29.5 C
Tirana
E enjte, 31 Korrik, 2025

Shaqiri tek Newcaslte

Klubi i Newcastle, sipas “Daily Mail”,  ka identifikuar Xherdan Shaqirin si një përforcim i mundshëm gjatë kësaj vere, duke shfrytëzuar faktin që shqiptari i Liverpoolit ka gjetur shumë pak hapësira te “The Reds”.

Shaqiri, i cili përfaqëson Zvicrën në rang kombëtaresh, u mor si alternativë e krahut të majtë nga Jurgen Klopp dy vite më parë. Ai luajti një rol të rëndësishëm në sezonin e tij të parë, pasi ndihmoi Liverpoolin të fitonte Championsin.

Sezoni aktual rezultoi i komplikuar për futbollistin nga Gjilani, i cili është aktivizuar në vetëm 10 ndeshje. Për herë të fundit u fut si zëvendësues në minutën e 89-të kundër Tottenhamit me 11 janar.

Roma dhe Sevilla e kërkuan Shaqirin gjatë dritares së janarit, por Liverpooli nuk ishte i gatshëm ta linte 28-vjeçarin në formë huazimi, pasi ishte ende në garë në tri fronte dhe mendonte se do t’i vlente në një moment të veçantë.

Në merkaton e verës Newcastle duket se nuk do të ketë konkurrentë për kartonin e Shaqirit, pasi nuk do t’i mungojnë paratë që parashikohet të vijnë nga sheikët arabë.

Shaqiri, i cili i kushtoi Liverpool 13.5 milionë stërlina, ka edhe tri vite kontratë, por ai pritet të jetë në merkato, pasi Liverpool nënshkroi me Takumi Minamino në janar nga Red Bull Salzburg.

Policët e Veliajt, grushta burrit në sy të gruas shtatzënë, dëshmia e ricikluesit të dhunuar

Ora News sjell dëshminë e pjesëtarit të komunitetit rom i cili u dhunua nga dy policë bashkiakë mbrëmjen e së hënës.

Videoja e dhumës ndaj grumbulluesit të mbeturinave bëri xhiron e rrjetit dhe shkaktoi mjaft indinjatë.

“Më morën me zor dhe më futën në makinën e policisë bashkiake. Unë insistoja të mos futesha në makinë pasi kisha dhe nusen me vete që ishte dhe shtatzënë. Ata më dhunuan dhe duke më tërhequr me zor për të më future në makinë. E panë që ishin gabim, më rrafën dhe më pas më dhanë një 2 mijë lekësh dhe u zhdukën. Unë vajzat në komisariatin nr 6 dhe bëra kallëzim.

Avokati I Popullit ka nisur hetimet lidhur me këtë ngjarje ku është përfshirë edhe një civil. Ndërkohë në komisariati nr 6 është dorëzuar një kallzim penal drejtuar dy policëve të policisë bashkiake.

Sondazhi: Shqiptart më të frikësuar nga rënia ekonomike se nga koronavirusi

Një sondazh është kryer me zgjerimin e listës së bizneseve të lejuara për të ushtruar aktivitetin dhe me heqjen e “leje daljes” dhe duket se shqiptarët pak nga pak po i kthehen normalitetit. IDRA në vijim të anketave të realizuara përgjatë situatës së COVID-19, ka hedhur në platformën IDRApoll.com një anketë tjetër në lidhje me shqetësimin më të madh që shoqëron shqiptarët në këtë “jetë normale” të re.

998 panelistë të IDRApoll i janë përgjigjur pyetjes së ditës: “Pas masave lehtësuese të lëvizjes në lidhje me situatën COVID-19, a mund të na thoni se sa të shqetësuar jeni për: (i) shëndetin tuaj dhe (ii) situatën tuaj ekonomike?”

Nga përgjigjet e mbledhura vihet re se “frika për shëndetin” nga COVID-19 del në plan të dytë dhe shqetësimi përqendrohet tek situata ekonomike ku më shumë se gjysma e të anketuarëve (57 %) shprehen se janë “shumë të shqetësuar” ose “më së shumti të shqetësuar” për gjendjen e tyre ekonomike. Ndërkohë që gjysma e të anketuarëve (50%) deklaron se është “më së shumti jo të shqetësuar” ose “aspak të shqetësuar” për shëndetin gjatë kësaj periudhe.

Analiza e të dhënave në bazë gjinie, grup-moshe apo arsimi duket se jep rezultate të ngjashme apo me diferenca të parëndësishme.  Të vetmen diferencë e bëjnë të anketuarit e kategorisë me të “me të ardhura të ulëta”, të cilët duken se janë më të “alarmuar” si për situatën shëndetësore ashtu edhe për atë ekonomike.

Rezultatet janë përfaqësuese për moshat 18-44 vjeç.

