26.5 C
Tirana
E martë, 29 Korrik, 2025

Aleanca për Teatrit firmos peticionin në Burrel: Të gjithë bashkë aty ku ishte Teatri…

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit është zhvendosur pasditen e sotme në qytetin e Burrelit ku po mbledh firma në kuadër të peticionit për rindërtimin e Teatrit Kombëtar aty ku ishte dhe siç ishte.

Qytetarë të shumtë po nënshkruajnë peticionin në qendër të qytetit, ndërkohë që është lajmëruar se ky aksion do të shtrihet në të gjitha qytetet e vendit.

Më parë AMT ka nënshkruar firma në qytetin e Kukësit, Shkodrës dhe atë të Durrësit ku artistë dhe aktivistë të rretheve janë solidarizuar me kauzën e tyre.

Regjisori Robert Budina theksoi se duhet të bëhen të gjithë bashkë dhe vetëm bashkë Teatrin do të rikthejnë aty ku ishte.

Ambasadorja e SHBA: Diskutimi me kreun e opozitës për të ardhmen. Basha: Zgjedhje të lira e të ndershme me votë të lirë

• Ambasadorja e SHBA: Diskutimi me kreun e opozitës për të ardhmen, jo për të shkuarën. Presim rezultatet për reformën zgjedhore • Lulzim Basha: Zgjedhje të lira e të ndershme me qeveri dhe parlament të dalë nga vota e lirë, që Shqipëria të mos mbetet peng i së shkuarës.

DEKLARATAT E PLOTA TË AMBASADORES SË SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS NË TIRANË, YURI KIM, DHE KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA YURI KIM, AMBASADORE E SHBA

Sapo zhvilluam një takim shumë të mirë. Isha shumë e kënaqur që pata mundësinë të takohesha me kryetarin e opozitës z.Lulzim Basha. Diskutimi ynë ishte i vendosur për të ardhmen dhe jo për të shkuarën. Veçanërisht folëm për rëndësinë se si udhëheqësit shqiptarë duhet të përmbushin pritshmëritë e popullit shqiptar, sikurse e kanë premtuar, për të përfunduar reformën zgjedhore deri më 31 maj.

Ky nuk është një afat kohor që e ka vendosur Ambasada e Shteteve të Bashkuara ose ndonjë faktor tjetër i jashtëm. Ky është një afat kohor që e kanë caktuar mbi veten e tyre vetë udhëheqësit. Për nga përkufizimi opozita ka një punë shumë të vështirë përpara tyre, por ndihem shumë e inkurajuar nga diskutimi që kemi zhvilluar këtë pasdite dhe pres me kënaqësi për rezultatet.

LULZIM BASHA, KRYETAR I PARTISË DEMOKRATIKE

Dua ta falënderoj ambasadoren Yuri Kim për mbështetjen që i ka dhënë dhe i jep reformës zgjedhore. Organizimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme është prioriteti absolut i Partisë Demokratike, i opozitës së bashkuar dhe i të gjithë shqiptarëve. Ne jemi të vendosur të bëjmë gjithçka për t’u garantuar shqiptarëve mundësinë që t’u drejtohen një orë e më parë kutive të votimit dhe të zgjedhin qeverinë e tyre me votën e tyre të lirë, të pandikuar nga bandat kriminale, të pandikuar nga shitblerja e votës, të pandikuar nga paratë e korrupsionit.

Jemi të vendosur për këtë betejë dhe do të bëjmë gjithçka që brenda 31 Majit, një afat që ne ia kemi kërkuar dhe ia kemi vendosur kësaj maxhorance, reforma të ketë përfunduar dhe, natyrisht, të bëjmë gjithçka që të garantojmë vullnetin politik për ta zbatuar ligjin, që është dhe problemi numër një me zgjedhjet në Shqipëri, në mënyrë që kjo krizë e thellë politike, kushtetuese dhe institucionale të marrë rrugëzgjidhje përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme, ku shqiptarët të zgjedhin parlamentin dhe qeverinë që meritojnë me votën e tyre dhe, njëkohësisht, Shqipëria të ecë përpara, të mos mbahet peng i së shkuarës, por të hapë rrugën e integrimit europian dhe anëtarësimit të Shqipërisë në BE, që është dhe mbetet një nga zotimet kryesore ekzistenciale të PD që nga dita e saj e parë.

