30.5 C
Tirana
E martë, 12 Gusht, 2025

Vasalët që e mbrojnë Maqedoninë nga shqiptarët!

Nga Kim Mehmeti

Nëse i përcillni debatet në parlamentin e Maqedonisë, do ju bie në sy vullneti me te cilin deputetët e VLEN-it e mbrojnë vendin nga hajdutët e BDi’së!

Dhe jo se duhet mbrojtur hajnat dhe jo se BDI’së i mungojnë ata që shitnin patriotizëm e velnin tenderë, por është e pakuptimtë të jenë aq të verbëruar nga vasalizmi sa të mos e vërejnë se grindja ndër shqiptare u shkon për shtati antishqiptarëve që thonë se e keqja e natyrshme e Maqedonisë janë shqiptarët!?

Ndërkohë duhet pranuar se askush nuk i njeh politikanët tanë hajdut më mire se drejtuesit e VLEN’It ngaqë thuajse të gjithë ata kanë diplomuar o në shkollën e hajdutërisë të PDSH’së, o në atë të BDI’së.

Por megjithatë, vasalët e VLEN’it do mund të merren me hajdutët shqiptarë vetëm pasi t’i kenë pastruar llogaritë me hajnat maqedonas që shqiptarëve u vodhën me qindra miliardë euro duke i përjashtuar ata nga procesi i privatizimit të pronës shtetërore.

Pra do mund ta mbrojnë shtetin nga hajdutët shqiptarë pasi t’ia kenë bërë me dije palës maqedonase se edhe sikurse gjatë njëqind viteve të ardhshme, të gjithë shqiptarët e këtushëpm ta zhvatin shtetin, prapë ata nuk do ia dalin ta kthejnë pronën që ua plaçkiti pala maqedonase.

Dhe jo se vasalët e VLEN’it nuk e dinë këtë, por ata nuk guxojnë ta thonë ngaqë nuk paguhen për ta mbrojtur interesin e popullit të vet, por për t’i mbrojtur Maqedoninë dhe maqedonasit nga shqiptarët.

Gjë të cilën ata e bëjnë më mire se cilët do vasal të mëparshëm shqiptarë nëpër qeveritë
maqedonase.

U vranë 44 marinarë anglezë, si Enver Hoxha me Titon “minuan” Kanalin e Korfuzit më 22 tetor 1946?! Deklarata e Mehmet Shehut: Ujërat tona territoriale u minuan nga ne! Zbulohen dokumentet

NGA PROF. DR. ELMAS LECI

“Pasi mora miratimin nga shoku Enver, unë rashë dakord me propozimin e Titos për minimin e Kanalit”. Kjo deklaratë unikale është e bërë nga Mehmet Shehut për minimin e Kanalit të Korfuzit dhe tregon gjithçka për atë vepër kriminale. Koha për të cilën bën fjalë deklarata është kur Mehmet Shehu ishte Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë shqiptare. Në fakt, dekonspirimi i deklaratës së mësipërme është bërë tepër vonë e po nga ai vetë dhe pikërisht më 17 janar të vitit 1957, në një takim kur Mehmet Shehu ishte bërë Kryeministër, është bërë në një bisedë me një delegacion kinez dhe kjo tregon qartë se Kanalin e Korfuzit e “minoi” Enver Hoxha me jugosllavët. Në fakt, minat i vuri Tito, forcat detare jugosllave, por iniciativën dhe miratimin e dha Enver Hoxha. Ja dhe deklarata më e plotë e Mehmet Shehut: “Në të vërtetë, ujërat tona territoriale u minuan nga ne. Kjo ndodhi në këto rrethana. Unë isha në Beograd. Në atë kohë unë isha Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë. Tito propozoi që të minohej Kanali i Korfuzit. Kështu që ne vendosëm minat me ndihmën e detarëve jugosllavë…

Nga ana jonë, shoku Enver dhe unë si dhe një detar shqiptar, ishim në dijeni. Nga pala jugosllave ishin në dijeni Tito, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Ushtrisë së tyre, si dhe detarët. Askush tjetër nuk kishte dijeni, duke përfshirë edhe shokët e Politbyrosë në partinë tonë”.

Që Enver Hoxha “minoi” Kanalin e Korfuzit, kjo tashmë është e vërtetuar katërcipërisht, por më parë duhet të pyesim se përse e bëri Enver Hoxha këtë krim makabër, duke vrarë me atë minim 44 marinarë anglezë?! Dokumentet historike të arkivave tashmë të deklasifikuar, flasin qartë se “anijet jugosllave u nisën nga Shibeniku dhe erdhën e minuan Kanalin e Korfuzit”. Planin e minimit e kishte miratuar vetë Enver Hoxha. Në argumentim, për çështjen e minimit të Kanalit të Korfuzit, ka disa telegrame e nota mes Tiranës e Beogradit dhe anasjelltas. Në fakt, në Kanalin e Korfuzit, minat i “hodhën” marinarët jugosllavët, por Enver Hoxha ishte në dijeni të plotë të minimit dhe siç e deklaronte Mehmet Shehu, Enver Hoxha e miratoi atë minim.

SI NDODHI NGJARJA

Ngjarja, e quajtur incident, ndodhi më 22 tetor të vitit 1946. Citojmë telegramin e ish -ministrit të Brendshëm shqiptar, gjeneral-leitnant Koçi Xoxe, dërguar udhëheqjes së Beogradit vetë Josif Broz Titos: “Në pasditen e datës 22 të këtij muaji (tetor 1946) u panë 4 (katër) vaporë anglezë të udhëtonin për në Korfuz përgjatë bregdetit të Sarandës. Njëri prej tyre takoi në një minë dhe u ndez flakë. Njëri nga të tjerët zbarkoi me barkë ushtarët rreth vaporit të djegur. Një tjetër zuri vend në ujërat tona, midis katundeve tona Borsh e Piqeras dhe tjetri midis Piqerasit e Kakomesë. Një motoskaf i yni i vëzhgimit shkoi pranë tyre dhe pyeti se çfarë kishin. Ata iu përgjigjën se sot nuk kemi kohë për t’u përgjigjur, mbasi kemi punë. Më vonë, dy nga vaporët rimorkiuan vaporin e djegur dhe u nisën në drejtim të Korfuzit. Vapori i katërt ngeci në vend. Më vonë edhe ky u largua”. Kaq thotë ministri i Brendshëm Koçi Xoxe në telegramin informativ për Josif Broz Titon.

Mirëpo ç’kishte ndodhur? Nga “incidenti”, siç e ka quajtur diplomacia komuniste shqiptare, kishin mbetur të vrarë 44 marinarë anglezë, luftanija e të cilëve ishte hedhur në erë nga minat detare. Janë ngritur gjithnjë pyetjet: Kush i vendosi minat, si i vendosi dhe përse i vendosi? Përgjigjet e Tiranës komuniste kanë qenë se anglezët shkelën ujërat territoriale (veprim i padrejtë) ndërsa Shqipëria nuk ka pasur kapacitete minimi. Atëherë, kush i vendosi minat dhe përse?! Versioni i Tiranës komuniste për minat se “ishin mbeturina gjermane”. Deri vonë incidenti ishte interpretuar vetëm si përgjegjësi e njëanshme e Britanisë së Madhe, që dërgoi anijet e saj të Luftës në Kanalin e Korfuzit dhe ku ato ndeshën në mina. Sipas versionit komunist shqiptar, minat ishin vendosur nga gjermanët, qysh në kohën e Luftës së Dytë Botërore.

