31.5 C
Tirana
E martë, 12 Gusht, 2025

Firma e Ançelotit me Brazilin e jashtëligjshme? FIFA kërkon shpjegime për një pagesë 1,2 milionë euro

Karlo Ançeloti ka pak ditë që ka firmosur me Brazilin duke u ulur në pankinën e përfaqësueses së këtij vendi. Por mënyra si trajneri përfundoi në drejtimin e “seleçaos” është bërë pjesë e një hetimi të FIFA-s.

Kjo e fundit ka kërkuar shpjegime nga Federata e Brazilit se pse ndërmjetësi zyrtar i kësaj marrëveshje nuk është një menaxher që ka licencën e FIFA-s. Diego Fernandes quhet ndërmjetësi i cili pa licencë të FIFA-s, ka arritur të lidhë palët në këtë marrëveshje të bujshme, duke përfituar edhe financiarisht nga ajo.

Sipas FIFA-s, kjo është një shkelje e rregulloreve të saj e që mund të sjellë pasoja, por i ka dhënë kohë Federatës të shpjegohet, duke i vënë në dispozicion dokumentacionin e marrëveshjes përfshirë dhe pagesat. Federata ndërkohë ka bërë të ditur për mediat ndërkombëtare se negociatat ishin kryer nën drejtimin e presidenti Ednaldo Rodrigues, të shkarkuar nga një gjykatë në Brazil më 15 maj.

Megjithatë, pjesëtarë të stafit të menaxherit të përfolur në këtë çështje kanë bërë të ditur se ai ka përfituar një shifër prej 1,2 milionë eurosh. Por ajo do i kalojë vetëm pasi të marrë licencën përkatëse të FIFA-s. Meqë gjithçka kishte ndodhur shumë shpejt, ai nuk kishte pasur kohën e duhur të pajisej me një të tillë.

Parandalimi i Diabetit – Pesë Hapa si të Kujdeseni në Shtëpi

Një nga sëmundjet më të përhapura të globit është pa dyshim diabeti, e sidomos diabeti i tipit 2.

Diabeti është cilësuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si sëmundja e shekullit pasi prek rreth 5% të njerëzve.

Ndaj edhe parandalimi i tij është shumë i rëndësishëm duke qënë se rrezikon çdo ditë njerëz nga të gjitha moshat.

Është shumë e rëndësishme të ndiqni rregulla strikte nëse ndjeni që jeni të rrezikuar nga kjo sëmundje.

Kryesisht për personat me probleme të mbipeshës, histori të sëmundjes së diabetit në familje apo ata që vuajne nga paradiabeti kujdesi duhet të jetë shumë i madh.

Baza nga ku mund të filloni me parandalimin e kësaj sëmundje është sigurisht ushqimi dhe stili i jetesës.

Në këtë artikull AgroWeb.org ju tregon pesë hapa të thjeshtë se si mund të parandaloni prekjen nga diabeti.

Konsumoni shumë fibra

Ushqimet e pasura me fibra janë një mik shumë i mirë i trupit tuaj dhe do t’ju ndihmojnë në parandalimin e diabetit.

Fibrat përveçse do të ndihmojnë në balancimin e shëndetëshëm të sheqerit në gjak, ndihmojnë edhe në parandalimin e sëmundjeve të zemrës.

Ushqimet e pasura me fibra ndihmojnë edhe në humbjen në peshë pasi ju ndihmojnë të ndiheni më të ngopur në mënyrë të shëndetëshme.

Sasi të mëdha fibre mund të gjeni tek frutat si banania, portokalli, mollët apo luleshtrydhet.

Tek perimet zgjidhni perimet me lëkurë të errët pasi sa më e errët lëkura aq më shumë fibra përmbajnë ato.

Këtu fusim spinaqin, karrotat, patatet apo brokolit.

