37.5 C
Tirana
E diel, 10 Gusht, 2025

Gazeta e madhe franceze: Shembja e Teatrit Kombëtar sjell revoltë, rritje e pandalshme e diktaturës!

Të Dielën, autoritetet zgjodhën të shkatërrojnë Teatrin e vjetër në Tiranë, në mes të natës dhe në mes të një pandemie. E pafalshme për mijëra shqiptarë, të cilët protestuan përsëri të mërkurën, kundër rritjes së pandalshme të diktaturës në Shqipëri.

Në një atmosferë të rëndë, të shtyrë prej zemërimit dhe trishtimit, me qindra shqiptarë, shpesh me parulla, nga të gjitha rrugët, u bashkuan në qendër të Tiranës.

Vendoset një flamur i verdhë në vendin përpara gërmadhave ku në të mund të lexoni: “Skena e krimit”. Pas tij, prania e madhe e policisë nuk arrin të fshehë rrënojat e Teatrit Kombëtar. Pamjet e shkatërrimit të monumentit në orën 4.30 të së dielës tronditën shumë shqiptarë.

“Teatri ishte diçka që na bashkoi, vajton Xhemali, një biolog i ri, në prag të lotëve. Ishte art! Aktorët flijuan jetën e tyre për të na emancipuar. Larg njohjes së kësaj pune, institucionet e përçmojnë atë plotësisht. Në rrënoja, ka copa kostumesh ose postera të prezantimeve të shfaqjeve të fundit”.

Dëshmitare e gjyqeve të para të krijuara nga diktatura staliniste që përjetoi Shqipëria deri në vitin 1991, skena e teatrit nxiti jetën kulturore për më shumë se shtatëdhjetë vjet.

Për shkak të mungesës së investimeve, ndërtesa, e inaguruar në 1939 gjatë pushtimit të Italisë nga Musolini, u la në gjendje të braktisur deri në kalbje. Për gati dy vjet e gjysmë, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit është përpjekur çdo natë të ngjallë ndërgjegjen për të parandaluar shkatërrimin e tij.

Organizata “Europa Nostra”, që lufton për ruajtjen e trashëgimisë kulturore të kontinentit, së fundmi e kishte vendosur atë në krye të listës së monumenteve të kërcënuara.

Italia drejt normalitetit, bie sërish numri i víktimave nga pándemia

Situta pándemike në Itali po shkon drejt normalitetit, kjo referuar shifrave që vijnë nga vendi fqinj.

Autoritetet vendase bëjnë me dije së në 24 orët e fundit janë shënuar 156 víktima, duke e çuar në 32.486 numrin e përgjithshëm të jetëve të humbura nga Còvid-19.ndërkohë së fundmi , janë regjistruar 642 raste të reja, dhe në total numri i të prekurve ka shkuar në 134.560

Gjithashtu në Itali janë shëruar 2278 persona.

Ndërkohë nga na tjetër qeveria Italiane ka filluar planet për rihapjen e vendit duke paralajmëruar edhe hapjen e kufijve.

Lëkundje tërmeti në Durrës, rikthehet frika te banorët

Një tërmet ka rikthyer frikën për banorët e Durrësit. Ndonëse me intensitet shumë të vogël, banorët kanë përjetuar lëkundjet e tërmetit dhe janë përfshirë në panik.

Tërmeti ka rënë vetëm pak minuta më parë dhe shumë banorë janë parë të dalin jashtë, ndërkohë që sipas EMSC lëkundjet kanë qenë 3 ballë.

Babai i zv.ministres së Ramës arrestohet për trafik klandestinësh drejt SHBA

Në një operacion, të zhvilluar së fundmi nën drejtimin e autoriteteve amerikane për trafik klandestinësh nga Shqipëria drejt Shteteve të Bashkuara, Policia Shqiptare ka arrestuar edhe shtetasin Eduart Haxhiu, babai i zv.ministres së Arsimit, Lorena Haxhiu.

