31.5 C
Tirana
E diel, 17 Gusht, 2025

Banditët me uniformë dhe trafikantët e drogës që promovoi Rama në rrjeshtin e parë të dhunës ndaj artistëve

Nënkryetari i PD, Edi Paloka shprehet se, të gjithë ata që janë në listën që SHISH i ka dorzuar Ramës për punjonjësit e policisë që janë implikuar direkt në kultivimin dhe trafikimin e kanabisit janë promovuar dhe janë në rrjeshtin e parë të dhunës ndaj artistëve, gazetarëve, intelektualëve dhe qytetarëve në protestë.

Reagimi i plotë

Nje fakt shume interesant po konfirmohet pas verifikimit te çdo banditi me uniforme qe eshte perdorur per te dhunuar artistet, gazetaret, intelektualet dhe qytetaret protestues…pothuajse te gjithe ata jane ne listen qe SHISH i ka dorzuar Rames per punjonjesit e policise qe jane implikuar direkt ne kultivimin dhe trafikimin e kanabisit. Sot ata jane promovuar dhe jane ne rrjeshtin e pare te dhunes!

P.S
Besoj e dini dhe vete qe maska pak te fsheh dhe me apo pa numra identifikues ,shoku ne krah tregon gjithnje…

Kryemadhi: Kemi identifikuar me emra ata që dhunuan protestuesit, të gjithë do ta paguajnë!

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi publikoi sot emrat e policëve që sipas saj, dhunuan ditën e shembjes së Teatrit, qytetarët, politikanët dhe gazetarët.

Ajo tha se të gjithë ata që kanë gisht në shembje do ta paguajnë.

“Të gjithë ata që kanë firmosur atë vendim, kryetarë bashkie, këshilltarë bashkie dhe ata policisë privatë të firmës që do ndërtojë atje do përgjigjen një ditë. Kemi nisur t’i identifikojmë. Kemi identifikuar: Altin Lila, Shef i komisariatit nr. 5.

Ai dhunoi gazetarin Alfred Lela. Kemi identifikuar Kastriot Gjokutajn, komandant i forcave special të Edi Ramës, Denisa Hima është policja që dhunoi Silva Cakën. Kemi filluar identifikimin e policëve dhe policeve që kanë dhunuar qytetarët. Turp më të madh nuk ka se të preket me dorë një grua e mbuluar me shami. Amarilda Shabani, është një tjetër police e dhunës”,- tha Kryemadhi.

Veliaj do zaptojë edhe “Sarajet” për një tjetër kullë 45-katëshe me oligarkët

Kryebashkiaku Veliaj do shpronësojë nga pronarët ndërtesën e njohur si Sarajet, dhe një ndërtesë në pronësi të familjes Libohova ngjitur me të, të cilat ndodhen në rrugën Abdi Toptani, në pjesën para Qendrës Toptani, përballë Hotel Plaza.

Veliaj e ka bërë këtë deklarim në emsionin Opinion të hënën në mbrëmje, ku është munduar të justifikojë me argumenta absurde vendimin e prishjes së Teatrit Kombëtar, e cila edhe nëse nuk mund të shërbente si teatër mund të shërbente shumë mirë si muze publik.

Para pak muajsh Bashkia Tiranë ka dhënë një tjetër tokë private pas ndërtesës së Bashkisë një tjetër ndërtuesi, kur ajo gjithashtu mund të shërbente si muze. Ndërkohë, që toka të tjera publike kudo në Tiranë po u jepen privatëve për zhvillim, sikurse ndërtesa muze gjithashtu po u merren pronarëve dhe menjëherë po bëhen ndërtime të larta private.

Pikërisht, ndërsa ka tjetërsuar tek privatët thuajse të gjitha ndërtesat më të rëndësishme të Tiranës, befas Veliaj po deklaron se do të shpronësojë dy ndërtesa private, me paratë publike, me pretendimin se do i bëjë ato muze.

Pohimi i thënë në mënyrë të shkujdesur i Veliajt me shumë gjasa zbulon një projekt korruptiv grabitjeje, të cilin kryeministri Rama ka shumë vjet që nuk po e realizon dot për zhvillimin e zonës pas teatrit, që në fakt ka qenë i vetmi qëllim edhe për prishjen e teatrit.

