22.5 C
Tirana
E diel, 17 Gusht, 2025

Prestigjiozja “Liberation”: Shqipëria e zhytur në autoritarizëm, Rama në shërbim të oligarkëve

Gazeta franceze Liberation e qendrës së majtë i ka kushtuar sot një reportazh të gjatë shkatërrimit të Teatrit Kombëtar. Pasi jep zërat dhe dëshmitë e atyre që rrezistuan ajo i bën një përshkrim edhe njeriut që mori vendimin për këtë: kryeministrit Rama.

Gazetari Luis Seiller shkruan:”Përtej lidhjes sentimentale ose vlerës arkitektonike të ndërtesës, shumë demonstrues erdhën për të shprehur shqetësimet e tyre për politikat e kryeministrit socialist, Edi Rama. Vështirë sot të imagjinosh që ky artist dhe politikan ngjalli shpresat e të rinjve kur u zgjodh kryeministër i vendit në vitin 2013.

Premtimet për të luftuar korrupsionin dhe pabarazinë nuk u mbajtën, dhe qindra mijëra shqiptarë janë larguar nga vendi vitet e fundit. Reforma e pafund e sistemit të drejtësisë, e kërkuar nga Bashkimi Evropian, nuk frymëzon më besim tek qytetarët.

Zgjedhjet e fundit lokale Partia Socialiste garoi e vetme në shumicën e zonave, pa kundërshtim. ka edhe më keq, ky politikan pro-evropian i afërt me presidentin turk Erdogan është akuzuar se u shërben interesave të “oligarkëve” të industrisë së ndërtimit dhe për zhytjen në autoritarizëm.

Ndërsa Shqipëria nuk regjistron as 1.000 raste të Covid-19, Kryeministri ka vendosur ligje veçanërisht drakoniane, ku kërkohet lejea e policisë për të bërë pazar. Në fundjavën e shkatërrimit të teatrit, trafiku i makinave ishte i ndaluar në Tiranë”.

©Lapsi.al/Burimi Liberation

Sinani i “Air Albania” i vjedh Presidentit të Gallatasarait 3.5 milionë dollarë

Aksioneri i mazhoritar i Air Albenia dhe presidenti i Flamurtarit Sinann Idrizi do të përballet me një proces gjyqësor në Turqi pasi ai dyshohet se se ka mashtruar për një shumë të madhe parash biznesmenim e njohur turk Adnan Polat.

Ky i fundit, i njohur në vendin e tij si Bosi i skuadrës së futbollit Gallatasarai “ka dorëzuar në Prokurorinë e Stambollit një kallëzim penal në emër të kompanisë së tij “Grupi Polat”, njofton gazeta e madhe turke Milliyet. Në padinë e tij, Polat pretendon se kishin rënë dakord me Idrizin që të blinin një kompani nafte duke i dhënë para atij, por sipas Polatit, ortaku shqiptar nuk ka bërë asgjë nga ato që kishtë marrë përsipër duke e mashtruar dhe duke i rrëmbyer 3.5 milionë USD.

Gazeta shkruan se Idrzi njihej me Adnan Polat për shkak aktiviteteve të përbashkëta në futboll. Gjatë kontakteve mes tyre, Idrizi i kishte thënë biznesmenit turk se kompania që ai sugjeronte të blinte, “Global Fluids International” siguronte fitime të mira në tregun shqiptar dhe nëse do te ta blinte mund të negocionte ai për të.

Sipas asaj që Polat ka shprehur në padi, Idrizi i ka thënë biznesmenit turk se kompania kushtonte 17 milion dollar, por duhej thënë paraprakisht një kapar prej 3.5 milion dollarësh. Nëse shitja nuk realizohej, Polatit do t’i ktheheshin mbrapsht 3.5 milion dollarët.

Në nëntor të vitit 2016, Adnan Polat përgatiti dokumentacionin për blerjen e aksioneve të kompanisë në fjalë. Gjatë këtij operacioni, Idrizi ka telefonuar Adnan Polatin duke i thënë se kapari nuk do të kalohej përmes bankës, por do të jepej dorazi. Kështu, pasi ka firmosur marrëveshjen paraprake, Polat i ka kaluar paratë sipas asaj që kërkoi Idrizi.

