31.5 C
Tirana
E premte, 15 Gusht, 2025

Shembja e Teatrit/ Europa Nostra reagon sërish: Ofruam ndihmën tonë por na dhanë ekskavatorët

Sekretarja e përgjithshme e Europa Nostra Sneshka Mihailoviç ka reaguar në lidhje me shembjen e teatrit kombëtar në Tiranë.

Ajo tha se federata për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore e kishte lajmëruar kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun Erion Veliaj që më 17 janar se Teatri Kombëtar me shumë gjasa do të futej në listën e 7 vendeve më të rrezikuara në Europë.

“E njëjta letër ju dërgua kryebashkiakut të Tiranës, kryeministrit dhe presidentit të Republikës së Shqipërisë, duke i informuar ata se teatri ishte vendosur në listën tonë prej 14 vendesh dhe me gjasa do të vendosej në listën me 7 vende dhe ne po ofrojmë ekspertizën tonë, po ofrojmë të vijmë e të flasim me ta, me të gjitha palët e përfshira, shoqërinë civile dhe ekspertët për të gjetur së bashku zgjidhjen për ta shpëtuar këtë godinë dhe për të gjetur një zgjidhje alternative për projekte të tjera zhvillimi që po diskutohen për Tiranën.

Por në vend të kësaj, nuk morëm asnjë përgjigje për letrën e 17 janarit. Do t’jua dërgoj një kopje të letrës, dhe së fundmi, përgjigja që ne morëm ishin ekskavatorët e dërguar në mes të natës të dielën e kaluar, për të rrafshuar jo vetëm godinën, por edhe brendësinë e teatrit me kostumet dhe arkivat, duke e kthyer në rrënoja të gjithë historinë.

Nuk mendojmë se kjo ishte përgjigja që meritonim dhe prisnim nga autoritetet.

Dhe veçanërisht jo ne, por qytetarët e Shqipërisë meritonin një përgjigje ndryshe nga autoritetet,” deklaroi znj. Mihailoviç.
/Euronews Albania

Protestuan paralelisht me Tiranën, arrèstohet kreu i FRPD në Durrës dhe 3 të rinj

Paralelisht me pròtestën në Tiranë, janë zhvilluar tubime edhe në qytetin Shkodrës dhe të Durrësit kundër prishjes së Teatrit Kombëtar.

Në qytetin bregdetar të Durrësit ka pasur edhe arrèstime ku mësohet për 4 persona që janë shoqëruar, mes tyre edhe kreu i FRPD Durrës, Artion Barjamaj.

Fotot e mëposhtme i përkasin momentit të shqoqërimit të tij, ndërsa ende janë të paqarta rrethanat dhe shkaqet ndërsa gjatë futjes së tij në mjetin e policisë, dëgjoheshin thirrjet ‘poshtë diktatura’.

Sinan Idrizi, mashtruesi ndërkombëtar fasadë për 41% të aksioneve të Ramës në “Air Albania”

Ish-deputeti i PD, Agron Shehaj ka denoncuar edhe një herë skandalin e njeriut të Ramës për aksionet e kompanisë shtetërore Air Albania.

Shehaj shkrun në një postim në Facebook se, Sinan Idrizi, një person që Edi Rama e vendosi si ortak me 41 % të aksioneve të kompanisë shtetërore Air Albania, akuzohet për mashtrim prej miliona euro.

Reagimi i plotë

Sinan Idrizi, një person që Edi Rama e vendosi si ortak me 41 % të aksioneve të kompanisë shtetërore Air Albania, akuzohet për mashtrim prej miliona euro.

Kete te akuzar për mashtrim, pa asnje aktivitet biznesi, pa asnje burim te deklaruar parash, Edi Rama e beri ortak me shtetin vetem sepse ai ishte njeriu i duhur per te mbuluar edi ramen.

Nuk ka asnjë dyshim që Sinan idrizi u vu aty vetëm për të shërbyer si mbulesë per vetë Edi Ramën. 41 % të aksioneve të Air Albania janë të Edi Ramës.

