32.5 C
Tirana
E mërkurë, 13 Gusht, 2025

Basha në takim me AmCham: T’i shpallet luftë klientelizmit dhe korrupsionit për t’i ardhur në ndihmë biznesit

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka bërë të ditur sot se PD-ja mbështet propozimet e Dhomës Amerikane të Tregtisë drejtuar qeverisë shqiptare, për të përmirësuar klimën e biznesit në Shqipëri.

Vet Basha, pas takimit që pati me drejtuesit e kësaj Dhome, bëri të ditur në Fb: “Sot pata kënaqësinë të pres përfaqësuesit e Dhomës Amerikane të Tregtisë – AmCham, z. Enio Jaco, President i Bordit; z. Alex MacFarlane, Atasheu i Seksionit për Çështjet Politike & Ekonomike në Ambasadën e SHBA-së; z. Reshard Këlliçi, Sekretar i Bordit dhe znj. Eni Xheko, anëtare e Bordit.

Në qendër të diskutimit ishte kriza ekonomike dhe në veçanti domosdoshmëria për të përmirësuar klimën e biznesit dhe tërheqjen e investimeve të huaja të cilat lidhen direkt me punësimin.

Lufta kundër monopoleve dhe trajtimit të pandershëm të investitorëve në Shqipëri, lufta kundër korrupsionit dhe klientelizmit, sundimi i ligjit dhe siguria juridike, janë disa nga sfidat jetike para të cilave ndodhet vendi dhe ekonomia.

Në takim diskutuam edhe mbi pasojat e Covid-19 në ekonominë shqiptare. Aksesi në likuiditet, lehtësimi i barrës fiskale për bizneset dhe mbështetja ndaj tyre për të ruajtur vendet e punës, janë ndër kërkesat e kahershme të AmCham dhe çështje prioritare të platformës tonë.

Partia Demokratike mbështet propozimet e bëra publike të Dhomës Amerikane të Tregtisë – AmCham drejtuar qeverisë shqiptare, duke i konsideruar ato të drejta dhe të duhura për t’i dhënë përgjigje sfidës së përballimit të pandemisë ekonomike dhe rivitalizimin e ekonomisë në të ardhmen,” e përfundon mesazhin e tij kreu i opozitës.

Video/ Policët e Lleshit shkojnë për sekuestrim háshashi, por bëhen‘ tapë’ dhe…

Një video skandaloze është bërë virale në rrjetet sociale ku shihen disa efektivë policie të cilët kanë harruar punën dhe kanë nisur të festojnë.

Policët e Llesh kimikut kishin shkuar për aksion në Gramsh për sekuestrím háshashi dhe janë bashkuar me banorët e zonës për të shijuar disa momente qejfi.

Nën efektin e alkoolit, këndojnë e kërcejnë dhe filmojnë njëri-tjetrin duke qeshur.

Për këtë ngjarje ka reaguar edhe ish-Kryeministri Berisha i cili ka publikuar edhe videon.

“Aksion i fuqishëm i narkopolicisë kundra drogës në Gramsh! sb”, shkruan Berisha.

Aksion i fuqishem i narkopolicise kundra droges ne Gramsh! sb

Gepostet von Sali Berisha am Donnerstag, 21. Mai 2020

Antibiotikët më të fuqishëm natyralë kundër infeksioneve bakteriale

Zbulimi dhe zhvillimi i antibiotikëve ka shpëtuar shumë jetë njerëzish dhe kafshësh. Megjithatë, para se të filloni me marrjen e ilaçeve, nuk do të jetë keq të mendoni për antibiotikët natyralë

Në gjithë botën është i njohur jo vetëm si ushqim i shëndetshëm, por pothuajse si ilaç. Tashmë me qindra vjet përdoret si antibiotik, ndërsa veç kësaj, vepron kundër viruseve, kundër mikrobeve dhe kundër kërpudhave. Më poshtë janë disa artikujt natyral që trajtojnë infeksionet dhe sëmundjet, kështu që ju nuk do të keni nevojë të merrni barna të dëmshme.

