14.5 C
Tirana
E mërkurë, 19 Nëntor, 2025

Meta komentator ndeshjesh në Kavajë në ’89-’90: Më kujtohet kur stadiumi shpërtheu në “Poshtë komunizmi!”

Në një rrëfim ndryshe, Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta për një emision sportiv në ”Top Albania Radio” ka folur për eksperiencën e tij të shkurtër para viteve ’90 si komentator ndeshjes futbolli.

Nga eksperienca e tij si komentator, ai kujton ndeshjen në Kavajë kur gjithë stadiumi brohoriste ‘’Poshtë komunizmi’’.

Meta thekson se atë ditë ishte thyer xhami i kabinës, dhe kur iu dha linja për të komentuar nuk dëgjohej çfarë thoshte prej turmës që brohoriste. Më tej ai shton se linja u ndërpre menjëherë pas këtij episodi dhe u tha se linja me Kavajën ka një defekt teknik.

”E vërteta është që unë gjithmonë kam qenë i dhënë pas sportit, kam qenë sportist profesionist në peshëngritje tek Dinamo, për 2-3 vite. Së dyti, kam qenë shumë i dhënë pas edhe futbollit, kjo ka qenë edhe i dhënë pas letërsisë, pas gazetarisë, dhe më jepej për të shkruar. Kështu që për shkak të këtyre të dhënave, edhe të një miqësie që kishte babai im me Ahmet Shqarrin, që ishte dhe drejtues i kryesor i njëra ndeshje në tjetër, që ishte emisioni më tërheqës, më i ndjekuri, atëhere një radio kishte. Dita e dielë ishte të ndiqja, Ahmet Shqarri ishte si drejtues i emisionit. Më ftoi për të qenë komentator, bëra provë, por më jepet edhe për të shkruar, se shkruaja tek gazetat Studenti, Zëri i Lirisë, edhe babai im miqësia e tij, kanë qenë bashkë.

Më thonë që kam zë të veçantë, më ndihmon për të komunikuar. Të falënderoj që vendosni Sali Berishën para meje.

Kam komentuar disa ndeshje, kam qenë komentator për Kavajën, se s’kishte komentator të përhershëm, Lushnjen, Fierin, edhe Tiranën me emrin e madh Ismet Bellova disa herë. Edhe pse këtu kishte emra të tjerë të mëdhenj.

Çdo të shtunë e të dielë në Kavajë, Fier, Lushnje e Tiranë. Para viteve ’90. Në vitet ’89-’90. Kemi dhe një histori interesanet në Kavajë, ku stadiumi brohoriste poshtë komunizmi. Ishte thyer xhami i kabinës, ku unë transmetoja, kur më kërkon leje Ahmeti për linjën, dhe në momentin që dëgjoja të komentoja nuk dëgjohej çfarë thoja, u tha ka defekt teknik.

Kjo është e vërteta që, ishte interesante, më pas me ardhjen e demokracisë ra interesi. Dashuria për radion e përhershme. Ishte gjë e madhe të komentoje ndeshjen. Ditën e dielë po të shihje dilnin burri me gruan, i dashuri me të dashurën, me radio me vete.”- tha Meta.

Çollaku i përgjigjet Ballës: Nuk ka Taulant me Yaris e as Elisë dogane që të mbuloje të vërtetat e Kosovës që aq qartë Vjosa Osmani tha në Tiranë

Nga Kreshnik ÇOLLAKU

Si te mos mjaftonte sjellja me e shemtuar e ndonje qeveritari ne historine e shtetit shqiptar,me boikotimin e turpshem te fjales se presidentes se Kosoves ne parlamentin shqiptar, Rama paska nxjerre sot Taulantin e Toyota Yaris dhe Elisen e Doganave te sulmojne Vjosa Osmanin e permes saj Kosoven.

Nuk ka shqiptar ne cdo ane te kufirit qe nuk e di qe ne diten e pare te Rames ne pushtet prioritet u kthyen permiresimi i marredhenieve dhe dashuria me Vucic.

