12.5 C
Tirana
E enjte, 24 Prill, 2025

Shtëpia e Leshterikut

Nga Oerd BYLYKBASHI

Durresi nuk ka me bashki dhe kryetar bashkie te zgjedhur. Vangjush Dako nuk mund te vazhdonte vepren e tij monumentale te shkaterrimit te qytetit. Pas damkes se Departamentit te Shtetit dhe skandalit te shitblerjes se votave qe nxorren Zeri i Amerikes dhe Bild, figura e tij publike iu shkri Rames si akullore ne dore.

Durresi nuk e ka bashkine dhe nje kryetar te zgjedhur qe prej 30 qershorit kur ne krye te saj u emerua nje kryetare qe nuk mori as 13 perqind te votave dhe ku madje nje pjese e tyre ishin te manipuluara.‎ Ajo kryetare dha doreheqjen mu ne mes te katastrofes se termetit. Ne vend qe te ishte ne balle te nje prej tragjedive dhe krizave me te medha qe kishte goditur Durresin, ajo u dorehoq nga detyra.

Nenkryetari qe e zevendesoi u dorehoq pas pak kohesh sepse ishte i semure dhe ne vend te saj u caktua nga Keshilli Bashkiak socialist, nje drejtoreshe qe ishte emeruar me shpejtesi nenkryetare. Por nenkryetari i dorehequr u rikthye dhe rimori detyren e nenkryetarit kryetar. Mos u çuditni fare.

Sot ai dha doreheqjen e parevokueshme. Ne letren e tij thoshte qe dorehiqej nga posti i nenkryetarit te emeruar kryetar. A do rikthehet drejtoresha nenkryetare e caktuar kryetare e perkoheshme? Apo do te vendoset ndonje nga nenkryetaret qe askush nuk di c’pune bejne?

Nuk eshte loje fjalesh. Kjo eshte corba qe Edi Rama gatuan ne ate tenxheren e nxirosur qe quhet Bashkia Durres, corbe te cilen e perzien Dako me luge druri nga pas perdes. Kete corbe i servir Edi Rama durrsakeve. Jo pak por mbi 300 mije banoreve te bashkise.‎ Pushtet vendor autonom e qe nuk varet nga qeveria, sic kerkon Kushtetuta, nuk ka me ne Durres.

Pushteti qe u bazua ne fitore me blerje votash, presione dhe banda qe udheheqin fushaten, ka degjeneruar ne emerim de facto te kryetarit te komitetit ekzekutiv si ne kohe te komunizmit nga Qeveria ne Tirane me vule noteri nga keshilli bashkiak socialist. Kryetar i emeruar dhe keshill njepartiak. Turp! Nuk ka pse çuditet kush pse te demtuarit nga termeti nuk marrin demshperblimin, qerate apo ndihmen per pandemine. Nuk ka çudi pse biznesit bashkia i kerkon taksat ne kete situate kur bizneset ose jane mbyllur ose po japin shpirt, sepse nuk ka pushtet vendor te dale nga vota e durrsakeve por nga stilografi i Edi Rames.

Edi Rama po e zgjat gjendjen e jashtezakonshme ne menyre antikushtetuese deri me 23 qershor. Kjo do te thote qe zgjedhjet ku durrsaket te caktojne kush do t’i qeverise nuk do te mbahen para gjysmes se dyte te gushtit ne rastin me te mire, edhe sikur te stabilizohet gjendja e pandemise. Sigurisht Rama do ta shtyje serish gjendjen e fatkeqesise natyrore e per rrjedhoje edhe zgjedhjet vendore. Keshtuqe durrsakeve do tu serviret e njejta corbe tek mensa qe formalisht quhet bashki.

Kush ka ndjekur seriali amerikan House of Cards apo Shtepia e Letrave (si ato shtepite e ndertuara me letra bixhozi), e ka parasysh se si ne ate sajese televizive, presidentet e SHBA nderroheshin pa zgjedhje por me makinacione e intriga. Do te ishte llaf i madh ‎ta quanim me te njejtin titull kete sage te turpshme ne Durres, kur kryetaret anonime perplasen tek shkallet e bashkise si leshteriku ne bregun e Vollges apo sic e quajme tani, lungomares. Maksimumi mund ta quajme “Shtepia e Leshterikut”.