Eshte koha që SPAK të hetojë urgjentisht lidhjet Rama-Idrizi dhe mënyrën se si u bë Idrizi ortak i shtetit.

Memet e rrjetit në protestën e artistëve: RAMAVIRUSI është rreziku më i madh!

Memet e rrjetit kundër prishjes së Teatrit kanë zënë një vend të dukshëm në protestën e artistëve, që po mbështetet nga opozita më bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Në një prej memeve që bie në sy, është kryeministri Edi Rama, i vendosur në një tabelë që tregon rrezik. Ai është quajtur në rrjet RAMAVIRUSI, duke treguar se është rreziku më i madh sot për vendin dhe qytetarët.

Në një foto tjetër duket këshilli bashkiak i Tiranës, i cili quhet Këshilli i Turpit, pasi mori fshehurazi dhe në mënyrë të paligjshme vendimin për prishjen e Teatrit Kombëtar.

Vendi ku janë vendosur memet ndodhet pranë Teatrit Kombëtar dhe në mënyrë simbolike është rrethuar nga qytetarët protestues me shiritin “skenë krimi”.

Pjesë e protestës janë edhe pankartat ku Erion Veliaj shfaqet me një nga oligarkët e qeverisë, Shkëlqim Fusha, të cilit, pasi i ka dhënë mbi 100 milionë euro tendera, e përdori për aferën korruptive kriminale për shembjen e Teatrit.

Në foto janë pronari i kompanisë Fusha dhe familjarët e tij të afërt, ish prokurori i Tiranës, Petrit Fusha, që mbylli çështjen e Ardit Gjoklajt në favor të Erion Veliajt dhe Sulejman Fusha, trafikant ndërkombëtar droge.

Edhe vajza e zv.ministrit të Ramës në protestën kundër Veliajt

Në sheshin para ministrisë së Brendshme vijon protesta e thirrur nga artistët për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Në protestë janë të pranishëm edhe liderët dhe përfaqësuesit e opozitës, ndonëse pa protagonizëm. Mirëpo, në shesh është e pranishme edhe Anna Shkreli, vajza e zv.ministrit të Infrastrukturës Artan Shkrelit dhe ish-deputetes së PS, Ledi Shamku.

Ajo mbështet kështu kauzën e artistëve, ndonëse babai i saj është pjesë e qeverisë. Anna është bashkëshortja e kreut të FRPD, Belind Këlliçit, ndërsa ky i fundit i ftuar ditën e djeshme në studion e Abc News u tregua i rezervuar për këtë lidhje, duke theksuar se secili ka parimet e veta politike./abcnews/

Baçi denoncon ndotjen e lumit Gjanica: Në vend të peshqve të Subashit, në mes të qytetit lundron ndotja e korrupsionit me naftën

Kreu i PD dega Fier, Luan Baçi denoncon ndotjen e lumit Gjanica: Në vend të peshqve të Subashit, në mes të qytetit lundron ndotja e korrupsionit me naftën

Pamje nga Gjanica sot, lumi qe pershkon Fierin mes per mes, lumi qe u hodhen miliona € per sistemimin e tij, lumi qe u investuan miliona € te tjera sistem filtrimi dhe pastrimi te ujit dhe qe u propagandua nga Subashi i emeruar i bashkise, si nje arrijtje e madhe.

E mbani mend Subashin, kur inaguronte kete sistem filtrimi dhe pastrimi?

E mbani mend kur thoshte qe ne ujin e paster te Gjanices do te kete peshq dhe mbi te do te fluturojne pulebardhat?

Shikoni Gjanicen tani dhe mendoni se sa genjeshtare te pandreqshem jane keta.

Pse nuk shqetesohet bashkia dhe kryetari i emeruar i saj, per ndotjen e madhe mjedisore dhe eren shume te rende, dhe te padurueshme qe po demton, shendetin e qytetareve si dhe floren dhe faunen?

