19.5 C
Tirana
E enjte, 26 Qershor, 2025

Berisha flet për gazetën italiane: Rama të mësojë nga protestat ose do ketë fund të tmerrshëm

Në një intervistë për italianen “Il Messangero” ish kryeministri shqiptar, Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë duke thënë se janë dy kryeqytytet që protestojnë: “Karakas kundër Maduros dhe Tirana kundër Edi Ramës”.

Më tej ai shton se opozita ka bërë çdo lëshim që mundej dhe ka pranuar të gjitha marrëveshjet e mundshme të firmosura në maj të 2017-ës. Por sipas tij ka qenë Rama ai që i ka shkelur, dhe për këtë arsye ai duhet të japë dorëheqjen dhe ti lërë vendin një qeverie tranzicioni që i ndalon të menaxhojë dhe të manipulojë procesin e votimit.

Më tej e përditshmja italiane e përshkruan Berishën si liderin historik të Partisë demokratike, i cili ka qenë lideri më jetëgjatë në Shqipëri pas Enver Hoxhës.

I pyetur për arsyet e protestës Berisha shprehet se protesta u bë kundër narkoshtetit që drejton Shqipërinë, por arsyeja më e madhe është ajo e shkeljes së rregullave elektoraleve.

Berisha shkon dhe më tej duke thënë se me Ramën në pushtet nuk mund të ketë zgjedhje të lira. Beteja është e ashpër, thekson Berisha, por protestat janë një mësim të cilin Rama duhet ta kuptojë, përndryshe do të ketë ditë të vështira dhe fundi i tij do të jetë i tmerrshëm: Njerëzit mund ta vrasin, do ta hedhin në lumë.

Dhuna e përdorur në protestën e së shtunës u dënua nga komuniteti ndërkombëtar, por sipas ish kryeministrit dhuna e vërtetë është shkelja e të drejëts së votës dhe tashmë nuk ka më kthim prapa pasi situate është kritike.

Duke këmbëngulur se dalja e tij nga skena politike është pa lthim, Berisha premton se do të bëjë cdo gjë që shqiptarët të votojnë si qytetarët europianë, pasi aktualisht Shqipëria është i vetmi vend në Europë me një gjysëm diktaturë si në Venezuelë. /abcnews

Koha e të vërtetës për koncesionet skandaloze

Nga Bardh SPAHIA

Prokuroria e Posacme Antikorrupsion ka tashmë në dorë kallëzimin penal të Partisë Demokratike për koncesionin korruptiv të Check Up-it. Ministri i kohës i Shëndetësisë Ilir Beqja, ministrja aktuale Ogerta Manastirliu duhet të japin llogari për ngutjen e pashpjegueshme për të përfunduar në mënyre te paracaktuar një procedurë koncesionare fiktive me fitues të paracaktuar.

Bashkë me aksioneren e kompanisë përfituese të Check Up-it Vilma Nushi e persona të tjerë, ata do duhet të përgjigjen për 7 akuza, që nga korrupsioni aktiv e pasiv, tek shpërdorimi i detyrës e deri tek përfitimi i parave te dhena edhe per 580 mijë kontrolle të pakryera në një vlerë të përllogaritur prej 8.5 milionë eurosh. E kjo gjë është parashikuar të ndodhë në 10 vitet e kohëzgjatjes së kontratës.

E njëjta llogjikë abusive, edhe në koncesionin e sterilizimit ku kostot fryhen disa fish per te mundesuar megavjedhjen, e ku rreziku financiar merret përsipër nga shteti. Kjo ka sjellë, rritjen e kostove te te gjitha procedurave kirurgjikale edhe atyre me te thjeshta duke e bere te pamundur perballimin nga strukturat spitalore.

Kjo situate, sic e kemi denoncuar vazhdimisht, ka cuar ne nxjerrjen e urdhërave nga ministria e shëndetësisë për reduktim e planifikim të operacioneve kirurgjikale, pra rikthim tek tolloni si në kohën e diktaturës edhe ne shendetesi. E përse? Për shkak të makutërisë që nuk ndalet as përpara shëndetit të qytetarëve e jetës së tyre.