Kërkimet vërtetuan se këto mina ishin vendosur nga anijet ushtarake jugosllave, rezultat i një marrëveshje të fshehtë Beograd – Tiranë në qershor të vitit 1946. E vërteta është se minimi ishte bërë nga jugosllavët me dijeninë e Enver Hoxhës. Luftanijet minavënëse jugosllave, të ardhura në një natë të errët nga Shibeniku në fund të shtatorit të vitit 1946 (sipas dokumenteve angleze dhe ruse), vendosën minat e prodhimit gjerman në Kanalin e Korfuzit. Për këtë veprim bërë me dijeninë e regjimit të Tiranës, tregojnë edhe dokumentacionet e kohës (telegramet, letërkëmbimet e mesazhet) dërguar Beogradit e marrë nga Tirana. Pra, ustai ishte në Beograd, por miratimin e kishte dhënë vetë Enver Hoxha. Këtë e kanë pranuar edhe Koçi Xoxe edhe Mehmet Shehu.

DOKUMENTET

Nga dokumentacionet arrihet në konkluzionin se konflikti shqiptaro – anglez për të ashtuquajturin incident i Kanalit të Korfuzit e ka bazën në Beograd. Ishin jugosllavët ata që kurdisën prapaskenën dhe me dijeninë e Tiranës vranë 44 djem të pafajshëm anglezë. Ngjarja ndodhte kur Shqipëria kërkonte me këmbëngulje të futej në OKB, gjë e cila Beogradit nuk i pëlqente. Planet jugosllave ishin për aneksimin e Shqipërisë në Federatën Jugosllave, jo për pranimin e saj në OKB pasi pranimi i Shqipërisë në OKB e hiqte shansin për aneksim.

Ka edhe versione të tjera, që incidenti i Kanalit të Korfuzit u bëngaqë anglezët kërkonin pushtimin e Shqipërisë, rrëzimin e qeverisë së Tiranës etj.etj.. Që anglezët ishin kundër qeverisë komuniste të Tiranës, kjo nuk diskutohet, por që donin të bënin pushtim ushtarak të Shqipërisë, ky ishte absurditet. Të kërkosh ndryshime demokratike, kjo është e drejtë e secilit vend që i gëzon ato parametra, siç ishin e janë edhe anglezët apo amerikanët, ndërsa të kërkosh e ca më shumë të pushtosh një vend, është akt agresioni. Potencialisht anglezët dhe amerikanët mund ta bënin atë sa herë të donin, por as që u ka shkuar ndonjëherë ndër mend një gjë e tillë për Shqipërinë. Nuk ishin anglezët dhe as amerikanët ata që kërkonin të izolonin vendin tonë, Shqipërinë, nga bota e jashtme, por ishin vetë liderët komunistë, Enver Hoxha në unison me Beogradin që me diplomacinë e tyre i vinin çështjes shqiptare barriera njërën pas tjetrës. Mund të ngrihen mijëra pyetje me përmbajtjen: Po ç’deshën luftanijet angleze në ujërat territoriale shqiptare?! “Është i drejtë versioni, madje për këtë shkelje u vendosën edhe përgjegjësitë; por nuk është i drejtë amplifikimi i qeverisë shqiptare apo qëndrimi kokëfortë i diplomacisë së Tiranës, që minat ishin të mbetura nga koha e pushtimit gjerman”.

PRAPASKENAT

Jo vetëm prapaskena makabre shqiptaro-jugosllave e Kanalit të Korfuzit, por mbi qeverinë e Tiranës, e cila kërkonte me këmbëngulje pranimin në OKB, rëndonte edhe përkrahja e Partisë Komuniste greke, e partizanëve grekë, konflikt i brendshëm që e çoi popullin grek në luftë civile. A thua se edhe për këtë fajin e kishin anglo-amerikanët? Por si mund të ishin anglezët apo amerikanët pro anëtarësimit në organizma ndërkombëtare të një regjimi, siç ishte ai i Enver Hoxhës, i cili jo vetëm në planin e brendshëm, por edhe në atë të jashtëm, ndiqte një politikë luftënxitëse dhe zbatonte një diplomaci të fshehtë për minimin e paqes rajonale?! Më parë, qeveria e Enver Hoxhës i kishte paraqitur qeverisë sovjetike shqetësimin se mos vinin ekspertët ndërkombëtar për kontrollin e minave në Kanalin e Korfuzit.

Dhe, në fakt, më 2 dhjetor të vitit 1948, Molotovi, shqetësimin e Enver Hoxhës për një vendim ndëshkues nga Gjykata e Hagës, ia raportoi Stalinit: “Shqiptarët tremben se Gjykata Ndërkombëtare do të marrë vendim për ekspertizë në vend. Atëherë do të zbulohen minat e vendosura dikur nga jugosllavët (103 copë). Shqiptarët kërkojnë këshilla, nëse duhet urgjentisht të fillojnë pastrimin”. Për shqetësimin e Qeverisë shqiptare, ministri sovjetik i Mbrojtjes u porosit nga Stalini që në mënyrë urgjente dhe sekrete të dërgonte ekipin e ekspertëve për të ndihmuar në pastrimin e minave të mbetura. Mirëpo në Sarandë, për verifikim, Gjykata Ndërkombëtare e Hagës dërgoi në fund të janarit ekipin e ekspertëve dhe bëri vëzhgime në bregdetin e Sarandës por nuk konstatoi mina. Në fakt, sovjetikët e kishin “kryer detyrën” më përpara se të vinin aty ekspertët për verifikime ekspertët e Gjykatës.

GJYKATA NDËRKOMBËTARE

Megjithatë edhe pse nuk konstatoi mina, Gjykata Ndërkombëtare për “incidentin” mori penalizëm ndaj Shqipërisë, me arin e depozituar në Londër. Dhe ja si shpjegohet kjo çështje në shtypin shqiptar në vitet e demokracisë: Më 14 shkurt të vitit 1949, nëpërmjet Molotovit, i erdhi qeverisë shqiptare “këshilla” e Stalinit që ta nënshkruante menjëherë deklaratën ose aktin e denoncimit. Kjo bëhej përpara pritjes së raportit përfundimtar të ekspertëve të Gjykatës Ndërkombëtare për misionin e tyre të vëzhgimit në Shibenik e në Sarandë. Dhe, në fakt, raporti i ekspertëve iu dërgua përmes agjentëve qeverive shqiptare e britanike, të cilat duhej të kthenin vërejtjet e tyre brenda një jave. Qeveria shqiptare nuk i pranoi konkluzionet e ekspertëve për vëzhgimet e tyre në Sarandë, ndërsa qeveria britanike në përgjigjen e saj i mbështeti ato. Britanikët riafirmuan konkluzionin e ekspertëve se në pikën Denta ka pasur postë vrojtimi, se vendosja e minave nuk mund të bëhej pa dijeninë dhe bashkëpunimin e Shqipërisë me një partner dhe se sjellja e autoriteteve shqiptare gjatë shqyrtimit në vend të fakteve nga ekspertët ndërkombëtarë, nuk ishte bashkëpunuese. Pasi mori vërejtjet e të dyja palëve, për raportin e ekspertëve, Gjykata i “mbylli” dyert për seancat publike dhe nisi diskutimin paraprak të dy pikave të Kompromisit të 25 marsit 1948. Ndonëse anëtarët e Gjykatës betoheshin për të ruajtur fshehtësinë e debateve e presupozohej një sekret i plotë për çfarë diskutohej si dhe për opinionin e gjyqtarëve, rrjedhja e informacionit bëhej në forma të ndryshme. Vetë anëtarët e Gjykatës në mënyrë “konfidenciale” jepnin të dhëna se për atë çfarë po ndodhte brenda sallave të mbyllura të saj.

