16.5 C
Tirana
E martë, 18 Nëntor, 2025

Forcohen masat e izolimit nga 24 dhjetori, çdo gjë mbyllur nga ora……

Edhe pse rastet në këto ditët e fundit kanë qenë në nivele të qendrueshme, me një trend të lehtë zbritës, qeveria ka vendosur që për festat e Vitit të Ri të ketë shtrëngim të masave kufizuese. Kështu nga data 24 Dhjetor deri në datën 4 Janar do të ketë një zgjatje të kohës së orës Policore, e cila do të nisë nga ora 20 e 30 e mbrëmjes.

Manastirliu tha se në këto festa është e nevojshme që të festojmë brenda familjes së ngushtë dhe të shmangim udhëtimet e panevojshme. Manastirliu njoftoi edhe për pezullimin e fluturimeve nga Britania e Madhe, pasi së fundi atje është duke u përhapur një mutacion i Covid 19, që thuhet paraprakisht sipas ekspertëve që është disafish më shumë ngjitës.

Pjesë nga fjala e Manastirliut:

Nga vlerësimi i kryer në baza dinamike, rezulton një incidencë 359 raste për 100 mijë banorë. Situata ka paraqitur një qendrueshmëri sa i takon rasteve, përqindja e shtretërve të zënë është 63% për spitalet Covid, dhe në rang vendi pak më shumë se 20%. Kanë pasur impakt masat që janë marrë derimë tani, por meriton që të vlerësohet në mënyrë dinamike.

Puna në terren po vijon, jemi në gadishmëri të plotë, vijon testimi gjurmimi i rasteve që janë zbuluar, ka nisur testimi i shpejtë dhe në 6 pika në Tiranë, si dhe në të gjitha qytetet e tjera, në spitalet rajonale dhe në shërbimet e urgjencave. Duke qenë se kemi hyrë në periudhën e festave kemi marrë disa vendime:

Kufizime nga ora 20 e 30 deri në 6, duke nisur nga data 24 Dhjetor deri në 4 Janar. Prej datës 5 Janar kufizimi rikthehet në orën 22:00. Kufizimi i aktiviteteve të vareve dhe restoranteve fastfood dhe bareve duke filluar nga ora 20 e 30 deri në 6 të mëngjesit.

Qytetarët të shmangin udhëtimet e panevojshme…

Berisha denoncon manipulimin e ri me shifrat zyrtare të COVID-19

Thirrje mediave!
Miq, keto ditet e fundit disa media serioze kane rene viktime e lajmeve te rreme te fabrikuara nga shpiftorja e Edvin Genjeshtres dhe te transmetuara dite e nate nga mediat e lakjeve te tij Arben dhe Karlo Malavita, Ymer Çorapja e Tualeti i Kol Balles per situaten e Pandemise.
Prej nje jave mediat qarkullojne lajmet te rreme te shpiftores Rama, sipas te ciles ka rene numri i rasteve ditore te infektuara me covid19 ne Shqiperi.

Cila edhte e verteta. Numri i rasteve me covid 19 ne te vertet nuk ka rene por eshte rritur. Por
Kryeepidemiologu tutkun dhe injorant ka urdheruar ish kunaten te pergjysmoje numrin e testimeve.

Keshtu testimet jane pergjysmuar nga 2400 testime ne dite qe zbulonin mesatarisht 800 raste te infektuara ne covid , jane ulur ne 1200 testime ne dite dhe zbulojne rreth 500 raste ne dite.

Qindra e qindra raste te tjera nuk zbulohen me qellim. Kjo politike kriminale shumfishon perhapjen e pandemise dhe ul masat mbrojtese te qytetareve ndaj covid19.

Duke denuar kete qendrim tejet te rrezikshem dhe xhahil te kryeepidiemiologut te Surelit ju bej thirrje mediave te mos bien ne lojen e tij por te mbrojne interesin publik.

Belgjika asgjëson kartelin “Rraja” të nipave të deputetit të Ramës, kapen me 1 ton kokainë

Finalizohet një tjetër operacion ndërkombëtar antidrogë i koduar ‘ATOS’.

Operacioni nga Policia e Shtetit, Policia belge dhe ajo gjermane.

Operacioni u zhvillua prej datës 15 dhjetor deri më datën 21 dhjetor, në Shqipëri dhe Belgjikë.

Operacioni i nisur prej vitit 2018 nga strukturat hetimore antidrogë të Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda (në vijim deri në finalizim nga SPAK-u).

Gjatë vitit 2018, antidroga e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Policinë gjermane ka zhvilluar operacionin policor të koduar ‘Paraguaj’, si rezultat i të cilit është sekuestruar rreth 1 ton kokainë dhe janë vënë në pranga 10 shtetas shqiptarë.

Më pas, operacioni ka vijuar duke u thelluar hetimet, për të identifikuar dhe arrestuar drejtuesit e grupit të strukturuar kriminal që merrej me trafikimin e kokainës nga Amerika Latine në drejtim të Belgjikës, Holandës dhe Gjermanisë.

Si rezultat i hetimeve të përbashkëta u bë i mundur identifikimi i krerëve të këtij grupi dhe në këtë kuadër, prej datës 15 dhjetor deri në datën 21 dhjetor 2020, u organizua dhe finalizua operacioni i përbashkët antidrogë i koduar ‘ATOS’, në kuadër të të cilit u kapën në Belgjikë dhe u vunë në pranga, për veprën penale ‘Trafikimi i narkotikëve’ kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, shtetasit:

M. Gj., 34 vjeç dhe G. B. alias F. B., 37 vjeç, banues në Tiranë;

R. Rr., 27 vjeç

F. Rr., 24 vjeç, banues në Nikël, Fushë Krujë;

B. P., 29 vjeç, banues në Pukë

F. Xh., 33 vjeç, banues në Laç;

K. N. (shtetas lituanez)

S. C. (shtetas grek).

Si dhe shtetasi F. Gj., për të cilin, pas arrestimit, Gjykata ka vendosur gjykimin në gjendje të lirë.

Në kuadër të operacionit ‘ATOS’, në periudha të ndryshme gjatë vitit 2019 dhe vitit 2020 janë sekuestruar nga Policia belge, në bashkëpunim me Policinë shqiptare, rreth 232 kilogramë kokainë, një armë zjarri pistoletë, si dhe rreth 200 mijë euro.

Ky grup kriminal funksiononte duke ngarkuar lëndën narkotike në kontenierët e bananeve nga Amerika Latine, duke e fshehur lëndën narkotike në arkat e bananeve dhe në trupin e kontenierëve.

Pasi kontenierët e pajisur nga trafikantët me GPS mbërrinin në destinacion, trafikantët, për të mos u identifikuar dhe zbuluar, organizonin vjedhje me armë të lëndës narkotike nga magazinat ose dhomat e pjekjes së bananeve.

Në këtë megaoperacion, për ushtrimin e kontrolleve në banesat e të arrestuarve u përfshinë strukturat hetimore të antidrogës në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë, Durrës, Shkodër e Lezhë, nën drejtimin e SPAK-ut.

