13.5 C
Tirana
E mërkurë, 19 Nëntor, 2025

Vjosa dhe Tirana që la pas…

Nga Kreshnik ÇOLLAKU
————
Vjosa nuk eshte nder ato politikane qe ecen pa lene gjurme. Te njejten gje beri edhe ne Tirane. Gjurma qe la Vjosa ne Tiranen politike duket se do te zgjase per nje kohe te gjate.
Vjosa erdhi ne Tirane e foli qarte. Ish diplomatja sot presidente, foli pa u kujdesur per teknika diplomatike…
Vjosa tha te verteten,dhe per kete nuk i duhej te ishte diplomate vecse e vertete. Dhe Vjosa ne Tirane ishte e vertete. Disa u merziten,te tjere u gezuan dhe me te shumtet i dhane te drejte.
Vjosa tregoi se ne politike mund te kesh sukses,madje kulmin e suksesit duke qene e vertete,duke mos tradhetuar parimet, ne kohen kur kesaj ane ka fituar plotfuqishmeri klisheja e praktika se suksesi e lartesimi pa lepirje e zvarritje mund te jete i pamundur.
E ndersa as suksesi e as deshtimi nuk mund e nuk duhet te prekin te verteten,Vjosa presidente,duke thene dje ne Tirane te njejtat qe Vjosa qytetare e thjeshte e Prishtines ka thene cdo dite,ishte prove e gjalle se besnikeria ndaj te vertetes perkunder cdo rrethane eshte e mundur.
Vjosa tha te vertetat e Kosoves.
Ato cka tha Vjosa mund te ti thote cdo,mesues ose bujk i thjeshte ne Prishtine,Mitrovice e Prizren.
Heshtja e permbajtja me te cilin pjesa tjeter e kombit pertej kufirit eshte kalitur te duruoje dhimbjen nuk mund te jete sigurese e perjetshme per pandjeshmeri ndaj dhimbjes se tyre. Vjosa ne Tirane e hoqi kete sigurese te dhimbjes se Kosoves.
Vjosa ne Tirane tregoi se Kosova ndjen dhimbje.
Dhimbje kur i duhet te paguaje traun qe nje trap vendosi ta ngule diku mes maleve sapo kalon kufirin per ne vendin ame. Kosova ndjen dhimbje kur dikush nga Tirana ben pazar per tu shitur token me cmim shumice. Kosova ndjen dhimbje kur ketej kufirit trapi i traut fyen ua shan e percmon djemte vec per ti bere qejfin kojshiut. Kosova ndjen dhimbje kur nga Tirana i mesojne se per tu bere europiane duhet te ridashurohen e pse jo te ribashkohen me ato qe u thyen dyert e u dogjen kulmet e shtepive. Vjosa ne Tirane tregoi se shpina thyhet kur pesha bie vetem ne njeren ane. Vjosa kerkoi ndihme e mbeshtetje si motra te vellai.
Vjosa hoqi siguresen e ballafaqoi Tiranen me dhimbjen e Kosoves…
Vjosa e ndihmoi Tiranen civile. Ajo duke bere si mos me qene bullizmin shteteror dhe ndersimin e mercenareve te baltes ,u dha nje shans dhe atyre qe sipas rasti kafshojne ose lepijne si menyre ditore sigurimit te bukes..,nje shans si nje pasqyre per tu pare e per te gjetur ndricimin mendor te kuptojne se mund te rrohet me varfer por me me shume dinjitet e qytetari duke mos u lepire gojejargur bukes se perditshme ushqyer nga dora e trapit qe vuri traun…

Prençi tregon shifrën absurde: Policia është kriminalizuar, Lleshaj veshi policë 1200 oficerë ushtrie

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24 nga Nisida Tufa, ish kreu i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi tregoi edhe arsyet se pse Policia e Shtetit ka arritur në këtë ditë, siç tha.