Më 21 shkurt të vitit 1949, Gjykata Ndërkombëtare përfundoi diskutimin paraprak të pikës së parë të Kompromisit. Dhjetë gjykatës u shprehën se Shqipëria nuk mund të mos dinte mbi vendndodhjen e minave dhe e cilësuan mosveprimin si të qëllimshëm. Gjykatësit brazilianë e polakë mbrojtën mendimin e neglizhencës së Shqipërisë në ruajtjen e ujërave të saj territoriale, ndërsa gjykatësit sovjetikë, jugosllavë e çekosllovakë deklaruan se kishte mungesë provash për të mbështetur kërkesën britanike. Më 23 shkurt të vitit 1949, filloi diskutimi paraprak për pikën e dytë të Kompromisit, ku pothuajse në mënyrë unanime gjykatësit ishin të mendimit se Britania e Madhe kishte shkelur sovranitetin e Shqipërisë por në mbrojtje të saj u vunë avokatët më të mirë, të cilët e hodhën poshtë versionin. Pas këtyre diskutimeve plenare, Gjykata krijoi një Komitet redaktues për të formuluar me shkrim projekt – vendimin. Komiteti do t’i studionte vërejtjet dhe do t’i jepte formën përfundimtare vendimit të Gjykatës. E gjithë kjo procedurë u zhvillua gjatë muajit mars të vitit 1949.

RRJEDHA E NGJARJEVE

Qeveria shqiptare ishte e pafuqishme të ndryshonte rrjedhën e ngjarjeve, ndonëse avokatët e kishin kryer punën e tyre me shumë përkushtim e profesionalizëm të lartë për të mbrojtur edhe atë çfarë ishte e pamundur të mbrohej. Shpresa e vetme për të ndihmuar e për të marrë një informacion nga brenda Gjykatës, ishte gjykatësi sovjetik Krillov. Më 18 mars të vitit 1949 Behar Shtylla, me cilësinë si agjent i qeverisë shqiptare, bëri udhëtimin e tij të parë në Hagë, ku takoi Kryetarin dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Gjykatës, si dhe mjaft gjykatës të tjerë. Por, siç shkruan ai në kujtimet e tij “Kronika diplomatike” ende të pabotuar, “të gjithë në atë Gjykatë ishin tepër të sjellshëm, ishin të gatshëm të diskutonin për çështje të përgjithshme kulturore e historike për Shqipërinë e vendet e tyre, por ata i largoheshin me takt bisedës për çështjen e Kanalit të Korfuzit”. Përmbajtjen e të gjitha bisedave, Behar Shtylla e dërgoi me radiogram në Tiranë më 21 mars të vitit 1949 dhe ditën tjetër me letër më të zgjeruar.

Gjyqtari sovjetik Krillov i tha diplomatit shqiptar se vendimi i Gjykatës ende nuk kishte marrë formë të prerë dhe se komiteti i redaktimit do të jepte variantin përfundimtar brenda dy-tri ditëve. Krillovi e informoi Behar Shtyllën se shumica e gjykatësve mbështesnin Britaninë e Madhe në akuzën e saj kundër Shqipërisë, në pikën e parë kundër Kompromisit dhe se ndër gabimet kryesore që ishin bërë, ishte letra e 17 majit e vitit 1946 e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë shqiptare drejtuar trupit diplomatik në Tiranë, si dhe letra e 2 korrikut e vitit 1947. Ekspertizën e Gjykatës në Sarandë ai e quajti “”fatkeqe”, sepse ajo dha opinionin se nga postet e rojeve bregdetare shqiptare mund të shihej vendosja e minave”. Gjykatësi sovjetik premtoi të punonte për të ndryshuar togfjalëshin “Shqipëria ka ditur vendosjen e minave”, që ishte vendosur në projektvendim, duke e zëvendësuar me togfjalëshin “Shqipëria duhej të kishte ditur”. Sipas Krillovit, në variantin e parë akuza ishte e rëndë, përbënte faj e krim kundër njerëzimit, ndërsa në variantin e dytë kuptohej si neglizhencë, e cila mund t’u atribuohej rojeve bregdetare dhe jo qeverisë. në këtë rast qeveria shqiptare do t’i paguantedëmshpërblime Britanisë për dëmet në njerëz e në anije.

DËMSHPËRBLIMI

Në çështjen e dëmshpërblimeve, Krillovi kishte një pikëpamje të veçantë. “Gjykata ka të drejtë ta caktojë vetë sasinë e dëmeve, – i tha ai Behar Shtyllës, – por duhen bërë përpjekje që kjo çështje të mbetet për t’u vendosur nga të dyja palët në bisedime direkte. Ai tërhoqi vëmendjen e agjentit të qeverisë shqiptare për vendosmërinë që tregonin britanikët për të marrë dëmshpërblimet dhe paralajmëroi se ata do të mundoheshin të mbanin arin shqiptar të depozituar në një nga bankat e Londrës, ndaj dhe sugjeroi tërheqjen e tij. Informacioni që dërgoi Behar Shtylla u prit mirë në Tiranë. Shenjat se gjyqi nuk do fitohej ishin dhënë qysh më parë, por shpresohej që dënimi të përcaktohej me terma të buta dhe që nuk e bënin Shqipërinë fajtore për një krim ndërkombëtar, ndonëse avokatët e kishin kryer punën e tyre me shumë përkushtim e profesionalizëm të lartë për të mbrojtur edhe atë çfarë ishte e pamundur të mbrohej. Shpresa e vetme për të ndihmuar e për të marrë një informacion nga brenda Gjykatës, ishte gjykatësi sovjetik Krillov.

Më 18 mars të vitit 1949 Behar Shtylla, me cilësinë si agjent i qeverisë shqiptare, bëri udhëtimin e tij të parë në Hagë, ku takoi Kryetarin dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Gjykatës, si dhe mjaft gjykatës të tjerë. Por, siç shkruan ai në kujtimet e tij “Kronika diplomatike” ende të pabotuar, “të gjithë në atë Gjykatë ishin tepër të sjellshëm, ishin të gatshëm të diskutonin për çështje të përgjithshme kulturore e historike për Shqipërinë e vendet e tyre, por ata i largoheshin me takt bisedës për çështjen e Kanalit të Korfuzit”. Përmbajtjen e të gjitha bisedave, Behar Shtylla e dërgoi me radiogram në Tiranë më 21 mars të vitit 1949 dhe ditën tjetër me letër më të zgjeruar. Gjyqtari sovjetik Krillov i tha diplomatit shqiptar se vendimi i Gjykatës ende nuk kishte marrë formë të prerë dhe se Komiteti i redaktimit do të jepte variantin përfundimtar brenda dytri ditëve. Krillovi e informoi Behar Shtyllën se shumica e gjykatësve mbështesnin Britaninë e Madhe në akuzën e saj kundër Shqipërisë, në pikën e parë kundër Kompromisit dhe se ndër gabimet kryesore që ishin bërë, ishte letra e 17 majit e vitit 1946 e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë shqiptare drejtuar trupit diplomatik në Tiranë, si dhe letra e 2 korrikut e vitit 1947.

