17.5 C
Tirana
E mërkurë, 25 Qershor, 2025

Ataturku, bashkëpunimi me serbët dhe urrejtja ndaj Mbretit Zog

Një nga figurat më ikonike në fillim të shekullit të XX-të, Mustafa Kemal Ataturku, mbahet mend si udhëheqësi i cili doli nga hiri i Perandorisë Osmane për të krijuar Turqinë si një republikë sovrane. Si president, kontributet e tij në zhvillimin e një Turqie moderne e laike ishin aq me ndikim sa që edhe sot fyerja e kujtimit të tij konsiderohet krim që është i dënueshëm me burgim.

I lindur me emrin Mustafa më 19 maj 1881, si i ri u fut në Ushtrinë e Perandorisë Osmane e cila i kishte kaluar mbi 600 vjet në kontrollin e hapësirave të mëdha të Mesdheut. Pasi ndoqi shkollën ushtarake, merr pjesë si ushtar në luftërat kundër italianëve në Libi – nga viti 1911 në vitin 1912 – dhe më vonë ka ndihmuar forcat udhëheqëse në bllokimin e Aleatëve për kapjen e Stambollit në fushatën e famshme të Galipolit gjatë Luftës së Parë Botërore .

Përpjekjet e para në politikë erdhën në vitin 1919 kur organizoi një revolucion nacionalist për të përzënë pushtetin e huaj nga toka turke. Pasi shënoi fitore vendimtare kundër grekëve dhe armenëve, siguroi Traktatin e Lozanës në korrik të vitit 1923, që njohu Turqinë si komb i pavarur. Më vonë atë vit, Kuvendi kombëtar themeloi Turqinë si Republikë me Ataturkun si presidentin e saj të parë.

Si kryetar i shtetit, Ataturku ndërmerr një sërë reformash të thella që kërkonin të krijonin një shoqëri më laike, moderne dhe të stilit evropian. Ai ngriti fabrika në pronësi të shtetit dhe rrjetet hekurudhore, miratoi ligje në lidhje me barazinë gjinore dhe të votës së grave, si dhe futi një program të perëndimor që bëri që Turqia të miratojë kalendarin gregorian dhe alfabetin latin. Më të diskutueshme ishin reformat e tij fetare, të cilat shfuqizuan ligjet shekullore islamike të Kalifatit. Ai gjithashtu mbylli shkollat fetare dhe gjykatat, hoqi ligjin e ndalimit të alkoolit dhe ndaloi gratë punëtore për mbajtjen e shamisë.

Ataturku shërbeu si president të Turqisë për 15 vjet. Tre vjet para vdekjes së tij në vitin 1938, atij iu dha mbiemri i nderuar “Ataturk” – që do të thotë “Babai i turqve”. Kjo sepse figura e krijuesit të shtetit turk ka dalë jashtë kornizave të zakonshme dhe është kthyer në mit dhe kult.

Mirëpo, ai nuk ka bërë shumë për Shqipërinë e shqiptarët (fatkeqësisht, ndonëse i dinte rrënjët e tij shqiptare, ai bashkëpunoi me serbët për t’i shpërngulur shqiptarët nga Kosova), ndërsa nuk ka respektuar as Ahmet Zogun. Ai ndoshta ishte i vetmi që reagoi ndaj krijimit të Mbretërisë së Shqipërisë, me goditje grushti në tryezë e fyerje: “Çfarë! Ta pranoj? Jo, jo. Unë s’do ta njoh kurrë! Mbase do jem i vetmi në botë. Kjo s’ka rëndësi. Ju betohem, ju jap fjalën që s’kam për ta njohur! Duhet dhënë shembulli. Një njeri i zgjedhur nga njerëzit nuk duhet ta tradhtojë kurrë betimin e tij! Kurrë”!

Ataturku porositi gazetarët që t’i shkruanin fjalët e tij fije e për pe. Ndërsa, kur pas disa ditësh takon një diplomat shqiptar, e pyet me cinizëm: “Asaf Bej, shoh shumë fotografi qesharake nëpër gazeta. Çfarë po ndodh në Shqipëri? Po vini në skenë ndonjë operetë”?
Ataturku ishte nënçmues ndaj arritjeve sado të vogla të Zogut dhe veçanërisht ndaj aleancës së tij me Italinë. Kështu, marrëdhëniet diplomatike mes Shqipërisë dhe Turqisë u ngrinë për tre vjet.

