20.5 C
Tirana
E mërkurë, 30 Korrik, 2025

Këngëtari njohur shpërthen ndaj Ramës: O Edi, o b*q! Ti…

Këngëtari i njohur, Alekasndër Gjoka ka shpërthyer i revoltuar ndaj kryeministrit Edi Rama sa i përket masave shtërnguese ndaj koronavirusit.

Pikërisht për këto masa, përmes një videoje, kantautori i njohur shihet teksa nuk kursen sharjet nga më të rënda në drejtim të kryeministrit.

Sipas tij, shqiptarët po flasin me veten për shkak të kësaj situate, ndërsa nuk mungojnë as sharjet dhe ofendimet.

“O kokrra e ku.rvës mos kujto se bën karantinë, ça karantine… ça mbyll tani lokalet e të gjitha. O të q*** ropt mu në p… ku i ke o të shkë*** ku*vën.

Unë të kam besuar se je çun Tirone, po ti qenke një kokrra kur**s, qenke një b.q ti. Ik ore b.q ik ore shkër***të. Kush je ti mo që bën kara.ntinë? E ke bërë popullin për të ë me vete.

O të q… ropt mu ku i ke. O Ed Rama o b.q. ku*vë. Kokërr lè.geni, ik ore lè.gena m…. “, dëgjohet Gjoka në video i cili shprehet mjaft i indínjuar.

Metaliaj replikon me Lleshajn: Asnjë investim në Lezhë prej 7 vitesh qeverisje se ishit të zënë me gazin për të helmuar shqiptarët

Lindita Metaliaj replikon me Lleshajn për repartin e zjarrfikëseve në Lezhë: Asnjë investim prej 7 vitesh qeverisje se ishit të zënë duke blerë gaz për të helmuar shqiptarët

Sander helmi “na nderoi” sot me viziten e tij ne Lezhe!Propaganda e turpshme dhe e neveritshme vazhdon!

Pasi bllokuan trafikun per ore te tera ne te gjithe qytetin,tentojne te tallen duke fyer inteligjencen e lezhjaneve.

Harrojne sherbetoret e Rames qe po qeverisin prej 7 vitesh tashme dhe se ky eshte ministri i trete “shembullor” i narkoqeverise Rama!

Sander kimiku vizitoi sherbimin e zjarrfikeses ne Lezhe dhe i sapo zbrituri nga hena konstatoi (fjalet e tij ):

-Skemi ndonje gje te bukur per te treguar sot!

-Sherbimi i zjarrfikeses eshte lene ne harrese per shume vite!

-Kujtohemi ne mengjes per kete sherbim!

-Une e kam vendosur ne top prioritet ne leter sherbimin zjarrfikes ,dhe duam te bejme nje stacion te ketij sherbimi me standarte Europiane!!!!!!!

Ku ishe ti Sander nderkohe?

Nuk te vjen turp te tallesh dhe te mashtrosh lezhjanet??

Harruat qe po qeverisni prej 7 vitesh ,apo ishit te zene me blerjen e gazit per te helmuar protestuesit paqesore ne bulevard?

Apo ishe i zene me prishjen banditeske te teatrit ne 4 te mengjesit,ku angazhove 1500 uniforma blu, forcat shqiponja,FNSh,Renean etj per te dhunuar artistet, intelektualet, perfaqesuesit e opozites, gazetaret, qytetaret etj.

Turp per ty dhe shefin tend qe mendoni qe propaganda do t’ju nxjerre nga llumi ku jeni zhytur!

Diteve tuaja po ju vjen fundi!

Shqiptaret nuk harrojne!

Kreu i IKMT Tiranë u rrëmben pronat me Hipotekë qytetarëve, u vendos gjoba…

Kreu i Inspektoratit Ndërtimor Tiranë, Mariglen Qato është kallëzuar penalisht në Prokurorinë e Tiranës nga disa familje në zonën e Kombinatit që deklarojnë publikisht se po u merret prona në rrugë antiligjore në emër të një investimi publik që bashkia ka nisur të kryejë në këtë zonë.

Në një intervistë për News 24, Ergys Cullhaj përfaqësues i një prej familjeve të prekura thotë se ka 5 muaj që Inspektoriati Ndërtimor Vendor më në krye Mariglen Qaton po u bën presion të hapur familjeve për të liruar hapësirën private të ligjëruar me certifikatë pronësie duke i ndëshkuar me gjobë në vlerën 5 milion lekë.

“Këta nuk kanë sjellë as vendim shpronësimi. Na kanë ardhur 3 inspektorë. Na kanë vënë 5 milionë gjobë për kundërshtim. Se di pse e kanë vënë ‘ndërtim pa leje’. Jemi pronarë të ligjshëm me dokumentacione dhe certifikatë pronësie”, theksoi Cullhaj.