Sipas lajmit të publikuar në gazetën “Sabah”, disa kohë më vonë, Idrizi e telefonoi Adnan Polatin duke i thënë se në Shqipëri në vitin 2017 kishte zgjedhje dhe se operacioni i blerjes së kompanisë do të finalizohej pas zgjedhjeve. Sipas padisë, Polati e ka pranuar këtë shtyrje.

Pas zgjedhjeve, Polati kontaktoi sërish me Sinan Idrizin dhe e pyeti për operacionin e blerjes së kompanisë, por ai i tha se blerja finale nuk mund të kryhej më.

Kështu, Polat i ka kërkuar Idrizit anulimin e marrëveshjes paraprake dhe kthimit të kaparit prej 3.5 milion euro. Por, sipas Polatit, Idrizi ka gjetur një mori arsyetimesh për të mos ia kthyer mbrapsht paratë dhe i ndjerë i mashtruar, Adnan Polat i është drejtuar prokurorisë së Stambollit duke e paditur atë për mashtrim.

Idrizi gjatë takimit të kryeministrit Rama me bosin e Turkish Airlines Ayc ne mars 2018. Poshtë me Ramën dhe Erdoganin

Por, kjo aferë gjyqësore e kalon kuadrin e një thjeshtë të një çështjeje private, pasi Sinan Idrizi i dyshuar për mashtrim është edhe aksioner me shtetin shqiptar dhe atë turk në krijimin e Air Albania.

Air Albania do projekt publik-privat-publik, me partnerë një kompani në pronësi qeveritare turke, një kompani në pronësi qeveritare shqiptare dhe një kompani private.

Albcontrol sha është kompani në pronësi të qeverisë shqiptare, përmes Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, e cila menaxhon hapësirën ajrore të Shqipërisë, në përputhje me standardet ndërkombëtare të fluturimit.

Turkish Airlines, një nga kompanitë ajrore më të mëdha në botë, ka aksioner kryesor qeverinë turke, e cila zotëron 49,12 për qind, ndërsa 50,88 për qind të aksioneve janë në pronësi si aksione të tregtuara në bursë.

Ai ka hyrë në këtë kompani që me themelimin e saj përmes MND Investment shpk që është kompani private, e krijuar, më 7 maj 2018, vetëm nëntë ditë para vendimit të qeverisë që e bëri atë ortake në Air Albania. Kompania depozitoi një kapital themeltar prej rreth 100 mijë euro dhe është në pronësi të plotë të Sinan Idrizit.

Idrizi, një emër i panjohur për publikun, para këtij fakti nuk ka asnjë aktivitet në Shqipëri dhe nuk është shprehur të ketë ndonjë biznes në ndonjë vend tjetër të botës. Në disa pronocime publike, ai është shprehur se ka lidhje biznesi në Turqi, ku duket se ka jetuar për shumë vite para se të kthehej në Shqipëri në vitin 2014, por nuk ka dhënë asnjë detaj apo referencë publike.

E vetmja gjë që dihet për të është se nga viti 2014 ai është një nga pronarët dhe administrator i Klubit të Futbollit Flamurtari. Sidoqoftë, askush nuk e di se nga vinë paratë me të cilat ai financon Flamurtarin.

Burimi Mylliet

Trump: As nuk dua të flas me kreun e Kinës, rruga ime është pa kthim

GAZETARJA: Sekterati Pompeo tha se virusi ka dalë nga Laboratori Wuhan dhe për këtë kemi evidenca dhe prova, të cilat shumë shpejt do të bëhen publike. Mund të na thoni diçka?

TRUMP: Jo! Jo! Por kemi shumë informacione dhe nuk janë të mira. Erdhi nga laboratori apo nga lakuriqi, për mua ka rëndësi që erdhi nga Kina dhe ata duhet ta ndalnin, dhe mund ta ndalonin teksa ishin burimi, por nuk e bënë.

GAZETARJA: E morën vendim dhe e lanë të kalonte kufijtë!

TRUMP: Nuk e di nëse e kanë marrë vendim, por e lanë jashtë kontrolli.

GAZETARJA: Një nga senatorët tha se Kina nuk donte të kontraktonte për ekonominë vetëm 2%, por 20% të tregtisë.