Gjithashtu, një grup specialistësh të Departamentit të Policisë Kriminale kanë zhvilluar në Gjermani dhe në Belgjikë, takime të përbashkëta më homologët, për të koordinuar veprimet që çuan në goditjen e këtij grupi të strukturuar kriminal.

Njëkohësisht, nën drejtimin SPAK-ut, për shtetasit shqiptarë të arrestuar gjatë operacionit ka filluar hetimi pasuror.

Aurel Plasari “përplaset” me policinë, reagimi…

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka ndarë më ndjeksit e tij në facebook një batutë të studiuesit Aurel Plasari kur u ndalua nga policia për shkak të maskës.

Ja potim i plotë:

Ndodhi e para disa ditëve.
Natë. Polici ndalon Aurel Plasarin, me maskë poshtë mjekrës:
-Qytetar, ndal, përse pa maskë?

-Ja, maskën e kam, por e ula një çast se mu mor fryma.

-Jo, edhe po tu mor fryma duhet ta mbash ose merr recetë te mjeku!

-PO të marr recetë te mjeku, ti i beson atij dokumenti? – e pyeti Aureli.

– Sigurisht që unë e besoj diagnozën e mjekut! – foli polici zyrtarisht.

– Atëhere, përse nuk e pranoni zyrtarisht, diagnozën e mjekut, që Edi Rama është i çmendur?!

Reagon Ambasada Britanike: Të hetohen të gjitha pretendimet për dhunën e policisë

Reagimi i Ambasadës Britanike:

Ambasada Britanike ka ndjekur zhvillimet me protestat dhe raportimet për ndalimin e disa aktivistëve në #Shqipëri.

Ne nënvizojmë nevojën për të mbështetur të drejtën për tubim paqësor dhe bëjmë thirrje për hetime të drejta në lidhje me të gjitha pretendimet mbi përdorimin e dhunës.

Ngjarja
Arkitekti Astrit Seranaj denoncoi se mbrëmjen e së shtunës është shoqëruar pa shkak në polici, ku dhe është dhunuar.

Gjatë protestës kundër dhunës policore, mbrëmjen e së dielës, Seranaj deklaroi se policia ka ushtruar dhunë ndaj tij dhe të ndaluarve të tjerë një ditë më parë:

“Policët me uniformë në një moment më shoqëruan dhunshëm në komisiariat.

Më tha ‘kthehu mbrapsht’ e unë u ktheva. Më tha ku e ke kartën e identitetit dhe pse ia dhashë, prapë më shoqëruan. Më përdrodhën në të dyja krahët.

U dhunuan edhe të shoqëruarit e tjerë. Në polici jemi keqtrajtuar, në komisariat jemi dhunuar fizikisht. Kolegun tim e goditën me shkelm në fytyrë.”

Seranaj, një prej aktivistëve që ka protestuar për muaj me radhë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, akuzoi policinë se po tenton të shtypë të drejtat qytetare me dhunë:

“Në të gjitha institucionet ka dhunë. Policia është krijuar si instrument që të shtypë zërin qytetar. Edhe vrasja e Klodian Rashës është frymë, në vazhdë të dhunës policore. Më vjen keq që dhuna është futur në strukturat e Policisë së Shtetit.”

Kronika e sundimit të Shqipërisë nga keqqeverisja

Ardit GJINALI

Sërish një raport….i shkruar me fuqinë e gërmave që tejkalon të njëjtën të fjalëve….gërma që formojnë një numër asfare të vogël fjalish, të tillat që jo thjeshtë konstatojnë…., por dëshmojnë, tregojnë, gishtojnë mbi shkaktarët fillestarë të pasojave aktuale që po përjeton qytetari, shteti dhe Republika. E zeza mbi të bardhën e raporteve të shkruara qartaz është zëri ulëritës i së vërtetës makabër që po përjetohet në kurrizin e një populli durim-shumë dhe me halle më të mëdha se vetë durimi virtuoz; durimi i një populli të sunduar në secilin segment qeverisjeje, i tilli që konsiderohet si një subjekt i projeksioneve elektorale të aparaturave teknologjike, në të njëjtat që gatitet realiteti 3-D i servirur nga makineria e propagandës.

Raportet ndërkombëtare rradhisin zezonën e të vërtetave që e kanë dërguar vendin në hullitë e rrezikshme të mungesës së thelluar të perspektivës që po rrezikon kohezionin shoqëror dhe paqen sociale, gjithashtu; – të njëjtët po rrëzojnë ngrehinën kombëtare të propagandës keqqeverisëse që po e kthen Shqipërinë në një ngrehinë të pajetueshme për qytetarët; Shqipëria po shndërrohet në një pako festive të mbuluar me një fjongo mavi, e tilla si një dhuratë për klientelën e ngushtë që përkedhelet nga dora e dukshme e shtet-pushtetit; nga ana tjetër, dhurata e pakursyer për qytetarët dhe rininë mbetet helmi i gazit lotsjellës, i tilli që shoqërohet me helmin e pamundësive të së përditshmes për shkak të vullnetit njerëzor dhe politik të munguar nga ushtruesit e keqqeverisjes.

Raporti i fundit nga Transparency International nuk është thjeshtë një i tillë i shtuar statistikor në vazhdën e raporteve të publikuara gjatë sagës keqqeverisëse që ka kapluar vendin; ngrehina e propagandës rreket mjeshtërisht të largojë dhe të mveshë vëmendjen e opinionit publik përmes sajimit të ngjarjeve të aty-këtushme për të harruar një tjetër raport që quhet nga të njëjtët si i rradhës; quhet i tillë sepse nuk ekziston asnjë qasje e ndryshuar për të reflektuar pozitivisht në funksion të përmirësimit të qeverisjes dhe jetës së qytetarit si rrjedhojë pozitive e aplikimit të së parës, gjithashtu. JO! Nëse ky vullnet do të ekzistonte në ndonjë kënd të harruar të ndërgjegjes apo vetëdijes politike, situata aktuale nuk do të ishte e tillë dhe raportet nuk do të theksonin regresivitetin e tmerrshëm të shoqëruar me kapje të shtetit dhe degradim të qeverisjes.

Raportet e publikuara përgjatë këtij viti nga secili prej organizmave të pavarur dhe të çertifikuar ndërkombëtare si Transparency International, Eurostat ose FMN; matjet e vazhdueshme të opinionit nga Gallup International apo organizma të tjerë mbeten një kronikë e saktë e servirur paanshmërisht që dëshmon një Shqipëri të sunduar nga një rend qeverisës që ka si qëllim kryesor humbjen e shpresës dhe mpirjen e reagimit qytetar duke inkurajuar largimin nga vendi ose qëndrimin në atdhe të qytetarit me kushtin që duhet të paguajë haraçin e heshtjes, i tilli në fjalë të pashprehura apo dëgjim dhe shikim të munguar, gjithashtu.

Jehona e raporteve nuk mund të shuhet; gjithçka e shkruar është përjetimi i qytetarëve në kohë të ndryshme mbi fenomene negative; të tilla të renditura njëpasnjëshëm për të formuar mozaikun e errësirës autokratike qeverisëse që po shkatërron demokracinë për të sunduar Shqipërinë. Koha për një shpresë të re për të sjellë ndryshimin përmes një bashkimi të madh është tani! Bashkë sepse ka ende shpresë….