Bardhi: SPAK të hetojë manipulimin kriminal të fakteve nga Dvorani

Partia Demokratike i kërkoi sot SPAK-ut të hetojë menjëherë, denoncimin e fortë të Presidentit të Republikës me faktet sesi kryeministri Edi Rama po tenton të kapë politikisht Gjykatën Kushtetuese nëpërmjet Ardian Dvoranit, kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi, deklaroi se:
Faktet e bëra publike sot nga Presidenti i Republikës, dëshmojnë, edhe njëherë, në mënyrë të pakundërshtueshme, përdorimin e Ardian Dvoranit si mekanizëm për kapjen politike të Gjykatës Kushtetutese nga Edi Rama.

Manipulimi kriminal i fakteve dhe fshehja e të dhënave janë një krim i rëndë shtetëror.
SPAK duhet të veprojë menjëherë dhe pa asnjë hezitim.
Kapja e Gjykatës Kushtetuese është jetike për Edi Ramën.

Është mënyra e vetme për t’i hapur rrugë projekteve të tij për kriminalizimin total të shtetit, bashkëqeverisjen me oligarkët dhe krimin e organizuar, si dhe për të patur kontrollin politik mbi çdo pushtet dhe institucion të pavarur.

Rama kërkoi 1 miliardë euro, BE i jep vetëm 100 milionë dhe paralajmëron transparencë për çdo qindarkë

Ka nisur në Bruksel Konferenca e Donatorëve për pasojat e tërmetit në Shqipëri. Në fjalën e saj, Presidentja e e Komisionit Europian, Ursula von Der Leyen tha mes të tjerash se BE është mobilizuar për të ndihmuar Shqipërinë.

‘Në nëntor shqiptarët i goditi tërmeti në gjumë. 51 persona humbën jetën nën rrënoja. Dhjetra familje hapën shtëpitë për ata që mbetën pa strehë. I gjithë vendi ishte në zi, por u mobilizuan për t’i dhënë strehë atyre që humbën. Kjo është një histori humbjeje, por edhe një histori heronjsh, është një histori solidaritet midis vetë shqiptarëve. Ekipet e para filluan të vijnë në Shqipëri nga vendet europiane.

Menjëherë aktivizuan mekanizmin e mbrojtjes civile euorpiane. E gjithë BE u mobilizua për një vend që është në zemrën tonë. Populli i Shqipërisë e di që ata e kanë vendin në familje europiane më shumë se kurrë. Sot me këtë pjesëmarrje kaq mbresëlënëse ju tregoni reagimin.

E gjithë bota është mobilizuar për mbështetjen tuaj. Ne kemi parë ekipe shpëtimi serbe dhe kosovarë. Ne e kemi parë atë përtej çdo ndarje politike. Solidariteti ka shpëtuar shumë jetë në shqipëri. Ekipet e shpëtimit u nxorrën 49 persona’, tha ajo.

Presidentja e KE shtoi se nevojat e Shqipërisë janë shumë të mëdha, pasi kostoja e Rindërtimit është vlerësuar 1 miliard euro, teksa shton se janë dhuruar 100 milion euro nga buxheti i BE .

‘Nevojat e Shqipërisë janë shumë të mëdha. Kostoja e rindërtimit është vlerësuar me 1 miliard euro. Është e qartë se Shqipëria e vetme se përballon dot këtë barrë, ndaj jemi mbledhur këtu. Sot i premtojmë popullit shqiptar se jemi aty për një kohë të gjatë.
Solidariteti jonë do jetë i fortë dhe angazhohemi për rindërtimin ën vazhdimësi.

Askush nuk mund ta ndjejë boshllëkun e atyre që kanë humbur jetën, por mund të ndihmojmë Shqipërinë që të rifilloje nga e para. Së bashku mund ta bëjmë vendin tuaj më të fortë. 100 milion euro nga buxheti i BE, (përveç 50 milionëshit të parë)’, theksoi von Der Leyen.