Konsumoni shumë drithëra

Shumë nga ushqimet tuaja më të preferuara janë të përbëra nga drithërat, duke filluar që nga orizi apo gruri.

Ushimet me bazë gruri dhe drithërash e ndihmojnë trupin të ndihet i ngopur më shpejt.

Gjithashtu do të balancojnë dhe  nivelin e sheqerit në gjak që është një nga shkaktarët kryesor të diabetit.

Humbisni në peshë

Nëse jeni mbipeshë hapi i parë drejt parandalimit të diabetit është sigurisht reduktimi i kësaj peshe.

Çdo kilogramë i humbur në këtë rast është një mundësi e fituar për jetesë të mirë e të shëndetëshme.

Një studim i fundit tregoi se personat që merrën më aktivitet fizik dhe humbasin rreth 7% të peshës së tyre trupore ulin rrezikun e prekjes nga diabeti me 60%.

Karbohidratet

Dietat strikte me pak karbohidrate dhe pak kalori mund t’ju ndihmojnë të humbsini shpejt në peshë, por nuk ndihmojnë dibetin.

Nëse i mohoni trupit tuaj marrjen e vitaminave dhe karbohidrateve të nevojshme ju limitoni edhe vlerat e tyre ndaj trupit tuaj.

Aktiviteti fizik

Është shumë e rëndësishme që krahas regjimit të striktë ushqimor të ushtroheni rregullisht.

Jetesa aktive mund të ulë sheqerin në gjak dhe të mbushë trupin tuaj me insulin natyrale.

Këta dy faktorë do t’a mbajnë sëmundjen e diabetit shumë larg trupit tuaj duke ju dhuruar një jetesë të shëndetëshme.

Sigurohuni të paktën të ecni rregullisht, të ngjisni shkallët apo të mereni me ushtrime aerobike.

Kur duhet të shkoni tek mjeku

Shoqata Amerikane e Diabetit, të cilit i referohet AgroWeb.org i rekomandon rregullisht kontrollet e diabetit për personat që janë mbi 45 vjeç.

Nëse jeni mbipeshë është e këshillueshme të kontrolloheni shpesh në çdo moshë pasi jeni më të rrezikuar.

Ndërsa pas moshës 45 vjeç këshillohet kontrolli i trupit çdo vit./AgroWeb.org

Reuters: Gjenerali i lartë amerikan do të udhëheqë forcat e NATO-s në Evropë, Donald Trump i komunikon vendimin Mark Rutte

Presidenti Donald Trump ka vendosur të ruajë rolin tradicional të një gjenerali amerikan në krye të NATO-s, të paktën për momentin, sipas tre zyrtarëve amerikanë, një zyrtari perëndimor dhe një burimi nga NATO, ndonëse Uashingtoni vijon të ushtrojë presion ndaj aleatëve evropianë që të marrin më shumë përgjegjësi për sigurinë e tyre, raporton Reuters.

 

Sipas zyrtarit perëndimor, Trump ia ka komunikuar vendimin në mënyrë private Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte. Pentagoni, Shtëpia e Bardhë dhe NATO nuk kanë reaguar ende ndaj kërkesave për koment.

Vendimi pritet të sjellë një lehtësim për aleatët evropianë dhe për disa republikanë në SHBA, të cilët kanë qenë të shqetësuar se retorika e ashpër ndaj Evropës dhe skepticizmi i Trump mbi luftën në Ukrainë mund të çonin në një tërheqje të shpejtë të lidershipit ushtarak amerikan.

Megjithatë, zyrtarët theksojnë se paralajmërimet e administratës Trump për nevojën për t’u fokusuar më shumë në Azi dhe sigurinë e brendshme janë serioze. Edhe pse ende nuk është marrë një vendim përfundimtar, janë zhvilluar diskutime për mundësinë e reduktimit të trupave amerikane në Evropë, ku aktualisht ndodhen rreth 80,000 ushtarë amerikanë.