Mjalti
Mjalti është një nga antibiotikët më të lashtë. Egjiptianët e kanë përdorur atë si antibiotik natyral dhe për kujdesin e lëkurës. Mjalti përmban peroksid hidrogjeni, që njihet për vetitë antibakteriale. Ai ka gjithashtu përmbajtje të lartë në sheqer, që mund të ndalojë zhvillimin e baktereve.

Për shekuj me radhë mjalti është përdorur si një ilaç për trajtimin dhe lehtësimin e shumë sëmundjeve, duke filluar nga ftohja, gripi, kolla tek fëmijët, deri në trajtimin dhe parandalimin e infeksioneve të lëkurës. Thuhet se mjalti mund të luftojë më shumë se 250 lloje të ndryshme bakteresh.

Hudhra
Është vërtetuar se ndihmon në shërimin e shumë sëmundjeve, përderisa substanca më e fortë quhet alicinë – që posedon përbërës kundër baktereve dhe kërpudhave.

Në mënyrë efikase shëron dhimbjet e dhëmbëve (mjafton ta copëtoni hudhrën dhe ta vendosni në dhëmbin ku ndieni dhimbje), kollën, dhimbjet në fyt, si dhe shumë sëmundje të tjera dhe pezmatime.

Qepa
Qepa ka disa veti të ngjashme medicinale me hudhrën, dhe si e tillë mund të ndihmojë në reduktimin e dhimbjeve, inflamacionit etj.
Qepa përmban substanca anti-inflamatore që rrisin qarkullimin, lehtësojnë pektorisin dhe është e përdorur gjerësisht për trajtimin e gripit, të ftohurës dhe kollës së vazhdueshme.

Echinacea
E njohur si një nga ilaçet më të mira natyrale, echinacea më së shpeshti përdoret gabimisht si ilaç kundër gripit, për çfarë ekspertët thonë se nuk i prodhon efektet e dëshiruara.

Në vend të gripit duhet të përdoret për t’i luftuar infeksionet bakteriale, për t’i trajtuar plagët e hapura ose helmimin e gjakut. Gjithashtu prodhon rezultate në luftën kundër infeksioneve të frymëmarrjes.

Farat e grejpfrutit
Përbërësit aktiv që përmbajnë farat e këtij fruit (edhe tuli i tij,por në sasi më të vogla), janë ekstrakte jo toksike që përdoren për të vrarë një sërë virusesh dhe bakteresh si: Salmonella, E.coli, herpes etj.

Ekstrakti i kësaj fare ka efekt po aq të fortë sa edhe disa sapunë antibakterialë. Mund të përdoret gjithashtu në ushqim, si ilaç për infeksione bakteriale, dhe mund t’i trajtojë me sukses rritjet e ndryshme në lëkurë.

Vaji i trumzës
Gjatë një studimi të vitit 2011, shkencëtarët testuan efikasitetin e livandës dhe vajit të trumzës. Të dyja këto vajra janë testuar tek më shumë se 120 baktere. Shkencëtarët zbuluan se vaji esencialë i trumzës ishte me efikas në zhdukjen e baktereve se vaji i livandës.

Njerëzit me probleme me tension të lartë të gjakut dhe hipertiroide nuk duhet të përdorin vaj esencial të trumzës.

Vaji i rigonit
Carvacrol është një përbërës që gjendet tek vaji esencial i rigonit. Ai ka veti të rëndësishme terapeutike që aktivizojnë procesin e shërimit në trup. Vaji i rigonit mund të ndihmojë gjithashtu në trajtimin e ulcerës gastrike dhe ulur inflamacionin.

Për të trajtuar infeksionet fungale në lëkurë, shtoni disa pika vaji rigoni në ujë. Aplikojeni përzierjen në pjesët e infektuara. Mund të përdorni gjithashtu për të trajtuar infeksionet e sinusit.
Rigoni mund të përdoret edhe si çaj për detoksfikimin e trupit, duke përmirësuar funksionin e mëlçisë.

Vaji ekstra virgjin i kokosit
Vaji i kokosit ka efekt natyral anti-fungal dhe anti-mikrob që ndihmon trupin për të luftuar bakteret e dëmshme dhe infeksionet.

Ky është një antibiotik i mrekullueshëm që ta kemi afër për çdo rast i cili ka efekt edhe nëse aplikohet për përdorim të jashtëm ose për përdorim të brendshëm.