Pak ditë më parë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ard Veliu, njoftoi se ishin arrestuar 15 persona, në kuadër të operacionit “Crystal Eagle”.

Arrestimet u kryen pas një hetimi të gjatë në bashkëpunim me Shërbimin Diplomatik të Sigurisë (DSS) në Ambasadën Amerikane në Tiranë. Një Task Forcë hetimore e përbashkët shqiptaro-amerikane, e quajtur.

“JOINT SHIELD”, u krijua posaçërisht për këtë hetim.

Drejtori i Policisë Veliu deklaroi se ndër të arrestuarit ishte edhe “shtetasi Eduart Haxhiu, 52 vjeç, banues në Tiranë”.

Ndaj tij është caktuar masa e sigurimit “arrest me burg” nga Gjykata e Posaçme, si i dyshuar për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” më shumë se njëherë , “Falsifikimi i letërnjoftimeve , pasaportave dhe vizave” , “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja nga vepra penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”;

Në bazë të verifikimeve, të kryera, rezulton se Eduard (Eduart) Haxhiu është babai i zëvendësministres së Arsimit, Lorena Haxhiu. Për të arritur në këtë konkluzion, redaksia konsultoi Regjistrin e Gjendjes Civile.

Në bazë të këtij hulumtimi rezultoi se atësia e zv.ministres Lorena Haxhiu është “Eduard”. Duke vijuar me verifikimet, rezultoi se shtetasi Eduard (Eduart) Haxhiu, babai i zv.ministres, është i vetmi shtetas shqiptar me këto gjeneralitete që ka lindur në vitin 1968, pra që sot është 52 vjeç, aq sa është përmendur edhe në njoftimin zyrtar të Policisë së Shtetit, shkruan Bold News.

Ka vetëm një detaj që duhet theksuar. Në Regjistrin e Gjendjes Civile, babai i zv.ministres është shënuar ‘Eduard”. Ndërsa në njoftimin e Policisë, emri i tij është shënuar “Eduart”.

Ndoshta mund të jetë një “lapsus” në shpejtësi nga ana e Policisë. Por, nuk përjashtohet mundësia që “lapsusi” të jetë i qëllimshëm, me synim për të shmangur lidhjen ndërmjet të arrestuarit për trafik klandestinësh dhe anëtares së kabinetit të Edi Ramës.

Unë e vrava Teatrin, në bashkëpunim me ty

Nga Fred Nase

Une e vrava teatrin. Po po, mos u habisni, une jam vrastari i teatrit. E vrava ne bashkëpunim me ty, ate, ata dhe ato. Teatrin e vrame ne.

E goditem fort me indiferencen tone, me mos’shkuarjen tone, me mosinteresin tone, me gjithfare mos, mos, mos.. dhe te gjitha keto ‘’mos-a’’ eksluzivisht vetem per teatrin.

Qeverite, po e theksoj qeverite te te gjithfare ngjyrash jane vetem bashkpunetore ne krimin e vrasjes, sepse kryesoret jemi ne. I gjati qe urren cdogje me te gjate se vetja e tij, por qe pelqen cdo gje te gjate qe krijon, vendos ose larteson vete ai, ishte vetem shtytesi ne gremine te teatrit, ku pasi ne perdhunshem e kishim cuar zvarresisht m’u ne buze te gremines.

Teatrin e vrame ne pasi e lame si nje lavire ne cep te lagjes, si nje plak ne cep te shtepise, si nje femije ne cep te krevatit. Teatrin e vrame ne, ndaj kete ‘’merite’’ mos i’a lartesoni askujt pervec vetes.

Teatri nuk eshte vetem nje ndertese, teatri nuk jane as vetem aktoret, regjisoret, skenaristet, skenografistet etj, jo dhe jo. Teatri eshte ‘’buka’’ kombetare e jona, eshte ’’luga’’ e pare e cdokujt qe gjuhen e nenes ka shqipen dhe jo ‘’rrapa-zhdrrapisten’’ e huaj, teatri eshte ‘’kripa’’ e shpirtit dhe jo ‘’zeheri’’ i mendjes.

