14.5 C
Tirana
E mërkurë, 19 Nëntor, 2025

Heshtja si përgjegjësi direkte e dhunës shtetërore!

Nga Bardh SPAHIA

Përsëritja e dhunës së policisë edhe ndaj intelektualëve, po dëshmon se frymëzuesit e këtij modeli janë ende në funksion dhe vazhdojnë me frymën e kundërvënies së policisë ndaj qytetarëve.

Katër intelektualë të rinj Astrit Seranaj, Donald Martini, Ergys Mertiri dhe Gentian Hasani, secili i spikatur në fushën e vet, por edhe qytetarë aktivistë, pjesë e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit u shoqëruan dhe u dhunuan mbrëmë në polici. U fshihen pamjet filmike përmes të cilave kishin regjistruar abuzimin e policëve dhe dhunohen nga policë brenda ambienteve të komisariatit nr.1 ku u shoqëruan.

Shenjat e dukshme fizike dhe dëshmitë e tyre për dhunën e policisë janë përcjellë në cdo media, por pushteti hesht: hesht kryeministri, sic bëri pas vrasjes së 25 vjecarit nga një polic i shtetit; hesht drejtori i policisë së shtetit, dorëheqja e të cilit u kërkua për shkak të vrasjes së 25 vjecarit; hesht edhe ministri i ri i brendshëm, që zëvendësoi paraardhësin e larguar për shkak të dhunës policore.

Eshtë skandaloze që policia po përdoret si mjet dhune ndaj qytetarëve në emër të pushtetit! Frika e Edi Ramës nga revolta e qytetarëve të cdo moshe, po krijon precedentin e rrezikshëm të mosbesimit ndaj policisë, institucioni që në këto 3 dekada pluralizëm ka patur dhe ka nevojë për besim të gjerë publik. Eshtë e turpshme sesi militantë me uniformë policore janë verbuar aq shumë sa nuk e kuptojnë dëmin e madh që i bëjnë gjithë shoqërisë! Dhuna në komisariate, e dëshmuar edhe nga minorenë e të rinj të shoqëruar më herët, nuk mund të anashkalohen.

Heshtja i bën bashkëpunëtorë, të parin kryeministrin, ministrin e ri të brendshëm e më pas, atë që ka përgjegjësi direkte për sjelljen e policëve, drejtorin e përgjithshëm të policisë së shtetit!

Kemi një kryeministër miop dhe një komitet të tredhur që na kanë rreshtuar përkrah vendeve afrikane

Nga Ilir ALLKJA
mjek 

MJAFT MË, BOLL MË !
(enough is enough)

Serbia dhe Greqia janë vendet e para në ballkan që nisin vaksinimin e popullatës ndaj COVID-19.

Serbia të hënën datë 21 dhjetor, ndërsa Greqia te shtunën date 26 dhjetor, por Shqipëria ende nuk ka një datë, megjithëse kryeministri i saj udhëtoi, kontaktoi e udhëzoi privatisht prodhuesit e vaksinës (kjo sipas deklaratës së tij!!!).

Asnjëri nga kryeministrat e ketyre vendeve nuk udhëtoi me tam-tamet e propagandës për në USA, gjoja për të kontaktuar me prodhuesit e vaksinës, por shtruan rrugën, ngritën e strukturuan zinxhirin e vaksinimit pa bujë dhe pa propagandë dhe realisht po fillojnë të vaksinojnë e mbrojnë stafet mjekësore, së pari.

Ndërkohë ne kemi një kryeministër gojëmadh por pa veshë, pa sy, një komitet të tredhur që i mban iso të leçiturit, dhe ndodhemi të rreshtuar përkrah vendeve afrikane, nën mëshirën e vendeve të zhvilluara e CoVax-it.

Gjithsesi edhe tek ne vaksina do të vijë, por prej mëshirës, siç do të shkojë tek vendet e botës së tretë, me shumë mundësi në momentet kur epidemia të jetë ndalur!

Tani mjaft më, boll më me propagandë, zotërinj!

Ju mjekët e komitetit do të mbaheni në historinë tonë si shpura groteske që i bëtë fresk marrëzisë së një kryeministri.

Ju e dini mirë që Shqipëria nuk ka as spitale, as mjekë e as qeverisje të krahasueshme me vendet e ballkanit z. Kryeministër, zotërinj komitetas, e jo që jo, standartet e Francës e Gjermanisë!

