33.5 C
Tirana
E shtunë, 16 Gusht, 2025

Neritan Liçaj: Është dhimbje shumë e madhe. Këta janë komunistë, duan…

Aktori, Neritan liçaj ka folur nga sheshi para Ministrisë së brendshme në protestën e dytë kundër prishjes së godinës së Teatrit kombëtar, ku tha se nisma për firmosjen e një peticioni për rindërtimin e Teatrit siç ishte është edhe një test që artistët dhe aktivistët i bëjnë vetes për mbështetjen popullore në kauzën e tyre dhe nëse kjo e fundit është e drejtë apo jo.

Liçaj i tha gazetares së Fax News, Mirilda Tilit se qeveria ka prirje komuniste me veprimet e saj pasi gjithçka do ta rindërtojë nga zero dhe pse godinat historike mund të rikonstrukturohen.

“Ne e kemi nisur peticionin para pandemisë dhe e ndërprerë për ta rinisur sot. Këkresa është të ndërtohet Teatri kombëtar siç ishte dhe le të shprehen qytetarët.

Siç e shikoni prishja e Teatrit Kombëtar ka revoltuar një popuyll të tërë, shumica e madhe është për mos prishjen e godinës. Është dhimbje shumë e madhe spese aty u zhduk historia me Teatrin. Këta janë komunistë, duan ta rindërtojnë gjithçka nga e para dhe jo të rikonstruktojnë. Është një lloj testimi që bëjmë ne edhe për të konfirmuar veten, jemi në të drejtën tonë apo jo. Ne kemi të drejtë të kërkojmë nga institucionet e drejtësisë tëe bëjnë drejtësi për Teatrin Kombëtar.

Çfarë kanë ndërmend ta bëjnë le ta bëjnë, mendoj se jam në të drejtën time. Nëse duan të më ndalojnë dhe të më procedojnë çfarë të them. Ne jemi një frymë, besoj se do të zgjas sa protesta e parë. Ne jemi qytetar, nuk kemi axhenda, thjeshtë duam të protestojmë kundër asaj masakre. Opozita ka punën e vet. Ju keni parë, unë nuk jam i përfshirë në politikë as nuk jam pjesë e saj, derën nuk ia kam mbyllur askujt, me dhe pa parti, organizata. Ne jemi një l;ëvizje qytetare dhe kushdo ka të drejtën e pjesmarrjes”, tha Liçaj.

Sulmet ndaj Opozitës janë alibi e qëndrimit të Ramës në pushtet

Nga Red VARAKU

Të çudit fakti që ka akoma njerëz që fajësojnë rëndom opozitën pse e keqja s’po ndalet dhe pse Shqipëria po rrëshket drejt autokracisë. Ndërkohë, Rama dhe keqqeverisja e tij merren si fakte të mirëqena.

Është e vërtetë që opozita mund të ketë disa përgjegjësi, të cilat ajo i ka pranuar pa hezitim, por të akuzosh opozitën sikur ajo të ishte përgjegjëse për degradimin e Shqipërisë, kjo tejkalon edhe cinizmin më grotesk.

Në fakt, nuk është se këta njerëz meritojnë ndonjë shpjegim, sepse beteja që ka bërë opozita, është beteja më e madhe opozitare e këtyre 30 viteve, e cila u pasua nga dy aktet më të forta politike në historinë politike të njëqind viteve të fundit, djegja e mandateve dhe bojkoti i zgjedhjeve.

Por, sigurisht njerëzit e pavëmendshëm e meritojnë një shpjegim për t’i shpëtuar kurthit të kësaj propagande.

Së pari, është bërë e zakonshme, të dëgjosh të thuhet se opozita po bën lojën e Ramës dhe për këtë sillet si argument marrëveshja e 17 majit.

Në fakt ky është një argument shumë naiv, sepse të gjithë e dimë që kjo marrëveshje u bë nën presionin dhe garancinë e faktorit ndërkombëtar që votat nuk do të vidhen dhe koha i dha të drejtë opozitës.

Së dyti, prej gati një viti e gjysëm, opozita është në një betejë pa kompromis me një regjim autokrat pa skrupuj për të rikthyer vlerat perëndimore në Shqipëri. Ajo ka thënë të vërteta të mëdha duke dokumentuar dhe denoncuar publikisht çdo aferë të kësaj qeverie.

Por, shumëkush e harron që kjo është një qeveri që s’do t’ia dijë për asgjë, sepse ka dalë nga vjedhja, jo nga vota, dhe atë mund ta ndalë vetëm populli, duke i hequr me votë mandatin për të qeverisur dhe askush tjetër.