Kina e pranon se po shkohet drejt një lufte të re me SHBA

Kina thotë se disa “forca politike” në Shtetet e Bashkuara kanë marrë peng marrëdhëniet bilaterale dhe po shtyjnë dy ekonomitë më të mëdha në botë drejt “një lufte të re të ftohtë”.

Në një koment të dielën ndërsa në Pekin zhvillohej Kongresi Kombëtar Popullor, ministri i Jashtëm Kinez Wang Wu tha se “në SHBA po përhapet një virus politik” i cili siç tha ai është “duke përdorur çdo mundësi për të sulmuar dhe njollosur Kinën”.

Zoti Wang tha se Kina nuk ka ndërmend të ndryshojë ose zëvendësojë SHBA dhe se SHBA nuk duhet të “ndryshojë Kinën e të ndalë 1.4 miliardë njerëz në marshimin e tyre historik drejt modernizimit”.

Administrata Trump është përplasur muajt e fundit me Pekinin në lidhje me një sërë çështjesh, përfshirë tregtinë, teknologjinë dhe pandeminë e koronavirusit. Presidentin Donald Trump ka pohuar se virusi ka dalë nga një laborator në Wuhan, qyteti kinez ku virusi u zbulua për herë të parë vitin e kaluar.

Një ligj i propozuar nga Kina për Hong Kongun, mbi çështje të sigurisë, është bërë shkak për një përplasje të re mes dy vendeve. Kritikët thonë se ky ligj kërcënon statusin gjysmë autonom të Hong Kongut.

Ushqimet dhe veset e dëmshme për trurin tuaj

Truri i njeriut po plaket shume shpejt, A e dini pse ndodh kjo?
 
Janë me dhjetëra sëmundje si: infarkti, rritja e sheqerit në gjak dhe hipertensioni që na frikësojnë për shkak se ato sulmojnë pa dhënë asnjë lloj shenje paralajmërimi. Kur qelizat e gjakut të cilat janë të lidhura me organet kryesore si truri, veshkat, zemra, bllokohen nga plagë të hapura, truri dhe të gjithë qelizat e trupit tonë nuk marrin oksigjen të mjaftueshëm dhe vlerat e duhura ushqimore. Dhe e gjithë kjo shkaktohet pikërisht nga ushqimet e pashëndetshme që ne konsumojmë. Statistikat tregojnë që rreth 700,000 njerëz në botë janë të diagnostikuar me sulm në zemër dhe ky numër është akoma në rritje.
 
Këtu janë 5 ushqimet që dëmtojnë trurin dhe zemrën tuaj 1. Soda dietike- Të gjithë besojmë që gjëja e parë që bëjmë kur fillojmë dietën është zvëndësimi i të gjithë pijeve të gazuara me soda dietike. Mund t’ju duket si alternativë e shëndetshme por në fakt është një nga kontribuesit më të mëdhenj që ndikon në rritjen e rrezikut të goditjeve të zemrës apo trurit.
 
Pse nuk është e shëndetshme? Një studim që ekzaminoi stilin e ushqyerjes dhe dietat e 2500 individëve doli në përfundimin që ata që pinë soda dietike, të paktën një në ditë, ishin 48{c3af6db50394bb7815632c8d21ba9fc2ee35f52c96ccebb30af15a704597ef6f} më të rrezikuar nga goditja në tru apo në zemër. Shkencëtarët akoma nuk kanë gjetur një bazë të fortë për të na treguar se si soda dietike vepron në organizëm por shumë ekspertë sugjerojnë që të shmanget plotësisht nga regjimi ushqimor.
 
Çfarë mund të bëni? Gjithmonë është e këshillushme që soda dietike të zvëndësohet me ujë dhe lëngje të ndryshme.
2. Mishi i procesuar dhe i tymosur Eshtë koha t’i jepni fund të gjithë alternativave të pashëndetshme të mishit të procesuar dhe të tymosur.
 
Pse nuk janë të shëndetshme? E dimë që janë tepër të shijshme por kur të zbuloni se cfare efekti kanë në organizëm më besoni, nuk do donit t’i konsumonit më. Të gjithë alternativat e mishit të tymosur dhe të procesuar nuk e rrezikojnë trurin apo zemrën në vetëm një mënyrë por në dy. Së pari janë të pasura në sodium I cili është një nga shkaqet direkte që con në goditjet që zemra pëson. Së dyti në to janë hedhur shumë konservues të rrezikshëm që është I nevojshëm për mishin që të ruhet i paketuar.
 