Miopia juaj na bëri fqinjë me Somalinë, e na ndau prej Greqisë, prej ballkanit!

Mjaft më zotërinj, mjaft!

Regjisori flet nga sheshi i protestës: T’i themi stop dhunës të këtij pushteti fashisto-mafioz

Regjisori Edmond Budina, ka qenë i pranishëm sot në protestën e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, pas shoqërimit të djeshëm të disa pjesëtarëve të shoqërisë civile.

Budina tha se duhet që të gjithë shqiptarët t’i thonë stop dhunës policore, ndërsa shtoi se dhunimi është pjesë e këtij pushteti, që e quajti fashisto-mafioz.

“T’i themi ndal dhunës së policisë së pushtetit, që dhunon qytetarët e vet, i dhunon. T’i themi ndal dhunës së policisë së pushtetit, që dhunon qytetarët e vet, i dhunon, siç dhunoi disa qytetarë shembull dje. Ne nuk duhet të frikësohemi nga dhuna e këtij pushteti fashisto-mafioz.

Këta janë fashistë dhe mafiozë, janë bashkë për të ruajtur pushtetin. Këta janë grupe paramilitare, derisa rrëmbejnë njerëz, këtu kemi të bëjmë me dhunë shtetërore, që frikëson qytetarët e ndershëm, që t’i ketë nën zap. Ne do të vazhdojmë të protestojmë e nuk do ulim kokën. Ne kemi bërë kallëzime edhe ndërkombëtare. Sjellja e pushtetit është kriminale”, tha Budina.

Flet pedagogu që u ndalua dje nga policia: Më gjuajtën me shkelm në komisariat…

Pedagogu Donald Martini, një prej protestuesve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, është ndaluar dje nga policia.

Martini, në një intervistë për gazetaren Aurora Golemi për “News 24” tha se, në komisariat, u ushtrua dhunë ndaj tij. Ai theksoi se njëri prej policëve i ka gjuajtur në shpullë, kurse shton se kur u ul i gjuajtën edhe me shkelm.

Martini shton se ka dalë sot në protestë për të ardhmen e fëmijëve të tij, ndërsa vlerëson se në Shqipëri ndodh që të vritesh edhe pa ndonjë motiv.

“Na futën në polici. Njërit prej nesh i gjuajtën me shpullë. Kjo është dhunë, por në Shqipëri ndodh. Unë i thashë se kam edhe shtetësi angleze. Më tha ulu dhe kur jam ulur, më gjuajti me shkelm. Nuk isha mirë fizikisht, por më pas personi që më goditi direkt u largua, që ai mos të shihej. Më tej kisha dhimbje pak e më dilte gjak.

Një oficer më tha se plaga jote ka 5 orë, e i thashë “po pse gjaku më rrjedh?”. Pastaj erdhi shefi i komisariatit dhe u qetësua situata, por ishte vonë. Është e pakonceptueshme që të shoqërohesh në komisariat, pse proteston. Unë protestoj në radhë të parë për fëmijët e mi, pastaj për të gjithë. Këtu vritesh edhe pa motiv. Do ta hedh në gjyq rajonin e policisë. Kërkoj reagim edhe nga ministri i ri i Brendshëm”, deklaroi pedagogu Martini.

Qeveria aplikon metodën e Sudanit për të ulur infektimet nga Covid-19

Nga Tritan SHEHU

Qeveria aplikon me sukses metoden e Sudanit per te ulur infektimet Covid, ul testimet!
Prej disa ditesh deklarohet me eufori renia e rasteve te reja me Covid, por nderkaq po pergjysmohen edhe testimet.

Ndersa pozitiviteti i tyre ngel mbi 25%, gje qe ne realitet kerkon tre fishimin e testimeve PCR, sipas shkences europiane kjo.

Por Qeveria qe ka vendosur te na coje diku tjeter, realisht duhet pergezuar per kete implementim me sukses te metodes se Sudanit:

“Infektimet mund t’i zhdukni krejt po te mos testoni, keshtu nuk do te keni nevoje edhe per vaksinim!

Por si per cudi te kesaj metode numri i vdekjeve te diagnostikuara Covid edhe me ato pak testime qe behen ngel i larte!

