24.5 C
Tirana
E mërkurë, 6 Gusht, 2025

Ruçi merr këshilltar Knutin…

Ish-raportuesi për Shqipërinë i BE, Knut Fleckenstein është emëruar këshilltar për Integrimin i Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi…

Fleckenstein ka reaguar menjëherë pasi u emërua këshilltar për Integrimin i Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë Gramoz Ruçi. Në një postim në Tëitter, Knut shkroi:

“I lumtur që do të filloj të punoj drejt anëtarësimit të plotë të Shqipërisë në BE. Parlamenti shqiptar po luan një rol të rëndësishëm në këtë proces. Faleminderit Presidentit të Parlamentit për besimin e tij. Mezi presim bashkëpunimin me të gjithë palët e interesuara”.

Trump: Amerika nuk do të mbyllet më edhe po u rikthye koronavirusi

Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se nëse një valë e dytë e koronavirusit godet kombin, ai nuk do të përpiqej ta mbyllte vendin përsëri.

“Ne do të shuajmë zjarret, nuk do ta mbyllim vendin”, theksoi Trump duke iu referuar një vale të dytë.

“Pavarësisht nëse bëhet fjalë për një zjarr apo flakë, ne do ta heqim”, shtoi ai gjatë një turneu në një fabrikë prodhuese automobilistike në Michigan.

Deklarata vjen pasi të 50 shtetet amerikanë kanë hequr disi kufizimet e bllokadës, me shtetet e udhëhequra nga republikanët që bëjnë presion kryesisht për rihapje më të shpejtë dhe ato të udhëhequra nga demokratët që flasin për një qasje më të kujdesshme.

Zyrtarët e shëndetit publik kanë paralajmëruar se lehtësimi i masave bllokuese shumë shpejt mund të çojë në një valë të dytë të viruseve në vjeshtë dhe dimër

Dy simbole të tjera të kryeqytetit të kërcënuara nga Talebani i Tiranës!

Pas shkatërrimit të Teatrit Kombëtar, tani edhe dy simbole të tjera të rëndësishme të kryeqytetit janë të kërcënuara nga Rama.

Fotoja e një grope ku do ngrihet një kullë shumëkatëshe m’u ngjitur me Sahatin e Tiranës, ka shkaktuar shumë zemërim.

Ndërtesa rrezikon Sahatin dhe Xhaminë e Tiranës. Ndërkohë një meme e quajtur ‘Talebani i Tiranës’ u bë virale në rrjetet sociale.

“Kohë e talebanëve”, shkruan ish-kryeministri Sali Berisha, teksa e shpërndan memen.

Por teksa shemb trashëgiminë për të ngritur pallate, Syri.net publikoi sot një video që tregon se kur ishte në opozitë, Edi Rama dhe deputetët e tij shënon një rekord të zi: protestonin për të mbrojtur shtesën e një pallati pa leje.

Mjeku i njohur: 6 javë nuk pranuat çlirimin e masave shtërnguese pa asnjë argument. Jepini fund kësaj parodie torturuese

Nga Gëzim XHEPA

NË KËRKIM TË GJERMANIT TË FUNDIT

Gjashtë javë nuk pranuat çlirimin e masave shtërnguese, pa asnjë argument, por vetëm me slogane luftarake të një beteje në llogore dhe etiketime për armiqtë e klasës që po minonin luftën popullore…!!!

Dhe ndonëse koha vërtetoi të kundërtën e parashikimeve tuaja panikndjellëse të pikut dhe valës, që logjika epidemiologjike s’ja u pranonte, pasi vdekjet në rajon ju zhgënjyen në iluzionin që kishit krijuar për të qenë referencë e suksesit global, në pozicionin e Kasandrës të dështuar, vazhdoni të mbani alertin e zonave të kuqe pa asnjë kriter epidemiologjik të nivelit të rrezikut…!!!

Jepini fund kësaj parodie torturuese dhe masakruese psikologjike, sociale, ekonomike, shëndetësore, arsimore… për një popull…!!!!