Sipas burimeve amerikane, kandidati i radhës i pritshëm për postet e Komandantit Suprem të Forcave Aleate në Evropë (SACEUR) dhe të Komandës Evropiane të SHBA-së (EUCOM) është gjenerali i Forcave Ajrore, Alexus Grynkewich.

Posti i SACEUR, që mbikëqyr të gjitha operacionet e NATO-s në Evropë, është mbajtur gjithmonë nga një gjeneral amerikan që nga krijimi i tij pas Luftës së Dytë Botërore, kur në vitin 1951, U.S. Army General Dwight D. Eisenhower u bë komandanti i parë i NATO-s.

Si u helmuan fëmijët në Gramsh? Ekspertja: Ka shumë pikëpyetje

Ekspertja për sigurinë ushqimore Esmeralda Ballesha ngre pikëpyetjet mbi helmimin e fëmijëve në kopshtin numër 1 në Gramsh. Bazuar në informacionet e deritanishme zyrtare mbi këtë rast, ajo tha që nëse nuk është marrë nga veza, i vetmi opsion është që të jetë një kros kontaminim. Në studion e A2 CNN me Andi Nurajn, ekspertja theksoi se duhet të ketë më shumë informacion nga AKU-ja.

“Në rast se nuk është nga veza i vetmi opsion është që të jetë një kros kontaminim dhe fëmijët e kanë marrë salmonelën nga një format i tretë. Veza nuk ka patur slamonelë, por mund të jetë përcjellë nga pula. Sipas informacioneve që kemi atë ditë aty është konsumuar pulë. Në pulë nuk është verifikuar salmonela se ka qenë e pjekur plotësisht. Punonjësit mund të mos kenë pasur informacion dhe masat që duhet të marrim për higjienën dhe gatimin e produkteve veçanërisht atyre shtazore. Duhet më shumë informacion nga AKU se nëse veza është zierë, salmonela asgjësohet. Dhe për mua është pikëpyetje si arrijnë të dalin nga veza me salmonelë, ndërsa veza vetë është pa salmonelë”, tha ekspertja në A2 CNN.

Pikëpyetje ekspertja ngriti edhe mbi trajnimin e punonjësve të kopshteve, të cilët sipas saj duhen trajnuar vazhdimisht për sigurinë ushqimore.

“Kam pikëpyetjet e mia edhe për punonjësit nëse janë në dijeni por duhen trajnuar herë pas herë për sigurinë ushqimore”.

E pyetur nëse është një rast që po fshihet, ajo u shpreh: “Ajo që kemi vënë re në të gjitha rastet e skandaleve të sigurisë ushqimore e shohim që ka vonesë nga institucionet publike që janë të detyruar të japin informacion të shpejtë. Risqet te siguria ushqimore janë shumë të larta”.

Ekspertja theksoi se siguria ushqimore në vendin tonë është larg standardeve europiane.

“Diçka nuk shkon në këtë sistem. Ne po bëjmë reformim të plotë por informacioni nuk është aq i plotë. Shqipëria do të ngelë në klasë. Institucionet larg standardeve të BE-së”.

Çmimet e ushqimeve u rritën me 67% në një dekadë

Qëndresa Qytetare shpreh shqetësimin serioz për përkeqësimin e vazhdueshëm të kostos së jetesës në Shqipëri, në një kohë kur rritja e çmimeve po shoqërohet me mungesë të theksuar të mbështetjes financiare nga shteti për qytetarët.

TVSH për ushqimet është ndër më të lartat në Evropë, ndërsa nafta që është edhe gjaku i ekonomisë është me çmimin më të lartë në Ballkan.
Të dhënat më të fundit nga Eurostat tregojnë se Shqipëria renditet në vendin e 10 nga 40 vende europiane për rritjen më të lartë të çmimeve të ushqimeve dhe pijeve joalkoolike gjatë periudhës 2015–2025.