SPAK ka shansin të tregojë se këta abuzues recidiv do marrin ndëshkimin e duhur, e se paratë e taksapaguesve shqiptarë duhen konsideruar të paprekshme, ndersa përmirësimi i sistemit shëndetësor nje mision sublim. Zbatimi i verbër i urdhërave politikë ka kosto që herët a vonë paguhen.

Tani është koha!

Na u hiq sysh, Rama!

Nga Elona CASLLI

Ke dështuar me sukses të plotë, Rama! Mos ki kurrfarë dyshimi për suksesin e dështimit tënd!

Dështove me sukses, kur formove kabinetin qeveritar. Ithtar i pandreqshëm i mediokritetit.

Një tufë me njerëz mediokër, që qelben era padituri dhe arrogancë, sa herë hapin gojën.

Njē tufë horrash, që nuk ngrihen dot as në nivel mendimi dhe as në nivel dashurie, pasi janë të aftë veçse të kërcënojnë dhe të përdhunojnë.

Një tufë femrash, që nuk do të bëhen kurrë gra, pasi mendimi dhe qëndrimi i tyre, i redukton vetëm në qënie të afta për t’u riprodhuar dhe asgjë më tepër!

Një tufë spiunësh, servilash dhe të paaftësh përbëjnë ushtrinë tënde!

Ç’mjerim të jesh në krye të një ushtrie të tillë!

Post Scriptum- Na u hiq sysh, Rama!

Tragjedia/ Zyrtarja e Policisë vret 4 anëtarë të familjes së saj në Gjilan dhe pastaj veten

Gjilani është tronditur nga të shtëna të shumta armësh gjatë mesditës së sotme. Nga të dhënat e para mësohet se nga të shtënat ka patur disa viktima, të cilët janë nga e njëjta familje.

Siç raportojnë mediat e Kosovës, ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Bojanina” në Gjilan dhe dyshohet se bëhet fjalë për pesë viktima.

Mësohet se vajza e familjes, e cila ishte police, fillisht ka qëlluar ndaj familjarëve duke i lënë të vdekur në vend dhe më pas ka vrarë edhe veten.

Prokuroria e ka konfirmuar se pesë persona kanë ndërruar jetë në Gjilan, raporton Gazeta Express. Kjo u bë e ditur përmes një komunikate nisur për media.

Sipas prokurorisë rasti ka ndodhur në lagjen “Bujanina” në Gjilan ndërsa, e ndjera V.B, ishte zyrtare policore.
Fillimisht, ajo dyshohet se ka vrarë dy prindërit, dy vëllezërit dhe pastaj ka kryer vetëvrasje.

Komunikata e plotë

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ju njofton se sot rreth orës 13h, nga një zyrtare policore janë vrarë 4 persona – anëtarë të familjes së saj dhe në fund e njëjta ka kryer vetëvrasje. Sipas informatave të para, dyshohet se në lagjen “Bujanina”, në Gjilan, e ndjera V.B., zyrtare policore, në kuadër të Stacionit Policor në Gjilan, me armë zjarri ka privuar nga jeta dy prindërit dhe dy vëllezërit e saj, ndërsa, pastaj ka kryer vetëvrasje.

Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë policia, prokurori i rastit dhe ekipa mjekësore, të cilët edhe kanë konstatuar vdekjen e tyre, ndërsa me urdhër të prokurorit trupat e të njëjtëve do të dërgohen për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë. Rasti është duke u hetuar, ndërsa për detajet e tjera do të informoheni me kohë.

Rama të tregojë të vërtetën për kredinë 885 milion euro!

Nga Red VARAKU

Nxitimi për ta shitur si fitore personale të Ramës një kredi prej 885 milion euro, që do t’i rëndojë xhepave të secilit prej nesh, në kushtet kur vendi është në gjendje të jashtëzakonshme, nëse nuk është paturpësi, është thjesht pandershmëri.

Ndërsa, përpjekja për ta shpallur hero pa sqaruar akoma opinionin publik në lidhje me këtë, dëshmon nevojën emergjente për sajuar një lajm pozitiv për fytyrën e tij të nxirë nga skandalet. Kjo strategji është e mirëkuptueshme, por edhe kjo kërkon pak mençuri.