TRUMP: Ne ishim duke i goditur kinezet mes tarifave dhe të gjitha masave ekonomike që po ndërmerrnim. Tani, ne do të vazhdojmë me masa edhe më të rrepta dhe Kina do të ketë një vit shumë të keq, ndoshta vitin më të keq për 50 apo 60 vitet e fundit.
Unë di që virusin e shpërndau Kina në Europë, tek ne në Amerikë dhe në të gjithë botën.

GAZETARJA: Ata lejuan vërtet që njerëzit të qarkullonin dhe nuk e izoluan vendin dhe flasim për vendin që prodhon shumë produkte, që është në treg…

TRUMP: Unë doja që të bëja me Kinën një marrëveshje madhështore tregëtie, por sot gjërat kanë ndryshuar. Loja e tyre mbaroi!

GAZETARJA: Çfarë do të ndodhë me marrëveshjen paraprake?

TRUMP: Nuk kam për të rinegocuar për marrëveshje me Kinën. Jam shumë i pakënaqur me këtë që ka ndodhur. Dhe tani nuk dua as të flas me kreun e Kinës Xi Ji Ping.

GAZETARJA: Mos duhet të limitojmë vizat për studentët Kinezë që vijnë në Amerikë?

TRUMP: Po!

GAZETARJA: Apo të vendosim më shumë kontroll mbi…

TRUMP: Janë shumë gjëra që mund të bëjmë, mund të arrijmë deri atje sa, edhe t’i ndërpresim fare marrëdhëniet me Kinën. Dhe nëse e bëjmë çfarë ndodh? Kursejmë 500 miliardë dollarë.
Këtë mund ta bëjmë edhe me shtete të tjera. Kina nuk është i vetmi vend që po na rrjep.
Për shembull, në NATO, sepse ne mbrojmë Europën për kot dhe pa asnjë përfitim për ne, që në thelb është një organizatë e një asgjëje të madhe, i detyrova vendet e Europës që brenda pak muajve të paguanin qindra miliardë më shumë dollare, krahasuar me shumat që ishin mësuar të paguanin, që në thelb ishin thërrime për NATO-n dhe gjithë peshën e fondeve e mbante Amerika. Ne paguajmë për të mbrojtur Europën mes NATO-s, ata na marrin avantazhe tregëtie dhe vendosin barriera.
Rruga ime është pa kthim dhe do të përmbysë çdo raport të zhdrejtë.

GAZETARJA: Domethënë do të mbani brenda Amerikës shuma të mëdha parash.

TRUMP: Obama ka nënshkruar shumë marrëveshje anti-amerikane, por ne do i ndryshojmë shumë shpejt të gjitha dhe gjithçka do të ndryshojë në kohë. Një pjesë të madhe e kemi ndryshuar në këto vite.

GAZETARJA: Sepse janë gjithë ato kompani kineze që aktivizohen edhe në bursën tonë dhe nuk paguajnë asnjë taksë në Amerikë. A ka logjikë kjo?

TRUMP: Është e çuditshme, por ja, këto janë problemet e Obamës. Unë jam i ashpër kur lypet të marr vendime për vendin tim, por gjithçka do të bëhet kujdeshëm.

Marca: Pagat e larta të lojtarëve po fundosin Barcelonën

E përditshmja spanjolle Marca shkruan se problemi kryesor me të cilin Barcelona po përballet tani, pasi që koronavirusi ka sjellë dëme financiare në klub, janë pagat e larta të futbollistëve.

Barcelona është klubi që harxhon më së shumti para në botë për pagat e lojtarëve të vet. Klubi duhet t’i ulë këto shpenzime për t’i përballuar financiarisht dëmeve të sjella nga koronavirusi.

Katalonasit shpenzojnë 630 milionë euro në vit për pagat e lojtarëve – gjithsej 63 për qind të buxhetit total të klubit, që arrin shumën prej 1 miliard e 47 milionë eurove në vit.

Tani, blaugranët kanë parashikuar se do të fitojnë 200 milionë euro më pak për shkak të krizës së koronavirusit, duke bërë kështu që pagat e lojtarëve të arrijnë 80 për qind të buxhetit të klubit, jo 63 për qind.

Për shkak të këtyre shifrave, ekipi i parë i Barcelonës është detyruar të pranojë ulje prej 70 për qind të pagës gjatë kohës sa zgjat kriza e koronavirusit në Spanjë.