Kryeministri Rama në bashkëpunim me një nga oligarkët më të mëdhenj të vendit ka planifikuar që në truallin e ndërtesës Sarajet, të ngrejë një kullë rreth 45 kate të lartë, një koncept idenë e së cilës e ka parë Exit News.

Për shumë vite zhvilluesi i zgjedhur nga Rama, është përpjekur ta blejë ndërtesën dhe truallin nga trashëgimtarët e familjes Kazazi dhe degëzimët pasardhës të saj, familjes Kosova, por ka hasur pengesën e një prej trashëgimtarëve i cili nuk ka pranuar ta shesë pavarësisht çmimit të blerjes.

Duke qënë se kjo pengesë ka qenë e pakalueshme, Rama dhe Veliaj duket se tani kanë hartuar një plan dinak për të realizuar ndërtimin: me gjasa ata do t’ja marrin me dhunën e shtetit si shpronësim ndërtesën pronarit që nuk pranon ta shesë, me pretekstin se duhet për muze që është një interes publik, dhe në një hap të dytë do ta tjetërsojnë pronën e bërë publike në favor të ndërtuesit privat.

Me gjasa, skema që do të përdoret është ajo që Rama dhe Veliaj po përdorin kudo: do ia japin tokën publike oligarkut, me marrëveshje që katet e para të jenë muze në pronësi të bashkisë, ndërkohë që zhvilluesi do të gëzojë të gjithë pjesën tjetër.

Është e gjitha një konspiracion i pastër për të grabitur një pronë private me forcën e shtetit dhe pastaj për të grabitur vetë shtetin në shërbim të një privati.

Ndërtesa 45 kate e lartë është pjesë e projektit Rama -Veliaj për ndërtimin e të gjithë zonës nga rruga para Ministrisë së Brendëshme deri tek rruga para godinës së vjetër të PD-së, pra përballë qendrës Toptani, duke krijuar kështu, së bashku me ndërtesat ekzistuese Torre Drini, Gjergji Center dhe Eurocol, një bllok të dendur ndërtesash të larta.

Skandali me Turqinë/ Partneri i Air Albania mashtron biznesmenin e famshëm turk

Mediat turke kanë raportuar sot masivisht për një skandal.

Biznesmeni i famshëm, Adnan Polat është mashtruar nga biznesmeni shqiptar, Sinan Idrizi, partner i Air Albania. Kështu shkruan gazeta Hurriyet.

Sipas saj, Idrizi i ka marrë paratë Polat me premtimin se do blinte një kompani nafte.

Tani ai nuk ka as kompani dhe as paratë.

Biznesmeni i famshëm i Gallatasarajit ka depozituar një padi në prokurorinë e Stambollit kundër partnerit të Air Albania, shkruan gazeta.

Sipas saj, Polat ishte në Shqipëri për biznes, kur u takua me partnerin e Air Albania, Sinan Idrizi.

Ky i fundit i tha se është një kompani, e quajtur Global Fluids International që po ecën mirë në Shqipëri dhe se mund ta ndihmonte për ta blerë kompaninë.

Biznesmeni shqiptar i mori 3.5 mln dollarë si depozitë. Pikërisht kjo shumë i është zhdukur biznesmenit turk, ndaj ai ka vendosur të ngrejë padi.

Unioni botëror i partive të djathta: Qeveria Rama po shkatërron demokracinë në Shqipëri! Mbështesim protestat!

Unioni botëror i partive të djathta, IDU ka dalë me një deklaratë të fortë pas prishjes së Teatrit Kombëtar.

“Qeveria Rama po shkatërron demokracinë në Shqipëri. Prishja e teatrit ishte një akt i paligjshëm për përfitimin e një grushti njerëzish. Dënojmë dhunën policore dhe arrestimet arbitrare”, thuhet në deklaratë.

DEKLARATA

Unioni Ndërkombëtar Demokrat shpreh shqetësimin e thellë mbi zhvillimet e fundit në Shqipëri dhe dënon shembjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë si një akt antidemokratik dhe arbitrar të autoriteteve qeverisëse.

