30.5 C
Tirana
E martë, 5 Gusht, 2025

SHBA nis çmontimin e regjimit të Ramës

Kryeministrit Edi Rama, gjate konferences "Korrupsioni zgjedhor, nevoja per nje reforme elektorale te thelle dhe gjitheperfshirese", e iniciuar Koalicioni i Vezhguesve Vendore, ne hotel Tirana./r/n/r/nAlbanian Prime Minister Edi Rama during a conference about the necessity of the Electoral Reform.

Red VARAKU

Më në fund nisi dhe egzekutimi i axhendës amerikane për zgjidhjen e krizës shqiptare, për të cilën Yuri Kim pati marrë edhe miratimin e Senatit Amerikan, para se të emërohej si ambasadore e SHBA nga Presidenti Trump.

Ajo pati premtuar se angazhimi i parë i saj në lidhje me situatën politike në Shqipëri ishte ‘nxitja që udhëheqësit e vendit të zgjidhin ‘ngërçin’ aktual politik në mënyrë që të forcohet perspektiva e hapjes së negociatave të anëtarësimit në BE’.

Deklaratat e befasishme të saj në lidhje me zhbllokimin e Reformës Zgjedhore dhe implementimin e Reformës në Drejtësi dëshmojnë që ajo ka nisur zbatimin e axhendës politike që pati paraqitur para senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në lidhje me vazhdimin e mëtejshëm të reformave për integrimin në BE të Shqipërisë dhe zgjidhjen e ngërçit politik.

Përmes këtij deklarimi të shprehur qartë e zeza mbi të bardhë, nëpërmjet ambasadores Yuri Kim, Amerikanët konfirmuan se Shqipëria mbetet prioritet strategjik në rajon për SHBA dhe ata mbeten në krah të popullit shqiptar për të mos toleruar askënd që e pengon atë pët të realizuar aspiratat e tij të hershme që lidhen me integrimin europian të Shqipërisë.

Për ata që vërtet nuk e kuptojnë dhe për ata që hiqen sikur nuk e kuptojnë , “forcimi i perspektivës së anëtarësimit të Shqipërisë në BE” do të thotë prerë, që SHBA mbështesin strategjinë e BE në lidhje me situatën e re në Ballkan, ku vihet re një prani e shtuar e rrezikut rus dhe kinez. Pra, implementimin e kushteve të Bundestagut, të cilat dihet mirë se kush po i zvarrit.

Duket që SHBA dhe BE më në fund janë bërë bashkë për një ndërhyrje të shpejtë dhe radikale në rajon për të sprapsur Rusinë dhe Kinën.

Edhe pse fjala “ngërç politik” ishte nisi të artikulohej pas zgjedhjeve anti-kushtetuese të 30 qershorit, asnjëherë gjatë kësaj kohe nuk kemi pasur futjen e kësaj krize në një axhendë të qartë politike dhe asnjëherë deri tani nuk kemi pasur më parë një deklaratë për zgjidhjen e saj në terma kushtesh dhe afatesh.

Pra, për herë të parë kemi një nismë reale që tenton zgjidhjen e krizës së rëndë ku ndodhet vendi përmes faktorit amerikan dhe për herë të parë dëgjojmë për një angazhim tejet serioz dhe aspak tolerant në zgjidhjen e kësaj krize.

Ky në fakt ishte edhe lajmi më i rëndësishëm që prisnim, sepse sado ekspertizë të ketë Gjermania për zgjidhjen e krizës, autoriteti i vetëm që i ka zgjidhur historikisht krizat në Shqipëri ka qenë vetëm autoriteti amerikan.

Ata deklaruan dje nëpërmjet ambasadores, që zgjidhja e krizës politike politike do të kryhet në funksion të perspektivës europiane të Shqipërisë. Kjo do të thotë asgjë më shumë dhe asgjë më pak , që amerikanët pranojnë si të vetmen mënyrë për zgjidhjen e krizës , zbatimin e kushteve të Gjermanisë.

Pas kësaj deklarate, nuk besoj se ka njeri në Shqipëri dhe jashtë saj , përveç atyre që paguhen dhe kanë një pakt me z. Rama, që nuk është i bindur se kriza shqiptare është bërë pjesë e rëndësishme e axhendës amerikane dhe kësisoj po shkon me shpejtësi drejt zgjidhjes.