Megjithatë, ulja e pagave për këtë periudhë kohore nuk do të jetë e mjaftueshme, pasi që Barcelonës i duhet t’i ulë shpenzimet edhe më shumë.

Mënyra më e mirë për ta arritur këtë synim vlerësohet të jetë shitja e lojtarëve që nuk janë të rëndësishëm për planet e trajnerit Quique Setien. Në këtë mënyrë, klubi jo vetëm që do të hiqte shpenzimet për pagat e tyre, por edhe do të fitonte para për të transferuar lojtarë që i ka kërkuar Setien.

Por, pagat e larta të lojtarëve të Barcelonës mund të rezultojnë pengesë edhe për transferimin e tyre, pasi që edhe klubet e tjera janë dëmtuar financiarisht nga koronavirusi dhe mund të mos jenë në gjendje t’i përballojnë pagat e tyre.

Kim Jong Un nuk bëhet i gjallë, Koreja e Veriut goditet nga sëmundja vdekjeprurëse

Pjesa më e madhe e botës vijon të luftojë me sèmundjen e kòronavirusit, Koreja e Veriut po përballet me diçka tjetër. Ftòhja e derrave afrikanë (ASF) ka marrë jetën e shumë derrave në fermat e provincës Hwanghae dhe North Hamgyong.

Qeveria koreano veriore duhet të veprojë shpejt për të parandaluar shpèrthime të tjera, raporton Daily NK. Thuhet se javën e kaluar, 6000 rosa, pata, derra, dhi dhe dele kishin ngordhur nga sèmundjet ínfektive në një kompleks blegtoral në Provincën Kangwon.

Tani, problemi duket se është përshkallëzuar. “Sèmundja e bagëtive po përhapet me shpejtësi në të gjithë krahinën. Autoritetet kanë lëshuar një urdhër përmes kabinetit që autoritetet e kontrollit të sèmundjes së bagëtive të dërgojnë ekipe hetimi të përbërë nga rreth 20 persona në të gjitha fermat me shpèrthime”, tha një burim me qendër në Provincën Hwanghae.

Ndërkohë, mbetet ende míster gjendja shëndetësore e díktatorit Kim Jong Un, për të cilin ka raportime të ndryshme që thonë se është i vdèkur apo i gjallè. Megjithatë, është e paqartë se ku ndodhet lideri koreano verior.

Mjeku i njohur: Askush nuk mund t’i besojë kësaj kurbe, mos harxhoni më “kohë” me atë dhe as me testimet tuaja!

Nga Tritan SHEHU

Askush nuk mund t’i besoje kesaj kurbe, pra mos harxhoni me “kohe” me ate dhe as me testimet tuaja!

Ndiqeni “ecurine” e luhatjeve te saj per rastet e prekurave nga Covid 19 ne nivel vendi:

Sot raportohet nje “ngritje” me reth 7-8 here me lart se dy ditet e fundit.

Para 4-5 ditesh u ul me 9-10 here brenda 24 oreshit!

7-8 dite me pare u rrit 6-7 here…dhe te gjitha keto “luhatje” ne hapesiren e 24-48 oresh!

Keshtu ka variuar ne te gjithe keto jave duke paraqitur “kurben” me te cuditeshme e te pa besueshme ne bote…pervec Sudanit!

Jane disa aresyet qe mund ta prodhojne te tille: numri shume i vogel i testimeve virusologjike (tampon) te bera hermetikisht ne nje laborator, metodikat jo profesionale ne kerkim, si dhe levizja e shifrave me celes poshte tavolines sipas “konjukturave”!!

Ndersa konkluzionet imunologjike as mos i permendeni, per derisa ajo procedure kaq e rendesishme ka nje kusht, te jete masive per te qene e vlefshme, gje qe mund te realizohet lehtesisht ne vendin tone, mjafton te mos pengohen laboratoret per ta realizuar ate.

Por ju perkundrazi e keni “burgosur” edhe kete analize ne nje laborator, nuk keni publikuar as edhe nje metodike apo objektiv, pra me mire hiqni dore edhe prej saj se keshtu do te prodhoni vecse ndonje “mrekulli” tjeter te ngjashme me ate virusologjiken!

