26.5 C
Tirana
E mërkurë, 9 Korrik, 2025

Basha tregon pse hyri në debat me Ramën në Opinion

I pyetur nga gazetari Arjan Çani në emisionin Zonë e lirë se pse pranoi të hynte në debat me Ramën nëpërmjet telefonit, kreu i PD, Lulzim Basha, tha se dje shqiptarët mësuan se Rama u zbulua para shqiptarëve edhe si frikacak, pasi si hajdut dhe gënjështar ishte zbuluar me kohë.

Lulzim Basha: Kur ke faktet me vete, kur ke të drejtën me vete, kur ke argumentat me vete, kur ke ligjin me vete, kur ke të vërtetën me vete, pak rëndësi ka je në telefon apo je aty. Ndërsa gjëja tjetër që doli dje, është që të gjithë e denim që kishim të bënim me një gënjështar dhe me një hajdut, dje e morëm vesh që kishim të bënim edhe me një frikacak.

Tubim madhështor! Trump elektrizon të pranishmit: Unë jam personi i dytë më i famshëm në botë (ja cili është i pari)

Donald Trump, presidenti aktual i SHBA, natën e kaluar foli në një tubim në Greenville, Karolina e Veriut.

Trump tha se ekziston vetëm një person, i kaluar ose i tanishëm, më i famshëm se ai dhe ai është biri i Zotit, Jezusi. Ndër të tjera, ai tha se dikush kohët e fundit i është thënë atij se ai është personi më i famshëm në botë deri më tani.

“Unë i thashë atij … Jo, nuk jam. Ai më pas më përsëriti “Po, ti je”. Jo nuk jam i thashë dhe unë reagova përsëri duke mohuar këtë pretendim.

Pastaj ai zotëri më pyeti se kush ishte më i famshëm atëherë, dhe unë iu përgjigja: Jezusi”, tha Trump.

Turma e mbledhur “zjeu”, dhe Trump pastaj ngriti sytë nga qielli dhe tha “Nuk është as afër”. Edhe pse disa sondazhe tregojnë se paraardhësi i tij, Barack Obama dhe gruaja, Michelle Obama, janë ndër njerëzit më popullor në Shtetet e Bashkuara të Amerikë Trump pretendon se ai renditet i dyti pas Jezusit.

Në tubimet e ditëve të mëparshme, ai foli se si e kishte mundur koronavirusin, duke shtuar se dhe djali i tij, i cili ishte gjithashtu pozitiv, e kishte mundur virusin e egër në dy sekonda.

Humb jetën nga Covid-19 efektivi i policisë (Foto)

Një lajm tronditës mbërriti sot nga një spital në Turqi ku u raportua se ka humbur jetën efektivi i policisë, Hydajet Nehani.

Ky i fundit vetëm pak ditë më parë u dërgua në Turqi për kurim më të specializuar.

Gjendja e rënduar e tij bëri që miq dhe kolegë të kontribuonin dhe ta dërgonin në Turqi, por fatkeqësisht ai nuk ka mundur ta mposhtë virusin.

Krimi bën ligjin! Pas Vlorës, rrëmbehet edhe një 40-vjeçar në Elbasan

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mbrëmje në Elbasan. Sipas raportimeve, një person rreth 40 vjeç, rezulton i zhdukur.

Mësohet se ai është Rrapush Çeça. Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes, ndërsa ka qenë i vëllai i cili ka denoncuar zhdukjen e 40-vjeçarit.

Kujtojmë se një ditë më parë, familjarët denoncuan rrëmbimin e një 40-vjeçari në Vlorë. Ai prej katër ditësh nuk kishte asnjë kontakt me familjarët, ndërsa makina dhe rrobat e tij u gjetën në Mavrovë.

Kapitullimi i kryeministrit përballë “mafias” së inceneratorëve

Nga Red VARAKU

Kryeministri u përpoq ta degradonte debatin e mbrëmshëm në një debat ku të mbizotëronin argumentet teknike, ku të flitej përgjithësisht për nevojën që ka sot Shqipëria për inceneratorë.

Kjo me qëllim shmangjen nga debati i vërtetë që përfaqëson kjo aferë për opinionin publik, fshehjen dhe mbulimin e një korrupsioni të trefishtë ekonomik, politik dhe mafioz që do të na kushtojë 550 milion euro nga buxheti i shtetit (75 milion euro ndërtimi dhe 480 milion euro pagesa për PPP-të në 10 vitet e ardhshme).

