25.5 C
Tirana
E premte, 1 Gusht, 2025

Basha me fermerët në Lekaj të Rrogozhinës: Bujqësia shqiptare ka 7 vjet në krizë të thellë!

Mungesa e subvensioneve, rritja e çmimit të naftës, favorizimi i produkteve të importit e ka çuar në kolaps këtë sektor. Fermerët luftojnë me mbijetesën.

Kësaj situate të vështirë i është shtuar dhe mungesa e mbështetjes në situatën e pandemisë duke e bërë gjendjen kritike.

Në Lekaj, takova fermerë që mundohen me mish e me shpirt, punojnë në kushte tejet të vështira, e me borxhe për të siguruar të paktën ushqimin për familjet e tyre.

Situata e vështirë në Lekaj e kudo nuk fshihet pas ngjyrave të propagandës.

Edi Rama nuk mund ta fshehë përgjegjësinë dhe dështimin e tij në çdo sektor që sot ndodhet në ditën më të keqe.

Dështimet, zhvatjet dhe mashtrimet e Edi Ramës po e çojnë ekonominë në krizë të thellë dhe vendin drejt kolapsit.

Nga 1 Qershori hapen kufijtë mes Shqipërisë dhe Kosovës

Shqipëria nga 1 Qershori ka marrë vendim për hapjen e kufijve tokësorë, kurse Kosova ende s’ka ndonjë datë caktuar për hapjen e korridoreve me shtetet fqinje, edhe pse sipas MSH-së, është thënë se kjo do të mund të ndodhë në fillimin e Fazës së Tretë, me ç’rast pritet të hapen kufijtë tokësorë e ajrorë.

Në fazën e tretë në Kosovë, nis zbatimin pikërisht më 1 qershor apo nga kjo e hënë.

Në anën tjetër, disa kompani autobusësh në Kosovë, tashmë kanë nisur edhe organizimin dhe parapërgatitjet për linjat e tyre drejt Shqipërisë.

Madje, në faqe zyrtare të tyre, një nga to ka dhënë informacione për udhëtarët e saj, se nga e hëna nisin me orar të rregullt të udhëtimeve drejt shtetit amë.

Sipas së njëjtës kompani linja të rregullta do të ketë Prishtinë – Tiranë – Durrës dhe anasjellas, po ashtu edhe Tiranë – Prizren – Prishtinë.

Në anën tjetër, kompanitë turistike, përveç ofertave për pushime verore që kanë bërë për hotele në Shqipëri e Mal të Zi, ende nuk kanë dhënë detaje rreth të njëjtave se kur mund të nisin.

Gjithsesi edhe Mali e Zi e Maqedonia e Veriutnga e hëna do të heqin kufijtë.

Ditë më parë, edhe ambasadori shqiptar në Kosovë, Qemajl Minxhozi, ka thënë se tashmë kanë marrë vendim dhe në ditët e para të qershorit do të mund të hapet kufiri Kosovë-Shqipëri.

Ambasadori Minxhozi thotë se rihapja e kufirit vetëm nga pala shqiptare nuk do të kishte kuptim dhe pret që së shpejti të marrë një vendim edhe Kosova.

“Shpresoj që ndoshta, jo me 1 qershor por shumë shpejt edhe Kosova do t’i rihapë kufijtë me Shqipërinë, sepse nuk do të kishte sens nëse do të hapet vetëm një drejtim. Dhe unë shpresoj që edhe Kosova në ditët e para të qershorit do të hapë kufirin për Shqipëri. Nuk ka vlerë të jetë vetëm një hap i njëanshëm”, është shprehur Minxhozi.

Kosova ende nuk ka një vendim zyrtar për hapjen e kufirit, por kryeministri në detyrë Albin Kurti mbrëmë u shpreh se këtë javë do të merret vendimi për hapjen e kufirit me Shqipërinë.

Kurti tha se ky vendim do të bazohet në rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHP).

“Edhe në këto ditë të kësaj jave duhet ta marrim këtë vendim, duke u bazuar edhe në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë së Kosovës, që kufiri mes Shqipërisë dhe Kosovës të hapet sa më parë. Duam të marrim në vendim politik, por përbrenda të kenë rekomandimet shkencore të Institutit përkatës”, është shprehur Kurti.

Kujtojmë se kufijtë nga shumica e vendeve të botës janë mbyllur që në ditët e para kur u shënuan raste me Koronavirus.