Gjithashtu, mendoj se tashmë për të gjithë është e qartë, që strategjia e ndjekur nga opozita që nëpërmjet protestave , djegjes së mandateve dhe bojkotimit të zgjedhjeve, me qëllim bllokimin e instalimit të një diktature të re, po jep frutet e kërkuara, sepse i gjithë faktori ndërkombëtar është ndërgjegjësuar për rrezikun që po i kanoset demokracisë në Shqipëri.

Tashmë, nuk ka më asnjë dyshim, që integrimi i Shqipërisë në BE do të bëhet vetëm pas plotësimit të kushteve të Bundestagut, që nuk mund të realizohet pa implementimin e Reformës në Drejtësi , ndërkohë zgjedhjet e lira dhe të ndershme nën nxitjen amerikane, do t’i japin fund përfundimisht edhe tranzicionit të stërzgjatur politik shqiptar.

Do ta shporrim këtë hajdut, hodhi në erë Teatrin për të hedhur në erë reformën zgjedhore

Kryetari i opozitës, Basha deklaroi gjatë një prononcimi për mediat se me shkatërrimin e Teatrit, Ramës i ka rënë maska. “Ai synonte që përmes hedhjes ne erë të Teatrit të hidhte në erë reformën në drejtësi. Kjo tashmë dihet nga të gjithë miqtë tanë. Ai do të shporret me zgjedhjeve të lira. Ajo që kërkohet është garancia që të kemi zgjedhje të lira”, tha Basha.

Deklarata e Bashës
Opozita e vendosur t’u ofrojë shqiptarëve rrugëdaljen nga kriza, duke u angazhuar plotësisht në përfundimin një orë e më parë të reformës zgjedhore, që i hap rrugë mbajtjes së zgjedhjeve të lira e të ndershme dhe integrimit në BE.

Loja e Edi Ramës me shpresën se duke shkatërruar Teatrin Kombëtar do të shkatërronte dhe reformën zgjedhore dhe shanset për t’u dhënë shqiptarëve zgjedhje të lira e të ndershme dhe të merrte peng procesin e integrimit europian të vendit, tani, doli zbuluar. Të gjithë, shqiptarë e të huaj, e kanë parë këtë plan mafioz që ka për qëllim të pengojë reformën zgjedhore, të pengojë integrimin europian të vendit dhe të lejojë Edi Ramën të përdorë të njjtëat mekanizma që ka përdorur edhe më parë për të manipuluar e të mbajë Shqipërinë peng të krizave ciklike.

Ne jemi të vendosur të mos e lejojmë këtë. PD dhe opozita e bashkuar është e vendosur t’u japë shqiptarëve një orë e më parë garancitë për t’iu drejtuar kutive të votimit dhe për t’u bashkuar në një votë plebishitare për të larguar këtë të keqe. Ky është fillimi i vendosjes së drejtëisë popullore për shkatërrimin e teatrit, por edhe për shkatërrimin e ekonomisë, shkatërrimin e mijëra vendeve të punës, për shkatërrimin e Kushtetutës, të ligjit e të drejtësisë nga një kryeministër, i cili ka 7 vjet që vjedh, mashtrom dhe sillet si një kriminel ordiner duke shkelur çdo ligj të vendit, duke shkelur Kushtetutën e vendit.

Prandaj, bashkë me opozitën e bashkuar kemi vendosur t’ia mohojmë Edi Ramës këtë plan dinak dhe diabolik dhe t’u ofrojmë shqiptarëve rrugëdaljen nga kriza, duke u angazhuar plotësisht në përfundimin një orë e më parë të reformës zgjedhore, që do t’i hapë rrugë mbajtjes së zgjedhjeve të lira e të ndershme, do t’i hapë rrugë procesit të negociatave dhe futjes së Shqipërisë në BE, që, të gjithë ata që kanë shkelur ligjin, janë përfshirë në afera korruptive, që janë në bashkëpunim të hapur me krimin, i tremben, sepse ky është një proces monitorimi, që ka filluar të nxjerrë zbuluar autorin e varfërimit, shpunësimit, krizës ekonomike dhe shkatërrimit të institucioneve demokratike, që është një dhe vetëm një, Edi Rama, i cili duhet të largohet një orë e më parë me votën e lirë dhe të bashkuar të shumicës dërrmuese të shqiptarëve.

Teatri Kombëtar nuk është më!