Sipas banorëve, IMT e bashkisë Tiranë po vepron në shkelje flagrante të ligjit për shpronësimet në funksion të investimeve publike duke mbajtur të fshehtë projektin e detajuar të rrugës së re, piketat se deri ku do të shtrihet gjurma e rrugës, dhe më kryesorja mungesën e vendimit të shpronësimit për ta ankimuar ose jo në gjykatë.

“Nuk bllokojmë ne projektet e Bashkisë së Tiranës, por duam një vendim shpronësimi. Nuk kanë vendosur as piketa. Asgjë. Këtu nuk ka ardhur asnjë inxhinier. Nuk kanë ardhur asnjë, dhe nuk kemi parë asnjë projekt”, tha ai.

Cullhaj thotë se gjoba i ka frikësuar banorët e tjerë që nga frika kanë lejuar fadromat të hyjnë në pronën e tyre pavarësisht se nuk ka një vendim shpronësimi. “Këtu ka shumë veta, por nuk dalin nga frika se kanë hallin e punës. Dhe kanë frikën e gjobës”, pohoi banori.

Në kushte të tilla familja Cullhaji thotë se do t’i drejtohet gjykatës. “Ne do bëjmë një padi në Gjykatën e Tiranës, do presim vendimin”, përfundoi ai.

Kërcet kallashi në mes të natës në qytetin verior, policia fle gjumë

Qytetarët në Bulqizë janë tmerruar mbrëmjen e djeshme nga breshëria e kallashnikovit. Denoncimin e bën një qytetar në adresë të ish-Kryeministrit Sali Berisha.

Berisha ka publikuar të dhënat që i ka dërguar qytetari dixhital ku thuhet se për këtë ngjarje nuk ka reaguar policia zyrtarisht.

Postimi i plotë

Ne Bulqize kercet Kallashi narkopolicia flen gjume! sb

Mirmbrema Dr Sali Berisha.

Se pari uroj te jeshe mir me shendet, Jam nje qytetar nga Bulqiza e Re. Mbrem Bulqiza ka qen nen bresherin e kallashnikov ndersa Policia e Shtetit nuk ka dhen asnje njoftim zyrtar. Jane gezhojat ende ne rrugë asnje polic nuk eshte afruar te mori nje gezhoj te vetme. Ke frik te dalesh ne rrug me familje se ha naj plumb, Aman postoje mos vallë e shikon “Lleshi” qe merret me plazhet, Anonim ju lutem

Italia drejt shërimit nga koronavirusi

1 muaj më parë Italia shënonte 4-6 mijë raste të reja me koronavirus çdo ditë, si dhe më shumë se 600 viktima. Sot masat e marra po japin rezultat.

Në 24 orët e fundit, Italia ka shënuar 78 viktima nga Covid-19, ndërsa janë konfirmuar vetëm 397 raste të reja.

Numri total i viktimave ka kapur shifrën e 32,955 personave. Sot në Itali janë 52.942 persona aktivë me koronavirus, ku çdo ditë numri i të shëruarve është më lartë se numri i të prekurve.

Gjermania planifikon rihapjen e kufijve vetëm me këto vende…

Gjermania planifikon të heqë ndalesën e udhëtimit për turistët e 31 vendeve evropiane, nisur nga data 15 qershor.

Sipas një propozimi të zbardhur nga agjencia e lajmeve DPA, Gjermania planifikon t’i rihapë kufijtë me të gjitha vendet e BE-së, me Britaninë e Madhe dhe me katër anëtarët e zonës së lëvizjes së lirë, Schengen: Islandën, Norvegjinë, Zvicrën dhe Lihtenshtajnin.

Ashtu, sikurse shihet në hapjen e parë të kufijve mungojnë vende si SHBA, Rusi, apo disa vende të tjera që nuk janë pjesë e BE-së si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Plani pritet të dërgohet të mërkurën për miratim në kabinetin e kancelares gjermane, Angela Merkel.
Gjermania, ashtu sikurse edhe vendet e tjera të Bashkimit Evropian dhe më gjerë, ka mbyllur kufijtë në mes të marsit, në përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Sakaq, vendi ka konfirmuar mbi 180,000 të infektuar dhe rreth 8,300 viktima nga pandemia. Numri i relativisht i ulët i viktimave në krahasim me vendet e tjera evropiane, i është atribuar testimit masiv dhe menaxhimit të mirë të sistemeve spitalore që nuk kaluan në kolaps, si në Itali apo Spanjë.

Shqiptarët ‘harrojnë’ frikën nga Koronavirusi, ja kush është shqetësimi kryesor tani

Me zgjerimin e listës së bizneseve të lejuara për të ushtruar aktivitetin dhe me heqjen e “leje daljes” duket se shqiptarët pak nga pak po i kthehen normalitetit.