Kështu ka ndodhur edhe në Kosovë që nga ditët e para kur Organizata Shëndetësore e Shëndetësisë (OBSH) e ka shpallur koronavirusin pandemi globale më 11 mars. Prej atëherë udhëtimi jashtë vendit gati se është ndaluar plotësisht, pasi ka pasur vetëm udhëtime nën kontrollin e autoriteteve.

Kryemadhi në takim me ambasadorin britanik kryesisht për reformën zgjedhore

Kryetarja e LSI zhvillli sot një takim shumë të hapur dhe konstrukitv me Ambasadorin e Britanisë së Madhe Duncan Norman.

Gjatë takimit, Kryemadhi diskutoi me Ambasadorin Norman lidhur me sfidën e madhe të përmbushjes së 15 kushteve të Integrimit Evropian dhe vullnetin e pandryshuar të LSI-së për të kontribuar për ato që janë përgjegjësitë e opozitës në listën e kushteve të BE për hapjen e negociatave.

Kryemadhi nënvizoi rolin e veçantë dhe mjaft pozitiv të Ambasadorit Duncan në formësimin e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, si një model për ti dhënë përgjigje çështjeve që kanë rëndësi për vendin dhe veçanërisht zgjedhjeve, që janë themel i demokracisë.

Dështim i pushtetit që nuk mendon as për personelin mjekësor

Nga Bardh SPAHIA

21 rastet e reja të të infektuarve me Covid-19, të publikuar sot vërtetojnë më së miri faktin se në këtë epidemi, shqiptarët u braktisën nga shteti i tyre, se pushteti punoi pa një strategji, pa një plan. Shqiptarët sakrifikuan e vazhdojnë të jenë të izoluar, ndërsa pushteti punoi dhe vazhdon të punojë me llogari të ngushta përfitimi politik e financiar.

13 rastet e reja të evidentuara në QSUT provojnë se stafi mjekësor, përtej propagandës së ERTV, është lënë në mëshirë të fatit, duke u kthyer në shtresën më të rrezikuar nga Covid dhe vektor transmetimi tek familjarët e kontaktet e tyre.

E kemi evidentuar me forcë, në mënyrë të përsëritur e që në krye të herës domosdoshmërinë e pajisjes me mjete mbrojtëse si dhe testimin e vazhdueshëm të personelit mjekësor, si mënyrë për t’i garantuar sigurinë për të përmbushur misionin e tyre, por edhe siguri për vetë pacientë, familjarë e kontakte të këtij personeli.

Njëlloj si me Call Center-at e fasonët, kjo qeveri ka vënë interesin e pushtetit para atij të qytetarëve, të cilët kanë meritën se sakrifikuan duke bërë pjesën e tyre, izolimin.

Del në Kinë aplikacioni që monitoron gjendjen shëndetësore dhe të autorizon të dalësh nga shtëpia

Një qytet kinez planifikon të krijojë një aplikacion të përhershëm të coronavirusit , i cili do të jetë në shërbim për 10 milionë banorët e këtij vendi.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, deri më tani disa versione të aplikacionit janë përdorur në të gjithë territorin e Kinës.

Aplikacioni përmban një kod që tregon mbi gjendjen e një individi nga virusi, dhe mund të përdoret për të përcaktuar shkallën me të cilën individi lejohet të qarkullojë përreth.

Ndërkaq autoritetet në qytetin e Hangzhou kanë njoftuar se do të kërkojnë të lansojnë një version më të gjerë për të monitoruar shëndetin e njerëzve.

Lidhur me këtë rast drejtori i komisionit shëndetësor në Hangzhou, Sun Yongrong, tha të premten se ka pasur përparime në administratën e kujdesit shëndetësor përmes aplikacionit për monitorimin e gjendjes shëndetësore.

Përveç tjerash, gjendja e një individi do të kodifikohej me ngjyra e cila do të pasqyrojë të dhëna të tjera mjekësore, përfshirë nivelet e aktivitetit, pirja e duhanit.

Fotografitë e aplikacionit të propozuar do të paraqesin një shirit numerik me ngjyra që tregon shëndetin relativ të përdoruesit, që tregon numrin e cigareve të tymosura në ditë, ose edhe sa orë gjumë ka shpenzuar. 

Si të hipnotizoni veten për të reduktuar gjendjen e ankthit

Kurset online të Maliminder Gill, e cila është specializuar në hipnoterapi, janë më popullore se kurrë

Njerëzit ndjekin udhëzimet e saj për të pakësuar ankthin dhe mesa duket, janë efektive.