Edi Rama përdor gjendjen e fatkeqësisë për të vjedhur me tenderin e rindërtimit 76.4 milionë euro

Ish-deputetja e PD, Dhurata Çupi deklaroi se, Edi Rama përdor gjendjen e fatkeqësisë për të vjedhur me tenderin e rindërtimit 76.4 milionë euro. Me procedurë të kufizuar antiligjore paracakton me kë do të ndajë paratë.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, DHURATA ÇUPI

Programi i rindërtimit të shtëpive dhe shkollave të dëmtuara nga tërmeti është infektuar nga virusi më i keq i qeverisë shqiptare, korrupsioni.

Janë 76.4 milionë euro për të cilat Edi Rama ka vendosur të paracaktojë se kush do t’i fusë në xhep dhe me kë do t’i ndajë, duke kufizuar pjesëmarrjen në tender të kompanive shqiptare dhe të huaja.

Nga të dhënat e Open Data Albania u mësua se menjë procedurë të kufizuar, antiligjore, kompanitë ndërkombëtare janë përjashtuar de fakto nga gara, por edhe kompanive shqiptare nuk u është lënë kohë e mjaftueshme në dispozicion për të përgatitur dokumentacionin.

Në shkelje të hapur të ligjit, qeveria u ka dhënë kompanive gjysmën e kohës që parashikon ligji për t’u bërë pjesë e tenderit më të madh të kryer për këtë vit. Janë vetëm 10 ditë, kur në ligj përcaktohet shprehimisht se për procedurën e kufizuar, të vendosur nga qeveria, duhen minimalisht 20 ditë.

Po të kishte zgjedhur tenderin e hapur ndërkombëtar, pa asnjë kufizim dhe ngut, qeveria do të ishte e detyruar t’u linte kompanive 52 ditë kohë. Duke patur më shumë kohë, mund të bëhet një projekt më i mire, mund të ketë më shumë oferta, mund të kursehen më shumë para. Por ky nuk është prioriteti i Edi Ramës.

Duke zgjedhur procedurën e kufizuar në vend të tenderit të hapur ndërkombëtar, qeveria shqiptare arrin dy gjëra:

1. Largon nga gara kompanitë e huaja

2. Ngushton zgjedhjen tek një grusht kompanish vendase kliente të kryeministrit, me të cilat ka ndarë çdo projekt dhe koncesion korruptiv me vlerën më të lartë të mundshme.

Janë të tilla manovra të pista, që vijnë era vjedhje arsyeja kryesore pse Edi Rama shtyn pa kriter dhe kundër përcaktimeve kushtetuese afatin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore.

Është kriminale që një kohë kaq kritike për shqiptarët po përdoret nga qeveria për të vjedhur paratë e tyre dhe për t’I ndarë me klientët e perhershëm.

Një tender si ky, 76.4 milionë euro e bën shumë të qartë panoramën. Qytetarët nuk po vuajnë vetëm nga virusi, por edhe nga një qeveri e korruptuar dhe një kryeministër i dështuar.

29 raste të reja! Rritet frikshëm numri i të infektuarve me Covid-19, Ministria: Jemi mirë…

Rritet frikshëm numri i të infektuarve me Covid-19. 29 raste të reja janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit.

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit në vendin tonë janë zbuluar 29 raste me Covid 19, ndërkohë që po aq edhe janë të shëruarit në ditën e fundit. Sipas MSH 13 raste të reja në Tiranë janë zbuluar në burgun 313, ku dje rezultoi pozitiv dhe një shtas italian.

Deklarata e plotë

Ju informojmë për situatën e deritanishme të përhapjes së COVID19 në vendin tonë: Në 24 orët që lamë pas rezultatet e situatës epidemiologjike janë si më poshtë. Janë testuar 240 persona të dyshuar me COVID-19.

Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 29 raste pozitive me COVID19, mes të cilëve një personel shëndetësor, e vetëizoluar në shtëpi.

Nga rastet e reja të 24 orëve të fundit, 20 janë në Tiranës, nga të cilat 13 i përkasin një vatre në një institucion të vuajtjes së dënimit, ku po vijon hetimi epidemiologjik, pas zbulimit të rastit të parë. 7 raste pozitivë janë në Krujë dhe 2 raste në Shkodër.

Edhe pse ka një rritje të numrit të rasteve sot, ato janë të lokalizuara në dy vatra që po monitorohen dhe ndiqen me shumë vëmendje nga epidemiologët në terren.