Rama liron anëtarët e bandës ‘Bajri’

Antërët e bandës së Bajrit janë liruar nga burgu me porosi të Ramës. Gjykata e Rrethit të Shkodrës, e përbërë me trupë gjyqësore nga Besmir Stroka, ditën e sotme ka pranuar kërkesën e mbrojtësve Av. Arbër Hoxha dhe Av. Sokol Tahiraj, duke shuar masat e sigurimit ‘arrest në burg’ për disa prej te hetuarve te Grupit Bajri.

Kështu është shuar masa arrest në burg për Safet Bajrin, duke urdhëruar qëndrimin në burg vetëm për vendimin penal të formës së prerë. Ndërkohë lirohen nga ambientet e paraburgimit edhe Ismet Idrizi, Asmer Bilali dhe Samet Halluni.

Janë zgjatur afatet e paraburgimit për Behar Bajrin dhe Ilir Bajrin.

Gjithashtu masa e sigurimit është zëvendësuar edhe për Emrah Plakun dhe Jorida Muratin, nga ‘arrest shtëpie’ në ‘detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore’.

Kujtojmë se árrestimi i grupit Bajri në Shkodër, në shtator të 2018-tës u shoqërua me bujë, ndërkohë që muaj pas muaji kjo çështje u zvarrit, duke kaluar nga SPAK ku hetohej për grup të strukturuar kríminal në Gjykatën e Shkodrës, e cila sot ka shuar dhe masat e árrestit.

Nishani publikon fotot e Teatrit ‘Globe’ të Londrës: Vendi ku qeveris ligji dhe nuk vendos mafia!

Në aktin barbar prej talebanësh mbi Teatrin Kombëtar, banda e gangsterëve me emrin “Rilindës” është përpjekur të mbulojë me tymin e propagandës këtë akt të rradhës mafioz, të grabitjes përmes forcës.

Ky ka qenë modeli i përdorur në të gjitha grabitjet mafioze që banda e rilindsave ka përdorur gjatë shtatë viteve të kontrollit të forcës mbi shtetin dhe shoqërinë.

Gangsterët e bandës dhe veglat mjerane të tyre me gjithfarë emrash (arkitektë, inxhinier, aktorë, administratorë, parlamentarë, gazetarë, politikanë, trafikantë etj.) janë përpjekur ti helmojnë gjakun qytetarëve, t’u bllokojnë trurin shoqërisë, t’i mbyllin gojën normalëve duke gënjyer, trazuar llumin, deformuar të vërtetën.

Teza e tyre më e përsëritur ishte e mbetet se; “Teatri Kombëtar ishte një ndërtesë e vjetër që rrezikonte rrënimin, rrezikonte jetën e artistëve, dëmtonte shëndetin e publikut.

Pamjet e mëposhtëme na tregojnë se si është bota e qytetëruar, civilizuar.

Vendi ku qeverisë ligji dhe nuk vendosë mafia.

Shteti ku fuqia është e popullit dhe ku nuk vjedhin dot xhahilët barbarë.

Shoqëria që ka respekt për vehten dhe ku nuk ndotin dot ambjentin oligarkët.

“Teatri Globe” në Londër, i ndërtuar që në vitin 1599 dhe sot i quajtur “Shakespeare’s Globe”, pasi u rikonstruktua për herë të fundit në vitin 1997.

Ky teatër nuk është i ndërtuar as mbi beton, as mbi hekura e as mbi xhama të temperuar, por ashtu siç ka qenë i ndërtuar 420 vite më parë.

Shqiptarët normalë e kanë fare të qartë sot, se banda e gangsterrëve me emrin “Rilindës” nuk ka asnjë merak për teatrin, apo për kulturën, as për qytetin apo qytetarët, as për estetikën apo zhvillimin.
Banda ka veç një qëllim.

Për atë që është krijuar e për atë që funksionon.

Vjedhjen, grabitjen, zhvatjen!

Banda dhe gangsteri në krye të bandës as që ka problem ta pranojnë hapur se kullat, paratë, bisnesi mbi gjënë e grabitur është projekti i pandryshuar i tyre!

Grabitja e pronës publike tek Teatri e përreth teatrit për kulla, janë qëllimi i bandës.