Së treti, edhe pse ka përballë një regjim, i cili ka degraduar në sulme të hapura ndaj saj dhe është investuar politikisht për ta asgjësuar atë me dhunë shantazh, opozita ia ka dalë të prezantojë një program për daljen nga kriza ekonomike ku ndodhet vendi.

Ky program është hartuar si asnjëherë më parë nga një parti opozitare, në dialog me qytetarët e në bashkëpunim me një duzinë ekspertësh të nivelit më të lartë ndërkombëtar.

Pjesë të këtij programi ajo i ka artikuluar publikisht siç është alternativa për sistemin fiskal, alternativa për bujaësinë, alternativa për shëndetësinë, alternativa për arsimin dhe alternativa për sigurinë e rendin.

Por, idetë e saj nuk kanë gjetur reflektim në media, sepse mediat janë kthyer në kurtizane të regjimit dhe të vetmet lajme dhe komente të reflektuara mediatikisht në lidhje me opozitën kanë qenë gjithmonë thashethemet dhe batutat me qëllim diversionin brenda saj.

Së katërti, gjëja që të gjithë harrojnë kur gjykojnë opozitën si humbëse është se opozita nuk humbi në 2017. Ajo u vodh dhe këtë na e vërtetuan përgjimet e BILD dhe Zërit të Amerikës.

Por, në vend që të merren me atë që vodhi, ata gjykojnë atë që u vodh, e kjo nuk ka ku të rrijë. Pra, PD u vodh , dhe kêtë na e dëshmuan përgjimet, që do të thotë se ajo nuk është sot në opozitë ngaqë nuk e voton populli, por sepse vullneti i zgjedhësve u deformua me banda dhe kriminelë.

Së pesti, pakënaqësia e këtyre njerëzve ndaj opozitës shkon deri në pikën ku thuhet se këtu të gjithë janë njëlloj, a thua se qeveria gjykohet për çka thotë, ndërsa opozita gjykohet për çka bën dhe jo e kundërta, duke harruar që çdo sulm kundër opozitës bëhet alibia e qëndrimit të Ramës në pushtet.

E së fundi, duhet të jetë e qartë që Opozita nuk ka mandat për të qeverisur vendin. Ajo ka vetëm fjalën dhe pasionin politik për t’i dhënë fund tranzicionit politik në Shqipëri.

Problemi që ka ndihma nga komunistët e Kinës

Pekini po ndihmon shumë vende të luftojnë pandeminë e Coronas – shumica janë vende të pazhvilluara në Afrikë. Por ndihma nga komunistët e Kinës ka një të metë morale, shkruan redaktori i DW, Dang Yuan.

Takimi i Përgjithshëm Vjetor i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBT) të hënën ishte podiumi i një loje politike të pushtetit. Pandemia e Corona-s që duhej të mbizotëronte në agjendë papritur u kthye në një çështje e vogël. Në të gjithë botën, pesë milion njerëz së shpejti do të infektohen nga virusi potencialisht vdekjeprurës.

Por në selinë e OBT-së në Gjenevë u acarua një mosmarrëveshje për sistemin: cili sistem politik është më i miri për të mbrojtur me efikasitet një vend dhe njerëzit e tij në rast fatkeqësie? Simbolikisht SHBA përfaqëson demokracitë dhe Kina qeveritë totalitare.

Në një kohë kur Presidenti amerikan Donald Trump i mbyll OBT-së rubinetin e parave dhe kërcënon të largohet, homologu i tij kinez Xi Jinping është çuditërisht bujar. Kina do të vërë në dispozicion 2 miliardë dollarë ndihmë për vendet më të varfra në zhvillim gjatë dy viteve të ardhshme, premtoi Xi në një mesazh me video. Për krahasim: kontributi vjetor i SHBA në OBSH është rreth 500 milionë dollarë. Përveç kësaj, kreu i PK premtoi se do t’i ofrojë si një ” vlerë publike globale” vaksinat kundër virusit Corona, të zhvilluara dhe të çertifikuara nga Kina.

Nga “Mbretëria e Mesit” te “Mbretëria e Mjeteve”
Sisteme të shumta shëndetësore në botë, veçanërisht në vendet e pazhvilluara të Afrikës, janë të mbingarkuara nga nivelet jashtëzakonisht të larta të infektimit dhe varen nga ndihma ndërkombëtare. Ndihmë që duhet të vijë shpejt tani. Janë pikërisht këto vende që janë veçanërisht të ndjeshme ndaj ndihmës bujare nga “Mbretëria e Mesit”.