Yuri Kim: T’u jepen fund lojërave, të bëhet Reforma Zgjedhore dhe ajo në Drejtësi

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim u ka bërë thirrje forcave politike që t’i japin fund lojërave dhe pazareve me Reformën Zgjedhore dhe me atë në Drejtësi. Teksa ishte duke hyrë në ambientet e KPA, Kim tha se, që Shqipëria të jetë një aleat i fortë i SHBA-ve duhet ti japë sa më parë fund ‘Reformës në Drejtësi dhe Reformës Zgjedhore.

“Mesazhi im është shumë i qartë, SHBA-të duan atë që dhe populli shqiptar do. Ne duam që Shqipëria të jetë një aleat i fortë i Amerikës, dhe të jetë pjesë e familjes së madhe të BE-së, nuk mund ta keni këtë pa Reformë Zgjedhore dhe pa Reformën në Drejtësi. Kjo nuk mund të bëhet me pazare, ka ardhur koha që t’u jepni fund lojërave, dhe të bëhet Reforma Zgjedhore dhe ajo në Drejtësi, njësoj siç populli shqiptar është duke e pritur”, u shpreh Kim.

Gjatë gjithë ditëve të fundit, ambasadorja amerikane, por edhe diplomatë të tjerë në vendin tonë, kanë zhvilluar takime mjaft intesive me të gjithë krahët e politikës, ku iu kanë kërkuar përfundimin sa më parë të dy reformave. Kim ka propozuar dhe ndryshimin e sistemit në vendin tonë, për të aplikuar atë danez me lista të hapura, por derimë tani nuk ka pasur një dakordësi të gjerë nga klasa politike në vendin tonë.

Edi Rama si spektatori dhe aktori i vetëm i Teatrit!

Nga Artan FUGA

Si mbretërit në Mesjetë
—————————
Dje, mbrëmë më mirë, në emisionin e Sokol Ballës, “real story”, gazetar që është me mjeshtri të lartë, miku im shumë i vlerësuar, kishte ftuar Edi Ramën, përballë analistëve dhe gazetarëve.

Isha duke bërë yoga dhe nuk e ndoqa dot, madje e pashë siç isha me kokëposhtë, por kur pashë si ishte organizuar skena, nuk kisha se çfarë dëgjoja më për përmbajtjen.

Gazetarët dhe analistët ishin ulur në skenë, kurse Edi Rama i vetëm, ulur nja pesëmbëdhjetë rradhë larg skenës, në plate. Mos infektohej edhe nga covid19! Kastat duhet të qendrojnë larg njera tjetrës si në Indi!

I vetëm!

I ndriçuar nga projektorë gjigandë.

Ulur në kolltuk spektatori.

Salla bosh!

Gjysëm e ndriçuar si për shfaqje.

Pa spektatorë të tjerë, kokër koke miu nuk dukej në sallë.

Fiste nga salla pavarësisht se spektatori në teatër sheh shfaqen në heshtje dhe vetëm duartroket performancën e skenës!

Alfred Lela i shkretë tamam si në një shfaqje teatri ku edhe gjuha e trupit duhet të flasi, u detyrua të heqi pantollat për të treguar plagët e marra, por ato në ekranin e telefonit tim nga që kamera i merrte nga larg nuk dukeshin.

Një shfaqje multimediale, teatër, televizioni, dokumentar, video amatore integruar në një.

Bravo Sokol Balla!

Dje ka qenë emisioni më i madh i këtij shekulli!

Besoj se edhe në 30 vitet e tjerë deri në 2050 nuk do të ketë tjetër me këtë performancë organizimi studjoje!

Pierre Bourdië do të jetë ngritur dje fantazmë nga varri!

Erving Goffman do të jetë endur varrezave si hije duke uluritur si ujk i vetmuar!
Huuuuuuuuu, huuuuuuu, huuuuuuuu.

Ata kanë argumentuar se skenografia e studios është më e rëndësishme se përmbajtja e dialogut!
Se kanali është më i rëndësishëm se content-i!

Hajde Marshall McLuhan, hajde!