IDRA në vijim të anketave të realizuara përgjatë situatës së COVID-19, ka hedhur në platformën IDRApoll.com një anketë tjetër në lidhje me shqetësimin më të madh që shoqëron shqiptarët në këtë “jetë normale” të re.

998 panelistë të IDRApoll i janë përgjigjur pyetjes së ditës: “Pas masave lehtësuese të lëvizjes në lidhje me situatën COVID-19, a mund të na thoni se sa të shqetësuar jeni për: (i) shëndetin tuaj dhe (ii) situatën tuaj ekonomike?”

Nga përgjigjet e mbledhura vihet re se “frika për shëndetin” nga COVID-19 del në plan të dytë dhe shqetësimi përqendrohet tek situata ekonomike ku më shumë se gjysma e të anketuarëve (57 %) shprehen se janë “shumë të shqetësuar” ose “më së shumti të shqetësuar” për gjendjen e tyre ekonomike. Ndërkohë që gjysma e të anketuarëve (50%) deklaron se është “më së shumti jo të shqetësuar” ose “aspak të shqetësuar” për shëndetin gjatë kësaj periudhe.

Analiza e të dhënave në bazë gjinie, grup-moshe apo arsimi duket se jep rezultate të ngjashme apo me diferenca të parëndësishme.  Të vetmen diferencë e bëjnë të anketuarit e kategorisë me të “me të ardhura të ulëta”, të cilët duken se janë më të “alarmuar” si për situatën shëndetësore ashtu edhe për atë ekonomike.

Rezultatet janë përfaqësuese për moshat 18-44 vjeç. /Monitor

Pse Edi Rama nuk “është i aftë” për konsensus, por ka aftësi të përçajë?

Enver Bytyçi

Një deklaratë e Edi Ramës javën e kaluar në foltoren e parlamentit shqiptar kaloi pa u vënë re. Eshtë fjala për atë që ai pohoi me gojën e tij, se “nuk është i aftë të krijojë konsensus, por u qëndron bindjeve të tij”! Në këtë pohim qëndron një pjesë e të vërtetës, por jo e vërteta e plotë. Edi Rama nuk pranon këshilla, nuk pranon mendimin e dikujt, qoftë dhe pak i ndryshëm nga mendimi i tij, për pasojë nuk pranon konsensus, dialog dhe bashkëpunim. Në kushte të tilla lind pyetje se cila është gjysma tjetër e së vërtetës?

Ajo ka të bëjë me faktin se kur dikush nuk pranon mendimin ndryshe e mendimin e kundërt, në vend të konsensusit shndërrohet në një person arrogant. Kur ky njeri, me emrin Edi Rama, është kryeministër prek jo vetëm arrogancën, por merr gjithashtu tiparet e diktatorit. E kundërta e bashkëpunimit është kundërshtimi. Ndërsa e kundërta e konsensusit është ndarja dhe përçarja. Të dyja këto shkaktojnë përçarjen, konfliktin politik, social e deri te konflikti civil. Konflikti përfundon në dhunë, e cila funksionon vetëm në anën e diktaturës.

Forcën për dhunë ta jep pushteti. Kësisoj shkojmë te aksioma e pakontestueshme se Edi Rama në pushtet nuk përfaqëson vetëm arrogancën dhe mosbashkëpunimin, por edhe tiparin dallues të ndarjes e përçarjes. Shembuj për këtë gjenden pa fund. Por tragjikja qëndron te fakti se kryeministri i sotëm i Shqipërisë, si asnjë politikan tjetër në historinë e shtetit shqiptar, ka përçarë e ndarë, duke shkaktuar një zinxhir konfliktesh në politike në Kosovë, gjithnjë për llogari të Beogradit!

Ndërsa brenda vendit ai ka shkuar pa asnjë pengesë drejt dhunës hakmarrëse kundër çdokujt që shihet si kundërshtar ose rrezik për pushtetin e tij. Edhe për këtë ai shembujt i jep çdo ditë e madje çdo orë. Një politikan e sidomos një lider që nuk është në kërkim të konsensusit është i prirur drejt metodave të përjashtimit. Përjashtimi ushtrohet kryesisht në formën e diskriminit. Ky tipar është thelbësor në qeverisjen e Edi Ramës në çdo kohë, në situata normale dhe në ato të jashtëzakonshme, në fatkeqësi tërmeti e në atë pandemie, në dimër, pranverë, verë e në vjeshtë.

