32.5 C
Tirana
E enjte, 7 Gusht, 2025

Lëkundje tërmeti afër Tiranës

Një tërmet me magnitudë 3.2 të shkallës rihter është regjistruar sot në vendin tonë.

Mësohet se epiqendra e tërmetit ka qenë 13 km nga Shijakut dhe 29 km nga Tirana.

Lëkundjet janë ndjerë në orën 10:18 minuta të paradites së sotme.

Gjata publikon videon: Deputetët e Ramës kërkuan ndryshimet në ligjet e Reformës në Drejtësi

Sekretari i për Çeshtjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata: Deputetët e Ramës kërkuan ndryshimet në ligjet e Reformës në Drejtësi

Edi Rama bëri që pas 3 viteve, mbi 60 përqind e shqiptarëve nuk kanë më besim tek reforma në drejtësi, duke qenë të bindur se ajo është e kontrolluar politikisht dhe i shërben pushtetit. Ndryshimet për ligjet e reformës, të paralajmëruar nga deputetët e Edi Ramës, vetëm do ta thellojnë këtë.

Adnor Shameti apo Ulsi Manja, që e ka mbështetur idenë e tij për ndryshimin e ligjeve të reformës në komisionin e ligjeve, e kanë thënë qartë. Janë ata që duan të shtrijnë edhe më shumë kthetrat për të gllabëruar çfarë ka mbetur nga Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë, duke penguar zbatimin e Reformës në Drejtësi.

Të gjithë e kanë kuptuar këtë, prandaj Edi Rama duhet të ndalë shkatërrimin e mëtejshëm të Reformës në Drejtësi dhe të lerë shashkat me propozime për ndërhyrje, meqënëse reforma paska edhe probleme.

Edi Rama bëri që pas 3 viteve, mbi 60 përqind e shqiptarëve nuk kanë më besim tek reforma në drejtësi, duke qenë të bindur se ajo është e kontrolluar politikisht dhe i shërben pushtetit. Ndryshimet për ligjet e reformës, të paralajmëruar nga deputetët e Edi Ramës, vetëm do ta thellojnë këtë. Adnor Shameti apo Ulsi Manja, që e ka mbështetur idenë e tij për ndryshimin e ligjeve të reformës në komisionin e ligjeve, e kanë thënë qartë. Janë ata që duan të shtrijnë edhe më shumë kthetrat për të gllabëruar çfarë ka mbetur nga Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë, duke penguar zbatimin e Reformës në Drejtësi. Të gjithë e kanë kuptuar këtë, prandaj Edi Rama duhet të ndalë shkatërrimin e mëtejshëm të Reformës në Drejtësi dhe të lerë shashkat me propozime për ndërhyrje, meqënëse reforma paska edhe probleme.

Gepostet von Çlirim Gjata am Donnerstag, 21. Mai 2020

Video/ Pamjet skandaloze nga barbaria e policisë tek Teatri, polici: “Të q*** median tate, na lanë pa”…

Publikohen pamjet ku dëgjohet qartë dhuna e policisë ndaj mediave gjatë aksionit për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Në videon që po bën xhiron në rrjetet sociale, dëgjohen qartë fjalët banale që përdorin efektivët teksa ushtrojnë dhùnë mbi artistët dhe gazetarët.

Pjesë nga biseda

Policia: Të q***median tate. Futu futu, prángat. Vëri prángat. Vëri prángat, lidhe me një dorë, lidhe qenin.

Gazetari: Ti fshi unë videot. (Dëgjohet një zë që thotë fare.)

Polici: Na lanë pa gjumë këta motërq**a.

Polici 1: O Gëzim, pse s’morët nja dy tre.

Polici 2: Po ku kishte vend më?

Polici 1: Po në bagazh.

Polici 2: Mos u mërzit se ka makina sa të duash.

Kur mbërritën në komisariat, dëgjohet që i thonë njëri-tjetrit që ti heqin prángat gazetarit të shoqëruar, por të mos ia japin telefonin. Përveç kësaj, bisedojnë me njëri-tjetrin dhe përdorin gjuhë fyese ndaj artistëve e aktivistëve duke thënë: “Na lanë pa gjumë motërq….”

