31.5 C
Tirana
E mërkurë, 25 Qershor, 2025

Zhduket 4-vjeçari në Tiranë, familjarët kërkojnë ndihmë (Foto)

Prej orës 16:30 të pasdites së djeshme, një fëmijë katër vjeç i identifikuar si Klodian Ashini është zhdukur pa lënë asnjë gjurmë në Tiranë.

Familjarët e tij kanë bërë denoncim në autoritetet përkatëse dhe bëjnë apel për ndihmë kundrejt çdo njeriu që mund ta ketë parë të voglin e tyre.

Sipas familjarëve, Ashini kishte veshur një bluzë të kuqe dhe një palë pantallona të zeza në momentin që është zhdukur. Ai është banues në zonën e Shkozës në Tiranë, dhe prindërit e tij nuk kanë asnjë informacion për fëmijën e tyre prej pasdites së djeshme.

Për entuziastët e shifrës një miliardë euro

Nga Red VARAKU

Shifra prej më shumë se 1 miliard euro, ku 885 milion janë kredi të bankave të ndryshme, ndërsa pjesa tjetër në formë donacionesh, është një shifër krejt normale për situatën e krijuar pas tërmetit, dëmet e të cilit ishin përllogaritur rreth së njëjtës shifër.

Të gjithë duhet ta dinë dhe të jenë të qartë se kredi të tilla i jepen çdo vendi që ka pasur fatkeqësi të tilla, ndaj nuk ka asnjë surprizë.

Kjo shifër, ka si sfidë kryesore zvogëlimin e dëmeve të mëdha të tërmetit, që në kushtet e Shqipërisë, rrezikonte të shndërrohej në një krizë jo vetëm humanitare.

Kjo shifër edhe pse në formë grantesh dhe kredie synon lehtësimin gjendjes së qytetarëve shqiptarë dhe nuk ka asnjë lidhje me Edi Ramën.

Sigurisht, që nëse nuk do të ishte kredi , kjo do të ishte vërtet një fitore e madhe e Ramës. Por, mënyra dhe kushtet që i janë vënë nuk janë vetëm të kujdesshme, por janë tejet poshtëruese për Ramën.

Nuk ka asgjë anormale që kjo shifër të shitet si sukses, por është thjesht imorale të shesësh kreditorët si donatorë. Gjithsesi kjo është në natyrën e Ramës dhe nuk na shqetëson.

Nuk ka ndonjë gjë të keqe nëse shërben qoftë edhe për të entuziazmuar socialistët.

Problemi është se kur shumë propagandistë të qeverisë po eksitohen duke e shitur këtë si fitore personale të Ramës, duhet ta dinë që kjo kredi iu është ngarkuar shqiptarëve mbi shpatulla, dhe po shqiptarët do ta paguajnë. Rama thjesht kërkon të marrë poza dhe dekorata.

Beteja reale është tani për mënyrën se si do të menaxhohet kjo kredi. A do të përfundojë në xhepat e fryrë të vampirëve pranë qeverisë apo do të shkojë çdo cent në destinacion?

Nëse nuk shkon në destinacion , kjo kredi vlen vetëm që Edi Rama të krekoset sërish në majë të plehut dhe shqiptarët të marrin një kredi me Ahmetajn brenda.

Meta i përgjigjet luftës së qeverisë me luftë: Jam gati për çdo skenar

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, deklaroi në emisionin “Open” se është i përgatitur për të gjitha skenarët, duke shtuar me tone të ashpra se “Edhe me tanke po të vijnë në Presidencë, do marrin përgjigjen më shembullore”.

Kreu i Shtetit paralajmëroi se askush nuk mund ta shkarkojë pa mbaruar mandatin, duke thënë se do t’i shkarkojë ai dhe populli shqiptar më parë.

Jam pergatitur per te gjitha skenaret. Edhe me tanke po te vijne ne Presidence do marrin pergjigjen me shembullore. Para se te me shkarkojne ata do i shkarkoj une me popullin shqiptar. Po e bej te qarte, jam gati per cdo skenar.