Ekspertizën e Gjykatës në Sarandë ai e quajti “”fatkeqe”, sepse ajo dha opinionin se nga postet e rojeve bregdetare shqiptare mund të shihej vendosja e minave”. Gjykatësi sovjetik premtoi të punonte për të ndryshuar togfjalëshin “Shqipëria ka ditur vendosjen e minave”, që ishte vendosur në projektvendim, duke e zëvendësuar me togfjalëshin “Shqipëria duhej të kishte ditur”. Sipas Krillovit, në variantin e parë akuza ishte e rëndë, përbënte faj e krim kundër njerëzimit, ndërsa në variantin e dytë kuptohej si neglizhencë, e cila mund t’u atribuohej rojeve bregdetare dhe jo qeverisë. Në këtë rast qeveria shqiptare do t’i paguante dëmshpërblime Britanisë për dëmet në njerëz e në anije. Në çështjen e dëmshpërblimeve, Krillovi kishte një pikëpamje të veçantë. “Gjykata ka të drejtë ta caktojë vetë sasinë e dëmeve, – i tha ai Behar Shtyllës, – por duhen bërë përpjekje që kjo çështje të mbetet për t’u vendosur nga të dyja palët në bisedime direkte. Ai tërhoqi vëmendjen e agjentit të qeverisë shqiptare për vendosmërinë që tregonin britanikët për të marrë dëmshpërblimet dhe paralajmëroi se ata do të mundoheshin të mbanin arin shqiptar të depozituar në një nga bankat e Londrës, ndaj dhe sugjeroi tërheqjen e tij. Informacioni që dërgoi Behar Shtylla u prit mirë në Tiranë. Shenjat se gjyqi nuk do fitohej ishin dhënë qysh më parë, por shpresohej që dënimi të përcaktohej me terma të buta dhe që nuk e bënin Shqipërinë fajtore për një krim ndërkombëtar.

/Gazeta Panorama

Edhe Kosova kërkon një SPAK!

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, teksa ka ngritur alarmin për nivelin e korrupsionit në vend, ka dhënë dhe një propozim që ka ngritur debat.

Abdixhiku ka propozuar krijimin e një Prokurorie të Posaçme të dedikuar vetëm për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ose më saktë, një kopje e SPAK-ut në Shqipëri.

Abdixhiku theksoi se kjo kërkesë e tij vjen prej faktit se shpërndarja e burimeve publike në Kosovë po ndikohet nga lidhjet familjare dhe klienteliste të zyrtarëve të pushtetit aktual.

“Le ta provojnë fatin. Se në Kosovë, fatin nuk e provojnë më qytetarët, por familjarët e pushtetarëve. Edhe në subvencione, edhe në grante, edhe në shitblerje të megavatëve. Fat familjarëve. Kosovës duhet një ‘SPAK’. Le ta ‘provojnë fatin’ aty më pas. Do ta bëjmë”, ka shkruar Abdixhiku përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

Sipas Abdixhikut, një strukturë e tillë do të ishte mekanizmi i duhur për të adresuar abuzimin me fondet publike dhe për të garantuar llogaridhënie për të gjithë.

Ky propozimi i Abdixhikut u prit me ironi nga përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje, partisë në pushtet. Deputetja Fitore Pacolli e quajti idenë të pavend, duke e krahasuar me propozime të mëhershme të LDK-së.

“Pas termocentralit me gaz, LDK tani po na ‘befason’ me SPAK-un. Pikërisht ata që tentuan të bllokojnë Byrosë për Konfiskimin e Pasurisë, tani po flasin për drejtësi”, shkroi ajo.

Megjithatë, vlen të theksohet se LDK-ja e kishte përkrahur themelimin e Byrosë për Konfiskimin e Pasurisë në votimin e parë parlamentar.

Gjithashtu kujtojmë se Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Shqipëri u themelua në vitin 2019 si pjesë e reformës në drejtësi, me mbështetje të fuqishme ndërkombëtare nga BE-ja dhe SHBA-ja. Në pak vite, SPAK ka ndërmarrë hetime ndaj figurave të larta politike, përfshirë ish-kryeministra, ish-presidentë, ministra dhe zyrtarë të nivelit të lartë.

Mesa duket kjo qasje e SPAK-ut ndaj politikanëve të korruptuar po lakmon edhe Kosovën që të ndërmarrë një hap për krijimin e një institucioni të tillë.

Protesta e studentëve në Serbi jep efekt, Vuçiç “dorëzohet” dhe flet për zgjedhje të parakohshme!

Mijëra protestues u mblodhën këtë të premte në kryeqytetin e Serbisë, Beograd, duke kërkuar zgjedhje të parakohshme pas shtatë muajsh protesta të vazhdueshme kundër korrupsionit, të cilat kanë tronditur sundimin populist të Presidentit Aleksandar Vuçiç.

Protesta në Beograd u organizua nga studentët e universiteteve të Serbisë, të cilët kanë qenë një forcë kryesore pas demonstratave mbarëkombëtare, të shkaktuara nga shembja më 1 nëntor e një çatie betoni të stacionit të trenit në veri të vendit, e cila shkaktoi vdekjen e 16 personave.

Shumë njerëz në Serbi besojnë se aksidenti i rëndë erdhi si pasojë e punimeve të dobëta të rinovimit të ndërtesës së stacionit, dhe ata e lidhin këtë katastrofë me korrupsionin e pretenduar të qeverisë në projekte të mëdha infrastrukturore me kompani shtetërore kineze.

Studentët protestues kanë kërkuar llogaridhënie për aksidentin dhe sundimin e ligjit në Serbi, një vend ballkanik që zyrtarisht synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian, por ku populistët në pushtet janë akuzuar për shtypjen e lirive demokratike. Pas muajsh protesta që tërhoqën qindra mijëra njerëz, lëvizja studentore tani po kërkon zgjedhje të parakohshme, duke argumentuar se qeveria aktuale nuk mund të përmbushë kërkesat e tyre për drejtësi për viktimat e aksidentit. Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare janë planifikuar ndryshe për në vitin 2027.

Vuçiç, të cilin kritikët e akuzojnë për një sundim gjithnjë e më autoritar pavarësisht pretendimeve për anëtarësim në BE, fillimisht hodhi poshtë idenë e zgjedhjeve të parakohshme, por të premten la të kuptohej se ato mund të mbahen, pa dhënë një datë të saktë.

Askush nuk është dënuar ende në lidhje me tragjedinë në qytetin verior të Novi Sadit. Autoritetet kanë ngritur akuza ndaj mbi një duzinë personash, por dyshimet mbeten se proceset gjyqësore do të zbulojnë korrupsionin e pretenduar pas aksidentit.

Një kolonë e madhe dhe e zhurmshme protestuesish në Beograd marshoi pranë zyrave të prokurorisë shtetërore përpara se të arrinte te ndërtesa e qeverisë. Ata mbanin një pankartë të madhe ku kërkoheshin zgjedhje.

