16.5 C
Tirana
E mërkurë, 19 Nëntor, 2025

Majko prezanton skemën për manipulim të votave të emigrantëve: Voton edhe pa adresë fare, mjafton…

Kryeministri Edi Rama dhe deputeti i PS, Pandeli Majko, duke dale nga nje mbledhje te Asamblese Kombetare te Partise Socialiste, PS, e cila eshte mbledhur per zgjedhjet e reja ne parti dhe per rinovimin e strukturave dhe anetaresimeve te reja. /r/n/r/nPrime Minister Edi Rama and lawmaker, Pandeli Majko, during a meeting of the National Assembly of the Socialist Party.

Ministri për Diasporën, Majko, ka thënë sot se emigrantët mund të votojnë në zgjedhjet e ardhshme pa qeë nevoja që të deklarojnë adresën.

Ai e bëri pohimin gjatë një mbledhjeje vitruale në Nënkomisionin për Diasporën.

Majko tha se emigrantët mund të aplikojnë direkt në KQZ për të votuar për zgjedhje e 25 prillit 2021.

“Jemi në komunikim të përditshëm me KQZ. Roli im i rezervuar, sepse KQZ është gjykatë autonome, ajo ka të drejtën të ndërmarrë veprime. KQZ të veprojë sa më shpejt të mundet pozitivisht në këtë drejtim. Nuk ka nevojë të regjistrojnë adresën emigrantët që të marrin pjesë në votime. Do të aplikojnë direkt në KQZ. Është krijuar një kakofoni. Duket sikur por të mos kesh deklaruar adresën, ti nuk merr të drejtë të votosh. Nuk është kështu. Në KQZ do regjistrohen drejtpërdrejt.” – tha ndër të tjera ministri Majko.

Ronaldo merr çmimin “Këmba e Artë”

Cristiano Ronaldo e ka fituar çmimin “Këmba e Artë 2020”, i cili ndahet nga Klubi i Kampionëve të Botës për lojtarët mbi moshën 28-vjeçare, të cilët kanë pasur karrierë të suksesshme.

Sulmuesi 35-vjeçar u njoftua më 1 dhjetor se ai është fitues i këtij çmimi për vitin 2020, por trofeun e mori vetëm të dielën më 20 dhjetor.

Ylli i Juventusit dhe Portugalisë është shprehur i lumtur dhe i nderuar me çmimin.

“Jam i nderuar që e fitoj çmimin Këmba e Artë dhe që do të pavdekësohem në Promenadën e Kampionëve në Monako, së bashku me disa prej legjendave më të mëdha të futbollit!”, shkruan Ronaldo në Instagram.

“Jam i përulur dhe dua t’i falënderoj të gjithë tifozët në mbarë botën që votuan për mua”, shtoi ai.

Ky çmim është ndarë 18 herë deri tani, ndërsa Ronaldo është portugezi i parë që fiton atë.

Në garë për të ai i mposhti yjet si Lionel Messi, Robert Lewandowski, Giorgio Chiellini, Neymar, Sergio Ramos, Sergio Aguero, Gerard Pique, Mohamed Salah dhe Arturo Vidal.

Messi thyen heshtjen, flet për të ardhmen dhe për çastet e vështira në Barcelonë

Lionel Messi ka folur për gjendjen nëpër të cilën po kalon në Barcelonë, në një kohë thashethemesh për të ardhmen e tij, duke thënë se çastet e vështira që i kaloi sezonin e kaluar dhe në verë kanë ndikuar në lojën e tij në fillim të këtij sezoni.

Messi e tronditi botën e futbollit kur e dorëzoi një kërkesë zyrtare për t’u larguar nga klubi, pak pasi Barcelona u turpëruar duke humbur 8:2 nga Bayern Munich në çerekfinale të Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar.

Manchester City, Inter dhe Paris Saint-Germain u përmendën si klubet ku ai mund të luante nga sezoni i ri, pasi Messi vetë e shprehu dëshirën për t’u larguar nga Camp Nou përmes aktivizimit të një klauzole lirimi në marrëveshjen e vet me klubin.