Ata le te vazhdojne, une do t’u jap pergjigje shembullore. Ata në Kuvend të shkarkuar janë, po të sillen si një bandë. Ata janë të shkarkuar, sepse kanë humbur cdo lloj legjitimiteti, kanë frikë nga fjala e lirë, nga liria e qytetarëve, ndërsa unë nuk kam frikë, përkundrazi”, tha Meta.

Më tej, Kreu i Shtetit theksoi se vendi po zbrazet dhe po shpopullohet nga kriza e madhe e mosbesimit.

“Këta mafiozë, i bëjnë lojë Presidentit. Si do ta gjejnë të drejtën, kur bëhet kjo lojë në këtë mënyrë për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Prandaj, po zbrazet dhe shpopullohet Shqipëria, nga kjo krizë e madhe mosbesimi.

Sot mora vesh që iku kameramani i Presidencës në Gjermani. Më thanë “iku se do marrë 3 mijë euro atje, shtëpinë ja kishin gjetur 500 euro, dhe kishte thënë nuk kam cfarë të bëj”. Edhe radha në ambasadën gjermane më thanë se ishte si në vitet ’90”, shtoi ai më tej.

Fondet për tërmetin, 885 milionë euro do jepen si borxh, një shifër e frikshme

Fondet e dhëna si kredi nga donatërorët kapin shifrë rekord të 885 milionë eurove. Këto para nuk do të jenë falas dhe ato do të shlyhen nga taksapaguesit shqiptarë përmes taksave.

Konferenca e donatorëve e mbajtur sot në Bruksel ka arritur të mbledhë një shifër rekord prej 1.15 mld euro si donacione, projekte dhe kredi, ndonëse kreditë përbëjnë më shumë se gjysmën e shumës, ku 160 mln u dhanë nga Banka Botërore, rreth 350 mln euro nga Banka Islanike për Zhvillim dhe mbetet për tu sqaruar dhe Franca dhe Italia se sa është kredi dhe sa grant.

Kryeministri Edi Rama tha se kontributi i dhene ne konferencen e donatoreve ishte jashte pritshmërive.
“Kjo është një ëoë, fakti që unë nuk kam një fjali më vete e tregon. Ndërkohë që po vinim këtu po spekulonim pasi nevoja ishte kaq e madhe. Nëqoftë se arrijmë tek 40% e të gjithë shumës mund të kthehemi në shtëpi pa ankth, po të arrinim 50% mund të ndiheshim se kishim arritur një sukses”, tha Rama.

Kjo është përtej imagjinatës së shfrenuar, nuk di ç’të them por më lejoni të jem mistik se në ç’mënyrë tjetër mund të shpjegoj këtë. Më lini të citoj diçka nga Bibla, Korinthët ku thuhet ‘’Në një frymë u pagëzuam nga një trup e të gjithë pimë nga e njëjta frymë. Nëse një pjesëtar nderohet të gjithë gëzohen’’. Dhe ndërsa citoj Biblën, edhe Papa Francesku e ka pagëzuar por nuk mund të rrij pa cituar edhe Kuranin. ‘’Njerëzimi është një komb i vetëm’’.”- tha Rama.

Kemi dëshmuar kurajë dhe solidaritet të jashtëzakonshmë. Kemi arritur të mbledhim 1.15 mld euro. Ky është një mesazh për të treguar se sa shumë e kemi përzemër Shqipërinë. Duhet të nisë ndërtimi në terren dhe ne jemi aty për ju. “, tha komisioneri për zgjerimin.

Rekord nga bankat islamike

Grupi i bankave islamike është gati me 356 mln euro për rikuperimin e biznesit. Këto programe do të përcaktohen në përputhje me Shqipërinë”, tha përfaqësuesi i Bankave Islamike. Programet do jenë për njē periudhë 4 vjeçare.