Këto dy përbërës të rrezikshëm janë nitrati dhe nitrati sodës që janë studiuar dhe është vërtetuar shkencërisht që në momentin që futen në organizëm bllokojnë qelizat e gjakut duke dëmtuar arteriet. Dhe normalisht qe qelizat e dëmtuara të gjakut janë një nga shkaqet më natyrale që con në goditje të zemrës. Gjithashtu shumë studime kanë dalë në përfundimin që mishi I procesuar është përgjegjës për për sëmundjen e arterieve (CAD) dhe individet që hanin së paku një vakt në ditë ku përfshihej mishi I procesur dhe i tymosur ishin më të rrezikuarit. Dhe nëqoftëse jeni një “I fiksuar pas sallamrave” kini parasysh që konsumimi I tepërt është një nga shkaktarët e shumë sëmundjeve si: kancer ( të ndryshme) si dhe diabet.
 
Çfarë mund të bëni? Në vend se të konsumoni një sandwich proshutë , kijeni parasysh si një alternative sandwich-in me ton apo salmon.
 
3. Patatinat dhe ëmbëlsirat e paketuara Të gjitha llojet e patatinave apo ëmbëlsirave të paketuara përmbajnë yndyrna “Trans” të rrezikshme si dhe vaj të hidrogjenizuar që e lejon produktin të ruhet për një kohë të gjatë dhe në cfarëdolloj temperature. Pse janë të rrezikshme? Një studim që është kryer tregon që yndyrnat “Trans” janë shkaku kryesor i bllokimit të arteries pasi ata rrisin në mënyrë të shpejtë densitetin e lipideve në rrjedhën e gjakut.
 
Gjithashtu niveli i kolesterolit ngrihet përtej normalitetit. Në momentin që janë ekzaminuar efektet e yndyrnave “Trans” u pa që femrat që konsumonin 7gr ishin më të rrezikuara se ato që konsumonin vetëm 1gr. Do të thoni ju po sa janë 7 g? Vetëm dy petulla me cokollatë dhe një gjysëm pjate me patate të skuqura. Por jo vetëm kaq! Konsumimi i tepërt vecanërisht te femrat ndikon në nivelet e proteinës C-reaktive dhe lejon inflamacionin në të gjithë trupin.
Çfarë mund të bëni? Nëqoftëse patjetër ju pëlqen të hani yndyrna cdo ditë, jini të kujdeshëm duke limituar porcionet që konsumoni jo më shumë se 1-2 gr. Mund t’i gatuani dhe vetë, pasi në këtë mënyrë i gjithë procesi është i kontrolluar.
4. Mishi i kuq Mishi i kuq është i paketuar me një sasi masive të yndyrnave të saturuara të cilat e bëjnë një zgjedhje aspak të shëndetshme për individët që kërkojnë të eliminojnë simptomat e infarktit apo goditjeve në zemër. Pse është jo- i shëndetshëm? Studime të panumërta kën treguar që yndyrnat që mishi i kuq përmban janë të lidhura në mënyrë direkte me shkaqet e goditjeve në zemër. Më pas mishi i kuq derivon një sasi të fuqishme të hekurit nga një përbërje natyrale sicc është hemoglobina.
 
Çfarë mund të bëni? Zvëndësojeni me alternativa si peshku apo mishi i bardhë. Por mund të zgjidhni dhe ushqime që përmbajnë proteina si fasulet, tofu, arrat etj.
 
5. Ushqimet e konservuara dhe të ngrira Një kanace me pasta, supë, spagheti apo ushqime të tjera të ngrira që gjehen lehtësisht në cdo supermarket mund të duken si zgjidhja ideale, por në fakt nuk janë. Nuk kanë asgjë tjetër përvec sodiumit që përdoret për t’i dhënë një shije të mirë dhe që ushqimi të duket i freskët. Tani sasia prej 1500 gramëve është tepër e rrezikshme për zemrën. Gjatë dy dekadave të fundit dietologët dhe, specialistët e zemrës dhe shoqatat mjekësore kanë lajmëruar individët për rreziqet që sjell konsumimi i tepërt i ushqimeve të konservuara.
 
Çfare mund të bëni? Pse mos t’i gatuani në shtëpi? Në momentin që gatuani një vakt ju mund ta lini në ngrirje dhe ta ngrohni sa herë ju doni por gjatë një periudhe të caktuar. Gjithashtu lexoni me kujdes etiketat në mënyrë që të njiheni me përbërësit që cdo produkt ka.
 
Nëse keni një ditë stresuese në punë, mund të shkoni në shtëpi me dhimbje koke. Ka edhe shumë zakone të dëmshme që mund të ndikojnë në tru.
 