Hamit TAKA

Teatri Kombëtar nuk është më. U shemb pavarësisht kundërshtime të masës së artistëve dhe qytetarëve, këshillave të BE dhe thirrjeve të dëshpëruara të Agjensisë evropiane për mbrojtjen e trashëgimisë “Europa Nostra”.
Në dy dekada, godina historike në zemër të Tiranës ka kaluar në një sagë hedhje-pritjesh mes institucioneve dhe politikës, ndërsa degradimi i saj nuk u ndal. Por, realisht, nuk është prishur Teatri Kombëtar, u shemb godina e Teatrit Kombëtar. Teatri Kombëtar mund të shkojë në një godinë tjetër. Mund të vijojë me vite të tjera të japë shfaqje e të ndërrojë breza aktorësh. Problemi tani është se nuk ekziston më një godinë me histori e kujtesë emocionale për qytetarët e Tiranës, kryeqytetit tonë. Dhe bashkë me të u shemb edhe epoka e teatrit, historia e plejadave të artistëve, që kanë derdhur energjitë dhe djersën e tyre në atë godinë, u shemb historia e kulturës së qytetit të Tiranës, u fshinë ndjesitë dhe emocionet e mijra qytetarëve, të cilët janë ulur në llozhat e tij, për të shijuar veprat e artit dramatik.

Teatri është burim energjish. Duke qënë një mjet shplodhjeje për popullin, teatri e bën atë më të aftë për të vepruar të nesërmen. Njerëzit e thjeshtë dhe të shëndetshëm, veç të tjerave, nuk mund të kenë gëzim të plotë në plogështi, jashtë aksionit. Ndaj teatri është një banjë aksioni. Teatri është një art që vërshon shëndet dhe gëzim. Dhe kjo “banjë aksioni” ka qënë ajo godinë që u shëmb. Duke qënë kështu, në atë banjë energjie mijra qytetarë kanë rigjeneruar energjitë e tyre dhe atje kanë kujtimet e tyre. Këta qytetarë duan të kthehen herë pas here në këtë institucion, ku ata kanë mbresa të pashlyeshme.

Romen Rolan ka thënë: Dëshironi një art të popullit? Atëherë filloni të keni një popull, një popull të lirë, një popull që ta ketë shprtin të lirë e që mund të gëzojë, një popull që të ketë kohë të lirë, që të mos e mbys mjerimi, puna e rëndë e pandërprerë, një popull të çliruar nga të gjitha supersticionet, nga fanatizmi i majtë e i djathtë, një popull zot të vetes dhe fitmtar.
Sikur të ndaleshim vetëm te kjo maksimë e shquar e shkrimtarit të mirënjohur në vendin tonë dhe të shikonim gjëndjen e popullit tonë, do të vëmë re se tabloja është krejt e kundërta: ne kemi një popull që e mbyt mjerimi, pa shpirtin e lirë, se liria e tij dhunohet nga pushteti i pakufizuar i kryeministrit dhe strukturave të qeverisë së tij, i pa çliruar nga fanatizmi i hershëm e i sotëm majtist. Realisht qytetarët e kryeqytetit kanë 20 vjet pa teatër, qëkur ish-ministri i Kulturës, Edi Rama, hodhi idene e prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar. Tani që godina u shemb plejada e aktorëve dhe qytetarët tiranas, jo që nuk kanë godinë teatri, por s’kanë as ku mishërojnë kujtimet e mbresat e tyre. Kalojnë para ish-godinës së teatrrit kokulur e të mallëngjyer, sepse u mungon altari i ringjalljes së mbresave të tyre.