Nga ana tjetër, e gjithë kjo përshtatet në master planin e Kinës për të vazhduar punën në krye të rendit botëror. Sepse aty ku SHBA zvogëlon bashkëpunimin ndërkombëtar – për shembull në institucione të ndryshme të OKB-së – dhe lë një boshllëk, Kina hyn fuqishëm financiarisht dhe kështu fiton më shumë peshë gjeopolitike.

Qëllimi i deklaruar i Pekinit është të krijojë një aleancë midis vendeve në zhvillim në mënyrë që ata të bëhen të pavarur ekonomikisht dhe politikisht nga fuqitë e mëparshme koloniale dhe të hapin rrugë të reja. Kjo në një kohë kur ky vend autoritar përpiqet për hegjemoni vetë, të cilën Pekini, natyrisht, nuk e pranon asnjëherë.

Ndihmë për zhvillimin që të bën të varur
Kina ndihmon pa parakushte politike siç janë qeverisja e mirë ose të ngjashme. Pekini po financon projekte të mëdha infrastrukturore si pjesë e Iniciativës së tij të Rrugës së Mëndafshit, e cila përfshin gjysmën e globit nga Kina përmes ngushticës së Gjibraltarit deri në Paqësorin e Jugut. Nga njëra anë, regjimi i kuq siguron lëndë të parë strategjike të rëndësishme në Afrikë për të plotësuar dëshirat e ekonomisë së vendit, nga ana tjetër hap tregje të reja për produktet e tij – aktualisht veçanërisht fort në Evropën Lindore dhe Juglindore.

Për shkak të ngarkesës së madhe të borxhit të vendeve pranuese, po rritet edhe varësia politike nga Kina. Nëse një qeveri ka perspektivën e rizgjedhjes ose a do të mbetet një diktator në karrigen e pushtetit, kjo tani mund të varet nga një vendim i vetëm në selinë e PKK. Pekini zgjedh në vende të tilla si udhëheqës politikanë që janë të përshtatshëm për të.

Mashë në përplasjen e sistemeve
Shtetet e Bashkuara nuk duan të heqin dorë pa rezistencë në luftën e sistemeve. Tajvanin, zyrtarisht Republikë e Kinës, ata po e përdorin si mashë në WHO – një demokraci me 23 milion njerëz, e cila, megjithatë, nuk lejohet të jetë anëtare e OKB-së për shkak të pretendimit të Republikës Popullore se ekziston Një Kinë. Edhe përpjekja për të marrë statusin e vëzhgimit në OBSH dështon për shkak të rezistencës së Kinës.

Qeveria kritike ndaj Kinës në Tajvan e luftoi krizën në një mënyrë shembullore dhe po merr lavdërime me të drejtë për këtë. Por do të ishte një konkluzion i gabuar që të thuash se në krahasim me qeveritë autoritare të gjitha demokracitë janë më të afta të përballen me krizën e Coronas. Ja si bëri një gabim fillestari Sekretari i Shtetit Amerikan Mike Pompeo: Kur e vlerësoi Tajvanin, ai për fat të keq harroi që është pikërisht në vendin e tij – model për të gjitha demokracitë në botë – ku gjithçka po del nga kontrolli për shkak të krizës së Corona-s.

Por është gjithashtu e pandershme kur propaganda kineze pretendon se modeli kinez është më i mirë se çdo demokraci. Njerëzit nuk gëzojnë të drejtë vetëm të kenë shëndet dhe integritet fizik. Të drejtat e pandashme të njeriut, njerëzore janë po aq thelbësore sa e drejta për lirinë e ushtrimit të fesë dhe lirinë e shprehjes. Dhe prej këtyre Kina është ende vite dritë larg.

Eksperti: Tërheqja e Amerikës nga OBSH, fitore politike për Kinën

Presidenti Donald Trump përsëriti kërcënimet se Shtetet e Bashkuara do të anulojnë pagesat e anëtarësisë në Organizatën Botërore të Shëndetësisë. Ekspertët paralajmërojnë se një hap i tillë do të dëmtonte përpjekjet globale kundër koronavirusit dhe do të ishte fitore politike për Kinën.