A ka shqiptar qe nuk e di qe Rama u investua personalisht ne pastrimin dhe rehabilitimin e figures se Vucic nga zedhenes i kasapit te Ballkanit ne nje individ qe punoka per paqen e harmonine ne Ballkan.

A ka njeri qe nuk mban mend se si Rama fyente ne krah te Vucic lidershipin e Kosoves ? A ka shqiptar qe nuk kujton padine ndaj Haradinajt ? A ka shqiptar qe nuk kujton fyerjet ndaj Albin Kurtit?

A ka shqiptar qe nuk kujton qe Carl Bildt dhe Sonja Biserko e akuzonin dhe denonconin publikisht si ideator e mbeshtetes te Ndarjes se Kosoves?

A ka shqiptar qe nuk e di se trau qe vendosi Rama ne rrugen e Kombit pengon zhvillimin e levizjen e lire mes dy shteteve te te njejtit komb?

Nuk ka Taulant me Yaris e as Elise dogane as gjithe shpura baltehedhese e Rames qe mund te cenoje e mbuloje te vertetat e Kosoves dhe te shqiptareve qe aq qarte Vjosa Osmani tha ne Tirane.

Largimi i kettyre vasaleve te Beogradit ne Tirane eshte afer,e bashke me largimin e tyre afer eshte rikthimi i bashkepumimit vellazeror mes Shqiperise dhe Kosoves drejt prioriteteve tona kombetare.

Pse kryeministri e ka humbur betejën me opinionin publik për vrasjen e Klodianit?

Nga Red VARAKU

Edi Rama e ka humbur përfundimisht fuqinë politike për të ndikuar në opinionin publik. Kjo jo aq nga aftësia e tij për të mashtruar sa herë ndodhet në vështirësi, por nga paaftësia e tij pêr të marrë përsipër përgjegjësitë që i takojnë dhe për për t’u sjellë ashtu siç duhet të sillet një shtetar në rastet kur del zbuluar perversiteti i qeverisjes së tij.

Vrasja e Klodian Rashës është një nga ato momente, kur udhëheqësit heqin dorë nga spërdredhjet propagandistike dhe tregojnë aftësitë e tyre prej shtetari.

Por në vend që ta kthente në një operacion për zgjidhjen e këtij problemi , nëpërmjet zbardhjes së ngjarjes dhe ndëshkimit të përgjegjësve, ai edhe këtë tragjedi e konvertoi në një operacion piari për qeverinë e tij dhe në një mundësi për të sulmuar banalisht sërish kundërshtarët politikë.

Kjo sepse të gjithë e kanë të qartë që largimi i Leshajt nuk është i sinqertë, sepse nëse vërtetë ka një njeri i cili ka përgjegjësi direkte, jo vetëm morale për vrasjen e Klodianit dhe për përpjekjen e dështuar për të manipuluar ngjarjen, ai është drejtori i përgjithshëm i policisë Ardi Veliu.

Pra, është e pakuptueshme të largohet vetëm ministri përgjegjësia e të cilit është në këtë rast vetëm morale dhe të mbetet në detyrë njeriu që mban përgjegjësi direkte për punën e policisë Ardi Veliu.

Kjo është arsyeja sepse largimi i Lleshajt jo vetëm nuk i dha zgjidhje problemit, por po kthehet kundër kryeministrit, sepse kjo ngjarje po perceptohet si një mundësi e artë që i erdhi Ramës për ta hequr qafe pa asnjë kosto ministrin e brendshëm, sepse ai kishte kohë që e kishte planifikuar largimin e tij.

Ndërsa sulmi ndaj kundërshtarëve politikë kur të gjithë e dimë që ata që dolën në protesta kundër tij janë kryesisht të rinj , deri dhe të majtë apo dhe pjesëtarë të ndershëm të shoqërisë civile, dëshmon paaftësinë e tij për të kuptuar rëndësinë e kësaj ngjarje në opinionin publik dhe mesazhin që ata po i dërgojnë atij.