Pas koronavirusit Boris Johnson shfaq probleme të rënda shëndetësore

Koronavirusi duket se ka lënë pasoja serioze për Kryeministrin e Britanisë, Boris Xhonson.

Ky i fundit është ankuar se ka pasur probleme në sy, dhe këto shqetësime janë vënë re pas kësaj situate.

Ai kishte qëndruar disa ditë në repartin e kujdesit intensiv pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore nga virusi i ri.

Sidoqoftë, ai u shërua dhe u kthye në punë, duke i falënderuar mjekët për punën e madhe.

Për më tepër, këshilltari i lartë i tij, Dominic Cummings, ka thënë se arsyeja pse kishte udhëtuar gati 100 kilometra gjatë karantinës ishte për të testuar sytë, shkruan BBC.

4 ton drogë nga Shqipëria në Itali, Antimafia italiane godet bandën shqiptaro-italiane

Antimafia Italiane e Leçes në bashkëpunim me Guardia Di Finanza e Brindizit kanë ekzekutuar në orët e para të mëngjesit të sotëm operacionin e koduar ”San Silvestro 2018” i cili ka çuar në shkatërrimin e një grupi trafikantësh lëndësh narkotike italo-shqiptarë.

9 persona janë vënë nën urdhër arresti, 5 në burg e 4 në arrest shtëpiak, ndërsa janë sekuestruar rreth 4 tonë drogë që është futur nga Shqipëria.

RTV Ora ka zbardhur se mes 5 personave të vënë në pranga, 3 janë shtetas shqiptarë, banues në Itali, të cilët organizonin vendosjen e kontakteve mes prodhuesve të marijuanës në Shqipëri e grupit të trafikantëve në Itali.

Gjithashtu 3 shqiptarët e arrestuar bashkëpunonin në operacionet e transportit të drogës nga Shqipëria në Itali. Gjatë hetimeve të operacionit e deri më sot në ekzekutimin e tij janë sekuestruar 3750 kg marijuanë, 50 kg hashash, 1 kg kokainë, 1 kg heroinë, 6 mjete lundruese e 3 autovetura.

Hetimet e operacionit janë ekzekutuar në sinergji me repartin e Guardia di Finanza në Durrës dhe me autoritetet e policisë shqiptare.

Sekretari i Partisë Socialiste italiane: Shembja e Teatrit Kombëtar humbje e madhe edhe për Italinë

Sekretari i Partisë Socialiste Italiane, Vincenzo Maraio, ka dhënë një intervistë për emisionin ”Tempora” në ”RTV Ora”.

Pak ditë më parë PSE me një komunikim zyrtar u shpreh pro një vendimi me interes të madh popullor në Shqipëri siç ishte ajo e shembjes së godinës së Teatrit. Tingëllonte çuditshëm që një grup politik i krijuar e i bashkuar nga idealet në mbrojtje të fuqisë popullore e të punonëjsve, shprehet pro punës së një qeverie dhe kundër lëvizjes popullore. Partia Socialiste italiane dhe anëtarët e tjerë të grupit të partisë Socialiste Europaine janë informuar më parë për këtë deklaratë. Pra keni diskutuar mes jush se ishte i drejtë ose i gabuar një vendim i tillë në Shqipëri?

Vincenzo Maraio: ”Para së gjithash dua t’ju them se jetoj në një vend, siç është Italia, që ka brenda tij 70% të pasurisë kulturore globale, ndaj për ne është mjaft e rëndësishme mbrojtja e çdo pasurie kudo në botë. Kjo vlen për çdo vend që ka ndërtesa historike, siç ishte godina e Teatrit të Tiranës. Lexova dhe komunikimin e bërë nga PSE,  i cili shprehte një qëndrim unik, të diskutueshëm ndoshta edhe mes Partive të vendeve të ndryshme, duke shpjeguar se qeveria Rama ka ndërmarrë një vendim të tillë pas rrezikut që shfaqte kjo ndërtesë për shembjen e saj”.

Dua të kuptoj nëse është konsultuar drejtpërdrejt me ju si parti apo me Partitë e tjera Euorpiane pjesë e PSE? PSE këshillon të mos jetë një çështje politike por vetë e bën një çështje poltike?

Vincenzo Maraio: ”Në të vërtetë unë nuk isha informuar për këtë pozicion të PSE, dhe besoj edhe të tjerët. Por kemi një sekretari që funksionon në mënyrë autonome dhe merr vendime të ligjshme për të gjithë. Nuk është problemi nëse e kemi ndarë ose jo këtë komunikatë, por e rëndësishme është të çojmë përpara ide të përbashkëta, ndaj mendoj që Stanishev i ka ruajtur limitet e duhuara të kësaj ngjarjeje, e cila në Shqipëri ka krijuar jo pak probleme. Ndaj dua të them me këtë argument se është sekretaria që përfaqëson qendrimin e të gjithëve. Theksoj unë nuk kam qënë informuar personalisht por kemi përfaqësuesen tonë pranë PSE. Nuk ka patur një mbledhje mbi këtë çështje por është një vendim që i bashkohem si anëtar i PSE.