Veprimet e mëngjesit të së dielës, në mes të pandemisë Covid -19, janë një tjetër shembull i brutalitetit të Qeverisë Rama, që bie ndesh me sundimin e ligjit dhe nëpërkëmb mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.

Kjo nuk është hera e parë që aktet e Qeverisë Socialiste të Shqipërisë kryhen për përfitimin e një grushti njerëzish dhe në dëm të shoqërisë civile. Sëbashku me Partinë Popullore Europiane dhe Partine Europiane Konservatore dhe Reformiste, IDU dënon këtë dhunim flagrant të të drejtave të qytetarëve në Tiranë. IDU ju kërkon me forcë organeve të rendit në Shqipëri të ndalin dhunën dhe arrestimet arbitrare.

Shembja e Teatrit Kombëtar në Tiranë është një shembull tjetër i rrënimit të vazhdueshëm të demokracisë nga Kryeministri Rama. IDU i kërkon të gjithë anëtarëve të saj të mbështesin protestat kundër këtyre akteve dhe të mbështesin rivendosjen e lirisë dhe demokracisë në Shqipëri.

* IDU është organizata më e madhe botërore e partive të qendrës së djathtë dhe të qendrës, e cila kryesohet nga kryeministri kanadez, Stephen Harper. Anëtarë të IDU janë edhe dy blloqet më të mëdha politike të Europës, Partia Popullore Europiane EPP dhe Partia Europiane Konservatore dhe Reformiste ECRP.

Barbarët nuk ndalen! Pas shembjes së Teatrit, ja kush do shembet në Shkodër! Bashkia deklaratë urgjente

Pas shembjes së Teatrit Kombëtar në Tiranë, radhën duket se e ka Qendra Kulturore Historike e Shkodrës. Ministria e Kulturës ka informuar nëpërmjet një komunikimi zyrtar se ka për qëllim zonifikimin e ri, së bashku me planin për mbrojtjen dhe administrimin e Qendrës Historike, duke e cilësuar një hap cilësor për ruajtjen e vlerave historiko- kulturore, mbrojtjen dhe restaurimin e vlerave të trashëgimisë kulturore të qytetit të Shkodrës”.

Për këtë, Bashkia e Shkodrës ka kërkuar dokumentacion shtesë që të jetë më transparent ndaj banorëve të saj.

Deklarata e Bashkisë

Përmes komunikimit zyrtar, Ministria e Kulturës ka informuar Bashkinë Shkodër se ka inicuar hartimin projektvendimit për ndryshimin e Qendrës Historike të Shkodrës dhe Zonës së Mbrojtur të saj.

Në projektvendimin e dërguar për konsultim Bashkisë Shkodër, Ministria e Kulturës shprehet që ky vendim, citojmë relacionin e Ministrisë, “ka për qëllim zonifikimin e ri, së bashku me planin për mbrojtjen dhe administrimin e Qendrës Historike, duke e cilësuar një hap cilësor për ruajtjen e vlerave historiko- kulturore, mbrojtjen dhe restaurimin e vlerave të trashëgimisë kulturore të qytetit të Shkodrës”.

Në përgjigje të kësaj shkrese, Bashkia Shkodër, ka kërkuar dokumentacion shtesë në lidhje me projektvendimin, duke argumentuar kërkesën se ky informacion është primar dhe i domosdoshëm për vlerësimin teknik. Kemi kërkuar të na vihet në dispozicion dhe të bëhet Publike:

-Kush ka marrë insitivën dhe parashtrimet në këtë iniciativë, qoftë kjo nga institucionet Publike, private apo individë.

-Materialin hartografik dixhital që reflekton ndryshimet përkatëse të propozuara, pasi në hartën e fotokopjuar me shënimet me laps, e bën të pa mundur vlerësimin.

-Verifikimin e interesit kulturor të pasurisë apo pasurive që propozohen të shtohen/hiqen nga Zona Historike apo Zona e Mbrojtur, për secilën pasuri/grup pasurish, verifikim ky që duhet të jetë konfirmuar nga specialistet dhe titullari i institucionit të specializuar që ka bërë këtë vlerësim.