Tashmë edhe grabitja e objekteve private përreth Teatrit gjoja në emër të “shtetëzimit për interesin publik”, dhe ndërtimi i kullave prej oligarkëve të bandës mbi pronën private të grabitur është pjesa plotësuese e planit të gangsterit.

Këto janë akte kriminale që nuk marrin zgjidhje dot sot për sot!

Por sot, veglat mjerane të mafias me emrat (arkitektë, inxhinier, aktorë, administrator, parlamentarë, gazetarë, politikanë, trafikantë etj.) duke parë pamjet e mëposhtëme të kuptojnë se në çfarë bataku barbarie shpellash kanë rënë dhe për çfarë do të kujtohen brez pas brezi!
#TëRingremëShqipërinë 🇦🇱

Kryemadhi i kujton Ramës si rrihte ish-gruan, zbulon kë takonte kur ishte i martuar

Shembja e Teatrit Kombëtar është tema më e përfolur e ditëve të fundit pasi shumë aktivistë e artistë kanë qenë kundër dhe vazhdojnë të mbështetur nga qytetarët e Tiranës po protestojnë për këtë cështje.

Ditën e sotme, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka kujtuar ditët e adoleshencës për të treguar se detyroheshin për të shkuar në Teatër.

Madje rrëfen se kur Rama ishte i martuar me aktoren Matilda Makoci dhe vinte takonte gjyshen e saj e cila jetonte në një lagje me kryetaren e LSI. Nga kjo shtëpi arrinte të shihte Teatrin nga dritarja dhe dëgjonte duatrokitjet.

“Edi Rama e di se ka qenë i martuar me Matilda Makoçin vinte e takonte gjyshen e Matildës aty jetoja unë dhe në shtëpinë ku jetonte Monika nga dritarja shihej Teatri dhe dëgjoheshin duartrokitjet. Si nxënesë e shkollës Dora Distra e kemi pasur me detyrim të shkonim njëherë në muaj në Teatër. Kam parë Sulejman Pitarkën Kadri Roshin…

Kurse Rama në Teatër ka hyrë vetëm kur ka dashur ta shèmbë. Një njeri që ka hyrë dhe ka parë edhe një shfaqje të vetme…”, tha Kryemadhi për News 24.

Përveç kësaj, Kryemadhi hodhi akuza ndaj kryeministrit se ka rrahur gratë e tij dhe nuk la pa përmendur policët që kanë ushtruar dhunë. “Rama nuk e ka dhunë të rrahurën sepse Rama ka rrahur gratë e veta. Janë veprime krimínale. Një sektor policie që është ngritur me anëtarë partie. Ata säkanë asnjë lloj koncepti si veprohet në polici, por bëjnë ça shohin në filma.

Denisa Hima oficere që dhùnoi Silva Cakën. Nuk ka turp më të madh për komunitetin musliman që një burrë të prekë me dorë një grua me shami.

Sa i përket dhunës meqë thotë ska dhunë, ne do ta trajtojmë Ramën njësoj siç ka trajtuar ai protestuesit. Amarlida Shabani një pòlice tjetër që ka dhùnuar qytetarët. Ai Tetarin e ri ska për ta ndaluar njëherë. Ska shanc ta pastrojë dot. Sepse ska ndërmend ta ndërtojë, se ai ska qenë ndonjëherë në Teatër”, shtoi Kryemadhi.

Berisha publikon videon: Ndiqeni debatin si e nxjerr cullak aktivisti nga Kosova Sulltan Salep Surrelin

Nga Sali BERISHA

Miq, ju ftoj të ndiqni debatin si e nxjerr cullak, Rron Gjinovci, Sulltan Salep Surrelin. Përgjigjet ia dha vet me dinjitet dhe siç i meritonte Roni aktivist, qytetar, i cili në pak minuta nxori cullak para teleshikuesve Sulltanin. Por meqë më citoi për Sarajet e Surrelit po sqaroj sa vijon:

1 – Edvin Hajduti pretendon në deklaratën e bërë në ILDKP se 5000 m2 tokë i ka blerë me 2 dollarë/metrin, ndërkohë që asokohe jo aty po edhe disa km me larg, toka kushtonte 25 $/ m2.

2 – Njeriu që i drejtohej Ronit me gjuhë ordineri, kur ka ndërtuar vilën ka pasur të deklaruara në ILDKP sipas dokumenteve zyrtare gjithsej 2900 euro dhe 400 mijë lekë.

