17.5 C
Tirana
E mërkurë, 6 Gusht, 2025

A do t’ia pasonte topin Ronaldos po të luanin bashkë? Flet Messi

Lionel Messi e ka lënë anash rivalitetin e tij me Cristiano Ronaldos, duke sugjeruar se ai do t’ia pasonte topin portugezin nëse do të ishin duke luajtur të njëjtën skuadër.

Kapiteni 32-vjeçar i Barcelonës, Lionel Messi ka pasur një rivalitet të zjarrtë me yllin e Juventusit, Cristiano Ronaldon, në fushën e lojës.

Megjithatë, kur Messi u pyet se a do t’ia pasonte topin portugezit 35-vjeçar nëse do të luanin bashkë, ai e pranoi se do ta bënte këtë eventualisht.

“Ashtu mendoj. Po, do ta bëja, në fund”, tha Messi, në një intervistë të dhënë për Mundo Deportivon.
Ronaldo, që i mbushi 35 vjeç në shkurt, ka qenë në formë të mirë si golashënues pasi që ka arritur të kontribuojë te bardhezinjtë me 25 gola në 32 ndeshjet e zhvilluara këtë sezon.

Messi i ka shënuar 24 gola në 31 ndeshjet e zhvilluara këtë sezon, mirëpo argjentinasi ka arritur t’i bëjë edhe 16 asiste. Por, ai e ka lavdëruar Ronaldon për paraqitjet e tij të fundit për Juventusin.
“Është normale që ai vazhdon të shënojë, ai është një sulmues grabitqar. Atij i pëlqen shumë të shënojë, do të shënojë çdo ditë që luan. Ai ka shumë cilësi të mira si sulmues”, shtoi Messi.

Tufat me karkaleca “pushtojnë” Arabinë Saudite, kërcënim serioz për jetesën në rajon

Karkalecat pushtojnë rrugët e Lindjes së Mesme. Siç shihet edhe në videon e mëposhtme tufat me karkaleca janë aq të mëdha sa bllokuan trafikun për disa orë. Drejtuesit e automjeteve në Arabinë Saudite u detyruan të ndalonin makinat e tyre, pasi nuk shikonin asgjë. Kjo në fakt po bëhet një dukuri më e zakonshme në Lindjen e Mesme, Azinë e Jugut dhe pjesë të Afrikës Lindore, ku insektet që paraqesin një kërcënim serioz për sigurinë e ushqimit dhe jetesën brenda rajonit. Gjithçka mund të shihet qartë në videon e mëposhtme.

Denoncimi i biznesmenit turk/ Bozdo: Edi Rama zbulohet si pronar tek “Air Albania”, SPAK të hetojë!

Partia Demokratike ka reaguar sot pas denoncimit të një biznesmeni turk për mashtrim nga ana e biznesmenit Sinan Idrizi i afërt me Edi Ramën.

“Denoncimi i një sipërmarrësi të njohur turk ka zbuluar para shqiptarëve se Edi Rama po e përdor postin e kryeministrit për t’u pasuruar në mënyrë të paligjshme dhe për këtë përdor si koperturë persona të ndryshëm”, thuhet në deklaratën e PD bërë publike nga Eno Bozdo.

Ai ka kërkauar që SPAK të hetojë. Skema e denoncuar e zbulon Edi Ramën si pronar tek Air Albania dhe në çdo koncesion dhe pasuri publike të dhënë oligarkëve, tha Bozdo

Deklrata e plotë e Partisë Demokratike

Denoncimi i një sipërmarrësi të njohur turk ka zbuluar para shqiptarëve se Edi Rama po e përdor postin e kryeministrit për t’u pasuruar në mënyrë të paligjshme dhe për këtë përdor si koperturë persona të ndryshëm. Në këtë rast është Sinan Idrizi, ortaku i Edi Ramës në kompaninë Air Albania, i cili akuzohet për mashtrim me 3.5 milionë euro. Denoncimi i biznesmenit turk e identifikon Sinan Idrizin si personin që Edi Rama përdor si mbulesë për të zhvatur koncesione, prona dhe pasuri publike.