Karafili
Karafili është i veçantë shkaku i përbërësve antibakterialë. Përdoret në kujdesin ndaj shëndetin oral, por karafili luan rol në eliminimin e baktereve dhe inflamacionin e dhëmbëve dhe mishrave të dhëmbëve.

Shafrani
Kjo erëz e verdhë mund të konsumohet apo aplikohet për të luftuar infeksionet. Ajo ndihmon trupin për të luftuar bakteret e dëmshme, duke e mbrojtur nga infeksionet dhe forcon sistemin imunitar për të parandaluar përhapjen e infeksionit.

Shafrani është treguar të jetë më efektiv se antibiotikët me recetë në treg, pa efekte anësore.

Rrënja e xhenxhefilit
Xhenxhefili është erëz shumë efikase që përdoren në ushqim dhe mjekësi. Mund të konsumohet në forma të ndryshme, si ekstraktet, vaj, pilula, tinkturë.

Është i hatashëm në luftën kundër infeksioneve dhe inflamacioneve, zbut simptomat e mundimeve dhe dhimbjet.

Vaji i gjetheve të ullirit
Jo vetëm fruta e ullirit, por edhe gjethet e kësaj bime janë një burim i shëndetit. Ekstrakti i gjetheve të ullirit, si ilaç natyral për ethe, ka qenë në përdorim që nga fillimi i shekullit 19, dhe është zbuluar se e shëron malarien.

Acidi elenolik, me të cilin janë të pasura gjethet e ullirit, është konfirmuar se i vret bakteret, viruset dhe kërpudhat.

Kurti, i gatshëm ta vazhdojë dialogun me Serbinë me ndërmjetësim të BE-së

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka thënë se është në kontakt të vazhdueshëm me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak për rifillimin e dialogut.

“Jam në kontakt të rregullt me përfaqësuesin e BE-së. Natyrisht që ai tash është duke përgatitur fillimin e dialogut. Ne kërkojmë që ky dialog të jetë me parime dhe i përgatitur mirë. Jemi gati, kemi përvojë dhe do ta përfaqësojmë Republikën tonë ashtu siç e thotë Kushtetuta dhe ligji. Pra, varet nga Brukseli, kalendari i dialogut”, tha Kurti.

Lajçak ka deklaruar se të gjitha palët janë të gatshme për vazhdimin e dialogut dhe se vetëm po pritet që gjendja epidemiologjike ta mundësojë takimin fizik dhe vazhdimin e bisedimeve.

Ai ka paralajmëruar se qysh prej javës së ardhshme do të zhvendoset nga Bratisllava, ku ka qenë deri më tani shkaku i kufizimit të lëvizjeve, në Bruksel, duke qenë edhe fizikisht i pranishëm në zyren e tij të përfaqësuesit special për dialogun.

PS kundër SHBA, Gjiknuri: Jemi kundër ndryshimit të Sistemit Zgjedhor

Në një kohë kur ambasada e SHBA-ve kërkon ndryshimin e sistemit zgjedhor, duke propozuar që Shqipëria të aplikojë modelin danez, duket se kjo kërkesë nuk është pritur mirë nga ana e mazhorancës.

Damian Gjiknuri, përfaqësuesi i PS-së për Reformën Zgjedhore, tha se, ndryshimi i sistemit do të sillte dhe shpërbërjen e Kushtetutës, dhe do të vinte në dyshim të gjitha marrëdhëniet mes institucioneve.

“Sistemi nuk është listë dëshirash të nderuar, ka shumë sisteme, po të hapim lojën e sistemit ne do të shpërbëjmë Kushtetutën e Shqipërisë, pasi ndryshojnë të gjitha raportet mes institucioneve. Nuk mund të zgjidhet çështja e sistemit, në një kohë kur gjysma e rrugës është në rrugë, të gjithë ata që na dëgjojnë, se po u prek sistemi do preken të gjitha marrëdhëniet mes institucioneve. Sistemi mund të ndryshojë vetëm me qetësi, dhe jo me koka të nxehta”, u shpreh Gjiknuri.