Ja çfarë duhet të bëni për të rifituar paqen në këto kohë të vështira.

Ndiqni një rutinë

Në njëfarë mënyre, të gjithë kemi humbur rutinën e dikurshme. Nëse punoni nga shtëpia, bëhuni gati njësoj si më parë. Ngrihuni në të njëjtën orë, mos punoni në dhomën e gjumit, pini aq kafe sa pini në zyrë dhe respektoni oraret.

Merrni frymë

Yoga dhe meditimi janë metoda të shkëlqyera për të menaxhuar stresin, por nuk do të shihni ndryshim nëse i praktikoni tani për herë të parë.

E vetmja gjë që mund të bëni është të punoni me frymëmarrjen. Merrni frymë për shtatë sekonda dhe nxirreni për njëmbëdhjetë. Kjo lloj frymëmarrjeje e pakëson gjithmonë panikun në trup.

Mendoni për fëmijërinë

Njerëzit kanë prirje të mendojnë më të keqen dhe e bëjnë këtë për t’u përgatitur. Por duhet ta kanalizojmë këtë imagjinatë tjetërkund që mendja të mos vuajë nga ankthi.

Paniku buron nga fëmijëria, kështu që mendoni për atë kohë. Çfarë ju qetësonte? Pikturimi, ngjyrosja apo loja? Këto lloj ushtrimesh ju ndihmojnë goxha, shkruan Anabel.

Mbushni boshllëkun

Të jesh vetëm nuk do të thotë se je i vetmuar. Flisni me miqtë dhe familjen rregullisht, dëgjoni podcast-e, lidhuni me një personazh në një libër, mbushni boshllëkun si të doni, thjesht mos dëgjoni lajmet gjithë ditën. 

“Nuk morëm asnjë ndihmë”, fermerët e revoltuar në Rrogozhinë takohen me Bashën: Jetojmë me borxhe dhe lista

• Basha: Shqipëria po punon për 5 oligarkë. Shpëtimi i vetëm është largimi me votë i qeverisë së varfërisë.

TAKIMI I KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE LULZIM BASHA ME FERMERËT NË TREGUN AGRO-USHQIMOR NË RROGOZHINË

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u takua sot me fermerë në tregun agroushqimor të Rrogozhinës, ku dëgjoi prej tyre situatën shumë të rëndë të ekonomisë familjare në fshat. Të gjithë fermerët pohuan se nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga qeveria, megjithëse pandemia i goditi rëndë.

“Ilaçet i kam marrë me listë te farmacia. Edhe bukën e kam marrë me borxh, me listë se me 80 mijë lek pension kooperative unë s’e kaloj dot. Turp është ta themi në çfarë situate jemi.”- i tha kryetarit Basha një pensioniste që shiste disa prodhime të bahçes. Por kreu i opozitës ka një mendim tjetër se në anën e kujt qendrin turpi.

“E vërteta nuk është turp. Turp është për atë që lekët e taksave tuaja ua çon oligarkëve e nuk ua jep ju. Kur vjen dita që t’ju ndihmojë, shteti i merr lekët dhe ia çon oligarkëve, jep tendera e koncensione. Ka lënë gjithë popullin në mjerim.”- theksoi Basha në bashkëbisedimin me qindra fermerë të revoltuar nga braktisja e qeverisë.

“Asgjë nuk më kanë dhënë Ushqimi ka shkuar nëpër vila, te kush ka vila. Ndihmat që kanë shpërndarë kanë shkuar në vila. Tallen me ne. Ku shkojnë këto taksat tona? Unë i përgjigjem shtetit me dritë, me ujë, por asnjë lloj ndihme, asnjë lloj ushqimi.”- tha nëna e dy fëmijëve.

“Shitjet në treg kanë rënë gjysmë për gjysmë. Është krizë e thellë, e hedhim prodhimin që nuk shitet. Asnjë ndihmë nuk kemi marrë”- u shpreh një tregtar gjatë bashkëbisedimit me zotin Basha, i cili tha se ka ardhur koha për t’u bashkuar e për t’i dhënë fund praktikës së kësaj qeverie që Shqipëria të punojë për 5 oligarkë, duke i bërë gjithë të tjerët skllevër të tyre.

Më poshtë është komunikimi i plotë i Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, pas takimit me fermerët në tregun agroushqimor në Rrogozhinë

Përshëndetje të dashur miq!