Po ashtu Der Leyen premtoi transparemcë në fondet e dhuruara, të cilat do të shërbejnë për të ndërtuar, shkolla, spitale etj.

‘Edhe bizneset duhet të rindërtohen me vleren 1 miliardë euro është e qartë se Shqipëria nuk e mban dot këtë barrë, një premtim se ne jemi bashkë me ta në një rrugë të gjatë. Solidariteti po aq sa ishte në orët e para pas tërmetit. Kemi punuar për mbështetje, ne mund të ndërtojmë shkolla spitale me standarde të larta të sigurisë, mund të përforcojmë operacionin e shpëtimit të Shqipërisë.

Rindërtimin e Shqipërisë do të punojmë së bashku, investimet tona të bëhen me transparencë dhe llogaridhënie të plotë. Ne kemi nevojë të përmbushim nevojat, 15 mln euro do të ketë edhe kontribute nga vende anëtare.

Pas dekadave diktaturë shumë shqiptarë kanë ndërtuar karriera. Pas termetit na tregoi krenarë dhe inteligjent edhe zemer të madhe. Është koha jonë të tregojmë solidariet t’u qendrojmë shqiptarë se Shqipëria do të ngrihet nga hiri i termetit, e sigurt dhe në zemer të familjes europiane’, tha ajo.

Kosova 12 vjet shtet, 10 fakte që nuk i dini rreth kësaj dite të shënuar

Me ngritje të flamurit ka nisur ceremonia e shënimit të 12-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin Shefi i Qeverisë, Albin Kurti, Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, Komandanti i FSK-së, ministra e zëvendësministra.

Ngritja e flamurit u bë nga Garda ceremoniale nën intonimin e himnit nga bendi i FSK-së. Ngjashëm me përvjetorët e kaluar, edhe sivjet, Kosova feston si vendi më i izoluar në kontinentin e vjetër, pa pasur qartësi rreth liberalizimit të vizave.

Republika e Kosovës sot shënon 12-vjetorin e Pavarësisë të shpallur më 17 Shkurt të vitit 2008 dhe të njohur nga 116 shtete.

Kosova do të shënojë këtë përvjetor të pavarësisë me një qeveri të re të udhëhequr nga Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), e cila është në koalicion qeverisës me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).

Institucionet shtetërore kanë paraparë disa aktivitete për shënimin e kësaj dite, duke filluar me ngritjen e flamurit nga dy udhëheqësit shtetërorë, Kryeministri Albin Kurti dhe Kryeparlamentarja Vjosa Osmani.

Kurti e Osmani me pas do të vendosin kurora lulesh te kompleksi memorial Adem Jashari, të varri i ish-presidentit Rugova dhe të varri i veprimtarit Adem Demaçi.

Me pas do të mbahet një seancë solemne në Kuvendin e Republikës së Kosovës nën kujdesin e kryeparlamentares Vjosa Osmani. Të pranishëm në seancë do te jenë edhe kryeministri Kurti, përfaqësues të Familjes Jashari, familjes Rugova, deputetë të këtij legjislacioni dhe të ftuar ndërkombëtarë e vendorë.

Gjithashtu Kurti e Osmani do të vizitojnë edhe Forcën e Sigurisë së Kosovës ku edhe do të iu drejtohen trupave të FSK-së me fjalë përshëndetëse. Po ashtu në nder të Pavarësisë se Kosovës edhe Komunat do të organizojnë seancë solemne si dhe do të bëjnë homazhe tek varrezat e dëshmorëve.

Përvjetori më shumë pritje: Viza, njohje, punësim, BE e NATO..
Kosova po shënon një tjetër përvjetor të pavarësisë së saj, pa e përmbyllur ende dialogun me Serbinë dhe arritjen e marrëveshjes për normalizimin e raporteve si dy shtete sovrane.

Edhe pas 12 vjetëve të shpalljes së pavarësisë, arritja e kësaj marrëveshjeje, po shihet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, si thelbësore drejt tejkalimit të barrierave që ka Kosova për rrumbullakimin e subjektivitetit ndërkombëtar të saj me anëtarësimin në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe ecur tutje drejt anëtarësimit një ditë edhe në Bashkimin Evropian (BE) dhe në NATO.

