24.5 C
Tirana
E martë, 29 Prill, 2025

Arteta kërkon finalen me Arsenalin: Kaluam “Bernabeu”, sfidën më të madhe të Europës. Duam të shkruajmë historinë

Mikel Arteta kërkon që të vazhdojë të shkruajë historinë në Europë në drejtimin e Arsenalit. Trajneri i “topçinjve” theksoi në konferencën për mediat se ekipi kishte kaluar një sfidë shumë të madhe përballë Realit, ndaj dëshironte të vazhdonte në këtë rrugë.

Situata e ekipit – “Jemi plot energji dhe entuziazëm. Tani duhet të testojmë kufijtë tanë dhe të shohim se sa larg mund të shkojmë. Ky është momenti:.

Historike – “Po shkruajmë historinë, por do të synojmë më shumë. Diferencat në një gjysmëfinale janë shumë të vogla dhe tani bëhet fjalë që t’i shfrytëzojmë ato”.

Eliminimi i Reali. “”Bernabeu” është sfida më e madhe që mund të kesh në Europë dhe ne i fituam të dyja ndeshjet. Kjo na jep besim për këtë gjysmëfinale”.

Atmosfera – “Pres një atmosferë edhe më të mirë se ajo kundër Real Madridit. Dua që të gjithë të veshin fanellat e tyre dhe të japin gjithë shpirtin në stadium. Ndeshja kundër Real Madridit ishte ajo me atmosferën më të mirë që kam përjetuar ndonjëherë këtu si lojtar apo trajner. Dhe ne duam ta përmirësojmë atë”.

Mungesat – “Mikel Merino dhe Ben Uajt janë stërvitur mirë dhe janë të gatshëm të luajnë. Tomas, për fat të keq, është jashtë për shkak të pezullimit dhe Kalafiori është ende jashtë”.

Ekipi i femrave në finalen e Ligës së Kampionëve – “Po, na shërben si frymëzim, por ata e kanë bërë edhe më parë, ndërsa ne ende jo”.

Rivali – “PSG është një ekip me të cilin është punuar shumë mirë dhe me individualitete të mira. Ata kujdesen për detajet dhe ne do të duhet që ta bëjmë këtë gjtihashtu”.

Vitet në Paris – “Ato ishin vite në të cilat mësova shumë dhe pata kujtime të shkëlqyera si lojtar. Para se të hyja në konferencën për shtyp, më treguan një foto të disa prej lojtarëve me të cilët isha gjatë atyre viteve dhe njëri prej tyre ishte Ronaldinjo, gjë që të jep një ide se me kë kam luajtur atje”.

Nga qumështi te bishtajore, zbuloni ushqimet e pasura me kalcium për kocka dhe shëndet të fortë

Ju tashmë e dini se duhet të konsumoni ushqime të pasura me kalcium për shëndetin e kockave, por kjo lëndë ushqyese thelbësore bën shumë më tepër për të mbajtur trupin tonë të funksionojë siç duhet.

Kalciumi është minerali më i bollshëm dhe thelbësor për trupin tonë. Ai është i njohur kryesisht për rolin e tij në shëndetin e kockave dhe dhëmbëve, por gjithashtu mbështet funksionin e muskujve dhe nervave dhe është i përfshirë në koagulimin e gjakut.

Edhe pse kalciumi mund të gjendet në suplemente dhe multivitamina, mënyra më e mirë dhe më e lehtë për ta marrë atë është nëpërmjet ushqimit.

Duhet të theksojmë produktet e qumështit dhe perimet. Mund ta gjeni edhe në peshk dhe ushqime të fortifikuara.

Shihni ushqimet më të zakonshme që mund të përfshini në dietën tuaj:

1. Qumështi

Nuk mund të mendojmë për kalciumin pa menduar për qumështin. Sipas USDA, një filxhan qumësht i plotë përmban 306 mg kalcium.

2. Kosi

Një tjetër produkt qumështi i pasur me kalcium. 100 g kos të thjeshtë përmban 127 mg kalcium.

3. Djathi

Dashuria për djathin ka edhe përfitime! Gjysmë filxhani përmban 289 mg kalcium.

4. Sardelet e konservuara.

Alternativa ideale nëse shmangni bulmetin. 100 g sardele përmbajnë 382 mg kalcium.