Deri në këto momente janë testuar 6509 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 663 raste.

Gjatë 24 orëve të fundit, 29 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 385. Rezulton se deri tani Berati, Lezha, Mirdita, Rrogozhina dhe Tropoja janë zona ku të gjithë të prekurit deri tani, janë të shëruar.

Aktualisht në vendin tonë janë 251 persona të infektuar aktivë dhe siç shihet numri i të shëruarve është më i lartë. Kjo tendencë tashmë vazhdon të jetë e qëndrueshme.

Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 26 të shtruar nga të cilët 4 pacientë janë në terapi intensive. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar. 4 pacientë janë në terapi intensive, në gjendje të rënduar, ndërsa 4 pacientë janë në pavion. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 34 pacientë.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Krujë dhe Shkodër.

Pavarsisht luhatjesve në numrat ditorë të zbulimit të bartësve të virusit apo të sëmurëve prej tij, situata është njëlloj e kontrolluar.

Treguesi i vërtetë është numri i të shtruarve në spitale, që vazhdon të mbetet në shifra të qëndrueshme.

Në kushtet e lehtësimit të disa masave, në mënyrë që situata të vazhdojë të jetë e kontrolluar, është shumë e rëndësishme të zbatohen me përpikmëri të gjitha udhëzimet e autoriteteve shëndetësore, të respektohet distancimi fizik dhe ruajtja e higjienës personale.

Këto masa duhet të respektohen makimalisht edhe brenda rretheve familjare, duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye.

Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40.

 Shpërthen Covid-19 në burgje! Ministria: Kemi 13 raste në një burg

Coronavirusi ka shpërthyer edhe në burgje. Ministria e Shëndetësisë deklaroi se 13 raste janë në një burg.

Ka dyshime se ai është burgu 313, pasi aty u regjistrua para pak ditësh rasti i parë,

“Nga rastet e reja të 24 orëve të fundit, 20 janë në Tiranës, nga të cilat 13 i përkasin një vatre në një institucion të vuajtjes së dënimit, ku po vijon hetimi epidemiologjik, pas zbulimit të rastit të parë. 7 raste pozitivë janë në Krujë dhe 2 raste në Shkodër”, tha MSH.

Ka shkruar në 663 numri i të prekurve me koronavirus në vendin tonë. Mësohet se brenda 24 orëve kanë rezultuar pozitivë 29 persona, të cilët kryesisht janë nga Tirana.

Kryeinfermierja e Pediatrisë infektohet me Covid-19

Një prej kryeinfermiereve të Pediatrisë së Përgjithshme në QSUT është infektuar me koronavirus.

Dyshohet se kryeinfermierja është infektuar gjatë ceremonisë mortore të gjyshit të saj në qytetin e Burrelit, ku më pas ka rezultuar pozitiv dhe bashkëshorti i saj.

Mësohet se pas konfirmimit, është njoftuar testimi edhe për pjesën tjetër të stafit të pediatrisë, të testet e të cilëve kanë dalë negativ.

Kujtojmë se deri më tani në të gjithë vendin janë shënuar 634 të infektuar, ku mes tyre 27 persona kanë humbur jetën.

Tërheqja nga padia ndaj BILD prova e lidhjeve të Ramës me krimin e organizuar për votat

Gazment Bardhi

Gazeta BILD e quajti ”Shtet Mafioz” shtetin e ndërtuar nga Edi Rama, duke i faktuar botës, përmes përgjimeve të prokurorisë shqiptare, se si me urdhër të Edi Ramës nuk hetohej vjedhja e zgjedhjeve në Shqipëri.

BILD provoi si bashkëpunonte Vangjush Dako me klanet mafioze, me bekimin e Edi Ramës, për vjedhjen e zgjedhjeve në Durrës. BILD i tregoi botës se si vepronte e gjithë Qeveria, me në krye Damian Gjiknurin, si organizatë kriminale për të blerë, manipuluar votat dhe shantazhuar votuesit në Dibër.

Këto fakte e shumë e shumë të tjera bënë që vetë Gjermania ta verë si kusht, për nisjen e bisedimeve të antarësimit me BE, hetimin e shitblerjes së votës.