Shënimi i 12-vjetorit të pavarësisë, nga aspekti i brendshëm politik, Kosovën e gjen me një rotacion qeverisës si rezultat i zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit, 2019, kur edhe ndodhi ndryshimi politik i forcave që dikur ishin në opozitë dhe tani janë në pushtet.

Me Albin Kurtin në krye të qeverisë së koalicionit që u arrit mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, votuesit që ia besuan atij (Kurtit) votën presin ndryshimin, sikurse edhe komuniteti ndërkombëtar që mbetet kureshtar nëse në Kosovë ka tani një lider që do t’i çojë proceset përpara.

Përderisa qeveria e re e Kurtit nuk e ka mbushur as një muaj të punës, gjithçka mbetet në suaza të pritjeve, analizave e supozimeve. Ngjashëm me përvjetorët e kaluar, edhe sivjet Kosova feston si vendi më i izoluar në kontinentin e vjetër, pa pasur një qartësi rreth liberalizimit të vizave, një proces që lidershipi dhe qytetarët e Kosovës po e presin të ndodhë që nga viti 2010.

Njëherësh, edhe procesi integrues i Kosovës në BE mbetet i sfiduar seriozisht nga fakti se ende janë pesë shtete anëtare të këtij unioni që nuk e njohin atë si shtet.

Që nga shënimi i jubileut të parë të pavarësisë, dy vjet më parë, Kosova numëronte 116 njohje, kurse në 11-vjetorin e saj e aq më pak në 12-vjetorin e sivjetmë të pavarësisë, askush nga institucionet nuk mund ta konfirmojë më saktë.

Ekonomi me pak zhvillime
Përgjatë dymbëdhjetë vjetëve të pavarësisë, rritja ekonomike në Kosovë mesatarisht ka qenë rreth 4 për qind, e cila vlerësohet si e pamjaftueshme për të zbutur papunësinë dhe problemet ekonomike dhe sociale me të cilat përballen qytetarët.

Papunësia dhe varfëria, janë dy nga problemet më të mëdha me të cilat po përcillet Kosovën gjatë këtyre viteve.

Bazuar në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, papunësia në Kosovë, gjatë vitit 2019, ishte 29.6 për qind. Nga mbi 1.2 milion qytetarë të Kosovës, të cilët llogaritet se kanë moshën për punë, të punësuar janë rreth 350 mijë qytetarë. Ndërkaq, mbi 23 për qind e qytetarëve të Kosovës jetojnë në varfëri.

Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Kosova kishte filluar vitin e pavarësisë, më 2008, me një rritje ekonomike prej mbi 5 për qind, por më pas, këtë shkallë të rritjes ekonomike nuk e kishte arritur më.

Rritja ekonomike në Kosovë, sipas raporteve vjetore të BQK-së, kryesisht është gjeneruar nga rritja e konsumit privat dhe investimeve publike.

Investimet e huaja direkte, sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, kanë shënuar rënie viteve të fundit. Derisa në vitin 2008, kur Kosova shpalli pavarësinë, këto investimet ishin në vlerë prej mbi 350 milionë euro, në vitet e fundit këto investime nuk arrijnë në vlerën prej 300 milionë euro.

Procesi i privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore në Kosovë kishte filluar në vitin 2003. Procesi i privatizimit çdo herë është pasuar me kritika, sidomos mënyra e privatizimit me metodën e spin-off-it special, mënyrë kjo me të cilën janë privatizuar, konkretisht ndërmarrjet që janë vlerësuar më të mëdha, të cilat nuk është dashur ta ndërrojnë destinimin.

Agjencia Kosovare e Privatizimit deri më tani ka bërë shitjen e rreth 2000 aseteve dhe ka të grumbulluara në fond e privatizimit nga shitja e këtyre e aseteve rreth 750 milionë euro.

Faktet interesante që lidhen me 12-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
Sot Kosova feston 12-vjetorin e pavarësisë të shpallur më 17 shkurt të vitit 2008 dhe të njohur nga 116 shtete.