E para, për të mbuluar të vërtetën që ky konçesion nuk është tjetër vetëm se një mekanizëm ku praktikisht shteti shqiptar i “dhuron” miliona euro fonde publike një kompanie të paracaktuar, pa garë, pa eksperiencë, brenda një dite, pa marrë asnjë shërbim në kēmbim. Në një vend vetëm pak normal i gjithë zinxhiri përgjegjës për këtë “hajdutllëk” do të ishte sot ne qeli.

E dyta, për të fshehur faktin që nëpërmjet këtij koncesioni mazhoranca po shpërblen hapur bandën e Lushnjës për shërbimet e saj elektorale. Ndaj, ai iu shmang me dinakëri përgjigjes për akuzën e drejtëpërdrejtë që lideri i opozitës z. Basha i drejtoi në lidhje me emrat e përfituesve të këtij konçesioni.

E treta, për të fshehur vullnetin politik kriminal të kësaj mazhorance, e cila po shpenzon paratë e taksapaguesve të varfër shqiptarë në një ofertë të pa kërkuar, kur vendi ndodhet praktikisht në buzë te greminës dhe sistemi shëndetësor në prag të kolapsit për shkak të pandemisë.

Pra, kryesore në këtë debat, nuk janë argumente teknike, fjala vjen përse Shqipëria ka nevojë për mënyra se si duhet të asgjësojë plehrat, sepse të gjithë jemi dakort që problemit të plehrave i duhet dhënë një zgjidhje.

Kryesore në këtë debat, është mënyra si po “dhurohen”, kujt po i “ dhurohen” dhe pse po “dhurohen” 550 milion euro nga buxheti i shtetit (75 milion euro ndërtimi dhe 480 milion euro pagesa për PPP-të në 10 vitet e ardhshme) në këtë kohë krize ku ndodhet sot vendi, përmes të cilave Shqipëria do t’i mund t’i përgjigjej nevojave urgjente që kanë qytetarët shqiptarë.

Tani të vazhdosh përkundër radiografisë së korrupsionit, që e pamë të gjithë mbrëmë dhe paralajmërimeve të opozitës, është ose guxim i madh, i cili ose vjen nga një detyrim i fortë që i ke këtyre individëve, ose nga një indiferencë e madhe për atë çfarë u ke premtuar qytetarëve.

Në fakt, e para është e vërtetë! Ky kryeministër ka kapitulluar përballë detyrimit që ka për “mafien” e inceneratorëve dhe bandën e Lushnjës të cilët e sollën dhe po e mbajnë akoma në pushtet, sepse për qytetarët jo vetëm nuk e ka vrarë ndonjëherë mendjen, por i ka përdorur gjithmonë si mish për top për të realizuar qëllimet e tij.

Shkrimtari i njohur: Piktori një arushaxhi! Unë do ia kisha futur me mikrofon kokës…

Shkrimtari dhe publicisti i njohur, Kim Mehmeti, ka qënë i ftuar i moderatores Juli Kristafi në SYRI TV, ku ka folur për zhvillimet kryesore të javës në Shqipëri.

Temë e bisedës u bë edhe dhënia e shtetësisë shqiptare nga presidenti Meta ndaj tij dhe familjes.

Mehmeti u shpreh se nuk është ky rasti që Rama ta godasi Metën me listën e dekoratave, pasi sipas tij, ‘shqiptaria po zbrazet dhe po zbrazet nga qeverisja e piktorit’.

‘Piktori ka jetuar dhe do jentojë në bazeë të grindjes që nxit, mrbon fytyrën e vet nga kjo situatë. Nëse gërvisht pak më shumë se piktorin dhe qeverinë, kupton që ka probleme madhore për shqiptarinë. Smund ti jepeyt fati I popullit një të papërgjegjshëm, një batutaxhiu.

Piktori ngjan më shumë si arushaxhi sesa burrshtetas! Duhet të shofim se çfarë thotë që nuk duhet të bëjmë te ato që thotë piktori, sepse ai atë do të realizojë. Por shqiptaria po zbrazet, po shkatërrohet familja shqiptare dhe piktori po meret me listën e atyre që marrin dekorata. Pse mos të merremi me lekët që shpenzon qeveria’, ka thënë Mehmeti.

Lidhur me reagimin e piktorit në Opinion, Mehmeti thekson se, aty duhet të ishin çuar gazetarët e panelit.

‘Vetëm po të vari do silleshe ashtu si u sollën. Nuk duhet të ishte çuar Piktori, por gazetarët. Unë të paktën do ia kisha futur me mikrofon kokës. Ai mund edhe të godasi, nuk mund të kontrrollohet dhe mund të sjellë në situatë apo emision apsurd’, tha ai.