Sipas tij, rekrutimet e militantëve politikë, lejimi i kanabizimit dhe rritja e kriminalitetit kanë bërë që Policia e Shtetit të jetë kjo që është sot. Ai po ashtu drejtoi gishtin edhe nga ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, të cilin e akuzoi për futjen e një fryme ushtarake në polici.

“Di të them një gjë dhe këtu i japim përgjigje pyetjes pse na ndodhin këto ngjarje? Unë kam një optikë dhe them se duke qenë se këto vite policia është kriminalizuar, përfshi kanabizimin do arrinim deri këtu.

Po ashtu në rekrutimin e efektiveve nuk i është kushtuar rëndësi disa të dhënave. Duhet që personi në fjalë dhe njerëzit e tij të jenë njerëz pa probleme, komisioni që i përzgjedh efektivët në 2013 i ka bërë ministri i Brendshëm, të huajt ekspertë nuk kanë marrë më pjesë ishte pjesa e militantëve politikë që u fut në polici.

Këto efektivë pas shkollimit bazë kanë kurse aftësimi, mendoj që nuk është kryer. Të gjitha këto hallka kanë munguar dhe arrijmë në atë ngjarje. Përgjegjësia është individuale, por duhet pranuar se policia është kthyer në një armatë militantësh, oficerët e ushtrisë pastaj që zoti Lleshaj i futi në polici. I bie rreth 1 mijë e 200 persona nga ushtria që futen në polici. Kam respekt, por ata janë përgatitur për diçka tjetër jo për të qënë në polici”,- shtoi Prençi.

Video/ Këta nuk janë policë, por banditë! Pas dhunimit të dy rinjve në komisariat: “Të rraha se m’u tek k…” 

Dy të rinj u dhunuan barbarisht dje nga Policia e Bulqizës, në një video e cila u publikua gjerësisht edhe në portale, të denoncuar fillimisht nga dega lokale e Partisë Demokratike.

Në një video të re të plotë, të siguruar nga Fax News, shfaqet dhuna e plotë ndaj dy të rinjve nga policë të komisariatit të Bulqizës.

Një moment të videos, një nga të rinjtë e gjakosur, e pyet efektivin e policisë se pse e rrahu, ndërsa ky i fundit i përgjigjet se ‘Kështu iu tek k…’

“Më vrau, më vrau policia, policia e Bulqizës. Pse e vratë çunin, ishim në punën tonë në hallin tonë shife çfarë na keni bërë. Nuk kemi prek njeri me dorë ne. Këta janë kriminela, këta janë dhunusa. Urdhëro policia që duam, urdhëro policia e Bulqizës”, dëgjohet të thonë të rinjtë.

Kjo ngjarje fillimisht u mohua nga policia e Shtetit, por tashmë mësohet se pas publikimit të videos së plotë, ka reaguar SHÇBA e cila njofton se do të kryhet një hetim për këtë ngjarje të rëndë.

Ish-Drejtori i Policisë, Prençi: Ardi Veliu përgjegjësi për vrasjen e Klodian Rashës, Lleshaj…

Ish-drejtori i përgjithshëm i Policisë, Ahmet Prençi i ftuar në emisionin ‘’Kjo Javë’’ të Nisida Tufës në News24 nuk e lidh dorëheqjen e Lleshajt me vrasjen e Klodian Rashës.

Prençi thotë se Lleshaj prej muajsh shëtiste në Shqipëri me dorëheqjen në xhep, dhe pritej nga sot nesër. Sipas tij kjo vrasje i shërbeu Lleshaj që të ikë, por nuk ishte ai që duhet të mbante përgjegjësi për ngjarjen.

Sipas Prençit, ai që duhet të mbajë përgjegjësi të paktën morale është drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

‘’Unë dorëheqjen e Lleshajt s’e shoh të lidhur me ngjarjen. Ai shëtiste në Shqipëri prej muajsh me dorëheqjen në xhepaj, pritej o sot o nesër. Erdhi momenti dha dorëheqjen, por s’e lidh me ngjarjen. Është drejtues politik i MB, dhe realizon ato pikat, është menaxheri kryesor i saj. Nëse ka përgjegjësi qoftë dhe morale është drejtori i përgjithshëm i Policisë. Lleshaj gjeti rastin për të mbyllur historinë me MB.’’- tha Prençi.