Gjermania jep 11 mln euro
Gjermania do të angazhojë 11 milionë euro ndihmë financiare për rindërtimin në Shqipëri. Këtë e bëri të ditur sot Ministri i Jashtëm Federal Heiko Maas në Konferencën e Donatorëve në Bruksel:

“Tërmeti i rëndë i nëntorit, që goditi Shqipërinë, mori 51 jetë njerëzish dhe shkaktoi dëme serioze. Gjermania ofroi menjëherë ndihmën e saj nëpërmjet ekspertëve të Agjencisë të Asistencës Teknike. Por tani bëhet fjalë për rindërtimin. Qytetarët në zonat e prekura kanë nevojë për banesa, shkolla dhe kopshte. Gjermania vë në dispozicion për këtë 11 milionë euro.

Është një dëshmi e fortë e solidaritetit të BE-së me Shqipërinë fakti që Komisioni Evropian po koordinon asistencën ndërkombëtare të emergjencës dhe ka thirrur për këtë qëllim konferencën e sotme të donatorëve”, deklaroi Ministri i Jashtëm Federal Heiko Maas.

Suedia jep 5.6 milionë euro
Suedia do të kontribuojë me 5,6 milionë euro fonde për rindërtimin e Shqipërisë pas tërmetit. Shumën që do të jepet u njoftua në konferencën e donatorëve, ministri për Bashkëpunimin Ndërkombëtar dhe Zhvillim, z. Peter Erikssonmp.

“Suedia po e mbështet Shqipërinë me 5.6 milion euro pas tërmetit. Sot Ministri ynë për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Zhvillim @petererikssonmp është në Bruksel, pjesëmarrës në Konferencën e Donatorëve për Shqipërinë”, njoftoi ambasada suedeze në vendin tonë.

Italia identifikon 65 mln euro burime financiare
Kryeministri italian Maio: “Ne ishim të parët që ndërhymë në Shqipëri. Që në orët e para aktivizuam njërësit tanë, ne kemi dhuruar tenda, gjeneratorë. I dhamë solidaritetin tonë qytetarëve shqiptarë.

Krijuam një task force për t’iu ardhura në ndihmë institucioneve në mbrojtje të monumenteve kulturore. Ne jemi në anën e Shqipërisë. Kemi identifikuar burime financiare për 65 milionë euro, do të përdorim edhe 21 milionë euro të tjera.”

Franca, 160 mln euro projekte
Mes qeverisë shqiptare dhe asaj franceze u nënshkrua marrëveshja për “Themelimin dhe ushtrimin e aktivitetit të Agjencisë Franceze të Zhvillimit, të Proparco dhe të Expertise France në Shqipëri”. Marrëveshja u nënshkrua nga Kryeministri Edi Rama dhe ministri për Europën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Francës z. Jean-Vyes Le Drian. Projektet do të jenë me vlerë 100 milionë euro. Do të japim një hua prej 60 milionë euro për rindërtimin e kanalizimeve të ujit të pijshëm dhe 1 milionë euro do të jetë për ndihmë humanitare.

Hua 160 mln euro nga Banka Botërore
Banka Botërore ofron 160 milionë lekë hua me fokus në sektorin e strehimit. Në të njëjtin projekt janë 6 milionë euro nga BERZH për blerjen e pajisjeve për spitalet.
Banka Botërore aktualisht po jep asistencë teknike për ligjin e fatkeqësive natyrore dhe rimëkëmbjen.
Banka Europiane e Investimeve do të japë 2,5 milionë euro grante për asistencë teknike për rimëkëmbjen.

Të tjerët
Hollanda është angazhuar për të mbështetur popullin shqiptar dhe do të dhurojë 3 milionë euro.
Danimarka do të japë 2 milionë euro në mbështetje të popullit shqiptar.

Polonia mbështet prespektivën europiane e Ballkanit perëndimor. Polonia shpreh solidaritetin për Shqipërinë, si dhe ofron ndihmë financiare 2,7 milionë euro.
Greqia do të angazhojë 2,5 milionë euro për Shqipërinë.

Sllovenia jep 250 mijë euro për rikonstruksionin e shkollave.
Finlanda do të angazhojë 300 mijë euro për rindërtimin e Shqipërisë.