Cdo mengjes para se te dilni nga shtepia shkoni para pasqyres dhe mos e peshtyni, por ballgamoseni veten, turperoheni, injoroheni, gjykojeni dhe denojeni. Tashme askush nga ne nuk ka me fytyre, por gjithkush ka surrat, sepse vetem surratet mundet te prishin ndergjegjen e vet ne menyren me shtazarake te mundshme, te vetmen te vertete ne jeten tone te genjeshtert.

Teatrin e vrava une.

Teatrin e vrave ti

Teatrin e vrame ne.

Intervista, Fusha e konfirmon: Do ndërtojmë ca kulla aty tek Teatri

Shembja e godinës së Teatrit Kombëtar nuk i ka prishur planet e kompanisë “Fusha” për të zhvilluar planin e saj të biznesit për këtë zonë, ku ajo zotëron një pjesë të truallit. Drejtuesi i kompanisë, biznesmeni Shkëlqim Fusha, i kontaktuar nga TvT na thotë se ambicia e tij është po e njëjta.

“Ëndrra ime është e njëjtë me të parën.”

Gjithçka do të ndërtohet, përfshi teatrin e ri dhe kompleksin pas tij është sipas të njëjtit projekt, atij të danezit Bjarke Ingels.

“Po patjetër, është projekti i Bjarkut. Ishte i përgjithshëm, multifunksional. Nuk ishte vetëm teatri, trualli ishte i studiuar i gjithi në të 4 anët e rrugës. Po, patjetër. Dëshira ime ajo është që ta zhvilloj pronën time. Dhe në varësi të nevojës, në varësi të rakordimit me studimin, jo kështu…kuturu. Prandaj ishte bërë që të bëhej studimi në një dorë. Tek pjesa ime patjetër që do qëndroj.”

I rezervuar për të dhënë shifra sa ka kushtuar projekti i Teatrit të Ri që u pagua nga kompania “Fusha” dhe që u riprezantua nga kryebashkiaku Veliaj para pak ditësh, biznesmeni Fusha thotë se do t’i përmbahet premtimit që u ka bërë drejtuesve të bashkisë për t’u dhuruar projektin.

“Projekt-ideja është bërë nga Bjarku dhe porositur nga ne, është e paguar nga ne te Bjarku dhe ne nuk na duhet më, në fund fare mund t’ia dhurojmë bashkisë. Po, u kam premtuar, është e tyre.”

Biznesmeni Fusha është besimplotë se edhe Bashkia e Tiranës do t’i qëndrojë bashkëpunimit për të dhënë tokën publike në funksion të këtij plani.

“Nëse do Bashkia le të bashkohet me ndërtimin për interesat e veta. Kjo është një pjesë që i përket një faze më tutje. E mira do ishte që bashkëpunimi të funksionojë. Studimi bëhet i përbashkët dhe bëhet një zhvillim më bashkëkohor dhe pjesa tjetër që mebetet jashtë zhvillimit, qoftë privat qoftë të bashkisë i takon përllogari të teatrit, shesh. Tani do të fillojë bashkëpunimi për së dyti nëse do të qëndrojmë për ndërtimin privat apo jo. Por gjithmonë për ndërtimin civil, do të ndërtojmë një kullë apo dy më vete, që do të thotë kusuri i tepricës prapë i ngelet shesh bashkisë. Teatri përveç 5500 apo 5200 tokë reale, përfitonte si shesh edhe më tutje edhe më gjerë. Por gjithë shesh do të bëhej, i gjithë shtetit i kalonte.”

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ambiciet e kompanisë dhe vetë zotit Fusha për këtë plan biznesi kanë qenë edhe më të mëdha kur ky projekt u ideua. Ai tregon se plani fillestar nuk parashikonte kufij, por reagimet që pasuan sçuan në rishikimin e planit.