*****
Ish-godina e Teatrit Kombëtar ose, më mirë kompleksi, ka nisur të ndërtohet në vitin 1938 me projekt të arkitektit italian Xhulio Berte dhe përfundoi në vitin 1940. Ai u quajt në atë kohë “Rrethi Skënderbeg” dhe shërbeu si zona e elitës kulturore dhe të emancipuar shqiptare. Në të u vendos jo vetem kinemaja dhe teatri, por edhe Instituti i Studimeve Shqiptare, ku u ngritën bari dhe restoranti më elitar i qytetit. Pra, ai kompleks ishte qendra e jetës intelektuale të qytetit. Më 1944 ajo u quajt “Kinema Kosova”, ndërsa më 1945, Teatri Popullor. Prej vitit 1945 teatri ka patur atje selinë e tij, e, për një kohë edhe “Klubi i Lidhjes se Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë”. Pra godina ka një histori inxhinjerike, arkitektonike, kulturore, urbane e sociale – dëshmi e një kontributi të madh shoqëror e historik dhe përbën një monument kulture, që duhej ruajtur.
Pra, godina e teatrit nuk ishte një objekt koti, ajo simbolizon qytetrimin e vendit tim, është dëshmi se para nesh kanë jetuar qytetarë artdashtës dhe jo barbarë të pafe, që ushqehen me kërma. Ndoshta policit a një shitësi fiqsh nuk i intereson arti, sepse për ta ka rëndësi rroga e bukës së fëmijëve apo “pazari” dhe i duhet tefteri dhe mbushja e hambarit… se kaq horizont ka, por e mirëkuptoj se ajo që bëri është thjesht “kontrata” që i mundëson të mbushi llogarinë. Si mund ta justifikojë këtë një kryeministër që vjen nga radhët e artistëve, që nuk i intereson teatri, nuk i intereson arti, nuk i intereson shpirti i ndjeshëm i artistit, por, në pamundësi për t’i varur sheshesh, i shkeli, i dhunoi trotuaresh dhe shtëpinë jua shëmbi mbi koka…

Që prej vitit 2000 u hodh ideja që godina nuk ishte më funksionale për një teatër, ndaj ai duhej të zhvendosej diku tjetër, ose të rindërtohej aty. Idenë e mbronte kryesisht Ministri i Kulturës, Edi Rama. Për fat të keq, që atëherë, e deri ditën e shembjes së godinës, debati u fut në rrugë të shtrembër dhe krejt të gabuar. Ai u spostua si një debat mbi Teatrin Kombëtar, në vend që të ishte debat për Trashëgiminë Kulturore.Debatet për shembjen a mosshembjen e godinës së Teatrit Kombëtar zgjati 20 vjet, nga 2000 deri në 2020. Edhe ky debat, si çdo debat midis ne shqiptarëve, domëthënë midis vedi, skenat tashmë janë të njohura: Biseda nis me një mirësjellje false, fjala kalon nga një debatues te tjetri dhe ngec mizorisht, pashpirtërisht kur dy bisedues nuk bien dakord me atë që po thuhet. Aty fjala bëhet më e rëndë dhe më fshikulluese, më sharëse dhe më poshtëruese se çdo gjë që mund të mendohet dhe imagjinohet më parë.

Ofendimet, të vërtetat që përzihen me të pavërtetat, cinizmi dhe fjalori i papërshtatshëm fluturon nga studio televizive në divanët e shqiptarëve, duke u kthyer në një teatër i ushqyer me një energji të paparë negative, të cilën, duan s’duan, do ta hedhin edhe ata diku, në rrjetet sociale më kollaj. Por, ndërsa këmbëngulte te vlerat historike të Piramidës, së ndërtuar në 1988-n, Edi Rama prej vitesh kishte tjetër mendim për godinën e Teatrit Kombëtar, ndërtuar nga italianët në 1938-n, teksa planifikonte shembjen e tij.

Këto që thamë deri këtu përbëjnë anën e jashtme, teknokratike e burokratike, zyrtare e jozyrtare, diskutime, propozime dhe kundërpropozime, kalim nga një instancë në tjetrën, vendime, kundërshtime, ndryshime e prapë vendime deri te përfundimi vandalist.. Miëpo, poshtë kësaj veprimtarie tejet arbitrare, duket se është një rrymë e turbullt dhe e pistë uji i reminishencave ideologjike dhe filozofisë mohuese të çdo gjëje, e mirë apo e keqe, që kishte ekzistuar nga regjimet e mëparshme, vendase apo të huaja para vendosjes së regjimit komunist në Shqipëri.

Mbase termi Rilindje, sipas Ramës dhe të tijve do të thotë, të prishim gjithça, pavarësisht se çfarë ishte dhe ta ribëjmë si duan rilindasit e rinj, që ajo të pasqyrojë idetë e shijet e tyre. Por unë ruaj mendimin se këtu kemi dhe probleme ideologjike dhe trashëgiminë komuniste, e cila kishte parimin të shkatërronte gjithçka nga e kaluara: së pari pronën private, duke u nisur fillimisht nga ajo e pronarëve më të mëdhenj deri te krijimi i kooperativave; së dyti, besimin fetar, e cila u realizua plotësisht në vitin 1967 dhe, së treti, kulturën, duke filluar me intelektualët që ishin arsimuar jashtë shtetit me fondet e tyre apo të mbretërisë, deri te shembja e godinës së Teatrit Kombëtar, si pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore. Kush na siguron me kaq, mbase nesër do të kërkohen të prishen edhe ndërtimet e tjera të projektuara nga inxhinierët italianë, të cilat, sot për sot, janë më të bukurat e më madhështoret në Tiranë.