Çfare interesash kane me kompanite nafte nxjerrese?

Perse jane kaq fuqi plote, keto kompani dhe rafinerite, qe derdhin pa pushim, mbeturina shume ndotese dhe te demshme?

A ka ndonje pergjigje Subashi, per kete?

Po inspektoriati i mjedisit, Ministria e mjedisit dhe institucionet e tjera a kane ndonje pergjigje, per kete problem shume shqetsues ?

Po prokuroria, pse nuk fillon nje hetim, per kete krim mjedisor, shume te rende dhe mjafte te dukshem?

Ndiqni videot, shikoni lumin Gjanica dhe pergjigjia eshte aty, prej shume vitesh tashme.
Te gjithe jane te kapur.

PD dhe opozita kanë treguar vullnet për Reformën Zgjedhore. Më 17 maj PS dhe Edi Rama hodhën në erë besimin tek procesi

• Kemi bashkuar sot gjithë forcat tona anë e mbanë Shqipërisë në një projekt ndryshimi, i cili merr jetë me votën e shqiptarëve. Ndryshimi në Shqipëri është i paevitueshëm.

• Edi Rama i provoi botës më 17 Man se me të nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme, por vetëm dhunim të të drejtave të qytetarëve.

• PD dhe opozita kanë treguar vullnet për Reformën Zgjedhore. Sot nuk është përgjegjësia jonë. Më 17 maj PS dhe Edi Rama hodhën në erë besimin tek procesi. Opozita nuk mund të jetë fasadë, përgjegjësia është e Edi Ramës.

KOMUNIKIMI I KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA PAS PROTESTËS

Pyetje: Kjo është protesta e dytë e thirrur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, a do të vazhdojë opozita të jetë në krah të artistëve dhe kur do të ketë një protestë masive popullore siç keni lajmëruar ditë më parë?

Lulzim Basha: Opozita ka një qëllim, t’u japë fund menjëherë kushteve në të cilat padrejtësia shtyp qytetarët, shkatërron pronën e tyre, i varfëron dhe kjo padrejtësi e ka një emër: ky është Edi Rama. Në funksion të këtij qëllimi ne kemi bashkuar sot gjithë forcat tona anë e mbanë Shqipërisë në një projekt ndryshimi, i cili merr jetë me votën e Shqiptarëve. Ndryshimi në Shqipëri është i paevitueshëm. Edi Rama është investuar të ndalë rrugën europiane të Shqipërisë, është investuar të ndalë përpjekjet për zgjedhje të lira e të ndershme dhe me 17 maj i ka provuar mbarë botës se me të nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme, me të mund të ketë vetëm dhunim të të drejtave të qytetarëve.

Ndaj kjo i jep sot betejës tonë tash trevjeçare për zgjedhje të lira e të ndershme një apel kombëtar dhe ndërkombëtar të painjorueshëm. Në ditët në vijim Partia Demokratike dhe opozita do të përvijojnë hapat e mëtejshëm me qëllim që synimi ynë i kahershëm për t’u dhënë shqiptarëve lirinë e votës, pa të cilën nuk mund të ketë as ekonomi, as zhvillim, as punësim dhe as Europë, të realizohet një orë e më parë dhe t’u mundësojmë atyre t’i drejtohen kutive të votimit për të shporrur me një votë plebishitare dhe popullore një qeveri uzurpatore të institucioneve, një hajdut ordiner dhe një kriminel të faktuar para gjithë botës si i tillë me krimin e 17 majit, që do të përpiqemi me të gjitha forcat tona të jetë krimi i fundit i kësaj qeverie të babëzisë dhe korrupsionit.

Pyetje: Kur dhe si do të largohet Edi Rama? A do të uleni sërish në tryezën e reformës zgjedhore?