Si gjithmonë, Edi Rama zbatoi strategjinë e tij bajate sa herë kapet i zhytur në krim: Mohoi faktet, sulmoi opozitën, gënjeu qytetarët dhe gjoja e paditi gazetarin për shpifje, me shpresën se skandali do të harrohej dhe ai do të tërhiqej nga çështja pa zhurmë.

A ka shqiptar që e beson se nëse do ishte i pastër Edi Rama nuk do ti shkonte deri në fund këtij gjyqi dhe ti faktonte botës, siç thoshte, që këto janë shpifje?

Edi Rama e dinte që nëse hapej një proces gjyqësor do të dilnin në pah fakte të tjera që do tregonin në detaje mënyrën mafioze si vepron Partia Socialiste për shitblerjen e votave.

Edi Rama e dinë se me drejtësinë gjermane nuk bëhet shaka. Ata as nuk shiten, as nuk blihen e as nuk shantazhohen.

Prandaj u tërhoq, duke faktuar kështu se gjithçka çfarë ka thënë BILD është e vërtetë dhe se Edi Rama në bashkëpunim me krimin e organizuar, bleu dhe vodhi zgjedhjet e viteve 2016 dhe 2017. Tani është koha e drejtësisë shqiptare që të bëjë drejtësi, të dënojë pa asnjë vonesë krimet zgjedhore dhe t’i hapë rrugë procesit të integrimit europian.

Fasoneritë me Covid-19/ Dëshmia e punonjëses: Kishte gra me temperaturë, shkoja në punë se s’kisha ça të bëja

Në 24 orët e fundit, Kruja regjistroi edhe 18 raste të reja të prekura nga SARS-CoV-2. 11 prej tyre janë punonjëse të fasonerisë dhe 4 persona kontakti të tyre, familjarë. Në Krujë janë mbyllur 6 fasoneri për shkak të pandemisë Covid-19.

Ndërkohë sonte në emisionin “Open” në Top Channel gazetarja Anila Hoxha ka sjellë dëshminë e një gruaje e cila punon në një nga fasoneritë e mbyllura të Krujës.

Gruaja në fjalë ka preferuar që të mbetet anonim ndërsa thotë se ka simptoma të koronavirusit ajo vetë si dhe familja e saj. Ajo ka shtuar se vjehrra e moshuar është në gjendje të rëndë ku prej 5 ditësh është me kollë dhe me temperaturë, sipas saj simptoma të ngjashme ka vetë ajo dhe vajza e saj e vogël.

Ndërkohë për sa u përket masave të ndërmarra nga fasoneria ku ajo punonte, gruaja tregon se nuk zbatoheshin masat e sigurisë dhe distancimit. Sipas saj kishte rreth 300 punonjës në ambiente të mbyllura.

Më tej gruaja ka shtuar se i është dashur të kthehet në punë për shkak se rrezikonte të pushohej. Ndërkohë ditën e sotme asaj i është bërë tampon së bashku me pjesëtarët e familjes ndërsa thotë se ka shumë frikë se është e infektuar.

Pse shkoni në punë?

“Shkoja në punë se s’kisha ça të bëja”.

Kur ishte rasti i parë me Covid-19 tek puna juaj?

“Me thënë të drejtën se di se kur ishte rasti i parë, por ka pas gra rregullisht me temperaturë. Të hënë dhe të martën e kaluar”.

Pse ndaluat punën?

“Na thanë shoferët se, nuk ka ardhur kamioni. Pastaj morëm vesh se ishte pandemia”.

A kishte rregulla higjenike kundër Covid-19?

“Atje ku punonim aty hanim me bidonin e ngjitësit aty. Doreza na kanë dhënë një ditë dhe një maskë që kur doli pandemia. Kur vinte kontrolli zbatohej distance na shpërndanin. Kohët e fundit ka pasur më pak punëtor, por ne ndaluam nga puna dhe na thanë që po nuk erdhët me 1 prill në punë do hiqen siguracioni. Vetëm tre ditët e para, pastaj u kthyem ishte puna hap”

Pse u rikthyet në punë?

“Në të kundërt humbisnim punën. Ne ndaluam ca ditë tre –katër ditë por më njoftuan se ose do vijsh në punë ose o të largohesh nga puna. Para një jave kanë qenë gratë sëmurë. Ne si fabrikë jemi mbi 300 veta. Një manovi kishte 45 veta“.

A dyshoni se jeni prekur?