Joe Biden dhe Europa: Çfarë na pret?

Nga kjo anë e Atlantikut është i fortë tundimi për ta konsideruar fitoren e Joe Biden si një rikthim në rendin e vjetër, në dinamikat e vjetra: në Shtetet e Bashkuara, por sidomos në referim me raportet me pjesën e tjetër e botës dhe sidomos me Europën. Por pikërisht cedimi ndaj këtij tundimi, përveçse fals, realisht do të ishte fatal për fatin e europianëve.

Rrobat e reja e perandorit dhe wishlist amerikan për Europën: tregëti, diplomaci, teknologji
Epoka e multilateralizmit nën shikimin pajtues e xhandarit amerikan (në të mirë e në të keq, garant i rendit të një bote unipolare) nuk do të kthehet. Nga njëra anë, konsolidimi i fuqisë kineze, i bërë më u dukshëm në vitin e pandemisë, paraqet në fakt premisat, në se, për zhvillimin e një bipolarizmi të ri; nga ana tjetër, vetë Shtetet e Bashkuara gjenden të dobësuara në frontin e brendshëm, me pjesë të mëdha të popullsisë në varfëri, aq sa të bëjnë që të percipitojë konsensusi për “rolin perandorak” të vendit, në favor të zgjedhjeve politike që parasëgjithash synojnë të zgjidhin problemet kombëtare: Trump nuk do të jetë më president, por trumpizmi është gjallë e shëndoshë.

Sigurisht, Biden ka deklaruar se të nesërmen e hyrjes në Shtëpinë e Bardhë do të rihyjë në Marrëveshjen e Parisit për Klimën, sigurisht që do të rihyjë edhe në OBSH dhe, ka shumë të ngjarë, që do të tejkalohet edhe ngërçi me Organizatën Botërore të Tregëtisë (WTO) i krijuar nga Trump nëpërmjet ndalimit të zgjedhjeve për anëtarët të rinj të organit të apelit. Administrata Biden ka mundësi që do të ketë edhe një qëndrim ndryshe ndaj Iranit, edhe pse duket e vështirë se mund të rihyjë ne Marrëveshjen për Bërthamoren në kushtet fillestare. Por ky rishikim multilateralist nuk duhet të çojë në mashtrim: në qasjen ndaj marrëdhënieve ndërkombëtare, format e administratës së re do të jenë thellësisht të ndryshme nga ato të asaj paraardhëse, por në thelb shumë pak do të ndryshojë.

Vëmendja e Shteteve të Bashkuara do të vazhdojë të jetë e përqëndruar nga Azia dhe, me Kinën, Biden mund të jetë akoma edhe më i ashpër se Trump, duke i shtuar kundërshtive tregtare faktorin e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, sipas një logjike strategjike me spektër më të gjerë. E njëjta ka mundësi do të ndodhë edhe kundrejt Rusisë. Kjo implikon që edhe në frontin europian Biden nuk do të reshtë së pretenduari një impenjim më të madh nga aleatët, përballë një situate të përgjithshme që sheh akoma shumë larg (për pjesën më të madhe të tyre, duke filluar nga Gjermania dhe Italia) pragun e investimit të 2% të PBB në mbrojtje të fiksuar në kuadër të NATO.

Në aspektin tregtar, ka pak të ngjarë që lufta e tarifave të vazhdojë me tonet e ashpra që e kish kanalizuar Trump, por nevoja për ta forcuar sektorin industrial kombëtar dhe rindërtuar ofertën relative të punës, të dëmtuara nga efektet negative të globalizimit, nuk do të zhduket me të. Mjafton të mendosh për sektorin e automobilave, ku tensionet tregtare midis Shteteve të Bashkuara dhe Gjermanisë sigurisht që nuk janë një shpikje trumpiane, dhe për atë ushqimor – në qendër të dështimit të TTIP, traktatit tregtar me Europën e nisur më 2016. Nga ana tjetër, më 10 nëntor Bashkimi Europian ka futur në fuqi tarifa mbi një listë produktesh amerikane me vlerë 4 miliard dollarë: përgjigja europiane ndaj tarifave amerikane të vendosura nga Trump ndaj një serie produktesh të Bashkimit Europian në kuadër të konfliktit për ndihmat shtetërore midis Boeing dhe Airbus. Këtyre u shtohen çështjet e taksimit të gjigandëve dixhitalë si Amazon, Google apo Facebook dhe “carbon border tax” – sigurisht të vështira për raportet midis dy anëve të Atlantikut.

Por përkrah dhe ndoshta më shumë se kjo ka peshë fakti që Europës do t’i kërkohet që ë rreshtohet pa mëdyshje nga ana e Shteteve të Bashkuara në konfrontimin me Kinën dhe Rusinë: Shtetet e Bashkuara nuk mund t’i lejojnë vetes që Kontinenti i Vjetër të bëjë lojën e tij. Midis implikimeve, parasëgjithash kërkesa e reduktimit të aktiviteteve tregtare me Kinën dhe ftohja e raporteve të bashkëpunimit. Vitet e fundit, ndërsa në Uashington rritej shtytja antikineze si midis republikanëve, ashtu edhe midis demokratëve, faktikisht kanë parë vendet europiane t’i forcojnë lidhjet e tyre me Pekinin: partneri i parë tregtar i Gjermanisë është bërë Kina, duke zëvendësuar nga ky vit Shtetet e Bashkuara, dhe është regjistruar aderimi zyrtar i vendeve të ndryshme të Europës Qendrolindore dhe i Italisë në projektin e Rrugës së Re të Mëndafshit. Për motive të ngjashme gjeopolitike, është e vështirë që Biden të mos vazhdojë ta shohë me irritim realizimin e Nord Stream 2, gazsjellësit gjermano – rus që certifikon një lidhje ekonomike, politike dhe strategjike vështirë të ndashme midis Rusisë e Gjermanisë dhe, për pasojë, midis Moskës dhe zemrës së Europës.

Pjesa kryesore e ndeshjes gjeostrategjike e viteve të ardhshme do të luhet për supremacinë teknologjike dhe, siç është deklaruar nga Henry Kissinger në një intervistë të datës 10 nëntor, është e domosdoshme që Shtetet e Bashkuara dhe Europa t’i trajtojnë marrëdhëniet kino – amerikane paralelisht. Kino – amerikane, jo kino – perëndimore; dhe duke pasur parasysh interesat e Shteteve të Bashkuara – është mirë që të jetë e qartë.

Autonomia e mundshme strategjike europiane dhe kontradiktat e Bashkimit Europian
Ky niveli i marrëdhënieve të reja transatlantike: Europës i kërkohet nga Shtetet e Bashkuara një zgjedhje e qartë fushe, duke pretenduar prej saj shumë, ama duke i dhënë shumë pak. Në të vërtetë, pikërisht ngurtësitë e Trump dhe marrëdhëniet e vështira transatlantike e katër viteve të fundit (nëse përjashtohen vendet e Grupit të Vishegradit), kanë çuar në një zgjim të papritur të vetëdijes së kancelarive europiane për nevojën e zhvillimit të një autonomie strategjike dhe – fajtore edhe pandemia, që midis pasojave të saj sheh tendencën për vlerësimin e zinxhirëve të vlerës intrakontinentale – të një hapi përpara në përkufizimin e Bashkimit Europian si subjekt unitar pjesë e dialektikës ndërkombëtare.