Që një kreditim të shitet si fitore ka nevojë për tu shpjeguar, sepse ndryshe të kthehet në të kundërt.

Së pari, duhet një shpjegim se ku është bazuar kjo shifër dhe a ka një bilanc të dëmeve që ka shkaktuar tërmeti , ndryshe këto para i janë dhënë si mbështetje Ramës, nëpërmjet bankave të Soros duke e skllavëruar edhe më tej popullin shqiptar.

Së dyti, duhet transparencë dhe një shpjegim i detajuar për kushtet se si janë marrë këto para dhe për mënyrën se si do të shpenzohen, gjithashtu edhe për shumën që i detyrohemi këtyre bankave për këtë kredi.

Së treti, Edi Rama nuk ka pse kompleksohet nga kredia. Ai kishte mundësi ta zgjidhte situatën pa pasur nevojë fare nevojë të merrte kredi, thjesht duke anuluar PPP-të e disa oligarkëve. Por ai duhet t’i shpjegojë shqiptarëve pse zgjodhi të merrte kredinë që do të na rëndojë të gjithëve, në vend të anulimit të disa PPP-ve, që thjesht nuk do të përfundonin në xhepat e disa oligarkëve?

Të treja këto çështje kur i diskuton hapur dhe publikisht i bëjnë mirë jo vetëm shoqërisë, por edhe qeverisë, sepse e zhveshin qeverinë nga barra e spekulimeve. Ndërsa pa transparencën e duhur e bëjnë edhe më pesimiste gjendjen, e cila më pas të kthehet në kosto.

Kur e shpall si fitore, duhet të jesh serioz, sepse paratë janë një çështje serioze, që nuk mund të lihet në gojë të propagandistëve sahanlēpirës dhe Arben Ahmetajt.

Dokumentet që dëshmojnë se Barcelona pagoi kompani për të kritikuar disa lojtarë

Televizioni spanjoll Cadena SER i ka publikuar disa dokumente të cilat dëshmojë se kompani I3Ventures ishte prapa disa llogarive në rrjete sociale, përkundër që Barcelona e mohoi këtë gjë të hënën.

Cadena SER raporton se kompania me të cilën Barcelona kishte marrëveshje, I3Ventures, e kishte për detyrë t’i promovonte disa drejtorë të caktuar të klubit, ndërsa t’ua prishë reputacionin disa individë që kishin marrëdhënie të caktuara me anëtarë të tjerë të bordit drejtues.

Marrëveshja mes Barcelonës dhe E3Ventures ishte nënshkruar para tre vjetëve për një shumë të ulët parash, pasi që një pagesë më të madhe do të duhej të ishte marrë edhe aprovimi i aksionarëve në klub.

Kompania raportohet se duhej të krijonte llogari të rreme nëpër rrjete sociale dhe pastaj të publikonte mesazhe për ta lavdëruar punën e drejtuesve të klubit, ndërsa t’i kritikonte veprimet e disa personave të afërt me klubin, si Lionel Messi, Gerard Pique, Pep Guardiola, Cavi e Victor Font.

Drejtuesit e Barcelonës e kanë pranuar se kanë pasur marrëveshje me kompaninë në fjalë, mirëpo e kanë mohuar se kompania ka ndonjë lidhje me llogaritë në rrjete sociale për të cilat raportohej.

Megjithatë, Cadena SER e ka publikuar një dokument që dëshmon se I3Ventures ishin prapa llogarive jozyrtare që shpërndanin informacione në tentim për të krijuar një imazh më negativ të disa ish-lojtarëve dhe lojtarëve aktuale, ish-trajnerëve dhe ish-presidentëve.

Në të njëjtën kohë, dokumentet e Cadena SER dëshmojë se të njëjtat llogari u përdorën për të shpërndarë informacione për ta promovuar punën e bërë nga presidenti Josep Maria Bartomeu dhe drejtuesit e tjerë të Barcelonës.