Sigurisht, që plot zell mes tyre mund të jenë futur dhe kundërshtarët e tij politikë, por kjo është krejt normale aq më tepër në një kauzë që opinionit i duket e drejtë.

Me sa duket ai nuk e kupton që kjo ngjarje është shumë ndryshe nga të gjitha ngjarjet e tjera ku janë përfshirë në mënyrë kriminale autoritetet shtetërore. Ajo nuk mund të zgjidhet kurrsesi me spektakël. Zgjidhja e kësaj situate kërkon maturi dhe seriozitet, sepse bëhet fjalë për jetën dhe gjakun e një të riu të pafajshëm. Ajo është diçka që nuk toleron asnjë lloj mashtrimi.

Përpjekja për të mashtruar opinionin publik përmes blerjes së gjakut me para ,zëvendësimit të një ministri me një besnik të familjes së tij kriminale, mosshkarkimi i Ardi Veliut, është e qartë për të gjithë.

Kjo qasje dëshmon se prioritet i tij nuk është shërbimi ndaj qytetarëve, por prioritet i tij është vetëm pushteti.

Në vend që ta shndërronte në një mundësi dhe t’i përgjigjej në lartësinë e detyrës që ka marrë përsipër të kryejë, ai edhe këtë situatë e shndërroi në një cirk propagandistik, i cili mund të zbavisë deri diku mbështetësit e tij, por nuk do ta shuajë dot kurrë zemërimin që u ndez nga kjo vrasje.

Pra, Edi Rama e ka humbur betejën me opinionin publik. Ai e ka humbur përfundimisht fuqinë politike për të ndikuar në opinionin publik. Por, këtë jo aq nga kompliciteti i çështjes se sa nga paaftësia e tij për t’u sjellë siç duhet të sillet një shtetar në rastet kur cënohet gjëja më e shtrenjtë për qytetarët, jeta e tyre.

Video/ I riu i gjakosur në komisariatin e policisë: Krimínela, për çfarë arsye më mbani brenda?!

Dega e PD Bulqizës përmes një postimi në rrjetet sociale, denoncon dhùnën që sipas saj është ushtruar ndaj një të riu në ambientet e pòlícisë. Sipas PD-së të rinjtë janë shoqëruar në Pòlíci pa asnjë lloj motivi dhe janë rráhur nga punonjësit, ndërkohë që nuk u është lejuar as takimi me avokatin dhe as vizitë nga ana e mjekëve.

Deklarata e degë së PD Bulqizë

Çfarë keni dëgjuar këto ditë se gjoja dhùná shtetërore kundër qytetarëve, e cila shkoi deri në èkzèkutimin e një të riu, është vetëm propagandë. Militantët e PS në Pòlicinë e Shtetit vazhdojnë t’i dhùnojnë të rinjtë brenda komisariateve. Shikojini vetë pamjet. Të rinj që kërkojnë drejtësi, kërkojnë arsye pse shoqërohen pa motiv, pse rri.hen bárbarisht nga pòlicët e Edi Ramës në komisariate. Renato Pasha quhet i riu gòditur nga pòlicët.

Edhe pamjet tregojnë se ai është dèmtuar seriozisht në syrin e djathtë. Ndihma mjekësore i është refuzuar nga pòlicët e dhùnshëm të Edi Ramës, të cilët e kanë árrestuar në mënyrë të palígjshme, pasi i riu nuk ka pranuar të firmosë procesverbalin e pòlicisë pa praninë e mjekut ligjor dhe avokatit.

Dhùna e pòlicisë ndaj të rinjve dhe qytetarëve nuk është rast i shkëputur. Është modeli i dhùnës që frymëzohet nga kryeministri i vendit dhe nga pandëshkueshmëria e drejtësisë.

