”, ka thënë një banor.

Një tjetër qytetare shprehet se lajmin për hapjen e aplikimit e ka marrë përmes televizionin dhe kanë që në orët e natës që kanë ardhur për të zënë radhë.

“Aplikimet e para u hapën në korrik por që nuk më kanë pranuar asgjë, më thanë që dilni jashtë dhe prisni por që nuk kemi arritur dhe tashmë po pres me maskë me dëshirën për të mbaruar. Kam ardhur që me natë, por deri tani ska as numra dhe as emra. Ne nuk na ka njoftuar askush lajmin për rihapjen e aplikimit e kemi marrë vesh përmes televizionit”, ka thënë një qytetare.

Basha me të rinjtë: Ndryshimi duhet të triumfoje më 25 prill

Në takimin që Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pati sot me të rinjtë finalistë të debatit kombëtar të organizuar nga EDYN, Rjeti i të Rinjve Europianë për Demokraci, prej të rinjve iu sollën disa argumente mbi çështjet kryesore që janë sot shqetësimi i rinisë dhe shoqërisë shqiptare në përgjithësi.

Ata i treguan kreut të PD edhe çështjet e debatuara ku një pikat më me interes ishte ajo e punësimit të të rinjve.

“Unë mendoj që për pjesën e studentëve ekselentë që janë pjesë elitare po themi kanë investuar, kanë prioritetet e tyre. Të krijohen pak më shumë hapësira, sidomos tek pjesa e praktikave sepse tashmë universitete janë bërë shumë teorike e mekanike dhe vazhdojnë e vëjnë theksin tek kjo pjesa. Unë mendoj që akoma më shumë duhet vënë theksi tek praktika. Kjo është dhe një ndër arsyet pse studentët vazhdojnë e studiojnë jashtë vendit.

Ne shohim që studentët që janë jashtë vendit marrin medalje ari, studentët shqipëtarë që këtu në Shqipëri mund kenë qënë me nota të ulëta por atje marrin medalje ari. Shkëlqejnë dhe i gjen nëpër media e portale të ndryshme, normalisht ngelemi shumë të kënaqur nga kjo pjesë. Ndërsa këtu në Shqipëri gjithë kjo ngarkesë e gjithë kjo pjesa që e vë theksin teori, teori, teori ngarkon shumë trurin, krijon atë stresin edhe jo nuk mundem do iki… pastaj thua. Po jo ne duhet të qëndrojmë këtu”, – u shpreh njëra prej studenteve.

Kreu i opozitës teksa dëgjoi shqetësimet e të rinjve u tregoi atyre planin e qeverisjes së ardhshme, veçanërisht pjesën për rininë.

“Në planin tonë, mundësitë e Shqipërisë janë që çdo vit 10 mijë më të mirët të përfitojnë një stazh 1 vjeçar me një pagesë prej 300 mijë lekë të vjetra në muaj, për të bërë urën nga bankat e shkollës tek tregu i punës.

Prioritet absolut në programin e Arsimit të lartë, është kthimi i arsimit të lartë në një platformë të lançimit të rinisë në tregun e punës.

Sigurisht, për këtë duhet të ketë treg pune. Prandaj, prioriteti kryesor është ekonomia, është hapja e vendeve të punës. Nuk mund vetëm të flasim, duhet të veprojmë. Qeveria nuk vepron ndryshe përveçse me buxhet, me politika me vizion, me politika me vendimmarrje fiskale dhe financiare.

Sa i përket praktikës në tërësi. Në Europë çelësi i suksesit të rinisë është që pothuajse gjysmat e fondeve i harxhon për praktikë dhe kjo është pjesën e Reformës së Arsimit, nuk është thjesht anulimi i ligjit të arsimit të lartë apo financimi i tarifave bachelor dhe master. Edhe kjo është plotësisht e mundur.

Për të gjitha familjet me të ardhurat nën 640 mijë lekë të vjetra në muaj mund të financohet 100%, subvencionon 100% tarifa, pra që mos paguajë tarifë as për bachelor as për master”, – iu tha Basha të rinjve, ndërsa i ftoi ata që të bëhen pjesë e ndryshimit dhe të qëndrojnë në vendin e tyre.

“Nuk bëhet asgjë si vendi yt. Dhe çfarë vendi kemi! Tani është realisht në dorën tonë. Në fakt tani është realisht në dorën tuaj. Boll thamë e ardhmja. Tani është e sotmja. Dhe për këtë ju garantoj se unë do të bëj gjithçka që të ju hap rrugë.

Në kuptimin afatshkurtër sigurisht do të bëjmë gjithçka për ndryshimin dhe ndryshimi duhet patjetër të triumfojë me 25 prill, sepse është aspiratë. Sot është aspiratë e pothuajse gjithë shoqërinë.”