Sipas indeksit të harmonizuar të çmimeve, çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë rritur me 67% në një dekadë, një shifër alarmante që e vendos vendin tonë përpara shumë shteteve të zhvilluara të BE-së si Franca, Italia, Spanja apo Holanda.

Kjo rritje është 14% më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europian, çka tregon se jetesa në Shqipëri po bëhet gjithnjë e më e papërballueshme për shtresat e zakonshme të popullsisë.
Në këtë realitet të rëndë ekonomik, shqetësuese mbetet fakti se paga mesatare mujore bruto në Shqipëri për vitin 2024 është vetëm 83,401 lekë, ose rreth 834 euro.

Kjo pagë e rendit Shqipërinë ndër vendet me pagat më të ulëta në rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke thelluar hendekun midis rritjes së çmimeve dhe fuqisë reale blerëse të qytetarëve.

Ndërkohë që vendet e tjera të rajonit kanë ndërmarrë masa për të kompensuar inflacionin përmes rritjes së pagave dhe mbështetjes sociale, Shqipëria ka reaguar pjesërisht dhe në mënyrë të fragmentuar, kryesisht vetëm për sektorin publik.

Rritja e turizmit ka rritur konsumin dhe presionin mbi çmimet, por nuk është shoqëruar me rritje të prodhimit bujqësor apo me politika për të mbrojtur prodhimin vendas.

Si pasojë, varësia nga importet po rritet dhe me të edhe pasiguria për furnizimin me ushqime.
Janë produket bujqësore serbe dhe nga Maqedonia e Veriut që kanë pushtuar tregun teksa siguria ushqimore është në mëshirë të Manualit Salmonelës.

Në këtë kontekst, inflacioni nuk është më një sfidë e përkohshme, por një kërcënim afatgjatë për stabilitetin ekonomik dhe social.

Jetesa në Shqipëri po shndërrohet në luks për shumicën e familjeve, të cilat përballen çdo ditë me rritje çmimesh dhe të ardhura që nuk i ndihmojnë të përballojnë as nevojat bazë.

Naim Meta: Një fitore e turpshme, një humbje e thellë për vendin

Nga Naim Meta

Zgjedhjet e 11 Majit nuk ishin zgjedhje, ishin një teatër i mirëorkestruar nga ata që prej vitesh e kanë kthyer Shqipërinë në një pronë private. Koalicioni i Katovicës (ramsalimetës) doli “fitues” një palë në pushtet e një palë, bëjnë fasadën opozitë, por në të vërtetë, ishte një tjetër humbje për qytetarin e ndershëm, për ata që besojnë ende se ky vend mund të bëhet.

Këta nuk janë më politikanë, janë një mafie e organizuar, që vepron si trekëndëshi i Bermudës: një qeveri me opozitë e rreme dhe një tufë figurash që sillen si shpëtimtarë, por në fakt janë pjesë e së njëjtës makineri hajdutërie. Nuk i mjaftoi popullit trauma e 2007 ku komitët morën armët dhe dolën në mal, e vitit 2013 me “koalicionin e qelbesirave”, por tashmë kemi një version të avancuar: një bashkim pa ngjyrë politike, por me një qëllim të vetëm, grabitjen e vendit.

Kush doli humbës? Populli. Qytetari i thjeshtë, i majtë apo i djathtë, që voton me shpresë. Ai që kërkon të jetojë me dinjitet, pa qenë peng i oligarkëve dhe marrëveshjeve të fshehta. Ai që nuk ka përfaqësim, sepse çdo votë i deformohet, çdo zë i heshtet, çdo shpresë i shkelet me arrogancë.

Kjo nuk është demokraci. Kjo është një pandemi politike që na ka zënë frymën që nga viti 1944 dhe vazhdon deri sot, e transformuar, më dinake, më e pangopur. Por këtë herë, ndryshe nga herët e tjera, njerëzit nuk janë më aq të heshtur. Këtë herë, ju që keni bërë llogaritë mbi heshtjen dhe dorëzimin e shqiptarëve, do e gjeni veten përballë një populli që nuk ka më frikë.