Shtetet e Bashkuara kanë qenë historikisht mbështetësi kryesor me fonde i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, duke ofruar çdo vit rreth 450 milionë dollarë. Lawrence Gostin, ekspert i shëndetit publik thotë se tërheqja nga organizata do të ishte e pafalshme në këtë situatë:

“Nuk ka asgjë me ndikim më global se të kesh një rol udhëheqës në një krizë të shëndetit në mes të një pandemie. Kina po përpiqet tani ta marrë këtë rol. Kina nuk ka të drejtë të dalë në rol udhëheqës, sepse kurrë nuk është sjellë si qytetare globale”, thotë zoti Gostin.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, thotë Profesor Gostin po i bën një dhuratë Kinës nëse tërhiqet nga OBSH. Presidenti Trump i adresoi një letër drejtorit të përgjithshëm të organizatës duke ngritur shqetësimin se Kina “vazhdon të minojë rregullat ndërkombëtare për shëndetin”.

Profesor Gostin pohon se Kina nuk është treguar transparente, por shton se pezullimi i fondeve për OBSH nuk dëmton vetëm këtë organizatë, por edhe interesat kombëtare amerikane:

“Amerika po vepron kundër interesave të saj duke nxitur këtë retorikë histerike e me gjithë këto kërcënime. Askush nuk do të dëgjojë kërcënime të tilla. Kinës mund t’i kërkohet me fakte të tregohet më transparente dhe të bashkëpunojë më shumë”, thotë ai.

Eksperti shton se megjithë kërcënimet e presidentit se brenda 30 ditësh do të ndërpresë fondet për OBSH, nëse organizata nuk dëshmon ndryshime substanciale, asgjë nuk do të ndryshojë:

“Ai nuk gëzon autoritetin ta bëjë këtë gjë. Duhet vendim nga Kongresi dhe nuk ka asgjë gjasë që Kongresi të mbështesë ndërprerjen e fondeve dhe tërheqjen e Amerikës nga organizata”.

Kina ndërkohë ka shtuar mbështetjen financiare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe është zotuar të mbështesë me fonde prodhimin dhe shpërndarjen e vaksinës kundër koronavirusit.

Kurti denoncon Ramën: Demokracia nuk është spektakli i propagandës së pushtetit, që ua ledhaton mjekrat atyre

“Duket sikur demokracia mezi po mbahet në Shqipëri. Por demokracia është aftësia e qytetarëve për t’i befasuar pushtetarët, e nuk është spektakli i propagandës së pushtetit, që ua ledhaton mjekrat atyre”. Kjo është akuza më e fundit e Albin Kurtit kundër dikur mikut të tij, Edi Rama. Në dy-tri vjetët e fundit dy liderët e majtë në Kosovë e Shqipëri, që tash të dy janë kryeministra, tërheqjen e vetme i kanë pasur deklaratat e ashpra ndaj njëri-tjetrit.

Dukej premtues takimi mbi katërorësh në Tiranë ku Kurti e Rama i kishin diskutuar gjerë e gjatë raportet mes dy vendeve, të cilat viteve të fundit janë përballur me amplituda të shpeshta për shkak të liderëve. Takimi i shumëpërfolur që ishte ndërprerë për shkak të Gerard Depardieu, ishte komentuar gjatë pikërisht edhe për shkak të aktorit francez, por orët e gjata bashkë nuk e kishin rikuperuar marrëdhënien. Rama nuk kishte arritur ta bindte Kurtin për disa tema që i interesonin dhe pak kohë më pas filloi të flasë se kryeministri i ri i Kosovës shumë shpejt do të përballet me vështirësitë e qeverisjes ose do të kalojë nga “poezia e opozitës në prozë”.

Në kohë pandemie raportet vetëm sa eskaluan. Rama nuk iu përgjigj kërkesës së Kurtit për takim të liderëve kosovarë e shqiptarë duke thënë se duhet të merret vesh fillimisht se kush është zëri zyrtar në Kosovë.

Rrëzimi i teatrit të dielën që shkoi dhe gatishmëria e Lëvizjes Vetëvendosje për të mbajtur protesta kudo ishte rasti i mirë për Kurtin dhe VV-në për të kthyer përgjigje. Zyrtarë të lartë të VV-së në Tiranë kanë protestuar kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, ku është arrestuar drejtori i Zyrës së VV-së në Shqipëri, Boiken Abazi.

Vetëvendosja, në reagimin e sotëm, tha se shpresojnë që arrestimi i zyrtarit të saj të mos jetë hakmarrje e një “idhnaku”. Në këtë postim VV-ja riktheu në vëmendje miqësinë e Ramës me Vuçiqin.