Në një kohë kur palët politike në vendin tonë kishin lënë si afat të fundit për përmbylljen e Reformës Zgjedhore, 31 Majin, duket se një pikë kthese ka ardhur nga ambasadorja amerikane Yuri Kim, e cila iu ka kërkuar palëve politike ndryshimin e sistemit, që kërkon ndërhyrje dhe në Kushtetutë.

Teksa ka zhvilluar të paktën dy takime me kryeministrin Edi Rama, mësohet se SHBA tashmë kërkon një sistem zgjedhor në Shqipëri me lista të hapura, dhe për këtë ka dhënë si shembull modelin zgjedhor danez. Sistem proporcional rajonal me votim preferencial është propozimi i ambasadores amerikane që i është dërguar edhe tryezës së Reformës Zgjedhore, përmes një emaili në postën elekronike.

Por çfarë është sistemi zgjedhor danez?

‘D’Hondt’ quhet ndryshe dhe është i përbërë nga dy lista ku tek e para është lista e hapur ku mund të votohet preferencialisht kandidati për deputet kurse tek e dyta është ajo e mbyllur kombëtare ku votohet partia respektive.

Skandali me Air Albania, reagon biznesmeni turk: Sinan Idrizi nuk përmbushi asnjë detyrim, Rama…

Mediat turke vazhdojnë të raportojnë për një skandal mashtrimi. Sipas tyre, biznesmeni i famshëm, Adnan Polat është mashtruar nga biznesmeni shqiptar, Sinan idrizi, partner i Air Albania.

Mediat turke shkruajnë se Polat ishte në Shqipëri për biznes, kur u takua me partnerin e Air Albania, Sinan Idrizi. Ky i fundit i tha se është një kompani, e quajtur Global Fluids International që po ecën mirë në Shqipëri dhe se mund ta ndihmonte për ta blerë kompaninë.

Biznesmeni shqiptar i mori 3.5 mln dollarë si depozitë. Pikërisht kjo shumë i është zhdukur biznesmenit turk, ndaj ai ka vendosur të ngrejë padi.

Pas raportimeve në media, biznesmeni ka dalë me një deklaratë, raporton e përditshmja e madhe, Milliyet. Në deklaratë thuhet se në këtë histori ka qenë i përfshirë edhe kryeministri Edi Rama.

DEKLARATA

“Në bazë të lajmeve të pasqyruara sot në shtyp, ka qenë e detyrueshme të bëj një deklaratë për të informuar publikun. Siç dihet, si biznesmen, unë po investoj në shumë sektorë si në Turqi, ashtu edhe jashtë saj.

Ngjarja, objekt i lajmit, siç përmendet më lart merr jetë gjatë realizimit të një investimi që mendoj se do të ishte i dobishëm për vendin tim.

Me personin e quajtur Sinan Idrizi u ndërmorën negociata për blerjen e kompanisë GFI Albania SH.P.K. U ndërmorën hapa edhe me pjesëmarrjen e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi RAMA, dhe si rezultat, ndodhi ngjarja e përmendur.

Megjithëse të gjitha detyrimet kontraktuale ishin përmbushur nga unë, personi i quajtur Sinan Idrizi nuk përmbushi asnjë prej këtyre detyrimeve.

Deri më sot, me durim, kam pritur që aleatët tanë të zgjidhnin çështjen, për të mos dëmtuar miqësinë Shqipëri-Turqi. Sidoqoftë, përballë kësaj situate që hasa për herë të parë në tërë jetën time të biznesit, vendosa ta dërgoj çështjen në Gjykatën e Lartë Turke.

Doja ta ndaja këtë me publikun, me të gjithë transparencën dhe sinqeritetin”.

Dako dhe Veliaj, të dy me hyqmin e Ramës shkatërruan trashëgimninë kulturore në emër të babëzisë

Nga Oerd BYLYKBASHI

Rrebeshi i maskarallekut

Durresi u permbyt serish. U permbyt jo nga shiu por nga maskaralleku. Kush do te jape llogari per milionat e hedhura per betonimin e Velieres por jo per te ribere kanalizimet e Durresit?

Durresi nuk ka kryetar bashkie te zgjedhur por te emeruar me dhune. Parate vidhen ne menyre anonime sepse askush nuk jep llogari me vote, por durrsaket vazhdojne te permbyten edhe me shi vere.