“Dyshoj sot i bëra analizat e kam vjehrrën me 40, gocën po ashtu me temperaturë. Vetë jam me kollë. Para një jave kam dashur ta bëj tamponin”.

A do ktheheni më në punë?

“E kena me dyshime nëse duhet të shkoj më aty. Pa nja dy muaj. Kam kollë e dhimbje koke, dhimbje fyti. Vjehrrën e kam shumë keq me kollë me temperaturë”

“Mos të kesh një sapun tek banjo. Kohët e fundit kanë sjellë. Oraret kemi punuar me orare por morën një licencë dhe filluam prapë. Jam në ankth as gjumi s’do të më zërë. Nuk ka mundësi të mos jem prekur”

“Vjehrrën e kam shumë keq u bë 5 ditë që nuk është ngrit fare. E ka bërë sot edhe ajo tamponin. Apeli ynë është gabimi jonë që s’bëjmë denoncimin se jemi hallexhinj. Ne jemi të vegjël të vegjlit i shtypin kollaj. Më pas do të shohim. Përgjigjen se di kur do ta marrim do të njoftojnë mjeku i familjes”, tha zonja.

Ekzistojnë mbi 10 qendra/ Berisha plas ‘bombën’: Rama xhihadist, ja pse i bën vetëm në Tiranë testimet e Covid-19

Sipas ish-kryeministrit Sali Berisha, ekzistojnë mbi 10 qendra që mund të bëjnë testime për koronavirusin në gjithë Shqipërinë, por është vendosur nga Rama, pohon ai që të bëhen vetëm në Tiranë për shkak se nuk do të tregojë shifrat e viktimave dhe infeksioneve.

Berisha bëri deklarata të forta në emisionin ‘Aktualitet’ të gazetarit Bejdo Malo në Fax News ku tha se Rama mund të ndiqet penalisht për gjuhën kriminale dhe xhihadiste që përdor dhe shtoi se me anë të saj nxori ligësinë e tij.

0“Ka disa arsye për të cilat Edi Rama meriton ndëshkimin më të rëndë. Së pari për indiferencën kriminale që tregoi ndaj të gjitha paralajmërimeve që kemi bërë. Më 26 shkurt tha se janë marrë të gjitha masat, ndërkohë që asnjë masë nuk kishte marrë. Identike për tërmetin me zonjën Xhaçka. Edi Rama mund të ndiqet penalisht për praktikën shëndetësore që është bërë. Si në asnjë vend tjetër, ai u shndërrua në fjalorin e tij terrorist dhe ndjellës paniku të papërmbajtur.

Gjuha e tij ngjiste me gjuhen e xhihadit, kjo përbën një akt të pashembullt dhe shumë të rëndë, terrorizoi dhe tmerroi shqiptarët, së pari për të nxjerrë ligësinë e shpirtit. Së dyti nuk kishte një mjet për të vepruar ndaj ju tregonte tmerr dhe ferr. Ky njeri tha para mediave se po të mos kishte marrë këto masa do të kishim 285 të vdekur, harroi dhe pas një jave tha se do të kishim 18 mijë të vdekur sipas ekspertit të tij dhe në variantin tjetër 2800 të vdekur, ndërkohë që vendet me vdekshmërinë më të lartë kanë 400 të vdekur për 1 million banorë.

Nuk ka pothuajse asnjë vend me vdekshmëri më të lartë se Shqipëria. Janë më shumë se 135 vende të botës me vdekshmëri më të ulët se Shqipëria. Kjo ka prekur eksluzivisht vendet më të zhvilluara të globit. Nëse Belgjika sot nuk është në krye me rreth 3000 të vdekur, India nuk ka as 1/5 e kësaj vdekshmërie. Këto krahasime të mbushura me mashtrime janë të një njeriu që ka humbur kontrollin e psiqikës së tij dhe e lejon të bëjë çdo llojë deklarate”, tha Berisha.

3 fatkeqësitë natyrore që duan një përgjigje

Klevis BALLIU

Fatkeqësitë natyrore janë të dhimbshme për kombin dhe shtetin.
Fatkeqësitë natyrore shkatërrojnë ekonominë dhe lëndojnë zemrat e qytetarëve deri në dhimbjen e humbjes e të afërmve të tyre.

Kombi shqiptar gjatë këtyre 7 viteve ka përjetuar 3 fatkeqësi të mëdha e që po u kushtojnë shumë jetës së qytetarëve dhe ekonomisë së tyre.