5. Salmoni

I pasur me vitamina dhe veçanërisht i shijshëm, salmoni me kocka (85 g) ka 181 mg kalcium.

6. Lakra jeshile:

Një filxhan përmban 177 mg kalcium.

7. Brokoli

100g brokoli përmban 46mg kalcium.

8. Bok choy

Një filxhan përmban 185 mg kalcium.

9. Spinaqi

Një filxhan spinaq i gatuar ka 245 mg kalcium.

10. Tofu

Gjysmë filxhani tofu përmban 434 mg kalcium.

11. Lëngjet e frutave

Lëngjet e frutave të fortifikuara, si lëngu i grejpfrutit (350 mg) dhe lëngu i portokallit (349 mg), janë burime të shkëlqyera.

12. Drithërat

100g tërshërë dhe drithërat përmbajnë 51mg kalcium.

13. Bajamet

Një filxhan përmban 385mg kalcium.

(100g) përmban 63mg kalcium.

14. Bishtajoret

100g fasule të zeza kanë 191mg, fasulet e bardha 236mg dhe qiqrat 111mg kalcium.

Çfarë bën kalciumi për ju?

Kalciumi është thelbësor për ndërtimin dhe forcimin e kockave. Është e rëndësishme për lëvizjen e muskujve dhe çlirimin e hormoneve. Ai gjithashtu luan një rol në transmetimin e sinjalit nervor dhe rrjedhjen e gjakut.

Sa kalcium ju nevojitet?

Sipas NIH, të rriturit e moshës 19-50 vjeç duhet të konsumojnë rreth 1000 mg kalcium në ditë. E njëjta gjë vlen edhe për burrat e moshës 51-70 vjeç, por gratë në të njëjtën grupmoshë kanë nevojë për 1200 mg.

Shenjat e mungesës së kalciumit:

  • Hipokalcemia
  • Mpirje ose ndjesi shpimi gjilpërash në gishta
  • Ngërçe ose spazma muskulore
  • Aritmitë
  • Nauze, diarre
  • Lodhje, dhimbje kockash
  • Thonjtë dhe flokët e brishtë

Edhe pse suplementet mund të ndihmojnë, marrja e tepërt mund të rrisë rrezikun e kancerit të prostatës dhe sëmundjeve të zemrës. Është mirë që të konsultoheni me një mjek për diagnozën dhe trajtimin e duhur.

“S’blihet me para ajo që humbën për interesa perosnale”, Basha: Më luftuan për vendimet pro SHBA, sot paguajnë 6 milionë dollarë për një vizë amerikane

Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, në emisionin “Drejt” në Ora News, duke komentuar situatën aktuale në Partinë Demokratike, tha se pas 3 vitesh e gjysmë luftë për mbajtjen e partisë pranë Shteteve të Bashkuara, tani po ndërmerrin veprime për ta realizuar këtë me fatura të larta financiare. Ai tha se segmenti i partisë të lidhur me Sali Berishën po kërkon mbështetje amerikane përmes pagesave prej 6 milionë eurosh.

