29.5 C
Tirana
E mërkurë, 30 Korrik, 2025

Basha me fermerët e Rrogozhinës: Ky është realiteti! E gjithë Shqipëria punon për 5 oligarkë, kjo duhet të marrë fund!

Kreu i opozitës, Lulzim Basha është takuar ditën e sotme me fermerët dhe tregtarët e vegjël të Rrogozhinë. Pasi ka dëgjuar shpërthimin e një mllefi të madh të fermerëve, Basha është prononcuar gjatë rrugës së tregut agro-ushqimor me një mesazh në video.

Në këtë mesazh Basha thekson se, nga ajo që u dëgjua, kuptohet se gjendja e fermerit shqiptar që është katastrofale.

“Propaganda me regji qendrore nuk mund të fshehë dështimin e Edi Ramës. Sepse paratë që u jepen oligarkëve do të mjaftonin që fermeri shqiptar të paktën ta mbante kokën mbi ujë në këtë periudhë.

Gjëja e parë e shpëtimit është vota e lirë. E gjithë Shqipëria punon për 5 oligarkë, por kjo duhet të marrë fund. Kjo është Shqipëria reale, jo ajo që shfaqet me regji qëndrore dhe që duhet të marrë fund sa më parë”, shprehet Basha.

LIVE – Nga Tregu Agro-Ushqimor në Rrogozhinë.

LIVE – Nga Tregu Agro-Ushqimor në Rrogozhinë.

Gepostet von Lulzim Basha am Mittwoch, 27. Mai 2020

Ministria: “Rriten rastet e reja me Covid-19”. Si po manipulohen shifrat nga ekspertët e Ramës

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur të dhënat e reja të rasteve të prekyra më COVID-19, ku 21 persona kanë rezultuar pozitive dhe nga këto janë 13 të prekur në QSUT, personel shëndetësor dhe pacientë, kontakte të një infermiere e cila rezultoi pozitive dy ditë më parë, e infektuar jashtë spitalit. Prej tyre 9 janë pa simptoma dhe të vetëizoluar, ndërsa 4 pacientë jane transferuar në spitalin infektiv.

Duket se shifrat e tëprekurve me Covid-19 po fryhen qëllimisht nga ekspertët e Ramës me qëllim që të mbahen qytetarët të izoluar.

Dr. Flutura Beqo Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Ju informojmë rreth situatës së COVID 19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit. Në 24 orët e fundit vazhdon të jetë i lartë numri i rasteve te reja te prekur me Sars-Cov2 në Tiranë, ndërsa të gjithë zonat e tjera rezultojnë pa raste të reja. Janë testuar 262 qytetarë të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar 21 raste pozitive, të gjitha në Tiranë.

Nga një hetim i thellë epidemiologjik, rezulton se ndër rastet e reja janë 13 të prekur në QSUT, personel shëndetësor dhe pacientë, kontakte të një infermiere e cila rezultoi pozitive dy ditë më parë, e infektuar jashtë spitalit. Prej tyre 9 janë pa simptoma dhe të vetëizoluar, ndërsa 4 pacientë jane transferuar në spitalin infektiv.

Nderkohë vijon hetimi epidemiologjik edhe për disa raste të reja në Tiranë, e cila mbetet vatra kryesore në vend. Vijon të ketë shtrime të reja në spitalin infektiv, ku aktualisht po trajtohen 25 pacientë, nga të cilët 3 janë në terapi intensive. Ne 24 orët e fundit janë të shëruar 9 qytetarë, duke e çuar mbi 800 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Deri tani janë kryer mbi 15 mijë testime molekulare dhe serologjike, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara pozitivë në të gjithë vendin është 1050. Prej tyre aktualisht janë 205 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar distancimin fizik dhe higjienën personale. Mos neglizhoni shenjat e sëmundjes dhe për çdo rast të dyshuar, telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