Luksemburgu menjëherë pas tërmetit ofroi 100 mijë euro me Kryqin e Kuq. Do të ofrojnë edhe 150 mijë euro nëpërmjet projekteve të UNICEF në mbështetje të fëmijëve.
Bullgaria do të ofrojë një ndihmë prej 100 mijë për rindërtimin e vendit.

Hungaria do të ofrojë 250 mijë euro për rindërtimin e kishave të dëmtuara.
Mali i Zi do të japë 250 mijë euro.

Serbia do të japë 2 milionë euro grante, në mbështetje të Shqipërisë.
Kosova do të ofrojë një mbështetje shtesë prej 200 mijë euro në formë grante.

Turqia: Vlera totale, bashkë me shtëpitë 46 milion euro
Zvicra: 9 milion euro grante
Katari: 5 milion dollarë
Amerika: 5 milion dollarë
Japonia: 2.1 milion euro

Britania e Madhe: 1 milion paund
Azerbaxhani: 500 mijë euro
Norvegjia: 26 milionë korona norvegjeze
Republika e Koresë: 300 mijë dollarë
Lihtenshtejni: 50 mijë euro
Algjeria: 50 mijë euro

Komisioneri për Zgjerimin paralajmëron Ramën: S’do lejojmë korrupsion me fondet e tërmetit

Hearing of Oliver VÁRHELYI , Commissioner-designate, Neigbourhood and Enlargement - Arrival - Opening statement - Q&A session

Asnjёherё mё parё nuk janё mbledhur kaq fonde nё formё grantesh e kredish nё ndihmё tё Shqipёrisё si kёsaj here nё Konferencёn e Donatorёve nё Bruksel. Nё sinjal inkurajues pёr shqiptarёt, se Europa nuk i harron.

17 shkurti mund tё quhet dita e solidaritetit tё Europёs me Shqipёrinё. Asnjёherё mё parё nuk ishin bёrё bashkё kaq krerё shtetesh, ministra e pёrfaqёsues nga BE, si nё Konferencёn Ndёrkombёtare tё Donatorёve tё hёnёn nё Bruksel pёr tё mbledhur fonde pёr rimёkёmbjen e Shqipёrisё pas tёrmetit.

Solidaritet me Shqipёrinё
Konferenca “Sё bashku pёr Shqipёrinё” e organizuar nga Komisioni Europian nёn drejtimin e vetё presidentes sё KE, Ursula von der Leyen dhe presidentit tё Kёshillit tё BE, Charles Michel kishte njё synim. “Sot ёshtё dita qё tё tregojmё solidaritet ndaj shqiptarёve”, tha presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen nё fjalёn e hapjes.

Populli shqiptar e di, se e ka vendin nё familjen europiane, tha ajo, duke kujtuar tёrmetin e 26 nёntorit. “Shqipёria vetёm nuk ka shpatulla ta pёrballojё kёtё barrё”, por ne jemi kёtu qё tё themi, se do t’i qёndrojmё pranё Shqipёrisё, premtoi von der Leyen.

“Jemi tё gjithё njё familje e madh europiane”, tha presidenti i Kёshillit tё BE, Charles Michel. Me kёtё konferencё, ne duam tё themi, se shqiptarёt nuk “janё fqinj tё largёt tё BE, por pjesё integrale e kontinentit tonё.”

Katёr orё konferencё – por 1,15 miliardё euro tё mbledhura nё formё grantesh dhe kredish pёr Shqipёrinё nga vende tё BE e nga bota. Kur komisioneri i BE-sё pёr zgjerimin, Oliver Varhelyi lexoi shumёn e mbledhur, tha se kjo ishte pёrtej pritshmёrive. “Kjo ёshtё njё pёrpjekje e pёrbashkёt dhe falёndёroj tё gjithё kontribuesit.”

Fonde nga Europa dhe Ballkani
Gjermania, donatore kryesore nё Shqipёri ishte ndёr vendet e para qё i ofroi ndihmё tё menjёheshme teknike Shqipёrisё pas tёrmetit. Nё Konferencёn e Donatorёve ky vend dha njё kontribut prej 11 milionё eurosh pёr rikuperimin e dёmeve tё tёrmetit.