Partia Demokratike/ Dega Bulqizë dênon ashpër sjelljen dhe dhùnën e pòlicisë për rastin në fjalë dhe gjithë praktikën e dhùnshme të pòlicisë dhe strukturave të saj në të gjithë vendin. Partia Demokratike është në krahun e qytetarëve dhe di të mbrojë në çdo rast të drejtat e tyre. Sado pránga të kërcasin diktatorët, rregjimet kanë për të rënë, se liria njerëzore ka rrënjë të thella tek njerëzit!

Shifra të frikshme! Rreth 1.68 milionë shqiptarë kanë ikur si emigrantë jashtë vendit

Rreth 1,68 milionë shqiptarë jetojnë jashtë vendit pasi kanë ikur si emigrantë, ose thënë ndryshe rreth 37 % të shtetasve shqiptarë në total.

Të dhënat e fundit, tregojnë se në Diasporë jetojnë 884.719 burra dhe 799.416 gra.

Në një analizë të këtyre të dhënave, Diaspora përfshin një popullsi relativisht të re, ku grupmosha 0-14 vjeç është rreth 19 %; pjesën kryesore e zë grupmosha 15-64 vjeç me rreth 76 % dhe ajo mbi 65 vjeç afërsisht 5 %.

Historiku i Diasporës shqiptare është i hershëm pasi vetë pozita e vendit ku jetojnë shqiptarët është e tillë që i bën ata të lëvizin në drejtime të ndryshme.

Diaspora shqiptare është heterogjene në dy pikëpamje: të kohës së mërgimit, si dhe në pikëpamje të regjionit prej nga kanë ardhur.

Bashkësitë më të vjetra shqiptare përbëhen nga arbëreshët në Itali dhe arvanitasit në Greqi.

Numri i grave dhe burrave që jetojnë jashtë vendit

Të parët kanë arritur që për shekuj të ruajnë identitetin e tyre, kurse të dytët, janë në fazën përfundimtare të asimilimit të plotë, edhe pse mbase ka shpresë që kjo bashkësi të njohë një ringjallje sado të vogël.

Në radhën e bashkësive të vjetra mund të hyjë edhe bashkësia shqiptare e Egjiptit. Pas këtyre vijnë bashkësitë shqiptare në Turqi, SHBA, Belgjikë, Australi e në ndonjë vend tjetër.

Të fundit vijnë mërgimtarët e katër dekadave të gjysmës së dytë të shek. XX, ku shumica e tyre janë vendosur apo bëjnë përpjekje të vendosen në shtetet e ndryshme të Evropës Perëndimore, në SHBA dhe Kanada.

Këtu vlen të përmendim edhe 500 mijë qytetarë të Shqipërisë, të cilët në fillim të viteve 90, pas hapjes së Shqipërisë ndaj botës, u shpërngulën në Greqi, Itali si dhe në vende të tjera evropiane.

Arsyeja kryesore e largimit të shqiptarëve drejt vendeve të tjera është mundësia e punësimit me 83,7%, më pas bashkimi familjar me 9%, mundësia e studimit me 3.5% dhe arsyet e tjera me 3.8%.

Në shumë raste kemi dëgjuar se mund të gjejmë shqiptar në cdo vend ku shkojmë qoftë me pushime për të punuar apo për të jetuar.

Shpërndarja e shqiptarëve sipas vendeve

Diaspora në Itali

Arbëreshët u vendosën në Itali në shekujt XIV-XV dhe emigruan kryesisht për shkak të zhvillimeve politike e luftarake në Shqipëri. Komuniteti arbëresh ka ruajtur origjinën, gjuhën, kulturën e traditat shqiptare. Arbëreshët kanë dhënë e po japin një kontribut të shquar në historinë, kulturën dhe jetën shoqërore të Italisë. Nga arbëreshët kanë dalë mjaft personalitete të shoqërisë e kulturës italiane dhe shqiptare. Në fillim të viteve 1990 shqiptarët emigruan masivisht drejt Italisë, duke formuar për nga numri komunitetin e dytë më të madh të emigrantëve në këtë vend.

