13.5 C
Tirana
E mërkurë, 19 Nëntor, 2025

Gënjeshtrat e Ramës & Co

Nga Tritan SHEHU

Genjeshtrat e Rames i kane “kembet e shkurtera”!

Serbia, nje vend i vogel i Ballkanit te henen fillon vaksinimin e popullesise me Vaksinen Pfizer!

Rama & Co prej javesh kerkojne te na mbushin mendjen se vende si ne nuk mund te kontraktonin direkt me kompanite prodhuese te vaksinave.

Por ja qe ishte ashtu si ne ja kerkuam prej shtatorit, mundej, kur Rama atehere vecse pergjigjej me ironi!

Mashtrime e genjeshtra keto te atij dhe “oborrit” qe e rrethon, por qe tashti e kane lene Shqiperine jo vetem pa vaksina, por dhe pa asnje kontrate.

Serbia qe eshte treguar e pergjegjeshme ka kontraktuar prej muajsh me Pfizer, ndertoi infrastrukturen e vaksinimit dhe te henen fillon procesin, si e gjithe Europa.

Ndersa ne sot presim ne nje radhe te gjate, me keq se vendet e Afrikes nga Covax; shume nga ata kane mbyllur edhe kontrata te vecanta me prodhuesit.

Presim me shprese qe nga solidariteti te na japin dicka partneret, por dhe kjo e dyshimte perderisa nuk kemi ngritur asnje infrastrukture adeguate.

Nderkaq Rama me nje “torbe” bosh kerkon te fshehe te verteten mbas genjeshtrave, tellalleve te tij apo mbas ndonje fotografije ne nje ekspozite!

Kthehet nga Gjermania dhe i bashkohet protestës në Shkodër: Babës tim i çojnë sms dhe e heqin nga puna 

Një grup qytetarësh dolën sot për të protestuar në mënyrë paqësore në Shkodër, pas vrasjes së të riut Klodian Rasha nga një punonjës i Policisë së Shtetit. Një prej të rinjve që ishte në protestë, tregoi për Fax news se vetëm këtë të shtunë ishte kthyer nga Gjermania, dhe në vend që të qendronte me prindërit e tij, zgjodhi që të dilte në shesh.

“Pyetja duhet të jetë se pse nuk protestojnë të gjithë shqiptarët, të gjithë kanë nga një arsye që të protestojnë çdo ditë, shkaku më i fundit ka qenë dhe më i rëndi. Ne ndihemi të dhunuar jo vetëm nga Policia, por nga i gjithë sistemi, njerëzit kanë frikë që të flasin fjalën e lirë, do shkojmë në shtëpi me njëfarë frike, se prindërve mund t’iu bëjnë telefonata ‘shiko djali juaj ka qenë dhe ti ikën nga vendi i punës.

Të shtunën jam kthyer nga Gjermania, pasi studioj atje, unë nuk mund të qendroj në shtëpi të shijoj festat, por nuk mund të jemi kokëulur. Arsyeja kryesore se pse njerëzit nuk dalin në protestë, është ajo se kanë frikë për vendin e tyre të punës”, u shpreh i riu.

Protesta e sotme në Shkodër ishte tërësisht paqësore, dhe me një prezencë më të pakët të qytetarëve se ajo e javës së kaluar. Në fundin e protestës dy të rinj u shoqëruan nga ana e Policisë për shkak se iu gjetën shishe benzine me vete. Më pas qytetarët u shpërndanë paqësisht.

Këmbanë alarmi që duhet ta dëgjojë çdo shqiptar

Nga Elona CASLLI

Riprodhimi i këndeve të emulacionit në faqet e kabinetit qeveritar aktual, është një këmbanë therëse alarmi që duhet ta dëgjojë çdo shqiptar.

Mjafton të vizitosh faqen e Ogerta Manasterliut (për fat të keq Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale), faqen e Evis Kushit ( për fat të keq Ministre e Arsimit) faqen e Edi Ramës (për fat të keq Kryeministër i Shqipërisë) dhe do të vësh re dendur, kënde emulacioni që nuk bëjnë gjë tjetër veçse riprodhojnë mentalitetin e realizmit socialist.

Nuk ndodh në asnjë vend evropian, që një Ministre e Arsimit, një Ministre e Shëndetësisë apo një Kryeministër, të shprehë një falenderim të personalizuar për një mësues apo për një mjek.

Ky fakt mund të verifikohet me shumë lehtësi. Mjafton të vizitoni profilet e ministrave dhe kryeministrave përkatës në Evropë dhe nuk do të gjeni asnjë falenderim apo mirënjohje të personalizuar, për faktin e thjeshtë se mësuesia apo mjekësia nuk mund të mbajë fytyrën e një individi të vetëm.

Qoftë mësuesia dhe qoftë mjekësia nuk kanë fytyrë, për sa kohë kemi mësues dhe mjekë nga veriu në jug të cilët punojnë në kushte të vështira dhe aspak dinjitoze dhe nuk bëjnë zhurmë askund në rrjete sociale dhe nuk dalin në fotografi çdo ditë që shkojnë në pavion.