Me këtë veprim kryeministri shqiptar, të cilit s’ia ndien as për mendimet e dëshirat e shqiptarëve, as për vlerësimet e organizmave ndërkombëtare, tregoi se ai e ka përfundimisht edhe ligjin edhe Maliqin, ai është një padron i gjithëpushtetshëm arbitrar dhe autokrat i pakundërshtueshëm.

“Makinat e luksit” më shumë dëmshpërblime në rast aksidenti

ÇMIMI I TPL-SË I NJEJTË ME AUTOMJETET E TJERA, NË SHTET PAGUAJNË TAKSA MË TË LARTA.

Erjona KODRA

Të gjithë ata persona që zotërojnë makina luksoze, duke filluar nga viti 2017 paguajnë më shumë taksa në shtet se sa pjesa tjetër e qytetarëvë që zotërojnë makina të thjeshta.

Sipas ligjit për “Taksat Kombëtare”,”automjet luksoz” konsiderohet autovetura deri në 6+1, e cila plotëson të paktën njërin nga kushtet e mëposhtme:

– të ketë cilindratën të barabartë ose më të madhe se 3000 cm3;
– ose vlerën/çmimin të barabartë ose më shumë se 5 000 000 lekë.
Mbi makinat luksoze zbatohet taksë regjistrimi në masën 70 000 lekë dhe taksë e përvitshme në masën 21 000 lekë.

Kjo me parimin “I pasuri paguan më shumë se i varfëri”.
Por kjo logjike nuk ndiqet nga kompanitë e sigurimeve në rastin e çmimeve të TPL-së.
Konkretisht,për makinat e luksit paguahen çmime tëTPL-së thuajse njësoj si makinat per makinat e normale apo edhe të vjetra.

Për shembull,për një automjet nga 1901 kubik deri ne 2200 kubik ( B1/2.8 , me vit prodhimi mbi 15 vite) cmimi i TPL-sëështë 17,302 lekë, ndërkohë që për një makinë luksi nga 3001 kubikëderi 3500 kubikë (B1/2.21, me vit prodhimi <=5 vite)cmimi i TPL-së është 17,400 lekë. Pikërisht ky fakt duket se ka vënë në lëvizje siguruesit në vend të cilët i kanë rënë lapsit duke përllogaritur dëmet që paguajnë në rast aksidentesh për makinat e shtrenjta të ashtëquajtura “luksi” krahasuar me ato normale. Përfaqësues të kompanive te sigurimit thonë se kostot e dëmevë qërezultojnë në rast aksidenti nga makinat e luksit janë disa herë mëtë larta krahasuar me autoveturat normale, për disa arësye: 1- Janë mjete, pjesët e të cilave kushtojnë më shtrenjtë ; 2- Janë mjete, pjesët e të cilave nuk gjenden në Shqipëri dhe duhet të importohen nga jashtë, c’ka prodhon kosto shtesë gjatë importit - transporti, detyrimet doganore etj. 3- Janë automjete që shkaktojnë dëme më të mëdha në rast aksidenti ndaj palëve të treta për shkak të fuqisë së tyre motorike. Nisur nga kjo situate, ekspertët deklarojnë se është emergjente rishikimi i çmimeve të TPL-së për siguracionet e makinave, bazuar në kritere të qarta lidhur me kubikazhin dhe vjetërsinë e mjetit( mjete të luksit, mjete normale, mjete elektrike, etj ). Njërishikim i çmimit të TPL-së për “automjetet e luksit” konsiderohet një hap i domosdoshëm në kushtet kur kompanitë e sigurimeve paguajnë deri në 100 përqind për dëmet e krijuara gjatë një aksidenti automobilistik. Gjatë vitit 2019 tregu i sigurimeve ka paguar mbi 2,8 miliardë lekë vetëm për dëmet e shkaktuara gjatë aksidenteve automobilistike, ku në pjesën më të madhe shkaktarë kanë qenë mjetet e luksit, ndërsa për periudhën Janar - Mars 2020 vetëm për këtë kategori dëmesh kompanitë e sigurimit kanë paguar mbi 530 milionë lekë.