Maskarallekun e kesaj qeverie ‎me shembjen e teatrit, durrsaket e perjetuan para tre vitesh kur u shkaterrua arkelogjia prane Torres Veneciane dhe kur Torra u kthye ne nje hiç ne cep te monstres prej betoni.

Propaganda e qeverise e zvogeloi atehere rendesine historike te rrenojave mijeravjecare ne emer te betonit modern. ‎Sic ndodhi me Teatrin keto dite. Atehere ishte Dako, sot eshte Veliaj. Te dy me hyqmin e Rames shkaterruan trashegimine kulturore ne emer te babezise kriminale.

Sa kembana duhen per te degjuar? Shume kembana te bejne shurdh!‎

Pashë Teatrin e Operas të restauruar, korridoret lyer si bordellot! U hodhën miliona për…

Nga Sulejman MATO

Pashe Teatrin e Operes, i restauruar sipas kaplloqes te nje arkitekti surealist.
Lyer korridoret me ngjyre te kuqe, te perflakur.

Siç i lyejne bordellot.

Muret e sallave me nje ngjyre te gjelber te ndritshme, o Zot kush ka qene ai?!

Sallat ku dikur punohej, diskutohej, behej art,

m’u duken si interrjere te nje arti surrealist.

Po keshtu dhe kati nentoke ku punonin hidraulike e karpentjere.

U hodhen miljona per te ndertuar nje nuse me tela.

Ne qe kemi punuar aty e kemi pasur mendjen te puna dhe thjeshtesia dekorative. Ambjentet e akullta surealuste a me thua, kujt do t`i sherbejne?

Sa funksionale jane ato lloj stolash te rralluar?

Me e çuditshmja e inaguron Rama dy dite me pas shembjes se Teatrit Kombetar dhe nuk çuditet nga kjo çudi surealiste.

Shpresoj te kene rregulluar se paku akustiken e cila ishte keq…

Zidane paralajmëron Barcelonën

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka bërë të ditur se ai është i përkushtuar ta mbyllë sezonin 2019/20 me trofe, pasi skuadra e tij u kthye në stërvitje grupore këtë javë, pas rreth 2 muaj pauzë shkaku i koronavirusit.

Strategu francez i drejtoi disa seanca stërvitore në kampin Valdebebas gjatë kësaj jave, pasi që lojtarët në La Liga janë lejuar t’u kthehen stërvitjeve, përkundër që këtë do të duhet ta bëjnë për një kohë në grupe të vogla.

La Liga shpreson që sezonin 2019/20, që u suspendua në mars shkaku i pandemisë koronavirusit, do të mundë të rinisë muajin e ardhshëm. Presidenti i ligës, Javier Tebas, e ka menduar 12 qershorin si datën e rinisjes së kampionatit.

Real Madridi aktualisht radhitet në pozitën e dytë në tabelën e La Ligës, mirëpo i ka vetëm dy pikë më pak sesa liderja Barcelona. Zidane planifikon t’i bëjë konkurrencë rivales sapo të rinisë sezoni.

“Kjo javë ka qenë shumë e mirë sepse ne po punojmë në grupe më të vogla. Ne mund të stërvitemi më shumë në aspektin fizik, teknik dhe për taktika. Ekipi duket më mirë këtë javë dhe javën e ardhshme me siguri do të jetë edhe më mirë”, ka thënë trajneri francez.

“Ne duhet të mendojmë pozitivisht sepse jemi me fat që jemi kthyer në punë, që jemi këtu në fushë dhe e gjitha kjo më duket një gjë e mirë”.

“Na kanë mbetur edhe 11 ndeshje dhe do të përgatitemi për ta përfunduar mirë e fuqishëm sezonin. Në fund, gjëja e rëndësishme është ta japësh maksimumin, të fitosh diçka. Ne jemi këtu, kjo është ADN-ja e klubit, të tentojë të fitojë”.

Kriptovaluta: Skema virtuale e pastrimit të parave që kërkon të legalizojë qeveria

Kuvendi i Shqipërisë pritet të miratojë në seancën plenare të së enjtes “Për tregjet financiare të bazuara në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë”, i cili legjitimon kriptomonedhat.