Gjashtë llogaritë në Facebook që menaxhoheshin nga I3Ventures janë: Més que un club (66,000 ndjekës), Respeto y Deporte (56,000), Alter Sports (27,000), Sport Leaks (21,000), Justicia y Diálogo en el Deporte (8,500) dhe Jaume, un film de terror (5,000).

Dokumenti 36-faqësh i publikuar nga Cadena Ser është i krijuar nga vetë kompania I3Ventures, e cila dërgonte raporte të tilla te drejtuesit e Barcelonës në mënyrë periodike. Në këtë dokument përfshihen informata që do t’i dinin vetëm administratorët e atyre llogarive.

Faturës 885 milion euro të kredisë, të cilën do ta paguajmë ne, shtojini edhe…

Nga Marinela ZIU

Faturës 885 milion euro të kredisë, të cilen do ta paguajmë ne, shtojini edhe faturën e udhëtimit të administratës në Bruksel, hoteleve, dietave dhe mbi të gjitha propagandës, për shitjen e shtimit të borxhit si një arritje të jashtëzakonshme…

Dhe mos harroni, që pikërisht këto të fundit, udhëtime, hotele e lukse, na kanë kushtuar plot 1,1 miliard euro në 7 vjet të kësaj qeverie, aq sa gjithë borxhi i marre, bashkë me interesa.

#KundërKorrupsionit

Futbollisti zbulon zënkën me Ibrahimoviç: “Çfarë ke, oj hundë e madhe? Mbylle gojën”…

Mbrojtësi i Manchester Unitedit i huazuar në Estudiantes, Marcos Rojo, ka zbuluar se ai kishte qenë shumë afër të kapej me grushte me Zlatan Ibrahimovicin gjatë një seance stërvitore, mirëpo trajneri i atëhershëm i Djajve të Kuq, Jose Mourinho, kishte intervenuar dhe i kishte qetësuar lojtarët.

Marcos Rojo dhe Zlatan Ibrahimovic luajtën së bashku për një sezon e gjysmë në Old Trafford. Suedezi u largua nga Manchester Unitedi në janar të vitit 2018, ndërsa muajin e kaluar edhe Rojo e la Old Trafford dhe kaloi si huazim në Estudiantes.

“Zlatan ka karakter të fortë, për këtë më kishte paralajmëruar edhe Ezequiel Lavezzi. E dija se ai dëshironte t’ia gjuanim gjithmonë topin. Por, gjatë një ndeshje, e pashë se ai e kërkoi topin, por unë ia pasova Paul Pogbas”, ka thënë Rojo.

“Ai filloi të më bërtasë, e ngriti dorën dhe më tha shumë gjëra anglisht dhe spanjisht. Unë i thashë: “Ç’ka ke oj hundë e madhe? Mbylle gojën”. E dija se do të më vriste po të më zinte, kështu që e vetmja gjë që mund ta bëja ishte të ballafaqohesha me të”.

“Kur ne hymë në zhveshtore, unë menjëherë i thashë atij ta mbyllë gojën dhe të mos bërtasë. Ne filluam ta ofendojmë njëri-tjetrin dhe bashkëlojtarët tanë po na shikonin. Në mes, Jose Mourinho po tentonte të na qetësonte të gjithëve”.

Vlerësimet kontraditore të dëmeve lënë pa bonus durrsakët, banorja shpërthen në lot

Banorët e pallateve që kanë pësuar dëme serioze nga tërmeti, por konsiderohen të banueshme nga autoritetet lokale, vuajnë mungesën e përkrahjes ekonomike, ndërsa shumë prej tyre nuk kanë mundësi të ndërhyjnë për të bërë riparimet e apartamenteve të rrënuara.

Nga Geri Emiri-BIRN

Fllanza Dardha jetonte në një garsoniere në lagjen numër dy të qytetit të Durrësit deri mëngjesin e 26 nëntorit 2019. Që prej asaj dite, fëmijët kanë frikë të kthehen në dhomën e ngushtë, ku suvatimi dhe tullat e shkëputura qëndrojnë ende mbi dyshek, ndaj familja ka gjetur strehë tek i vëllai në periferi të qytetit.
Aplikimi për bonusin e qirasë ishte shpresë për të dhe dy fëmijët, deri në riparimin e garsonieres. Por edhe pse emri i doli në listë, Fllanza mësoi shpejt se nuk do të përfitonte asgjë.