Diaspora në Greqi

Migrimi i arbëreshëve në Greqi filloi në fund të shekullit të 13-të dhe mbaroi rreth vitit 1600 nga një rajon e quajtur Arbëria, e cila ishte pjesë e Despotetit të Epirit dhe i cili sot është rajoni qendror i Shqipërisë moderne. Në Greqi ndodhet komuniteti më I madh I emigrantëve shqiptarë, të cilët u vendosën në këtë vend pas vitit 1990. Emigrantët shqiptarë janë një vlerë e shtuar për ekonominë dhe shoqërinë në Greqi.

Diaspora në Bullgari

Diaspora në Bullgari nisi të formohej prej shekullit XV, nga migrimi i popullatës kryesisht nga Korça, Elbasani, Çermenika, Golloborda, Dibra etj. Këto flukse ndodhën për shkak të përpjekjeve prej Perandorisë Osmane, por edhe duke migruar si punonjës stinorë, zejtarë, tregëtarë etj. Më vonë një pjesë e tyre u vendosën në Ukrainë, ndërsa një grup tjetër në Trakinë jugore. Një valë tjetër migrimi ndodhi gjatë shekujve XIX-XX, të cilët u vendosën në Sofie me marrveshjen dypalëshe për mbrojtjen e pakicave.

Diaspora në Kanada

Shqiptarët filluan të migrojnë në Kanada pas vitit 1990, duke përfituar kryesisht nga mundësitë që ofron programi I migrimit në këtë vend të specialistëve të kualifikuar.

Diaspora shqiptare në SHBA

Shqiptarët e parë që emigruan në SH.B.A ishin arbëreshët dhe pas tyre shqiptarët që migruan në periudhën midis Luftës së Parë dhe Luftës së Dytë Botërore. Komunitetet shqiptare janë të konsiderueshëm edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ato mund t’i ndajmë në dy grupe të mëdha në gjeneratën e parë janë të gjithë emigrantët shqiptarë vendi i lindjes së të cilëve është Shqipëria. Në këtë grup nuk bëjnë pjesë Shqiptarët e lindur në Kosovë, Maqedoninë e Veriut apo në vende të tjera. Gjenerata e dytë janë banorë të SH.B.A-së të cilët nuk kanë lindur në Shqipëri, por kanë prejardhje shqiptare.

Shqiptarët e larguar sipas harkut kohor 1990-2019

Gjithë periudhës 2011- 2019, 120.754 shqiptarë u larguan për në Itali dhe nuk ishin kthyer deri në vitin 2019, ndërsa Greqia priti 92.159 emigrantë dhe 40.468 qytetarë u larguan për në Gjermani.

Emigrimi i shqiptarëve nëpër vende të tjera vijon ende, kryesisht i të rinjve për arsye pune apo jetese me kushte më të mira. /Mapo/

Ramsi merr një trajsë me lapsa dhe ikë, prapa diellit ikë!

Nga Ilir PECNIKAJ

Sot u mbyll java e dytë që qeveria duhet të kishte bërë “namin” me testimin e shpejte, në testimin e popullsisë…
Rezultati?!

Thuajse asnjë test më shumë në komunikimet e përditshme të saj, në krahasim me ditet, javet e muajin para se sa të vinin këto teste…

Por bie në sy që rraporti i testeve pozitive me testet në tersi, gjatë kësaj kohe është rritur dhe ka kaluar në 25-30%.
U harrua kjo, u kalua tek “suksesi” Vaksina…

Një tjetër BULLSHIT i radhës.

Nëse mund ta kthenim në një narrativ, farë shkurt mund të përmblidhet në:

– PA U NISUR U BITIS.

E vetmja gjë që ngeli nga e gjithe kjo propogande është: justifikimi i një udhëtimi të çiftit politik Ogi-Edi në Amerikë, për të bërë një fotografi me bosin e PFIZER-it, ku si përfundim në të doli vetëm njëri (Ramsi).