Mjekët refuzojnë shpërblimin e qeverisë prej 350 eurosh: Nuk e duam lëmoshën tuaj, mbajeni për vete…

Medici e infermieri al lavoro senza sosta nel reparto di terapia intensiva passato da 5 a 17 letti per curare i pazienti covid all' ospedale di Vizzolo Predabissi, 24 Marzo 2020. Ansa/Andrea Canali

“Jo, faleminderit, ne duam më shumë. Masa është e paplotë”, kjo ka qenë deklarata e mjekëve dhe infermierëve në Itali, një pjesë e të cilëve kanë refuzuar shpërblimet e dhëna nga qeveria, pasi kanë qënë në frontin e parë të përballjes me Covid 19. Unioni mjekësor Anaao, ka rihapur dhe njëherë polemikat në Itali, dhe sipas sindikatës shifra prej 350 eurosh është e papranueshme. Sipas kësaj sindikate asnjë nga kërkesat e tyre nuk është plotësuar, dhe respekti nuk mund të blihet me para. “Mbani lëmoshën tuaj. Kemi shpenzuar shumë më tepër për të blerë maska ​​dhe filtra që nuk na i keni siguruar”, thonë mjekët.  Sindikata, e cila ka shtypur postera, kërkoi “të mos hapen shkollat, zonat e kuqe, të mbahen kufijtë e mbyllur, i kërkoi të ndryshojnë udhëzimet e Institutit të Lartë të Shëndetësisë, kërkoi pajisje mbrojtëse personale, kërkoi siguri, kërkoi tampona. Të gjitha vetëm për sistemin, për pacientët. Tani ju na bëni të pendohemi për vetë-mohimin e treguar, profesionalizmin dhe besimin e vendosur. Më shumë, shumë, shumë më tepër. Ne gjithashtu duam dinjitet dhe respekt”. Ky gjest është shoqëruar me shumë komente në Itali, ku një pjesë e qytetarëve u janë bashkuar qendrimeve të mjekëve, se mbështetja e tyre nga ana e qeverisë ka qenë e paplotë.  

Rama i mashtroi për pagën e luftës, punonjëset e fasonerisë në protestë, policia i shpërndan me dhunë

40 punonjëse të një fasonerie në Berat janë ngritur sërish në protestë pasi nuk kanë marrë “pagën e luftës” megjithëse nuk kanë punuar gjatë kohës së pandemisë së COVID-19.

Punonjëset e tjera të së njëtës fasoneri kanë marrë pagën e luftës, ndërkohë që përjashtim është bërë vetëm për 40 prej tyre, të cilave u thuhet se kompania e tyre ka aplikuar dy ditë me vonesë.

“Më ka dalë emri në sistem dhe nuk e kam marrë akoma. Jemi ngritur në protestë pasi nuk është e drejtë të mos marrim pagën e luftës”, thanë punonjëset.

Policia i ka shpërndare me dhunë punonjëset e fasonerisë, duke insistuar se protesta e tyre është e paligjshme, ndërkohë që punonjëset kanë vijuar protestën e tyre pasi ju duket e padrejtë që të mos e marrin. Të gjitha punonjëset janë rikthyer në punë, megjithëse ende nuk e kanë marrë pagën e luftës.

INSTAT: Të rinjtë shqiptarë më dembelët dhe më “injorantët” në rajon

Perspektiva për të rritur produktivitetin në trojet shqiptare është e pashpresë për arsye se Kosova dhe Shqipëria kanë numrin më të lartë të rinjve 15-24 vjeç, që nuk janë as në punë e as në shkollë.

INSTAT raportoi se 25,5% e të rinjve të grupmoshës 15-24 vjeç në Shqipëri nuk kishin asnjë angazhim në vitin 2019, ndërsa në Kosovë në të njëjtin vit ishin 33%  e të rinjve në këtë gjendje.

Në vendet e tjera të Rajonit dhe BE kjo përqindje është shumë më e ulët.