Kreu i Vetëvendosjes tregon të tredhurit që sulmuan Vjosa Osmanin për llogari të Ramës

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë, Boiken Abazi, ka treguar me emra gazetarët, që kanë sulmuar Vjosa Osmanin, duke përdorur edhe epitete të papërshtatshme. Sipas kësaj lëvizje, ky sulm ndodh për llogari të Edi Ramës.

Në statusin e tij, Abazi i quan ata “mercenarë që i shërbejnë shefit të tyre, Edi Rama“.

“Disa “epitete” të përdorura këto 48 orë kundër Vjosa Osmanit, dhe burimet e tyre:

Gazeta Tema – “talebane”
Mero Baze (Gazeta Tema) – “jeniçere”
Frrok Çupi – “fluturake” + “majtiste ekstreme”
Dritan Hila – “shitëse buke”

Vjosa Osmani dhe Kosova nuk ka pse të mërzitet prej epiteteve dhe etiketave bosh të këtyre burrave të tredhur moralisht, politikisht e kombëtarisht. Ata thjesht i shërbejnë me zellin e mercenarit padronit të tyre të radhës, Edi Ramës, që u fsheh kur Vjosa Osmani tregonte të vërtetën mbi Serbinë”, shkruan Abazi.

Një ditë më parë Abazi kishte komentuar kështu: “Gabimi i pafalshëm i Vjosa Osmanit është se donte të bashkonte Kosovën me Shqipërinë në dënimin e gjenocidit serb ndaj shqiptarëve, pa marrë leje nga Vuçiçi. Edi Rama e ka shpjeguar disa herë, por (as) Vjosa Osmani nuk e ka kuptuar se Kosova me Shqipërinë bashkohen vetëm përmes Serbisë”.

Kujtojmë se pas vizitës së Vjosa Osmanit në Tiranë, ku u injorua nga kryeministri Edi Rama, por u prit me të gjitha nderimet nga opozita, një pjesë e mediave pranë pushtetit kanë nisur një sulm frontal ndaj saj.

Sugjerim gazetarit që çon ujë në mullirin e Ramës!