“Boiken Abazi përveç kontributit të tij si aktivist i rëndësishëm për Lëvizjen VETËVENDOSJE! shquhet edhe si qytetar i kulturuar e intelektual i angazhuar. Ndalimi i tij shpresojmë të mos jetë hakmarrje e ndonjë idhnaku që mban inat për prishjen e pazareve me Vuçiqin. Vuçiqi mund të jetë mik individual i dikujt, por ai nuk mund të jetë kurrë mik i shqiptarëve, për shkak të historisë e politikës që ai përfaqëson”, shkroi VV-ja,

Por, përplasja e Ramës me Kurtin që po shënon pikun e saj me zënkën për një teatër të Tiranës, rrënjët i ka shumë më të thella. Konflikti i tyre ka qenë i pasur për nga përmbajtja e akuzave ndaj njëri-tjetrit në tri vjetët e fundit. Rama në një intervistë për Pressing të T7 u shpreh i mllefosur për krahasimin që Kurti ia bëri me Millosheviqin kur kundërshtoi shembjen e teatrit dhe akuzoi Kurtin për dështim në veri duke thënë se gjatë pandemisë atje Serbia ushtroi sovranitet.

Në rritje e sipër të VV-së në Kosovë, kjo parti dhe lideri i saj Albin Kurti, kishte raporte veçmas të mira me Ramën. Të majtët shqiptarë supozohej se do të përshtateshin me njëri-tjetrin. Kurti besohej se u përshtatej shijeve të Ramës më shumë se liderët e tjerë politikë, që kryesisht ishin komandantë të luftës.

Por, në vitin 2018, filluan të ndryshonin raportet. Edi Rama po afrohej edhe më shumë me presidentin Thaçi, e kush e kishte mik presidentin e Kosovës, nuk mund ta kishte njësoj mik edhe kundërshtarin më të madh të tij, Kurtin.

Lideri i LVV-së, nga ana tjetër, nisi të përafrohej me ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha.

Në të njëjtin vit, miqësitë në politikën shqiptare po definoheshin me qëndrimet pro ose kundër ndryshimit të kufijve të Kosovës.

Rama, në mbrojtje të presidentit Thaçi njëherë në Pejë tha: “Kushdo që i thotë Hashim Thaçit tradhtar, është gomar”. Këtë më shumë e kishte për ish-kryeministrin Ramush Haradinaj, megjithatë Kurti e VV’ja ishin ata që presidentit ia kishin vënë titullin.

LVV-ja e ka akuzuar herë direkt e herë indirekt kryeministrin Rama, se ishte një nga ideatorët e ndarjes së Kosovës bashkë me Thaçin e presidentin serb, Aleksandër Vuciq.

Vetëvendosja në Prishtinë, me degën e saj në Tiranë, do të përkrahte çdo gjë që kundërshtonte Ramën që nga viti 2018. LVV-ja doli haptas pro protestave të studentëve, që konsiderohej si përballja më serioze e kryeministrit të Shqipërisë prej që është në pushtet.

Këtë protestë e kishin përkrahur zyrtarë të lartë të partisë, si Albulena Haxhiu, e kishte prej atyre si Tinka Kurti që kishin marrë pjesë edhe fizikisht në protestat kundër Qeverisë Rama.

Në maj të vitit 2019, në kuadër të Samitit të Brdo-Brijunit, presidenti serb po vinte në Tiranë bashkë me liderët e tjerë të Ballkanit.

Për Lëvizjen Vetëvendosje në Tiranë ishte e papranueshme që Vuçiqi të pritej njësoj si të tjerët, e kështu paralajmëruan edhe protesta.

“Nga mediat dhe përfaqësues të huaj është raportuar se Aleksandar Vuçiç dhe Milorad Dodik do të vizitojnë Tiranën në datat 8 dhe 9 maj për të marrë pjesë në takimin “Brdo-Brione”. Për këtë vizitë të tyre nuk ka patur asnjë njoftim zyrtar nga asnjë prej institucioneve të Republikës së Shqipërisë. Institucionet kanë zgjedhur heshtjen dhe mostransparencën, pikërisht në një periudhë kur Serbia synon haptazi ekspansion në Kosovë e në Bosnje”, reagonte atëherë VV-ja.

Kurti, që ishte distancuar nga miku i tij Rama, kur i fitoi zgjedhjet, si kandidat për kryeministër zhvilloi një takim me atë që do ta kishte homolog. Kurti e kishte të rëndësishme që vizitën e parë si fitues i zgjedhjeve, e edhe si kryeministër më vonë, ta bënte në Shqipëri.