Fatkeqësia në këtë rast është që personazhet që dalin në këndin e emulacionit, gëzohen më shumë se një fëmijë dy vjeç kur i jep lodrën e munguar.

Burra dhe gra në moshë, papritur tkurren në fëmijë dhe ndihen aq të vlerësuar që kanë dalë në tezgën e panairit të ministres apo të kryeministrit, sa nxitojnë të shpërndajnë postimin e këtyre të fundit, ku shfaqet emri dhe foto e të dalluarit.

Përkëdhelja e sedrës për të dalluarit, vazhdon me komentet që vërshojnë si lum i dalë nga shtrati, poshtë këndit të emulacionit, ku formulime tipike të realizmit socialist të llojit- Lum Shqipëria që të ka; Nderim për këtë figurë të lartë të kombit” etj. t’i qërrojnë sytë dhe të pickojnë në zemër, pasi lexohet qartë se kjo shoqëri nuk është ndarë mendërisht nga mentaliteti enverian.

Një ministre është krejt e lirë të shprehë mirënjohjen kundrejt stafit pedagogjik apo stafit mjekësor në vend, pasi janë ata që mbajnë peshën më të rëndë të kësaj shoqërie, por këtë duhet ta bëjë jo duke nxjerrë në tezgën e panairit një emër të përveçëm, por një falenderim dinjitoz të përgjithshëm.

Tezga e panairit në Feisbuk apo këndi i emulacionit me emra të dalluarish është një fyerje e drejtpërdrejtë për vetë të dalluarin apo të dalluarën dhe për çdo taksapagues shqiptar.

Post Scriptum- Kush do të shfaqet nesër në këndin e emulacionit?!

“Strategët” e një lufte të humbur ndaj Covid-19

Nga Erion DASHO

Pasi ju dogj karta e “vendit me numrin më të ulët të vdekjeve”, ministria dhe komiteti anti-COVID nuk kanë pushuar së kërkuari argumentet e radhës që duhen për të bindur shqiptarët se gjthça po shkon vaj, se ata dhe të afërmit e tyre nuk po sëmuren dhe nuk po vdesin nga COVID dhe se financat e tyre nuk po rrënohen duke blerë gjithçka vetë nisur nga testet dhe duke përfunduar tek bombolat e oksigjenit apo çarterat e Turqisë.

Përveç demagogjisë me testet e shpejta dhe rendjes pas vaksinës iluzive (ku vetë kryeministri mori rrugët e botës duke u shndërruar në një personazh qesharak), një nga frazat klishe që dëgjohen më shpesh është “kemi një strategji”! Sipas ministres, zëvendësministrave dhe komitetsave kjo administratë ka patur ose ka për gjithçka një strategji!

Strategjia e impaktit, strategjia e rihapjes, strategjia e çeljes së shkollave, strategjia vjeshtë-dimër, strategjia e testimit dhe strategjia e vaksinimit janë vetëm disa nga dokumentet që tunden me krenari në foltore, emisione televizive dhe konferenca shtypi nga aparatçikët e qeverisë dhe takëmi i servilëve rreth tyre.

Por si qëndron e vërteta?

Në ministri dhe komitet paaftësia është ulur këmbëkryq. Jo strategji, por as një udhëzim për të qenë nuk janë në gjendje të hartojnë militantët e mbledhur rreth ish-informaticienëve dhe ish-kimistëve të dështuar që kanë tetë vjet që drejtojnë ministrinë. Ministria e shëndetësisë sot ka vetëm dy mjekë të punësuar, një prej të cilëve (specialist i nderuar) ka mbushur tashmë moshën e pensionit dhe vazhdon të kontribojë në formë sadakaje i rrethuar nga një det paaftësie.

Ato që aparatçikët dhe komitetsat quajnë “strategji”, në fakt janë ca shkresa të përkthyera shkel e shko nga anglishtja, gjermanishtja, madje edhe nga kinezçja. Në “strategjitë” dhe “protokollet” që u tunden para syve të shqiptarëve çdo natë janë përmendur edhe institucione të mjeksisë tradicionale kineze duke u bërë objekt tallje e humori midis ekspertëve të vërtetë të fushës.

Por ajo që i ka karakterizuar të gjithë “strategjitë” e ministrisë dhe komitetit ka qënë fakti se asnjë rresh i shkruar në to nuk ka parë dritën e zbatimit. Gjithçka ka nisur dhe ka mbetur në letër. Nuk mund të përkthesh dokumente të OBSH-së dhe të mos kesh të gdhendur në to “mantrën” tashmë të stërnjohur testo-gjurmo-trajto! Mjafton niveli afrikan i testimit dhe gjurmimit si dhe sistemi kaotik i trajtimit për të rrëzuar çdo “strategji” të pretenduar anti-COVID të qeverisë shqiptare.

Mbi të gjitha, mjafton të shohësh sot shtëpitë e shqiptarëve të kthyera në spitale të improvizuar, mijëra vdekjet (ku 1 mijë vdekjet e raportuara përbëjnë vetëm majën e ajsbergut) dhe mbi 100 milionë dollarë të shpenzuar nga xhepat e qytetarëve, për të kuptuar se “strategët” kanë dështuar me turp.