Na lane pa gjume keta moterq…Lidhe qeninPamje te renda. Kjo eshte video e dhunes se ushtruar nga Policia mengjesin e 17 majit ndaj artisteve dhe gazetareve e regjistruar nga gazetari Ariglon PaliSerbet ne Kosove nuk kane bere asgje me pak.Po ne fund te fundit ata nuk i kishin gje shqiptaret….Po ky polici qe paguhet nga une dhe me shan nga motra oh neneee…

Gepostet von Dritan Laci am Donnerstag, 21. Mai 2020

Thirrja e Presidentit: Të gjithë të ngrihemi për të rrëzuar tiraninë, bashkojuni lëvizjes për Teatrin!

Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar revoltat në burgjet e Spaçit dhe të Qafë Barit, që kanë qenë dy nga më të egrat në diktaturën komuniste. Meta shprehet se, teksa sot demokacia ka rënë, veprimi më i mirë që ne mund të bëjmë është täi bashkohemi kauza qytetarëve, siç ishte ajo e artistëve për mbojtjen e Teatrit Kombëtar.

Postimi i plotë i Presidentit Meta

Maji është një muaj i veçantë, i përkujtimit të Revoltave kundër diktaturës më të egër që njohu Europa për gjysmë shekulli. Ndaj ne nderojmë me mirënjohje zemërluanët e Qafë Barit dhe të Spaçit, dy burgjeve më të tmerrshme, të cilët guxuan të ngrihen e të luftojnë për lirinë dhe të drejtat e tyre duke dhënë edhe jetën.

Ata thyen mitin e paprekshmërisë të regjimit kriminal dhe treguan se nuk mund të ishte i përjetshëm. Sot kur shohim ku ka rënë demokracia jonë, nderimi i vetëm që mund dhe duhet t’u bëjmë sakrificave të tyre është t’u bashkohemi lëvizjeve qytetare që po ngrihen në të gjithë vendin për të krijuar një FRONT TË BASHKUAR PËR RIVENDOSJEN E DEMOKRACISË përmes Zgjedhjeve të Lira e të Ndershme.

Qëndresa për 27 muaj e artistëve është kauza më fisnike e këtyre dekadave dhe shembull frymëzimi për të gjithë ata të cilët kanë dinjitet dhe e meritojnë lirinë. Nderim zemërluanëve të Spaçit dhe Qafë Barit të cilët tronditën diktaturën më të egër të Europës.

Nderim zemërluanëve të Aleancës të Mbrojtjes të Teatrit, të cilët fituan admirimin e mbarë Europës për kauzen e tyre fisnike dhe i hoqën maskën e fundit regjimit të dhunës kriminale. TË GJITHË TË NGRIHEMI PËR DEMOKRACINË! KUR NGRIHET POPULLI BIE TIRANIA! LIRIA FITOHET DHE NUK DHUROHET!

Deklarata e fortë e analistit ndaj Ramës: Ti ke vrarë demokracinë, do kesh fatin e diktatorëve…

Kryeministri Edi Rama në një debat me analistin Agron Gjekmarkaj tha në emisionin “Real Story” se je shumë rëndë, flet përçart, jo nga dhuna, por nga dështimi i turpshëm i atij skenari që dilni si viktima.

Gjekmarkaj duke iu drejjtuar Ramës, i tha se është diktator dhe nuk uronte kurrë që të kishte fatin e një diktatori.

“Uroj që Jezu Krisht të të kthejë në rrugën e drejtë. Ke provokuar një popull të tërë, rrethohesh nga mafiozë, kjo nuk ishte Policia e Shtetit, por policia e Edi Ramës. Ti po dhunon gjithçka të mundshme, sikur të jesh në Amerikën Latine”, tha Gjekmarkaj.

Ndërsa Rama duke iu drejtuar Gjekmarkajt, tha se të vetmet shenja dhune në atë protestë, janë ato rrahjet mes njëri-tjetrit.

“Ligji në Shqipëri ka vdekur, ti je dhunues, ke uzurpuar Parlamentin. Ke vrarë demokracinë në Shqipëri”, tha Gjekmarkaj.

Pjese nga debati

Gjekmarkaj: Shfaqja e policisë ka qenë skandaloze. Është sjellë si një organizatë terroriste.

Lela: Sikur ta bëje kryeministirn part-time është fantastike. Bëj gastorin.

Gjekmarkaj: Ju e keni ndarë mendjen që pasi të mbaroni këtë mandat do të ikni nga Shqipëria. Të çoni një mijë policë për pesë artistë mbi 50 vjeç këtë e bëni vetëm për mesazh. Ky është mesazhi i frikës për qytetarët në lidhje me zgjedhjet që po vijnë.