Shqipëria bëhet në këtë mënyrë një nga të paktat vende të Europës që legalizon dhe rregullon kuadrin ligjor për monedhat virtuale.

Deri tani, në Europë vetëm dy shtete kanë marrë hapa për të zbatuar një legjislacion të caktuar për aktivet virtuale, të cilat nuk mbulohen nga kuadri ekzistues i Bashkimit Europian. Kështu, Malta ka në fuqi një ligj për aktivet virtuale, Franca e ka miratuar ligjin në prill të vitit 2019, sipas relacionit që shoqëron projektligjin.

Në relacion thuhet se synohet të bëhet rregullimi me ligj, ndalimi në rast abuzimi dhe marrja e penaliteteve në lidhje me aktivitetet virtuale dhe shërbimet e lidhura me to, duke nënvizuar se rregullimi është variant që po përqafohet në shumë vende si alternativë për kontrollin dhe mbarëvajtjen.

Tokenët dixhitalë dhe monedhat virtuale janë një lloj aktivi virtual, thelbësisht të varur nga teknologjia e regjistrave të shpërndarë (“Distributed Ledger Technology” – DLT), të cilët i japin përdoruesit të drejta përfitimi, pronësie ose mund të përdoren si instrument pagese apo mjet utilitar, në procesin e blerjes së produkteve apo të shërbimeve, shpjegohet në relacion.

Relacioni pranon se siç ka përfitime ka edhe rreziqe.
“Për të shfrytëzuar sa më mirë përfitimet që ofron kjo teknologji, por edhe për të adresuar një sërë rreziqesh të mundshme, siç janë krijimi i skemave mashtruese, apo i skemave të paautorizuara për të ofruar aktive virtuale, rreziku i përdorimit të aktiveve virtuale për të pastruar para, si dhe manipulimi i tregut, nevojitet një kornizë ligjore e plotë, në mënyrë që ky aktivitet të rregullohet” thuhet në relacion.

Në relacion pranohet se pastrimi i parave është një nga rreziqet që lidhet me përdorimin e monedhave virtuale.

Sa i takon vetëm pastrimit të parave, thuhet se projektligji adreson edhe çështje që lidhen me parandalimin e pastrimit të parave, duke kërkuar nga çdo titullar licencë-krijimin e një sistemi të sigurt dhe të mbrojtur nga risqet për të monitoruar transaksionet në përputhje me ligjin për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizimit, nëpërmjet hartimit të politikave për parandalimin e pastrimit të parave dhe angazhimit të punonjësve me përvojën e duhur për raportimin e çështjeve që lidhen me parandalimin e pastrimit të parave.

Blockchain shmang rregullatorët, rrezik për pastrim parash
Blockchain është një teknologji e re dhe jo më e thjeshta për t’u kuptuar. Kjo teknologji vlerësohet se do të kërkojë vite për t’u zbatuar nga komunitete shumë më të edukuara nga pikëpamja financiare se Shqipëria për të zgjidhur problemet me standardet e sigurisë dhe për të kthyer reputacionin nga hakerimet e fundit.

Blockchain premton t’ia kthejë kontrollin e data njerëzve, por kjo së paku kërkon besimin në teknologji. Paradoksi këtu është se blockchain, në fakt, shmang pikërisht nevojën për të besuar dhe heq hallkat ndërmjetëse, si për shembull noterët, siguruesit dhe bankierët,duke na kërkuar që të besojmë në teknologji. Por si mund të besosh në teknologji, nëse kodet e blockchain janë thyer në mënyrë të përsëritur.

Nëpërmjet teknologjisë mund të kalosh pa kontrollin e bankës qendrore aksionet e një biznesi, hipotekën e shtëpisë, sigurimin e pronës apo transfertat e emigrantëve, duke shmangur sinjalizuesit e fenomenit të pastrimit të parave. Këtë funksion e kryejnë aktualisht bankat / shoqëritë financiare që duhet të njoftojnë në kohë reale pastrimin e parave për transaksione mbi 10 000 euro, ashtu si dhe noterët që e kanë të detyrueshme të njoftojnë, në rast dyshimi për pastrim parash.