Nga Belind KELLIÇI
Sugjerim Adrian Thanos t’i kthehet gazetarisë.
Pak ditë më parë isha i ftuar në një emision televiziv për të diskutuar mbi vrasjen e Klodian Rashës dhe situatën aktuale të rinisë shqiptare. E prita me kënaqësi ftesën sepse do të flitej për të rinjtë dhe protestën e tyre që rrëzoi ministrin e brendshëm Lleshaj dhe zgjoi nervin e revoltës qytetare.
Si drejtues i forumit rinor opozitar më të madh në vend, më takonte të shprehja qëndrimin e të rinjve që më kanë zgjedhur t’i përfaqësoj, lidhur me disa çështje që prekin drejtpërdrejt moshat e reja. Është në natyrën time të jem dëgjues i vëmendshëm e mos të ndërpres fjalën e dikujt që nuk mendon si unë. Unë besoj te liria e fjalës, te shpirti kritik dhe mendimi ndryshe. Unë zgjedh të dëgjoj pa ndërhyrë në fjalën e tjetrit sepse besoj që duhet të dëgjojmë për të mësuar e jo për të replikuar. Kështu jam gatuar. E neveris zhurmën dhe mungesën e vëmendjes e respektit gjatë kohës që dikush shpreh mendimet e veta.
E kur hapësirën time për t’u shprehur e kufizon një gazetar, këtu problemi merr një tjetër dimension. Kryeredaktori i të përditshmes Dita, Z. Adrian Thano, jo vetëm ndërpriste e mësynte në kohën e të ftuarve të tjerë, por i lejonte vetes, nga komoditeti i të qenurit njeri “jopolitik”, të bënte përgjithësime politike duke na faturuar 30 vjet tranzicion politik. Jo më larg se dje, Thano na kushtoi një shkrim, i mbushur me etiketime personale e fyerje ndaj meje dhe zonjushës Floida Kërpaçi.
Duke qenë i bindur se Thano është ndjerë i detyruar dhe njëherazi i turpëruar nga ato që ka shkruar, dy fjalë i kam për të.
Së pari, gazetaria merret me fakte, citon burimet dhe jo opinionet e korridoreve partiake. Së dyti, gazetaria politike bën analiza politike, jo mitingje politike. Së treti, Shqipëria është demokraci pluraliste dhe jo dypartiake, që do të thotë se qytetari Thano që nuk e gjen veten në dy partitë e mëdha, gëzon të drejtën e anëtarësimit në partinë që simpatizon ose krijon forcën e vet politike dhe shtron alternativa (gjë që ia ka vështirësuar Kodi Zgjedhor i njëanshëm i miratuar nga Edi Rama dhe askush tjetër). Së katërti, gënjeve pa pikë turpi teleshikuesit kur the se yt bir kishte dëgjuar gjatë protestës thirrjet “Rroftë Sali Berisha”. Jo vetëm që s’ka patur thirrje të tilla, por edhe sikur një protestues të kishte thënë diçka të tillë, kjo nuk e zhbën kauzën e mijëra të tjerëve që mbushën sheshet për vrasjen me plumb pas koke të Klodian Rashës.
Unë e kuptoj mjaft mirë hallin tuaj për ta trajtuar këtë protestë si partiake. Rastis që kështu e trajton edhe partia në pushtet. Sa herë ka protestë kundër padrejtësive shtetërore, dalin plot analistë “të pavarur” si ju që thonë se protestat janë partiake, a thua se ka ndonjë ligj që i dënon anëtarët e partive të protestojnë si të tjerët!
Ju shfaqeni popullor në studiot televizive dhe flisni si i dikurshmi Zëri i Popullit, që rrekej të na mbushte mendjen se kush ngrinte krye, kush ankohej, bënte agjitacion e propagandë, bënte politikë kundër pushtetit. Pra, kur të rinjtë thonë se ka papunësi, ju thoni “këta bëjnë politikë”. Kur të rinjtë thonë se po largohen nga Shqipëria, ju dilni e thoni “Kjo është politikë. Ky fenomen po ndodh kudo në Europë”.
Rastësi që këto i thotë edhe kryeministri…
Së pesti dhe së fundmi, unë nuk kam qenë pjesë e qeverisjes demokratike 2005-2013. PD humbi zgjedhjet, tranzicioni i pushtetit u bë plotësisht paqësor, forca ime politike kaloi në opozitë dhe kryetari i saj Sali Berisha dha dorëheqjen nga çdo funksion partiak, duke i hapur kësisoj rrugë ristrukturimit të plotë partisë. Ndaj zotëri, unë jam pjesë e strukturave të PD që bëjnë opozitë, dhe ju pëlqen apo jo, ne sot jemi alternativa më e madhe në zgjedhjet e ardhshme. Mbështes dhe besoj tek PD sepse anëtarësoi vendin në KE, NATO, mundësoi lëvizjen pa viza, ndërtoi rrugë aty ku dhia zbriste me frena dore. Mbështes PD sepse PD mbështet të rinjtë. Mbështes protestat sepse protesta tregon qytetari dhe civilizim.
Unë i shërbej të rinjve, Shqipërisë dhe e bëj në nderin tim dhe të familjes sime. Ju keni edhe 4 muaj kohë të çoni ujë në mullirin e Ramës, pastaj kthejuni gazetarisë.