Nëqoftëse mendohet për prezantimin e Digital Service Act, një paketë masash me të cilën Komisioni Europian ka objektivin ambicioz jo vetëm që të rregullojë aktivitetet e oligopolistëve të mëdhenj të rrjetit duke kërkuar që t’ia rihapë tregon konkurrencës, por edhe për t’i bërë platformat online përgjegjëse për brenditë e ndara, në ruajtje të demokracisë. Pastaj, lidhur me 5G, Brukseli dhe në mënyrë të veçantë Komisari francez për Tregun e Brendshëm Thierry Breton, i impenjuar në fronte të ndryshme të sigurisë strategjike europiane, dëshiron të sigurojë fuqizimin e autoriteteve kombëtare të kontrollit, që duhet të zhvillojnë standarde sigurie të cilat të mundësojnë qëndrueshmërinë e të gjithë sistemit edhe nëpërmjet drejtimit tek furnizues të diferencuar teknologjishë.

Pikërisht Franca, bashkë me Gjermaninë, është pastaj zemra e Gaia-X, një projekt ku marrin pjesë mbi 100 kompani europiane (nga ku 28 italiane) dhe shumë institute kërkimore që duhet t’i japin jetë, qysh vitin e ardhshëm, cloud të parë europian për ruajtjen e të dhënave: infrastrukturë themelore dhe e domosdoshme për çfarëdolloj autonomie strategjike. Gjithmonë me shtytjen franko – gjermane, në shtator Breton ka paraqitur plan veprimin e Bashkimit Europian për lëndët e para kritike, që synon të sigurojë autonominë e Bashkimit Europian për sigurimin e atyre lëndëve të para të domosdoshme për realizimin e Green Deal dhe të një zhvillimi teknologjik të pavarur.

Sërish, vitin e fundit është punuar shumë në Europë rreth modelimit të një strategjie industriale të prirur ndaj konkurrencës globale. Nga ky këndvështrim, pandemia ka shënuar një pikë kthese të rëndësishme: nga një anë fondet e Next Generation EU, të siguruara nëpërmjet obligacioneve europiane, do të duhet të destinohen pjesërisht për tranzicionin e gjelbër (37%) dhe pjesërisht për dixhitalen (20%); nga ana tjetër, është kapur rasti për fillimin e çmontimit të sistemit europian të normativës lidhur me ndihmat shtetërore, që i priste këmbët zhvillimit të kampionëve kombëtarë në gjendje që të konkurrojnë në shkallë ndërkombëtare. Së fundi, bashkëpunimi i strukturuar i krijuar në sektorin e mbrojtjes më 2017, megjithëse duke mos e bërë akoma autonom qartazi kontinentin e vjetër europian në këtë profil, përbën një forum bashkëpunimi të vazhdueshëm.

Përballë këtyre përpjekjeve, duket paradoksal ngurrimi në shtëpinë europiane për t’i përdorur këto instrumenta të politikës fiskale dhe ekonomike që karakterizojnë çdo aktor global. Në çfarë mënyre mund të ndiqen objektiva të sovranitetit europian nëqoftëse mbetet rreziku konstant i krizave ekonomike të shkaktuara nga kriza të borxheve sovrane të shteteve të veçanta? Është e nevojshme që governance ekonomike e Bashkimit Europian, e demonstruar krejtësisht e papërshtatshme në dekadën e fundit, ta ndryshojë rrënjësisht dhe që BQE t’i caktohen tagra normale që disponon çdo bankë qendrore në cilësinë e huadhënësit të instancës së fundit. Statuti i BQE nuk mund të tregojë më si objektiv të vetëm stabilitetin e çmimeve.

Megjithatë, diskutimi i javëve të fundit në këtë fushë është zhvilluar nga njëra anë rreth datës së hyrjes në fuqi të rregullave të Paktit të Stabilitetit; nga ana tjetër, qysh nga fillimi i nëntorit qarkullonin zëra rreth një opozite “nordike” midis guvernatorëve të bankave qendrore kombëtare, mbështetur nga guvernatori gjerman Jens Weidmann, që do të donte ta braktiste programin e blerjes së titujve antikrizë pandemike (PEPP) për një rikthim në programin e mëparshëm, nënshtruar rregullave më shtrënguese, midis të cilave detyrimi i respektimit të të ashtuquajturit capital K (limit i blerjeve pro kuotë për shtet anëtar). Objektivi i një operacioni të ngjashëm do të ishte ai i detyrimit faktik të shteteve anëtare më në vështirësi që t’u drejtohen huave europiane – nga ato të Next Generation EU tek ato të MES shëndetësor.

Elastikja midis Brukselit dhe Uashingtonit
Ndjekja e objektivave të zhvillimit të autonomisë strategjike dhe të aktorit gjeopolitik është haptazi e papajtueshme me blloqe dhe ndarje të këtij lloji në planin e brendshëm. Jo rastësisht, Presidenti francez Emmanuel Macron, mbështetës i zhvillimit të një sovraniteti europian në kuptimin e vërtetë të fjalës, është edhe ai që, përveçse imponon zhvillimet e sipërtreguara, e ka shtyrë në mëmyrë vendimtare Gjermaninë e Angela Merkel në kthesën që ka çuar në marrëveshjen e korrikut. Praktikisht, Franca është shteti i vetëm europian që nuk e ka braktisur kurrë fjalorin dhe aspiratat prej fuqie të realizuar; pikërisht për këtë arsye Elizeu e përjeton me bezdi të keqfshehur fitoren e Biden, që duke eliminuar dordolecin – Trump mund të ketë efektin e bllokimit të zhvillimit të një sovraniteti europian. Por Macron ka tashmë të qartë edhe se, i vetëm, Parisi nuk shkon shumë larg. Pa mbështetjen dhe miratimin e kampiones ekonomike të Bashkimit Europian çdo hap në këtë drejtim rrezikon të mbesë i pamjaftueshëm: Gjermania është themelore.

Nga ana e saj, Gjermania është ende rob e fantazmave të Luftës së Dytë Botërore, rrezikon që të mos demonstrohet në lartësinë e rolit që koniuktura historika do t’i kërkonte. Më rastin e zgjedhjeve amerikane Annegret Kramp-Karrenbauer, Presidente e CDU dhe Ministre e Mbrojtjes – ajo së cilës, deri pak kohë më parë Angela Merkel do të duhej t’i linte stafetën – e ka quajtur autonominë strategjike të Bashkimit Europian si një iluzion të cilit fitorja e Biden do t’i jepte fund. Faktikisht vetë Merkel e ka qeverisur Bashkimin Europian në vitet e fundit me qëllim që ta mbante të bashkuar sipas rregullash që që do t’u mundësonin interesave gjermane që të lulëzonin, duke zhvilluar më shumë një Europë gjermane sesa një Gjermani europiane (sipas një frike të vjetër të Thomas Mann). Edhe zgjedhja e anës e bërë me Next Generation EU dhe futja faktike e eurobond është forcuar nga vetëdija e Kancelares se alternativa do të kishte qenë shpërbërja e atij Bashkimi Europian që i ka mundësuar Gjermanisë të përparojë.