Në fakt, “strategjitë” e sotme të ministrisë dhe komitetsave janë reminishenca të “pllaneve” bombastike dhe megalomane me të cilat shqiptarët u mashtruan 45 vjet rresht. Madje erdhi një kohë kur të vend të bukës servireshin “pllanet” që arritën të mashtronin deri edhe OBK-në që akordonte çmimin e ushqimit për një popull në uri.
E njëjta gjë po ndodh sot me historinë dikur tragjike që po përsëritet si tragjikomedi. Rezultati fatkeqësisht është i njëjti, me diktatorucë megalomanë që jetojnë në një botë iluzive dhe një popullatë që vuan dhe vdes.

Vetëm se kësaj here, kur epidemia të ketë kaluar, sigurisht që autorët e saj, të ashtuquajturit “strategë”, do të thirren të japin llogari për dëmet e jashtëzakonshme që i kanë shkaktuar jetës, shëndetit dhe ekonomisë së qytetarëve shqiptarë!

Berisha: Skandal i ri ndërkombëtar i Edvin Drogës, zbulohet segment tjetër i rrjetit mafioz Tiranë – Bruksel!

Nga Sali BERISHA

Skandal i ri ndërkombëtar i Edvin Drogës! Paratë e tij të drogës bëjnë kërdinë. Zbulohet segment tjetër i rrjetit të strukturuar mafioz Tiranë- Bruksel.

Pas ndrikull Romana Vllahutin, e cila blinte me katërfishin e çmimit për metër katror, rezidencën e delegacionit të BE në Tiranë, del dhe Ndrikull Calavera bashkëpunëtore Edvin Drogës.

Ajo, sipas mediave të mirëinformuara të Brukselit, në një akt të pastër korruptiv për llogari dhe me kërkesë të Edvin Hajdutit dhe në kundërshtim flagrant me qëndrimet zyrtare publike të zyrtarëve më të lartë të Komisionit dhe Parlamentit Europian, ka shfrytëzuar postin dhe i ka telefonuar Komisionit të Venecias duke i kërkuar që të mos shqyrtojë kërkesën e Presidentit të Shqipërisë për ligjin zgjedhor.

Ndërkohë që zyrtarët më të lartë të Komisionit Europian, Parlamentit Europian por edhe të Bundestagut i bënin thirrje publike Edvin Drogës që të mos votojë ndryshimet në Kodin Elektoral por të presë mendimin e Komisionit të Venecias për këto ndryshime.

Rikujtoj këtu se Calavera, drejtoreshë për Ballkanin Perendimor gjithashtu drejton Grupin Ndërkombëtar të Monitorimit të procesit të Vetingut, proces për të cilin flitet se paguhen shuma marramendëse parash të zeza.

Fjalet e ndrikull Calavera dhe jo ato të Komisionerit për Zgjerim, as dhe kryetarit të AFET-it të Parlamentit Europian, citohen në fjalimet e Edvin Kristaq Drogës si direktiva apo kërkesa të Komisionit Europian për Shqipërinë.

E përshëndes Komisionin e Venecias për refuzimin e kërkesës korruptive të Ndrikull Calaveros dhe rrjedhjen e kësaj kërkese në media.

I bëj thirrje Komisionit Europian në përputhje me standartet e tij etike ta hetojë dhe largojë zonjën Calavera nga detyra që mban dhe të hetojë lidhjet e saj toksike për detyrën që mban me Edvin Drogën.

Këtu më poshtë keni artikullin e të përditshmes së Brukselit “New Europe” kushtuar problemeve të mësipërme, që mund ta lexoni sipas dëshirës.

Calavera, sabotim ndaj shefit të saj në Komisionin Evropian apo thjesht flirtimi me cubin e Ballkanit, Edi Rama?

Nga Kassandra/ Gazeta New Europe/www.neweurope.eu.

Komisioni i Venecias, një organ i shquar i juristëve të Këshillit të Evropës, po merret që prej vitit të kaluar me shumë çështje nga Shqipëria; mjaft për të fituar me humor nga diplomatët e BE-së nofkën “Komisioni i Tiranës”. Më shumë se kushdo tjetër është Luigi Soreca, kreu i Delegacionit të BE-së në Tiranë, i cili kohët e fundit ka bërë fushatë në një mënyrë aspak diplomatike që autoritetet shqiptare të bëjnë dy emërime në Gjykatën Kushtetuese të vendit, jo më vonë se Dita e Shën Silvesterit, pra më 31 Dhjetor.

Aktualisht ka një pezullim tre-vjeçar si të Gjykatës Kushtetuese ashtu edhe të Gjykatës së Lartë në Shqipëri për shkak të një reforme në drejtësi të ndërtuar keq dhe zbatuar dobët. Kjo ka krijuar një vakum midis pushtetesh që po plotësohet me nxitim nga një kryeministër i etur për pushtet i cili po përballet me akuza për autoritarizëm, korrupsion dhe bashkëpunim me krimin. Kjo mungesë e pushtetit të tretë, siç është drejtësia, është një arsye për rritjen e polarizimit politik pasi shumë çështje të ndjeshme presin gjykimin e tyre.