3 – Pyetjeve të gazetarëve se me se janë ndërtuar sarajet e Surrelit, kur nuk ka fonde të deklaruara, zonja Rama është përgjigjur se janë ndërtuar me paratë e Kurbanit. Kurse bashkëshorti i saj që në çdo fjalë nxjerr një gënjeshtër, në përgjigje të kësaj pyetjeje të bërë nga studentët dhe gazetarët, ka deklaruar se ai ka qënë në emigracion.

Por ne shtetin shqiptar nuk ekzistonte absolutisht asnjë dokument tatimor, doganor, bankar që të provonte njërën apo tjetrën origjinë të parave të ndërtimit të Sarajeve të ndërtuara me materiale ultra të kushtueshme.

4 – Kur kryetarja e ILDKP, zonja Zana Xhuka, me guxim nisi hetimin mbi origjinën e parave të ndërtimit të Sarajeve të Surrelit me gjatësi themelesh 57 m, Edvini e shkarkoi atë menjëherë dhe në mënyrë antikushtetuese nga detyra.

Përsa i përket formës si bunker, ato atë formë kanë dhe nuk ia kam sugjeruar unë, por e ka zgjedhur vet.

Së fundi i rikujtoj hajdutit se vilë apo pallat mund të ketë çdo njeri me burime financiare të qarta dhe transparente. Kurse ata që ndërtojnë vila dhe pallate si rasti tipik i çiftit Rama, i kanë vila dhe pallate të ngritura mbi krimin.”

*Rron Gjinovci drejton Organizatën për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) në të cilën është bashkëthemelues. Aktualisht student i filozofisë, anëtar i kryesisë së Shoqatës së Filozofëve të Kosovës dhe aktivist i shoqërisë civile.

Miq,ju ftoj te ndiqni debatin si e nxjerre cullak Ron Gjinoci,Sulltan Salep Surrelin.Pergjigjet ja dha vet me dinjitet dhe siç i meritonte Roni aktivist, qytetar i cili ne pak minuta nxori cullak para teleshikuesve Sulltanin. Por meqe me citoi per Sarajet e Surrelit po sqaroj sa vijon:1-Edvin Hajduti pretendon ne deklaraten e bere ne ILDKP se 5000 m2 toke i ka blere me 2 dollare metrin nderkohe qe asokohe jo aty po edhe disa km me larg, toka kushtonte 25 $ m2.2-Njeriu qe i drejtohej Ronit me gjuhe ordineri, kur ka ndertuar vilen ka patur te deklaruara ne ILDKP sipas dokumentave zyrtare gjithsej 2900 euro dhe 400 mije lek dhe keto dokumenta jane publikuar ne media.3- pyetjeve te gazetareve se me se jane ndertuar sarajet e Surrelit kur nuk ka fonde te deklaruara, zonja Rama eshte pergjigjur se jane ndertuar me parate e Kurbanit. Kurse bashkeshorti i saj qe ne çdo fjale nxjerr nje genjeshter, ne pergjigje te kesaj pyetje te bere nga studentet dhe gazetaret ka deklaruar se ai ka qene ne emigracion.Por ne shtetin shqiptar nuk ekzistonte absolutisht asnje dokument tatimor, doganor, bankar qe te provonte njeren apo tjetren origjine te parave te ndertimit te Sarajeve te ndertuara me materiale ultra te kushtueshme.4- Kur kryetarja e ILDKP zonja Zana Xhuka me guxim nisi hetimin mbi origjinen e parave te ndertimit te Sarajeve te Surrelit me gjatesi themelesh 57 m, Edvini e shkarkoi ate menjehere dhe ne menyre antikushtetuese nga detyra.Persa i perket formes si bunker ato ate forme kane dhe nuk ja kam sygjeruar une por e ka zgjedhur vet.Se fundi i rikujtoj hajdutit se vile apo pallat mund te kete çdo njeri me burime financiare te qarta dhe transparente. Kurse ata qe ndertojne vila dhe pallate si rasti tipik i çiftit Rama, i kane vila dhe pallate te ngrituara mbi krimin. sb

Gepostet von Sali Berisha am Mittwoch, 20. Mai 2020