Ky informacion, ashtu sikurse procedura ligjore përcakton, është i domosdoshëm në fazën e konsultimit për dhënie të mendimit.

Në momentin që ky dokumentacion do të vihet në dispozicion, Bashkia Shkodër do ta bëjë publik, për një konsultim dhe diskutim gjithpërfshirës dhe me transparencë, në shërbim të interesit publik të qytetit dhe banorëve të saj.

Si po përdoren ekspertët e pandemisë nga Rama! Pse sot e rritën kurbën e të infektuarve me Covid-19?

Rama po i përdor më së miri ekspertët sipas interesave të tij për Covid-19. Pas dy ditësh kur u raportua prej tyre se ka patur vetëm 1 të infektuar me Covid-19, sot këta ekspertë e çuan numrin e të infektuarve në 15.

Si ka mundësi që kurba e të infektuarve të jetë kaq qesharake?! Apo ndoshta ngaqë janë qesharakë vetë këta ekspertë!

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 15 raste të reja me Covid-19, 13 raste të reja në Durrës, 1 në Shkodër dhe një në Tiranë. Kurba e koronavirusit vazhdon të mbetet qesharake, pasi një ditë më parë u regjistrua vetëm një rast me koronavirus.

DEKLARATA E PLOTE

Dr. Flutura Beqo
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Ju bëjmë me dije të dhënat e 24 orëve të fundit të situatës së COVID-19 në Shqipëri.

Situata epidemiologjike paraqitet e qëndrueshme, mbështetur në identifikimin e rasteve të reja, hetimin aktiv të tyre dhe numrin e pacientëve që po trajtohen në spital.

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 186 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid-19 dhe janë konfirmuar pozitivë 15 raste.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 13 raste në Durrës, 1 në Tiranë dhe 1 në Shkodër, kontakte të rasteve të mëparshme pozitive. Të shëruar janë 16 qytetarë.

Gjendja në spitalin infektiv paraqitet e qëndrueshme prej ditësh me 15 pacientë të shtruar dhe vetëm 3 prej tyre janë në terapi intensive.

Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 964 qytetarë. Prej tyre, rreth 79% janë të shëruar.

Në vendin tonë aktualisht janë 175 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër.

Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 13, mijë testime molekulare dhe serologjike. Deri tani janë mbi 1 mijë testime serologjike në personel shëndetësor, me një pozitivitet të përgjithshëm rreth 8%.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar masat e vendosura. Nëse keni shenja klinike të Covid19 telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID-19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

COVID-19 – Statistika (20 Maj 2020)
Testime totale-13621
Testime molekulare-12555
Testime serologjike-1066
Raste pozitive-964
Raste të shëruara-758
Raste aktive -175

Humbje jete-31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë-57
Durrës-44
Krujë-33
Shkodër-15
Kamëz-10
Berat-10
Fier-3
Elbasan-1
Mirditë-1
Korçë-1

Reagimi i fortë i shkrimtares së njohur ndaj Veliajt: Mister pupuliti…

Nga Flutura AÇKA

Mister pupuliti

Dje rastësisht më zuri syri një video të vizitës së Kryebashkiakut të Tiranës në një familje shqiptare, nga ato të shpeshtat e stilit “plagium” të tij, për të cilat jo shumë dekada më parë dënoheshe në Itali. Pasi e kishte hequr maskën e tij të shtrenjtë FFP2 (apo FFP 3, të cilën po ta vesh në Europë sot në publik, gjobitesh, sepse ruhen vetëm për ekipet mjekësore që përballen drejtpërdrejt me Covid-19), me një tortë në dorë, tek përqafonte zonjën e mirë të shtëpisë që po vizitonte, i foli edhe për Teatrin Kombëtar dhe i kërkoi asaj miratimin popullor të shembjes dhe madje shakatoi me të edhe me zhurmën që kishte bërë Teatri Kombëtar tek “thyente hundën” para forcës së tij, mu ashtu siç meritojnë ndërtesat e shëmtuara. Madje shtoi me sigurinë prej “Alice and Bob” se asnjëri prej atyre që janë kundër shembjes, nuk kanë qenë ndonjëherë në teatër! Po i fliste një njeriu, që jo për faj të saj, mund të mos kishte qenë ndonjëherë në teatër dhe as e dinte se ç’është teatri si koncept, si një nga helikat e padukshme të ADN-së së njerëzimit.