Kjo nga ana tjetër shpjegon pse kaq shumë çështje shqiptare dërgohen në Komisionin e Venecias. Diplomatëve shakaxhinj u duhet kujtuar se BE luajti një rol mbi kompetencat e saj në reformën në drejtësi në Shqipëri dhe se ata mbajnë disa përgjegjësi për funksionin e ri dublues të Komisionit të Venecias. Ne do të dëshironim të besonim se kjo përgjegjësi morale shpjegon thirrjet e përjavshme të Soreca-s për emërimet gjyqësore. Burimet tona në Bruksel dhe në delegacion, na tregojnë mbi përpjekje për të përmbushur një kusht kryesor për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit në BE. Edhe nëse emërimet ndodhin në javët e ardhshme, pjesa më e madhe e ekspertëve besojnë se Gjykata Kushtetuese ende nuk do të jetë funksionale, por kjo mbetet për një artikull tjetër.

Javën e kaluar, Komisioni i Venecias miratoi opinionin e tij mbi ndryshimet e fundit kushtetuese shqiptare të cilat prekin sistemin zgjedhor. Ishte një denoncim ndëshkues i abuzimit të Edi Ramës për përdorimin e situatës me qëllim rritjen e shanseve të tij në zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit.

Ajo që nuk i është thënë publikut është se ideja e dërgimit të çështjes në Komisionin e Venecias erdhi nga maja e Komisionit Evropian. Oliver Varhelyi, Komisioneri i Zgjerimit, vizitoi Tiranën në 7 Tetor dhe takoi Presidentin Ilir Meta sikurse edhe zyrtarë të qeverisë dhe opozitës. Burimet tona na tregojnë se ai sugjeroi Venecian si një rrugëdalje nga ngërçi i krijuar nga ndryshimet arbitrare kushtetuese të Ramës. Meta i shkroi Venecias më 21 tetor, por deri më tani, nuk mund të theksohet më shumë përveç faktit të një Komisioneri që vuri në zbatim diplomacinë dhe drejtësinë duke u përpjekur të ndihmojë në zgjidhjen e një ngërçi politik në një vend të Ballkanit Perëndimor.

Ky është, sigurisht, një zhvillim i mirëpritur duke marrë parasysh paraardhësit e tij të deklaruar pro-Ramës. Sidoqoftë, ajo që alarmoi Kasandrën (autorin e këtij shkrimi) ishte informacioni që një zyrtare e Komisionit e quajtur Genoveva Ruiz Calavera, e cila shërben nën Varhelyi si drejtoreshë për Ballkanin Perëndimor, telefonoi Komisionin e Venecias. Ajo kërkoi që kërkesa e Metës të refuzohej. Qëndrimi i saj ishte që Komisioni të rekomandojë ndryshimet ligjore dhe Parlamenti Shqiptar t’i miratojë dhe të veprojë sipas tyre. Kjo do të rrezikonte zgjedhjet e Prillit dhe pasqyronte në mënyrë të përsosur argumentin publik të Ramës.

Kassandra beson qëndrimin e Presidentit Meta dhe Komisionerit Varhelyi se kthimi në formulën zgjedhore tashmë të ndryshuar nuk do t’i prishte zgjedhjet e Prillit. Kërkon një pjesë të thjeshtë ligjore efekti i së cilës do të ndodhë vetëm pas numërimit të votave. Sidoqoftë, pa një analizë të thellë, ne nuk do të mbanim një qëndrim të prerë për këtë çështje.

Varhelyi u përplas publikisht me Ramën në dy raste të veçanta teksa ai i bëri thirrje këtij të fundit të mos kryente ndryshime ligjore para se të dilte opinioni i Komisionit të Venecias. Shumë politikanë të tjerë të BE-së u bashkuan me këtë thirrje, por Rama zgjodhi t’i injorojë. Ne kemi shkruar pikërisht për këtë çështje gjashtë javë më parë dhe theksuam ftohjen midis Ramës dhe niveleve të larta institucionale të BE-së.

Ne të gjithë e dimë nga vite të tëra të përvojës së mëparshme që zyrtarët e Komisionit që injorojnë qëndrimet e shefave të tyre politik në Kolegjin e Komisionerëve janë monnaie courante (allishverish) në Bruksel. Sidoqoftë, ne mendojmë se është shokuese që Calavera veproi sipas kokës së vet me Komisionin e Venecias, duke ditur situatën e këtij konflikti. Kjo përbën një akt të pazakontë sabotimi dhe madje edhe një mosbindje të hapur pasi ajo duhet ta ketë ditur që “Venecianët” do të flisnin.