“Me projektin e parë prekej vetëm toka e Bashkisë, jo Teatri zero Teatri. Teatri flasim gjithmonë për projektin e fundit se Teatri fillimisht nuk shiteshin kufinjtë me zhvillimin e parë fare, me studimin e parë fare. Nuk shiteshin kufijtë. Kur u nxeh arena politike, u larguam 100% nga Teatri. Nuk e preknim asnjë centimetër. Zhvillimi privat bëhesh në zonën tokë-Bashki dhe tokë private.”

Fusha nuk e kursen falenderimin për ata artistë që u pozicionuan pro planit të tij të bzinesit, por para së gjithash thotë ai është plani i tij ekonomik.

“Patjetër që pata zhgënjim, artistët e zgjeruan gamën më shumë nga sa kërkuan. I falenderoj ata që bashkëpunuan, por kur filluan të zgjeronin kërkesat, më prishej bilanci ekonomik.”

Kompania “Fusha” është akuzuar për lidhje klienteliste me Bashkinë e Tiranës, nga e ka cila ka përfituar një mori tenderash publikë. Fusha mohon që tenderat t’i ketë përfituar në mënyrë korruptive dhe thotë se fitues të garës e kanë bërë serioziteti dhe profesionalizmi që ka treguar.

“Mund t’i verifikojë secili në qoftë se ka një privilegj, do ta përgëzoja por absolutisht nuk ka lidhje fare. Pa diskutim. S’ma ndjen fare në atë krah. Garat ishin të hapura sipas ligjeve shqiptare. Në shumicën e rasteve unë kam qenë i pari, ose ka patur konkurrencë fare të padenjë.”

Për zbatimin e projektit të Teatrit dhe planit të saj biznesit, kompania Fusha themeloi në shtator të vitit 2018 kompaninë Tirana National Theatre and Development, ende me status aktiv në Qendrën Kombëtare të Biznesit siç tregon ky ekstrakt. Në përshkrimin e objektit të veprimtarisë thuhet se investimi ka si qëllim projektimin zhvillimin, ndërtimin dhe mobilimin e teatrit të ri kombëtar dhe godinave multifunksionale si hotel, zyra banimi dhe shërbime. Marrë nga TEMA TV

Platforma me 11 pika e Metës, Këshill Politik për drejtësinë dhe integrimin, njofton edhe Ambasadorët

Presidenti Ilir Meta, ka dalë më një platform ë, duke kërkuar ngritjen e një Këshilli Politik në nivele të larta, për të adresuar çështjet që lidhen me drejtësinë dhe çështje të tjera të integrimit. Platforma daton para shembjes së Teatrit ndërsa sot Presidenti e ka diskutuar gjerësisht me partitë opozitare dhe më pas edhe me Ambasadorët e vendeve të be-së. Nëqoftëse ky propozim pranohet, do të krijohej një tryezë dialogu mes Ramës dhe Bashës.

Në orët e para të mëngjesit të së enjtes, Presidenti Ilir Meta priti në vilën presidenciale kryetarin e opozitës Lulzim basha, bashkë me krerët e partive të tjera opozitare.

Në përfundim të takimit I cili zgjati për rreth 60 minuta, askush nuk u prononcua për mediat, ndërsa Presidenti njoftoi se biseda është eshte fokusuar tek nje platformë që Kreu i Shtetit pritet ta propozojë për integrimin e vendit.

Kjo lëvizje vjen në një moment kur tensioni politik është ndezur, ndërsa Presidenti nuk harron ti kërkojë opozitës të kthehet në Këshillin Politik për reformën zgjedhore.

“Presidenti Meta i informoi për përpjekjet dhe propozimin prej Tij të një platforme konkrete gjithëpërfshirëse për integrimin europian. Presidenti Meta theksoi rëndësinë që Opozita e Bashkuar të japë kontributin e saj në Këshillin Politik për të treguar vullnetin për rikthimin e legjitimitetit të të gjithë institucioneve përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme”.

Takimin kreu i opozitës Lulzim Basha e komentoi shkurt në rrjetet sociale, ndërsa thotë se u diskutua gjerësisht për krizën politike.