Duke u bazuar në një studim lidhur me funksionimin e trurit dhe zakonet e këqija që ndikojnë në të u arrit ne perfundimin se zakonet që janë të këqija për zemrën janë të këqija edhe për trurin. Këtu janë disa nga zakonet e dëmshme për trurin si dhe disa këshilla praktike se si të shmangni ato për të rritur fuqinë e trurit tuaj.
 
– Rrezatimi i valëve të telefonit celular mund të shkaktojë kancer në tru: Ka pasur një debat të vazhdueshëm lidhur me faktin se rrezatimi nga telefonët celularë mund të shkaktojë kancer. Një studim i kryer në vitin 2016 ka zbuluar një lidhje midis rrezatimit të telefonit celular dhe kancerit tek minjtë. Studimi gjeti se ka pasur një rritje të rrezikut të tumoreve në tru dhe zemër.Kjo është e mjaftueshme për të krijuar një lidhje midis përdorimit afatgjatë të telefonave celularë dhe rreziqeve të kancerit.
 
– Konsumi i duhanit eshtë një zakon i dëmshëm për trurin dhe organet e tjera të trupit tuaj. Duhanpirësit kronike përjetojnë një rënie në funksionin e dopaminës në tru. Kjo rënie e dopaminës është një faktor që çon në varësi dhe gjithashtu rrit mundësinë e rikthimit të dëshirës për të tymosur edhe kur jeni duke u përpjekur për ta lënë atë.
 
– Moskonsumimi i vaktit të mëngjesit mund të ketë një ndikim negativ në shëndetin e trurit tuaj. Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës dhe kur bëhet fjalë për shëndetin e trurit, evitimi i mëngjesit nuk është një zakon i mirë.
 
. Yndyra e tepërt mund të dëmtojë trurin e shëndetshëm: Të gjithë i dimë rreziqet që sjell yndyra e tepërt në dietat tona. Ushqimet e pasura me yndyre mund të dëmtojnë tepër trurin. Njerëzit të cilët rregullisht konsumojnë ushqime me yndyre kanë mundësi më të larta për të zhvilluar defekte në tru. Ky defekt shkakton vështirësi të trurit për të dërguar sinjale lidhur me dëshirën për të konsumuar ushqim dhe frenimin e saj.

“Aman më lini, aman!”/ Bogdani publikon videon dhe denoncon dhunën e Erjon Veliajt

Ish-deputeti Gerti Bogdani ka publikuar një video ku shikohet dhuna barbare e policëve të Veliajt nsdaj një qytetari.

“Aman mo, më lini, aman!”, janë britmat e një qytetari, që mban shpirtin gjallë, duke mbledhur shishe plastike apo kanaçe, në koshat e mbeturinave.

Ai kapet dhe hiqet zvarrë natën nga Policia Bashkiake e Tiranës, e cila duket se ka marrë shembull nga policët e Lleshajt, kur tërhoqvn zvarrë artistë dhe shoqërinë civile, në protestat për Teatrin Kombëtar.

Postimi i Bogdanit

Vrrugu Veliaj që ka mbytur Tiranën e ka kthyer në model dhe standard këtë sjellje prej barbari!

Modeli dhe standarti fillon nga ai si Kryetar i Bashkisë, vazhdon tek nëpunësit – zgjatimet e tij që hodhën firmën e turpit për prishjen e Teatrit Kombëtar, tek ata që po betonizojnë në mënyrë asfiksuese Tiranën, e deri tek xhandarët e Bashkisë që sillen me qytetarin e më të dobëtin sikur të ishin shkie e jo policë bashkie!!!

Vrrugu #Veliaj qe ka mbytur Tiranen e ka kthyer ne model dhe standard kete sjellje prej barbari! Modeli dhe standarti fillon nga ai si kryetar i bashkise, vazhdon tek nenpunesit/zgjatimet e tij qe hodhen firmen e turpit per prishjen e Teatrit Kombetar, tek ata qe po betonizojne ne menyre asfiksuese Tiranen, e deri tek Xhandaret e Bashkise qe sillen me qytetarin e me te dobetin sikur te ishin shkie e jo poloce bashkie!!!