Por largimi i tij u ndalua menjëherë nga Barcelona dhe nga zyrtarët e La Ligës.

Përfundimisht, 33-vjeçari vendosi të qëndrojë në Camp Nou në mënyrë që ta shmangte çfarëdo beteje me klubin e zemrës në gjykatë, duke thënë se kurrë nuk do të ndërmerrte veprime ligjore ndaj Barçës.

Por Messi dhe Barcelona nuk e nisën sezonin në mënyrë më të mirë dhe argjentinasi i ka shënuar vetëm gjashtë gola deri tani në La Liga, që është pak për standardin e tij.

Messi e pranoi në një intervistë për La Sexta të hënën se ajo çfarë kishte ndodhur vitin e kaluar dhe në verë ndikoi në paraqitjet e tij këtë sezon.

“E vërteta është se sot jam mirë. Është e vërtet se kam pasur një kohë shumë të keqe në verë”, tha Messi për La Sexta.

“E gjitha për shkak të asaj ç’ka kishte ndodhur më herët. Për shkak të asaj çfarë ndodhi para verës, për shkak të mënyrës se si mbaroi sezoni, burofaxi dhe të gjitha… kjo vazhdoi edhe në fillim të këtij sezoni”, shtoi ai.

“Por sot jam mirë dhe ndiej dëshirë për të luftuar seriozisht për gjithçka që kemi përpara. Unë e di se klubi po kalon nëpër një periudhë të vështirë, në nivel klubi dhe nivel ekipi, por unë mezi pres”, nënvizoi ai.

Reagon artisti i dhunuar barbarisht nga policia: Eshtë fundi i këtij regjimi, prandaj janë bërë agresivë

Donald Martini, pedagog, koreograf dhe Aktivist i Aleancës për mbrojtjen e Teatrit në një intervistë për MAPO, thotë se është keqtrajtuar në komisariatin e policisë, madje një prej policëve e ka goditur me shkelma në fytyrë. Martini shprehet se ende nuk e di arsyen e shoqërimit, aq më pak arsyen e dhunës të ushtruar mbi aktivistët e teatrit. Në momentin e shoqërimit ai ka qenë duke filmuar, tërheqjen zvarrë sipas tij të një aktivisti tjetër, Astrit Seranaj në afërsi të pedonales.

Zoti Martini, ju dje u shoqëruat në komisariat. Mund të na e shpjegoni pak rrjedhën e ngjarjes?

Ishte një ditë e zakonshme, kur shoh disa policë që po keqtrajtonin një civil. Nxjerr celularin dhe filloj të filmoj. Kjo ishte ngjarja fillestare që pashë, diku midis qendrës tregtare Toptani dhe ish-selisë së PD-së. Ata po e tërhiqnin zvarrë, unë vetëm i ndoqa deri te rruga Xhorxh W Bush në krahun tjetër të qendrës Toptani. Ishte një makinë e policisë, e njohën që ishte Astrit Serjani aktivist i aleancës për Teatrin. Në atë moment teksa isha duke filmuar polici më godet në dorë duke ma hedhur celularin nga dora

Ju pse ishit në atë moment në pedonale?

Unë po kaloja. Unë pashë që ata po e keqtrajtonin, nuk isha që në fillim. Pra nuk e dija se çfarë kish ndodhur më parë.

Policët e dinin që ju ishit aktivist i Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit?

Nuk besoj që mund ta dinin se fytyra ime s’ka dalë asnjëherë publikisht tek Aleanca.

Për të tjerët e dinin?

Për Astritin po jam i bindur, sepse ai është figurë publike e Aleancës.

Si u sollën në komisariat?

Që në momentin që më hodhën telefonin në tokë, unë nuk kundërshtova, s’bëra asgjë. Më morën me forcë dhe më futën në makinën e policisë.

Ju keqtrajtuan aty?