Por ajo që është dhe më tragjike është fakti që COVAX, një tjetër tullumbace politike e fryrë nga propoganda e pështirë e qeverise, plasi…

Po plasi, gje që e kishim paralajmeruar me kohë. Ajo nuk mund të furnizojë askënd para 2024, ky një parashikim perseri optimist i OBSH.

Jam i siguritë që makina e propogandes është duke pergaditur BULLSHIT-in e radhës…

Boll me të tilla.

Jeni e vetmja qeveri në botë që jeni bërë krah i virusin. Virusi, si në gjithë botë vret më të dobëtit, dhe ju po dobsoni dhe me të fortit me neglizhencen dhe propoganden tuaj.

Po vrisni mjekët. KUJTOJ SE KEMI TE NJEJTEN SHIFER, SA GJITHË GJERMANIA, NË VLERË APSOLUTE, TE MJEKEVE TE VDEKUR. Gjermania ka 28 e cila është mbi 80 milion dhe që ka 350.000 mjek.

Kemi 3 herë me shumë se Maqedonia, që dhe ata kanë një numer të frikshem vdekjesh.

(Por qeveria nuk harron të fsheh edhe emra nga këto mjek dhe te mos i regjistroj si covid).

Por çfarë mund të presesh nga një qeveri që ka 4 herë më shumë polic se sa mjek?!

(Italia ka 234.000 polic e 250.000 mjek, Germania ka 277.000 polic e 350.000 mjek.)

Çfarë mund të presësh nga një qeveri që në prag të fushatës i kalon ministrin e brendshme konkubinit të tij, dhe rikthen në kabinet një tjetër pjesë të familjes, nga ana e gruas?!

Pra ky palo kryeministër nuk po mendon për asgjë tjetër veç si e si te ri sigurojë të pasmet e tij.

Rikthehuni e beni punën tuaj, ose me mirë mos u rikthehuni por zhduku, zhduku sa me larg, merr nje trajsë me lapsa dhe ik nga Kongo, Zimbabwe, ose pertej djellit ik…

S’prish punë thuaj që ke ikur të kerkosh vaksinen edhe atje, vetem merr lapsat dhe ik. Ik sa më parë për të miren e ketij vendi… ik..

Po ju siguroj se po ikët do të jetë shumë më mirë për këtë vend.

Profesionistet do të fillojnë të dëgjohen. Strukturat do të fillojnë të punojnë si të tilla.

Mjekët do të lirohen nga prangat tuaja dhe do të punojnë të paktën për sanizimin e strukturave të tyre, gjë që ndodhi në gjithë Europe…

Mjekët kur të ndihen të sigurt do të punojnë më të qetë e kjo do jetë një e mire për pacientet e tyre.

Mjekët nuk do të dalin me “pushkë druri” në fron, për ti quajtur më pas “heronj”, nuk duan të jenë të tillë…

Shkurt, ik se edhe Silva e Najada do të jenë me të lira dhe më të vlerësuara për punen që bëjnë.

Deklarata e fortë e shkrimtarit të njohur: Rama ndjehet mirë kur vjen Vuçiçi në Tiranë, jo kur vjen Vjosa Osmani

Serbia North Macedonia Albania

Analisti dhe shkrimtari Kim Mehmeti, në analizën e fundjavës në SYRI TV, komentoi vizitën në Tiranë të presidentes në detyrë të Kosovës, Vjosa Osmani. Ai tha se vazhdimisht Tirana zyrtare është kujdesur më shumë që të mos i mbetet hatri Beogradit, sesa Prishtinës.

“Dihet se Piktori e përkrah projektin serb të Minishengenit dhe shkëmbimin e territorit, kurse Prishtina e zonjës Osmani i kundërshton këto projekte. Piktori është inferior ndaj Beogradit”.

“Rama ndjehet më mirë kur i vjen në Tiranë Vuçiçi, sesa kur i vjen Osmani,” tha Mehmeti.

Sipas tij, është skandaloze që parlamenti i Shqipërisë nuk e miraton një rezolutë kundër gjenocidit serb.