Ministri i Jashtёm francez, Le Drian, i pranishёm nё konferencё nёnshkroi me kryeministrin, Edi Rama marrёveshjen pёr kushtet e krijimit tё Agjencisё Franceze tё Zhvillimit nё Shqipёri, njё agjenci qё do tё monitorojё e ndihmojё nё realizimin e projekteve nё vlerё 100 milionё euro.

Po ashtu Franca ofroi 60 milionё euro kredi. Ministri i Jashtёm i Italisё, Luigi di Maio bёri tё ditur, se janё identifikuar burimet financiare pёr 65 milionё euro ndihmё Shqipёrisё. Holanda ofroi 3 milionё euro, po ashtu shumё vende tё tjera europiane dhanё kontributet e tyre financiare.

Peshёn mё tё madhe nё shumёn e fondeve tё mbledhura e mbajnё Banka Europiane e Investimeve, Banka Europiane pёr Zhvillim e Banka Botёrore, qё ofruan disa qindra milionё euro nё formё kredish e grantesh pёr Shqipёrinё.

Por kjo konferencё mund tё quhet edhe dita e solidaritetit fqinjёsor ballkanik. Kosova, qё dha ndihmёn e parё tё shpejtё dhe mbёrriti me forca shpёtimi brenda pak orёsh mё 26 nёntor, ofroi njё shumё ndihme prej 200.000 eurosh, krahas shumёs sё parё prej 500.000 eurosh.

Kurse presidenti i Malit tё Zi, Milo Gjukanoviq, pjesёmarrёs nё konferencё bёri tё ditur se Mali i Zi do tё japё 500.000 euro ndihmё financiare. Kryeministrja serbe, Ana Brnabic premtoi nga Serbia njё grant prej 2 milionё eurosh. Premtime pёr ndihma nё forma tё ndryshme erdhёn edhe nga Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Rumania e Greqia.

BE do tё jetё e pёrfshirё nё implementim
Me sa duket delegacioni shqiptar nё konferencё nuk e kishte pritur mbledhjen e njё shume tё tillё. Koordinatorja e programit kombёtar tё rindёrtimit, Milva Ekonomi, tha pёr Deutsche Ëellen menjёherё pas konferencёs, se “kur lexoi komisioneri shumёn, m’u mbushёn sytё me lot. Ishte njё gёzim i paparё.”

Habinё nuk e fshehu as kryeministri Rama, qё tha se sot flisnim mё parё me njёri-tjetrin se si do tё ishte rezultati i konferencёs. “Thamё, nёse do tё mblidhet 40% e shumёs sё nevojshme do kthehemi pa ankth, nёse mblidhen 50% e shumёs atёherё do ndjehemi tё suksesshёm, çdo gjё pёrtej 50%, nёse do ndodhte do ishte magjike.”

Megjithatё pas gёzimit pёr mbledhjen e parave nё deklaratat e pёrfaqёsuesve tё BE mund tё lexoje edhe sinjalin paralajmёrues pёr Shqipёrinё. Paratё duhet tё shkojnё nё vendin e duhur, dhe se duhet tё sigurohet transparencё nё pёrdorimin e tyre dhe llogaridhёnie.

Komisioneri i Zgjerimit, Oliver Varhelyi tha pёr Deutsche Ëellen, se implementimi do tё jetё çelёsi. “Korrupsion nuk do tё ketё dhe nuk do tё lejojmё tё ketё. Ne do tё jemi tё pёrfshirё nё implementim.”/DW

SHBA: Qeveria do të japë llogari ku shkojnë fondet e tërmetit

Në përmbyllje të konferencës së donatorëve, ku u mblodhën plot 1.15 mld euro për Shqipërinë, Rama dhe Presidentja e KE-së Von der Leyen zhvilluan një konferencë për shtyp me median.

