14.5 C
Tirana
E mërkurë, 19 Nëntor, 2025

Humb jetën nga Covid-19 ish-deputeti i PD 

Covid-19 i ka marrë jetën një tjetër politikani të njohur shqiptar.

Ish-deputeti i PD dhe bankieri i njohur, Bedri Çollaku, i cili ishte i shtruar prej disa javësh në spital ka humbur dje jetën nga Covid-19.

Lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të politikanit dhe bankierit të njohur shqiptar e ka dhënë guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.

‘Me hidhërim të thellë u njoftova për largimin e parakohshëm nga jeta të Bedri Çollaku.

Me një karrierë të spikatur e mbi 40-vjeçare në fushat e bankingut qendror e tregtar, Çollaku do të kujtohet si një ndër ekspertët që ka kontribuar në hedhjen e themeleve të mbikëqyrjes bankare shqiptare, sektor të cilin e drejtoi gjatë viteve të para të krijimit të tij, në fillim të viteve ‘90. Z. Çollaku ishte drejtues i një ndër bankave tregtare të vendit.

I nderuar me çmime të shumta për punën e tij si ekspert i sistemit bankar, interesat dhe përvoja e spikatur e z. Çollaku u pasqyruan edhe në rolin menaxherial që kreu me energji e ndershmëri deri në fund të jetës.

I shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta familjes e miqve. Kjo është një ditë e trishtë për sistemin bankar të vendit’, shkruan Sejko.

Çollaku lindi në Tiranë, në vitin 1950. Ai e nisi karrierën e tij në vitin 1973 pranë Bankës së Shtetit Shqiptar.

Ishte diplomuar në Shkenca Ekonomike nga Universiteti i Tiranës si dhe ka përfunduar programin e Akademisë Harvard të Pireus Bank.

Në vitin 1996 u zgjodh deputet i Kuvendit të Shqipërisë si përfaqësues i Partisë Demokratike në Qarkun Tiranës.

Arrestimi i aktivistëve të Teatrit, reagon Berisha: Ndal terrorit hakmarrës të Edvin Kristaq Xhelatit

Ndal terrorit hakmarres te Edvin Kristaq Xhelatit ndaj pedagogut Ergys Mertiri dhe anetareve te tjere te Aleances per Mbrojtjen e Theatrit.

Miq, Edvin Kristaq Xhelati nuk ka te ndalur ne dhunen e tij kriminale ndaj intelektuave dhe artisteve e qytetareve kundershtar te tij.

Ky bastard i Kristaq Xhelatit, bllokmenit qe firmosi 32 vite me pare varjen publike ne litar te kundershtarit politik te regjimit te tij stalinist, poetit Havzi Nela urdheroi sonte ne nje akt hakmarrje primitive dhunimin dhe ndalimin, rrembimin e pedagogut te njohur, kritikut te guximshem te Edvinit dhe rregjimit te tij kakistokratik, Ergys Mertiri dhe veprimtareve te tjere te Aleances per Mbrojtjen e Theatrit.

Duke denuar me ashpersine me te madhe kete akt kriminal te Edvin Kristaq Xhelatit kerkoj lirimin e menjehershem te pedagogut Ergys Mertiri dhe te gjithe anetarveve te Aleances per Mbrojtjen e Theatrit te rrembyer gjate protestes paqesore nga narkobandite me uniforme. sb

Shoqërimi me dhunë i aktivistëve të Teatrit, Aleanca mesazh Ramës: Frikacak, askush nuk do t’i ndalojë dot!

Shoqërimi me dhunë i aktivistëve për teatrin, Aleanca mesazh Ramës nga Drejtoria e Policisë

Pas shoqërimit nga policia e Tiranës të aktivistëve për mbrojtjen e Teatrit, kanë reaguar përfaqësues të Aleancës. Të ndodhur përballë policisë, ata e quajnë Ramën frikacak, nërkohë i japin një mesazh edhe misnitrit të sapoemëruar.

I quajnë komunistë të lodhur dhe të rraskapitur.