Por kjo Qeveri nuk do tja dije per ato, mjafton te mos diagnostikoje raste te reja, keshtu ne fakt jo vetem qe “ul” infektimet, “ul” dhe numrin vdekjeve Covid, por edhe nuk paguan as rimbursimin e atyre mijera e mijera, qe tashme trajtohen ne amulli ne banesat e tyre pa bere as testin, se per vaksinen as qe behet fjale!

Dhe ne fund nje dukuri tjeter shqiptare:

U deklarua se kane ardhur 100 mije teste te shpejta, qe arbitrarisht ato u perzien ne perllogaritje me numrin e testimeve PCR gje qe nuk duhet te ndodhe, por megjithate numri i testimeve ne pergjithesi ka rene ndjeshem!

A nuk duhet qe dikush ta shpjegoje cfare po ndodh keshtu?

Vetem konfuzion apo manipulim te te vertetes?!

Sic duket pervec teorise sudaneze te uljes se infektimeve kjo Qeveri po aplikon edhe ate me te vjetren:

“Ujku mjegull do”, qe perkthehet “konfuzioni vecse fsheh realitetin”.
Por kjo ka nje kufi, dhe ky kufi ka kaluar tashme.

Gjiknurin dhe “shokët e tij problematikë” mos t’i gënjejë mendja se Vlora do të gënjehet me “tërmete” fitoresh imagjinare!

Reagim i FRPD Vlorë

Me pafytyrësine më të madhe, “Problematiku” i deleguar nga partia qendër për Qarkun e Vlorës, shprehet krah Kryetarit Ndrikull të Bashkisë Vlorë për një fitore më të thellë të Partisë-Sekt në Qarkun e Vlorës.

Me arrogancën më të madhe, shprehet për një ndryshim të faqes së Vlorës gjatë këtyre 7 viteve mjerim.

Me paturpësinë më të madhe, thot me bindjen që e karakterizon Sektin e tij Mavi, se këto 7 vite e tjetërsuan Vlorën, duke e renditur në majat më të larta të zhvillimit.

E si mund ti thot këto fjali në sy të vlonjatëve, ish-ministri që nuk inaguroi dot 1 kilometër rrugë për Vlorën dhe mbarë Shqipërinë.

E si mund ta besojnë vlonjatët, njeriun që mbahet mend për “Tërmetet” dhe “Çunat Problematik”.

E si mund t’i binden vlonjatët njeriut që njihet botërisht per Vjedhje Zgjedhjesh, zeri i te cilit eshte percjelle anembanë gazetave më prestigjoze gazetareske-investigative Europiane.

Fasadat kanë qenë i vetmi “program zhvillimi” për ta.

Vjedhja pa hesap ka qenë objektivi i vetëm i tyre.

Me nje mburrje pathologjike flet për fitore imagjinare të Sektit, fitore që pathologjikisht pretendon ta fitojnë në Vlorë dhe ta fitojnë nga vlonjatët.

“Tërmetin” dhe “Shokët e tij Problematikë” mos t’i gënjejë mendja se Vlora dhe kryesisht të rinjtë dhe të rejat e saj do të gënjehen me “tërmete” fitoresh imagjinare.

Mos të mendojnë se mbi Vlorën dhe vlonjatët do vazhdojnë sundimin e tyre, që udhëhiqet nga dëshira e skajshme e vjedhjes pa hesap.

 

Aleanca për Teatrin në protestë, Liçaj: Ne nuk tërhiqemi! Turi i Surrelit nuk do të dijë nga të hidhet…

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit po proteston para Ministrisë së Brendshme. Protesta vjen vetëm një ditë pas shoqërimit të disa prej anëtarëve të saj në polici dhe dhunimit në komisariat.

Përfaqësuesit shprehen se, ky është një tjetër veprim arrogant i policisë së Shtetit që vjen pas vrasjes së Klodianit dhe dhunimit të protestuesve që dolën në rrugë.

Një prej pjesëmarrësve në protestë është aktori Neritan Liçaj i cili është shprehur për abcnews.al se nuk do të tërhiqen nga e drejta që i takon qytetarëve. Nëse kryeministri na përgjigjet me arrogancë të njëjtën gjë dhe do të marrë ka theksuar ai.

Sipas tij, ato nuk do të tërhiqen dhe duan të drejtat e tyre që ua garanton Kushtetuta.