Basha theksoi se lufta e tij ka qenë për të mbajtur PD në krah të SHBA-ve, duke u mbështetur në parime dhe marrëdhënie diplomatike, ndërsa ata tani po e bëjnë këtë përmes parave. Ai theksoi se problemi kryesor për shqiptarët është korrupsioni i qeverisë dhe ndryshimi i saj, duke vendosur të gjithë para drejtësisë jo vetëm e gjysmës që është 7×7=313-ta.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Është një ditë, ku mund të shohim një bumerang që po ndodh në kampin e zotit Berisha. Ju e dini për 3 vjet e gjysëm, beteja kryesore që unë kam ndërmarrë dhe për të cilën jam akuzuar, sulmuar dhe luftuar ka qenë për ta mbajtur partinë Demokratike në krah të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si një kusht I padiskutueshëm. Ndërkohë që u bë gjithë ajo luftë për vendime që duheshin marrë për ta mbajtur partinë Demokratike në krah të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sot po shohim që, pas 3 vjetësh e gjysëm, kanë ardhur tek e njejta pikë. Çfarë po bëjnë? Po bëjnë gjithçka që ai segment të qëndrojë në krah të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vetëm se kësaj rradhe me fatura të kripura financiare, 6 milion euro faturë financiare.
Ne duhet të rrimë mbi qëllimet e shkruara, pastaj nuk jam kundër asaj që shprehët si thelb, ajo është edhe më e rëndë, se ndërkohë demokratëve ju është thënë, çfarë nuk ju është thënë në raport me nongratën, por s’dua të hyj në atë diskutim. Qëllimi I shkruar është që partia demokratike të ketë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës- më fal shumë, po 3 vjet e gjysëm për çfarë u luftova unë? Për çfarë u denigrova unë? Për çfarë u sulmova unë dhe mbështetësit e mi sepse thamë që partia demokratike, – dhe në fakt asnjë forcë serioze politike,- nuk mund të jetë në kurs përplasje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kaq e thjeshtë është. Vetëm se unë e bëra me parime, e bëra me rrjetin e marrëdhënieve diplomatike ndërsa këta po e bëjnë me parà, me shumë gjigande parash, 6 milion dollarë. Nëqoftëse pastaj do t’i rrinim gjykimit tënd, 6 milion dollarë për të marrë vizë amerikane. Ky është halli i shqiptarëve? Ky është halli i demokratëve? Halli i shqiptaravë është korrupsioni i qeverisë së Edi Ramës; halli i demokratëve është plotësimi i një misioni që kanë marrë përballë shqiptarëve që është ndryshimi, që është largimi I kësaj qeverie dhe vendosja e të gjithëve para drejtësisë jo vetëm e gjysmës që është 7×7=313-ta, dhe parakusht për këtë janë disa qëndrime që na bëjnë ne euroatlantik dhe të tjerët fallco-euroatlantik. Qëndrimi I parë që na bën ne Euroatlantik, është mbështetja për pavarësinë e drejtësisë.

“Punonjësit publik me zor nxjerrin muajin”, Basha: Drejtorët me makina për vete, gruan dhe të dashurën! Administrata e lodhur dhe e tradhtuar po i kthen shpinën Ramës

Në emisionin “Drejt”, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, tha se Partia Socialiste në 12 vite e ka fryrë administratën publike për ta kthyer në një ushtri elektorale. Sipas tij, sot numërohen 200 mijë punonjës publik për një popullsi që është nën 2 milionë banorë.

Basha tha se në bazë disa studimeve PS ka shënuar rënie në mbështetje popullore dhe një pjesë jo e vogël e kësaj ka ardhur nga administrata. Ai tha se shumë punonjës të administratës janë lodhur me drejtorët apo me kolegët e tyre që mburren me pasuritë e vjedhura, ndërsa ata vet me rrogën që marrin nuk arrijnë të mbulojnë shpenzimet për nevojat familjare.