Një natë më parë e kisha parë në një studio me një copë pupuliti në dorë tek kafshonte ajrin që nxirrte nga nxitimi se mos i harronte justifikimet që do të përdorte për gjëmën që i kishte bërë teatrit, në një nga ato shoë të mbrëmjes ku thirren shpesh për t’u pastruar politikanë që në mëngjes janë në shkallët e gjykatës a në derë të prokurorisë e ku kanë rast të kërcënojnë gazetarët.

I foli asaj nëne të mirë me një ngazëllim të paparë, a thua se po vinte drejt e nga ceremonia e inaugurimit të Teatrit të ri Kombëtar. Por atë që nuk i tha asaj nene – e cila, ngaqë e ka televizorin argëtim, mendon se ata që dalin në televizor janë burra të mirë – ishte se deri te dita e krimit të shembjes së Teatrit, ai kishte bërë disa krime të vogla dhe të mëdha njërin pas tjetrit. Se kishte nisur emisarë prej muajsh e muajsh me fletushka nëpër festivalet teatrorë për të intimiduar aktorë që të firmosnin kundër teatrit. Se bashkë me vrapin për shembjen e teatrit, kishte nisur një fushatë personale mjalti me ata që besonte se mund t’i blinte, se i thërriste për kafe e dreka nëpër saletet e fshehta të një hoteli të njohur në qendër, u blinte dhurata, mbase edhe ndonjë zarf.

Se kishte nisur një fushatë të tërë përçarjeje dhe denigrimi për kundërshtarët, se kishte kurdisur një aparat të tërë malinj që të rrëmonte të kaluarën, familjen, fisin, miqësitë, prejardhjen, gratë, dashnoret, deftesat e shkollave, dëshmitë e penalitetit, gjithçka që ai duket se e ka mjeshtri për të ndërtuar alibitë e tij, për të përbaltur “armiqtë” që vendosën të qëndrojnë dhe të mos shiten. Nuk i tha asaj nëne të mirë se ishte betuar para shefit të tij të bënte dorëzaninë për ta shembur Teatrin Kombëtar, por me kushtin që ai të ishte atavizma e shefit të tij në politikë. Nuk i tha se kishte përdorur qindramijë policë të të gjitha skuadrave, skuadrileve e strukturave që njihen në këtë vend kundër një grushti artistësh e njerëzish të paarmuar që nuk mendojnë si ai.

Nuk i tha se kishte shkruar natën si cubat, si kusarët për ta zënë në grackë ndërgjegjjen dhe psikikën e aq njerëzve të lidhur si me frymën e tyre me atë teatër. Nuk i tha se kishte thirrë orën e tij të ligë për të tërhequr zvarrë një grusht idealistësh që kishin filluar ta donin atë ngrehinë më shumë se shtëpinë e tyre, pikërisht se ishin trembur të mos e humbnin. Nuk i tha asaj nëne se nuk kishte pritur të gdhihej mirë për të dalë e folur e për të bërë protagonistin edhe në një ditë të tillë zie për kulturën dhe historinë shqiptare. Nuk i tha asaj nëne se për herë të parë në atë broçkullitje të radhës të mbushur me gënjeshtra, mesazhet që e kishin shoqëruar online kishin qenë të gjitha negative, absolutisht negative.

Nuk i tha se për herë të parë edhe ata njerëz që ishin mësuar të hapnin statuse anonime, që hynin dhe i bënin fërtele kundërshtarët e tij, atë ditë ishin topitur, pasi edhe ata ishin mërzitur, sikur zogjtë, sikur pemët, sikur gurët e atij teatri në të gdhirë të asaj të diele vaji. Nuk i tha asaj nëne se po atë ditë në një nga gazetat me të mëdha europiane akti i tij ishte quajtur “akt nazist” dhe se i kishte shqetësuar ata europinët që nuk harronte t’i doroviste me pemë të ngulura kuturu në emër të tyre.