Shqipëria nuk është as e juaja, as e partive tuaja, as e klaneve mafioze që i mbështesni, por Shqipëria u përket qytetarëve. Atyre që nuk janë në pushtet, që nuk janë të shitur, atyre që nuk duan asgjë tjetër veçse drejtësi, liri dhe një jetë normale.

Ju që deformuat votën, që mashtruat, që vodhët, jeni në fund të rrugës. E ardhmja nuk do ju përkasë. Sepse Shqipëria ka filluar të zgjohet.

Republika e Grabitësve, si udhëheqësit 34-vjeçarë ndërtuan perandoritë e tyre mbi shkatërrimin e Shqipërisë

Nga Bujar Vreto

Është tragjike, madje groteske, të shohësh Edin të krenohet me sukseset e një regjimi të korruptuar dhe të rrënuar moralisht, ndërsa Saliun të viktimizohet sikur të mos kishte qenë ai arkitekti i këtij sistemi. Spektakli është i pështirë, trillimi është poshtërues, dhe disfata është totale, për popullin, se fituesit janë të qartë, ata që kanë sunduar, plaçkitur dhe pasuruar veten nën petkun e pushtetit për më shumë se tre dekada.

Personazhet e Trekëndëshit të bermudës nuk janë kundërshtarë politikë, janë pasardhës dhe bashkëpunëtorë të një rregjimi që ka rrënjë të thella në historinë represive të Shqipërisë. Berisha, i përfshirë në sistem që nga viti 1969, dhe Rama, trashëgimtar i një elite të vjetër që nga 1944, janë dy faqe të së njëjtës medalje. Ndërkohë, populli, sidomos e djathta e vërtetë, që u rrëmbye dhe u tradhtua, endet dyerve të gjykatave, pa drejtësi dhe pa pronë, ndërsa “kapitalistët komunistë” gëzojnë gjithçka.

Kjo nuk është më thjesht një krizë politike. Kjo është një grabitje historike, e ligjëruar, e miratuar nga vetë ata që sot shtiren si të zhgënjyer. Ata që miratuan Kushtetutën e 2008-ës dhe çimentuan pushtetin politik e ekonomik, ata që miratuan kodin zgjedhor 2024 me lista të mbyllura për interesat e tyre por që Rama përfitoj 12 mandate në tavolinë, sot bëjnë sikur nuk e kuptojnë pse zgjedhjet “u vodhën”. Jo, nuk u vodhën, u shitën. U shitën për interesa, për mbijetesë politike dhe për të ruajtur status quo-në e pasurisë dhe pushtetit.

Çdo gjë është bërë me vetëdije. As Ramiz Alia nuk do ta kishte projektuar një transformim kaq “të suksesshëm” të nomenklaturës komuniste në oligarki kapitaliste. Dhe tani që horrat e politikës po ndiejnë fundin e tyre, nuk është çudi që rënkimi i tyre të bëhet më i fortë. Por askush nuk i beson më.

E vërteta është se Shqipëria nuk është as republikë, as demokraci – është një koloni e brendshme e kontrolluar nga pak njerëz, të veshur me pushtet dhe imunitet. Ata kanë kthyer shtetin në ndërmarrjen e tyre private dhe qytetarët në skllavë modernë, që paguajnë taksat për të ushqyer pasuritë e tyre miliardëshe.

Por fundi po vjen. Ngadalë, por i sigurt. Dhe kur të vijë, do të jetë i dhimbshëm, jo vetëm për ata që kanë grabitur, por edhe për ata që kanë heshtur.