Qeveria e Vuçiçit ka shtuar presionin ndaj studentëve protestues dhe universiteteve të Serbisë, duke pretenduar pa prova se ata janë udhëzuar nga fuqi të huaja për të organizuar një revolucion në vend. Studentët po planifikojnë më shumë protesta në të gjithë vendin gjatë këtij fundjave./Përshtatur nga “WashintonPost”

Kërcënim apo mbrojtje? Qëndrimet e Ramës ndaj SPAK ngjallin kontradikta

Nga Blerina Gjoka

Duke kremtuar fitoren e zgjedhjeve te 11 majit që i dhanë atij mandatin e katërt qeverisës, kryeministri Edi Rama e veçoi mbrojtjen e drejtësisë si një nga qëllimet kryesore të qeverisë së tij.

“Pavarësia e drejtësisë dhe mbrojtja e saj me çdo kosto edhe mbi trupin tënd, është e vetmja rrugë e ne do të qëndrojmë të palëkundur në të vetmen rrugë,” deklaroi Rama më 25 maj përpara deputetëve të partisë së tij.

Kjo ishte një kthesë në retorikën e Ramës përpara zgjedhjeve, e cila kulmoi me një sulm verbal ndaj Prokurorisë së Posaçme pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj, ku puna e kësaj strukture u krahasua me Sigurimin famëkeq të komunizmit.

Njohës të politikës e konsiderojnë jo të sinqertë dhe kontradiktor diskursin publik të Ramës për mbrojtje të SPAK-ut, ndërkohë që nuk kuptohet se nga kush do ta mbrojë dhe çfarë e cënon pavarësinë e drejtësisë përpos qeverisë dhe mazhorancës, që tashmë ka siguruar pothuajse një shumicë të cilësuar prej 3/5 në Parlament.

“Ideja është se ka një kontradiktë, pasi marrëdhënia me SPAK-un dhe mazhorancën qëndron në faktin se SPAK rrezikohet pikërisht nga mazhoranca, sepse punën kryesore e ka me mazhorancën,” thotë Blendi Ceka, pedagog i Shkencave Politike në Universitetin e Tiranës.

Sipas Cekës, me 83 mandate deputetësh, shumica e drejtuar nga Rama mund të ndryshojë kuadrin ligjor për t’ia bërë punën më të vështirë kësaj strukture dhe kështu është një kërcënim i drejpërdrejtë.

Edhe Ermal Hasimja, pedagog i Shkencave Politike, i sheh deklaratat e Ramës për SPAK-un si “mbrojtje në termat e tij” ndërsa konsideron kreun e qeverisë si rrezikun më të madh për pavarësinë e drejtësisë. Një aleancë publike e kryeministrit me kryetarin e opozitës, do të ishte sipas tij një kërcënim edhe më i madh për institucionet e reja të drejtësisë.

“Është e vështirë për PS-në që të sulmojë dhe neutralizojë SPAK-un pa patur mbështetjen publike të PD-së, prandaj rreziku nuk i vjen SPAK-ut vetëm nga Rama, por nga një bashkëpunim i mundshëm i tij me Berishën,” tha Hasimja për BIRN.

Hasimja sjell ën vëmendje se ky lloj bashkëpunimi që garanton monopolin e tyre politik ka ndodhur më herët me ndryshimin e Kodit Zgjedhor apo Amnistisë Penale.

Për të, deklaratat e Ramës për mbrojtjen e SPAK-ut dhe drejtësisë synojnë që të krijojnë kontrast, thjesht deklarativ e politik, mes tij dhe Berishës si sulmues i SPAK-ut.

“Por është e qartë nga gjithçka që ka thënë e bërë në të shkuarën se ky kontrast është thjesht deklarativ. Në thelb, Rama e Berisha duken dakord për të hequr qafe SPAK-un,” sugjeron Hasimja.

Konkretisht ai e sheh rrezikun tek ndryshimet e mundshme ligjore që prekin ligjet e reformës në drejtësi dhe punën e SPAK-ut, gjë që sipas tij, ia bën drejtësisë më të vështirë e ndoshta të pamundur goditjen e zyrtarëve të lartë.

“Nuk ka nevojë ta shkrijë SPAK-un,” thekson Hasimja, duke shtuar se “i mjafton të ndryshojë bazën ligjore ose të paaftësojë në çfarëdo mënyre tjetër aftësinë e SPAK-ut për të goditur pushtetarë”.

SPAK, si ‘garanci’ e procesit të integrimit

Prokuroria e Posaçme është një ndër institucionet e reja dhe më të diskutuara e krijuar si rezultat i presionit ndërkombëtar për një reformim të sistemit të drejtësisë në Shqipëri – në mënyrë që të bëjë të mundur luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar.

Hetimet deri më tani kanë çuar dy drejtues të opozitës nën akuzë për korrupsion, ish kryeministrat Sali Berisha dhe Ilir Meta, ndërkohë që nën akuzë janë gjithashtu zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste në pushtet, përfshirë ish-kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj dhe ish-ministrat e Shëndetësisë dhe Mjedisit, Ilir Beqaj dhe Lefter Koka.

Çështjet më të bujshme të aferave korruptive lidhen pikërisht me qeverisjen e Ramës, por sipas pedagogut Blendi Ceka, qeveria ka gjithashtu nevojë për suksesin e tij si një pasaportë në procesin e negociatave me BE-në.

“Është çështje ekzistenciale e qeverisë që ky projekt të funksionojë,” sugjeroi Çeka.

“Grupkapitulli i parë i negociatave lidhet pikërisht me reformën në drejtësi dhe është ky grupkapitulli që do të mbyllet i fundit, si një formë monitorimi që ky proces është pa kthim,” shtoi ai, ndërsa theksoi se nëse ndodh që BE e fik dritën e integrimit, atëherë qeveria është kërcënimi kryesor për SPAK-un”.

Politologu Ermal Hasimja është më pesimit në parashikimin e tij për cënimin që i kanoset pavarësisë s SPAK-ut nga politika.

Ndërsa skenarët janë aktualisht të paqartë, Hasimja vlerëson se përfundimi i mandatit të kreut aktual të SPAK, Altin Dumani do të jetë një tregues i formës që ky institucion do të marrë në të ardhmen.

“Sfida e madhe e SPAK-ut do të jetë përfundimi i mandatit të Dumanit. Aty do të shohim realisht si do të marrin formë vullnetet politike të Ramës dhe Berishës për t’u marrë me drejtësinë,” përfundoi ai./BIRN

Dy aksidente pune në sektorin minerar brenda pak ditësh, plagosen punëtorë në Bulqizë dhe Martanesh

Nga Sami Curri

Në harkun kohor të tre ditëve, dy aksidente pune janë regjistruar në galeritë e kromit në Bulqizë dhe Martanesh. Aksidenti i parë ndodhi të hënën, më 27 maj, në një nga galeritë e kromit të kompanisë Albchrome në minierën e Bulqizës. Një minator 40-vjeçar, me inicialet A.N., u godit nga një masiv gurësh teksa ndodhej në thellësi të nëntokës. Pas incidentit, ai u transportua fillimisht në spitalin e Bulqizës dhe më pas në Spitalin Rajonal të Dibrës. Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, kompania Albchrome nuk ka reaguar publikisht për rrethanat e ngjarjes.