Ne mund të dëshirojmë të spekulojmë për arsyet e saj, por nuk do donim të arrinim shpejt në konkluzione. Neë Europe ishte e para dhe e vetmja gazetë kryesore evropiane që zbuloi korrupsionin e Romana Vlahutin, paraardhëses së Soreca-s në Tiranë. Disa shuma të majmura me para të ruajtura mënjanë do t’i kishin inkurajuar veprimet e saj pro-Ramës, por ajo ishte haptazi e njëanshme që në fillim të punës së saj në Delegacion Europian në Tiranë dhe gjithashtu tolerohej nga selia e saj qendrore.

Deklaratat publike të Calavera, përfshirë ato në Parlamentin Evropian, gjithashtu mbajnë erë të një “Ramaizmi” të qartë. Ajo drejton monitorimin ndërkombëtar të procesit të vetingut, e cila është shtylla kryesore e reformës shqiptare në drejtësi, që tashmë po kritikohet gjithnjë e më shumë. Ndoshta arsyet mund të gjenden atje. Ne ende nuk e dimë, por nuk do të përjashtonim një mundësi të tillë të besueshme në hetimet tona të ardhshme.

Duke iu përmbajtur fakteve të njohura, ne e konsiderojmë këtë një çështje të shkeljes së besueshmërisë për Komisionin Evropian. Komisioneri Varhelyi premtoi gjatë emërimit e tij se do të rivendoste besimin në procesin e zgjerimit. Nëse ai nuk arrin të rivendosë kontrollin në departamentin për të cilin është përgjegjës, do të ishte shumë e vështirë për të që ta përmbushë premtimin e tij të parë.

“Ça ju kena ba mor”/ Policia tmerrohet edhe nga protesta paqësore në Shkodër, arreston dy të mitur

Në qytetin e Shkodrës po protestohet në mënyrë paqësore, ku të rinj me pankarta në duar kërkojnë dorëheqjen e Drejtorit të Policisë dhe të Kryeministrit Edi Rama.

Një protestues më në moshë, Gjergj Çuni ka ngritur zërin me forcë përpara prefekturës së Shkodrës, duke kërkuar drejtësi dhe mbajtur flamujt e Shqipërisë dhe të BE dhe në fund, pasi ka shprehur indinjatën e tij, ai iu është drejtuar me dashamirësi policëve që ruanin godinën.

Një incident ka ndodhur, pasi Policia ka ndjekur në një rrugicë dy të rinj dhe i ka neutralizuar, por që deri pak më parë nuk dukej se kishin lidhje me protestën paqesore qytetare.

Më poshtë janë pamjet e momenteve kur një patrullë fut në makinën e policisë dy të rinjtë, njëri prej të cilëve pyet, “ça ju kena ba mor”.

Gjeneral Ahmetaj: Të riun dhe demokracinë në Shqipëri e vrau arroganca e sistemit të gjithëditurit dhe gjithëpushtetshmit

Gjeneral Piro Ahmetaj shkruan në një postim në Facebook se, të riun Klodian Rasha dhe demokracinë në Shqipëri e vrau arroganca e sistemit.

“Më troç: “Të riun dhe demokracinë në Shqipëri e vrau arroganca e sistemit të gjithëditurit, Gjithëpushtetshëmit nëmos te derguarit nga vetë Allau”!, shkruan Gjeneral Ahmetaj.

Postimi i plotë i Gjeneral Ahmetajt në Facebook

Të dashur bashkëAtdhetarë 🇦🇱, #Sëpari, ju #falënderoj🙏”emër për emër” për mijëra mesazhet lidhur me oponencën-revoltë (#bashkëlidhur) të #publikuar gjerësisht në media, gazeta, portale, etj brënda & jashtë vendit, si dhe ju #siguroj se vlerësimet & rezervat janë konsideruar njësoj, me #respekt dhe #pëgjegjshmëri. #Sëdyti, në përgjigje të kërkesës suaj, po e ri-ndaj si status në fb, dhe me këtë rast po qartësoj edhe #4mesazhet kryesore:

1 #tëndjerinKlodian nuk e #vrau Polici që tërhoqi kembzën e armës së shtetit, por fryma e dhunës pushtetit ndaj qytetarëve &kamikazët që prodhon sistemi i “PM të #Gjithëditur, #GjithëPushtetshëm, nëmos vetē i #dërguariAllaut”!

2. #standarti i PM për përzgjedhjen e drejtuesit të institucioneve më me peshë për Sigurinë e qytetarëve (MB & MM) është i #frikshëm & #poshtërues për Shqiptarët !!

3. #Dorëheqja është #standardperëndimor si dhe #aktfisnik i përgjegjshmërisë shtetëtërore ndaj jetës së #qytetarëve dhe stabilitetit #demokratik të shoqërisë”!!! #Dorëheqja, nuk ka asnjë lidhje me regjimet dhe as me Shqipërinë e gjunjëzuar nga arroganca e #UdhëheqësitSuprem, #oligarkët, #garda e sekserëve kamikazë të pushteteve, ose të 3-ja së bashku !!