Gepostet von Gerti Bogdani am Dienstag, 26. Mai 2020

Basha: Mungesa e mbështetjes nga shteti po falimenton biznesin familjar, varfëria është ulur këmbëkryq në familjet shqiptare

• Basha takim me bizneset në Njësinë Administrative 5 në Tiranë. “Njerëzit s’kanë lek, nuk kanë me se të blejnë”. Basha: Mungesa e mbështetjes nga shteti po falimenton biznesin familjar, varfëria është ulur këmbëkryq në familjet shqiptare

TAKIMI I KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA, ME BIZNESE TË VOGLA NË NJËSINË 5, TIRANË

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u ndal në Njësinë Administrative Nr. 5 në Tiranë, ku bisedoi me shumë qytetarë, biznese dhe punonjës të këtyre bizneseve prej të cilëve u njoh me gjendjen shumë të rëndë në të cilën po kalon biznesi i vogël si pasojë e krizës që solli keqmenaxhimi i situatës nga ana e qeverisë.

Në të gjithë bisedat që pati kryetari Basha, doli në pah fakti që biznesi ka humbur mbi 50 përqind të xhiros që ka pasur para pandemisë.

Një biznes këpucësh të përdorura thotë se kriza është ndjerë shumë ndërkohë që edhe gjatë kohës së izolimi ai është detyruar të paguajë detyrimet që nga qeraja deri tek taksat ndërkohë që nga shteti ka marrë vetëm 26o mijë lek të vjetra ndihmë.

“Kam marrë vetëm 260 mijë lek. Jemi 6 veta në familje dhe vetëm unë punoj. Xhiroja ka rënë se ska më lek”, i thotë ai kryetarit Basha.

Edhe më e rëndë paraqitet gjendja në biznese të tjera në të cilat ndalet Basha. Pronarët e këtyre bizneseve ngrenë duart lart duke deklaruar se pothuajse nuk kanë fare xhiro dhe nëse vazhdon kështu situata rrezikojnë falimentimin.

“Nuk kemi pasur xhiro fare. Asgjë, zero”, thotë prerë njëri prej pronarëve, ndërkohë që tregon se vetëm qeraja që duhet të paguajë është 500 mijë lek.

Ka edhe nga ato biznese që megjithëse gjatë kohës së izolimit lejoheshin nuk i kanë hapur asnjë ditë dyert e bizneseve pasi nuk kanë pasur xhiro fare.

“Kemi një javë që e kemi hapur sepse gjatë kohës së izolimit nuk e hapem se s’kishte fare punë sepse nuk kishte fare lëvizje se nuk lejoheshin njerëzit të dilnin”, thotë punonjësja e një dyqani prodhimesh deti. Ajo thotë se kanë aplikuar për të marrë pagën e luftës por ende janë në pritje. “Kemi aplikuar dhe jemi në pritje. Gjatë kohës kur ishim mbyllur jemi sajuar me pagesat vetë”
Edhe bizneset e dyqaneve agro-ushimore thonë se tani ka filluar të ndjehet kriza pasi njerëzit nuk kanë më para të blejnë.

“Dobët jemi. Pandemia ka goditur gjysmë për gjysmë konsumin. Edhe tani që u hap lëvizja nuk është rritur xhiroja sepse njerëzit nuk kanë lek. Nuk kemi marrë asnjë ndihmë, po punojmë me shumë sakrifica, me zor na del”, thotë një tregtar fruta-perimesh që punon nga mëngjesi në darkë për të mbajtur familjen.

Panorama që konstaton kryetar i opozitës është e njëjtë në të gjitha bizneset e kësaj zone që megjithëse ndodhet në një nga qendrat më të populluara po vuan rëndë krizën duke shënuar një rënie të blerjeve në masën mbi 50 përqind.

“Sot mijëra biznese përballen me rënien e fuqisë blerëse, pamundësinë për të paguar qiratë edhe për muajt e izolimit, ndërsa xhiroja e tyre është në nivele minimale, faturat aforfe të energjisë janë më të larta edhe se një vit më parë ndërsa Shqipëria renditet ndër vendet me çmimin më të lartë të energjisë e po kështu edhe për faturat e ujit. Këto së bashku me tatimet dhe taksat rrënuan ekonominë e po çojnë drejt falimentimit në masë të biznesit të vogël.

Ky është shqetësimi që dëgjova sot nga të gjithë bizneset e vogla në njësinë 5 në Tiranë. Mungesa e mbështetjes për ta dhe për konsumatorët nga qeveria po i çon drejt mbylljes shumë biznese familjare. Kjo gjendje është kudo në Shqipëri. Varfëria është ulur këmbëkryq në familjet shqiptare. RAMAVIRUSI ka prekur çdo degë të ekonomisë, pasiguria e papunësia po prek çdo pjesë të shoqërisë”, u shpreh Basha nëpërmjet postimit në Facebook pas takimeve me banorët dhe bizneset e njësisë 5 në Tiranë.