Sjellja e policisë nuk ishte normale, mënyra se si më morën. Përderisa nuk kundërshton nuk ka nevojë as të shtysh as të gjuash me shkelma te këmbët. Nuk është burrërore t’i gjuash dikujt, për më shumë kur je dhe me uniformë.

Sa qëndruat në komisariat?

Mos gaboj ishim aty nga ora 7.15-7.39 deri në orën 10.30.

Jua thanë arsyen e shoqërimit?

Jo. Akoma dhe sot nuk e di.

Nuk ju morën në pyetje?

Na pyetën vetëm për versionin tonë të ngjarjes. Unë thashë po këtë gjë që vetëm po filmoja, nuk kam bërë as fjalë me policinë, as nuk e kam kundërshtuar dhe kur më morën forcërisht dhe më futën në makinë nuk kam kundërshtuar. Na futën në një korridor në krahun majtë të hyrjes kryesore së komisariatit. Na shoqëronin mos gaboj rreth dhjetë policë, dhe njëri nga ata më goditi me shqelm në fytyrë. Shenjat janë të dukshme poshtë nofullës, dhe te syri te balli. U mundova pak mbrëmë t’i mjekoja.

Për mendimin tuaj nga vjen gjithë kjo egërsi e policisë?

Nuk e di, por që nga 17 maji vërejmë që policia po tregohet çdo ditë dhe më e egër. Arsyeja, mund të jetë fundi i këtij regjimi, ose shpresa në rritje e njerëzve për largimin e tij. Por ne nuk do e lejojmë më që policia të sillet me ne në mënyrë të tillë.

BBC: Sonte rishfaqet “ylli i Betlehemit” i njëjti fenomen si në Lindjen e Jezu Krishtit

Jupiteri dhe Saturni pritet të ndërthurin rrugët e tyre në qiellin e natës, duke u shfaqur si një planet i dyfishtë. Fenomeni i rrallë pritet të jetë më i dukshëm sonte, raporton BBC.

Pikërisht ky ‘bashkim’ planetësh ka bërë që disa të sugjerojnë se ai ka qenë burimi i dritës së shndritshme që u shfaq në qiell 2 mijë vjet më parë. Ai njihet si Ylli i Betlehemit.

Planetet po lëvizin gjithmonë e më pranë njëri-tjetrit dhe pika më e afërt e tyre do jetë më 21 dhjetor.

Ata që janë të apasionuar pas qiellit dhe yjeve mezi e kanë pritur këtë moment.

Por përveç astronomëve, të entuziazmuar janë edhe teologët.

Sipas profesorit Eric M Vanden Eykel, ky është momenti kur do të shihet edhe Ylli i Krishtlindjes, e njëjta ngjarje astronomike biblike që u vu re në lindjen e Krishtit.

Ky nuk është vetëm një spekulim festiv. Teoria se ndërthurja e Jupiterit me Saturnin mund të jetë ‘Ylli i Mrekullisë’ është propozuar që në shekullin e 17-të nga astronomi dhe matematikani gjerman Johannes Kepler.

Ndërthurjet e planetëve janë diçka e bukur. Ky fenomen ndodh shpesh. Por takimi mes dy planetëve, më të madhit në sistemit tonë diellor dhe një objekti kaq të shndritshëm, ndodh njëherë në 800 vite.

Prokuroria i del në krah vrasësit të “Bllokut”

Prokuroria ka përfunduar hetimet për Meviol Billon, i përfshirë në ngjarjen në ish-Bllok disa kohë më parë.

Mesohet se ndaj Billos është ngritur akuza e plagosjes së rëndë në kapërcim të mbrojtjes së nevojshme ndaj Elion Hatos.

LEXO EDHE:
Çifti shqiptar i masakruar/ Policia italiane në kërkim të…

Organi i akuzës, shkruan BalkanWeb, vendosi pushim akuze për vrasjen e Fabian Gaxhes sepse argumentohet se ka qenë në kushtet mbrojtjes ekstreme. Ndërkohë Redi Popesku, Geldi Hoti Licaj, Ervin Mata, Ajaks Boshnjaku dhe Fabio Allushi kanë tashmë akuzë për moskallëzim krimi.