Oferta nga Kosova për Vuçiçin, 17 fshtara të Leposaviçit për Preshevën

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, para pak ditësh në një intervistë për “Reporterin” teksa kishte folur për dialogun Kosovë-Serbi kishte thënë se është në gjendje t’i japë menjëherë 17 fshatra të Leposaviqit e Zubin Potokut në këmbim të marrjes së Luginës së Preshevës.

Lidhur me një ide të tillë të Hazirit sot ka folur edhe kreu i shtetit serb, Aleksander Vuçiq, i pyetur nga gazetarët në një konferencë për media.

Presidenti serb ka thënë se nuk i është ofruar asnjëherë diçka e tillë dhe ka shtuar se edhe po t’i bëhej një ofertë e tillë s’do ta pranonte meqë i duket e pakuptimtë.

Vuçiq ka përmendur numrin e lartë të serbëve që jetojnë në Medvegjë dhe Bujanoc dhe i është dukur e pakuptimtë një ofertë me vetëm 17 fshatra, duke përmendur kështu katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës dhe komunat tjera serbe.

Vuçiq ka thënë se nuk mendon që një shkëmbim i tillë është zgjidhje.

Tutje kreu i shtetit serb ka thënë se nëpër media ka dëgjuar ide të ndryshme por asnjëherë lidhur me këtë të shkëmbimit të fshatrave, megjithatë pavarësisht se nuk e mendon si zgjidhje, Vuçiq ka thënë se është i interesuar të di se për cilat fshatra bëhet fjalë.

“Jo, nuk kam pasur oferta të tilla. Unë nuk kam parë diçka të tillë. Por jam gati të dëgjoj gjithçka”, ka shtuar Vuçiq.

Në këtë konferencë Vuçiq ka folur edhe rreth deklaratave se administrata e presidentit Trump është në anën e Serbisë.

Kreu i shtetit serb ka thënë se nuk mendon që Trump është në anën e Serbisë, por thotë se ndryshe nga administratat tjera, kjo e Trump dëshiron të dëgjojë edhe zërin e Serbisë.

“Unë nuk mendoj që presidenti i SHBA’së, Donald Trump është në anën tonë në lidhje me Kosovën, por gjithashtu nuk mendoj që ai është një njëri që nuk dëshirojë të dëgjojë edhe pjesën tonë, që është një ndryshim i madh me atë se çfarë ka ndodhur më parë”, ka theksuar Vuçiq.

Çfarë i ndodh trupit tuaj nëse nuk hani pas stërvitjes

Gërryerja e zorrëve është problemi më i vogël…

Shumica e nutricionistëve këshillojnë që patjetër të hani diçka gjysmë ore pas stërvitjes, sepse trupit i nevojitet energji e re pasi që gjatë stërvitjes keni shpenzuar mjaft.

Posaçërisht rëndësi të madhe kanë hidrokarburet dhe proteinat për t’i përmirësuar mikro-dëmtimet, të cilat ia ka shkaktuar stërvitja muskujve tuaj.

Nëse nuk keni afër ushqim me proteina, atëherë nuk keni mundësi të merrni dozën e domosdoshme. Nëse kapërcimi i racioneve pas stërvitjes bëhet shprehi juaja, atëherë seriozisht rrezikoni të sabotoni rezultatet tuaja të stërvitjeve, transmeton Telegrafi.

– Disa njerëz ndihen të lodhur, disa bëhen të dezorientuar për shkak të mungesës së sheqerit në gjak. Mendojmë që mjaft lëndime të muskujve ndodhin për shkak që njerëzit nuk i sanojnë pjesët e dëmtuara të muskujve dhe nuk u ofrojnë regjenerimin e domosdoshëm, ka thënë mjekja Jennifer Beck, specialiste e mjekësisë sportive dhe ortopede e fëmijëve.

Ky mund të jetë problem i posaçëm nëse bëni stërvitje të forcës me ngarkesa të mëdha dhe ia pamundësoni trupit tuaj atë që i është e nevojshme për të rigjeneruar dhe përmirësuar mikro-dëmtimet.

Me përmirësimin e atyre lidhjeve të ndërprera, trupi juaj ndërton muskujt, mirëpo nëse nuk e bëni këtë atëherë rrezikoni edhe më shumë dëmtime herën tjetër.

Ushqimi gjithashtu përmban elektrolite, minerale të cilat i janë të domosdoshme trupit tonë në mënyrë që muskujt dhe nervat të funksionojnë në mënyrë të përsosur.