Sipas Bashës, një pjesë e tyre janë zhgënjyer pasi nuk e kanë votuar PS-n që Rama t’u sillte trafuikantë droge dhe të korruptuar në qeveri.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Në pamjet të parë mund të thuash që ky, nga 89 mijë që ka qenë administrata në 2013-ën kur popullsia përllogaritej të ishte akomanë nivelet e 3 milionëshit, afërsisht, plus minus, ky e ka çuar mbi 200 mijë tani që popullsia është nën 2 milionë. Pra ka ndërtuar një ushtri elektorale. Ky është argumeni që si me thënë sillet. Por ama po ju them që në studimet serioze të opinionit publik, jo ato që shiten për të demotivuar ndryshimin dhe për të kalcifikuar status-quon. Që në prillin e vitit të kaluar, pra një vit më përpara, PS ka shënuar rënie në mbështetje popullore dhe ne e kemi të qartë nga burimet tona që një pjesë jo e vogël e kësaj rënie ka ardhur nga administrata. Pse do thonui ju? Dhe kjo ishte pyetja e parë me të drejtë që ne i bëmë edhe ekspertëve që i ndjekin këto jo për t’i shitur në media të kontrolluara nga qeveria, por realisht për të pasur një pasqyrë të gjësë. Ore keni një njeri që është në administratë le ta marrim prej 12 vitesh, që kur ka fituar PS është futur në administratë. Le ta themi që e ka rrogën 500 mijë lekë të vjetra, 600 mijë, 700 mijë. Le të themi që e ka 1 milionë dhe ka 12 vite që punon. Ka qenë 30 në 2013-ën, sot është 42 vjeç, ka qenë 40 në 2013-ën, sot është 52 vjeç. Ka qenë 50 në 2013-ën, sot është 62 vjeç. Dhe me këtë rrogë ka hequr nga goja për të çuar fëmijët në shkollë, për të dhënë një model suksesi. Socialist që ka besuar me Edi Ramën vjen ndryshimi. Dhe ky socialist në administratë publike, me këtë rrogë, sheh që vit pas viti në katër vitet e para, në 8 vitet e para, 12 vite që shkoi kjo punë, jo vetëm që nuk ka asnjë ndryshim pozitiv po do thotë unë nuik votava që të më sjell trafikantë, të më sjellësh të korruptuar. Po ta them siç ma kanë thënë, votues socialistë, nuk votova që të shoh drejtorin i cili ka një rrogë sa unë apo pak më pak se unë dhe ndërkoh ka blerë apartament në Tiranë dhe makinë, apo drejtori i përgjithshëm që mburret që ka 1 milionë euro dhe ka makinë për vete, makinë dhe për gruan dhe makinë për të dashurën. Pra, padiskutim që administrata është e demotivuar. Ata njerëz në administratë të cilët janë mbajtur pas bukës së gojës, qofshin dhe këta socialistë, e kuptojnë që ky nuk është ndryshimi që kishin kërkuar. Prandaj ne shohim tek administrata, tek pensionistët dhe te të rinjtë, padiskutim potencial për ndryshim. Këtu pastaj vijm te problemi, çfarë oferte ka për ndryshimin?

“Ekonomi e fortë fillon me SPAK-un e fortë”, Basha në “DREJT” : Lufta kundër korrupsionit çelësi për mirëqenien e familjeve shqiptare

 

Në emisionin “DREJT” me Luan Ramën, drejtuesi i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, theksoi se fuqizimi i SPAK-ut dhe lufta pa kompromis kundër korrupsionit janë çelësi për të çliruar fondet që i takojnë qytetarëve shqiptarë.

Pjesë nga fjala e Bashës:

O në xhepat e të korruptuarve te 313, o në xhepat e qytetarëve, në dy vende s’mund të jenë. Me propozimin tonë, me luftën pa kompromis kundër korrupsionit, me fuqizimin dhe jo dobësimin e SPAK-ut; me mbajtjen e të korruptuarve të arrestuar deri më tani dhe arrrestimin e të korruptuarve të tjerë dhe vendosjen e tyre përpara drejtësisë, paratë shkojnë te xhepat e qytetarëve.
Propozimi i tyre, ndodh në gara piramidale se sa do t’I rrisin benefitet sociale dhe pagat, është një mashtrim, për sa kohë që si Rama dhe qeverisja e tij por jo më pak edhe këta të tjerët kanë çështjen kryesore që i lidh bashkë goditjen ndaj SPAK-ut. Kjo është ajo që na diferencon, vetëm mbështetja për luftën kundër korrupsionit,vetëm mbështetja ndaj SPAK-ut, do të jetë në gjendje të gjenerojë ato të ardhura që pastaj mund të kryejnë politikat ekonomike dhe sociale.

“Premtimet e krerëve të 7×7=313 ngjajnë si gara e Sudes me Rapush Xhaferin”, Basha në “Drejt”: Më 11 maj ose paratë në xhepat e shokëve të Ramës, ose në xhepat e qytetarëve

Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, në një intervistë për emisionin “Drejt” në Ora News, ironizoi premtimet e partive politike dhe kryesisht të qeverisë si gara e “Sudes me Rapush Xhaferin”.

Basha tha se Edi Rama që ka 12 vite që qeverisë, ende vazhdon të premtojë. Sipas tij, parë kanë shkuar tek xhepat e shokëve të Edi Ramës tek 7×7-313, apo shoqeve valltare, dhe jo në xhepat e pensionistëve, apo të sipërmarrësve, apo të profesionistëve të lirë, apo të pagës minimale.