Nga hetimet ka rezultuar se Prokuroria ka arritur në këtë konkluzion, duke pretenduar se Billo ka vepruar në kushtet e vetëmbrojtjes ekstreme. Kur ngjarja ndodh në kushtet e vetë-mbrojtjes ekstreme, Billo nuk mund të mbajë përgjegjësi.

Prokuroria shprehet se Gaxha ishte ai i pari që ka shtënë i pari dhe Billo ka qëlluar, me qëllim që të mbrohet. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2018.

“Po arrestojnë qytetarë me dëshmi të rreme të policëve të keqpërdorur”/ Denoncimi i Balliut

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, është thirrur sërish sot në gjykatë në cilësinë e të pandehurit bashkë me disa qytetarë të tjerë në lidhje me protestat për ndërtimin e Unazës së Madhe. Në një prononcim për gazetarët, Balliu kërkoi nga prokuroria që kjo e fundit t’i bashkojë çështjet në një të vetme, pasi për protestat ka mbi 300 procedime që do të donin sipas tij 7 breza që të hetoheshin.

Duke mos kursyer akuzat për qeverinë, Balliu tha se një polic pretendon se ish-deputeti i ka thyer krahun, ndërsa ai nuk ka parë asnjë provë konkrete që sipas tij mund të ishte dhe një grafi. Mes të tjerash ai pohon se bashkë me qytetarët kanë qenë pjesë e protestave dhe do të jenë gjithmonë.

“Sot ishte një nga gjyqet për protestën Unazës. Sot prokuroria paraqiti dëshmitarët dhe të ashtuquajtura prova. Dëshmitarët janë efektiv policie, duke filluar me Elvis Karafilajn, që pretendon se i kam thyer krahun. Ishte i njëjti efektiv që më shoqëroi në rajonin nr.6. Do shihen kamerat. E kam pasur shikimin të kompromentuar pasi mu hodh gaz në sy. Pas një jave jemi prapë këtu. Po janë thirrur në cilësinë e të pandehurit. Të gjitha protestat kanë një akuzë, dhe prokuroria duhet t’i bashkohej këto. Unë jam i pandehur, banorët e Astrit janë të pandehur. Dëshmitarë sjellin këta policë, që dhunojnë artist, që dhunojnë qytetarët, apo ata për vrasjen e Klodian Rashës, apo ata që dhunuan pedagogen. Për dosjen 184 mbaruan afatet. Gjatë karantinës mua policia më erdhi në shtëpi dhe më tha; s’ka problem për karantinën, se duam të ruajmë afatet. Po këtë të Wliksin pse nuk shkuan që të kapnin. Pse i lejuan që të iknin afatet. Ne çdo javë ne gjyq. Ky është raporti i OKB që thotë se; në Shqipëri nuk arrestohet asnjë për çështje korruptive. Kam qenë në protestë, e do dal në protestë. Kush po e mohon këtë? Këtu arrestojnë banorët e Unazës me dëshmi të policisë. Kemi 2 vjet e gjysmë dhe nuk kemi para një grafi të krahut të thyer të këtij policit, Karafili. Ku i kanë provat? Sot policia e Shtetit drejtohet nga ish-bashkëpunëtor të sigurimit të Shtetit. Këta janë emra që unë përmend, nga Gjevalin Lokal etj, janë pjesë e sigurimit të shtetit dhe sot po dënojnë qytetarët. Kush policë janë ata që dëshmojnë?! Policët e Sandër Lleshajt. 9 dëshmitarë atje, dhe të 9 policë. Si nuk gjetën një qytetar që të ishte dëshmitar. Këta kanë 4 muaj kohë dhe do iu duhet ë përballen me qytetarët. Pas 25 prillit ata do të largohen. Unë dua të di se kur do të arrestohen këta që po vjedhin?! Po të kisha pasur frikë nuk rrija 2 vite dhe përballesha me policët. Po të kisha frikë do kisha ikur në shtëpi. Këta janë një regjim diktatorial. Ka shumë gjyqtarë këtu që kanë më shumë telefonata me politikanë. Ajo që po ndodh me banorët e Unazës, ka 2 vite që këta qytetarë paguajnë avokate e ka kosto. Kam mbi 300 procedime penale. Do duhen 7 breza që t’i shlyejmë. Edhe për çfarë?! Se kemi dalë në protestë. Kemi qenë në protestë. Çështja është se pse është protestuar. Se u vodhën 40 mln euro. Ku janë hajdutët?!”, tha Balliu.