Siç dëshmon biznesmei turk, Edi Rama është përfshirë në diskutimet mes turkut dhe Sinan Idrizit për të blerë kompaninë e koncesionit fitimprurës të markimit te karburanteve. Edi Rama duhet t’i japë përgjigje një pyetje shumë të thjeshtë: Çfarë roli bënte kryeministri në një marrëveshje private tregtare?

Denoncimi i biznesmenit turk zbulon skemën sesi Edi Rama përdor Sinan Idrizin si mbulesë për të vjedhur dhe është ai që e mbron nga drejtësia sekserin e tij. Personi që Edi Rama i dha 41 % të aksioneve të kompanisë shtetërore Air Albania, akuzohet për mashtrim prej miliona euro, por Sinan Idrizi vazhdon të bëjë biznes i qetë, i pashqetësuar, sepse pazari nuk është i tij, por është i Edi Ramës.

Nuk ka asnjë dyshim që Sinan idrizi po bënte pazar për të pasuruar Edi Ramën dhe se 3.5 milionë euro që ka marrë nga biznesmenti turk janë futur në xhepat e Edi Ramës. Nuk ka asnjë dyshim se edhe tek Air Albania ai është vetëm një koperturë për Edi Ramën. Sipas skemës që ka denonciar biznesmeni turk, edhe ksionet në emër të Sinan Idrizit tek Air Albania janë të Edi Ramës.

Ky skandal eshte nje nga shumë kontratat korruptive koncesionare, ku ekonomia dorezohet si nje torte per tu copetuar tek miqte oligarke te Edi Rames ose tek ata që i përdor si mbulesë për të fshehur pasurinë e paligjshme.

Skema eshte e thjeshte: presioni politik nga njera ane qe kombinohet me parate korruptive nga ana tjeter, mund te detyrojne cdo kompani te shitet, vecanerisht ne kushtet kur vete kryeministri perfshihet ne afere.

E njejta skeme e presionit dhe e sekserit ka ndodhur edhe me shitjen e kompanise e cila menaxhonte aeroportin e vetem nderkombetar te Shqiperise.

E njejta skeme u gatua dhe do po perdoret edhe per Teatrin, i cili u shemb per t’i hapur rruge ndertimeve shume fitimprurese ne qender te Tiranes.

Kudo ku ka ligje speciale, ku ka tjetersim te prones publike, ku ka presione ndaj kompanive fitimprurese, ku ka segmente tregu te kapura ne menyre abusive, shfaqet Edi Rama me pazaret e tij të pista.

Skema e mashtrimit me Sinan Idrizin duhet hetuar menjëherë nga SPAK.Nga lidhjet mes Edi RMës dhe ortakut të Air Albania, drejtësia do të gjejë sesi në karrigen e kryeminsitrit qendron një hajdut, i cili ka vetëm një priritet. Të pasurohet sa më shumë dhe në çdo formë.

Meta: Diktatura ka trokitur, secilit mund t’i rrezikohet liria e tij dhe…

Presidenti Ilir Meta i ka dhënë fund aludimeve të shtuara se ai është gati për të krijuar një parti të re, duke braktisur dhe lëvizjen që themeloi po vetë LSI-së. Meta i përgënjeshtroi këto zëra duke thënë se nuk ka asnjë plan për parti të re, por ai do të mbështes çdo front demokratik që është kundër diktaturës.

“Ju e dini shumë mirë që presidenti Meta është këtu si president i Shqipërisë, dhe nuk ka nevojë as të mbështesë ndonjë forcë politike, dhe as ta krijojë një parti të tillë. Fronti demokratik patjetër që do të mbështetet, pasi diktatura ka trokitur, dhe mos e merrni me shaka pasi secilit mund ti rrezikohet liria e tij”, tha Meta në fjalën e tij, duke iu përgjigjur në këtë mënyrë dhe kreut të qeverisë Edi Rama, i cili tha se presidenti ishte në krijim e sipër të një lëvizje të re politike.