“Më doli emri e para. Shkova në bankë dhe nuk kisha asnjë lek. Kam shkuar tek bashkia dhe më thanë se kam dalë me DS3 [shkallë dëmtimi serioze, por e riparueshme]. I thashë çfarë është more zotëri ky DS3-esh,” rrëfen gruaja e tronditur.

Pas shumë ecejakeve nga Rajonin Numër 1 (Njësia Administrative) te bashkia e qytetit, gruaja mësoi se pallati ku banonte është klasifikuar si i banueshëm. “Shpërtheva në lot se unë po prisja të merrja bonusin dhe jo të më dilte shtëpia e banueshme,” kujton duke u përlotur Fllanza.

Fllanza Dardha u zhvendos në qytetin e Durrësit pasi i shoqi humbi jetën në një nga galeritë e kromit në minierën e Bulqizës dhe prej asaj kohe rrit e vetme dy fëmijët 7 dhe 10 vjeç. Ajo e mban familjen me të ardhurat e siguruara nga puna në fasoneri, ndërkohë që tërmeti shkatërrimtar e ka vështirësuar edhe më shumë jetën e tyre.

Bashkia Durrës pranoi për BIRN se ekzistojnë fenomene të tilla në qytet dhe sqaroi se në kushtet kur akti i konstatimit e ka klasifikuar godinën të banueshme, ishte e pamundur që këta banorë të përfitonin bonusin e qirasë. Por mjaft banorë të klasifikuar në këtë kategori nuk janë të bindur, ndërsa thonë se kanë marrë dokumente kontradiktore dhe se banesat e tyre nuk ishin realisht të banueshme.

Të dëmtuar seriozisht, por pa bonus
Dhoma e ndenjes në apartamentin e dëmtuar të Elona Kazllarof, mësuese e papunë në Durrës. Foto: Geri Emiri.

Tërmeti i 26 nëntorit shkaktoi 51 viktima, ndërsa në një bilanc të bërë së fundmi, qeveria shqiptare tha se 17 mijë persona ishin zhvendosur nga shtëpitë e tyre. Qyteti i Durrësit është ndër më të goditurit me 37 mijë banesa të dëmtuara.

Në pallatin 8-katësh të Fllanza Dardhës në lagjen 2 të qytetit të Durrësit, akt-konstatimi i fazës së dytë, i kryer më 10 dhjetor 2019 nga Instituti i Ndërtimit, e klasifikoi godinën në kategorinë “DS2” dhe “DS3”, përkthyer si “dëmtime serioze – mesatare”.

Katet më të dëmtuara janë i pari dhe i dyti, ndërsa më lart evidentohen plasaritje të lehta sipas banorëve. Brenda dhe jashtë shtëpive dallohen të krisurat në mura, suvaja e rënë dhe probleme të tjera.
Në katin e parë të pallatit, ngjitur me murin e Fllanza Dardhës jetonte edhe Elona Kazllarof. Që prej ajo janarit, është larguar në shtëpi me qira. Muret e apartamentit kanë pësuar shkëputje nga lëkundjet sizmike dhe pirgjet e copave të tullave gjenden kudo.

“Pasi erdhi grupi me inxhinierët e huaj, nënkryetari i komunës tha aplikoni që të merrni bonusin e qirasë. Na tha mos rrini më këtu, sepse të gjitha muret janë të dëmtuara,” tregon ajo. Gruaja tha se së bashku me bashkëshortin dhe 3 fëmijët morën një shtëpi me qira.

Por njësoj si Fllanza, ajo nuk do të përfitojë bonus, ndërsa tani duhet të paguaj edhe 25.000 lekë të qirasë mujore. Gruaja thotë se ka mbaruar studimet për mësuesi, por sot është e papunë dhe situata pas tërmetit e ka rënduar gjendjen ekonomike të familjes.