Nëse Berisha tërhiqet, opozita vjen në pushtet/ Lapardhaja: Në 2021 Basha vuajti marrëveshjen Berisha-Rama të 2008

Namir Lapardhaja analizon në “Sot, Live në Shqipëri” situatën pasgjedhore të Partisë Demokratike dhe kryetarit të saj. Kujton se Berisha mori rezultat shumë më të dobët edhe se Basha, me humbje historike. Lapardhaja: Nëse Berisha largohet, PD do reformohet dhe do risë shanset për të ardhur në pushtet. Alibia për zgjedhjet? Që të mos dorëhiqet!

Nëse Sali Berisha nuk dorëhiqet dhe largohet nga partia, PD-ja do të marrë humbje edhe më të thella, madje do të “shkrihet si kripa në det”.

Reformimi i opozitës dhe shanset e saj për t’u rikthyer ndonjëherë në pushtet janë të lidhura vetëm tek largimi i figurave të vjetra dhe afrimi i fytyrave të reja intelektuale dhe që kanë besimin e qytetarëve.

Kurse beteja për pretendimet e farsës elektorale është një justifikim dëshpërues nga Berisha, me qëllim që të mos largohet nga PD-ja dhe ta mbajë peng atë për hallet personale, pas humbjes së thellë të zgjedhjeve të 11 majit.

Kjo ishte analiza politike që bëri në emisionin “Sot, Live në Shqipëri” të gazetarit Nertil Agalliu, analisti Namir Lapardhaja.

“Sjellja e PD bëhet që Berisha të mos përballet me përgjegjësitë e humbjes së zgjedhjeve të 11 majit. Lëvizjet e PD-së më duken dëshpëruese dhe se po kërkon alibi për humbjen e 11 majit. Lëvizjet e PD-së janë justifikuese dhe dëshpëruese. Nuk e di sa do reformohet PD-ja pas këtyre zgjedhjeve edhe pse duket e vështirë, do uroja që të ndodhte edhe pse kërkon një kohë shumë të gjatë si proces. Nëse do e arrinin, mendoj se zgjedhjet e ardhshme politike mund të ishin edhe alternativë për të gjithë spektrin politik. PD është në krizë të thellë, ku qartazi reflekton mungesa e analizës. Nëse do bëjnë një lojë të madhe përtej egos së tyre personale, duhet të bashkohen si faktor opozitar. Nëse do vazhdojnë me këtë ego dhe personalizim, mendoj se zgjedhjet e ardhshme do humbasin si kripa në det”, shprehet analisti.

Ai mendon se PD më shumë humbet me Berishën në krye sesa pa të. Një shembull kokëfortë sipas analistit janë zgjedhjet e vitit 2021, ku ish-kryetari Lulzim Basha iu afrua me 30 mijë vota PS-së dhe humbi vetëm për detaje të vogla politike dhe elektorale.

“Nëse e lidh fatin e Berishës me PD-në fiton vetëm i pari dhe humbet partia. Provo ta heqësh Berishën nga PD dhe të vendosësh kandatë intelektualë, që përfaqësojnë qytetarët dhe që morën vota, do shihet ndryshimi. Ka një mungesë shprese ndaj edhe shumë nga qytetarët dhe përfaqësuesit zgjedhin të ecin me qeverisjen sesa të bëhen pjesë e një formacioni të tillë të drejtuar nga liderë të vjetër, përfshi edhe Berishën. PD ka nevojë për lëvizje nga të rinj”, vijoi diskursin analitik Lapardhaja.

I pyetur se edhe Basha dështoi nga 2013-2021, ai vuri në dukje se me Berishën demokratët morën edhe humbjen më të thellë historike dhe ai është figura që duhet të dorëhiqet dhe i shkakton dëm më shumë partisë.

“Koha tregoi se jo vetëm nuk është drejtuar nga Lulzim Basha, por të gjitha vendimet treguan se janë marrë nga Sali Berisha. Megjithatë duhet thënë se më 2021 Basha e çoi opozitën dhe PD-në vetëm 30 mijë vota pranë mazhorancës, duke marrë një rezultat të mirë edhe me këtë Kod Elektoral të bërë nga berisha e Rama që nga 2008. Berisha mori rezultat të dobët edhe se Basha”, tha analisti.