Basha: Gjatë takimit të koalicionit opozitar me Presidentin Meta diskutuam për krizën dhe rrugëdaljen prej saj: shqiptarët do të shpëtojnë kur, të bashkuar kundër së keqes, do t’u drejtohen kutive të votimit me te gjitha garancitë për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Por çfarë përmban platforma e Presidentit?

Kjo inisiativë prej 11 pikash i është dërguar trupit diplomatik dhe kryeministrit, ndërsa mban datën 8 maj, para prishjes së Teatrit Kombëtar.

Presidenti parashikon ngritjen e një Këshilli Politik, të ngjashëm me atë të reformës elektorale, por në nivle të lartë përfaqësimi, i cili duhet të trajtojë probleme të reformës në drejtësi për përshpejtimin e zbatimit të saj dhe ngritjen e institucioneve të reja dhe çështje që kanë të bëjnë me integrimin.

Këto lëvizje të Presidentit u pasuan me një takim që ai zhvilloi me Ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian.

Në këtë takim presidenti Meta ju ka prezantuar atyre platformën, e cila thotë ai ka për qëllim arritjen e një emëruesi të përbashkët në dobi të përshpejtimit të nisjes së negociatave të anëtarësimit me BE-në.

“Presidenti Meta shprehu keqardhjen për reagimin destruktiv të qeverisë me provokimin e panevojshme të tensionit shoqëror dhe politik në vend” thuhet në njoftimin e Presidentit.

“Asnjë turist nuk do futet në karantinë”! Ministrat evropianë të Turizmit: Të hapen të gjithë kufijtë

Të izoluar për tre muaj me radhë nga pandemia Covid-19, shtetet e Europës po nxitojnë të ringrejnë ekonominë dhe të rihapin turizmin.

Ky i fundit është edhe sektori i cili ka pësuar goditjen më të rëndë.

Greqia është ajo e cila ka njoftuar se do e hapë sezonin në datën 15 qershor. Lajmin e bëri të ditur vetë kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis.

Ndërsa fluturimet ndërkombëtare charter do të rifillojnë në muajin korrik.

“Sezoni turistik do të nisë më 15 qershor, datë në të cilën do të hapen hotelet. Gradualisht nga 1 korriku do të rifillojnë fluturimet ndërkombëtare drejt destinacioneve turistike.

Turistëve do t’u merren kampionë për testim në aeroporte dhe do t’iu nënshtrohet protokolleve të higjienës, të cilat nuk do të eklipsojnë diellin dhe bukurinë natyrore të Greqisë”, tha Mitsotakis.

Kështu, turistët nuk do të jenë të detyruar t’iu nështrohen testeve para udhëtimit në Greqi, e as karantinimit 14-ditor.

Autoritetet e Athinës janë vlerësuar për mënyrën e menaxhimit të krizës shëndetësore, me vetëm 166 jetë të humbura dhe mbi 2800 raste me Covid-19.

Nga ana tjetër, ministrat e turizmit të BE-së ranë dakord se do të bënin çdo gjë të mundur për rimëkëmbjen e turizmit.

Ata mbështetën planet nga Komisioni Europian për heqjen e kufizimeve në udhëtime dhe hapjen graduale të tyre, duke respektuar rregullat e higjienës e distancimit social.

Të hënën, 11 shtete anëtare, mes të cilave Austria, Bullgaria, Kroacia, Gjermania, Italia e Spanja, ranë dakord lidhur më një sërë rregullash që do të lejojnë udhëtimet ndërkufitare, njëkohësisht duke minimizuar rreziqet e infektimit nga Covid-19.

Sipas planit, asnjë turist që viziton shtete të huaja anëtare nuk do të vihet në karantinë.

Reagimi i ashpër i Gjermanisë ndaj Ramës: Teatri Kombëtar, media, kanabisi, agjendë autokratike në kohë pandemie

Fondacioni gjerman Konrad-Adenauer (KAS), në raportin e fundit për Shqipërinë, botuar të martën, më 19 maj 2020, në faqen zyrtare ne internet, e akuzon qeverinë shqiptare për shfrytëzim të situatës së pandemisë.