Meta: Platformën për të dalë nga kriza ia dërgova Ramës që në 18 prill, por ai…

Presidenti Ilir Meta ka dalë në një deklaratë për mediat, ku ka prezantuar platformën e tij prej 14 pikash për të dalë nga ngërçi politik në vend.

‘Pas ngjarjes tepër tronditëse të Teatrit dhe shtetit ligjor në Shqipëri duhet të them se kam bërë çdo përpjekje jo vetëm për të menaxhuar sa më mirë, si shtet, si vend, pavarësisht nga situate e pandemisë, por edhe për të krijuar një klimë sa më pozitive për të mos harruar provimin e qershorit-provimet e BE.

Se gjithnjë e më shumë na lënë detyra për të përmbushur. Duke qenë se ky është objektiv mbarëkombëtar i të gjithëve kam bërë çdo gjë që të krijoj klimën pozitive që të përmbushim sa më shumë nga 15 detyrat.

Ndaj që në 18 prill i kam dërguar kryeministrit Rama këtë platformë që po e bëj sot publike, që ua kam paraqitur dje të gjithë partnerëve të BE që janë të interesuar që Shqipëria të vazhdojë rrugën evropiane’, është shprehur gjatë deklaratës presidenti Meta.

Gjatë konferencës së tij për mediat, presidenti Ilir Meta është pyetur në lidhje me mesazhin e ambasadores së SHBA-së Yuri Kim, për pengesën e Reformës në Drejtësi.

Pyetje: A jeni ju personi që po negocioni në kurriz të Reformës në Drejtësi se kemi pasur shqetësim nga zonja Kim?

Meta: Kur kam parasysh Këshillin Politik – jo thjesht të reformës Zgjedhore, emer është Këshill Politik, por me atë emër po në nivel më të lartë -kuptohet që gjithë ato çështje nga BE kërkojnë përfshirjen e opozitës reale. Duhet gjetur një mekanizëm të opozitës reale sepse kemi problem me legjitimitetin tonë.

Që nga parlamenti, Gjykata Kushtetues kërkohet vendosja e legjitimit të gjithë këtyre institucioneve. Unë kam 4 vjet që u them stop lojërave me reformën në drejtësi dhe ambasadorja ka të drejtë se kanë kaluar katër vjet dhe nuk po shohim një produkt konkret të zbatimit të kësaj reforme.

Shiko renditjen e Shqipërisë, shiko kushtet e Shqipërisë nga BE që në 2016 dhe shikoni sa kush janë tani dhe pse janë këto kushte, kështu që qëndrimi është i drejtë sepse aktorët politikë kanë luajtur me këto çështje. Presidenti nuk është aktor politik por në krye të detyrës dhe detyrimeve të tij edhe për reformën në drejtësi dhe nuk ka surprizuar me qëndrimet e atij as partnerët vendas dhe as ndërkombëtare sepse gjithçka ka qenë e dokumentuar.

Unë kam kërkuar bashkëpunim e të gjithë dhe ju e dini sa lojëra janë bërë. Tani jemi në këtë situatë, ballafaqohen të gjithë aktorët dhe ju e shihni se kush po bën lojëra dhe unë nuk po negocioj asgjë përveç këtyre 14 pikave. këto i dinë të gjithë ambasadorët e BE e di dhe ambasadorja amerikane, që në 8 prill.

Platforma

Si pjesë e propozimeve të Metës është dhe ajo për emërimet në institucionet e reja të drejtësisë, dhe një grup mbipartiak për negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Po ashtu Meta kërkon që Kuvendi të tërhiqet nga ligji antishpifje, si dhe nga ligji për betimin e gjyqtarëve në Gjykatën e Lartë dhe në Gjykatën Kushtetuese. Duke iu referuar dhe KED-së, Meta kërkon largimin e Dvoranit pasi i ka mbaruar mandati, dhe drejtimin e institucionit nga nënkryetari.