Ata thonë se askush nuk do t’i ndalojë dot.

A do shkarkohej Lleshaj po të ishte nga “Zona e parë Operative”?

Kryeministri Edi Rama, Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, Ardi Veliu, Ministri i Brendshem, Sander Lleshaj, ne ceremonine e inagurimit te godines se re te forcave RENEA, ne Yzberisht, me rastin e 107-vjetorit te krijimit te Policise se Shtetit./r/n/r/nPM Edi Rama, General Director of State Police, Ardi Veliu, Minister of Interior, Sander Lleshaj, at the inauguration ceremony of the new RENEA force building in Yzberisht, on the occasion of the 107th anniversary of the creation of the State Police.

Nga Elton LASKA

Bërja kokë turku e mirditorit Sandër Lleshaj, nuk ishte surprizë, pasi dihet që historia që harrohet përsëritet, vetëm se herën e dytë në përmasa komike.

Kujtojmë se për 45 vite regjimi komunist i përdori mirditorët dhe veriorët mish për top, duke i kundërvënë ndaj njëri-tjetrit, duke i vrarë natën e duke i qarë ditën me fajin e vetëm se nuk donin komunizmin, pasi kisha dhe tradita ishin më të forta se propaganda e kuqe.

Faji i Sandër Lleshajt për ne shqiptarët, është se u kthye në ushtar të bindur, duke firmosur tendera, duke e kthyer armatën e policisë në një shtab ushtarak për interesat e Rilindjes.
Faji i Sandër Lleshajt për dorëheqjen e imponuar nga shefi i tij, është së Sandër
Lleshaj, nuk është nga Zona e Parë Operative.

Ardi Veliu është një efektiv policie që as për roje poste në Myzeqe nuk do ta vendosnin në një vend ku funksionion demokracia, por të qenit nga Zona e Parë Operative, të qenit ushtar i bindjes i djemve të këlyshëve të kuq, askush nuk e shkarkon, madje i marri i Surrelit shprehet se edhe 500 mijë shqiptarë të dalin në shesh, nuk e shkarkon.

Shkaktari i parë për vrasjen e Klodian Rashës është pikërisht Ardi Veliu, personi që degradoi figurën e policit dhe riktheu konfliktin polici-qytetar, si në vitin 1997, kur bandat e kuqe të financuar nga Beogradi dhe Athina, nën logon e Partisë Socialiste, dogjën Shqipërinë.

Mirditorët, lezhjanët dhe Kurbinasit, këta banorë fisnikë të trojeve arbnore, me 25 prill kanë rastin më të mirë të rikthejnë përfaqësimin dinjitoz në pushtetin lokal dhe qendror. Nuk e meriton qarku ynë të diskriminohet në investime për fajin e vetëm se nuk janë Rilindas.

Sandër Lleshaj ishte thjeshtë një dëshirë e Edi Ramës dhe një levë për të realizuar dëshirat e tij.

Ardi Veliu dhe Bledi Çuçi, janë aty për të finalizuar operacionin “Marrëzia e Fundit” ose më shqip vjedhjen e zgjedhjeve të 25 prillit.

Shqiptarët nuk do ta lejojnë Rilindjen t’u vjedhë të ardhmen, dinjitetin dhe pasuritë nëntokësore, që natyra ia ka dhënë këtij vendi të bekuar.

Kriminaliteti sot është emergjencë kombëtare, ndaj beteja kundër tij duhet të nisë më largimin e Edi Ramës, njeriu që glorifikoi kriminelët.

Basha darkon me ambasadoren Yuri Kim

Kryetari i PD, Lulzim Basha dhe ambasadorja e SHBA, Yuri Kim mbrëmjen e sotme, po zhvillojnë një takim jozyrtar.

Burime për mediat bëjnë me dije se, lideri i opozitës, Basha dhe ambasadorja Kim po darkojnë, ku axhenda e këtij takimi lidhet me problematikat në vend, situata e rëndë ekonomike, etj.