Nëse deri tani jeni djersitur mjaft gjatë stërvitjes, atëherë është shumë me rëndësi që trupit tuaj t’i plotësoni kalcium, kripë dhe kalium.

Dehidratimi dhe hipoglikemia (niveli i ulët i sheqerit në gjak) mund të ndikojnë shumë shpejt që të ndiheni të dezorientuar dhe madje edhe t’ju bjerë të fikët.

Në raste të rralla, mungesa e elektroliteve mund të ndikojnë në zemër dhe të çrregullojë punën e saj, të çojë deri ë aritmi dhe punë të keqe të zemrës.

Uji është shumë i rëndësishëm për këndellje të trupit pas stërvitjes, mirëpo është me rëndësi që të pini edhe gjatë stërvitjes. Plotësoni ujin e humbur të cilin trupi e ka nxjerrë nëpërmjet djersës.

Kapërcimi i kohëpaskohshëm i racioneve pas stërvitjeve nuk është edhe aq i rrezikshëm, mirëpo mos lejoni t’ju bëhet shprehi.

Ushtrimi duhet të jetë argëtues dhe t’ju sjellë dobi shëndetësore, jo të përfundojë me shkatërrimin dhe këputjen e muskujve.

Edhe hidratimi dhe ushqimi janë pjesë e rëndësishme e shprehive të shëndetshme gjatë ushtrimeve.

Vendi i kapur nga një strukturë kriminale me gjitha tiparet e mafies

Ish-presidenti i Republikës dhe ish-ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, foli në A2 mbi zhvillimet e fundit politike në vend.

Nishani parashikon se situata do të jetë edhe më e tensionuar në vijim, pasi ai thotë se shteti është kapur nga krimi. “Duket se situata do të vijojë të jetë edhe më e tensionuar sepse Shqipëria sot, institucionet e saj, nuk është më as demokraci hibride, siç është perifrazuar, por është një shtet i kapur nga një strukturë kriminale nga të gjitha tiparet e mafies”.

Ndërkohë, presidenti Ilir Meta ka parashtruar një platformë me 14 pika, për të unifikuar qëndrimin e të gjitha palëve politike me synimin e vetëm integrimin evropian. Për këtë Nishani u shpreh se është një përpjekje korrekte nga një institucion, i cili nuk rezulton të jetë i kapur.

Më tej, Nishani foli edhe për reformën në sistemin e drejtësisë dhe deklaratat e ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Sistemi i drejtësisë ka pushuar së ekzistuari në mënyrën normalen që duhet të jetë një sistem drejtësie. Reforma në drejtësi ka qenë dhe mbetet një domosdoshmëri dhe ndaj ka pasur nja angazhim të madh për këtë reformë. Ishim të bindur që brenda këtij sistemi kishim njerëz të paaftë dhe të korruptuar. Por sot është e dhimbshme të themi se pas gati 3 vitesh, drejtësia shqiptare sot është e paaftë të përballet me mafien. Kemi një mafie që ka kapur shtetin, ekonominë, që përcakton jetën e qytetarëve shqiptarë. I vetmi mekanizëm që mund ta godiste këtë është sistemi i drejtësisë, por ne kemi parë që kjo drejtësi është e paaftë të përballet me mafien. Unë i respektoj misionet diplomatike të ambasadorëve. Por misionet janë diplomatike dhe unë mendoj se e dua Shqipërinë dhe shqiptarët më shumë se çdo ambasador tjetër dhe flas në emrin tim dhe në gjykimin tim dhe nuk komentoj asnjë. Bie dakord me deklaratën e ambasadores së BE-së”, u shpreh Nishani.

Reforma zgjedhore, Basha mbledh ekspertët e Partisë Demokratike

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mblodhi sot në orën 11.30 mesditë ekspertët demokratë të Reformës Zgjedhore.

Në takim ishin Oerd Bylykbashi, Ivi Kaso, Enkelejd Alibeaj, si dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi. Takimi sapo ka përfunduar dhe mësohet se demokratët kanë bërë një bilanc për punën e deritanishme të komisionit dhe mënyrën sesi do të vijojë puna e tij.

Më herët, PD ka deklaruar se PS dhe kryeministri Edi Rama nuk kane vullnet për të çuar përpara reformën në drejtësi, për shkak se nuk ka dhënë përgjigje për asnjë nga propozimet e bëra nga përfaqësuesit e opozitës në Këshillin Politik.