“Rrugës kur vijë për këtu, pash këto reklamat. Reklamat janë bërë fiks, po fiks si gara e dikurshme e firmave piramidale. Siç thotë një miku im, citoj, “si garë e Sudes me Rapush Xhaferin”. Njëri thotë 500, tjetri thotë 1 mijë dhe pikërisht këtu vihet në pyetje pamundësia e tyre për të mbajtur këto premtime dhe diferenca me Koalicionin Euroatlantik. Pse Edi Rama duhet t’i bëjë këto premtime pasi ka qeverisur për 12 vite me radhë. Pse nuk ka mbajtur një pjesë të premtimeve, që nuk ka realizuar një pjesë të këtyre zotimeve. Sepse paratë nuk mund të jenë në të njëjtën kohë edhe në xhepat e shokëve të Edi Ramës tek 7×7-313, apo shoqeve valltare, dhe jo në xhepat e pensionistëve, apo të sipërmarrësve, apo të profesionistëve të lirë, apo të pagës minimale.
Në atë valle që kërcenin në shesh, ajo që bie në sy, është diçka që SPAK-u e ka zbërthyer në rastin kundër kryebashkiakut të Tiranës që këta janë të veshur e të ngjeshur me tesha e me aksesor të cilat janë disa herë më të larta se rroga mesatare vjetore e një çifti të ri shqiptar” – tha Basha.

“Me Ramën, paratë shkojnë te shokët e tij; me ne kthehen te qytetarët”, Basha: Taksa të ulëta mbështetje për drejtësinë, kthejmë shpresën, të mundim korrupsionin

Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, i shoqëruar nga kandidatët për deputetë Neli Demi, Diana Toma, Irsida Shehi, ka zhvilluar takime me qytetarë dhe biznese në Njësinë 10 në Tiranë.

Gjatë bisedës me Bashën, qytetarët shprehën vështirësitë që përballen në jetën e përditshme dhe gjendjen ekonomike që sa vjen edhe rëndohet. “Jemi shumë të lodhur. Është një situatë e pakonceptueshme, domethënë e papërshkrueshme. Është një situatë ku çdo gjë është shkatërruar në detajë, në mënryë të përcaktuar, për mu me një projekt me laps e letër në tavolinë. Të uroj me gjithë zemër sukese” – u shpreh një qytetar.

Duke evidentuar korrupsionin si shkaktarin kryesor i kësaj situate, Basha më tej tha se ndryshimi më 11 maj është numri 4 dhe Koalicioni Euroatlantik. “Në qoftë se do që lekët të jenë në xhepat e shokëve të Ramës, voto 5 se i marrin lekët ata. Vpoto 1, del Ilir Meta. Vetëm 4 i kthen paret te xhepi.

Ai gjithashtu foli për disa nga pikat e programit, që sipas tij, do të kthejnë sjellin mirëqenie për familjet shqiptare, për të rinjtë dhe sipërmarrësit.

Për sipërmarrësit:
• Vendosja e taksës së sheshtë në masën 9%
• Heqja e TVSH për biznesin e vogël
• Lehtësira reale për hapjen dhe formalizimin e çdo iniciative të ndershme

Për familjet shqiptare:
• Subvencione për strehimin e çifteve të reja
• Dyfishim i ndihmës për nënat kryefamiljare
• Deri në 20 mijë euro bonus për fëmijën e tretë

Për të rinjtë:
• 100 milionë euro investime për programin NextGen në 4 vite
• Praktika të paguara, mbështetje për start-up-et dhe bursa për vajzat
• Shkolla me orar të zgjatur, drekë të garantuar dhe kushte që i japin vlerë arsimit publik

Në përfundim të takimeve, Basha theksoi se Shqipëria ndodhet përballë një zgjedhjeje të qartë:
Ose Shqipëria e 313-s dhe korrupsionit të pandëshkuar, ose Shqipëria e ndershme që zhvillohet dhe garanton një të ardhme më të mirë për çdo familje.

Fushata, Myshketa: Qytetarët të neveritur nga politika e vjetër, programi ynë është realist (VIDEO)

Kandidati për deputet në Durrës nga Koalicioni Euroatlantik, Joni Myshketa, në një intervistë për emisionin “MCN Informacion”, e përshkroi fushatën si sfilitëse, por optimiste. Ai theksoi se qytetarët janë të zhgënjyer nga politika e vjetër dhe bëri thirrje për t’u fokusuar te familjet dhe zgjidhjet reale, larg ngjyrave politike.