Njëkohësisht, përtej presioneve të Macron, nuk ka dyshim se marrëdhëniet shumë të këqija (deri edhe personale) me Trump kanë kontribuar ndjeshëm për ta shtyrë Merkelin që të hedhë në fushë ato iniciativa për autonominë e Bashkimit Europian që (ish) e parapëlqyera e saj faktikisht i ka damkosur si të kota, duke i dhën kështu zë një fronti proatlantik që është gjithmonë shumë i pranishëm në Gjermani. E pozicionuar në qendër të kontinentit, Gjermania është edhe vëndi çernierë midis Europës Perëndimore dhe Europës Lindore, si edhe midis Europës Veriore dhe vendeve mesdhetare, por edhe bashkëbiseduesi kryesor për Rusinë në një Europë që gjeografikisht (por, pjesërisht, edhe kulturalisht) mund ta ripërfshijë. Kështu që nuk do të bëheshin hapa përpara lidhur me autonominë strategjike europiane pa konsensusin gjerman.

Berlini gjendet në mes të rrugës midis tundimit për të ruajtur statusin e shtetit të privilegjuar në një Europë të përshkuar nga fraktura dhe interesa të ndryshme të shumta, vasale e interesave strategjike të Shteteve të Bashkuara, dhe kthesës drejt zhvillimit të një sbjekti të vërtetë europian, që mund të luajë një rol autonom në skakierën botërore.

Ajo e zhvillimit të një autonomie strategjike është një sfidë vendimtare për Europën dhe zgjedhjet që europianët do të bëjnë gjatë mandatit presidencial të Joe Biden do të na tregojnë nëse eksperimenti i Bashkimit Europian është i maturuar apo nëse interesat gjeopolitike që do të udhëheqin në fakt zgjedhjet e Brukselit do të jenë të diktuara apo jo nga Uashingtoni.
(nga Aspenia Institute)

Përgatiti
ARMIN TIRANA

Raporti ndërkombëtar i IFIMES: Pas largimit të Gruevskit, Thaçit e Gjukanoviçit, koha për largimin e Ramës

Instituti prestigjoz IFIMES (International Institute for Middle East and Balkan Studies), njeri prej zerave me serioz dhe me te besueshem ne Europe dhe ne bote per rajonin, zbulon lidhjet e klanit Rama, Edvinit dhe Vella Olsit si dhe te Fatzi Xhafes dhe Sajmir Habilit etj, me krimin dhe drogen.
Ketu me poshte keni hulumtimin dhe analizen shteruese per rregjimin e Rames dhe gjendjen shperthyese ne Shqiperi.

IFIMES

Më 28 Nëntor të këtij viti, Shqipëria shënoi 108 vjetorin e shpalljes së pavarësisë nga Perandoria Osmane. Që kur u bë një shtet sovran dhe i pavarur, Shqipëria ka shënuar këtë ditë si ” Dita e Flamurit”, e cila simbolizon unitetin e të gjithë shqiptarëve. Sidoqoftë, situata në Shqipëri është larg çdo uniteti dhe se vendi po grumbullohet së bashku me vendet evropiane që janë politikisht të paqëndrueshme dhe të pazhvilluara. Megjithëse pritej që pas vitit 2013 dhe ardhjes së Edi Ramës , Kreut të Partisë Socialiste (PS) dhe Kryetarit të Bashkisë së Tiranës për shumë vite, në pushtet, vendi do të fillonte të lulëzonte, por e kundërta ka ndodhur. Në dy vitet e para të mandatit të tij si Kryeministër ishin regjistruar disa ndryshime pozitive, ndërkohë që më pas pati një shpërthim në fushën e krimit (të organizuar) dhe korrupsionit. Partitë kryesore të opozitës, pra Partia Demokratike (PD) e udhëhequr nga Lulzim Basha dhe Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) e udhëhequr nga Monika Kryemadhi , kanë tërhequr deputetet e tyre nga Parlamenti i Shqipërisë në Shkurt të vitit 2019.

Në 30 qershor të vitit 2019 opozita bojkotoi “zgjedhjet e paligjshme lokale”, pasi këto të fundit u njoftuan nga regjimi i Edi Ramës dhe jo Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Metës . Në këto zgjedhje lokale, për shkak të bojkotit nga opozita, pjesëmarrja ishte në një nivel të ulët prej vetëm 22.96%, dhe se kryetarët e bashkive që u rekomanduan nga Rama kishin rekorde kriminale të mëparëshme. Ndërkohë që situata në korpusin politik shqiptar ka ndryshuar. Ish Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është akuzuar nga Prokuroria Speciale në Kosovë dhe tani ndodhet në njësinë e paraburgimit në Hagë. Për më tepër, aleati i tij i ngushtë dhe homologu i tij malazez, Milo ?ukanovi? humbi zgjedhjet parlamentare dhe pritet që të gjykohet për veprat penale dhe krimet e luftës që ai ka kryer.

Kanabizimi i Shqipërisë si një mjet për blerjen e votuesve
Mandati i parë i Edi Ramës si kryeministër (2014-2017), Shqipëria u bë vendi kryesor për prodhimin e paligjshëm të kanabisit, tregtisë në droga të rënda dhe trafikimit të qenieve njerëzore në Evropë. Kjo u konfirmua nga BE, Europol , Departamenti i Shtetit i SHBA dhe Kombet e Bashkuara . Besohet se fitimi i paligjshëm nga trafiku i drogës është pesë miliardë euro. Vetëm në Itali u kapën 30 ton kanabis që vinte nga Shqipëria në 2017 (viti i zgjedhjeve), ndërsa 11.3 tonë janë kapur në 2015, dhe këto dy vite kanë zënë rekorde. Pas publikimit të disa përgjimeve në 30 janar të vitit 2019, u zbulua se dhjetra përfaqësues të Partisë Socialiste, Kryetarë të Komunave të PS dhe zyrtarë të tjerë të rangut të lartë ishin të përfshirë në bashkëpunim me rrjetet e krimit të organizuar në mënyrë që të kenë mundësi të blejnë vota, të frikësojnë votuesit, të falsifikojnë dokumentet dhe veprimtarive të tjera kriminale para dhe gjatë zgjedhjeve të përgjithshme në vitin 2017. Kjo siguroi prova të qarta për bashkëpunimin në një nivel të lartë midis qeverisë së udhëhequr nga PS dhe trafikantëve të drogës dhe njerëzve, të cilëve Rama u ka lehtësuar bumin e prodhimit dhe tregtisë së lëndeve narkotike.