1- Mazhoranca dhe opozita (parlamentare dhe jo-parlamentare) duhet të përfundojnë me vendosmëri Reformën Zgjedhore, sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR dhe konkluzioneve të Këshillit Europian për Çështjet e Përgjithshme.

2- Këshilli i Emërimeve në Drejtësi duhet të vazhdojë funksionimin, duke përfshirë ndryshimin e akteve nënligjore të tij, në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias në draft-opinionin e 6 marsit. Për tre vendet e lira (2 nga Presidenti dhe 1 nga Parlamenti), KED duhet të paraqesë listat e kandidatëve për secilin institucion sipas sekuencës kushtetuese: Presidenti – Parlamenti – Presidenti

3- Këshilli i Emërimeve në Drejtësi duhet të pajtohet me pjesëmarrjen e Avokatit të Popullit në të gjithë veprimtarinë e tij dhe diskutimet, në përputhje me Kushtetutën dhe Ligjin.

4- Mandati i Kryetarit aktual të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi përfundon me emërimin e tre gjykatësve të Gjykatës së Lartë. Kryetari aktual i KED humbet menjëherë të gjitha të drejtat për të vazhduar ushtrimin e mandatit të tij, me vonesë të gjatë, si anëtar i Gjykatës së Lartë, dhe për pasojë si Kryetar i KED.

5- Këshilli i emërimeve në drejtësi vazhdon të funksionojë sipas ligjit, kryesohet nga Nënkryetari.

6- Parlamenti Shqiptar merret menjëherë me çdo boshllëk ligjor, në mënyrë që Presidenti dhe Parlamenti të plotësojnë vendet e mbetura bosh në KED brenda 1 viti kalendarik.

7- Parlamenti Shqiptar tërhiqet nga çdo iniciativë ligjore që ndryshon formatin dhe procedurën e betimit në detyrë të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe anëtarët e tjerë të lartë të sistemit gjyqësor.

8- Parlamenti Shqiptar tërhiqet nga “Paketa Anti-shpifje” dhe nga çdo nismë e ngjashme ligjore në të ardhmen.

9- Çdo ndryshim ligjor ose kushtetues që lidhet me reforma gjyqësore duhet të bëhet vetëm përmes konsensusit unanim të Këshillit Politik.

10- Në kuadrin e Këshillit Politik, partitë bien dakord brenda qershorit për të emëruar Shef-Negociator për anëtarësimin në BE, një ekspert të nivelit të lartë, integriteti, besueshmëria dhe profesionalizmi i të cilit është i pajtueshëm nga të gjitha palët.

11- Të gjithë gjyqtarët e Gjykatës së Lartë emërohen në përputhje me dispozitat kushtetuese dhe ligjore, dhe sa më shpejt të jetë e mundur.

12- Këshilli i Lartë Gjyqësor Këshilli i Lartë i Prokurorisë miraton menjëherë hartën e re gjyqësore për rishpërndarjen e burimeve njerëzore brenda sistemit të Gjykatës së Apelit dhe Gjykatat e Shkallës së Parë, dhe vazhdohet me plotësimin e vendeve bosh të krijuara nga dorëheqjet ose vettingu.

13- Këshilli i Lartë Gjyqësor duhet të përcaktojë parësore mbingarkesën e Gjykatës Administrative të Apelit, dhe të propozojë masat e nevojshme që lejon një proces të rregullt brenda afatit kohor (1 muaj) në këtë Gjykatë.