4. #Përpjekjeve tinzare për të #diskretituar #komunitin e ushtarakëve (mbi sekt-rastet që përmenden në opinion), ose pikëpyetjen: “a kanë të drejtë #ushtarakët të angazhohen në #politike?!”, e gjej të shëmtuar, cinike, mjerane, dhe kështu ftoj koleget që ta #përçmojmë me neveri !!! Duke ju uruar fundajvë sa më të këndshme,
🙏
me respekt 🙏 PA

https://www.rd.al/2020/12/16/drejtesi-per-paqen-e-te-vrarit-nga-armet-shtetit-fryma-dhe-kamikzet-e-te-gjithepushtetshmit-rama/?amp=1 

Lleshajt nuk i del inati me Ramën, zbulon prapaskenat e zëvendësimit të tij me Çuçin

Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka zbuluar prapaskenat e zëvendësimit të tij pas largimi si ministër i Brendshëm. Në ato pak fjalë që tha pas dorëzimit të detyrës, në prezencë të Kryeministrit Rama, Lleshaj rrëfeu se emërimi i Çuçit në këtë Ministri ishte bërë pa dëshirën e tij, por vetëm se ishte kërkuar nga Kryeministri Rama, shkruan sot Panorama. “Besoj se sot nuk është koha e një bilanci. Dua të falënderoj Kryeministrin, pasi më ka besuar kur nuk njiheshim mirë.

Më ka besuar apriori. Dua ta falënderoj me shpresën se nuk është i zhgënjyer. Falënderoj çdo punonjës të Policisë së Shtetit me të cilin jam identifikuar me koshiencë të plotë dhe besoj se duhet të identifikohemi të gjithë. Ata janë karta jonë e identitetit përpara qytetarëve. Besoj se është bërë një zgjedhje e mirë me pasardhësin, sepse është një brengë e madhe se kujt do t’ia lë çelësin.

Nëse pasardhësi vjen në atë post pa dëshirën e tij, pra nëse nuk është një person që vdes për t’u bërë ministër, nuk do t’i jepja asnjë këshillë, sepse puna do të shkonte vërtet mirë. Pra, nëse nuk vjen me një etje të madhe për t’u bërë ministër, punët do të shkojnë mirë. E kam çekuar se ka ardhur pa dëshirën e tij, pra pa pasur një plan për të ardhur.

Jam i lumtur që ka ardhur Bled Çuçi për të shërbyer dhe jo për t’i shërbyer! Është një institucion jetik për të ardhmen e vendit tonë”, u shpreh Lleshaj, i cili u shoqërua me një reagim gati ironik nga Kryeministri. “Ka ardhur pa dijeninë e tij, jo pa dëshirën dhe nuk ka pasur as mundësinë ta thotë se sa dëshirë ka”, tha Rama, duke shpjeguar se e ka emëruar Çuçin pa i marrë as mendimin nëse e bën dot punën në krye të Ministrisë së Brendshme.

DORËHEQJA

Duket se dorëheqja e ministrit Lleshaj ka qenë më shumë e kërkuar nga Kryeministri Rama. Ishte Rama që e deklaroi më parë dhënien e dorëheqjes nga ministri i tij, menjëherë pas kthimit nga SHBA-ja e më pas Lleshaj bëri publik në rrjetet sociale arsyet e saj.

Por këtë e përforcojnë dhe deklaratat, si të ministrit, ashtu dhe Kryeministrit për marrëdhënien mes tyre. “Nuk ka pasur askush për të më hequr qafe, pasi nuk hiqem lehtë qafe. Nuk kam pasur asnjëherë marrëdhënie të ngrohta me Ramën, pasi nuk mbaj me asnjë marrëdhënie të ngrohtë. Marrëdhënia ime me të ka qenë profesionale dhe ashtu ka mbetur. Shumë profesionale dhe e pacenuar nga ndonjë gjë tjetër”, u shpreh Lleshaj një javë më parë. Ndërsa Kryeministri Rama tha se bashkëpunimi me të nuk ka kaluar pa diferenca në mendime.

“Unë jam këtu për të dëshmuar kalimin e stafetës nga Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, me të cilin kam pasur fatin dhe kënaqësinë të punoj për një kohë relativisht të gjatë, se koha në këtë detyrë është më e gjatë se koha kur nuk ke punë. Në të dyja pozicionet, qoftë në rolin e këshilltarit, qoftë në rolin e ministrit, më ka dhënë kënaqësi puna me Sandrin. Ka qenë një sfidë intelektuale në radhë të parë, në ballafaqimin e opinioneve, në sinqeritetin e shprehjes së mendimeve.

Kemi pasur dakordësi të vazhdueshme, për të mos qenë domosdoshmërisht dakord gjithmonë në mënyrë që raporti ynë të jetë perfekt, përkundrazi, raporti ynë ka qenë dhe është perfekt për shkak se edhe kur nuk kemi qenë dakord, kemi vazhduar të ndërveprojmë, të komunikojmë e të krijojmë dakordësi, duke pasuruar njëritjetrin”, tha Rama.

“SHQIPONJAT”

Kryeministri nuk la evidentuar edhe dobësitë në institucionet e varësisë së Ministrisë së Brendshme, siç është Policia e Shtetit e më konkretisht repartin e “Shqiponjave”, nga ku ndodhi dhe vrasja e Klodian Rashës. Këto kritika, ditën kur po dorëzonte detyrën, duket se nuk i pëlqyen Lleshajt, i cili tregoi dhe prapaskenat e emërimit të ministrit Çuçi.