“Nuk jemi forcë politike dhe nuk kemi asnjë strukturë dhe skenar por bëjmë një thirrje dhe i ftojmë në kauz të gjithë këtij regjimi që është instaluar që ne do të jemi në shesh. Arrestimet e djeshme ishin absurde. Unë po flas për Aleancën pën për Teatrin që u sulmuam politikisht nga mazhoranca dhe nga e majta. Ne nuk duam të tërhiqemi, duam të drejtat që na i garanton Kushtetuta dhe e drejta jonë njerëzore.

Arrestimi është një tjetër sinjal tjetër, ato janë njerëz paqësor dhe që janë dhunuar dhe në komisariat, është një veprim prej kalamajsh nga ana e qeverisë dhe ne kërkojmë dorëheqjen e Drejtorit të Policisë. Dhe pse Turi i Surrelit nuk do të dijë nga të hidhet me datë 25 prill, vijon me arrogancën e tij, që atë po bjerr tashmë”, ka thënë Liçaj.

Komisionerja Europiane për të Drejtat e Njeriut: Në Shqipëri Policia nuk ka reflektuar, vazhdon të përdorë forcën

Komisionerja për të Drejtat e Njeriut Dunja Mijatoviç ka reaguar, në lidhje me dhunën e ushtruar ndaj aktivistëve për mbrojtjen e Teatrit.

Sipas komisioneres, vrasja e Klodian Rashës dhe një sërë ngjarjesh të tjera të ndodhura në vend demonstrojnë se policia nuk ka reflektuar, por vazhdon të përdorë forcën.

Në reagim, është publikuar edhe fotoja e Donald Martiniit, pedagog pranë Liceut Artistik, që sipas Aleancës, është rrahur nga forcat policore.

Postimi i plotë i Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit

Reagimi Komsioneres për të Drejtat e Njeriut Dunja Mijatoviç pas protestave që u zhvilluan pas vrasjes së të riut Klodian Rasha, për të kuptuar se si Policia ende nuk ka reflektuar per dhunën e përdorur ndaj protestuesve, pasi përdori të njejtën dhunë edhe më të egër ndaj aktivistëve të ndaluar dhe dhunuar dje në Komisariatin 1.

Një prej tyre ishte Donald Martini në foto, një prej koreografëve më të mirë shqiptarë, pedagog në liceun artistik. Pikërisht dje ai kori një çmim prestigjoz në një festival filmi me një etyd kërcimi ku kish realizuar koreografinë, në Los Angeles në USA. Në këmbim mori dhunën e Policisë Shqiptare, sepse kërkoi të ushtronte të drejtën e tij për liri.

Komisionerja për të Drejtat e Njeriut në Strasburg Dunja Mijatoviç:

“Autoritetet shqiptare duhet të parandalojnë dhunën e mëtejshme policore dhe të mbështesin të drejtën për lirinë e tubimit paqësor.

Autoritetet shqiptare duhet të tregojnë përmbajtje në demonstrata dhe të sigurojnë hetime të hollësishme, të pavarura dhe efektive për të gjitha pretendimet e përdorimit të tepruar të forcës.

Përdorimi joproporcional i forcës është raportuar gjithashtu në lidhje me të tjera protesta të organizuara në Shqipëri në fillim të këtij viti.

Reagimi ndaj pandemisë Covid-19 nuk u jep autoriteteve ‘kartë të bardhë’ për të përdorur forcë në pandemi.

E drejta për mbledhje paqësore mund të kufizohet për të mbrojtur shëndetin publik, autoritetet duhet të mbështesin parimet e domosdoshmërisë dhe proporcionalitetit në të gjitha rrethanat. Prandaj, ndalimet në parim të grumbullimeve publike dhe shpërndarja e demonstratave për të vetmen arsye se ato shkelin rregullat e masave kufizuese, pa marrë në konsideratë përdorimin e mjeteve te tjera, duhet të shmangen. Policia duhet gjithashtu të bëjë dallimin midis individëve të përfshirë në dhunë dhe atyre që demonstrojnë në mënyrë paqësore dhe të përmbahen nga përdorimi i rëndë ose pa kriter i forcës. Për më tepër, çdo ndalim i fëmijëve duhet të kryhet vetëm si një masë e fundit dhe duhet të respektojë plotësisht të drejtat e tyre procedurale, duke përfshirë të drejtën për t’u pyetur vetëm në prani të një avokati ose njërit prej prindërve ose kujdestarëve të tyre.

Është thelbësore të sigurohet që oficerët e policisë që veprojnë në kontekstin e demonstratave të marrin trajnim të specializuar në menaxhimin e grumbullimeve dhe përdorimin proporcional të forcës.