Mjeku infeksionist flet për testimet serologjike: Jemi larg “imunitetit të tufës”

Mjeku infeksionit Gent Stroni është shprehur sot se në vendin tonë falë ndërgjegjësimit të poppullatës nuk ka pasur asnjë fluks të shtrimit të pacientëve me koronavirus.

Nga studio e Abc Neës, Gent Stroni foli edhe në lidhje me call centerat, ndërsa theksoi se nëse këto persona nuk kanë respektuar distancimin social dhe nuk mbajnë maskë janë të rrezikuar.

“Duhet të kujdesemi për vete nëse ne diskutojmë për call centerat dhe secili nga këto persona nuk kanë respektuar distancimin social dhe nuk mbajnë maskë janë të rrezikuar. Nëse do të diskutojmë për ambiente të mbyllura është e rëndësishme përdorimi i maskës ndryshe është në një ambient të hapur.

Nëse një person i infektuar mban maskë e ul ndjeshëm numrin e infektimit por gjithashtu një rast i rëndësishëm është mbajtja e maskës në ambiente të mbyllura. Ne jemi pjesë e një pandemie globale dhe duhet të sillemi si fqinjët, ku në momentet që hapen vendet fqinje dhe është i lejueshëm transporti rrugor dhe kanë me vete një certifikatë me vetë, ndërsa matja e temperaturës është relative nëse do të mund të kapesh një rast është potencial”, është shprehur mjeku Stroni.

Ndër të tjera mjeku ka theksuar se ky është një virus që përfshin të gjithë moshat, por asnjë nuk duhet të trembet se nuk do të thotë se do të vdesim nga ky virus. Një pjesë e madhe e të infektuarve janë asimptomatik ose me simptoma të lehta.

Ai gjithashtu tha se është e rëndësishme që të krijohet imuniteti i tufës, por sipas ecurisë në vendin tonë duket se virusi do të zgjasë më shumë.

“Normalisht do të ishte mirë që ne të krijonim imunitetin e tufës, që është një vaksinë më vete këto persona që u janë marrë serologjitë dhe kanë pasur situata të sëmundjes dhe më pas dalin dhe pozitiv është e rëndësishme, pasi më pas ky person del i infektuar ky person nuk e ka më potencialin e infektimit. A është 8 % një shifër e duhur ne jemi shumë larg atij imuniteti që duhet të shkojë deri në 60 %. Epidemia do të zgjasë pasi ne nuk kemi imunitet të tufës, por nuk di të them se cili është kampioni që është marrë për të bërë këtë 8 %, rezulton se janë rreth 15% të prekur nga stafi mjeksor. Unë personalisht unë jam negativ”, ka thënë mjeku.

Denoncimi i Berishës: 170 mijë qytetarë ndëshkohen pa rroga nga skizofreni sadist i Surrelit!

Te dashur miq, 170 mije qytetar jane te punesuar ne sektorin e turizmit detar dhe malor ne Shqiperi.

Te gjithe ata jane pa rroga sepse skizofreni, sadisti i Surrelit per te kenaqur ndjenjat e tij me vuajtjet dhe dhimbjet qe ju shkakton te tjereve, ka bllokuar si asnje vend tjeter plazhet dhe turizmin ne teresi.

Nderkohe qe plazhet dhe turizmin per qytetaret e tyre e kane hapur vendet qe paten nje vdekshmeri 45-80% me te larte se Shqiperia si Britania, Italia, Spanja, Portugalia, SHBA dhe qindra vende te tjera. Keto vende kishin hapur fundjaven qe kaloi plazhet mbasi ajri i paster, uji dhe dielli jane dhe antidodi me efikas kunder covid 19.

Kurse skizofreni, sadist i Surrelit kishte derdhur ne plazhe nga Velipoja ne Ksamil qindra e qindra narkobandite me uniforme per te mos lejuar perveç narkozyrtareve dhe qenjve te tyre asnje qytetar ne 400 km plazh te vendit.

Miq, ky eshte nje qendrim kriminal qe ndeshkon rreth 160 mije familje shqiptare qe kane si te ardhura rrogen e njerezve te tyre ne industrine turistike te vendit.