Ndryshimet Virale kërkojnë masa inteligjente, jo Kasandra e mallkime për partnerët!

Nga Tritan SHEHU

Rama kerkon te perdori ndryshimet e Covid per te larguar vemendjen nga deshtimet, vecanerisht per vaksinen dhe mallkuar parteneret per ate qe kjo Qeveri nuk realizoi.

Ne fakt ky fenomen genetik paraqit deri me tashti:

–Disa mutacione virale qe e kane bere ate reth 70% me ngjites.

–Megjithese nuk duket qe virusi eshte bere direkt me demtues, fakti i rritjes se shpejtesise se transmetimit con ne mbi ngarkese te re te sistemeve shendetesore, gje qe ka pasoja negative mbi te semuret.

–Nuk ka te dhena qe ka ndryshuar efikaciteti i vaksinave.

Pra ne vend te mallkimeve, Rama e Qeveria e tij duhet te zhvillojne masa adaptuese si ne vendet e tjera, qe korelojne me cfare duhej bere, por qe nuk jane realizuar:

1-Sigurimi edhe me urgjent i sasive te medha te Vasksines Covid. Perdorimi i saj se paku per personelin mjekesor duhej te fillonte tek ne para 15 Janarit.

2-Rritja e shpejtesise se perhapjes se infeksionit imponon nje nivel me te larte te kujdesit paresor, shume fishuar edhe masat mbrojtese per ate personel.

3-Duhet organizuar me efikacitet mjekimi “ne shtepi” i pacienteve, gratis, pavaresisht rezultatit te “tamponit”.

4-Duhen shume fishuar testimet PCR e liberalizuar ne treg “testet e shpejta”, per tu mundesuar nga publiku kudo, ne cdo farmaci, laborator, ambulator etj.

5-Duhen cfrytezuar menjehere spitalet periferike, rritja e shpejtesise se perhapjes detyrimisht con ne rritje te nevojave spitalore.

6-Me te njejten logjike duhet te zgjerohen e forcohen edhe Postet e Reanimacionit ne vend, qe dhe aktualisht jane larg standarteve.

Te gjitha keto e te tjera si sigurimi i maskave per popullesine, rregulla efikase etj, jane masa te kerkuara gjate nga ne, tashti te forcoheshin!

Por Rama ne deshtimin e tij jo vetem qe e ka lene gjendjen jashte kontrollit, po edhe sot kerkon te fshihet mbas “profecive” e mallkimeve, ndaj atyre qe jane shpresa jone e vetme.

Gjendet i vdekur shkencëtari që zbuloi vaksinën kundër Covid

Një shkencëtar rus  i cili punoi për zbulimin e një vaksinë kundër Covid 19, është gjetur i vdékur në rrethana misterioze në Shën Petersburg.

Sipas mediave, Alexander ‘Sasha’ Kagansky, 45 vjeç i njohur për punën e tij në luftimin e kancerit, u raportua se kishte rënë nga një dritare e katit të 14-të të një ndërtese të lartë banimi.

Ai gjithashtu kishte një plagë me thìkë në trup, sipas Moskovsky Komsomolets (MK). Komiteti rus i Hetimeve ka hapur një hetim për vrásje për vdékjen e Dr Kaganksy dhe një i dyshuar 45 vjeçar është ndaluar.