Grupet e krimit të organizuar dhe kriminelët, në këmibim të mbështetjes që i dha qeverisë në zgjedhje, fituan mbrojtje nga ana e policisë dhe nga përfaqësues politik. Mbi bazën e bisedave telefonike të përgjuara në Itali, si dhe vendimeve përfundimtare dhe detyruese të gjykatave italiane, dy Ministrat e Punëve të Brendshme të njëpasnjëshme të qeverisë Rama, Saimir Tahiri dhe Fatmir Xhafaj kanë dhanë dorëheqjen nga pozicioni i tyre për shkak të përfshirjes së anëtarëve të familjes së tyre në trafikun e drogës. Të dhënat e prokurorisë italiane tregojnë se një pjesë e fitimit të tyre janë përdorur për blerjen e votave. Tahiri e ka humbur mandatin e tij si përfaqësues në politikë, ndërkohë që Xhafaj është ende aktiv. Duhet të kujtohet se shumica e Partisë Socialiste fillimisht kishte refuzuar të shfuqizonte imunitetin parlamentar të Tahirit në mënyrë që ai të shmangte ndjekjen penale. Ka akuza që tregojnë se vëllai i Ramës ka qenë i lidhur me rrjetin kriminal të organizuar.

Ashtu si në rastin e presioneve në media, situata e përgjithshme në Shqipëri u përkeqësua nga një vit në tjetrin. Gazeta gjermane Bild , Zëri i Amerikës dhe BIRN ( Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese ) zhvilluan hetime të pavarura nga gazetarë dhe zbuluan ekzistencën e dy çështjeve të ndjekjes penale – ” Çështja 339 ” dhe ” Çështja 184 “. Rasti i çështjes 339 ka të bëjë me një duzinë CD-ve që përmbajnë biseda telefonike të përgjuara midis bandës Avdyli dhe ministrave të PS-së, Kryetarit të Bashkisë së Durrësit, përfaqësuesve dhe zyrtarëve të tjerë të lartë. Me kërkesë të autoriteteve gjermane Avdyli banda u vu nën mbikëqyrjen e policisë në lidhje me trafikimin e drogës.

Bisedat telefonike të përgjuara kanë treguar se banda Avdyli ka mbështetur drejtpërdrejt zyrtarët e Partisë Socialiste në blerjen e votave gjatë zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017 dhe në këmbim iu dha kontrata në tenderë publik, si dhe pandëshkueshmëri dhe mbështetje politike për veprimtaritë e tyre kriminale. Rasti i çështjes 184 tregon të njëjtën strategji të blerjes së votave të rënë dakord midis përfaqësuesve të PS dhe rrjeteve të krimit të organizuar, e cila u zbatua gjerësisht në qarkun Dibër dhe gjatë zgjedhjeve të pjesshme lokale në 2016. Edhe pse banda Avdyli u dënua për operacionet e saj të drogës, sistemi gjyqësor nuk arriti t’i përgjigjej aspektit zgjedhor të këtyre çështjeve. Në një moment gjatë gjykimit Prokuroria ftoi Komisionerin e Zgjedhjeve të dëshmonte para gjykatës, i cili kishte vdekur më parë Prokuroria nuk ishte në dijeni të kësaj gjëje.

A kanë dhënë ryshfet kriminelët edhe sistemin gjyqësor?
Analistët vlerësojnë se regjimi i Edi Ramës ka rreth dy miliardë Euro në dispozicion për blerjen e votave në zgjedhjet parlamentare të planifikuara të zhvillohen në 25 Prill 2021.

Pastrimi i parave dhe niveli rekord i PPP – shteti në prag të falimentimit
Duke arritur fitoren e Ramës në 2013, renditja e Shqipërisë në lidhje me pastrimin e parave u përkeqësua ndjeshëm. Sipas listës Kundër Pastrimit të Parave (AML) të botuar nga Instituti i Qeverisjes së Bazelit, ku bëhet fjalë për pastrimin e parave, Shqipëria së bashku me disa nga vendet e Evropës ndodhet e 44-ta në listë. Për më tepër, Këshilli i Evropës, ka vërtetuar se masat e ndërmarra nga qeveria shqiptare në luftën kundër pastrimit të parave ishin joefikase dhe se qeveria duhet të rrisë përpjekjet e saj për të ardhmen në këtë drejtim. Për më tepër, në Mars të viti 2020, Shqipëria u vu nën një monitorim të shtuar nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD), që është Task Forca e Veprimit Financiar (FATF), pasi ishte në një angazhim të nivelit të lartë politik për të punuar me FATF dhe Moneyval që të forconte efektivitetin e regjimit të tij të Pastrimit të Parave (AML) dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit (CFT) – si një juridiksion me mangësi strategjike.
Por çfarë do të thotë kjo në praktikë?

Sipas një analize të plotë nga Iniciativa Globale Kundër Krimit të Organizuar , e cila u botua në Gusht të vitit 2020, duket se vetëm në periudhën 2017-2019 në Tiranë më shumë se 1.6 miliardë euro të pista ishin pastruar përmes sektorit të pasurive të patundshme. Për më tepër, analiza gjithashtu tregoi se në të njëjtën periudhë rezervat valutore në Shqipëri u rritën me 3.2 miliardë €, që është nga 6.7 miliardë € në 9.9 miliardë €. Duket se statistikat zyrtare të tregtisë nuk mund të japin llogari për arsyen e një rritje të tillë të konsiderueshme, duke treguar një rritje prej vetëm 52 milion € në 2018, dhe me një shifër të ngjashme të parashikuar për vitin 2019. Arsyeja prapa shifrave kaq të larta të përmendura më sipër mund të gjendet në zgjerimin e prodhimit dhe tregtisë së kanabisit në vend si rezultat i kriminalizimit të elitës qeverisëse të Ramës.

Është tronditëse që praktika e pastrimit të parave zbatohet edhe në sferën publike. Gjatë viteve të fundit iniciativa të shumta ekonomike u përballën me vëzhgimin ndërkombëtar dhe kundërshtimin e fortë lokal për shkak të frikës nga korrupsioni dhe pastrimi i parave. Krijimi i një agjencie të veçantë publike për investime që do të administronte investime strategjike multimilionë u përgënjeshtrua dhe u kritikua shumë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Banka Botërore(BB) për shkak të kornizës së paqartë ligjore që lejon rregullime të padrejta me pronën private dhe publike. Për më tepër, Komisioni Evropian ka mohuar ashpër propozimin për një amnisti fiskale multimilionale, pasi kjo do të përfitonte fitime kriminale dhe hyrjen e tyre në ekonominë zyrtare, ndërsa Rama e ka kthyer vendin në një qendër rajonale për pastrimin e parave. Sidoqoftë, edhe nëse këto dy iniciativa nuk kanë sukses, disa të tjera tashmë kanë pasur sukses. Për shembull, projekti i Ramës për partneritet publik-privat (PPP) me vlerë një miliard, i cili rezultoi në rritjen e borxhit publik nga 63% në 2013 në 95.7% në mes të vitit 2020.