Në fakt kjo komunikatë e PSE ngjan sikur është hartuar nga Partia Socialiste Shqiptare pasi është mjaft e detajuar dhe përmban pika jo shumë të sakta si rreziku i shembjes, kosnultimi transparent e mbi të gjitha nuk kërkon që çështja të politizohet.

Vincenzo Maraio: ”Mendoj se nëse një qeveri çertifikon rrezikshmërinë e një ndërtese të tillë, pra nëse është e rrezikshme sipas ekspertëve, mendoj se ka parë të nevojshme që të shembet. Por nëse nuk është kështu ekspertët duhet të vërtetojnë, pra ishte apo jo në rrrezik shembjeje Teatri Kombëtar në Tiranë. Nuk mendoj se Edi Rama është ëmendur  që të marrë një vendim të tillë pa konsulencën e ekspertëve. Unë mendoj se qeveria shqiptare ka pasur dokumentacion dhe të dhënat e duhura që e ka çuar në këtë akt final”.

Flasim atëherë si një politkan e mbi të gjitha si një italian që ka për zemër historinë e artin e kulturës së vendit të tij. Godina e Teatrit ishte një ekzemplar i një historie të rëndësishme të arkitekturës italiane, Si e gjykoni shembjen e saj?

Vincenzo Maraio: ”Dua të theksoj se aty ku është e mundur duhet bërë çdo sforcim njerëzor e mbinjerëzor për të ruajtur pasurinë kulturore të historisë sonë dhe kjo vlen për të gjitha vendet. Zgjidhjet për të shpëtuar ose jo ndërtesa të tilla vijnë dhe duhet të vijnë nga teknikët. Mendoj se është një humbje për të gjithë dhe për qeverinë shqiptare që eleminoi një ndertesë të tillë, e më vjen keq dyfish kur flitet për një vepër të arktitekturës italiane. Pra është një humbje e dhimbje për qeverinë shqiptare. Por nëse ka arritur në një zgjedhje të tillë, dhe këtu është dhe thelbi i komunikatës së PSE, imagjinoj se ka qënë një vendim i marrë nga teknikët e specialistët. Ndërtesta e vjetër për t’u mirëmbajtur kushtojnë shumë e kur nuk janë të sigurta mund të çojnë në një tragjedi.

Deklarata shokuese e mjekut francez: Hidroklorikina shëron koronavirusin, është hequr sepse kushton pak

Didier Raul është një mjek francez dhe mikrobiolog. Ai mban titullin e doktorit të shkencave dhe është i specializuar në sëmundjet infektive. Ai gjithashtu ligjëron rreth sëmundjeve infektive në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Marsejës. Dy ditë më parë ai ka reaguar në lidhje me pezullimin e mbështetjes së studimit të përdorimit të hidroklorikinës dhe azitromicinës tek të sëmuret me Covid 19.

 

Në një material të gjatë shpjegues, Dr.Raul tregon se gjatë këtyre dy muajve e gjysmë ka shëruar mijëra të prekur nga Covid në institutin e drejtuar prej tij në Marsejë, ku një pjesë e madhe e pacientvë siç tregon ai janë mjekuar nga hidrokloriksinë. Por, pse po hiqet ky ilaç? Mjeku, i cilësuar shpesh si  kontravers, jep një arsye madhore të lidhur vetëm me çmimin e lirë dhe me paaftesinë e menaxhimit të kësaj pandemia në këto kohë ku jetët tona më shumë se nga njerëzit kontrollohen nga teknologjia e informacionit dhe të dhënat që vijnë prej saj.

Pipero kundër masave të Ramës: “Tani duhet të hapemi sa më shpejt, plazhi nuk është rrezik trasmetimi”

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero në një intervistë për “Abc e Mëngjesit”, ka deklaruar se tashmë është koha që të hapemi.

Pipero në fjalën e tij ka theksuar se në këtë fazë ku jemi virulenca dhe mënyra e transmetimit të virusit është në rënie, ndaj për këtë duhet të jemi më të guximshëm dhe fleksibël.