Ky qendrim eshte kriminal qe demton rende shendetin e qytetareve te traumatizuar shqiptar nga strategjia e dhunes dhe terrorit qe perdori skizofreni sadist i Surrelit ndaj tyre pas fillimit shfaqjes zyrtare te rasteve te para me covid19.

Ky eshte qendrim kriminal sepse Shqiperia duhet te kishte hequr qe ne prill çdo lloj mase tjeter perveç distancimit social dhe maskes. Kjo sepse te dhenat e Matesit Boteror te Koronavirusit pas shpalljes se pandemise treguan se qe nga fundi i marsit ne 145 vende te botes vdekshmeria nga covid19 ishte me e ulet se sa ajo e Shqiperise.

Me fjale te tjera, ne Shqiperi dhe ne 145 vende te tjera covid19 kaloi ne formen e nje gripi fare te zakonshem.

Por pavaresisht nga keto te dhena skizofreni sadist i Surrelit, i cili kishte paralajmeruar 18000 vdekje nga covid19 per te terrorizuar qytetaret imponon edhe tani ne maj masa kriminale sadiste si asnje vend tjeter ne bote ndaj tyre.

Me kete rast u bej thirrje qytetareve, biznesmenve dhe mbare shoqerise shqiptare te sfidojme me mos bindje civile qendrimin shkaterrimtar per shendetin dhe bizneset dhe veprimtarite tona te skizofrenit dhe sadistit te Surrelit qe nga Sarajet e tij te krimit ferkon duart dhe shperthen ne gaz nga gezimi per vuajtjet dhe demet qe na shkakton! sb

Nje video e djeshme nga plazhet e jugut te Italise.

170 mije qytetare deshkohen pa rroga nga skizofreni sadist i Surrelit!Te dashur miq, 170 mije qytetar jane te punesuar ne sektorin e turizmit detar dhe malor ne Shqiperi.Te gjithe ata jane pa rroga sepse skizofreni, sadisti i Surrelit per te kenaqur ndjenjat e tij me vuajtjet dhe dhimbjet qe ju shkakton te tjereve, ka bllokuar si asnje vend tjeter plazhet dhe turizmin ne teresi.Nderkohe qe plazhet dhe turizmin per qytetaret e tyre e kane hapur vendet qe paten nje vdekshmeri 45-80% me te larte se Shqiperia si Britania, Italia, Spanja, Portugalia, SHBA dhe qindra vende te tjera. Keto vende kishin hapur fundjaven qe kaloi plazhet mbasi ajri i paster, uji dhe dielli jane dhe antidodi me efikas kunder covid 19.Kurse skizofreni, sadist i Surrelit kishte derdhur ne plazhe nga Velipoja ne Ksamil qindra e qindra narkobandite me uniforme per te mos lejuar perveç narkozyrtareve dhe qenjve te tyre asnje qytetar ne 400 km plazh te vendit.Miq, ky eshte nje qendrim kriminal qe ndeshkon rreth 160 mije familje shqiptare qe kane si te ardhura rrogen e njerezve te tyre ne industrine turistike te vendit.Ky qendrim eshte kriminal qe demton rende shendetin e qytetareve te traumatizuar shqiptar nga strategjia e dhunes dhe terrorit qe perdori skizofreni sadist i Surrelit ndaj tyre pas fillimit shfaqjes zyrtare te rasteve te para me covid19.Ky eshte qendrim kriminal sepse Shqiperia duhet te kishte hequr qe ne prill çdo lloj mase tjeter perveç distancimit social dhe maskes. Kjo sepse te dhenat e Matesit Boteror te Koronavirusit pas shpalljes se pandemise treguan se qe nga fundi i marsit ne 145 vende te botes vdekshmeria nga covid19 ishte me e ulet se sa ajo e Shqiperise.Me fjale te tjera, ne Shqiperi dhe ne 145 vende te tjera covid19 kaloi ne formen e nje gripi fare te zakonshem.Por pavaresisht nga keto te dhena skizofreni sadist i Surrelit, i cili kishte paralajmeruar 18000 vdekje nga covid19 per te terrorizuar qytetaret imponon edhe tani ne maj masa kriminale sadiste si asnje vend tjeter ne bote ndaj tyre.Me kete rast u bej thirrje qytetareve, biznesmenve dhe mbare shoqerise shqiptare te sfidojme me mos bindje civile qendrimin shkaterrimtar per shendetin dhe bizneset dhe veprimtarite tona te skizofrenit dhe sadistit te Surrelit qe nga Sarajet e tij te krimit ferkon duart dhe shperthen ne gaz nga gezimi per vuajtjet dhe demet qe na shkakton! sbNje video e djeshme nga plazhet e jugut te Italise.