Nuk i tha se kishte gënjyer duke thënë se shembja e Teatrit Kombëtar ishte vendimi më i vështirë i jetës së tij, aq i vështirë sa nuk kishte pritur as dhjetë ditët ligjore për ta shembur. Nuk i tha asaj nëne se sa gjurmë të pista kishte lënë tek nxitonte për t’ua prishur shtëpinë artistëve, nga të cilat as Zoti nuk e shpëton dot më, sigurisht nëse ka drejtësi diku. Se i kishte shtyrë kompanitë celulare që të shkelnin të drejtat e njeriut dhe t’ua këputnin valët asaj shpure artistësh të zënë në grackë atë natë. Se një ditë më parë kishte folur për mola dhe krimba që po ia hanin vlerën e çmuar brenda teatrit, por që të nesërmen i zuri pa kurrfarë dhimbjeje nën rrënoja.

Nuk i tha se kishte pritur një çast shkujdesjeje të Opozitës për ta shembur dhe se nëse nuk ia gjente anën Opozitës, e cila deri tani vetëm i kishte hedhur ca shashka, atëhere po, mund të kishte probleme me gjithë këto marifete prej marifetçiu “që nuk ia hedh njeri” (siç i përbetua para copës së pupulitit që e kishte marrë me vete në studio). Nuk i tha se mund ta kishte punën pisk nëse Opozita bënte një premtim publik për ta çuar deri në fund drejtësinë ndaj inkuizitorëve të Teatrit Kombëtar. Nuk i tha se ka një mik “armik të popullit” që rreh, dhunon, zvarrit, helmon, verbon shqiptarët që protestojnë, pasi ka pirë edhe ai “drogën e pushtetit”.

Nuk i tha se ai parku që pretendon se ka bërë brenda parkut të madh, ia nxorri kallp Koronavirusi, ngaqë nuk i hyri kujt në punë, siç do t’i kishte hyrë po të kishte bërë me ato miliona parash dhjetëra parqe të vegjël mes pallateve. Nuk i tha se ai sheshi që lëvdon prej ngrehaluci, është i vetmi në llojin e tij për një kryeqytet europian, i tillë, që ditën i duken zorrët mes ferrave dhe natën nuk kalohet prej mungesës së dritave nëpër shkurrishtat. Nuk i tha asaj nëne të mirë se tek ai stadium që ai e shet si koloseun e Tironës, edhe bari refuzon të mbijë dhe është një ndërtim ndër më agresivët e ndërtuar ndonjëherë. Nuk i tha se kishte fyer me një cinizëm të pacak Europa Nostra-n si njëfarë OJF-je pa rëndësi, duke harruar se prej njërës së atyre gjërave pa rëndësi na kishte mbirë edhe ai në derë ne shqiptarëve. Nuk i tha se nën rrënojat e teatrit kishte mbetur edhe flamuri shqipar që qëndrestarët e mbanin përherë aty. Sa gjëra nuk ia tha dot asaj nëne të mirë ai.

Sepse, sikur ta kishte bërë këtë, ajo do t’i kishte thenë: “Po të paska dalë kallaji, mor djalë!”. Ose, ose sipas gjuhës së preferuar të tij dhe të shefit të tij: “Të paska dalë pupuliti, mor djalë!”.

Pas këtyre gënjeshtrave që i tha asaj nëne, ajo u ngrit dhe i bëri një kafe bojëkafe, sepse ajo e di se kafet e zeza duhen vetëm për të mbledhur zemrën, dhe ky “çun garip” nuk kishte bërë asgjë për të qenë i pikëlluar, edhe pse kishte pikëlluar me egon e pushtetit të tij të pakontrolluar, me pangimjen e përjetshme të mafiozëve, me përuljen latyritëse ndaj shefit, me sigurinë diabolike të plebeut, me mijëra e mijëra e mijëra shqiptarë.

Plas mes zyrtarëve të Ramës! Zv.ministri shpërthen ndaj ministres: Ishe për mëshirë, dole dhe u…

Shembja e Teatrit Kombëtar ka shkaktuar sherre e tensione edhe në rradhët e qeverisë Rama. Debatet lidhur me aktin e ndërmarrë në orën 04:30 të datës 17 maj po nxjerrin se aksioni i mësymjes në Teatër nuk po merret përsipër nga askush, dhe se Bashkia e Tiranës ka vepruar pa pyetur dhe vetë Ministrinë e Kulturës.