Autoritetet duhet që në çdo kohë të demonstrojnë tolerancë zero ndaj zyrtarëve të zbatimit të ligjit të përfshirë në përdorimin e tepruar të forcës, të cilët duhet të identifikohen, të sillen para drejtësisë dhe të sanksionohen në përputhje me praktikën gjyqësore përkatëse të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe Udhëzimet për Çrrënjosjen e Mosndëshkimi për shkeljet serioze të të drejtave të njeriut miratuar nga Komiteti i Ministrave i Këshillit të Evropës në 2011. Veshja e etiketave të dukshme të identifikimit ndihmon në sigurimin e përgjegjësisë. Për më tepër, personat që pretendojnë të jenë viktima të sjelljes së keqe të policisë duhet të jenë në gjendje të paraqesin një ankesë për të marrë dëmshpërblim.

Sulmet ndaj gazetarëve përbëjnë një shkelje serioze të lirisë së shtypit dhe të drejtës për tu informuar. Autoritetet duhet të sigurojnë që gazetarët mund të vazhdojnë të informojnë qytetarët pa frikë nga kërcënimet ose aktet e dhunës”.

Shqipëria e treta për rritjen e çmimeve të shportës, Basha: Rama ka dështuar në 7 vjet! Durimit i ka ardhur fundi!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar me një shenim në rrjetet sociale pas publikimit të shifrave të çimemeve të rritura të shportës për shqiptarët.

Basha shkruan se, gjatë 7 viteve të dështuara të Edi Ramës, çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë ngritur në stratosferë. Durimit i ka ardhur fundi!

Reagimi i plotë i kryetarit Basha

Shqipëria renditet e 3-ta në Europë për rritjen e çmimeve të shportës bazë ushqimore. Të dhënat e publikuara nga EUROSTAT tregojnë se Shqipëria ka rritjen më të madhe të çmimeve të ushqimeve në Europë! Gjatë 7 viteve të dështuara të Edi Ramës, çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë ngritur në stratosferë. Durimit i ka ardhur fundi!

Ne do të ulim çmimet e ushqimeve duke luftuar monopolet dhe klientelizmin, dhe do të kemi një qeveri që kujdeset për njerëzit, në vend të një qeverie që kujdeset për veten dhe klientët e saj.

 

Çmenduria e Veliajt me buxhetin 2021, 133 milard lekë do shkojnë për rroga, luks e shpenzime biletash udhëtimi

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa shprehet se, Projekt buxheti i Bashkisë Tiranë, vetëm 35% për investime, paratë e qytetarëve të destinuara për rroga dhe luks.

Zhupa shkruan në një postim në Facebook se, parashikohet që 133 milard lekë të shkojnë për rroga, luks, shpenzime biletash udhëtimi, kancelari, paisje inovative për video-foto etj. Ndërsa vetëm 72 milardë lekë të shkojnë për investime për qytetarët e Tiranës.

Postimi i plotë i Ina Zhupës

Pas pak ditësh do miratohet buxheti i 2021 për Bashkinë Tiranë dhe projekt buxheti parashikon që 133 milard lekë të shkojnë për rroga, luks, shpenzime biletash udhëtimi, kancelari , paisje inovative për video-foto etj. Ndërsa vetëm 72 milard lekë të shkojnë për investime për qytetarët e Tiranës.

Siç e kanë zakon në prag fushate të kthejnë administraten në zyrë punësimesh për militantët në funksion të propagandës, Veliaj parashikon shtimin me 215 punonjës për vitin 2021.

Më parë është faktuar nga investigimet e “BIRN“ që me dhjetra punonjës qe janë të përfshirë në organigramën e Bashkisë Tiranë me tituj të ndryshëm në fakt janë në funksion për realizimin e propagandës në shërbim të Veliajt. Mesa duket kjo ushtri me 10 fotograf për 1 bahcevan, parashikon të shtohet me projekt buxhetin e ri të 2021.

Investimet publike që duhet të ishin edhe prioriteti i Bashkisë janë lënë në dorë të dytë. Vetëm 35% e parave që ju merren qytetarëve parashikohet që t`ju kthehet mbrapsht në investime. Edhe këto për tu parë sa efektivisht do shpenzohen paratë sepse deri më sot ka ndodhur që fiton klienti i pushtetit i paracaktuar me oferten më të larte edhe pa garë.