Jam në tregun e Rrogozhinës në këtë lidhje të drejtpërdrejtë. Siç e shikoni, gjendja e fermerëve dhe gjithë atyre që shesin prodhimet e tyre, prodhimet e bahçes, prodhimet e serës është po aq, edhe më e keqe se gjendja e bizneseve që kemi vizituar këto ditë në Tiranë, Durrës. Konsumi ka rënë zero. Rrinë këtu me orë të tëra për 10, 15, 20 mijë lekë xhiro në javë dhe jo në ditë. Askush nuk ka parë asnjë ndihmë me sy, as ndihmë financiare, as ndihmë ushqimore, gjendja e fermerëve është e rënduar. Propaganda me regji qendrore tregon një pamje të gënjeshtërt, totalisht pa lidhje me realitetin.

Ky është realiteti, përpara kam kilometër, ndoshta kilometër e gjysëm me tezga të banorëve të zonës, të fermerëve të zonës, të cilët kanë ekspozuar prodhimet e tyre, gjysmën e tyre do ta groposin sot, sepse nuk shitet. Kjo është një gjendje katastrofale. Bujqësia shqiptare ka shtatë vjet në krizë të thellë, por këtë vit me mungesën totale të subvencioneve, me mungesën totale të çdo lloj interesimi dhe paketë mbështetje situata ka kaluar atë që mund të përshkruhet si kritike.

Ndaj bredhjet me regji qendrore dhe propaganda e pështirë e qeverisë dhe Edi Ramës nuk mund ta fshehë përgjegjësinë e tij, dështimin e tij kriminal, sepse ato miliona të cilat ia ka hedhur 4-5 oligarkëve të taksave të shqiptarëve do të mjaftonin që edhe fermeri shqiptar, njësoj si fermeri i Kosovës, si fermeri i Maqedonisë së Veriut të paktën të mbante kokën mbi ujë në këto kohë të vështira. Por jo, e keqja po vazhdon të thellohet.

Vetëm tek Teatri Kombëtar duan të harxhojnë 30 milionë euro taksave tuaja me të cilat mund të kishim mbyllur komplet kanalizimet e fshatrave të Shqipërisë, mund të kishim mbyllur komplet kanalizimet e autostradës Tiranë-Durrës ku janë edhe taksapaguesit më të mëdhenjtë, janë bizneset më të mëdha të cilët janë edhe kontribuuesit më të mëdhenj të cilët qelben nga mungesa e infrastrukturës; mund të ndihmonin mijëra familje në shtrëngesë të madhe në këto kohë të Covid-it të cilat i kanë zhvatur edhe nga qindarkat e fundit. Dhe në vend të tyre e kanë mendjen vetëm të zhvasin dhe të grabisin. Ky është e keqja e Shqipërisë është e keqja e këtyre njerëzve, është e keqja e ekonomisë.

Kjo është një Shqipëri e robëruar nga Edi Rama me 5 oligarkë e cila vazhdon të paguajë për krimet, për hajdutërinë, për zhvatjen e kësaj shoqërie. Ndaj, shpëtimi i vetëm është një orë e më parë të garantojmë që ju me votën tuaj t’i drejtoheni kutive të votimit dhe t’i japim fund kësaj të keqe dhe të kthejmë bashkë me demokracinë edhe institucionet tuaja, edhe ekonominë, edhe punësimin, edhe mbështetjen për njerëzit punëtorë.

Sot në Shqipëri nuk mbështetet punëtori, nuk mbështetet njeriu i punës, nuk mbështetet prodhimi, mbështetën kriminelët, mbështetem hajdutët, mbështetën 5 oligarkë, e gjithë Shqipëria punon për 5 oligarkë. Kjo situatë do të marrë fund dhe duhet të marrë fund një orë e më parë.

Shkakton kancer, SHBA heq nga tregu markën e famshme të pudrës për fëmijë

Marka e famshme e pudrës për fëmijë “Johnson dhe Johnson” ka njoftuar se do të ndërpres shitjet në SHBA, pasi ato kanë pësuar rënie me 60% të fitimit në tre vitet e fundit, sidomos pasi 20 mijë njerëz ngritën padi kundër firmës duke pretenduar se produkti i tyre u kishte shkaktuar tumore

Kathleen Widner, kryetare e njësisë së konsumatorit të kësaj kompanie në Amerikën e Veriut tha se vendimi për të ndërprerë shitjen e produktit ishte një vendim “tregtar” me kompaninë që rivlerësoi produktet e saj në vazhdën e coronavirusit.