“Atë rezolutë duhej ta sillte se pari parlamenti i Shqipërisë, pasi është ombrella e shqiptarisë. Nuk duhet ta lusë Prishtina Tiranën që të sjellë këtë rezolutë. Kjo rezolutë nuk është as kundër BE dhe SHBA, sepse Perëndimi e mbështeti luftën kundër gjenocidit serb.

Askund në botë nuk do të kishte mundur një politikan të bëjë dy ditë në pushtet pas kësaj. Por te ne mundet, pasi shqiptarët pak brengosen për atë që ndodh. Kjo sepse shqiptarët më shumë brengosen se si të largohen dhe të ikin nga ajo gropë që quhet Shqipëri. Fjalimi i Vjosa Osmanit ishte dinjitoz. Zonja Osmani është krenaria e politikës shqiptare,” tha Mehmeti.

Ja çfarë thotë mjekja shqiptare në SHBA pasi bëri vaksinën anti-Covid

Mjekja shqiptare infeksioniste në SHBA, Irida Molla ka bërë sot vaksinën ndaj COVID-19. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Molla shprehet e lumtur për faktin që sot arriti të vaksinohet.

Molla ka shërbyer gjatë gjithë pandemisë për pacientët në shtetin e Connecticut në SHBA teksa është nga të paktat shqiptare që këto ditë është vaksinuar ndaj COVID-19.

“Mirënjohëse që sot që kemi mundur të vaksinohemi kundër COVID-19. Fakti që kemi arritur deri në këtë pikë, që të kemi vaksina të sigurta dhe efektive kundër kësaj sëmundjeje, është absolutisht i jashtëzakonshëm dhe një arritje e mahnitshme për shkencën dhe njerëzimin. Mezi presim që shumë e shumë të tjerë të na bashkohen në javët dhe muajt e ardhshëm! Shpresojmë se ky do të jetë fillimi i fundit të kësaj pandemie!”, shkruan Molla në Facebook.

Gazetari italian flet për dënimin e Habilajt dhe përgjimet e Tahirit

Në lidhje të drejtpërdrejtë me edicionin e lajmeve të orës 17.00 në Syri Tv, nga Siçilia, gazetari Dario De Luca i MeridioNews, ka dhënë informacione mbi dënimin me 15 vite burg Gjykata e Apelit në Katania ka dhënë për Moisi Habilaj, kushëririn e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

‘Ky është një vendim që vjen nga procesi i shkallës së dytë në Katania që la vendimin e shkallës së parë për Habilaj që ishte dënuar me 15 vite, duke konfirmuar këtë dënim.

Edhe për Gjykatën e Katanias, Habilaj është njohur si shef i kësaj organizate që bënte furnizimin me drogë nga Shqipëria drejt Italisë.

Në shkallën e parë Prokuroria kishte kërkuar 18 vite burg dhe më pas ky dënim u ul në 15 vite sepse siç mund ta kujtoni Habilaj në një moment të caktuar të kësaj historie, nuk u bë një bashkëpunëtor ose njihet i penduar i drejtësisë, dhe ka përfituar një ulje të vogël të dënimit, me 15 vite e 5 muaj.

Sigurisht avokatët e tij do ta çojnë çështjen në Gjykatën e Kasacionit….’

De Luca dha informacione edhe se çfarë do të ndodhë me Habilaj në vazhdim.

‘Habilaj që prej majit 2020 ndodhet në shtëpinë e një kushëri të tij në Siçili në zonën e Katanias, ku po kalon arrestin shtëpiak.

Ai qëndron në arrest shtëpiak sepse nuk ka rrezikun që mund të kryejë një tjetër trafik droge dhe nuk ka rrezik largimi, kjo pasi sipas prokurorisë mungojnë disa elemente që do ta ta detyronin prokurorinë ta kthente në burg.’