Kosova do të shënojë këtë përvjetor me një qeveri të re të udhëhequr nga Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje. Për përvjetorin e 12-të do të organizohen shumë aktivitete të planifikuara në Prishtinë dhe qytete të tjera të Kosovës.

Më poshtë 10 fakte rreth kësaj dite të shënuar për shqiptarët e Kosovës.
1) Pavarësia e Kosovës u shpall më datën 17 Shkurt 2008, në orën 15:39 minuta
2) Dizajnues i flamurit dhe i stemës së Kosovës: Muhamer Ibrahimi

3) Të parët që nënshkruan Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës, ishin: presidenti Fatmir Sejdiu, kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, si dhe kryeministri i vendit, Hashim Thaçi.
4) Shtetet e para që njohën Kosovën si shtet pas shpalljes së pavarësisë ishin: Kosta Rika, SHBA, Franca, Afganistani, Shqipëria, Turqia, Britania e Madhe etj.

5) Pergamena e vjetër 200-vjeçare në të cilën është nënshkruar Deklarata e Pavarësisë së Kosovës, gjendet në zyrën e kryetarit të Kuvendit.
6) Përveç pergamenës, aty gjenden edhe lapsi me të cilin vënë nënshkrimet, listat e nënshkrimeve të deputetëve pjesëmarrës seancë, si dhe flamuri i vendosur në seancën e shpalljes së pavarësisë.

7) Muzeu i Londrës ishte ai që ia fali Kosovës pergamenën për shpalljen e Pavarësisë!
8) Flamujt e parë të Republikës së Kosovës ishin shtypur në Turqi.
9) Himni i Kosovës, i kompozuar nga kompozitori Mendi Mengjiqi, për herë të parë ishte intonuar në seancën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

10) Yjet e bardhë në flamurin e Kosovës simbolizojnë komunitetet e ndryshme që jetojnë në Kosovë, harta e verdhë simbolizon pasurinë e Kosovës, ndërsa ngjyyra e kaltër simbolizon Europën.

Gazetarja e padit bodigardin e Veliajt për ngacmim seksual…

Një gazetare ka vendosur të padisë një shoqërues të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili e pengoi që t’i bënte pyetje atij.

Videoja e gazetares së Ora News, Sonila Musai ka bërë xhiron e rrjetit. Në 100-vjetorin e Tiranës kryeqytet, ajo kërkon t’i bëjë pyetje kryebashkiakut Veliaj.

Por gazetarja pengohet nga një person, i cili për ta shmangur mundësinë që ajo të pyesë Veliajn, në video duket teksa e përqafon.

Sekretari amerikan i Shtetit uron Kosovën për 12 vjetorin e pavarësisë

Sekretari amerikan i Shtetit Michael R. Pompeo permes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka uruar pavarësinë e Kosovës.

Pompeo në urim shkruan se, të dyja vendet kanë gëzuar një marrëdhënie me vlera të përbashkëta dhe se pavarësia e Kosovës mbetet kyçe për sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.

Po ashtu, në urim theksohet se SHBA mbështet Kosovën në rrugën drejt integrimit në institucionet euroatlantike.

Statusi
Në emër të populli dhe qeverisë së SHBA-së, uroj Kosovës teksa feston ditën e pavarësisë. Për më shumë se një dekadë, dy vendet tona kanë gëzuar një marrëdhënie të bazuar në vlera të përbashkëta. Sovraniteti dhe pavarësia e Kosovës mbetet kyçe për sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimore.

SHBA mbështet Kosovën në rrugën drejt integrimit në institucionet euroatlantike dhe do të vazhdojë që të punojë për mbështetjen e ligjit, luftën nga korrupsionit dhe për rritjen e mirëqenies ekonomike për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Pas zgjedhjeve të fundit dhe formimit të qeverisë, Kosova ka një mundësi të re për të përmbushur potencialin e saj të plotë, si për qytetarët e vet si dhe për marrëdhëniet me vendet fqinje.

Jemi inkurajuar nga ndodhitë e fundit të cilat sinjalizojnë një lëvizje kundrejt lehtësimit të investimeve, turizmit, tregtisë dhe marrëdhënieve njerëzore me Serbinë, çka do të shtojë themelet për një progres të mëtejshëm në normalizimin e marrëdhënieve në të ardhmen.