Vetëm dy ditë më pas, më 29 maj, një tjetër aksident u regjistrua në një subjekt minerar në zonën e Martaneshit. Një punëtor 40-vjeçar, me inicialet I.D., pësoi dëmtime në këmbë gjatë procesit të punës. Në njoftimin e shpërndarë për mediat, Drejtoria Vendore e Policisë Dibër informoi se punëtori i aksidentuar ndodhet aktualisht në spital, në gjendje të stabilizuar, dhe se rrethanat e ngjarjes po hetohen nga autoritetet.

Këto aksidente në punë në sektorin minerar janë bërë gjithnjë e më të shpeshta dhe me pasoja tragjike. Vetëm një javë më parë, një tjetër minator humbi jetën në një galeri kromi në Përrenjas. Edhe miniera e Bulqizës është përballur vazhdimisht me ngjarje të rënda, ku çdo vit raportohen viktima në vendin e punës. Një muaj më parë, në Klos, trupi i një të riu që punonte në një fabrikë pasurimi kromi u gjet pas pesë ditësh kërkimesh, ndërsa pjesë të tjera të trupit të tij u gjetën vetëm pas dy javësh.

Siguria në punë mbetet një nga problemet më shqetësuese në Shqipëri, sidomos në sektorë si ndërtimi, minierat dhe energjia elektrike. Tetë punëtorë kanë humbur jetën në detyrë në më pak se dy muaj në vend. Në zonën minerare të Bulqizës, organizimi sindikal pothuajse ka shuar zërin e tij në vitet e fundit. Përpjekjet për krijimin e një sindikate të pavarur në vitin 2019 sollën presione dhe përjashtime nga puna, duke krijuar një klimë frike mes punëtorëve për organizime të tilla./birn

38 vite në Parlament, çfarë mbani mend nga këta tre deputetë?

Nga Afrim Krasniqi

Shqipëria është në vitin 2025. Në dhjetor 1990 u lejua pluralizmi, në mars 1991 u bënë zgjedhjet e para shumëpartiake. Tre nga deputetët që fituan në ato zgjedhje janë aktualisht deputetë, por sapo janë rizgjedhur edhe në legjislaturën 2025-2029. Janë dy nga PD dhe një nga PS.

34 vite, deri më 2029 bëhen 38 vite. Të përjetshëm? Natyrisht, ata me shumë mandate thonë se jemi më të mirët, më të votuarit, më të aftët dhe të ndershmit, duke ia njohur vetes të gjitha sukseset dhe ia atribuar palës tjetër të gjitha dështimet e tranzicionit.

Shikoni parlamenti e ri: më shumë se 50% zgjidhen për herë të parë, shumica e tyre pa përvojë politike dhe pa një program/ide të qartë për “punën e re/të parë”, natyrisht edhe pa njohuritë e plota mbi sfidat, përgjegjësitë, të drejtat dhe limitet e jetës parlamentare.

Ata me mandat të dytë bëjnë grupin më të madh, shkallëzim që vijon me grupet e tjera. Vetëm 3 deputetë kanë me nga 9 mandate parlamentare dhe vetëm 1 deputetë ka 10 mandate parlamentare.

ATA kanë të drejtë. Edhe kur gjërat për Shqipërinë kanë shkuar mirë apo keq, për ata kanë shkuar mirë. Janë zgjedhur ose janë votuar. Pavarësisht se ata e bëjnë vetë ligjin, e drejtojnë vetë partinë, zgjedhin vetë vetveten dhe të tjerët, marrin vetë vendimet politike dhe përcaktojnë vetë se cili duhet të jetë sistemi qeverisës dhe përfaqësues, bëjnë vetë analizën e zgjedhjeve, shkruajnë vetë sesi duhet të flasë historia mbi ta, shpesh marrin vetë edhe atributet e prokurorit dhe gjyqtarit, KQZ dhe Gjykatës Kushtetuese.

Ligjërisht kanë të drejtë, ata janë produkti ynë. Moralisht? Integriteti nuk është ende standard në partitë politike, në shoqëri, në shtet, në strukturat promovuese dhe as në diskursin publik. Ndaj nuk është ende kriter.

Pyetja 1 milion $ është, – përveç suksesit personal/familjar cili është kontributi i tyre në shoqëri, në shtetin e së drejtës, në mirëqeverisje, për demokraci funksionale apo në progresin e vendit? Cilat janë kontributet e matshme parlamentare, politike dhe qytetare që kanë sjellë në rreth tri dekada parlamentare? Cili është ligji reformator që mban emrin e tyre? Cili është vendimi që i identifikon ata në publik dhe memorie historike si modele pozitive dhe referuese?

Tabela paraqet statistikë. E di që statistikat nuk njësohen 100% me të vërtetën, por janë mjet i rëndësishëm për të ndihmuar debatet dhe mendimet që të çojnë te disa të vërteta. Parlamenti i vjetër po rimblidhet në seanca 14 minutëshe për të prodhuar të njëjtin show dhe të njëjtën vendimmarrje si edhe vite e vite përpara, si dhe jemi në pritje që parlamenti i ri që mblidhet në shtator të sjell ndonjë ndryshim pozitiv/reflektim për vendin.

Këtu statistikat mund të na ndihmojnë edhe të kuptojmë më mirë tezat se demokracia është më shumë se procedurë, është përmbajtje më shumë se formë, ndaj edhe e ardhmja që kemi votuar çdo 4 vjet, përfshirë me 11 maj 2025, nuk mund të jetë e ndryshme veçse produkt e vazhdimësi i të tashmes, të kaluarës dhe dukurive të tranzicionit.

“U dënova me vdekje, për 3 muaj prisja xhelatin”- Jeta tragjike e Drita Kosturit në diktaturë, çfarë rrëfeu ish e fejuara e Qemal Stafës!

Drita Kosturi ishte një figurë e rezistencës antifashiste dhe kundër diktaturës në Shqipëri gjatë shekullit të 20- të. Ajo u lind në vitin 1920 në Lezhë.

Ish-e fejuara e Qemal Stafës dhe pas lufte bashkëshorte e Myzafer Pipës. Në vitin 1938 mbaroi arsimin e mesëm në Tiranë. Në vitet 1939-1941 ndoqi studimet në Itali për mjekësi. U burgos dy herë nga regjimi fashist, por një dënim të gjatë e të pashembullt e pati nga regjimi komunist. Hyri në burg 26 dhe doli prej andej 39 vjeçe. Regjimi i mori rininë në mënyrën më të pabesueshme dhe kriminale. Dënimi i saj ishte hakmarrje tipike ndaj një gruaje të pambrojtur. U arrestua më 13.9.1946, kohë kur banonte në Shkodër, në kuadër të fushatës së arrestimeve masive që lidheshin me kryengritjen e Postribës, të cilat bëheshin pavarësisht faktit nëse personi kishte apo jo lidhje. U pyet në hetuesi nga Nesti Kopali, një prej më gjakatarëve të ish -Sigurimit këtë kohë në Shkodër. Akuzat e formuluara ishin shumë pa lidhje.