Edi Rama si spektator i vetëm i teatrit, që si spektator është edhe aktori i vetëm sepse nga kolltuku i spektatorit, është ai në thelb çfaqja në vetvete. Eshtë aktori i vetëm dhe spektatori i vetëm njëkohësisht i çfaqjes së tij!

Rregjizori i shfaqjes së vetvetes!

Si mbretërit e Mesjetës që e shihnin çfaqjen vetëm në sallë.

Si Enveri që e shihte filmin për vizionim në sallë i vetmuar!

Lëre Kol, nuk ka nevojë për pyetje! Sikur vetëm dy orë qetësi të ishin do të flitej shumë!

Si shfaqjet teatrale postmoderne ku aktori luan rolin e tij edhe si spektator sepse skena është atje ku ai është, zhvendoset bashkë me të!

Sokooooooool!

Bravoooooooooo!

Jam zbavitur shumë!

Në analet e historisë të gazetarisë televizive do të mbetet

Debat në studio ku fjala nuk ka vlerë dhe gjithçka e rrëfen me skenografi!

Ke nxjerrë lakuriq gjithçka!

Sa të kem frymë nuk do le rast pa ua treguar brezave të specialistëve të komunikimit si një rast shkollor mësimor!

Urimeeeeeeeeeee!

Mik!

12 raste të reja me Covid-19, ja harta e të infektuarve

12 raste të reja me Covid 19 janë zbuluar në 24 orët e fundit në vendin tonë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë një lajm i keq është rritja me 3 pacientë e të shtruarve në spital, dhe rritja e numrit të atyre që ndodhen në terapi intesive.

Deklarata

Ju bëjmë me dije të dhënat e 24 orëve të fundit të situatës së COVID 19 në Shqipëri. Kurba epidemike ka paraqitur qëndrueshmëri gjatë dy javëve të fundit, por me luhatje ditore përkundrejt rasteve të raportuara dhe të identifikuara nga shërbimi epidemiologjik.

Për më shumë se 3 javë nuk kemi humbje jete dhe ky është një indikator që tregon qëndrueshmërinë e këtij shpërthimi epidemik. Megjithatë, pas një situate të qëndrueshme dhe të stabilizuar të rasteve që kanë kërkuar shërbim spitalor, sot kemi një rritje të rasteve në spitalin infektiv. Aktualisht janë të shtruar 17 pacientë dhe 5 prej tyre janë në terapi intensive.

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 174 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar pozitivë 12 raste. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 7 raste në Tiranë, 2 në Fier, 2 në Krujë dhe 1 në Durrës. Të shëruar janë 6 qytetarë.

Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 981 qytetarë. Prej tyre, rreth 79% janë të shëruar. Në vendin tonë aktualisht janë 173 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër.

Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 14 mijë testime molekulare dhe serologjike. Deri tani janë mbi 1300 testime serologjike në personel shëndetësor dhe pacientë, me një pozitivitet të përgjithshëm rreth 8%. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar masat e vendosura. Nëse keni shenja të Covid19 telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

Rritet numri i të prekurve me Covid-19 në Krujë, punonjësja e fasonerisë infekton familjarët

Katër raste të reja janë konfirmuar pozitive me koronavirus këtë të premte në Krujë, duke e çuar në 35 Bëhet e ditur se, tre nga rastet e reja në Krujë janë anëtarët e një familje, në fashtin Halil, ndërsa rasti tjetër është kontakt me personat e infektuar më parë.

Ndër të tjera mësohet se zonja e shtëpisë që punonte në fasoneri ka infektuar familjarët e saj bashkëshortin i cili është dërguar në Tiranë dhe fëmija i tyre. Mjekja infesioniste Mimoza Tali ka theksuar se rastet e fundit të konfirmuara me koronavirus në këtë qytet janë kontakte të rasteve të mëparshme.

Deri më tani në vendin tonë janë konfirmuar me koronavirus 969 persona, nga të cilët 31 kanë humbur jetën dhe 771 janë shëruar.