Lulzim Basha: Partia Demokratike dhe Opozita kanë patur dhe kanë treguar vullnet për Reformën Zgjedhore pikërisht sepse duhet që një orë e më parë shqiptarët t’u drejtohen kutive të votimit. Sot nuk është përgjegjësia e jonë. Me atë që ndodhi me 17 maj Partia Socialiste dhe Edi Rama kanë hedhur në erë besimin në një proces që pa besim nuk është asgjë. Opozita nuk mund të jetë fasadë, përgjegjësia është e Edi Ramës.

Pyetje: A e keni parë propozimin amerikan për sistemin zgjedhor?

Lulzim Basha: Nuk kam parë asnjë propozim amerikan për sistemin zgjedhor.

Pyetje: Propozim për sistem danez zoti Basha?

Lulzim Basha: Jua dhashë përgjigjen.

Pyetje: Lista të hapura ju jeni dakord?

Lulzim Basha: Ne do të jemi gati për lista të hapura dhe ndryshim sistemi, ju e dini idenë time për maxhoritar të pastër dhe dy dhoma, për kufizimin e mandateve të deputetëve, kryeministrit, por asgjë nuk do të ketë kuptim sa kohë që kujdestare e zgjedhjeve është hajdutja e zgjedhjeve dhe hajduti i zgjedhjeve Edi Rama.

Pyetje: Ka një kërkesë nga Gjiknuri për zotin Bylykbashi dhe zotin Vasili për të shkuar në tryezë, do të jenë përfaqësuesit e opozitës?

Lulzim Basha: Besoj përgjigjen e morët të plotë dhe shteruese nga ajo që ju thashë.
Faleminderit

Thirrja e avokates nga sheshi i protestës: “SPAK të arrestojë Veliajn, po manipulon faktet”

Avokatja dhe aktivistja Ardiana Kalaja nga protesta për Teatrin Komëbtar i bëri thirrje SPAK-ut që të arrestojë kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj, pasi sipas saj, ai po manipulon provat e kësaj çështje.

Po ashtu Kalaja i kërkoi SPAK që të ndërhyjë për këtë situatë.

“Përshëndetje sheshi më i bukur në botë. Sheshi me njerëz më me vlera që ka Shqipëria. Sa herë afrohem këtu, ndjej dhimbje. Nuk di se sa kohë do kalojë, që të harrojmë atë që pamë dhe përjetuam.

Në këtë dhimbje këtu dy gjera më kanë bërë përshtypje. Për një staf me terroristët. A e keni parë se terroristët sulmojnë simbolet. Ata sulmuan artin dhe kulturën shqiptare. Kauza e teatrit nuk janë muret, por Shqipëria, flamuri Kuq e Zi.

Ata nën rrënoja hodhën flamurin, nuk iu dhimbs. Atje ku u vra Ardit Gjokaj, po varrosim dhe teatrin. A do të lejojmë që të ketë një Ardit Gjoklaj të dytë? Ne duhet ta ndalojmë. E la thënë i madhi Falcone; ndiq paratë. Krimi për teatrin ka nisur kur u miratua ligji për Teatrin. Çfarë po bën pushteti?

Po merret me veprime dytësore. Ato transaksionet e fshehta, ato biletat e udhëtimit të Maznikut, ato projektet e Kompanisë Fusha, duhet të hetojë SPAK.

Nga ky shesh i kërkoj SPAK arresto kryetarin e bashkisë Erjon Velaj, po manipulon provat. Provat dhe faktet i keni në SPAK. Veprimin e dytë është që mos e lejo të përdhoset çështja. Në këtë shesh do bëjmë teatrin e ri”, tha Kalaja.

Regjisori i njohur: Rama kreu akt terrorist! Do të bllokojmë truallin e Teatrit

Regjisori i njohur, Robert Budina ka kërkuar nga drejtësia të zbardhë sulmin ndaj artistëve mëngjesin e 17 Majit duke akuzuar për akt terrorist kryeministrin Edi Rama, drejtuesin e Bashkisë së Tiranës dhe institucionet që duhet të kishin ndërhyrë për të mbrojtur godinën e Teatrit Kombëtar.