Në Maqedoninë e Veriut në vitin 2019 ishin vetëm 18 për qind e të rinjve nuk ishin as në punë as në shkollë. Kategoria e të rinjve “dembelë” ka pësuar rënie të dukshme gjatë dy viteve të shkuara në Maqedoni, pasi në vitin 2017 Maqedonia kishte 25% të rinjve as në punë dhe as në shkollë.

Në Malin e Zi përqindja e të rinjve që as nuk punon dhe as nuk person është 17%, ndërsa në Serbi 15%, ndërsa në vendet e BE ky tregues ishte 10% në vitin 2019.

Situata e tregut të punës së të rinjve në vendet e Ballkanit Perëndimor karakterizohet nga pasivitet i lartë, nivele të larta papunësie të vazhdueshme, punësim në sektorin informal dhe emigrim të lartë.

Pjesëmarrja e forcës punëtore të të rinjve në Ballkanin Perëndimor ishte e ulët në raport me standardet evropiane dhe mbeti pothuajse e pandryshuar vitet e fundit.

Në vitin 2018, shkalla e punësimit arriti afër 20 për qind për njerëzit e moshës 15-24 vjeç krahasuar me 35 për qind në BE. Shkalla e punësimit ishte veçanërisht e ulët për vajzat e reja në krahasim me djemtë.

Edhe ato të rinj në punësim më shumti janë me kontrata të përkohshme. 1 në 4 persona të rinj të punësuar është me kontratë të përkohshme.

Cilësia e dobët e arsimit, e cila nuk arrin të përmbushë kërkesat e tregjeve të punës, konsiderohet një nga shkaqet kryesore të shkallës së lartë të papunësisë së të rinjve në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor

15 mjekë dhe infermierë të prekur me Covid-19 në 24 orët e fundit

Bëhet e ditur se, 15 mjekë dhe infermierë kanë rezultuar mbartës të Covid-19 në 24 orët e fundit. Informacion është shpërndarë nga burime brenda Ministrisë së Shëndetësisë dhe nuk dihet pse është shpërndarë para se të publikohen të dhënat e përditësuara për rastet e Covid-19.

Dyshimet janë se ata janë infektuar nga një kolegia e tyre, e cila për momentin është e shtruar në spitalin Infektiv në Tiranë. Nuk dihet ende se në cilin pavion apo spital janë shënuar rastet e reja, ndërsa konfirmimi pritet të bëhet gjatë ditës së sotme nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë.

Gjatë ditës së djeshme në vendin tonë u shënuan 25 raste të reja me Covid 19, 24 prej të cilave në kryeqytet, dhe një pjesë e mirë e tyre ishin punonjës të disa call center-ave në zonën e Laprakës, të cilat më pas u mbyllën nga ana e ISHSH-së.

Të gjithë ekspertët thonë se rritja e rasteve është e pranueshme, sa kohë që ka nisur tashmë prej disa javësh lehtësimi i masave të distancimit social, dhe në të gjitha qytetet lëvizja e qytetarëve po bëhet pa asnjë lloj autorizimi. Shqetësuese do të ishte në rast se do të kishim një numër shumë të madh personash të shtruar në Infektiv, gjë që derimë tani nuk ka ndodhur.

Berisha: Në plazhe, me urdhër të Sulltan Salep Surrelit nuk lejohet asnjë qytetar, por vetëm narkozyrtarët dhe qentë e tyre

Ish-Kryeministri Sali Berisha shkruan në një reagim në faqen e tij sociale se, plazhet janë hapur vetëm për narko-zyrtarët duke sjellë si dëshmi mesazhet e emigrantëve shqiptarë këtë radhë nga Anglia.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Dielli, ajri i paster dhe uij mbrojne nga covi19!

Keto ishin ne fundjaven qe kaloi plazhet e Britanise se Madhe!