Lela: Polici me mercenarë në mes të ditës. Ka rrahur të rinj në mënyrë shtazarake. I ke ardhur edhe botës në majë të hundës. Siç thua edhe vetë frigorifer në frigorifer. Jam i dhunuar në vendin tim.

Rama: Ta marr fjalën zoti prokuror!

Lela: Jam i dhunuar. I kërkoj ndjesë qytetarëve jo këtij njeriut këtu për tonin.

Rama: Ata janë prekur aq shumë sa nuk dinë çfarë flasin. Një viktimë e dhunës nuk dhunon të tjerët.

Lela: Kë dhunova unë? Po akuzoni!

Rama: Një viktimë e dhunës që i jepet mundësia të ketë audiencë, i mungon edukata në mënyrë skandaloze. Sillu si i dhunuar jo si aktor i dhunës.

Lala: Pse duhet të sillem si i krishterë kur ju jeni xhahili.

Rama: Jeni viktima imagjinare të një regjimi imagjinar.

Gjekmarkaj: Ajo ishte terrorizëm shtetëror. Ju duhet të kërkoni falje.

Rama: Policia e Shtetit nuk është leckë.

Boçi reagon pas arrestimit të babait të zv/ministres: Rilindja, kjo kasolle trafikantësh!

Ish-deputeti i PD, Luçiano Boçi, e ka cilësuar qeverinë Rama si një kasolle trafikantësh, duke iu referuar arrestimit të babait të zv/ministres së Arsimit, nga autoritetet amerikane për trafik vizash.

Reagimi i plotë i Luçiano Boçit

RILINDJA, KJO KASOLLE TRAFIKANTËSH

Gjatë këtyre shtatë viteve qeveria e Edi Ramës është zbuluar si shtëpia e krimit dhe e korrupsionit.

Sipas shprehjes “O kasolle, ku na mblodhe”.

Në këtë kasolle shqiptarët kanë gjetur e vazhdojnë të gjejnë të gjitha llojet e varietetet e figurave të krimit.

Deputetë e Kryebashkiakë kriminelë, Ministra trafikantë, Drejtues klanesh mafioze, politikanë oligarkë, grabitës votash, tenderash, pasurish publike e çfarëdolloj tjetër.

Krimi ka zënë aq shumë rrënjë brenda kësaj kasolle, sa ka infektuar këdo brenda e rreth tyre.
Rasti i familjarit të zv/ministres së Arsimit që mësonte rininë si të sillej, e dëshmon dhe njëherë tjetër një gjë të tillë.

Nuk është as i pari e as i fundit, sipas postulatit të paturpësisë Rilindase, por dhe sipas përmasës skandaloze të krimit brenda kësaj “kasolleje”.

Tani trafikantëve të vajzave, trafikantëve të drogës, trafikantëve të interesave, “kasolles” i shtohen dhe trafikantët e vizave.

Kēto quhen dhe trafikantë elitarë se nuk merren me viza çfarëdo, por me viza amerikane.
Po kryetrafikanti çfarë bëri?!

Edi Rama nuk e shkarkoi zv/ministren e tij, siç nuk largoi e nuk shkarkoi asnjë nga të inkriminuarit në partinë e tij.

Tani në listën e zezë të Departamentit të shtetit, përveç Vangjush Dakos dhe Tom Doshit, është edhe një emër nga këshilli i ministrave të Republikës së Shqipërisë.

Për këtë “kasolle” trafikantësh që qelbet era krim e korrupsion, e drejtohet nga një kryetrafikant, duhet ndëshkim.

Ndëshkim me votë dhe jo vetëm!

Kjo “kasolle” duhet shkulur nga rrënjët.

Berisha: Opozita më e fortë se mazhoranca! Rama një mashtrues ordiner, kërkon të mbulojë genocidin kulturor

Ish-Kryeministri Sali Berisha, i ftuar në ‘Opinion’ ka hedhur kategorikisht poshtë deklarata e bëra pak ditë më parë nga Edi rama, i cili tha se kur Berisha ishte në krye të qeverië ka dashur të shembë Teatrin Kombëtar për të ndërtuar një qendër tregtare.

Berisha tha se këto janë mashtrime dhe trillime të një njeriu që kreu një genocid kulturor më 17 maj.