Kompania tha në një deklaratë për CNBC se ajo ‘mbetet e sigurt në garancinë që kjo pudër me bazë talku i ofron bebeve’.

A shkakton pluhuri i talkut kancer?

Nuk ka asnjë provë të vështirë dhe të shpejtë për të vërtetuar këtë gjë, por Shoqata Amerikane e Kancerit ka thënë që ka pasur studime të rasteve të cilat tregojnë se ekziston një lidhje në mes.

Më parë u tha se talku mund të shkaktojë kancer të vezoreve nëse grimcat udhëtojnë nëpër vagjinë, mitër dhe tubat fallopiane në vezore, por gjetjet nga studimet nuk janë shumë bindëse.

“Shumë studime te gratë kanë parë lidhjen e mundshme midis pluhurit të talkut dhe kancerit të vezores. Gjetjet kanë qenë të përziera, me disa studime që raportojnë një rrezik paksa të rritur mes pluhurit dhe kancerit”, tha Shoqata Amerikane e Kancerit në 2017-ën.

Komentet erdhën pasi një grua amerikane, Eva Echeverria, fitoi një padi kundër Johnson dhe Johnson në po të njëjtin vit, duke pretenduar se ajo pësoi kancer të vezores pas shumë viteve përdorimi të pudrës së kësaj firme.

Sidoqoftë, edhe nëse ekziston rreziku, ka të ngjarë të jetë mjaft i vogël. Nga çfarë është i përbërë pluhuri i talkut? Pluhuri i talkut ka bazë talku, një mineral i cili përbëhet kryesisht nga magnezi, silikoni dhe oksigjeni. Pluhuri thith lagështinë dhe ndihmon në ndërprerjen e fërkimeve.

Në formën e tij natyrore, disa talqe përmbajnë asbest, i cili dihet se shkakton kancere në dhe rreth mushkërive kur thithet. Sidoqoftë, asnjë prodhim i talqeve shtëpiake nuk përmban asbest dhe të gjitha produktet e pluhurit të talkut në SH.B.A. kanë qenë të lirë prej tij që nga vitet 1970. 

Shqipëria e renditur ndër vendet më të varfër në Europë

Në Shqipëri ata që banojnë në Tiranë kishin të ardhura për frymë më të lartat në vitin 2018, ndërsa Kukësi vijon të jetë rajoni më i varfër i Shqipërisë, sipas të dhënave të INSTAT për prodhimin e brendshëm bruto rajonal, 2018. Për frymë, të ardhurat janë sa 31.1% e mesatares së Bashkimit Europian, që sipas Eurostat, është ndër më të ulëtat në Europë.

I gjithë veriu vijon të jetë më i varfëri në vend, ndërsa Qendra më e pasura.

Sipas INSTAT, Në vitin 2018, niveli i PBB-së për frymë në rajonin statistikor nivel 1 (Republika e Shqipërisë), arriti në  571 mijë Lekë. Krahasuar me vitin 2017 PBB për frymë në terma nominale u rrit me 5,75 %.

Në vitin 2018, sipas rajoneve statistikore në nivel 2, në rajonin statistikor Veri, PBB për frymë është 462 mijë Lekë, duke shënuar një rritje nominale me 4,7 %, krahasuar me vitin 2017. PBB për frymë e këtij rajoni është 19,1 % nën mesataren e vendit.

Në rajonin statistikor Qendër, PBB për frymë është 692 mijë Lekë dhe pati një rritje me 5,6 %, krahasuar me vitin 2017. PBB për frymë e këtij rajoni rezultoi 21,2 % mbi mesataren e vendit.

Në rajonin statistikor Jug, PBB për frymë është 511 mijë Lekë, duke shënuar një rritje me 6,3 %, krahasuar me vitin 2017. PBB për frymë e këtij rajoni është 10,4 % nën mesataren e vendit.

Niveli më i lartë i PBB-së për frymë sipas rajoneve statistikore në nivel 3 (Qark), në vitin 2018, ishte në Qarkun Tiranë, me 783 mijë Lekë dhe shënoi një rritje në terma nominale prej 5,1 % krahasuar me vitin 2017. PBB për frymë e këtij qarku ishte 37,3 % mbi mesataren e vendit. Më pas renditet Qarku Fier, me 599 mijë Lekë, duke shënuar një rritje në terma nominale prej 8,4 % ndaj vitit 2017. PBB për frymë e këtij qarku ishte 5,0 % mbi mesataren e vendit.