“Jemi në kushtet kur asnjë krahasim me të shkuarën nuk është i mundshëm, por të jemi të qartë e të vetëdijshëm se sfida jonë është me të ardhmen dhe në raport me të ardhmen ka shumë për të bërë akoma. Kjo që ndodhi, sigurisht ishte një rrufe në qiell të pastër për shkak të skajshmërisë në ushtrimin brutal të forcës, gjë që nuk ka ndodhur më parë, asnjëherë, por nuk duhet të mbetet pa një reflektim për gjithë sistemin e organizimit, le të themi, të ‘Shqiponja’- ve.

Çfarë do të thotë kjo? Nuk është nevoja të ndodhë prapë dhe kurrë mos ndodhtë më për 1000 vjet dhe nuk është nevoja që të jetë kaq ekstreme ngjarja, por duhet të vlejë për të analizuar në të gjitha nivelet tekniko-profesionale dhe në aspektin e motivimit psikologjik, shkallën e gatishmërisë së trupave që janë në atë zinxhir, nivelin e trajnimit, cilësinë e trajnuesve, procesin e trajnimit si proces më vete.

Pa shkuar tek ekstremet, kemi bërë jashtëzakonisht shumë së bashku dhe kjo është merita e Policisë së Shtetit, nuk është merita ime apo e drejtuesve të kësaj Ministrie, në radhë të parë, për të larguar gjithmonë e më shumë efektivin e Policisë në rrugë nga lidhja e menjëhershme me bakshishin, me korrupsionin”, tha Rama.

PROTESTA

Kreu i qeverisë u shpreh dje se do të kishte dalë edhe ai vetë në protestë për të kërkuar drejtësi për vrasjen e Klodianit. “Vrasja e një të riu, natën, në një situatë absolutisht të pangarkuar me asnjë rrethanë objektive policie apo operacion nga një efektiv.

Tejet tronditës, edhe unë nëse nuk do të isha Kryeministër, do të kisha dalë në protestë, jo për të goditur policët, apo të thyeja xhama, apo të zhgarravitesha te qepenat e MB-së për t’i treguar vetes apo të tjerëve prejardhjen e njeriut, por për të kërkuar drejtësi për Klodianin, në atë moment të parë kur shoqëria reagon si një familje.

Sepse një anëtar i familjes së madhe të një komuniteti të madh ka humbur jetën, jo aksidentalisht, por për shkak se familja ka besuar për ta mbrojtur”, tha Rama.

Çuçi: Ka rëndësi mënyra si largohesh nga detyra

Bledi Çuçi në fjalën e tij të rastit pas prezantimit nga Kryeministri Rama e krahasoi politikën me dramaturgjinë, duke i dhënë rëndësi mënyrës se si ikën nga një detyrë politike.

“Në politikë, si në dramaturgji, nuk duhet ta marrë vëmendjen mënyra si hyn aktori në skenë, por ka shumë rëndësi dalja e aktorit nga skena. Do të kem angazhimin maksimal për të justifikuar besimin e Kryeministrit dhe Grupit Parlamentar dhe për të fituar besimin e publikut. Unë në përfundim të mandatit do kisha mundësi të dëgjoja që i mbaroi mandati ministrit të Brendshëm, jo ministrit të Policisë apo të rendit. Ja që për fat të keq mbetet një perceptim, edhe pse Sandri bëri shumë punë që të ndryshojë ky mentalitet. Besoj fort se po nuk u kuptua ky organizëm si i tërë, asnjë reformë nuk do të ketë gravitetin e duhur”, tha Çuçi. /Panorama

Qeveria dështoi me mësimin online. PD: 18 milionë euro në 7 vjet për dixhitalizimin janë zhdukur

• Dështimi i Edi Ramës ka rrituranalfabetët funksionalë

DEKLARATË E PARTIA DEMOKRATIKE, ENDRI HASA

Në 7 vjet, qeveria e Edi Ramës ndërroi disa ministra arsimi, por ajo që mbeti ishte dështimi spektakolar me arsimin. Periudha e pandemisë nxori në pah se edhe shkollat e fëmijëve, si çdo gjë tjetër, janë parë nga kjo qeveri si një mundësi për të vjedhur.

Dixhitalizimi i shkollave është një nga dështimet më të mëdha të Edi Ramës.
18 milionë euro e shpenzuara për dixhitalizimin janë zhdukur, duke bërë që shkollat në Shqipëri të jenë krejt të papërgatitura për mësimin online.

Për fat të keq, pasojë direkte e këtij dështimi të madh të qeverisë, është rënia e cilësisë së arsimit dhe rritja e nivelit të analfabetëve funksionale mes fëmijëve dhe të rinjve.

Banka Botërore llogarit se analfabetët funksionale në Shqipëri e kalojnë 60%, një gjendje e përkeqësuar, pasi mësim të vertetë online gjatë karantinës pothuajse nuk pati dhe as tani që zhvillohet në mënyrë të pjesshme.