Duke vënë theksin te programi i Koalicionit Euroatlantik, kandidati përmendi prioritetet për arsimin parashkollor dhe 9-vjeçar si dhe nismat për përndjekurit politikë, duke premtuar zgjidhje konkrete dhe pensione dinjitoze.

Ai kritikoi vazhdimin e retorikës së vjetër politike dhe mungesën e seriozitetit në trajtimin e problemeve të qytetarëve.

“Fushata është shumë pozitive, sfilitëse sepse duhet të cekësh terrenin dhe të jesh pranë qytetarëve. Unë personalisht kam qenë dhe do mbetem pranë qytetarëve dhe has sapo dal nga shtëpia me problematikat që hasen të gjithë. 

Është sfilitëse sepse duhet të bësh kilometra dhe përtej takimeve me qytetarët nuk kanë rreshtur denoncimet që kemi bërë. Është një fushatë optimiste, por ajo që vë re është që qytetarët janë të neveritur nga politika e vjetër. 

Mesazhi është që të shohim familjet tona dhe ti lëmë ngjyrat politike. Shkaktarët e situatës aktuale kanë një emër. Këtu vazhdohet akoma me tallava në vend që të jemi serioz. Këtu vazhdon një kahë politikë që kërkon ende të vazhdojë. 

Këtu nuk flitet qartazi me qytetarët dhe shmangen problematikat që kanë qytetarët.

E vetmja forcë politike është Koalicioni euroatlantik që ka sjellë një program realist. Kemi programin për arsimin, më realisti..programi parashkollorë dhe 9 vjeçar që ka problem se ku do të akomodojë fëmijët. 
Pjesa e të përndjekurve që u njihet statusi i ushtarakëve, që do të thotë një pension dinjitoz.”
 

Vota e 11 majit, Musai: Janë sajuar lloj-lloj marifetesh për t’i mbajtur njerëzit peng

Doriana Musai, zëdhënëse e Koalicionit Euroatlantik, thotë se pika e fortë e forcës politike që ajo përfaqëson është profili i kandidatëve dhe programi.

“Marrëdhënia që kanë krijuar kandidatët tanë, besueshmëria e tyre është pika jonë më e fortë. Programi ka 4 shtylla: mirëqenien, rininë, drejtësinë. Peshën më të madhe për ikjen e të rinjve e ka kryeministri. Pavarësia e sistemi gjyqësor, mbështetja nga parlamenti, lufta ndaj korrupsionit. Çfarë nuk është sajuar për të mbajtur njerëzit peng. Një nga pikat e programit tonë është prona. Të gjithë e kanë parë si patate e nxehtë. Askush e nuk e ka rregulluar. Titujt duhet të rivendosen të ligjshëm. ne kemi marrë përsipër ta zgjidhim këtë problem.”

Musai tha se ka presion te votuesit për votën, por për SPAK për herë të parë po kryen verifikime të kësaj natyre në terren.

“Ka presion për votën. Por SPAK është në terren, në të gjithë territorin. Individit i hiqet liria, por ata nuk janë vetëm. Ne kemi pasur një denoncim në rastin e Durrësit. Të gjitha denoncimet i orientojmë te SPAK. Prokurorët janë në terren, janë një ndihmë shumë e madhe. Do të luajnë një rol të rëndësishëm për ta ulur këtë lloj presioni.”

5 mësime që Berisha i dha shqiptarëve me 6 milionë dollarët e tij!

Nga Sidi Hasanaj

Sali Berisha ka nënshkruar një kontratë lobimi prej 6 milionë dollarësh në SHBA me synimin për të zhbërë shpalljen “NonGrata” për korrupsion masiv dhe minimin e demokracisë. Ky veprim i tij i fundit është një akt dëshpërimi për të mbrojtur interesat e veta personale dhe familjare, dhe një vetëdemaskim spektakolar i gjithë propagandës së tij të dekadës së fundit.