I shprehim urimet më të përzemërta popullit të Kosovës dhe presim që të ndërtojmë mbi energjinë e momentit në javët dhe muajt në vazhdim.

Pse Edi Rama ia ngul thikën pas shpine Kosovës?

Nis, 14.10.2016. -Prmijer Srbije Aleksandar Vucic i premijer Albanije Edi Rama razgovaraju na poslovnom forumu Srbija-Albanija, danas u Oficirskom domu u Nisu. (BETAPHOTO/SASA DJORDJEVIC/MO)

Nga Petrit VASILI

Në 30 dhjetor 2019, Edi Rama i akuzuar me të drejtë se kishte ndërmarrë një nismë të pabesë dhe thikë pas shpine për Kosovën, tha se Minishengeni kishte mbështetjen e BE-së dhe SHBA.

Ja si gënjente në 30 dhjetor: “Shengeni ballkanik ka pozitivitet në ekonomi. Nga Shengeni, nuk ka asnjë dëm për Kosovën. Nuk kam dëgjuar asnjë fjalë racionale për Shengenin, që mbështetet nga Europa e SHBA. ”, deklaroi Rama.

Ndërsa sot, në 17 shkurt 2020, në mes të Brukselit deklaron të kundërtën, qe BE nuk e ka mbështetur Minishengenin dhe lexoni çfarë thotë: “Unë jam i bindur që, më herët se vonë, BE, KE do ta mbështesin patjetër këtë vizion se s’ka si të ndodhë ndryshe”.

Pse gënjen Edi Rama?

Pse Edi Rama ia ngul thikën pas shpine Kosovës?

Pse Edi Rama bën gjithçka për izolimin e Kosovës?

Pse Edi Rama gënjen edhe për mbështetjen e BE?

Luftë mes bandave në Korçë në qendër të qytetit

Disa të shtëna me armë janë dëgjuar pak më parë në Korçë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen nr.17, e njohur ndryshe edhe si “Varret e Francezëve”.

Nga të dhënat paraprake dyshohet për një përplasje mes dy grupeve.

Për fat të mirë nuk ka të lënduar.

Berisha publikon videon: Aeroplani i Enver Hoxhës kushtonte 15 herë më lirë se Airbus 319 i Edvin Kristaq Mafisë

Ish-Kryeministri Berisha shkruan në një postim në Facebook se, tejkaloi me këtë disa herë babain e tij shpirtëror Enver Hoxhën, aeroplani i të cilit kushtonte 15 herë më lirë se sa Airbus 319 i Edvin Kristaq Mafisë, për të cilin nuk bën asnjë transparencë!

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Me aeroplan personal! Tejkaloi me këtë disa herë babain e tij shpirtëror Enver Hoxhën, aeroplani i të cilit kushtonte 15 herë më lirë se sa Airbus 319 i Edvin Kristaq Mafisë, për të cilin nuk bën asnjë transparencë! sb

Me aeroplan personal! Tejkaloi me kete disa here babain e tij shpirteror Enver Hoxhen, aeroplani i te cilit kushtonte 15 here me lire se sa Airbus 319 i Edvin Kristaq Mafise, per te cilin nuk ben asnje transparence! sb

Gepostet von Sali Berisha am Montag, 17. Februar 2020

Video/ Kryetari i degës PD Fier takon grevistët e urisë në Poçem: Mbështesim grevën, shteti të ndërhyjë menjëherë

Kryetari i Degë sës PD Fier, Luan Baçi u takua sot me grevistet e urisë në stacionin e Poçemit. Baçi u shpreh se Partia Demokratike mbështet grevën dhe bëri thirrje që shteti të ndërhyjë menjëherë.

Postimi i Luan Baçit

Sot ne Poçem, me punonjesit e nen/stacionit elektrik dhe te pompimit te ujit.

Ne diten e 5 te grves se tyre te urise.

Jane braktisur nga shteti, te harruar te neperkembur, te vjedhur…

Ne jemi ne mbeshtetje te tyre.

Gepostet von Luan Baci am Montag, 17. Februar 2020