Sipas të dhënave të Eurostat, Shqipëria ka arritur raportin më të lartë PPP-PBB në Bashkimin Evropian. Siç tregohet në grafikun më poshtë, raporti shqiptar ndryshon ndjeshëm nga ai i vendeve të tjera evropiane.
Me sa duket, ekonomistët në të dy anët e spektrit politik besojnë se partneriteti publik-privat i Ramës (PPP) përbën një kërcënim serioz për stabilitetin financiar të vendit. Për më tepër, shumë kontrata janë shembuj flagrantë të abuzimeve, korrupsionit dhe pastrimit të parave. PPP në lidhje me ndërtimin e autostradës Milot-Balldren vlen 256 milion €, që është dy herë më e lartë se standardi i Bankës Botërore. Ndërtimi i Teatrit të ri Kombëtar, duke përdorur modelin e PPP-së, është themeluar mbi një ligj anti-kushtetues. Konkretisht, kompania përfituese u zgjodh paraprakisht me synimin për të fshehur një projekt privat të pasurive të patundshme. Për më tepër, PPP për djegien e mbeturinave do të kushtojë 430 milion €, ndërsa kompania përfituese është e vendosur jashtë vendit dhe në pronësi të një gruaje 23-vjeçare pa përvojë ose kapital. Përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe opozitës besojnë se partneriteti publik-privat është zgjidhja ” përfundimtare ” jo vetëm për qëllime korrupsioni, por edhe për pastrim parash. Rama është bërë sundimtari i vetëm në Ballkan me të gjitha gjerat që ka bërë si “heshtjen” e medias, blerjen e votave dhe korrupsionin në shkallë të gjerë, dhe kjo gjë mund të mbarojë vetëm nëse ndërkombëtarët do të monitorojnë çdo lëvizje të tij.

Ilir Meta parandaloi një luftë civile në Shqipëri
Shqipëria është me fat që ka politikanin më me përvojë në vend Ilir Metës në pozicionin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, në periudhën e vështirë me të cilën përballet vendi gjatë sundimit të regjimit të Edi Ramës. Presidenti Meta nuk ra në asnjë prej provokimeve nga regjimi i Edi Ramës. Ai madje nuk insistoi në zgjedhjet lokale, të cilat në përputhje me Kushtetutën që ai kishte shpallur për 17 tetor, pavarësisht nga fakti se zgjedhjet e paligjshme u mbajtën në 30 qershor të 2019-ës. Si një politikan i mençur dhe me përvojë Presidenti Meta i kushtoi shumë më shumë rëndësi paqes dhe stabilitetit relativ, sepse ai nuk donte ta shtynte vendin në një luftë civile. Analistët besojnë se duke pasur parasysh situatën aktuale në Shqipëri dhe zgjedhjet e afërta parlamentare, të cilat do të zhvillohen në 25 Prill të vitit 2021, është e nevojshme që të organizohet një lëvizje mbarëkombëtare që do të bashkonte në një spektër të gjerë të subjekteve politike, dhe kryesisht qytetarëve të Shqipërisë, duhet të drejtohet nga Ilir Meta, si personi i vetëm që në këtë pikë mund të mposhtë regjimin e Edi Ramës. Ndërsa në rrethana normale do të ishte e papërshtatshme që Presidenti i Shqipërisë të drejtojë një lëvizje mbarëkombëtare për rrëzimin e regjimit.

Shpëtimi për Shqipërinë
Rama nuk kishte arritur të përmbushte pritjet e qytetarëve të Shqipërisë. Në vend të kësaj, Shqipëria është bërë epiqendra e veprimtarive kriminale evropiane, dhe veçanërisht e prodhimit dhe tregtimit të drogës dhe trafikimit njerëzor. Të ardhurat nga aktivitete të tilla të paligjshme investohen përmes ” pastrimit të parave ” në partneritete publike-private, si rezultat i asaj që Shqipëria ka nivelin më të lartë të PPP-ve në Evropë. Media e lirë, korrupsioni dhe standardi i ulët i jetesës së qytetarëve janë pamja e vërtetë e Shqipërisë. Shteti nuk funksionon, gjë që u ilustrua më së miri në rastin e zbutjes së pasojave të tërmetit shkatërrues. Konkretisht, shteti dështoi në këtë drejtim. Shqipëria gjithashtu nuk ishte e përgatitur mirë për mbërritjen e pandemisë së Covid-19 dhe është ende në fund të renditjes evropiane se si vendet përballen me pandeminë.
Parlamenti Evropian (PE) miratoi një vendim mbi 15 kushte të reja për fillimin e bisedimeve të pranimit midis Shqipërisë dhe BE.

Rama gjithashtu i ka shkaktuar dëme të pariparueshme Kosovës sepse me fillimin e historisë për aneksimin e Kosovës në Shqipëri çështja e njohjes ndërkombëtare të Kosovës është bërë e pakuptimtë. Serbia përfitoi nga një zhvillim i tillë, pasi jo vetëm që nuk kishte pasur njohje të reja, por disa vende në të vërtetë kanë tërhequr njohjen e tyre për Kosovën. Për më tepër, Rama ka destabilizuar rajonin me fjalimin e “Shqipërisë së madhe”,në të cilën ai padashur injoroi faktet se Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe se arkitektura e kufijve në rajon ishte finalizuar me shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Disa qarqe të tjerë në rajon që mbështesin ide të ngjashme e mirëpritën me gatishmëri idenë e tij për një ” Shqipëri të madhe “.

Edi Rama i ka gishtat në të gjitha llojet e gjërave. Ai gjithashtu është i përfshirë në shitjen e operatorit të telekomit IPKO në Kosovë, i cili është në pronësi të kompanisë sllovene Telekom. Kjo është arsyeja pse në tetor të 2020-ës ai shkoi për një vizitë private në Slloveni për të diskutuar çështjen me kryeministrin slloven Janez Janša.Edi Rama është bërë i pabesueshëm, pasi askush nuk e beson më. Ai ka tradhtuar marrëveshjen e ndërmjetësuar midis opozitës dhe qeverisë.

Më 5 qershor të 2020-ës, ambasadorët e BE-së, SHBA-së dhe MB-së mbështetën marrëveshjen politike midis shumicës qeverisëse të Ramës dhe Opozitës së Bashkuar në Shqipëri. Kompromisi i rënë dakord kishte të bënte me reformën zgjedhore, e cila ishte një nga 15 kriteret e BE-së për hapjen e procesit të negociatave. Sidoqoftë, më 30 korrik të vitit 2020 Edi Rama shkeli marrëveshjen dhe miratoi në mënyrë të njëanshme modifikimet e Kushtetutës, e cila në të vërtetë nuk ishte befasi. Qëllimi i modifikimeve të miratuara është të ulin shanset e opozitës së bashkuar për të fituar në zgjedhjet e ardhshme që do të zhvillohen në 25 prill të 2021-it, duke parandaluar krijimin e koalicioneve parazgjedhore, ndërsa në Kosovë ligji zgjedhor ndalon krijimin e koalicioneve post-zgjedhjeve. Për shkak të vendeve të lira në Gjykatën Kushtetuese, Presidenti shqiptar Ilir Meta refuzoi emërimet, duke respektuar kështu mendimin e Komisionit të Venecias për karakterin e tyre jo kushtetues. Komisioneri Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin Oliver Varhelyi dhe zyrtarë të tjerë ndërkombëtarë e ftuan Ramën dhe parlamentin që të prisnin mendimin e Komisionit të Venecias.