Dhuna tek Teatri, eksperti i sigurisë: Policia u përdor në mënyrë të pabesë

Eksperti i Çështjeve të Sigurisë, Pëllumb Nako, ka kritikuar veprimet e Policisë së Shtetit në aksionin për prishjen e Teatrit Kombëtar. Ai theksoi në “Ilva Now” se sipas ligjit, çdo ndërhyrje e policisë në godina apo në banesa duhet të bëhet në kushtet e dritës.

“Policia është për të gjithë shtetasit dhe për të gjithë grupet e interesit. Vitet e fundit në shumë pretendime që kanë pasur, pothuajse rregullisht është përdorur policia dhe kjo nuk është gjë e mirë dhe kjo ka krijuar përplasje. Unë nuk do të mbaj një qëndrim nëse ishte dhunë apo nuk ishte dhunë.

Po të shikoni ndërhyrjen që u bë në mëngjes në teatër, në atë moment ne shohim një veprim policor që nuk është i justifikueshëm, në raste kur kontrollohet një banesë, kontrolli në banesë bëhet gjithnjë në kushtet e dritës. Çdo veprim policor, që ndërhyhet në një ambient duhet të bëhet në kushtet e dritës. Në këtë moment policia u përdor në mënyrë të pabesë”, tha ai.

Ai foli edhe për mbajtjen e numrave identifikues të efektivëve të Policisë. Sipas tij, çdo veprim i policisë ka përgjegjësi ligjore dhe personale dhe si e tillë, ata duhet të mbanin numrat identifikues.

“Policia është institucion dhe çdo punonjës policie ka përgjegjësi ligjore, por edhe përgjegjësi personale. Ai ka nevojë të identifikohet. Nuk e kuptoj logjikën që është përdorur, unë mendoj se është një logjikë e mbrapshtë”, shtoi ai.

Eksperti i çështjeve të Sigurisë kritikoi edhe ministrin e Brendshëm, i cili tha se përgjegjësinë për veprimet e efektivëve tek Teatri Kombëtar janë të eprorëve të tyre.

“Ministri nuk ka përgjegjësi ligjore, por ka përgjegjësi politike. Ministri është personalitet politik. Kjo është propagandë. Ai nuk ka asnjë lloj përgjegjësie”, tha ai.

“Poshtë diktatori”! Si shpërtheu Revolta e Qafë Barit

Përkujtohet sot revolta e Qafë Barit, e cila shpërtheu më 22 maj 1984.

Burgu i Qafë Barit ndodhej 18 km larg qytetit të Pukës. Në këtë burg ndodheshin 500 të burgosur politikë të dënuar mbi 25 vite burg dhe si pasojë e kushteve të këqija dhe dhunës së ushtruar, të dënuarit shpërthyen në revolta më 22 maj 1984, njofton Muzeu Historik Shtëpia me Gjethe.

Ishte mëngjes, të burgosurit u grupuan në shesh duke mos pranuar të shkonin në punë pa u plotësuar kërkesat e tyre. Më tej në kor, nga brenda rrethimit erdhi thirrja: Poshtë komunizmi! Poshtë diktatura! Poshtë diktatori!

I gjithë kampi u rrethua me forca ushtarake të ardhura nga Tirana. Snajperët zunë pozicionet kryesore. Qindra forca të armatosura, morrën urdhërin për të qëlluar mbi të burgosurit.

U përdor dhunë mbi të dënuarit, si Hajredin Fratari, Dalip Zhabolli, Nuredin Skrapari, Sandër Sokoli, Bajram Vuthi, Tom Ndoja, Sokol Sokoli, Sokol Progri, Lush Bushgjoka, Martin Leka, Vllasi Koçi, Lazër Shkëmbi, Haxhi Baxhinovski, Kostandin Gjordeni, Hysen Tabakut.

I dënuari Sandër Sokoli, vdiq nga torturat ende pa mbërritur në Degën e Brendëshme të Pukës, ku të dënuarëve të tjerë iu bë dhe hetuesia e gjyqi po aty.

Si përfundim, Tom Ndoja dhe Sokol Sokoli në fotot më poshtë, u dënuan me vdekje me pushkatim, ndërsa të tjerët u ridënuan me vite të gjata burgu.