Përfundimi i reformës zgjedhore brenda një kohe sa më të shpejtë është shpallur si një nga prioritetet më të rëndësishme politike të PD dhe një mënyrë më e sigurtë për të shkuar drejt zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Si u përdhos Teatri i Operas dhe Baletit për të fshehur vjedhjen 11 milionë euro të Ramës

Sali BERISHA

Miq, mbrëmjen që kaloi tualeti i Kol Ballës me klientin e përhershëm të javës ishte zhvendosur në një akt që vetëm pronari i tualetit mund ta ndërmarrë pa u zbehur dhe pa u skuqur në sallën e Teatrit të Operas.

Sulltan Salep Surreli ishte ulur në mes të sallës në një kolltuk të thjeshte spektatori kurse në skenë 50 m larg tij ishin ulur moderatori i tualetit portativ dhe gazetarët e ftuar, të cilët me pyetje, fakte dhe xheste guxim e nervozuan shumë si klientin e përjavshëm ashtu dhe moderatorin e tualetit.

Pika kulmore arriti kur njeri analist i pranishëm z. Lela për tu thënë shqiptareve se po flas nga një tualet si një artist jo nudist, por gjysëm nudist, hoqi fët e fët pantallonat dhe i tregoi Sulltan Salep Surrelit hematomat në kërcinj, kofshë dhe në vetë që i kishin shkaktuar shtazët me uniformë të Sulltan Salep Surrelit.

Miq, me të drejtë të gjithë ata që e ndoqën shoun pyetën, pse tualeti i Kol Ballës u shëndërrua mbrëmë në një qenef portativ, një rast unik në historinë e debateve në botë, në të cilin jo vetëm u përdor një institucion shtetëror sepse kjo nuk ka rëndësi pasi Koli është i qeverisë, por e veçanta ishte distanca e Sulltanit me analistet rreth 50 m.

Por miq, sado bizare që ishin këto, më e pështirosura ishte shkaku real për të cilin tualeti i Kol Ballës bashkë me klientin e përjavshëm u kthyen mbrëmë në vendin e krimit.

-Ky shkak qëndron në përpjekjen qesharake për të mjegulluar sadopak superskandalin e vjedhjes së rradhës nga Sulltani në fondin e rikonstruksionit të sallës së Operas dhe anekseve e tualeteve të saj prej 11 milion euro.

Po rikujtoj këtu se me këtë fond mund të ndërtohej një teater i ri për Operën dhe Baletin ose mund të lahej me 250 kg flori salla ku zhvilloi mbrëmë shoun e radhës.

Pra qëllimi i shout ishte një dhe vetëm një:

Sulltan Salep Surreli donte që me dëshmitar Kol Ballën t’ju betohej shqiptarëve: Mos kujtoni se kam vjedhur. Ose edhe ne rast se kam vjedhur të paktën tani nuk do keni zhapinj dhe hardhuca në tualetet e Operas siç kishte para vjedhjes!

Capello paralajmëron Lautaron: Më mirë titullar tek Inter sesa në stol te Barcelona

Fabio Capello e lavdëroi yllin e Interit, Lautaro Martinezin, mirëpo e paralajmëroi atë se është më mirë të jetë titullar te klubi i Serisë A sesa të transferohet në Barcelonë e të mbetet në bankën rezervë atje.

Lautaro Martinez ka qenë i përfolur për një transferim te gjiganti i La Ligës, pasi që ka shkëlqyer për Interin gjatë këtij sezoni me 16 gola të shënuara në 31 ndeshje të zhvilluara.

Përderisa Capello është i impresionuar nga argjentinasi, ish-trajneri i Real Madridit dhe Juventusit thotë se Martinez mund të përballet me një sfidë më të vështirë sesa që po mendohet për të zënë vend në formacionin e parë në Camp Nou.

“Lautaro Martinez është një futbollist shumë i mirë”, ka thënë Capello, në një intervistë të dhënë për El Largueron.
“Ai ka gjithçka – shumë cilësi, lëvizje shumë t ëshpejta dhe gjithashtu është shumë i mirë kur godet drejt portës”.
“Të shkosh në Barcelonë dhe të bëhesh titullar atje, përderisa aty është Luis Suarez, është e vështirë. Mendoj se është më mirë të jesh titular në Inter sesa në stol të Barcelonës”.

Martinez i ka shënuar 25 gola në 66 ndeshjet e zhvilluara për Interin që nga transferimi i tij në San Siro në vitin 2018 nga Racing Club.