Më 21 tetor të 2020-ës, Presidenti Meta i shkroi Komisionit të Venecias në lidhje me modifikimet arbitrare kushtetuese të Ramës. Komisioneri Evropian Varhelyi zbatoi diplomacinë dhe drejtësinë në përpjekjen e tij për të ndihmuar në zgjidhjen e nyjës politike në këtë vend të Ballkanit Perëndimor. Ky ishte një zhvillim i mirëpritur duke marrë parasysh paraardhësit e tij partiakë pro-Ramës, të cilët gjithashtu mund të lidhen me korrupsionin. Sidoqoftë, Drejtori për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian, Genoveva Ruiz Calavera ndërhyri në Komisionin e Venecias dhe kërkoi që kërkesa e Metës të refuzohej. Gjegjësisht, pikëpamja e saj ishte që Komisioni Evropian duhet të rekomandojë modifikime kushtetuese dhe Parlamenti Shqiptar t’i respektojë dhe veprojë sipas tyre. Kjo do të rrezikonte zgjedhjet e planifikuara për në 25 prill të 2021-it dhe pasqyron në mënyrë të përsosur argumentet publike të Ramës.

Disa anëtarë të Parlamentit Evropian shkruajtën një letër të hapur në të cilën shprehën shqetësimet e tyre më të mëdha dhe u bënë thirrje autoriteteve shqiptare që të presin mendimin e Komisionit të Venecias në mënyrë që të mos dëmtohet procesi i integrimit evropian të vendit në BE, ndërkohë që Rama vazhdoi me veprimet e tij të iniciuara më parë dhe deklaroi në 27 Tetor 2020 se ai do të refuzojë ankesat e tilla dhe në mënyrë të njëanshme do të vazhdojë me ndryshimet kushtetuese dhe modifikimet e Ligjit Zgjedhor, siç bëri në ditët në vijim.

Analistët besojnë se vrasja e të riut 25-vjeçar Klodian Rasha nga policia shqiptare, e cila kishte shkaktuar protesta masive, demonstron shkallën e plotë të brutalitetit të regjimit të Ramës. Regjimi i Edi Ramës duhet të bëhet histori. Sidoqoftë, në interes të paqes dhe stabilitetit është e rëndësishme që një gjë e tillë të arrihet përmes zgjedhjeve parlamentare, të cilat duhet të jenë transparente, të drejta, dhe të mos fitohen përmes blerjes së votave nga ” fondet e zeza ” të mbushura nga para të pista nga marrëveshjet politiko-kriminale-mafioze. Është e qartë se politika aktuale e Edi Ramës e çon Shqipërinë më afër Amerikës Latine, jo BE-së. Pas largimit të Gruevskit, Thaçit dhe Gjukanoviçit, ka ardhur koha për largimin e Ramës.

Vjosa Osmani nuk e kursen më Ramën: Nuk mora pergjigje nëse do të mbështesë rezolutën kundër genocididt serb në Kosovë

Presidentja Kosovës Vjosa Osmani, e ka vlerësuar vizitën triditore në Shqipëri, të suksesshme.

Gjatë një konference për mediat në Kosovë, pas vizitës, Osmani u shpreh se; kishte ardhur në këtë vizitë zyrtare në Shqipëri, për të kërkuar ndihmë, pasi Kosova gjendet në një fazë të vështirë të ballafaqimit me Gjykatën Speciale, ndërsa është shprehur se; nuk kishte marrë ende një përgjigje nga Kryeministri Rama, për rezolutën e gjenocidit.

Gjithashtu, ajo ka vlerësuar mbështetjen e ngrohtë, që i është bërë nga Presidenti Meta, i cili ka qënë po ai që edhe e ka ftuar.

“Unë nuk kam vërejtur asnjë tension, kam pasur një pritje jashtëzakonisht të ngrohtë, një mikpritje shumë domethënëse me presidentin Meta, i cili edhe më ka ftuar ta bëjë këtë vizitë. Kemi pasur takim shumë substancial me të, dhe jo vetëm ne të dy por edhe ekipet tona kanë pasur mundësinë të diskutojnë bashkëpunimin tonë dhe domosdoshmërinë që nga çështja e pandemisë, vaksinat që duhet të furnizoheshim, e deri te tema e dialogut, delegacioneve, vizitave, temat që ne i shtrojmë në këto vizita. Gjithçka kemi diskutuar në rrethana mikpritëse të jashtëzakonshme”, ka thënë Osmani.

Osmani ka theksuar se; nuk ka marrë asnjë përgjigje nga Kryeministri Edi Rama, lidhur me rezolutën për gjenocidin, duke shtuar se; këtë përkrahje e mori nga Presidenti Ilir Meta dhe kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi.

“Çfarë raporti kam me zotëri Rama në baza personale është tërësisht e pa rëndësishme. Unë këtu nuk jam në cilësinë personale, kam ardhur në cilësi zyrtare, si përfaqësuese e Republikës së Kosovës, si ushtruese e detyrës së presidentit, dhe si kryetare e Kuvendit. Pse nuk ka ardhur sërish, do të duhej të përgjigjej vetë kryeministri Rama, dhe do të duhej të komentohej. Ajo çfarë kam thënë edhe në Kuvendin e Shqipërisë, edhe në konferencë për shtyp nuk ka asgjë të pavërtetë, dhe nuk ka arsye që të tensionojë në radhë të dytë. Në qoftë se ne dëshirojmë që të përparojmë tona në raportet, që nëse ne dëshirojmë të jemi më efektiv në këtë bashkëpunim, në qoftë se ne dëshirojmë që zëri ynë të dëgjohet më shumë, zërat duhet t’i bashkojmë. Dhe ky ka qenë qëllimi që nga dita e parë, dhe kjo do të jetë edhe tash e tutje”, është shprehur Osmani.

Çfarë dimë për variantin e ri të koronavirusit që po përhapet në Britani?

Përhapja e shpejtë e një varianti të ri të koronavirusit është fajësuar për vendosjen e rregullave të rrepta gjatë Krishtlindjeve në Angli, Skoci dhe Uells si dhe në shtete të tjera që kanë bllokuar udhëtimet me Mbretërinë e Bashkuar.

Këshilltarët e qeverisë britanike për infeksionet e reja besojnë se lloji i ri i virusit është më i aftë të transmetohet sesa variantet e tjera.

Ende ka pasiguri të mëdha dhe një listë të gjatë të pyetjeve që mbeten pa përgjigje lidhur me këtë.

Viruset pësojnë mutacione gjatë gjithë kohës dhe është jetike të mbash një fokus për të vënë re nëse sjellja e virusit po ndryshon.

Pse është shqetësues ky variant?

Tri gjëra kanë tërhequr vëmendjen:

-Po zëvendëson me shpejtësi versionet e tjera të virusit
-Ka mutacione që prekin një pjesë të virusit që ka të ngjarë të jetë e rëndësishme
-Disa nga ato mutacione tashmë kanë rezultuar në laborator se kanë rritur aftësinë e virusit për të infektuar qelizat
Të gjitha këto sëbashku bëjnë që virusi të mund të përhapet më lehtë. Sidoqoftë, nuk kemi siguri absolute.

Siç shkruan BBC, variant i ri i koronavirusit u zbulua për herë të parë në shtator. Në muajin nëntor, rreth një e katërta e rasteve në Londër ishin të variantit të ri. Varianti i ri arriti gati dy të tretat e rasteve në mes të dhjetorit.