Në raportin 11 faqesh, me titull „Masa autokratike në kohën e Coronës”, jepen tre shembuj për të ilustruar këtë tezë. Shembja e Teatrit, luftimi kundër medias kritike,si për shembull vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë për mbylljen e TV ORA, si edhe diskutimi për legalizimin e kanabisit mjekësor.

Sipas fondacionit, këto masa të qeverisë shqiptare në kohë pandemie, janë zgjedhur enkas të bëhen në një moment të tillë, kur deri në 23 qershor në vend ekziston ende gjendja e jashtëzakonshme, çka kufizon edhe lirinë e tubimit.

Shkelje juridike
Në raport përshkruhet me hollësi historiku i konfliktit tashmë dyvjeçar për teatrin për të arritur në konkluzionin se shembja e Teatrit, kishte një sërë shkeljesh juridike dhe procedurale.

Vendimi i Këshillit Bashkiak, sipas KAS-it, nuk ishte i ankoruar me ligj. Si argumente KAS përmend faktin, që ndryshe nga trualli, ndërtesa nuk ishte pronë e Bashkisë. Edhe klasifikimi i Teatrit si një godinë e rrezikshme është një akt juridik administrativ, i cili duhet të kalojë më parë nga instancat gjyqësore. Këshilli Bashkiak në të kundërt është një institucion politik dhe nuk ka kompetenca për të nxjerrë akte juridike që parashtrohen nga një institucion qeveritar. Nga ana tjetër, KAS kritikon edhe faktin, se mbledhja e Këshillit Bashkiak nuk u bë e njohur më parë, siç e parashikon ligji. Për fondacionin, shembja e teatrit është një ogur jo i mirë para çeljes së negociatave.

Ngjashmëri me Vuçiçin
Shembja e ndërtesës së Teatrit Kombëtar është raportuar edhe në median e hapësirës gjermane. Kryesisht media është mjaftuar me kronika informuese. Karakter komentues kanë titujt e tyre, si për shembull: “Një krim moral” (FAZ) ose „Lirohet vendi për një qendër tregtare” (SZ).

Korrespondentja për Ballkanin Perëndimor e gazetës austriake Der Standard, Adelheid Wölfl, në artikullin e saj me titull „Teatri kombëtar i Tiranës prishet në një aksion nate dhe mjegulle”, bën një paralelizëm mes stilit autokratik të kryeministrit shqiptar, Edi Rama, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili disa vite më parë në një aksion të ngjashëm shkatërroi brenda natës gjithashtu disa ndërtesa në lagjen e vjetër Savamala në Beograd.

Wadephul i zhgënjyer
Politikanët që merren me Ballkanin Perëndimor kanë preferuar të heshtin. Vetëm Johann Wadephul, nënkryetari i grupit parlamentar të Unionit Kristian-Demokrat e Kristian-social, simotrës së Partisë Demokratike në familjen e Partive Popullore Evropiane është shprehur i zhgënjyer në Twitter.

„Si mbështetës shumë i fortë i perspektivës evropiane të Shqipërisë, shkatërrimi i Teatrit Kombëtar me shpejtësi dhe dhunë, më ka lënë të zhgënjyer dhe të trishtuar. A mos kishin të drejtë gjithë kundërshtarët e mi në disa parlamente, kur refuzonin të jepnin ‘po’-në për fillimin e negociatave”, ka thënë Wadephul.

Manuel Sarrazin deputet i të Gjelbërve dhe njohës i Ballkanit Perëndimor, në një deklaratë për programin shqip të DW, shpreh keqardhjen për mos arritjen e një kompromisi:

“Më vjen shumë keq për prishjen e Teatrit Kombëtar pothuajse brenda natës. Sepse unë i kuptoj dhe i mbështes protestat e atyre që duan të ruajnë asetet kulturore kombëtare dhe që janë të angazhuar për zgjidhje demokratike dhe transparente. Prandaj është shumë për të ardhur keq që nuk u gjend një zgjidhje e përbashkët midis qeverisë dhe artistëve”.