Në tetor kaloi një mbrëmje me Ramën, e në nëntor LVV-ja riktheu pakënaqësitë që Rama priti në Shqipëri Vuçiqin, e i pranoi ndihmat që Serbia ia bënte pas tërmeteve në Durrës gjatë nëntorit.

Kur dukej Rama e Kurti, po shkrinin acarimin e raporteve, ishte tema e minishengenit që krijoi përplasje mes tyre në një konferencë të përbashkët të mediave në Tiranë.

Kurti provoi që me kurtuazi ta shpjegonte mospajtimin e tij me idenë e Ramës dhe të Vuciqit për minishengen, ndërsa Rama i përplasi në fytyrë pakënaqësinë që kryeministri i ri i Kosovës nuk po i bindej.

“Ky është takimi i parë, ka edhe shumë tema që do i trajtojmë në të ardhmen, ishte një temë që e trajtuam shkurtimisht. Takimi sot për makroshegenin shqiptar se për minishengenitn Ballkanin”, u shpreh Kurti në shkurt të këtij viti.

Ndërsa Rama ia ktheu “S’ka makroshegen shqiptar pa minishengen Ballkanik”.

Kurti u kthye në Prishtinë ndërsa përplasjet – sic do t’i quante presidenti Thaci – sporadike mes dy liderëve shqiptarë vazhduan deri të reagimi i sotëm, kur Kurti pretendon se i ka prishur pazaret e Ramës me Vuciqin.

Ish-Prokurorja denoncon skandalin me Gjyqtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit

Antoneta Sevdari

Quis custodiet ipsos custodes?

Shqipëria do krijonte Drejtësinë e Re.

Të parët që do shkelnin tapetin e Drejtësisë së Re, ishin Gjyqtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Fatkeqësisht, Anëtaret e Kolegjit te Posaçëm te Apelimit, u zgjodhën ish-studentë me rezultate të dobëta; persona të cilët nuk e njihnin Kodin Penal dhe kishin dhënë dënime me vdekje në mungesë të dispozitës; të cilët falsifikuan dhe paturpësisht gënjyen KUVENDIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË; të cilët nuk e kishin idenë ku ndodhej zyra e pagimit të taksave dhe tatimeve pasi nuk kishin lidhje me procesin e deklarimit dhe pagimit te taksave, PRA të cilët NUK plotësonin disa kushte zgjedhshmërie.

Këta persona jo vetëm që nuk e reformuan drejtesine shqiptare, por përkundër nga sa pritej e shkatërruan me themel.

Çdo shqiptar i Republikes së Shqipërisë duhet të ndihet i keqardhur, i turpëruar dhe i revoltuar që në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, të Gjykates Kushtetuese , qëndrojnë në shumicë njerëz pa integritet moral dhe profesional.

Ky konkluzion është thënë më herët nga Avokati i Popullit, në momentin kur i ka skualifikuar disa prej tyre, dhe sot fjalen e saj e tha Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

U bëj thirje autoriteve shqiptare dhe nderkombëtare t’i shikojnë më në fund me vëmendje këto fakte sepse siç thotë fjala e urtë popullore “dielli nuk mbulohet me shoshë”?

Pas këtij hapi brenda vendit, shpresa mbetet tek Gjykata e Strasburgut, e cila ka në shqyrtim dhjetra çështje magjistratësh të gjykuara nga këta njerëz, prania e të cilëve në trupa gjykuese cënon parim për një proces të rregullt ligjor.

Meta para protestës: Demokracia mbrohet dhe fitohet

“Kush hesht dhe nuk guxon ta dënojë dhunen është bashkëfajtor dhe nxitës i saj!”. Kjo është deklarata e presidentit Ilir Meta në lidhje me protestën që ndodhi pas shembjes së Teatrit Kombëtar, ku disa artistë e përfaqësues të shoqërisë civile u shoqëruan.

Teksa ka publikuar një video nga episodet që u shoqëruan ditën e diel, kreu i shëtit thekson se demokracia nuk dhurohet, por mbrohet dhe fitohet!

“Kjo dhunë ka vetëm një emër dhe një adresë!
Kush hesht dhe nuk guxon ta dënojë është bashkëfajtor dhe nxitës i saj!
Kurajë qytetare dhe solidaritet!
Demokracia nuk dhurohet, por mbrohet dhe fitohet!
Të bashkuar deri në fund, me dashuri për Shqipërinë europiane! 🇦🇱”, shkruan Meta, pak orë para protestës së paralajmëruar sot nga Aleanca për Mbrotjen e Teatrit.