Niveli më i ulët i PBB-së për frymë sipas rajoneve statistikore në nivel 3 (Qark) në vitin 2018, u vlerësua në Qarkun Kukës me rreth 362 mijë Lekë duke shënuar një rritje në terma nominale me 7,3 %, krahasuar me vitin 2017. PBB për frymë e këtij qarku ishte 36,6 % nën mesataren e vendit. Më tej, me PBB-në për frymë më të ulët vijon Qarku Elbasan me rreth 398 mijë Lekë duke shënuar një rritje me në terma nominale 5,9 % ndaj vitit 2017. PBB për frymë e këtij qarku ishte 30,3 % nën mesataren e vendit.

Standardi i Fuqisë Blerëse

PBB e Republikës së Shqipërisë e shprehur në Standardin e Fuqisë Blerëse (Purchasing Poëer Standard – PPS) në vitin 2018 është 27.581 PPS.

PBB për frymë në PPS për vitin 2018 për Republikën e Shqipërisë është 31,1 % e mesatares së Bashkimit Evropian BE28 = 100. Sipas të dhënave të tjera të Eurostat, në këto nivele Shqipëria renditet ndër më të varfërat në Europë, së bashku me Bosnjën e Kosovën.

Sipas rajoneve statistikore në nivel 2, në rajonin Qendër, PBB për frymë në PPS për vitin 2018 ishte 37,7 %, në rajonin Veri 25,1 % dhe në rajonin Jug 27,8 %.

Komandoja përndjek këmba-këmbës infermieren: Do të publikoj videot…

Pandemia i kishte mbyllur të gjithë në shtëpi, por mesaduket këtë fat nuk e kanë pasur ata që për shkak të punës ishin të lirë të dilnin dhe nuk u kërkonte llogari askush.

Ankesa për përndjekje u regjistrua nga një infermiere që udhëtonte çdo ditë për në punë.

Ai që e ndiqte dhe që i lutej të rikthehej me të është një ushtarak, i cili nuk kishte problem për fashat e lëvizjes, pasi ai ishte mes njerëzve që kontrollonin qytetarët gjatë karantinës.

Denoncimi u dorëzua nga D. S., pranë komisariatit numër 3, ndërsa i kallëzuar është A. L, me detyrë komando në Zall Herr. Çifti ishte i lidhur për katër muaj, pasi ishin prezantuar nga miq të përbashkët.

Por më pas ushtaraku zbuloi rastësisht se e dashura e tij përmes llogarisë në Facebook komunikonte edhe me persona të tjerë.

Ai i kërkoi llogari partneres se përse komunikonte me meshkuj të tjerë, por vajza iu përgjigj se kjo sjellje ishte xhelozi e pakontrolluar.

‘E frikësuar u distancova prej tij dhe më pas u ndava pasi kuptova që është xheloz’ tregon infermieria. Por ky vendim nuk është pritur mirë nga ushtaraku që fillimisht nisi ta kërcënojë se do i publikonte videot që i kishte gjetur në inbox-in e Facebook.

Infermieria i çaktivizoi të gjitha llogaritë e Facebook dhe Instagram.

Një ditë kur infermierja po vraponte të kapte autobusin e vendosur në dispozicion të mjekëve për pandeminë, ish i dashuri i doli në rrugë.

‘Më ndaloi dhe më tha se do publikonte videon dhe disa foto që kishte siguruar nga komunikimi im me dikë tjetër. Aty u binda se ai mund ta bënte këtë gjë dhe ndjekja që po më bën çdo ditë më ka shkaktuar stres’, mbyll kallëzimin 24-vjeçarja.

Burimi i policisë shpjegon se kanë thirrur dhe pyetur ushtarakun. Ai mohon ta ketë përndjekur, duke shtuar se e kishte takuar ish të dashurën krejt rastësisht në rrugë, pasi ai kishte mbyllur turnin dhe po kthehej në këmbë në shtëpi.

E përshëndeta pasi ishim vetëm unë dhe ajo në rrugë dhe nuk mund ta shmangia, ne kemi qenë të dashur. Por ajo ka frikë nga unë, mbase është keqkuptuar dhe mendon që po e përndjek, – deklaroi i riu, që pavarësisht pretendimit të tij, emri iu përcoll në prokurori për akuzën e përndjekjes./GazetaSI