Sipas Berishës nuk ka patur asnjëherë një ofertë të tillë.

Berisha deklaroi nga studio e ‘Opinion’ se, opozita e bashkaur sot është shumë më e fortë në numra se mazhoranca.

Ai tha se sondazhet tregjnë sot se opozita kuotohet shumë pikë para mazhorancës, kjo dhe për shkak të ndodhive të fundit.

‘Partia Demokratike dhe opozita është shumë e fortë në numra. Unë jam në dijeni të këtyre sondazheve. Opozita e bashkuar i ka kuotat shumë më të larta se mazhoranca, e tejkalon atë me shumë pikë. Unë mendoj që kemi të bëjmë me një narkodiktatirë dhe përmbysja e narkodiktaturës ëhstë misioni i opozitës. Mosbindja civile është një nga format. Unë mendoj se opozita më shumë se kurrë është marrë me alternativë’, deklaroi Berisha.

Lela heq pantallonat live para Ramës: Shiko plagët nga dhuna e policisë, debati i fortë

Analisti Lafred Lela është është zhveshur live në emision për ti treguar kryeministrit edi Rama se është dhunuar në protestën për mbriojtjen e Teatrit Kombëtar. Lela e bëri këtë veprim pas refuzimitn të Ramës se në protestë policia është sjell keq.

Gazetari Alfred Lela është përplasur live me kryemninistrin Edi Rama pas dhunës që ushtroi policia ndaj gazetarit ditën e 17 majit. Rama nuk e pranoi që policia e ka dhunuar, ndërkohë që shtoi se ai kapi nga krahët punonjëst e policisë.

Rama: Mund të përdoreshin shkopinj gome. Policia nuk ushtron dhunë bën detyrën. Një trup i lëshuar në ajër tërhiqet. Kur mendoj se në protesta këtu janë plagosur me plumba gazterët del Alfred Lela media, viktima që u dhunua është vërtetë për të qeshur. E mbështes si një aksion të plotë në ndjekje të procedeurës. Balla: Ja vënë kokën në asfalt!

Rama: Patjetër! Ai bëri një gjest të papranueshëm. Zotëria shkoi atje tek tre punonjëset e policisë dhe i kapi nga krahët. Burrat e tërhoqën ashtu siç donte të tërhiqet vajza.

Lela: Do të flas me ti, sepse je një njëjës i dëmshëm për këtë vend. Po më dhunon për herë të tretë. Sapo gënjeve! E interpretove si një gënjeshtar i klasit të parë.

Rama: Si urdhëron prokuror! Drejtohu me edukatë. Ti lë njerzit ta gjykojnë. Kështu flisnin prokurorët e Enver Hoxhës!

Pas arrestimit të babait për tafik qënish njerëzore drejt SHBA, ikën zv.ministrja e Ramës

Zv.ministrja e Arsimit Lorena Haxhiu ka dhënë dorëheqjen pasi i ati, Eduart Haxhiu, u arrestua si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që dërgonte emigrantë në SHBA, Kanada dhe Britaninë e Madhe. Mësohet se Haxhiu i ka paraqitur dorëheqjen kryeministrit Rama menjëherë sapo i ati u arrestua.

Ndërkohë, ditën e sotme Departamenti Amerikan i Shetit ka futur në listën e zezë të personave që u ndalohet hyrja në SHBA ish-zv.ministren dhe gjithë familjen e saj.

Kujtojmë se, shtetasi Eduart Haxhiu u arrestua bashkë me 24 shtetas të tjerë pas urdhër-arresteve të lëshuara nga SPAK, për të gjithë këta persona si pjesë e grupit të strukturuar kriminal.

52-vjeçari, Eduart Haxhiu, ka qenë një nga të arrestuarit, dhe pjesë e grupit që kalonte klandestinë me viza false drejt SHBA-ve, Kanadasë dhe Anglisë.

Aktualisht, Haxhiu, banues në Tiranë, është nën masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” më shumë se njëherë, “Falsifikimi i letërnjoftimeve , pasaportave dhe vizave” , “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja nga vepra penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, pas vënies në pranga në kuadër të operacionit “Crystal Eagle”. Ky arrestim ka bllokuar të gjithë familjen Haxhiu, pjesë e të cilës është edhe zv.ministrja e Arsimit dhe tashmë, pjesë e listës së zezë të DASH.