1. Një kontratë dyvjeçare, mdërkohë që ka dhënë një premtim për Dorëheqje nëse humb 11 Majin?!

Nëse Berisha vërtet do të respektonte statutin e PD që e detyron të japë dorëheqje në rast humbjeje në zgjedhjet e 11 majit, ai nuk do të nënshkruante një kontratë lobimi që shtrihet përtej këtij afati. Nënshkrimi i kësaj kontrate provon që Berisha nuk ka ndërmend të largohet nga drejtimi i PD, edhe pas humbjesh të reja. Për të, PD është një pronë private, një instrument për mbrojtjen e vetes dhe pasurisë së tij familjare.
U demaskua se nuk do japë dorëheqjen po humbi 11Majin!

2. Nga opozitar 12 vjet në miliarder: Ku i gjen Berisha 6 milionë dollarë?

Pas 12 vitesh në opozitë, Berisha gjen mundësinë të shpenzojë miliona, jo vetëm për avokatë në Angli (ku dështoi për të rrëzuar NonGratën) edhe pse pagoi 500mijë paund avokatë, por edhe për një fushatë lobimi që kushton 260 mijë dollarë në muaj. Ndërkohë, miliona të tjera janë paguar për drejtues fushatash të Donald Trump, si LaCivita dhe kompani lobimi nga më të shtrenjtat në botë.

Kjo ngre pyetjen thelbësore: Sa shumë para ka akumuluar Sali Berisha, që paguan dhe paguan e nuk ndalet kurrë? E në ç’mënyrë?!

3. Rrëzimi i mitit të “armikut Soros”

Prej vitesh, Berisha ka pretenduar se shpallja e tij “NonGrata” është rezultat i lobimit të George Soros. Por, nëse kjo do të ishte e vërtetë, ardhja e një administrate anti-Soros në SHBA (si ajo e Trump) do ta kishte shfuqizuar automatikisht këtë vendim. Fakti që Berisha paguan miliona për ta hequr NonGratën, pikërisht duke lobuar tek e njëjta kamp konservator, provon se problemi nuk është Sorosi, por dosjet e rënda të korrupsionit dhe minimit të demokracisë.

Dhe përsëri paguan miliona dollarë te Trump, e përsëri ai është Nongrata në SHBA!

4. Përralla DonKishioteske “Sovraniteti i rremë dhe blerja e opozitës”

Për vite me radhë, Berisha predikoi retorikën e “sovranitetit” dhe “luftës kundër superfuqive arrogante si Amerika”.

Tashmë faktoi që Lulzim Basha ka pasur dhe ka shumë të drejtë kur tha se “SHBA dhe partneriteti me ta është kruciale dhe jetike për PD”, e jo përrallat e Berishës me Sovranitet ndaj superfuqisë arrogante amerikane!

Sot Berisha po paguan miliona dollarë për të bërë çfarë?
Atë që shprehu Basha:
krijuar partneritet me SHBA-në, ndërkohë që në 2021 PD e kishte si kurrë më parë në dekadën e fundit!
Gabriel Escobar tha nga shkallët e selisë së PD se “kryetari i Pd Basha është aleat i afërt i joni, dhe mezi presim ta shoohim PD parti fituese”.

Në realitet, Berisha nuk ka më një parti, ka një ushtri mercenarësh: deputetë, drejtues dhe militantë të cilët blihen dhe shiten si plaçkë, njësoj siç dikur blihej vota me para të pista.

5. Një opozitë e blerë nuk mund të rrëzojë një pushtet të korruptuar

Nëse Sali Berisha përdor miliona për të blerë opozitën, median dhe opinionin publik, atëherë si mund të pretendojë se do të sjellë një ndryshim real kundër një qeverie të korruptuar si ajo e Edi Ramës?

Nuk mund të luftosh korrupsionin me korrupsionin.
Nuk mund të çlirosh një vend nga një regjim i kalbur duke e kthyer në duart e një tjetër që kërkon të mbrojë milionat e veta.

Berisha nuk po përpiqet të shpëtojë demokracinë shqiptare. Ai po përpiqet të shpëtojë pasurinë dhe lirinë e tij personale.

6 milionë dollarët për lobim janë vetëm maja e ajsbergut.
Në thelb, pas kësaj fshihet një betejë ekzistenciale për të ruajtur pasuritë e vjedhura dhe për të shmangur përballjen me drejtësinë.