Në një procedurë të ngjashme, Elona i plotësoi dokumentet për përfitimin e bonusit të qirasë dhe i doli emri si përfituese. “Më pas bashkia më skualifikoi, sepse pallati del i banueshëm sipas aktit të konstatimit, pavarësisht se kryetari i rajonit më ka dhënë një vërtetim që banesa është e pabanueshme,” tha ajo.

Akte kontradiktore dhe pasiguri
Konstatimet kontradiktore për të njëjtat godina mbajnë dhjetra banorë të Durrësit në pasiguri. Për pallatin 8-katësh në lagjen 2 të Durrësit, dy akt-konstatimet nga inxhinierët e huaj dhe ata të Institutit të Ndërtimit e klasifikojnë godinën si të banueshme, gjë që automatikisht i përjashton banorët nga mundësia e marrjes së bonusit të qirasë.

Megjithatë, Elona Kazllarof thotë se fillimisht atyre u kishin thënë që shtëpia ishte e pabanueshme.
Ndërsa flet, ajo mban në njërën dorë një vërtetim lëshuar më 31 dhjetor të vitit 2019 nga Rajoni Numër 1 i Bashkisë Durrës dhe ku shkruhet se “Banesa është e pabanueshme”, duke u mbyllur me firmën e administratorit Roland Çobanaj dhe përbri tij emrin e kryetarit të bashkisë, Zhuljen Varfaj.

Në dorën tjetër mban një akt konstatimi të thelluar, përpiluar nga Instituti i Ndërtimit, pa emra dhe firmë të inxhinierëve që e kanë plotësuar, duke e klasifikuar godinën si të banueshme. Akti i evidenton dëmet si, “çarje të mëdha në ndarje dhe mure mbushëse”, “çarje që bie nga lidhjet e paneleve të murit” dhe “rënia e veshjes e paqëndrushme dhe e suvasë”. Në akt konstatim rekomandohet “të riparohen muret dhe suvaja”.

“Bashkia thotë se akt-konstatimi e nxjerr pallatin e banueshëm, ndërsa rajoni (njësia administrative) e nxjerr të pabanueshëm. Këta nxjerrin të pavlefshëm dokumentet e njëri-tjetrit,”thotë me dëshpërim Elona Kazllarof.

Ajo e bleu apartamentin 4 vite më parë, me dëshirën që të mos paguante më qira dhe vijon të shlyej këstet e huasë. Në hyrje të pallatit ku jetonte qëndron një kryq portokalli, që paralajmëron për nevojën e riparimit të godinës.

Banorë në pallate të tjera në lagjen numër 2 dhe 11 të qytetit pohuan se megjithëse katet e para të pallateve ku banojnë janë të dëmtuara, nuk kanë mundur të përfitojnë bonus qiraje për shkak se godina është klasifikuar si “e banueshme”.

B.D. është një banore në lagjen numër 4, jo shumë larg godinës së Rajonit Numër 1. Ajo pohoi në kushtet e anonimatit se pasi shpërthyhen tubacionet e ujërave të ndotura në çdo kat, i rregulluan vetë dhe të njëjtën rrugë do të ndjekin për ambientet e përbashkëta.

“Asnjë tek ne nuk aplikoi për bonus qiraje, sepse nuk u klasifikua si i pabanueshëm pallati, megjithëse deri në katin e katërt janë të dëmtuara apartamentet,” shtoi gruaja.

Në dilemë për vlerësimin e dëmeve


Zonjë Gjoka, 62 vjeç u rikthye të jetojë në apartamentin e saj 2 javë pas tërmetit të 26 nëntorit. Foto: Geri Emiri.

Zonjë Gjoka banon në një garsoniere muret e së cilës janë zhveshur nga suvatimi dhe vende-vende tullat janë thërrmuar nga lëkundet e forta. Por dy javë pas tërmetit, gruaja 62 vjeçare u rikthye në shtëpi, në pamundësi për të jetuar më gjatë tek të afërmit.

“Nuk kam lekë të paguaj qiranë dhe rri këtu. Jam në pension dhe marr vetëm 1200 lekë në muaj,” tregon ajo.