Kreu i qeverisë deklaroi se të gjitha fondet e dhuruara, do të monitorohen nga një strukturë që Rama e quajti ‘Akademia e Transparencës’. Termi në fjalë u përmend gjithashtu më parë gjatë konferencës së ambasadorëve, ku Matheë Palmer, në emër të SHBA-ve, dhuroi rreth 5 mln dollarë për Shqipërinë.

Rama: Miqtë tanë amerikanë nuk erdhën me shumë para, por me argumente me mënyrën si të sigurohemi që kaq shumë para të përdoren në mënyrë transparente. Ata janë bujar për të eksportuar standarde.

Unë i kërkova që paratë, që ishin shumë më bujar seç prisja, i kërkova për një akademi transparence e cila do të nisë me rindërtimin dhe dot ë zhvillohet si strukturë që do të vlerësojë kriteret e tenderëve dhe procedurave publike. Jemi në shoqëri kaq të mirë e jam kaq i lumtur e i përulur nga gjithçka, ne nuk duam që t’i lëmë në baltë miqtë tanë në rindërtimin e Shqipërisë.

Dua që Ursula dhe Komisioni ta përdorin këtë si një histori suksesi. Jam shumë krenar për ekipin tonë, për prezantimet, qoftë nga ministri, nga koordinatorja e përgjithshme për vlerësimin e gjendjes së katastrofës, u ndjeva kaq mirë, dhe po mendoja pse nuk jemi pjesë e BE, kemi njerëz kaq të mirë.

Mathew Palmer: Shqipëria do të rindërtohet më mirë falë mbështetjes të të gjithëve ne. ShBA ka qenë në krah të Shqipërisë, miqësia jonë e veçantë e ka zanafillën që prej Konferencës së Versajës ku presidenti Ëilson u ngrit në mbështetje të demokracisë së Shqipërisë.

Gjithashtu ne ishim krah Shqipërisë në demokracinë e 1991, kemi qenë miq në kohëra të mira, dhe të vështira, dhe do të vijomë të mbështesim Shqipërinë, edhe në fazën e rindërtimit.

SHBA ka dhënë rreth 800 mijë dollarë për mbështetjen në fazën e rimëkëmbjes, ndihma jonë ishte e shpejtë, dhe për plotësimin e nevojave. Ne kemi 3 faza: reagim , rimëkëmbje, rindërtim dhe përgatitje për reduktimin e rrisqeve të fatkeqësive.

Në fazën e reagimit, inxhinierët tanë, bënë vlerësimin e dëmeve në 3 juridiksione, duke kombinuar praktikat më të mira të mekanizmit evropian të mbrojtjes civile, të grupit këshillimor, të kërkim shpëtimit, dhe të qendrës tonë të koordinimit për fatkeqësinë.

Në këtë proces, ne mundëm që ti menaxhonim, e ti harxhojmë fondet në mënyrë transparente, që shqiptarët, dhe ata që janë prekur më shumë, të jenë të sigurt që nevojat e tyre do të plotësohen.

Për këtë qëllim qeveria Amerikane do të japë 3.9 milion dollarë qeverisë së Shqipërisë në mënyrë transparente dhe llogaridhënëse, që këto para të shkojnë tek njerëzit që kanë më shumë nevojë.

Këto fonde do të ndihmojnë të krijojnë akademinë e transparencës, që vjen si kërkesë e kryeministrit për të ofruar transparencë në qeverisje, që ti përgjigjet qytetarëve, dhe reformës në gjyqësor.

Gjithashtu rreth 800 mijë dollarë për monumentet e dëmtuara në qytetet e Durrësit, Krujës, në Prezë, ashtu siç janë përcaktuar në raportin e dëmeve pas fatkeqësisë.

Dhe në fund përmes iniciativave së përgatitjes rajonale, do të japim edhe 60 mijë dollarë të tjerë, me qëllim që të ndihmojnë Kryqin e Kuq, një qendër për emergjencat, i cili do të rrisë dhe harmonizojë reagimet në të ardhmen.