Rama liron bandën kriminale të Bajrave për ta përdorur për zgjedhjet, PD paralajmëron policinë e Prokurorinë

Enkelejd ALIBEAJ

Lirimi nga burgu i grupit të tmerrshëm kriminal të Bajrave dëshmoi sot, në mënyrë të përsëritur, se regjimi i Edi Ramës i ka themelet tek krimi dhe se reforma në drejtësi ka dështuar, duke u bërë mburojë e grupeve kriminale në shërbim të pushtetit të kryeministrit.

Lirimi i grupit kriminal të Bajrave, me të cilët Edi Rama vodhi dhe bleu zgjedhjet në Shkodër, konfirmoi para qytetarëve të vërtetën që ne e kemi thënë prej shumë kohësh, se kush është pjesë e grupeve kriminale, qeveria dhe drejtësia, nën diktatin e saj, bën gjithçka për ta shpëtuar.

Kush proteston, kush mbron trashëgiminë kulturore, kush kërkon që Shqipëria të bëhet si Europa, kush kërkon respektimin e lirive dhe të drejtave, kush kërkon të luftohet krimi dhe korrupsioni, kush denoncon Edi Ramën dhe bandën e tij si vegël të oligarkëve për të vjedhur Shqipërinë, goditet, tërhiqet zvarrë, burgoset.

Mes rinisë, artistëve dhe qytetarëve të ndershëm dhe bandës së tmerrshme të Bajrave, që njihet në zonën e Shkodrës për vrasje makabre, trafik droge dhe prostitucioni, Edi Rama zgjedh të jetë krah kriminelëve, t’i mbrojë ata, t’i lehtësojë nga akuzat dhe t’i lirojë nga burgu.

Vetëm përmes tyre, Edi Rama mund të mbajë në këmbë pushtetin e tij të kalbur nga krimi, korrupsioni, nga paraja e zezë që e mban peng si kryeministrin e vetëm në Europë, i cili shkatërron trashëgiminë kulturore për të ngritur kulla betoni me oligarkët dhe grupet kriminale si ata që u liruan sot.

Kjo është një arsye më shumë për të protestuar! Të mos e lëmë jetën në dorë të një regjimi që ka bërë pakt me krimin kundër qytetarëve. Është në nderin e të gjithëve të jenë sot në sheshin e protestës, bashkë me artistët, me rininë, me opozitën.

Partia Demokratike i bën thirrje Policisë dhe Prokurorisë të heqin dorë nga dhuna dhe presioni ndaj qytetarëve. Është e papranueshme që policia po sillet si një vegël e verbër politike duke mos lejuar qytetarët nga jashtë Tiranës të bashkohen me protestën e orës 17.30. Kushdo polic apo prokuror që, në vend të zbatimit të ligjit, zhytet në llumin e paligjshmërisë dhe korrupsionit të Edi Ramës, duhet të ketë të qartë se asgjë nuk do të harrohet!

Flet studenti i dhunuar nga barbarët: Ne ishim të gjithë paqësorë

Në Tiranë, Blendi Shahu është njëri nga të rinjtë e shumtë, që policia arrestoi të dielën gjatë protestave spontane të qytetarëve pas shembjes së Teatrit Kombëtar.

Ai është një artist i ri, student i pikturës në nivelin master, dhe bashkë me shoqërinë e kursit po përpiqen të organizojnë një ekspozitë me krijimtarinë e tyre të parë.

Por shembja e Teatrit Kombëtar të dielën i tërhoqi studentët e arteve afër vendit të ngjarjes, ku shpejt e gjetën veten me fytyrë në asfalt dhe me prangat e policisë në duar.

23 vjeçari Blendi Shahu sapo festoi ditëlindjen me familjen në kushtet e karantinës pak ditë më parë.

Ai ka studiuar në Liceun Artistik për pikturë dhe pas mbarimit të nivelit Bachelor të studimeve në Universitetin e Arteve, tani është në vitin e parë master në degën e pikturës.

Blendi ka disa vite që krijon dhe përpiqet bashkë me shokët e kursit të organizojnë ekspozita të përbashkëta, si çdo artist në fillim të karrierës. Por të dielën ai u bë njëri nga të rinjtë që u arrestuan gjatë protestës.