Dr Kagansky,  profesor asistent në Vladivostok ka punuar në Edinburg për 13 vjet deri në 2017. Ai ishte kohët e fundit Drejtor i Qendrës për Mjekësi Gjenomike dhe Rigjeneruese në Universitetin Federal Lindor të Rusisë në Vladivostok, ku vazhdoi bashkëpunimin kërkimor me universitetin skocez.

Mediat raportojnë se, akademiku kishte zhvilluar një vaksinë kundër koronavirusit dhe se vdìq në rrethana të çuditshme.

Raporti nuk dha detaje të mëtejshme se në cilën prej një numri të vaksinave ndërkombëtare Covid-19 ai supozohej se kishte punuar. Sipas një raporti, policia beson se ka pasur një përleshje para se Kagansky të binte.

Aleancë me Rusinë? Pyesni Armeninë për rezultatet

Nga Florion Metohu

Ajo që quhet lufta e dytë e Nagorno-Karabakut (27 shtator – 9 nëntor, 2020) përfundoi me një armpushim triumfues kombëtar për Azerbajxhanin dhe në një turpërim traumatik për Armeninë. Përdorimi i suksesshëm nga Azerbajxhani i dronëve provoi një superioritet taktik, megjithëse ai vërtetoi gjerësisht mësimet mbi efektin shkatërrues që mund të ketë fuqia ajrore ndaj një forcë të madhe tokësore me mbrojtje ajrore relativisht të dobët. Përdorimi i sistemeve të avionëve pa pilot në këtë konflikt shënon një evolucion më shumë sesa një revolucion në aplikimet e fuqisë ajrore.

Në radhë të parë kjo luftë ka formalizuar me sukses partneritetin strategjik Turko-Azere. Ndonëse e rrënjosur në solidaritetin historik turk, Azerbajxhani e bëri këtë partneritet strategjik materialisht të mundur duke u shndërruar në një partner kryesor, me rëndësi të madhe për Turqinë.
Naftësjellësi Baku – Tbilisi – Ceyhan; Gazsjellësi Baku – Erzurum dhe Trans-Anatolia; hekurudha Baku – Tbilisi – Kars dhe kompleksi i rafinimit të naftës Star e kanë kthyer Azerbajxhanin në investitorin më të madh në Turqi dhe kanë kontribuar në qëllimin kombëtar të Turqisë për t’u bërë një vend kryesor i tranzitit të energjisë. Këtë vit, për më tepër, Azerbajxhani u bë furnizuesi më i madh i drejtpërdrejtë i Turqisë i gazit natyror, duke tejkaluar Rusinë në atë rol. E gjithë kjo përkthehet në një interes jetik kombëtar turk për të mbështetur sigurinë dhe suksesin e Azerbajxhanit. Armatimet dhe këshillat ushtarake turke ishin çelësi për fitoren e Azerbajxhanit në këtë luftë.

Por më me shumë interes në këtë konflikt është analizimi i veprimeve/mosveprimeve të Rusisë. Edhe pse Moska mundohet të mbajë raporte të mira me të dyja shtetet ne konflikt, ajo kishte një traktat aleance ushtarake me Armeninë.

Ishte vet Putin që pas një bisede me të dy liderët e këtyre vendeve, në 7 tetor, nxitoi të deklaronte se Traktati për Sigurinë Kolektive, i firmosur në vitin 2002 dhe ku bëjnë pjesë si Rusia ashtu dhe Armenia, nuk e dëtyron Moskën të mbrojë Armeninë, për sa kohë luftimet zhvilloheshin në rajonin e Nagorno-Karabakut.