Pra shuma prej 5 milion dollarë, dhënë nga qeveria jonë, është në përputhje me nevojat e popullit shqiptar, dhe pasqyron miqësinë tonë të thellë”

Messi fiton tjetër çmim

Lionel Messi dhe Lewis Hamilton janë tuesit e “Sportistit të vitit” në çmimet “Laures”.

Sportistë dhe ish-sportistë nga shumë fusha dhe disiplina bashkuan votat e tyre dhe zgjodhën si përfundim argjentinasin dhe anglezin.

Messi fitoi “Topin e Artë” dhe kampionatin spanjoll, ndërsa Hamilton titullin e gjashtë në histori në Formula 1.

“Pleshti” nuk ishte pjesëmarrës në këtë ceremoni, ndërsa Hamilton e tërhoqi vetë çmimin.

Kapiteni i Barcelonës kishte dërguar një video falenderuese për të gjithë të pranishmit.

“Kërkoj falje që nuk mund të isha i pranishëm sonte. Kisha shumë dëshirë të isha i pranishëm, por fatkeqësisht nuk mundem. Dua të falenderoj Akademinë ‘Laures’ që më dha këtë çmim. E vërteta është se është një çmim shumë special dhe jam shumë i nderuar që jam i pari sportist që e fitoj. Ju falenderoj shumë”, tha Messi.

Ndryshimi i betimit të gjyqtarëve nga PS, Zëri i Amerikës: Kushtetuta shprehet ndryshe!

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, publikoi sot dokumente të reja drejtuar SPAK-ut për të helluar hetimet mbi ato, që ai i quajti “veprimtaria kriminale e kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, gjatë detyrës së tij”.

Këto dokumenta zoti Meta ia shtoi kallëzimit penal të nëntorit, ku zoti Dvorani akuzohet për shkelje që shkaktuan mosplotësimin e kuorumit të Gjykatës Kushtetuese, ndaj i “duhet ndaluar menjëherë shpërdorimi i funksionit publik, përmes të cilit ai synon kapjen politike të Gjykatës Kushtetuese”.

Presidenti Meta tha sot në një deklaratë për mediat se, “vendin e fundit vakant në Gjykatën Kushtetuese zoti Dvorani po përpiqet ta zërë vet përmes vonimin e procesit të plotësimit të kësaj Gjykate, keqinformimeve dhe shkeljeve në krye të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi”.

Presidenti Meta tha se, parlamenti nga një anë ftoi Komisionin e Venecias të interpretonte mbi betimin e gjyqtarëve kushtetues, por një ditë para se delegacioni i tyre të mbërrinte në Tiranë parlamenti e ndryshoi vet atë nen të ligjit mbi betimin e gjyqtarit kushtetues, pa pritur përgjigjen nga Komisioni i Venecias.

“Ky ligj synon vendosjen e këtij procesi nën kontroll politik të Partisë Socialiste dhe të nxijë integritetin e çdo anëtari të ri të Gjykatës Kushtetuese, duke i dhënë mesazhin se çdo emërim në këtë Gjykatë do të kalojë përmes testit të besnikërisë politike”.

Ai theksoi se do të shkonte vet në Komisionin e Venecias për t’u shpjeguar ato që po ndodhnin në Tiranë me institucionet dhe reformën në drejtësi.

“Republika e Shqipërisë po përjeton gjendjen më të rëndë të kapjes së shtetit në kontinent, por nuk do të pranoj instalimin e grushtit të shtetit, përmes shndërrimit të institucionit më të rëndësishëm të drejtësisë, Gjykatës Kushtetuese, në një polici antikushtetuese të shtetit të PPP-së”, tha zoti Meta.

Palët kërkuan si arbitër Komisionin e Venecias, por shumica socialiste miratoi në parlament një ndryshim në ligjin për organizimin e Gjykatës Kushtetuese i cili synon të shmangë betimin e anëtarëve të kësaj gjykate vetëm te presidenti i Republikës. Kushtetuta parashikon shprehimisht se “Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese fillon detyrën pasi bën betimin para Presidentit të Republikës së Shqipërisë”. / VOA

Futen në grevë urie edhe punonjësit e Uzinës në Ballsh (Video)

Punonjësit e Uzinës në Ballsh janë future në grevë urie. Kryetari i degës së PD Fier, Luan Baçi shkruan në një postim në Facebook se, punonjësit e ndershem dhe të vuajtur të uzinës, banorë të Mallakastrës dhe të Fierit, kanë muaj që po nëpërkemben dhe po vidhen, njëlloj si kolegët e tyre të Poçemit, punonjës të nën/stacionit, po ndërmarrin një veprim ekstrem, po vet sakrifikohen, me shpresën që dikush t’i degjojë.