“Dalja jonë atje te tubimi ishte pas lajmeve që pamë në mëngjes, se natën asnjë nuk e mori vesh se çfarë kishte ndodhur. Dolëm thjesht si qytetarë. Pamë atje shumë shokë të tjerë, që natyrisht do t’I mbështesnim. Ishte kauzë fiks për ne si student artesh, dhe jo vetëm për ne. Qëndrimi ynë aty ishte krejt paqësor. Madje ishim në momentet e fundit të protestës simbolike, dhe për pak minuta do të iknim vet, por policia erdhi dhe na largoi me forcë. Ne nuk e kundërshtuam me forcë policinë. Ishim të ulur paqësisht në rrugë për të shprehur simbolikisht një mendim tonin. Ka dhjetëra filmime që tregojnë se ne ishim aty krejt paqësorë” – tha ai.

Blendi refuzoi t’i tregonte para kameras shenjat e prangave që ia pamë nëpër kuçet e duarve, sepse tha që shokët e tij i kishin më keq plagët dhe gjurmët e ndërhyrjes së policisë.

Ai gjatë gjithë bisedës foli më shumë për shokët, që e pësuan më keq dhe janë ende në polici, si Burim Tafalica, se sa për veten. Blendi thotë se shembja e ndërtesës së Teatrit Kombëtar ishte një gabim.

“Unë vet personalisht nuk kam patur shumë mundësi të shkoj te Teatri dhe ta ndjek protestën bashkë me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit. Me aq sa kam patur mundësi i kam mbështetur ata moralisht, edhe në bisedat me miq e shokë, sigurisht. Ajo ishte një ndërtesë e vjetër e trashëgimisë kulturore. Çdo ndërtesë e hershme e trashëgimisë kulturore është e padrejtë të prishet. Shpresojmë të mos kemi më ngjarje të tilla” – thotë Blendi.

Studenti i arteve thotë se përveç shembjes së Teatrit Kombëtar i bëri shumë përshtypje ndërhyrja e policisë në orën 4 të mëngjesit ndaj Aleancës për Mbrojtjes së Teatrit, të gjithë artistë dhe njerëz paqësorë sipas tij.

“Une besoj se policia ka abuzuar me pozitën e vet në ato momente. Është një abuzim i policisë ndaj gjithë atyre protestuesve. Nuk besoj se atje ka pasur protestues jopaqësorë. Miqtë e mi që ishin aty asnjë nuk është jopaqësor. Ne jemi artistë, student të arteve” – thotë Blendi.

Ai shtoi se në atë tubim të pasdites afër parkut Rinia pjesa më e madhe ishin rreth 20 vjeçarë, dhe ndërhyrja e policisë nuk përputhej me sjelljet paqësore të studentëve.

Policët vetë, tha ai, ishin 3-4 vjet më të mëdhenj se ne, por me gojë thonin gjëra të tjera e me duar bënin gjëra të tjera, ndërkohë që shtynin dhe prangosnin studentët.

“Shpresoj se të gjithë ne që po akuzohemi dhe do të dalim para gjykatës duhet të na ndihmojë dikush. Ne ishim aty për Teatrin dhe më shumë se Teatrin, ishim për kulturën. Nuk mund të lihemi pa mbështetje as unë që hetohem në gjendje të lirë as të tjerët që janë ende nëpër qeli. Dikush duhet të na ndihmojë” – tha Blendi Shahu.

Studenti i arteve thotë se artistët e kërkojnë famën përmes veprave të tyre dhe nuk ishte zgjedhja jonë, tha ai që pamjet e arrestimit tonë të bëheshin virale në internet.

Pas arrestimeve në orët e para të mëngjesit të dielën, policia ndaloi edhe grupe të rinjsh nën akuzat e tubimit të paligjshëm, kundërshtim me dhunë të policisë dhe bllokim rrugësh edhe në mesditë.

Protesta për Teatrin, ora 17.30 tek pedonalja

Sot Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit me mbështetjen e opozitës organizon protestën e dytë pas shembjes së Teatrit Kombëtar.

E para u zhvillua të hënën dhe zgjati për rreth 2 orë e gjysëm kurse dje nuk u protestua në respekt të Natës së Kadrit, ditë e veçantë për besimtarët myslimanë gjatë muajit të Ramazanit.

Protesta zhvillohet tek Pedonalja e Tiranës në orën 17:30 teksa opozita ka konfirmuar pjesëmarrjen e vazhdueshme. Ndërkohë tek Teatri Kombëtar, apo ajo çfarë ka mbetur prej tij vijon heqja e inerteve.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kërkon drejtësi për shembjen dhe lirim të aktivistëve.