Kurse ne plazhet e Shqiperise me urdher te Sulltan Salep Surrelit nuk u lejua asnje qytetar por u plazhiten vetem narkozyrtare dhe qente e tyre.
Shikoni videon dhe lexoni mesazhet e emigranteve dixhital! sb

* * *

“Përshëndetje Doktor, uroj të jeni mirë

Plazhet e Anglisë, edhe pse është akoma “lockdoën”, shumica e gjërave, njerëzit, janë të lirë edhe pa kufizime, jo si skizofreni, që çon Polici nëpër plazhe që të mos t’i lejojë njerëzit të vazhdojnë jetën si më përpara edhe le koronavirusin nga e hëna deri të premten pushim e pastaj e lëshon të shtunë e të diel. Mjerë Shqipëria për të. Të uroj shëndet e gjithë të mirat.”

* * *

“Të kesh jetë të gjatë, dr. Berisha, të përshëndes.

Pashë që kishe postuar një foto dje ose pardje të plazheve në England. Unë po të nis një video që po ta shpërndashni brenda rregullave tuaja, ta shohin mirë qeveritarët tanë se kujt i thonë plazh publik.”

* * *

“Mirëmëngjesi Doktor

Tregoji Edi Ramës se plazhet në Evropë janë hapur dhe nuk na ndalon askush që të shkojmë në plazh, sepse më duket ato informacione që po na jep, po i nxjerr nga truri i vet që i ka shkuar dëm nga kokaina. Të lutem anonim. Faleminderit z. Sali Berisha.”

OSHEE bën namin edhe në Gjirokastër, faturojnë energjinë afrofe në shtëpitë ku nuk jeton njeri

Kryetari i Partisë Demokratike Dega Gjirokastër, Dasho Alika ka reagur ashpër për mbifaturimet që OSHEE po u bën qyetarëve.

Aliko shkruan se OSHEE po shndërrohet në një mekanizëm kundër qytetarëve me një valë të re represioni, abuzimi, mbifaturimi, për të rrjepur sa më shumë parà kryesisht nga familjet që po vuajnë krizën ekomonike e prekshme në Qarkun e Gjirokastrës.
Po ashtu Akliko shton se OSHEE ka në fokus të grabitjes, familjet që kursejnë energjinë dhe kur matësi tregon pak dhe ndërkohe i kalon në aforfe duke ua shumëfishuar gjobën.

“OSHEE po shndërrohet në një mekanizëm kundër qytetarëve me një valë të re represioni, abuzimi, mbifaturimi, për të rrjepur sa më shumë parà kryesisht nga familjet që po vuajnë krizën ekomonike e prekshme në Qarkun e Gjirokastrës.

Faturimet shkruhen sipas nevojës për të mbushur arkën e OSHEE jo sipas konsumit. Në adresë të degës së PD Gjirokastër kanë mbërritur me qindra mijëra ankesa nga konsumatorët familjarë për faturimet abuzive. OSHEE ka në fokus të grabitjes, familjet që kursejnë energjinë dhe kur matësi tregon pak dhe ndërkohe i kalon në aforfe duke ua shumëfishuar gjobën. Të gjithë pa përjashtim janë objekt sulmi ndërkohë që familjarët zbulojnë papritur tarifa të kripura.

Ata faturohen sikur të kenë konsum normal dhe këtu hyjnë edhe banesa emigrantësh që janë prej kohësh të
mbyllura e ku nuk jeton njeri. Qytetarët varfërohen çdo ditë, ku çdo ditë pushteti kriminal i Rilindjes gjen një mundësi të fusë dorën në xhepin e qytetarëve gjirokastritë e të marrë dhe qindarkën e fundit. Mbifaturimi është krim dhe ata që e kryejnë këtë krim duhet dhe do të mbajnë përgjegjësi një ditë. Qytetarët gjirokastritë, tepelenas dhe përmetarë abuzuar nga ky mbifaturim, nuk kanë asnjë detyrim dhe ky abuzim është një thirrje për mosbindje civile”, shkruan Aliko.