Më parë edhe ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Peter Zingraf, për mënyrën e shembjes së Teatrit, dhe mungesën e dialogut: “Ky zhvillim më shqetëson edhe më shumë nisur nga konteksti i luftës kundër pandemisë së virusit Corona, duke qenë se grumbullimet e njerëzve të ndodhura deri tani dhe ato të pritshme mund të sjellin hapa pas. U bëj thirrje të gjithë aktorëve për dialog dhe vetëpërmbajtje”, shkruan ndër të tjera ambasadori gjerman.

Senati kërkesë për dokumente lidhur me hetimet ndaj djalit të Joe Bidenit

Një komision i Senatit kryesuar nga republikanët miratoi të mërkurën një kërkesë zyrtare për të siguruar informacion lidhur me një hetim që po kryen ndaj Hunter Biden-it, djalit të ish-Nënpresidentit Joe Biden, rivalin kryesor të Presidentit Donald Trump për garën për Shtëpinë e Bardhë që mbahet në nëntor.

Në një votim 8 me 6, të ndarë sipas linjave partiake, komisioni i Senatit për Çështje Qeveritare dhe të Sigurisë Kombëtare miratoi kërkesën për të marrë dokumente që lidhen me punën që ka bërë Hunter Biden për kompaninë ukrainase të energjisë “Burisma”. Informacioni i kërkuar nga kryetari i komisionit, senatori Ron Johnson, do të merret nga “Blue Star Strategies”, një kompani e specializuar për marrëdhënie publike me bazë në Uashington, e cila ka punuar me “Burisman”.

Hetimet e udhëhequra nga senatori Johnson u intensifikuan pas përfundimit të gjyqit në Senat pjesë e një procesi që synonte shkarkimin e Presidentit Trump. Ai planifikon të publikojë një raport mbi këtë çështje në muajt e ardhshëm.

Presidenti Trump u akuzua për abuzim me detyrën dhe pengim të hetimeve që po kryente Dhoma e Përfaqësuesve e udhëhequr nga demokratët lidhur me një kërkesë të zotit Trump drejtuar autoriteteve ukrainase për të hetuar ish-Nënpresidentin Biden dhe djalin e tij. Senati i kontrolluar nga republikanët e shpalli presidentin e të pafajshëm. Demokratët thonë se zoti Trump dhe partia e tij po përpiqen të rrisin shanset e tij për rizgjedhje duke vënë nën shënjestër zotin Biden. Ata kanë thënë gjithashtu se veprimet e zotit Johnson mund të ndihmojnë përpjekjet e Moskës për dezinformim ndërsa tenton të ndikojë zgjedhjet e vitit 2020, pas përpjekjeve në 2016 për t’i dhënë një shtytje fushatës së zotin Trump siç kanë konfirmuar shërbimet amerikane të zbulimit.

“Në vend që senatori Johnson të punojë jashtë orarit për të shpëtuar jetën e amerikanëve, ai po përpiqet të shpëtojë pozicionin e Presidentit”, tha Andrew Bates, një zëdhënës i fushatës presidenciale të zotit Biden, duke iu referuar krizës aktuale shëndetësore dhe ekonomike që po kalon vendi.

Senatori Mitt Romney, i vetmi republikan që votoi pro akuzës të ngritur ndaj zotit Trump në Senat për shpërdorim detyre, tha në muajin mars se ai mendon se hetimet që zoti Johnson ka nisur ndaj Hunter Bidenin duken të kenë prapavijë politike. Një votë kundër në komisionin e Senatit do ta kishte bllokuar punën në këtë komision, por zoti Romney iu bashkua republikanëve të tjerë duke miratuar kërkesën për dokumentacion në funksion të hetimit.

Komisioni i ligjeve në Senat, i udhëhequr nga senatori republikan Lindsey Graham, po heton rreth urdhrave të lëshuar për përgjim nga ana FBI-së mbi një hetim rreth ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet e vitit 2016.