“Unë jam mbështetës për hapjen më të shpejtë në këtë fazë, unë mbështetet në disa indikatorë, që janë ato epidemiologjik ku shifrat janë në ulje dhe një numër i madh i pacientëve janë pa simptoma. Pjesa më e madhe e të infektuarve nuk kanë simtoma, dje kemi pasur vetëm tre paciente te shtruar, indikatorët klinikë na e bëjnë me të thejshtë ta themi këtë. Nëse deri më tani fashat e orareve kanë qenë javore, tashmë duhet të jemi më të shpejtë dhe të guximshëm. Hapja në këtë periudhë nuk na dëmton, por na ndihmon dhe me ekspozimin. Qytetarët duhet të ruajnë distancën, nëse i duhet të rrijë më shumë që 15 minuta të rrijë vetëm, virulenca ka rënë, transmetueshmëria ka rënë dhe ne duhet të jemi më fleksibël dhe të guximshëm” është shprehur Pipero.

Gjithahstu mjeku infeksionit ka theksuar se uji i detit nuk e transmeton virusin, por e rëndësishme është se nëse qytetar do të infektohet është e rëndësishme që të eleminojë sa të mundët ekspozimet në diell.

“Ky virus është vërtetuar nga studimet se nuk transpetohet përmes ujit aq më tepër nga uji i detit, por për fat të keq ne kur shkojmë në plazh shkojmë për qefin e botës jo tonin, distanca fizike duhet të ruhet dhe nëse infektohemi  nuk duhet të ekspozohemi shumë,”ka thënë mjeku.

Kurti: Teatri u dënua me vdekje! Rama-Thaçi, qasje bashkëpunimi me Serbinë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një lidhje direkte nga Prishtina me emisionin “A-Show” të gazetarit Adi Krasta, u shpreh se, në Kosovë dhe Shqipëri ka politikanë që kanë qasje bashkëpunimi me Serbinë, duke iu referuar kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Kurti foli për Teatrin Kombëtar duke u shprehur se, Teatri u dënua me vdekje në gjyq nga një qeveri që favorizon privatin në dëm të shtetit. Ai u shpreh se Teatri u rrethua si kulla e Jasharajve. Këtë javë pritet vendimi i Kushtetueses për fatin e qeverisë së Kosovës dhe Kurti pohoi se do ta njohë këtë vendim nësë është në përputhje me kushtetutën. Ai akuzoi Thaçin se po ushtron trysni ndaj anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Kurti akuzoi Presidentin Thaçi se tentoi të përdore pandeminë për të kyer puç dhe marrë drejtimin e FSK-së, ndërkohë për aleancën fluide me Vjosa Osmanin për të cilën nuk i kurseu lëvdatat nuk mohoi një bashkëpunim në të ardhmen. Kreu i qeverisë së Kosovës foli edhe për ish ngarkuarin e Trump për dialogun Kosovë- Serbi, Richard Grenell, ku i kujtoi se asnjë zyrtar amerikan nuk e njeh më mirë Serbinë se Kosova.

Revoltë dhe indinjatë e fuqishme ndaj qeverisë: Asnjë ndihmë nuk kemi parë! Ndihmat kanë shkuar ku ka vila

Kryetari i opozitës, Lulzim Bashës është ndeshur me një revoltë të fuqishme dhe indinjatë të qytetarëve nga qeverisë në tregun agro-ushqimor të Rrogozhinës, një situatë krejt e ndryshme nga ajo në bizneset e vogla të Tiranës.

“Asnjë ndihmë nuk kemi parë me sy! Asnjë! Fare!”, u shprehën fermerët gjatë takimit me kreun e opozitës, Basha.

Një zonjë, ndër të parat që u takua me Bashën, tregoi për vështirësitë që po përballonte e vetme, pa asnjë mbështetje nga pushteti lokal: “Jam vet i katërt. Vetë sëmurë, burrin sëmurë. Kam dy goca. I kam kërkuar këtyre këtu… telefon me bë detyrat!!! “Jo po nuk bëhet…”. Ndihmat kanë shkuar ku ka vila. Ndihmat në vila. Tallen me ne.

Më thanë këtu që, ”jepi helm burrit”. Helmoje!!! Unë të ha burgun dhe të le fëmijët jetimë. Ku shkojnë këto takasat tona?! Asnjë lloj gjejë nuk na kanë sjellë. Unë deri në orën 9 jam këtu. Burrin e kam me depresion, ku ta çoj që të humbasë mendjen…Gocën e madhe e kam në vitin e parë.

Goca ime nuk fiton dot notën e vet në shkollë, se e thotë ai “e kam vulën unë”. Dhe nuk më jep deftesën. Fëmijët e mi, që jam gjysëm robi, po rriten rrugëve. Nuk më përfillin, as drejtim shkollës s’m’i japin. Ia paguaj shtetit me ujë të gjitha. Nëse pot ë rrej…Hajde me mua, t’i shikojmë të gjitha”, insistoi zonja.

Problemet në vazhdim ishin kudo të njejta, por tregtarët e Rrogozhinës e kishin ndier shumë më thellë braktisjen dhe injorimin nga qeveria, jo vetëm në këtë periudhë pandemie, por edhe më herët.