Gepostet von Sali Berisha am Dienstag, 26. Mai 2020

Punonjësit e transportit publik në Vlorë në protestë: Duam pagën e luftës!

Punonjësit e Transportit Publik në Vlorë kanë dalë këtë të martë në protestë, për pagën e luftës, të premtuar nga Qeveria.

Rreth pesëdhjetë punonjës e kanë zhvilluar këtë protestë para Prefekturës së Qarkut të Vlorës.

“Jemi 3 muaj pa punë. Duam pagën e luftës që na është premtuar. Duam të dimë se cfarë do të bëhet me ne”, kanë thënë protestuesit.

Punonjësit e transportit publik të qytetit bregdetar shprehen se kanë kaq kohë pa punë për shkak të pandemisë dhe për rrjedhojë gjendja e tyre ekonomike është vështirësuar.

5 kërkesat e Aleancës për Teatrin

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit thekson se, po vijojnë protestat në të gjitha qarqet e vendit, kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.

Pas protestave në qarqe, Aleanca për Teatrin paralajmëron një protestë të madhe në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, ku do të kërkohet mes të tjerash hetim ndërkombëtar për çështjen e Teatrit.

Deklarata e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit

Ka kaluar më shumë se një javë nga shembja barbare e godinës së Teatrit Kombëtar nga qeveria shqiptare me një sulm terrorist ku forcat speciale dhe policia e shtetit u përdorën për të nxjerrë artistët dhe qytetarët me dhunë nga shtëpia e tyre.

Përgjatë kësaj jave mediat më të mëdha botërore kanë pasqyruar ngjarjen dhe protestat e artistëve dhe qytetarëve po vijojnë në të gjitha qarqet për të çuar në një protestë të madhe në bulevardin Dëshmorët e Kombit ku do të kërkohet:

1. Pezullimi i çdo lloj aktiviteti në truallin e kompleksit të Teatrove Kombëtare.

2. Hetim Kombëtar dhe Ndërkombëtar i çështjes së Teatrit Kombëtar dhe vrasjes së mbetur në tentativë, shembjes së tij që nisi kur shumë artistë e qytetarë ishin ende brenda në ndërtesë dhe dhunës së ushtruar mbi të ndaluarit si gjatë operacionit policor të zhvilluar në kushtet e ndalimqarkullimit për shkak të pandemisë ashtu edhe gjatë protestave të zhvilluara më vonë gjatë ditës më 17 maj 2020.

3. Rindërtimi i kompleksit të Teatrit Kombëtar ashtu siç ishte aty ku ishte, jo vetëm si tempull i kulturës dhe trashëgimisë, por në këta dy vjet e tre muaj edhe si tempull i institucionit të protestës, lirisë, demokracisë dhe qytetarisë.

4. Largimi i menjëhershëm nga detyra i Kryetarit të Bashkisë dhe pjesëtarëve të Këshillit Bashkiak si personat që i dhanë fund me vullnet të plotë Teatrit Kombëtar duke shkelur çdo ligj, ndërkohë që mundësinë e kishin të prisnin dhe mos ta zbatonin VKM-në pasi ajo u çua për shqyrtim në Gjykatë Kushtetuese nga Presidenti i Republikës.

5. Ne e pamë sesi pushteti e shembi Teatrin. Ne e pamë sesi Teatri i vjetër e shembi drejtësinë e re. Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë e të tjera organe të drejtësisë nuk funksionojnë. Duke e provuar me viktimën e parë të drejtësisë së munguar, Teatrin Kombëtar, që kushtetuta shkelet nga një parlament ilegjitim dhe qeveri kriminale qendrore dhe lokale, si dhe duke qenë se ne po zgjojmë përfaqësimin qytetar në vendimarrje, ne kërkojmë drejtësi, demokraci, dhe kjo arrihet me rrëzimin e kësaj qeverie për t’i hapur rrugë njëherë e mirë një epoke të re për Shqipërinë, e cila do të futet në Europë përmes Artit, Kulturës dhe Trashëgimisë.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit do të mbetet një lëvizje kulturore-qytetare jo partiake e hapur për qytetarët nga i gjithë spektri politik dhe si e tillë do të nxisë vlerat më të mira të qytetarisë duke protestuar kundër kësaj qeverie tashmë antikulturë, të dhunshme e diktatoriale.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit
26 Maj 2020