Shumë analistë ndërkombëtar por dhe e gjithë popullsia dhe establishmenti armen e interpretuan si një tradhti nga ana e Rusisë dhe një aprovim për operacionet ushtarake të Azerbajxhanit. Rusia nuk veproi as kur një helikopter ushtarak i saj u rrëzua nga Azerbajxhani (edhe pse u deklarua se ishte nje gabim).
Rusët u futën në lojë në fund dhe tentuan të pretendonin se ishin ata paqeruajtësit; ata ndërmorën veprime si gjithnjë të njëanshme dhe dukej sikur kishin synuar ose sikur përdorën këtë mundësi të vendosnin forcat e tyre ushtarake edhe në territorin e Azerbajxhanit si edhe të shfrytëzonin mundësinë për të ngrirë një konflikt tjetër më shumë sesa të mbështesnin Armeninë.

Sipas analistëve të ndryshëm, veprimet e Moskës kishin dhë një qëllim tjetër përveç atij uahtarako-gjeopolitk. Krizat e njëpasnjëshme në Bjellorusi, Azinë Qendrore dhe rajonin e Kaukazit, atë që e quan oborrin e pasëm të saj (zonë influence) e kanë kapur Kremlinin në befasi, duke minuar imazhin e Presidentit Vladimir V. Putin si një takticien i zoti në skenën botërore.
Kjo situate e paqëndrueshme në “zonën e saj të influencës” duket se e ka shtyrë Kremlinin të bëj Armeninë shëmbull për të gjithë të tjerët që devijojnë nga alineimi me interesat e Moskës.

Rusia vendosi ti jepte një mësim Armenisë dhe kryeministrit Nikol Pashinyan i cili erdhi në pushtet në 2018, pas atij që u quajt dhe “velvet revolution”, duke hequr nga institucionet shtetërore shumë drejtues pro rusë dhe orientoi politikën armene më shumë pro perëndimore. Armenia është përfshirë nga protestat dhe, ashtu si ka ndodhur në rastet e tjera, Rusia po përdor situatën kaotike që ka përfshirë vendin pas disfatës ushtarake për të avancuar interesat e saj stretegjike duke rrezuar liderin pro perëndimor armen.

Sipas analistit Michael Rubin, ashtu si ndodhi me revolucionin e trendafilave ne Gjeorgji, pas të cilave ajo humbi Abkazinë dhe Osetinë jugore si dhe me revolucionin e portokallinjte dhe të sheshit Maiden në Ukrainë, pas të cilave ajo humbi Krimenë, Moska donte ti tregonte Armenisë dhe të gjithëve atyre në zonën e saj të influencës që flirtojnë me Perëndimin se: “Revolucionet demokratike mund të sjellin liri politike afatshkurtër, por ato gjithashtu çojnë në humbje territoriale dhe në erozion të sovranitetit.”

Këtë leksion dhe objektiv të Kremlinit e shprehu qartë analisti ushtarak rus Igor Korotcheko në një intervistë në TV shtetërore ruse kur deklaroi se:” Ja çfarë ndodh kur një opozitar jo pjesë i sistemit i mbështetur nga perëndimorët fiton pushtetin. Një revolucion me ngjyra kurrë nuk sjell përfitime, askund, në asnjë vend. Revolucionet me ngjyra çojnë në kolapsin e shtetit. Dhe ky është një mësim për të gjitha territoret post-Sovjetike”.

Ai shtoi se “gjithçka do të shkojë mirë për fqinjët që mbajnë marrëdhënie të ngushta politike dhe ushtarake me Moskën, jo me Perëndimin”.
Rasti i Armenisë duhet të shërbejë si një zile alarmi për të gjithë ata lider të Ballkanit Perëndimor që sa herë ngecin në proçesin e reformave për integrimin Europian i bëjnë presion BE-së duke i kujtuar alternativat e orientimit të politikave të tyre drejt Moskës apo shteteve të tjera autoritare.

Nuk mund të ketë një sistem aleance me shtete të tilla sepse sistemet autoritare pranojnë vetëm raportin e padronit dhe të nënshtruarit. Veprimet e Kremlinit gjatë konfliktit Azero-Armen treguan edhe njëherë se presidenti rus Putin është i gatshëm të sakrifikojë çdo mik dhe aleat për qëllimet e tija trategjike.