Veliaj ia la topin policisë së Sandër Lleshajt, policia tha se ishte në mbështetje të Bashkisë së Tiranës. Kryeministri Edi Rama ia lë faturën Veliajt, ministrja Elva Margariti tha se nuk ishte në dijeni fare të prishjes së godinës, pasi do ishte njësoj si të dinte se çfarë aksioni po kryen OSHEE në një zonë të pavarur, dhe Bashkia e Tiranës është ent më vete.

Ndërkohë zv.ministri i Transporteve, Artan Shkreli ka sulmuar ashpër nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ministren e Kulturës, Elva Margariti, e cila në Open mohoi të kishte dijeni për aksionin për prishjen e Teatrit, duke e nxjerrë Ramën si një kryeministër që nuk njofton as qeverinë e tij për akte të tilla.

‘Zj. Margeriti te “Open” ishte për mëshirë… pse duhet të dilte e të poshtërohej ashtu?!-shkruan Artan Shkreli, në një postim të tij në rrjetet socoale, të cilin e ka fshirë për arsye të pashpjegueshme pak minuta më vonë. Aq e madhe është liria brenda Rilindjes, saqë edhe postimet në Fb mund të të hanë kokën…

Gruaja e Dakos kèrcënon punonjësit e shëndetësisë të mos dalin në protestë për shpërblimin

Punonjësit e Drejtorisë së Shëndetit Publik në Durrës kanë pezulluar punën pa afat pasi nuk kanë marrë shpërblimin e premtuar nga kryeministri për ata që janë në vijën e parë të luftès nga kòronavirusi.

Kryetari i Sindikatës tha se, kanë shkuar në institucionet përkatëse por askush nuk i ka dhënë përgjigje. Duke folur për mediat, u shpreh se, gruaja e Vangjush Dakos i ka bërë presion laborantëve të mikrobiologjisë dhe nuk dalin se kanë frikë.

“Ditën e sotme jemi ngritur në grevë 33 punonjës të Qendrës shëndetësore Epidemiologjike pasi ne nuk kemi përfituar asnjë pagë siç parashikohej për mjekët dhe infermierët që janë në vijën e parë të lùftës me Còvid-19. Nuk ka mjaftuar kjo, por ditën e sotme sapo është marrë vesh për grevën tonë, vetë gruaja e Vangjush Dakos, Znj. Alba Dako ka ardhur në qendër duke i ushtruar presíon punonjësve që do të dilnin në grevë, për shkak të marrëdhënieve që ka me drejtoreshën e qendrës.

Punonjësit janë izoluar në qendër dhe nuk dalin për të punuar, por as për mediat për shkak të kèrcënimeve me vendin e punës. Ndërkohë ende nuk na janë paguar orët shtesë që kemi punuar në 6 muajt e fundit.

Shefja është futur te llumi i vjèdhjes se nuk japin listat. Ajo ka përpiluar listat dhe i bën prèsion pjesës tjetër sipër dhe dy burra që ishin këtu, edhe ata kanë ikur se kanë frikè se i heqin nga puna. Po nuk dolën shoferat, i gjithë personeli 33 vetë janë në grevè. Ne kërkojmë pagat tona. Kemi punuar 60 orë në javë jo 40 dhe nuk kemi marrë asnjë ditë pushim. Janë marrë nga 50-100 mijë lekë sikur kanë ardhur vetëm një ditë në punë, jo 30 ditë.

Vendimi është 1000 euro dhe 500 euro personeli ndihmës, shoferët e pastruesit. Nuk kemi marrë as atë që kemi punuar vetë. Kjo është vetëm poshtërsi, kryeministri duhet të marrë vesh që vendimi i tij nuk zbatohet nga organet tona”, tha kryetari i Sindikatës, Zija Alhysa.

Ndërsa një punëtore tha se nuk kanë marrë asnjë shpërblim, ndonëse janë të rrezíkuar çdo ditë pasi dalin në punë.