Revolta/ Banorët e Selenicës në Vlorë të zhgënjyer nga Rama: E votuam 100%, por na mashrtroi…

Banorët e Selenicës kanë zhvilluar një protestë për anullimin e lotit 4 të rrugës së “Lumit të Vlorës”, për arsyen se kjo rrugë do t’u mundësonte atyre një akses në rrugën nacioniale. Anulimi i projektit për bashkimin e autostradës Levan-Tepelenë me rrugën e “Lumit të Vlorës”, e lë qytetin e Selenicës të izoluar, duke e bërë të pamundur zhvillimin ekonomik në këtë zonë.

Kjo është arsyeja pse banorët i janë drejtuar televizionit FaxNews, për t’i dhënë zë kërkesës legjitime të tyre. Përmes një lidhjeje të drejtpërdrejt me emisionin “Aktualitet” të gazetarit Rezear Xhaxhiu, banorët kërkuan nga qeveria mbajtjen e premtimit të bërë në vitin 2017 dhe mosanulimin e lotit 4 të rrugës së “Lumit të Vlorës”.

“Selenica priste që kjo qeveri ta zgjidhte këtë problem, pasi nga 2013 ky komunitet ka votuar 100% për këtë qeveri. Dolëm shumë të zhgënjyer pasi i votuam duke i besuar këtij premtimi. Shumë banorë investuan në ullinjë dhe vreshtari, me shpresën se do të ndërtohej rruaga dhe do të kishte zhvillim ekonomik në zonë. Mbetëm shumë të zhgënjyer se ky premtim elektoral nuk u mbajt”, deklaroi një banorë për FaxNews.

Tabaku i përgjigjet Veliajt: Ky që nuk pastron dot plehrat e Tiranës, u përpoq më kot të pastrojë pislliqet e shefit të tij…

Nga Jorida TABAKU

Duhej guxim i madh nga ana e Veliajt te shfaqej sot ne Sharre, por perfaqesuesi me i denje i shpifjes dhe baltosjes, pergjegjesi per jeten e humbur te Ardit Gjoklajt u shfaq sot ne inceneratorin e Tiranes pa dhene asnje llogari per 25 mln eurot e vjedhura aty.

Ai qe nuk pastron dot plehrat e Tiranes, u perpoq me kot te pastroje pislliqet e shefit te tij qe ka paguar 75 mil euro per inceneratore qe nuk ekzistojne.

Edi Rama dhe Erion Veliaj nuk do te shpetojne nga pergjegjesia penale per miliona euro dhene kompanive fanntazem per inceneratore qe nuk punojne.

Vargu i makinave deri në Kashar/ Këlliçi publikon videon: Ja çfarë i ka bërë Tiranës vemja e Bashkisë

Kryetari i FRPD, Belind Këlliçi ka denoncuar kaosin e krijuar në pikat hyrëse dhe dalëse të Tiranës, ndërsa akuzon për këtë situatë Kryebashkiakun Erion Veliaj, që e quan një vemje.

Këlliçi thekson se ky është një kaos i mirëorganizuar, që krijohet nga mjetet e tonazhit të rëndë dhe betonieret, dhe kjo është mënyra se si Kryetari i Bashkisë së Tiranës mirëpret dhe i përcjell qytetarët ditën e premte nga kryeqyteti.

“Vargu i makinave është matanë qafës së Kasharit. Është për të ardhur keq që çdo ditë shohim propogandë, pamje në 3D, korsi biçikletash, por në fakt realiteti në Bashkinë e Tiranës është krejt ndryshe”, tha Këlliçi.

#LIVE – Belind Këlliçi deklaratë për mediat

#LIVE – Belind Këlliçi deklaratë për mediat

Gepostet von Partia Demokratike e Shqipërisë am Freitag, 16. Oktober 2020

Kush është i riu që humbi jetën nga Covid-19

Një 37 vjeçar nga Korça raportohet të jetë një nga viktimat e Covid gjatë ditës së djeshme. Ai është Lorent Kreka, dhe sipas Ministrisë së Shëndetësisë nuk kishte sëmundje bashkëshoqërues.

Kreka kishte rezultuar pozitiv me koronavirus disa ditë më parë dhe nuk kishte patur probleme shëndetësore duke paraqitur shenja të lehta infektimi.

Por, situata e tij mësohet se është rënduar menjëherë, duke bërë që të kryhej tramsportimi i tij në Tiranë, ku edhe ka ndërruar jetë ditën e djeshme.

Mësohet po kështu se edhe prindërit e 37 vjeçarit kanë qenë më herët me koronavirus, por e kanë kaluar pa pasoja.