Madje ai theksoi se Berisha e ka marrë peng partinë për hallet e tij personale.

“Ai mori peng PD-në për interesa personale, për hallin e tij dhe jo për partinë. Ndaj ai duhet të ishte dorëhequr dhe duhet të dorëhiqet, por këmbëngulja e tij aktuale tregon se nuk i intereson fati i organizatës politike, por halli personal. Berisha tregoi që nuk e bën dot më PD-në fituese, thjesht e mban në stanjacion dhe do e çojë në humbje edhe më të këqija. Berisha nuk ka çfarë i jep më PD-së dhe qytetarvëe, premtoi ndryshimin dhe nuk e arriti. Sa më shpejt të reformohet PD-ja dhe të largohet Berisha, aq më shumë shanse kanë demokratët që të fitojnë zgjedhje dhe të vijnë në pushtet, sa më shumë të qëndrojë ai, aq më shumë do humbasë kjo parti”, përfundoi Lapardhaja analizën e tij politike për situatën brenda opozitës.

Reagim i fortë nga SHBA: Minimi i zgjedhjeve elektorale dhe shtypja e fjalës, minojnë parteritetin transatlantik!

Ambasada e SHBA në Tiranë ka ndarë një postim të Departamentit Amerikan të shtetit, ku shkruhet se shtypja e fjalës dhe minimi i zgjedhjeve vejnë më rrezik partneritetin me transatlantik.

Ky reagim mjaft i fortë i SHBA vjen në një moment ku sapo janë zhvilluar zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Reagimi

“Shtypja e fjalës, lehtësimi i emigrimit masiv, shënjestrimi i shprehjes së besimit dhe minimi i zgjedhjes elektorale kërcënojnë vetë themelet e partneritetit transatlantik.” – Samuel Samson nga U.S. Department of State: Bureau of Democracy, Human Rights, & Labor shkruan se si partneriteti ynë duhet të bazohet në trashëgiminë e përbashkët dhe jo në konformizmin globalist.

Iku nga Meta te Rama/ Kompania e gruas së deputetit të PS, helmoi fëmijët me salmonelë!

Nga analizat e kryera nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka rezultuar se produkti që shkaktoi helmimin e 17 fëmijëve në kopshtin shtetëror të qytetit të Gramshit ka qenë veza, e cila ka qenë e kontaminuar me salmonelë.

Por, teksa AKU e mbajti emrin e fshehtë të kompanisë, por burime të “Alert.al” bëjnë me dije se vezët kanë pasur origjinën nga kompania “Xhenis Sh” sh.p.k. me seli në Shkodër.

Kjo kompani zotërohet në 100% të aksioneve nga Belma Çela, e cila është bashkëshortja e deputetit Agron Çela. Ky i fundit u zgjodh deputeti i Shkodrës në vitin 2021 nën siglën e LSI-së, por para zgjedhjeve lokale të vitit 2023, u “ble” nga Edi Rama, duke kaluar në krah të tij.

Agron Çela u shpërblye nga Edi Rama edhe në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, pasi i vendosi vajzën Xhenis Çela në listën e sigurtë të PS-së në Shkodër dhe kështu në shtator, babai do t’i lëshojë vendin të bijës në parlament. Agron Çela zotëron disa hotele luksoze në Shkodër dhe Velipojë, ku në media është raportuar kohët e fundit se ai synon edhe Vilën Qeveritare.

Kompania “Xhenis Sh” sh.p.k. zotërohej më parë nga vetë Agron Çela, por në vitin 2013 i ka kaluar të gjitha aksionet në emër të bashkëshortes së tij, Belma Çela.