Ekspertët: Legalizimi i kanabisit nuk ndal krimin, as problemet sociale

Shqipëria po shqyrton mundësinë që të legalizojë kultivimin e marijuanës mjekësore. Kryeministri Edi Rama e hodhi idenë duke thënë se po studiohet mundësia e prodhimit të marijuanës mjekësore dhe nënprodukteve të saj në vend. Kolegia Ardita Dunellari foli me dy ekspertë lidhur me eksperiencën e vendeve që e kanë kaluar këtë proces dhe ndikimin që mund të ketë ky hap mbi problemet sociale dhe nivelin e aktivitetit kriminal:

Kryeministri Edi Rama thotë se po diskutohet mundësia e prodhimit të marijuanës për qëllime mjekësore, si aktivitet i ligjshëm biznesi:

“Konsultimet ne i kemi bërë dhe po i bëjmë me ekspertë në disa vende ku ka pasur eksperienca, jo të legalizimit të hashashit, por të futjes në jetën ekonomike dhe në veprimtarinë sipërmarrëse të vendit të përpunimit të kanabisit mjekësor,” shprehet kryeministri.

Nëse synimi është që ky aktivitet të shërbejë për të shtuar të ardhurat për buxhetin, eksperienca amerikane nuk e mbështet këtë, thotë Profesor Jonathan Caulkins:

“Kultivimi i marijuanës nuk është burim i konsiderueshëm i të hyrave buxhetore; në asnjë nga shtetet amerikane nuk kalon 1% të të ardhurave fiskale”.

Aq më i vogël do të jetë efekti i këtij aktiviteti për të mbështetur shtresat më në nevojë në shoqërinë shqiptare, thonë ekspertët:

“Duke pasur parasysh nivelin e korrupsionit në Shqipëri, nuk e shoh të mundshme që këto fonde të buxhetit të sillnin përmirësim të situatës për shtresat më të varfra të shoqërisë. Problemi kryesor në vende të tilla nuk është droga e paligjshme, por korrupsioni,” thotë Hanna Kassab, autor dhe pegagog në Universitetin e Karolinës Lindore.

Profesor Jonathan Caulkins thotë se shtetet amerikane ku u legalizua marijuana medicinale, u vërejtën pasoja negative tek shtresa më e varfër që merrej ilegalisht me kultivim:

“Legalizimi zhvendos aktivitetin e kultivimit nga më të varfrit, më të paarsimuarit, nga ata që nuk gjejnë dot punë tjetër dhe që mbillnin hashash në mënyrë të paligjshme, tek korporata, tek sipërmarrës me diploma universitare. Kultivimi i ligjshëm nuk krijon mundësi punësimi për ata që janë më në nevojë”.

Në vendet që e kanë kaluar këtë proces, ekspertët nënvizojnë se legalizimi nuk arriti të eliminojë tregun e zi:

“Tregu i zi mund të bashkekzistojë me tregun e ligjshëm për konsum të brendshëm. Në shtetet amerikane që legalizuan prodhimin u fuqizuan edhe prodhuesit pa liçencë, pasi sektori i ligjshëm krijon lehtësira edhe për ta: furnizim të bollshëm me fara, me pajisje për mbjellje, ventilim e ngrohje, ekspertë agronomë,” thotë Jonathan Caulkins, profesor në Universitetin Carnegie Mellon.

Madje, kontrabanda e drogës do të shtohet, parashikon Profesor Caulkins, duke shtuar se të ardhurat nga kanabisi vijnë përmes kontrabandës, jo prej kultivimit:

“Kultivimi nuk paraqet problem. Marijuana është bimë: në vend që të kultivosh domate, kultivon marijuana, me ndonjë ndryshim të vogël. Marijuana është bimë me fitim të madh sepse shitet në treg të zi. Këtë treg e gjejnë trafikantët, që shesin produktin e fermerëve jashtë shteti përmes kontrabandës. Pra rrjetet kriminale do të vazhdojnë të rendin pas këtij fitimi,” thotë zoti Caulkins.