Në UNRRA kishte qenë dy herë për të çuar një ftesë balloje, por ajo e njihte Okli Hillin qysh kur ishte e vogël ngaqë babai ishte oficer madhor i xhandarmërisë. U akuzua në bazë të neneve 2, 3 (1, 2, 7, 8, 10), 4, 8 të ligjit nr.372, datë 12.12.1946, se ishte lidhur me misionet anglo-amerikane në Tiranë, se ishte bërë “agjente” e tyre, se ishte martuar me “tradhtarin Myzafer Pipa” duke krijuar “grupe terroriste” me atë për një “kryengritje kundër pushtetit”, se shkoi në Shkodër, Durrës, Tiranë, Kolonjë, Korçë, etj, për të përhapur “frymën e reaksionit dhe pakënaqësinë”, se nxiste në paraburgim të pandehurit të mohonin akuzat, etj. Gjykata Ushtarake Shkodër, me vendimin nr.506, datë 23.12.1946, e deklaroi fajtore dhe e dënoi me vdekje dhe konfiskimin e pasurisë. U ndryshua në me 20 vjet burgim me vendimin nr.101, datë 29.2.1948 të Gjykatës së Lartë Ushtarake. U lirua më 18.9.1959 nga Punëtoria Qendrore e Artizanatit, pasi kish vuajtur 13 vjet dhe 5 ditë heqje lirie.

U internua menjëherë në Shtyllas të Fierit. Në vitin 1988 Drita Kosturi u kthye në Tiranë, ku vazhdoi të jetonte deri në momentin e vdekjes në vitin 2002. Edhe pasi u lirua nga burgu, ajo nuk ndaloi kurrë të mbështeste luftën për lirinë dhe drejtësinë në Shqipëri, duke qenë një simbol i rezistencës dhe përkushtimit ndaj idealit të lirisë. Gjatë jetës së saj ajo pati një ndikim në shoqërinë shqiptare, duke treguar guxim dhe përkushtim në kundërshtimin e dhunës dhe padrejtësisë. Drita Kosturi mbetet një figurë frymëzuese për brezat e ardhshëm të Shqipërisë, që përmes sakrificave të saj, u bë një pjesë e pamohueshme e historisë së vendit.

RRËFIMI

Drita Kosturi rrëfeu persekutimin e saj përmes një interviste në gazetën “Rilindja Demokratike”, më 16.2.1991. “Isha punonjëse e Kryqit të Kuq atëherë kur u arrestova. Ndodhi në gusht 1946. Natyrisht për mua ishte krejt e papritur dhe akuzat nga më të pabesueshmet: agjitacion e propagandë kundër popullit e pushtetit, bashkëpunëtore e anglezëve (në spitalin partizan punoja me një mjek anglez), etj. Them e të tjera sepse që në pyetjet e para në hetuesi, m’u tha se unë nuk duhej të pretendoja për asgjë më tepër se isha e dënuar dhe kaq. Pra duhej të pranoja logjikën e mbrapshtë të atij pushteti për të cilin kisha luftuar e sakrifikuar aq shumë. Prej 1946-s kur u arrestova e deri në vitin 1948, unë jam mbajtur në hetuesinë e Shkodrës, ku pashë se si hoqën dhe u transformuan shumë njerëz të nderuar, intelektualë, pedagogë, priftërinj, hoxhallarë, historianë. Në qoftë se do duhet të flas për vuajtje e tortura burgu, i kalova pikërisht atje. Por tortura fizike kalon, durohet.

Mjafton këmbëngulje, vullnet e optimizëm. Ajo që është më e paharruar nuk është dhimbja e mishit, por e shpirtit. Vuajtja më e madhe ka qenë kur shihja si torturonin të tjerët, ai ata njerëz të pafajshëm dënoheshin që të qëndronin mëkëmbë me ditë të tëra pa u ulur asnjë sekondë dhe pastaj krijonin “veprimtari armiqësore” për vetveten, vetëm e vetëm për të ndenjur ulur apo shtrirë një natë. Edhe hetuesit e dinin absurdin e pyetjeve të tyre edhe absurdin e përgjigjeve sepse herë-herë përpara se të nisnin ritualin e zakonshëm të mbrëmjes për marrjen në pyetje, thoshin: “hajde luajmë rrenash tani”. U dënova me vdekje. Për tre muaj me radhë, prisja xhelatin që në orën dy pas mesnate. Ka qenë ankth i pafund. Pas tre muajsh vijnë përfaqësues të Gjykatës së Lartë Ushtarake, të cilët më deklaruan se më ishte falur jeta dhe do bëja vetëm 20 vjet burg.

“Falënderoje Presidiumin e Kuvendit Popullor”-thanë ata. Pra, duhej edhe të falënderoja. E kam gjithmonë në vesh zërin e të mirit pedagog Kolë Prela, i cili u ekzekutua më vonë. “Mos harro Dritë, më shih nënën”-më tha kur po largohesha. Më pas m’u ulën edhe 5 vjet të tjera dhe pasi shleva edhe 2 vjet me punë, kalova plot 13 vjet në burgun e Tiranës. Nuk mund të mos kujtoj këtu dhe nuk mund të rri pa i përmendur dy miket e mia të vërteta të burgut, Musine Kokalarin, një nga themeluesit e partisë liberale dhe F.S., e njohur dhe e dënuar për bindje demokratike. Pas burgut, internimi ishte gati. Më shpunë në Shtyllas të Fierit. Akoma atje e kam shtëpinë time, ndonëse ka tre vjet që rri te nipërit e mi në Tiranë”.

ARKIVI

Në memorien e Arkivit para disa vitesh është gjendur një foto e rrallë e dy studenteve të Universitetit të Romës. Më datën 25.06.1934 kanë dalë në fotografi Musine Kokalari dhe Drita Kosturi. Musine Kokalari dhe Drita Kosturi, dy mike, studente të Universitetit të Romës, e para për letërsi dhe filozofi, e dyta për mjekësi, dy idealiste që donin me shpirt progresin e Shqipërisë së molisun të asaj kohe. Por, kjo nuk “mjaftonte “për regjimin, i cili u dha si “shpërblim” dhjetëra vite burg dhe internim. Megjithëkëtë, qëndresa e tyre ishte dinjitoze. Është e pashembullt sfida që Musineja i bëri trupit gjykues.

“…Unë mendoj ndryshe nga ju, por e dua vendin tim. Ju po më dënoni për idetë e mia. Unë nuk kërkoj falje, sepse nuk kam bërë asnjë faj!”- do të shprehej ndër të tjera ajo. Kurse Drita, si mjeke që ishte, u bënte shërbim të burgosurve të sëmurë dhe të tjerëve që dilnin nga qelitë me kocka të thyera…Për këtë ka shkruar me admirim dhe At Zef Pllumi tek “Rrno për me tregue”, ku ndër të tjera fikson në libër dhe një amanet që Padër Pali i len At Zefit për Dritën: “Sakrificat e saj për mue, kurrë nuk do t’i harroj. Po të porosis që, në kjoftë se vjen ndoniherë dita e lirisë, ajo duhet konsiderue si mike e Urdhnit Françeskan”.

Është e çuditshme se si e fejuara e eksponentit të rëndësishëm të komunizmit, Qemal Stafës u arrestua në 1946, bëri 13 vjet burg e pjesën tjetër të komunizmit e kaloi në internim në kampet më të frikshëm e famëkeqë të Shqipërisë. Rrëfimi interesant, i cili na jep edhe detaje biografike, vjen dëshmuar nga Atë Zef Pllumi i cili, në vitet e burgut mëson për të nëpërmjet të burgosurve të tjerë. Një ndër to ishte edhe Padër Pali, një meshtar françeskan të cilin jeta dhe vuajtjet e mëdha nën komunizmin e kishin lodhur shumë. Atë Zefi (i cili akoma nuk qe shuguruar meshtar) si një ndër më të rinjtë në burg, merrej herë pas here me pastrimin e ambienteve aty. “Një ditë shkon të pastrojë dhomën e Padër Palit e nga aty del një vajzë e re.