“I dërgova dokumentet për bonusin e qirasë, por kryetari i njësisë më tha se pallati ka dalë i banueshëm. Inspektori më pati thënë se kati 0 është i pabanueshëm,” shton 62-vjeçarja.

Në darkë e tërheq divanin ku shtrihet në mesin e kuzhinës së ngushtë, me shpresën që t’i shpëtojë rënies së mureve në rast lëkundjesh të fuqishme të tokës, teksa pohon se çdo ditë pastron suvanë që bie nga muret.

Ajo shpreson se ndërsa nuk përfitoi bonus, të paktën do të ndihmohet që të kryejë riparimet. “Por ama nëse nuk na japin asnjë lek për dëmet, do shkoj në emigrim, të kujdesem për ndonjë të moshuar që të mbledh disa lekë për të riparuar shtëpinë,” tregon Gjoka, e zhgënjyer pasi nuk e përfitoi bonusin e qirasë.

Fllanza Dardha po ashtu tregon se bashkëshortët e shumë prej kolegeve në fasoneri janë larguar jashtë vendit për të punuar, me qëllim riparimin e banesave të dëmtuara.

Bashkia Durrës pas interesimit të BIRN tha se banorët duhet të aplikojnë online tek programi i rindërtimit, pasi në javët në vijim pritet që të dalin në terren grupet e punës për vlerësimin e dëmeve që la pas tëmreti i datës 26 nëntor 2019.

Por Fllanza nuk është e bindur se varavingot burokratike do ta ndihmojnë, pasi deri më tani i kanë kushtuar një pjesë të të ardhurave mujore për shkak të mungesave në punë.

“Unë aty (në sipërmarrjen fasone) marr 28.000 lekë në muaj po nuk mungova. Tani që unë kam bredhur poshtë e lart, vetëm 19.000 lekë kam marrë në muajin janar,” rrëfen ajo për humbjet e ditëve të punës nga shkuarja çdo javë në bashki.

Elona Kazllarof dhe 8 banorët e dy kateve të para të pallatit ku banon kanë nënshkruar një kërkesë drejtuar bashkisë, në të cilin kërkojnë të rievidentohen dëmet në pallat.

“Ne kërkojmë një grup evidentimi. Por unë kam frikë se ky grupi nuk mund të vijë, sepse pallati rezulton i banueshëm,” tregon 40 vjeçarja, duke e konsideruar shtëpinë e saj të pabanueshme./REPORTER.AL

Berisha: Arben Malavita kumbar i aferës 15 milionë euro të Porto Romanos!

Ish-Kryeministri Berisha shkruan në një postim në Facebook se, Arben Malavita është kumbar i aferës 15 milionë euro të Porto Romanos!

Berisha shkruan më tej se, si shpërblim Arben Malavita me Klodian Zoto dhe Eva Blushi i bëjnë vëllain Alqi Bllakos drejtor të Lori kafesë pasi ia blejnë Vjollcës 2.2 milionë euro me paratë që vetë shtetit i morën.

Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha

Prandaj dhe ai ne gare me Karlo Malaviten dhe Ymer Çorapen ka shnderruar Teleblushin ne ERTV-3 apo Teleneveria-3!

Miq, gazetari investigativ zbulon se, pasi Rama kishte anulluar tenderin, Alqi Bllako me urdher te tij i jep 15 milione euro tenderin e anulluar pa gare fare kompanise “De Mare” qe punon per Klodian Zoton, ortakun e Arben Malavites nepermjet bashkeshortes se tij notere, e cila e ka te ndaluar me ligj te kete kompani private si notere.

Po miq, ligji nuk eshte per mafien. Si shperblim Arben Malavita me Klodian Zoto dhe Eva Blushi i bejne vellain Alqi Bllakos drejtor te Lori kafese pasi ia blejne Vjollces 2.2 milione euro me parate qe vete shtetit i moren.

Mafia ne veprim!

Lexoni artikullin e gazetarit investigativ. Sb

https://boldnews.al/…/vjollca-blushi-kumbar-te-lidhjes-mes…/