Gjithashtu zbulohet se, në axhendën e kësaj darke është edhe dosja 184, ku disa ditë më parë Prokuroria e Dibrës mbylli hetimet.

Rama inauguron një banjo në Shijak

Kryeministri Rama ishte dhe në banesën e një familje në Shijak, me të cilët ka shkëmbyer batuta. Rama iu bëri kritikë për lyerjen e banesës specialistëve.

Rama: Hajde more shife banjën, çfarë banje të kemi bërë.

Qytetari: Ujë të ftohtë

Rama: Do ngrofet dhe uji. Edhe ta mbash mirë nusen se pa këtë ti je si shpia e vjetër. Do ulem dy minuta tani, sa për gëzuar. Hajde se këta demokratët e Shijakut i dua shumë, mezi i kemi. Po nuk e besoshe ë?

Qytetari: Në botë…

Rama: Si i bëhet tani?

Ndalohen 4 aktivistë të Teatrit, regjimi në grahmat e fundit kërkon të përhapë panik

Policia e Tiranës ka ndaluar në mbrëmje aktivistë të Mbrojtjes së Teatrit. Midis personave të ndaluar është edhe pedagogu dhe sociologu Ergys Mërtiri.

Nuk ka ende informacione përse është bërë ndalimi i aktivistëve. Ndërkohë që në një status në profilin e tij në facebook, aktori Neritan Liçak, shkruan “Policia diktatoriale ka ndaluar anëtarët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit pa asnjë arsye. Çuç gangsteri”

Astrit Seranaj, Ergys Mertiri, Donald Martini dhe Gentjan Hasani u shoqëruan mbrëmjen e sotme dhe u çuan në komisariatin nr.1 Tiranë.

Ata dyshohet se janë shoqëruar pasi kanë marrë pjesë në protestën për vrasjen e Klodian Rashës, teksa sot Policia i ka shoqëruar në pedonalen e kryeqytetit.

E gjithë situata e tensionuar me dhunë policore tregon se regjimi është në grahmat e fundit, por ai kërkon të përhapë sa më shumë panik për të zgjatur edhe disa në pushtet. Të njëjtën strategji ndiqte edhe Ramiz Alia në funin e viteve ’90 para se regjimi komunist të binte dhe ai të arrestohej.

Del varianti i ri i virusit, Johnson karantinon Londrën

Boris Johnson ka njoftuar kufizime më të rrepta anti-Covid në prag të Krishtlindjeve ndërkohë që në vend është zbuluar një “version” i ri i virusit.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar tha se Londra dhe pjesë të Anglisë juglindore dhe lindore do të kalojnë në kufizimet e nivelit të katërt, ndërsa dyqanet jo-thelbësore të mbyllen nga nesër.

Qytetarët në ato zona, raportohet se duhet të qëndrojnë në shtëpi ndërsa nuk mund të udhëtojnë gjatë pushimeve dhe qeveria po rekomandon që të gjithë të festojnë brenda vendit e të mos udhëtojnë gjatë Krishtlindjeve.

“I shqetësuar duhet t’ju them se nuk mund të vazhdojmë me Krishtlindjet siç ishte planifikuar,” tha Johnson në një konferencë shtypi të shtunën, duke deklaruar se i vjen keq për ndryshimet që duhet të bëhen.

Qeveria kishte planifikuar fillimisht të linte rregulla që lejonin tre familje të takoheshin gjatë pesë ditëve për Krishtlindje, por kjo tani do të kufizohet vetëm në Ditën e Krishtlindjes.

Shtimi i masave vjen pas një “rritje dramatike” të rasteve në juglindje dhe Londër, ku në disa zona, shumica e rasteve të reja COVID-19 janë varianti i ri i virusit, tha profesor Chris Ëhitty, zyrtari kryesor mjekësor i Anglisë. s.b

Po lirohen të gjithë rilindasit/ Gjykata nxjerr të pafajshëm ish-kryebashkiakun e Ramës

Gjykata e Tiranës mbyll hetimet për ish-kryebashkiakun e Shkodrës, Valdrin Pjetri, i akuzuar për “falsifikim te dokumenteve”.