Berisha denoncon skandalin: Organet e Vettingut i kërkojnë AKEP mbylljen e portaleve që denoncojnë korrupsionin e Ramës

Edi Rama vazhdon synimin e tij për të vendosur në censurë portalet të cilat denoncojnë korrupsionin e qeverisë së tij/ Rama mësohet se do t’i kërkojë AKEP-it, bllokimin e portaleve dhe të rrjeteve sociala që publikojnë të dhëna mbi korrupsionin e tij.

Denoncimi është bërë publik edhe nga ish-kryeministri Berisha, i cili i referohet denoncimit të një punonjësi të Vettingut.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Breaking News!

E padëgjueshme! Edvin Kristaq Xhelati përdor vetingun për të vendosur censurën!!

Miq, Organet e vetingut me urdhër të Edvin Kristaq Xhelatit do ti kërkojnë AKEP-it të Partise censurën, bllokimin e portaleve dhe të FB që u nxjerrin atyre korrupsionin dhe të palarat! Turp dhe faqe e zezë!

Lexoni denoncimin e punonjësit dixhital.sb

Pershendetje dr jam punonjes nga sistemi i vetingut desha te ju informoj se me urdher nga larte thuhet vet nga Edvini organet e Vetingut te diskretituara nga akuzat e bazuara drejte tyre per veprimtarine tyre korruptive do ti kërkojnë AKEP dhe FB mbylljen e disa llogarive dhe portaleve të cilat po ia çjerrin maskën aureolës fake të procesit, me pretendimin e qarkullimit të lajmeve të rreme për reformën.

Basha: Grafiku i Indeksit për Zhvillim tregon qartë qeverisjen e dështuar të Ramës. Mjaft më! Koha për ndryshim

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas publikimit të Indeksit të Zhvillimit Njerëzor që e radhit Shqipëinë në vendet me indeks moszhvillimi.

Basha shkruan se, grafiku i këtij raporti të përvitshëm tregon se, gjatë qeverisjes së dështuar të Ramës, Shqipëria vazhdon të mbetet në vend-numëro

“Shqipëria ka bërë hapa mbrapa me Ramën. Indeksi i Zhvillimit Njerëzor (Human Development Index) në rastin e Shqipërisë duhet quajtur indeksi i moszhvillimit dhe ngecjes.

Grafiku shumëvjeçar i këtij raporti të përvitshëm të nxjerrë prej Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) demonstron qartë se gjatë viteve të qeverisjes së dështuar të Ramës, Shqipëria është në amulli apo “në vend-numëro”. Mjaft më. Është koha për ndryshim”, shkruan Basha.

PD ankimon vendimin e Prokurorisë për dosjen 184: Hajdutët e zgjedhjeve do të përballen me ligjin!

Partia Demokratike njoftoi se do të ankimojë vendimin e Prokurorisë për dosjen 184 të manipulimit të zgjedhjeve në Dibër. Për këtë arsye, Partia Demokratike i kërkoi Prokurorisë dosjen e plotë 184 dhe vendimin e saj për këtë çështje. Pas kësaj, i hapet rruga ankimimit të çështjes në gjykatë.

Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, e bëri kërkesën me cilësinë e kallëzuesit 4 vjet më parë të krimit të blerjes së zgjedhjeve në Dibër.

Kërkesa e PD

Partia Demokratike do të ankimojë vendimin e Prokurorisë për dosjen 184 të manipulimit të zgjedhjeve në Dibër.

Për këtë arsye, Partia Demokratike i kërkoi Prokurorisë dosjen e plotë 184 dhe vendimin e saj për këtë çështje. Pas kësaj, i hapet rruga ankimimit të çështjes në gjykatë.

Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, e bëri kërkesën me cilësinë e kallëzuesit 4 vjet më parë të krimit të blerjes së zgjedhjeve në Dibër.

Partia Demokratike theksoi se drejtësia nuk bëri drejtësi me dosjen 184 dhe pushimin e çështjes për urdhëruesit e manipulimit të zgjedhjeve, duke nisur me Edi Ramën.