Budina paralajmëroi se nëse nuk do të ketë drejtësi, qytetarët legjitimohen që të veprojnë vetë, duke paralajmëruar se do të pengojnë ndërtimet në Truallin e Teatrit.

Gjithashtu Budina kërkoi reagim nga ndërkombëtarët duke deklaruar se vendi po rrëshqet në një situatë pasigurie.

“Sot për t’i dhënë një përgjigje aktit terrorist të kryeministrit, sot kemi firmosur një peticion për Teatrin ashtu si ishte dhe ku ishte. Kemi pamjet si tërhiqen zvarrë intelektualët që donin të mbronin kulturën. Ne nuk do tërhiqemi se jemi kokë e fortë. Halli juaj nuk ishte vetëm Teatri.

Ai e shembi për të thënë se ishte i fuqishëm nëse ne nuk e kthejmë tempullin e qytetarisë, kemi humbur. Faktori ndërkombëtar na ka dhënë mbështetjen. Ai që thotë ik duhet të ikën vetë. Ne duhet të fitojmë këtë bisedë me të keqen dhe për këtë kemi nevojë të gjithë. Ne nuk jemi njerëzit e dhunës. Faleminderit që e mbështesni këtë strategji.

Deklaratë e Aleancës

Të nderuar qytetarë mëngjesin e 17 Majit, Teatrit Kombëtar iu vunë kazmat. U godit godina me qytetarë brenda në saj. Është rastësi që sot nuk kemi viktima nga ky akt terrorist. Disa aktivistë u mbajtën në qeli për 72 orë, të tjerë u dhanë në arrest shtëpie dhe asnjë procedim për policinë. Drejtësia ka marrë fund. Forca është i vetëm mjet veprimi dhe komunikimi.

Ne mbërritëm deri këtu sepse kanë institucionet. Nëse nuk ka një reagim të shpejt nga drejtësia dhje ndërkombëtarët, qytetarët legjitimohen të mbrojnë veten me të gjitha format. Ne kemi depozituar dy kallëzime në SPAK për Veliajn dhe Maznikun, për korrupsion, shpërdorim detyre dhe vrasje në tentativë. Ne kërkojmë të dalë para drejtësisë ekzekutuesi i vendimi, institucioni që duhet të mbronte Teatrin dhe ata që kanë vënë firmën mbi një raport të pakryer asnjëherë.

Kërkojmë zbardhjen e plotë të ngjarjes, dhe ndërhyrjen e RENEA-s kundër artistëve që nuk përbënin rrezik. Ne akuzojmë Ramën, Veliajn, Margaritin, Maznikun. IMT Çulin, këshilltarët e Bashkisë dhe ata që me veprimet dhe mosveprimet e tyre prodhuan ngjarjen kriminale të 17 Majit.

Një hap i parë për të qetësuar situatën është ndalimi i çdo punimi në truallin e Teatrit Kombëtar. Nëse nuk ka reagim të shpejtë nga drejtësia, atëherë do jemi ne që do pengojmë me forcë se aty fshihet krimi. I bëjmë thirrje ndërkombëtarëve të reagojmë, vendi po rrëshket në situatë pasigurie”, tha Budina.

Thirrja e fortë nga sheshi i protestës: President shpërnda Parlamentin!

Presidenti Ilir Meta ka thirrur në një takim drejtuesit e partive opozitare. Takimi do të mbahet ditën e enjte në Pallatin e Brigadave, ndërsa pritet të diskutohet mbi situatën politike në vend, e cila duket se ka precipituar pas shemmbjes së Teatrit Kombëtar.

Ndërkohë mesazhi që i është përcjellë Kreut të Shtetit nga protestuesit është shpërndarja e Parlamentit. Nuk dihet nëse kjo kërkesë do të diskutohet apo jo, por nga sheshi i protestës, përpara Ministrisë së Brendshme, njëzëri qytetarët brohorisnin “President shpërnda Parlamentin”.