Vendimi i Gjykatës për pushimin e çështjes mori formë të prerë më datë 17 dhjetor.

Sipas organit të akuzës mësohet se ish-kryebashkiaku nuk mund të deklaronte dënimin për shkak se kështu ishte kërkuar nga Gjykata në Itali.

Mësohet se prokurori Ervin Karanxha ka zbatuar ligjin italian penal dhe jo atë shqiptar, duke argumentuar se vepra penale ka ndodhur në shtetin fqinj.

Në kërkesën e pushimit të çështjes thuhet: “Vetë vendimi i dënimit të tij në pjesën e dispozitivit të tij deklaronte që ky vendim nuk duhej të përmendej në të ardhmen apo të bëhej publik”.

Policia fsheh një tjetër krim të rëndë të dy efektivëve që qëlluan me breshëri automjetin e qytetarit, reagimi

“Shoqata e Punonjësve të Policisë në Lirim – 2013” reagon sërish për njgarjen e denoncuar prej tyre se Shqiponjat në Fier kanë qëlluar ndja një makine “Benz ML” me armë. Ngjarja u mohua nga policia, por shoqata këmbëngul dhe kërkon që rasti të hetohet nga SHÇBA

STATUSI I PLOTE
KRIMI LË GJURMË

SHÇBA TË HETOJË DHE TË ZBARDH RASTIN.
Meqënëse Drejtoria Vendore e Policisë Fier u tregua e gatshme të vendosë në dispozicion çdo dokument që lidhet me ngjarjen e ndodhur në orët e para të dt. 15.12.2020 dhe konkretisht në orën 01:40 të mëngjesit, atëherë ju kërkojmë të bëni prezent faktet që vërtetojnë të kundërtën pasi në reagimin e DVP Fier në asnjë pikë nuk janë referuar me fakte.

Ju kërkohet të zbardhni këto fakte:
1 – Bëni transprent nga libri i regjistrimit të automjeteve orën e hyrjes dhe daljes së automjetit me targë TR 4372 P nga Komisariati i Policisë Fier.
2 – Bëni transparent nga libri i personave të shoqëruar orën e shoqërimit dhe të lënies së lirë të shtetasve Imanuel Vasillaq Gjino dhe Kevin Anesti Bare.

3 – Bëni prezent procesverbalin e masës administrative me datë dhe orë ndaj drejtuesit të mjetit, ndaj shtetasit Imanuel Vasillaq Gjino.
4 – Bëni prezent pamjet filmike të kamerave të sigurisë në hyrjen e Drejtorisë Vendore Fier që të dokumentoni hyrjet dhe daljet e automjetit dhe personave të sipër përmendur.

5- DVP Fier deklaron se ngjarja është pasqyruar në web-in e Policisë së Shtetit. E pavërtetë. Linket më poshtë nga lajmet e pasqyruara në Web-in e PSH për këto data nuk pasqyrojnë ngjarjen në fjalë:
https://www.asp.gov.al/category/lajmi-i-fundit/page/2/
https://www.asp.gov.al/category/lajmi-i-fundit/page/3/
https://www.asp.gov.al/category/lajmi-i-fundit/page/4/

6- Jepni shpjegime për arsyen e mos pasqyrimit në komunikatën e datës 15.12.2020 të ngjarjes së ndodhur por është pasqyruar me dt.16.12.2020 pasi konstatuat që ne jemi interesuar tek ju për rastin dhe u përpoqët të sajoni diçka sa për justifikim!

Ne si SHPPL-2013 jemi për të inkurajuar Organizatën e Policisë që të veproj për çdo rast konformë ligjit, kurrsesi për të hedhur baltë mbi të edhe në rastet kur konstatohen devijanca nga ligji, thirrjet dhe denoncimet janë vetëm për hirë të ushtrimit të detyrës sipas misionit e ligjit.
I bëjmë thirrje SHÇBA dhe Prokurorisë së Rrethit Fier të hetojë me përgjegjësi rastin.