“Hetimi, i nisur mbi bazën e kallëzimit të PD zgjati me shumë se 4 vjet, me synimin taktik të paligjshëm për te tejkalusr afatet proceduriale për të shmangur ndëshkueshmërinë e personave, që kanë kryer krime elektorale”- thuhet në kërkesën e dërguar nga Sekretari i Përgjithshëm i PD.

PD shpreh edhe një herë bindjen se hajdutët e vërtetë të zgjedhjeve duhet të përballen me ligjin, në çdo kohë dhe kushdo qofshin!

Paloka paralajmëron Ramën: Po preke votat në 25 prill do të duken revoltat e të rinjve si balet klasik…

Nënkyretari i PD, Edi Paloka, i ka dhënë një paralajmërim të qartë Kryeministrit Edi Rama, lidhur me zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Paloka shprehet se, nëse Rama do tentojë me mënyrat e tij të deformojë vullnetin tanimë të qartë të shqiptarëve, atëhere të jetë i bindur se ajo çfarë pa me revolten e të rinjëve këto ditë, do t’i duket si shfaqje baleti klasik.

Në një intervistë për Koha Jonë, Paloka thekson se, opozita e bashkuar po studion formulën e daljes në zgjedhje, me qëllim që asnjë votë e opozitës të mos humbasë për shkak të akrobacive dhe hileve të Ramës.

“Besoj që shumë shpejt do të bëhet publike kjo formulë , po e rëndësishme është që në 25 prill , pavarësisht formulës dhe taktikave që do të ndjek opozita, do të kemi një përballje mes një Ramë të vetmuar dhe një populli të bashkuar rreth opozitës me të gjerë në historinë e 30 vitëve”, thotë Paloka.

Intervista e nënkryetarit të PD, Edi Paloka për KOHA JONE

Pyetje 1: Komenti juaj i shkurtër për mbylljen e dosjes së Dibrës; a do të ketë mundësi PD ta rihap pasi të vini në pushtet bashkë me LSI?

Edi Paloka: Për mua nuk kishte asnjë surprizë në konkluzionet e prokurorisë për dosjen 184. Nga momenti kur SPAK filloi ping-pongun me këtë dosje, u bë e qartë se e ashtuquajtura “drejtesi e re” nuk ishte gjë tjetër veçse një drejtësi e kapur nga Rama .

Sigurisht ky akt qesharak i prokurorisë , nuk mund t’i verë kapakun një skandali të tillë. Ne jo vetem nuk do e lëshojmë këtë çështje por do kërkojmë të mbajnë përgjegjesi penale dhe ata që me vullnet të plotë e penguan. Sa për informacion, dje lexova komentet e prokurorit që e kishte hetuar fillimisht këtë dosje dhe që ja kishin hequr. Ai deklaronte hapur se e kishin penguar pushtetarët, madje dhe disa “të huaj që nuk donin që çështja të hetohej”. 

Pyetje 2: PD do të dalë me një listë kandidatësh të përbashkët në zgjedhje apo në dy koalicione opozitare?

2- Lidhur me formulen e daljes së opozitës së bashkuar, në zgjedhje, po studjohet zgjidhja më optimale, me qëllim që asnjë votë e opozitës të mos humbasë për shkak të akrobacive dhe hileve të Ramës. Besoj që shumë shpejt do të bëhet publike kjo formulë , po e rëndësishme është që në 25 prill , pavarësisht formules dhe taktikave që do të ndjek opozita, do të kemi një përballje mes një Rame të vetmuar dhe një populli të bashkuar rreth opozitës me të gjerë në historinë e 30 vitëve.

Pyetje 3: Nëse Rama prek zgjedhjet me 25 prill çfarë ndodhë në Shqipëri?

3- Nëse Rama do tentojë me menyrat e tij të deformojë vullnetin tanimë të qartë të shqiptarëve, atëhere të jetë i bindur se ajo çfarë pa me revolten e të rinjëve  këto ditë , do ti duket si shfaqje baleti klasik.