Reagimi plotë i Luan Baçit

Mashtruesit, e radhes qe presupozohet se jane pronaret, por ne fakte jane vet pushtetaret qe po na qeverrisin, ju thone te fillojne pune, dhe te harrojne, pagat e prapambetura.

Çdo here i njejti avaz, i lene pa paguar, me muaj te tere, ne disa raste, u paguajne vetem sigurimet shoqerore, gje qe tregon qartasi, korrupsionin dhe hajduterine, e pa krahasushme te tyre.

Punonjesit e ndershem dhe te vuajtur te uzines, banore te Mallakastres dhe te Fierit, kane muaj qe po neperkemben dhe po vidhen, njelloj si koleget e tyre te, Poçemit, punonjes te nen/stacionit, po ndermarrin, nje veprim ekstrem, po vetsakrifikohen, me shpresen qe dikush ti degjoje.

Ku jeni ju deputet te rilindjes, pse rrini skutave, pse nuk dilni ne krahe te qytetareve, qe pretendoni, se jeni perfaqsues te tyre.

Jeni 10 deputet, ne qarkun Fier, detyrojeni Ramen tuaj, ti respektoje ne te drejten e tyre, punonjesit e uzines.

Jane qindra familje, qe po neprekemben, dhe po vidhen.

Ne raste se nuk ju degjon, qe kjo eshte me se e sigurte, jepni dorheqjen, tregojuni burra, me votat e ketyre qytetareve jeni aty.

Ne fakte çfar them, ju e dini qe nuk jeni te votuar, por me vota te vjedhura, me shantazhe dhe presione jeni bere deputet, ju nuk jeni perfaqsim i qytetareve dhe pare ne kete kontekst, rrini aty se e meritoni.

Futen ne greve urie edhe punonjesit e uzines ne Ballsh.Mashtruesit, e radhes qe presupozohet se jane pronaret, por ne fakte jane vet pushtetaret qe po na qeverrisin, ju thone te fillojne pune, dhe te harrojne, pagat e prapambetura.Çdo here i njejti avaz, i lene pa paguar, me muaj te tere, ne disa raste, u paguajne vetem sigurimet shoqerore, gje qe tregon qartasi, korrupsionin dhe hajduterine, e pa krahasushme te tyre.Punonjesit e ndershem dhe te vuajtur te uzines, banore te Mallakastres dhe te Fierit, kane muaj qe po neperkemben dhe po vidhen, njelloj si koleget e tyre te, Poçemit, punonjes te nen /stacionit, po ndermarrin, nje veprim ekstrem, po vet sakrifikohen, me shpresen qe dikush ti degjoje.Ku jeni ju deputet te rilindjes, pse rrini skutave, pse nuk dilni ne krahe te qytetareve, qe pretendoni, se jeni perfaqsues te tyre.Jeni 10 deputet, ne qarkun Fier, detyrojeni Ramen tuaj, ti respektoje ne te drejten e tyre, punonjesit e uzines.Jane qindra familje, qe po neprekemben, dhe po vidhenNe raste se nuk ju degjon, qe kjo eshte me se e sigurte, jepni dorheqjen, tregojuni burra, me votat e ketyre qytetareve jeni aty.Ne fakte çfar them, ju e dini qe nuk jeni te votuar, por me vota te vjedhura, me shantazhe dhe presione jeni bere deputet, ju nuk jeni perfaqsim i qytetareve dhe pare ne kete kontekst, rrini aty se e meritoni.

Gepostet von Luan Baci am Montag, 17. Februar 2020