Ai mbart të gjitha tiparet e një diktatori, selektiv deri në ekstrem, dhunues deri në dhimbje, mizor deri në tallje, hipokrit deri në inde, satrap deri në çmenduri, i pacipë deri në paturpësi, i marrë deri në marrëzi! E gjitha kjo, sepse ai, siç e pranon vetë, e urren konsensusin, ka antipati për bashkëpunimin. Edhe kur bashkëpunon harton skema tradhtie me thikë pas shpine sapo të kalojë një situatë kritike për veten e tij. Mungesa e konsensusit dhe dëshirës për bashkëpunim e bën kryeministrin shqiptar egoist, individualist dhe e personalitet që jeton në dubiozë.

Etja e tij për lavdi e bën që të jetë natë e ditë në kërkim të kultit individual. Aq shumë lakmitar është ai ndaj lavdisë dhe pasurisë, sa nuk shikon asgjë tjetër përveç këtyre dy ambicieve të tij. Ai nuk i sheh që prej shtatorit dhe nëntorit të vitit të kaluar viktimat e tërmetit në çadra dhe në mjerim! Nuk i sheh ata që vuajnë për mbijetesë e madje me cinizëm u thotë se “Askush nuk vdes për bukë”!

Ai nuk ndjen dhimbje, përkundrazi neveritet, kur njerëzit në nevojë zgjedhin litarin e vdekjen për t’i shpëtuar kësaj jete mizerabël. Sipas medieve perëndimore ai në shtatë vite e ka rrit varfërinë, ndonëse rritja ekonomike e vendit ka pasur ritmet e vendeve fqinjë, të cilat e kanë ulur tre-katër fish më shumë se ne nivelin e mjerimit te popujt e tyre! Kjo ka ndodhur, sepse pasuria dhe rritja ekonomike në Shqipëri ka shkuar në pak duar, te oligarkët dhe kriminelët! Dhe e gjitha kjo ka të bëjë me një fenomen të çuditshëm.

Ai, kryeministri i Shqipërisë pra, i cili pranon se nuk është i aftë të bëjë konsensus politik, ka një aftësi të jashtëzakonshme ta gjejë gjuhën e përbashkët me krerët e bandave, kriminelët dhe mafien në funksion të shtimit të pasurisë së tij të pamatë! Ai, kryeministri i Shqipërisë pra, i nuhat bashkëpunëtorët e tij në skutat e errësirës nga era e drogës, nga shenjat e trafiqeve, dhunimit, përdhunimit dhe vrasjeve që kanë kryer në të kaluarën! Ky fakt e përgenjështron aftësinë e Edi Ramës për konsensus. Konsensusi lidhet thjesht me interesin personal, lavdinë dhe pasurinë e tij.

Budina: Ky sekt është rrezik i madh! Të ngrihemi së bashku, t’i shporrim!

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit është ndalur në Burrel në kuadër të mbledhjes së firmave për rindërtimin e godinës së Teatrit Kombëtar, e shembur nga qeveria mëngjesin e 17 majit.

Duke komentuar deklaratat e Presidentit, Ilir meta të bëra mbrëmjen e shkuar sipas të cilit, shembja e Teatrit i intereson lobit pro serb në Uashington për destabilizimin e Shqipërisë, aktori dhe regjisori, Edmond Budina tha se ka një lëvizje të madhe anti- shqiptare që ka punuar dhe punon për të keqen e vendit tonë.

Ai i bën thirrje për mbrojtje të identitetit kulturor.

“Një pushtet që i varfëroi njerëzit, dhe kulmi ishte Teatri. Ashtu si në natën e famshëm të kristaleve hynë me automatikë të përzënë artistët që kishin prej 2 vitesh që protestonin në mënyrë paqësore. Rama vijon të gënjejë. Ne e pushtuam Teatrin vetëm në 24 korrik, dhe e çliruam në fakt, se deshën ta vidhnin, dhe e vodhën. Varrosën gjithë vlerat që kishin brenda.

Në krye të Teatrit Kombëtar kishim vendosur flamurin kombëtar, ata nuk pyetën as për të. Ta hiqnin atë dhe ta shembnin, si turqit në kohën e Skënderbeut edhe këta shkelin flamurin kombëtar.

Na takon ne sot pa pasur parasysh se çfarë partie i përkasim, besimin fetar, krahina, të gjithë duhet të jemi bashkë. Të shembim këtë të zezë. Shihni çfarë punojnë ata. Edhe sot kanë filluar të përçajnë edhe brenda partive opozitare, LSI, PD etj. Gjejnë mënyrën për të futur bindje përçarje. Të ngrihemi së bashku, t’i shporrim. Sepse ky sekt është rrezik i madh.

Nuk e di nëse dëgjuar dje Presidentin Meta, por e kuptoni se ka një lëvizje të madhe anti- shqiptare, anti- kombëtare. O sot, o kurrë, të mbrojmë identitetin kombëtar që armiqtë e Shqipërisë kanë punuar për të keqen. Bëhuni të gjithë bashkë për ta shporrur këtë klikë uzurpatore”, tha Budina.