Përvoja e legalizimit të aktiviteteve të tjera të paligjshme ka treguar se rrjetet kriminale reagojnë me shpejtësi për t’iu përshtatur realitetit të ri, thotë Hanna Kassab, profesor në Unversitetin e Karolinës Lindore. Ai sjell si shembull legalizimin e prostitucionin në Amsterdam:

“Në zonën e tregtisë së seksit në Amserdam, krimi është rritur. Prostitucioni i ligjshëm ka tërhequr trafikantë të qenieve njerëzore të cilët sjellin vajza nga Rusia, nga Evropa Lindore”.

Grupet kriminale, thotë profesor Kassab, mund të ndjekin praktikën e “gjobave” duke kërcënuar e zhvatur para nga kultivues të ligjshëm.

Pavarësisht nga masat që merr Shqipëria, thonë ekspertët, kultivimi i marijuanës do të vazhdojë të ushqejë aktivitetin e paligjshëm për sa kohë që marijuana medicinale mbetet e paligjshme në vende të tjera:

“E vetmja gjë më e keqe se një ndalim i plotë i një aktiviteti është të krijosh një ishull të vogël ku legalizohet ky aktivitet. Kjo krijon mundësi për prodhim me kosto më të ulët pasi është e ligjshme dhe rrit sasinë për contrabandë e eksport. Vetëm nëse legalizohet në mbarë Evropën do të ulej potenciali për përfitim nga trafiku i paligjshëm,” thotë Profesor Caulkins.

Në Shtetet e Bashkuara legalizimi qoftë për përdorim mjekësor, apo për kënaqësi personale vazhdon të zgjerohet. Por ekspertët theksojnë se argumenti pro-legalizimit është mbështetur tek liria e individit për të bërë zgjedhjet e veta, si dhe drejtësia sociale, pasi përndjekja penale për kultivim apo tregtim të paligjshëm prekte në masë dërrmuese pakicat me ngjyrë.

Ekspertët theksojnë se legalizimi për përfitime ekonomike apo për luftë kundër krimit nuk është një argument i bazuar në përvojën e deritashme botërore. /VOA

Reagimi i fortë i gazetarit holandez ndaj Ramës: Ne do t’i tregojmë botës politikën e këtij të ashtuquajturi artist-politikan

Në një lidhje direkte nga Holanda për “A Show”, gazetari Vincent Von Gerven Oei foli mbi letrën dërguar mbi botës së artit ndërkombëtar pas prishjes së Teatrit Kombëtar.

I pyetur nga Adi Krasta lidhur me arsyet që i çuan drejt shkruarjes së kësaj letre, ai akuzoi kryeministrin Edi Rama si monopolizator të kulturës në Shqipëri.

“Por tani që në momentin ka ndërmarrë një sulm direkt në Shqipëri, ai ka monopolizuar jetën kulturore rreth personazhit të tij, ne po mendonim të shkruanim diçka që do t’i tregojë botës politikën e këtij të ashtuquajturit artist-politikan”, u shpreh Oei.

Por si është pritur letra?

“Reagimi ka qenë shumë poziv. Që nga fillimi kemi apgtur një mbështetje të madhe. Deri tani kemi mbledhur mbi 400 firma dhe mendoj se do arrijmë edhe 500. Nuk kemi patur asnjë përgjigje negative. Kjo nuk është përpjekja e parë. Ka patur përpjekje të tjera nga brenda dhe jashtë për të ndriçuar atë që po ndodh në Shqipëri. Për të kuptuar atë çfarë po ndodh me këtë artist-politikan”, tha Vincent Von Gerven Oei.

Përmes një letre publike, publikuar tek HyperAllergic, një forum i njohur për artin dhe kulturën, ata kanë sjellë në vemëndje disa prej politikave më anti-demokratike që Rama po ndërmerr, duke u fshehur pas petkut të politikanit-artist.