14- Parlamenti Shqiptar duhet të shqyrtojë pa interes politik, kandidatët e propozuar nga Presidenti i Republikës për Kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Ekspertët francezë: Nuk do të ketë valë të dytë infektimesh me koronavirus

Franca gjatë 24 orëve ka regjistruar 83 raste të reja të vdekjeve nga koronavirusi i ri. Ministria e Shëndetësisë tha se vdekjet ndodhën në spitale dhe shtëpi pleqsh.

Numri i përgjithshëm i viktimave nga pandemia arriti në 28.215.

Franca më 11 maj lejoi lehtësimin e parë të masave të izolimit, të vendosura për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Zyrtarët kanë thënë që është shumë herët për të nxjerrë përfundime dhe se nuk ka ende ndonjë shenjë të një vale të dytë të të infektuarve.

Por, Patrick Pelloux, udhëheqës i shoqatës së mjekëve të urgjencës në Francë, tha se ai gjithnjë e më pak i frikësohet një vale të dytë të epidemisë për shkak të lehtësimit të masave.

“Kjo nuk do të thotë që epidemia është ndalur”, shtoi ai, duke theksuar nevojën që banorët të vazhdojnë me respektimin e masës së distancës fizike dhe vendosjen e maskës mbrojtëse.

OKB-ja bën thirrje për armëpushim global gjatë pandemisë

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, u bëri përsëri thirrje palëve në konflikt, në të gjithë botën, që të zbatojnë një armëpushim, në mënyrë që bota të luftojë pandeminë e koronavirusit.

Në një raport para Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të prezantuar më 21 maj, Guterres njoftoi se në vitin 2019, rreth 20,000 civilë janë vrarë ose plagosur gjatë sulmeve në 10 vende të botës.

Numri më i lartë i viktimave është shënuar në Afganistan. Rreth 10.392 persona javë vrarë gjatë vitit 2019, nga të cilët 42 për qind ishin gra dhe fëmijë.

Sipas tij, miliona refugjatë në botë u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të luftës.

Ai tha se pandemia ishte “testi më i madh me të cilin është përballur bota” që nga themelimi i Kombeve të Bashkuara, 75 vjet më parë.

“OKB-ja ka bërë përpjekje serioze për të mbrojtur civilët, veçanërisht në vendet e prekura nga konflikti, sistemi shëndetësor i të cilave është i dobët”, tha Guterres.

Ai paralajmëroi se disa palë të caktuara mund të përfitojnë nga pandemia dhe të intensifikojnë konfliktet, sepse vëmendja e qeverive dhe komunitetit ndërkombëtar është përqendruar në zgjidhjen e krizës shëndetësore.

Ndikimet e COVID-19 në shëndetin mendor mund të zgjasin për vite me radhë

Shkencëtarët thonë se ndikimet në shëndetin mendor të COVID-19s mund të zgjasin edhe pasi të ketë mbaruar pandemia.

Një hulumtim i ri tregon se disa pacientë të shtruar me koronavirus ka të ngjarë të vuajnë nga ankthi, depresioni dhe stresi post-traumatik shumë muaj ose vite pasi të kenë dalë nga spitali.

Rreziqet mund të jenë më të larta edhe për publikun e gjerë. Humbjet e shumta të vendeve të punës, bombardimi nga media dhe efektet izoluese të distancimit fizik mund të çojnë në rritje të problemeve të shëndetit mendor, paralajmërojnë ekspertët.

Rreth 15 për qind e pacientëve të shtruar në spital me SARS ose MERS, dy koronaviruse të lidhura ngushtë me atë që shkakton COVID-19n, vuanin nga depresioni ose ankthi deri në tre vjet pasi kishin dalë nga spitali, sipas një studimi të ri në revistën “The Lancet Psychiatry”.

Shkencëtarët në Britani, Kaliforni dhe gjetkë thonë se kufizimet sociale kanë bërë që familjet dhe miqtë e atyre që humbën të afërmit të mos ishin në gjendje të merrnin pjesë në funerale, gjë që do t’u kishte shërbyer si ngushëllim shpirtëror për t’i qetësuar.