De Luca i është kthyer edhe njëherë gjatë intervistës, lidhjes se Habilaj me ish-ministrin Saimir Tahirin, dhe pse ky i fundit nuk u hetua nga prokuroria e Katanias.

‘Ajo histori tashmë dihet. Habilaj kur u pyet nga gjyqtarët dhe prokuroria e Katanias por edhe ata të Tiranës, ai nuk e përfshiu Saimir Tahirin në këtë histori.

Tahiri u hetua dhe u arkivua çështja nga prokuroria e Katanias, ndërsa nëse kishte edhe një vëlla Florian Habilaj i cili nuk është kapur kurrë dhe nuk kishte një proces në Itali.

Ky hetim nisi me operacionin ‘Trëndafili i erërave’ i cili u mor me aktivitetin e një bande droge dhe gjatë këtyre përgjimeve disa prej të hetuesve i referoheshin Saimir, si Saimir Tahiri.

Ishte historia e byzylykëve apo edhe veshjeve që bliheshin këtu në Katania.

Habilaj u bë elementi kryesor i këtij hetimi, shefi kryeso që kishte raport me këta mafiozë të Siçilisë. Po ky hetim mbeti aty dhe Saimir Tahiri mbeti jashtë kësaj historie.

Dosja e Tahirit ka zgjatur vetëm pak se pas disa muajsh prokuroria e ka arkivuar se nuk kishte elementët e qëndrueshem për të mbështetur hetimin ndaj Tahirit.

Ishin vetëm disa përgjime për blerjen e disa bizhuve, por për të ngritur një akuzë duhet prova më të forta që prokurorët nuk i kishin. Ndaj prokuroria e mbylli hetimin.’

Berisha: Edvin Hajduti ringjall, pasi e braktisi 8 vite, rrugën Librazhd-Peshkopi

Te dashur miq, rruga Librazhd – Peshkopi ishte nje projekt i rendesishem ne te cilen gjer ne vitin 2013 u asfaltua segmenti Librazhd-Zgosht dhe u hap traseja, u be gati per asfaltim me te gjitha shtresat ne te gjithe trajektoren tjeter.

Me ardhjen ne pushtet Edvin Hajduti e braktisi teresisht per 8 vite projektin. Sot ai shkoi per te mashtruar per vota banoret e zonave dhe ringjalli projektin. Turp.

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Doktor ju përshëndes!

Sot ishte në Librazhd nona e rrenave dhe intriganti klasik edvin kristaq rama. Pas shume e shume mashtrimesh tei shkolla e mesme. Shkoj për të hipnotizuar popullin e Lunikut, Prevallës, Kostenjës, Stëblevës dhe Dibrës. Ai pa pikën e turpit tha, punimet kanë ecur mirë deri tani dhe shumë shpejt do jetë një rrugë me patametra dhe do shkurtojë distancën nga një zonë në një tjetër por dhe do rritet mundësia e turizmit.

Doktor, ai mashtroi sepse punimet kanë mbetur aty ku i latë ju në vitin 2013 dhe bëhet fjalë për rrugën nga Librazhdi-Stëblevë- Peshkopi. Në qeverisjen tënde, u hap traseja në gjithë viaduktin e rrugës, u shtrua me asfalt deri mbi Zgosht dhe u bë gati për asfaltim me të gjitha shtresat e nevojshme në gjithë gjatësinë e saj. Por erdhën në mashtruesit rama-balla në pushtet dhe e lanë rrugën në mëshirë të fatit.

Sot kishin vĕnë një tabelë se fillojnë punimet dhe kishin marrë dy tre makineri pĕr të hedhur hi syve, jo vetëm banorëve të zonave ku kalon kjo rrugë por mbarë vendit.

Skorjet rama-balla që para 10 vitesh bashkë me ca mercenar na gjuanin me gurë se po ndërton PD rrugë elektorale, sot shkonin dhe lëpinin me gjuhë siç e kanë zakon baltën e hedhur, duke mashtruar me zë dhe figurë se punimet ecin mirë kur ka 8 vjet që s’punohet…