Tërmeti i 26 Nëntorit 2019.
Tërmeti mori jetën e disa qytetarëve dhe dëmtoj rëndë ekonominë e vendit duke shkatërruar shtëpi e biznese në fshatra dhe qytete.

Edhe pandemia e Covid 19 po sjell pasoja të rënda. Disa qytetarë kanë humbur jetën, qindra të tjerë janë prekur nga virusi e mijëra biznese kanë ulur qepenat duke sjellë kosto të rëndë në ekonominë e shqiptarëve.

Fatkeqësia e tretë ka më shumë kohë që po shkatërron vendin. Është virusi CoRama, i cili me PPP, vjedhje, korrupsion e krim ka shkatërruar ekonominë e shqiptarëve. Ka rritur taksat dhe çmimet e energjisë elektrike dhe atë të ujit, duke e bërë jetesën e shqiptarëve shumë të vështirë.

Për shkak të vendimeve të qeverisë së CoRama virus disa qytetarë kanë marrë edhe vendime ekstreme.

Këto janë 3 fatkeqësi që i kanë kushtuar shumë qytetarëve dhe ekonomisë së tyre.

Ndaj sot më shumë se kurrë duhet të reagojë mbarë kombi kundër këtyre 3 fatkeqësive me çdo çmim dhe çdo mjet.

⛔️Fatkeqësia e parë do SOLIDARITET.

⛔️Fatkeqësia e dytë do DISTANCIM.

⛔️Fatkeqësia e tretë do BASHKIM KOMBËTAR për ta larguar një herë e mirë nga pushteti.

Deklarata e fortë e mjekut: Karantina gabim fatal, ja 4 pasojat në trupin e njeriut

Mjeku Agim Zeqiri, tërheq vëmendjen se situata e koronavirusit po menaxhohet në mënyrën më të keqe të mundshme. Dr. Zeqiri, vlerëson se “nuk ka, as nuk do të ketë asnjëherë vaksinë, sepse struktura antigjenike e këtij virusi është shumë jostabile dhe ai (virusi) nga një koronë kalon në koronë tjetër, pra nuk lë imunitet, njësoj si virusi i flusë (ftohjes). Gjatë një viti mund të ftohesh disa herë, sepse virusi nuk lë imunitet pas vetes”.

Mjeku Zeqiri, prej shumë vitesh në profesion, në Gostivar, Maqedoni, del në përfundimin se në këto kushte, “sistemin imunitar duhet ta sistemojmë sa më mirë e këtë mund ta arrijmë me relaksim maksimal, përdorim të frutave dhe perimeve të freskëta, farërave, drithërave, etj., ecja në ajër të pastërt, ushtrime fizike dhe mandej pushim kohëgjatë”.

Lidhur me izolimin ku jemi futur prej afro një muaj e gjysmë, mjeku thotë se ky është një gabim trashanik dhe deri fatal: “Izolimi dhe karantina janë gabime fatale për popullatën për shumë arsye:

Së pari: Eliminohet mundësia e imunizimit pasiv. Nëse na hiqet mundësia e kontaktit me virusin ne do të mbetemi të papërgatitur për kontaktin e mundshëm të radhës dhe atëherë tabloja klinike do të jetë shumë, shumë më e rëndë.

Së dyti: Humbasim në gjendjen fizike, e në atë mënyrë përgjigjja jonë imunologjike do të zbehet mjaft. Pas intervenimeve më të rënda në zemër apo diku tjetër, hapi i parë që bëhet është tendenca që pacienti të ngritet sa më para nga shtrati.

Së treti: Hiqet mundësia e aktivizimit të vitaminës D, që ka rol jashtëzakonisht të madh në sistemin imunitar dhe mirëqenien qelizore, të kockave etj.

Së katërti: Kur rrijmë të mbyllur, depresionin e kemi aty! Shëndeti mendor rëndohet dhe kompromentohet. Paraqitet frika, stresohet i gjithë organizmi e në ata situata lirohet hormoni i stresit – kortizoli, i cili ka efekte shkatëruese në tru, zemër, veshka… por më me rëndësi është bllokimi i sistemit imunitar. Kur jemi të mërzitur dhe depresiv nuk tajohet hormoni i lumturisë – serotonina, i cili gjithashtu ka rol në sistemin imunitar, e stimulon atë”.