Në fshehtësi, Atë Zefi e pyet për emrin dhe ajo i thotë se quhej Drita Kosturi. Interesohet ndër të burgosur të tjerë dhe merr vesh se Drita Kosturi ishte e fejuara e Qemal Stafës, në nder të të cilit, në datën e vdekjes së tij misterioze, kujtohen edhe sot dëshmorët e rënë për liri. Kjo gjë ngjall dyshime mos ndoshta ajo ishte e infiltruar për të spiunuar Padër Palin, por çdo dyshim shuhet kur pas disa kohësh e vendosin Atë Zefin në qeli pranë padër Palit. Nëpërmjet vrimave që qenë hapur nga të burgosurit për të komunikuar, ai e pyet Padrin për të dhe Padri i rrëfen një histori të cilën Atë Zefi e kujton kështu: Gjatë torturave të hetuesisë, ai nuk kishte mujtë me durue ma. Nuk ishte puna vetëm për te, kërkojshin ma tepër që ai të merrte në qafë të tjerët. Në nji çast dishprimi, kishte humbë gjykimin, kishte kalue në krizë çmendunie dhe u hodh prej dritare e poshtë. Kishte humbë ndjenjat dhe, mbasi kishte ardhë në vete, nuk mundej me lëvizë: dishka kishte thye. Atëherë ia kishin pru ate vajzë, që kishte studiue në Itali për mjekësi. I kishte shërbye jo sikur Pater Pali t’ishte baba i saj, por sikur t’ishte nji fëmijë i saj”, – thuhet në librin e At Zef Pllumit.

Si i “mbyti” Kina 75 vende me miliarda USD borxhe

Me një “pushkë në kokë” janë vendet më të prekshme ekonomikisht në botë, të cilave po u kërkohet të kthejnë shuma të paimagjinueshme parash në Kinë nga kreditë që u janë dhënë kryesisht në kuadër të politikës “Një Brez, Një Rrugë”.

Në këtë rezulat arrin një analizë e institutit australian Lowy, sipas të cilit në vitin 2025, 75 vendet më të varfra përballen me një borxh rekord prej 22 miliardë dollarësh ndaj Kinës.

“Tani, dhe për pjesën tjetër të kësaj dekade, Kina do të jetë më shumë një mbledhëse borxhesh sesa një bankiere në botën në zhvillim”, thonë autorët e analizës. “Huamarrja e Kinës ka rënë pikërisht kur është më e nevojshme, në vend që të gjenerojë rrjedhje të mëdha financiare neto kur vendet janë tashmë nën stres të rëndë ekonomik”, theksojnë ata.

Për më tepër, presioni për të shlyer këtë borxh po e bën edhe më të vështirë për këto vende financimin e shëndetësisë dhe arsimit, si dhe zbutjen e ndryshimeve klimatike. Me 240 miliardë dollarë midis viteve 2008 dhe 2021, Kina kërkoi të shpëtonte iniciativën “Një Brez, një Rrugë”, e njohur edhe si “Rruga e Mëndafshit”.

Iniciativa “Brez dhe Rrugë”, e njohur më parë si “Një Brez, një Rrugë” (OBOR), është një strategji globale e zhvillimit të infrastrukturës e miratuar nga qeveria kineze në vitin 2013, duke investuar në vende dhe organizata ndërkombëtare e cila konsiderohet si një pjesë themelore e politikës së jashtme të Xi Jinping.

Iniciativa u përfshi në Kushtetutën e Republikës Popullore të Kinës në vitin 2017. Qeveria kineze e quan iniciativën “një përpjekje për të forcuar kohezionin rajonal për një të ardhme më të ndritur”. Disa, kryesisht nga vendet jo-pjesëmarrëse, e kanë interpretuar atë si një plan për të krijuar një rrjet tregtar ndërkombëtar të përqendruar tek Kina.

Iniciativa “Brez dhe Rrugë” (BRI) është programi më i madh transnacional i infrastrukturës në botë, i mbështetur nga shteti kinez dhe ka ndërmarrë projekte kombëtare që variojnë nga shkollat, urat dhe spitalet deri te rrugët kryesore, transporti detar dhe aeroportet.

Kjo e bëri Kinën ofruesin më të madh të kredive dypalëshe, me një total prej më shumë se 50 miliardë dollarësh në vitin 2016, më shumë se të gjithë kreditorët perëndimorë së bashku.

BRI u përqendrua kryesisht në vendet në zhvillim, ku qeveritë kishin vështirësi në aksesin në investime private ose publike të tjera. Kreditë kineze për vendet që përballeshin me probleme borxhi u rritën nga më pak se 5% e portofolit të saj të huadhënies jashtë shtetit në vitin 2010 në 60% në vitin 2022, sipas studimit të mësipërm.

Argjentina mori më shumë, 111.8 miliardë dollarë, e ndjekur nga Pakistani me 48.5 miliardë dollarë dhe Egjipti me 15.6 miliardë dollarë. Nëntë vende morën më pak se 1 miliard dollarë. Pekini gjithashtu nuk ofroi lehtësime për të gjithë huamarrësit e Brezit dhe Rrugës që ishin në rrezik.

Marrësit e mëdhenj të financimit të Brezit dhe Rrugës, të cilët përfaqësojnë rrezik të konsiderueshëm të bilancit për bankat kineze, kanë më shumë gjasa të marrin ndihmë emergjente. Prandaj u vlerësua se në thelb “Pekini po përpiqet të shpëtojë bankat e veta. Kjo është arsyeja pse ka hyrë në biznesin e rrezikshëm të huadhënies ndërkombëtare të shpëtimit.”

Napoli futet “fuqishëm” në merkato, dëshiron shokun e Rrahmanit dhe sulmuesin që i shënoi trigolësh Barçës në Champions

Antonio Konte vendosi të qëndrojë në pankinën e Napolit. Te kampionët e Italisë pritet nënshkrimi me Kevin de Bryjne për 2 vite, ku belgu do të përfitojë 10 milionë euro.napoliKlubi blu po lëviz po punon gjithashtu edhe për shokun e Amir Rrahmanit te përfaqësuesja e Kosovës, Edon Zhegrovën. Futbollisti pati një sezon fantastik të Lilë dhe axurrët e kërkuan që në merkaton e janarit.

Nga ana tjetër “Il Mattino” ka zbuluar një emër të ri për sulmin dhe bëhet fjalë për Serhou Girasi. Me një kosto prej 40 milionë eurosh, sulmuesi tregohet si alternativa kryesore ndaj Xhonatan David. Interesi i klubit napolitan nënvizon dëshirën për të forcuar departamentin ofensiv me një profil të kalibrit në funksion të sezonit të ardhshëm.

Shuma e kërkuar për transferimin e lojtarit nxjerr në pah rëndësinë që i atribuohet lojtarit. Mbetet për t’u parë nëse Napoli do të vendosë të bëjë një lëvizje për Girasi apo nëse do të vazhdojë të vlerësojë opsione të tjera për të forcuar sulmin e tyre, me Davidin gjithmonë në prapaskenë të negociatave.