Po ashtu, dasmat, ceremonitë e diplomimit dhe ngjarjet e tjera u anuluan, duke shtuar stresin në një kohë edhe ashtu stresuese.

Ata thonë se edhe pse shumë vende kanë filluar të lehtësojnë masat për distancimin fizik, situata nuk do të kthehet shpejt në normalitet.

Covid-19/ Këtë verë do të vaksinohen 30 mijë vullnetarë në Shtetet e Bashkuara

Vaksina ndaj koronavirusit do të hyjë këtë verë në fazën e testimit masiv tek njerëzit.

Departamenti i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore njoftoi sot arritjen e një marrëveshjeje mes kompanisë AstraZeneca dhe Autoritetit për Studimet e Avancuara dhe Zhvillimet Biomjekësore (BARDA), marrëveshje e cila do të përshpejtojë zhvillimin dhe prodhimin e vaksinës provë. Faza 3 e studimit klinik të kësaj vaksine do të përfshijë edhe testimin tek 30 mijë vullnetarë.

BARDA do t’i vërë në dispozicion kompanisë deri në 1.2 miliardë dollarë për të mbështetur studimin e avancuar klinik, transferimin e teknologjisë për vaksinën si dhe prodhimin masiv të saj. Vaksina do të bëhet e disponueshme vetëm pasi të jepet një autorizim emergjence nga Administrata e Ushqimit dhe Ilaçeve (FDA).

Vaksina e përzgjedhur ndër disa kandidatura, është emërtuar AZD1222. Ajo u zhvillua nga Universiteti i Oksfordit në Mbretërinë e Bashkuar dhe i është dhënë me liçencë kompanisë AstraZeneca, e cila disponon teknologjinë që do të mundësojë prodhimin masiv. Për të arritur objektivin, kompania do të punojë së bashku me Qendrën për Inovacionin dhe Zhvillimin e Avancuar në Manifakturë të qeverisë amerikane.

Studimet klinike pararendëse (të fazave 1 dhe 2) janë zhvilluar më tani në Britani.

Gjermania është shumë e zhgënjyer me shembjen e Teatrit, u përdor pandemia për…

Tashmë është e qartë, se vendi lider në BE, Gjermania, ka mbetur e tronditur nga vendimi i Edi Ramës për të shembur Teatrin Kombëtar. Këtë e tregon reagimi i politikës dhe medias atje.

Ndërkohë Bahri Cani, editor i Deutsche Welle, tha se Gjermania është shumë e zhgënjyer.

“Gjermania është e zhgënjyer me shembjen e kësaj vlere kulturore në Tiranë.

Gjermania ka dalë e shkatërruar nga L2B, por gjermanët e kanë rindërtuar vendin e tyre pikërisht bazuar te skicat dhe planet e godinave që kanë ekzistuar para luftës. Kështu ka ndodhur edhe me parlamentin gjerman. Kështu ka ndodhur me qendrat e qyteteve”, tha ai për RTK.

Sipas tij, ka pasur reagime, duke përmendur raportin e KAS, që vlerëson se shembja ishte e paligjshme.

“Fondacioni Konrad Adenauer, i afërt me partinë CDU të kancelares Angela Merkel, e akuzon drejtpërdrejt qeverinë se ka shfrytëzuar pandeminë për qëllime politike”, tha Cani.

“Ka pasur reagime të politikanëve që cilësohen si ekspertë të politikës ballkanike, të cilët kanë shprehur zhgënjim”, shtoi ai.

Cani citoi edhe mediat më të rëndësishme gjermane, që kanë raportuar.

Frankfurter Allgemeine Zeitung e ka quajtur krim moral, kurse gazeta serioze Sueddeutsche Zeitung shkruan se, “lirohet vendi për një qendër të tregtare, që lë të nënkuptohet se në vend të vlerave kulturore do ngrihet një qendër tregtare”.