Nuk dihet rrethanat nëse kemi të bëjmë me vezë importi apo jo, por nëse janë rrethanat e tilla, në këtë skandal veç AKU-së do të përfshiheshin edhe doganat.

Të pestë monstrat e vezëve të marra nga AKU, të cilat iu nështruan analizave, rezultuan pozitive për prezencën e bakterit Salmonella spp., sipas standardit ndërkombëtar ISO 6579-1:2017.

Iku nga Meta te Rama/ Kompania e gruas së deputetit të PS, helmoi

Helmimi masiv i fëmijëve ka ndodhur të martën (20 Maj), por ngjarja u mbajt e fshehtë nga institucionet shëndetësore, vendore dhe Policia, të cilat prej rreth një jave nuk kishin nisur hetim për rastin në fjalë.

Ngjarja u mësua mesditën e së shtunës nga një familjar, i cili denoncoi publikisht helmimin e nipit të tij, duke publikuar dhe fletën e analizave, ku mjekja Dafina Jaho konfirmoi praninë e bakterit salmonelë.

Pas shenjave të helmimit, AKU mori analiza nga 72 persona, 53 fëmijë dhe 19 anëtarë të stafit të kopshtit. Pas verifikimeve në Institutin e Shëndetit Publik, rezultatet treguan se 17 fëmijë ishin prekur nga salmonela.

Të hënën, më 26 maj, familjarët e fëmijëve protestuan duke kërkuar siguri për fëmijët e tyre dhe vënë para përgjegjësisë personat që lejuan një situatë të tillë dhe pasiguri ushqimore.

Pas publikimit sot të analizav nga ISUV, reagoi edhe kreu i Urdhrit Veterinar, Ervin Resuli, i cili në një postim në rrjetet sociale shkruan:

“Ky rezultat është alarmant dhe përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për shëndetin publik, veçanërisht në rastet kur produkti konsumohet pa përpunim të duhur termik. Prania e Salmonella spp. në vezë mund të shkaktojë sëmundje akute gastrointestinale tek konsumatorët, me pasoja serioze për grupet më të ndjeshme të popullatës (fëmijë, të moshuar, gra shtatzëna, persona me imunitet të ulët).

Bazuar në këtë situatë, rekomandojmë që:

Të ndërmerren menjëherë masa për ndalimin e tregtimit të këtij produkti.
Të gjurmohet dhe izolohet loti i vezëve të kontaminuara.
Të kryhet një kontroll sanitar-veterinar i plotë në fermën ose subjektin që ka prodhuar ose shpërndarë produktin.
Të njoftohet konsumatori dhe të garantohet asgjësimi i produktit të pasigurt, sipas procedurave ligjore.
Përgjegjesia bie mbi AKU për garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit të konsumatorit.”

Kujotjmë se kompania që furnizon kopshtet e Gramshit me ushqime, përfshirë kopshtin në fjalë, është “Nelsa shpk”.  Kjo kompani është dënuar më parë, në vitin 2016, për korrupsion me tenderat për ushqimin e burgjeve. Ajo është themeluar nga Nexhmi Balla, por pasi zoti Balla u dënua ai ja kaluar kompaninë vajzës së tij, Elsa Kamberi Balla.

Kompania “Nelsa shpk” ka një historik të gjatë të përfshirjes në tenderë publikë, jo vetëm në bashkinë Gramsh, por edhe në disa qytete të tjera të vendit dhe në institucione shtetërore në Tiranë.

Përveç furnizimit me ushqime katering të çerdheve, kopshteve dhe konviktit të shkollës së mesme në bashkinë Gramsh, “Nelsa shpk” furnizon me ushqime dhe spitalet e burgjet. Shumë nga këta tenderë janë shënuar me “flamur të kuq” në sistemin e prokurimeve publike një sinjal paralajmërues për mungesë transparence, konkurencë të dobët, ose dyshime për parregullsi në procedura.