Dixhitalizim ne shkolla nuk pati asnjëherë në keto 7 vjet dhe nuk pati as gjatë pandemisë.

Nxënësit nuk kanë as tableta, as platformë dixhitale që funksionon dhe as kurrikula te dixhitalizuara, sepse qeveria nuk ka punuar kurrë për këtë.

Në letra janë 18 milionë Euro për projekte dixhitalizimi dhe mësimi online, por në realitet nu eshte bere asgjë.

Së pari, nuk ka infrastrukurë funksionale të IT. Shumica e shkollave dhe universitetetet publike, ende nuk kanë kabinete funksionale, me kompjuter apo laptop për nxënësit dhe studentët. 6000 Tabletat e blera nga projektet janë zhdukur pa lënë gjurmë ose nuk punojnë. Shumica shkollave nuk kanë as laboratorë as pajisje komunikimi.

Në kohën e pandemisë kur tabletat duheshin më shumë se kurrë, ato nuk u përdorën pasi i kane vjedhur dhe kanë dalë jashtë funksionit.

Së dyti, nuk ka platformë dixhitale, funksionale dhe të destinuar për eLearning. Platforma e sajuar akademi.al nga zgjidhje u shndërrua në një hall e problem për mësues, prindër e nxënës.

Së treti, qeveria nuk investoi gjatë pandemisë asnjë qindarkë për mësimin online, nuk mbështeti familjet për sigurimin e internetit falas, siç u bë në shumë vende. Edhe aq sa u bë, u bë për shkak të përkushtimit të mësuesve nga pajisjet e tyre personale.

Mungesa e internetit sot është problem në pothuajse çdo shkollë, sepse arsimimi i duhur i fëmijëve është gjëja e fundit që e shqetëson këtë qeveri.

Nëse Edi Rama do të kishte vullnet dhe vizion për të zhvilluar vendin, për të modernizuar shkollat, situata do të ishte krejt ndryshe.

18 milionë euro të nxjerra pa asnjë vizion për dixhitalizimin, por të zhdukura në xhepat e korruptiar të qeverisë, do të kishin stërmjaftuar për të siguruar tableta për nxënësit dhe për një Infrastrukturë modeste, që do të garantonte mësim të rregullt online.

Po të pajiseshin nxenesit ne nevoje me tablet dhe lidhje internet do mjaftonte vetem një 1 laptop me ëebcam dhe mësuesja shpjegon në klasë dhe nxënësit e ndjekin nga shtëpia.

Kjo nuk ndodh se qeveria nuk ka menduar asnjë ditë për Shqiptarët.

Braktisja e arsimit duhet të marrë fund!

Fëmijët shqiptarë nuk e meritojnë të jenë analfabetë funksionalë për shkak të kësaj qeverie dhe kryeministri të dështuar! Mjaft më me paaftësi dhe abuzim!
Qytetarët duan ndryshimin!

 

Bardhi publikon videon e përgjimeve: Shqiptarët presin ndëshkim duke nisur nga Rama te Gjiknuri dhe zyrtarët e tjerë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar sërish  ndaj mbylljes së dosjes 184 nga Prokuroria e Dibrës, duke akuzuar vetëm 4 zyrtarë apo ish-zyrtarë lokalë ndërkohë që janë lënë jashtë emra të rëndësishëm të cilët kanë shitblerë votën në Dibër.

Bardhi ka publikuar videon me përgjimet e zyratrëve të lartë në blerjen e votave në Dibër. Ai shkruan në reagimin e tij se, zyrtarët që duhet të përballen me ligjin për krimin e shitblerjes së votave në 2016 në Dibër janë Edi Rama, Damian Gjiknuri, Saimir Tahiri, Imer Lala, Dionis Ymeri, Pjerin Ndreu, por edhe të tjerë.

Ai gjithashtu merr shembullin e Robert Agës, ish-shefit të komisariatit Dibër që është marrë i pandehur duke shtruar pyetjes se për kë i vodhi zgjedhjet në 2016.

Kujtojmë se sot Prokuroria e Dibrës mbylli hetimet për dosjen 184 duke akuzuar vetëm 4 persona, përveç Robert Agës, edhe Drini Gjeci ish Drejtor i Arsimit në Dibër, dhe dy administratorët e njësive Tomin e Lurë, Nuri Meda dhe Hasan Hoti.

Postimi i Gazment Bardhit

Shitblerja e votave, e konstatuar nga prokuroria ka përgjegjës, së pari, Edi Ramën, Damian Gjiknurin, Saimir Tahiri, Ulsi Manja, Imer Lalën, Dionis Ymerin, Pjerin Ndreun dhe të tjerët. Keta duhet të përballen me ligjin për krimin që kanë kryer.

Shqiptarët presin ndëshkimin e organizatorëve dhe nxitësve të krimeve elektorale. Loja e SPAK dhe ping – pongu me dosjen në segmentin Tiranë-Dibër, nuk është kurrë justifikim për mungesën e drejtësisë.