22.5 C
Tirana
E martë, 24 Qershor, 2025

Arsyet përse nuk duhet të pini çaj jeshil

Çaji jeshil është një nga pijet më të shëndetshme, i pasur me flavonoide që mund të ndihmojnë në uljen e inflamacionit, kolesterolit dhe mund të ulë rrezikun për sëmundjet e zemrës ose goditjeve në tru.

Por një filxhan me çaj jeshil ka rreth 30 mg kafeinë dhe pirja në mbrëmje mund të shkaktojë një hiperaktivitet të veshkës dhe hormoneve.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë bën me dije se njerëzit që vuajnë nga gurët në veshka duhet të kenë kujdes sepse nivelet e larta të oksalates mund të çojnë në formimin e më shumë, gurëve në veshka.

Çaji jeshil është i pasur me polifenole, të cilat luftojnë qelizat e këqija dhe madje mund t’ju ndihmojë të humbni peshë falë aftësive për të djegur më shpejt yndyrën dhe rritur metabolizmin.

Çaji jeshil gjithashtu mund të ndihmojë në mbrojtjen nga Alzheimer, demenca dhe Parkinson (sëmundje që janë të lidhura drejtpërdrejt me neuronet e dëmtuara në tru) përmes katekinës, një përbërës që parandalon degradimin natyral që qelizave.

Katekina, gjithashtu mund të vrasë bakteret në gojën tuaj që shkaktojnë erë të keqe dhe të luftojë viruset e zakonshëm si gripi.

Një gotë verë në ditë ndalon rrezikun e kësaj sëmundjeje…

Të konsumosh verë të kuqe me masë nuk është vetëm kënaqësi, por edhe një ndihmë e mirë për shëndetin.

Sipas studimeve të fundit një gotë verë në ditë ul rrezikun e Trombozës (sëmundje e cila bllokon venat e gjakut), me 10 përqind.

Mendohet se një sasi vere prej 125ml në ditë, zvogëlon nivelin e proteinave të cilat shkaktojnë mpiksjen e gjakut. Nga një studim i bërë, të gjithë ata persona të prekur nga kjo sëmundje, pas një periudhe ku konsumonin këtë sasi verë filluan të përmirësoheshin duke mësuar të flisnin dhe ecnin sërish.

Ndërkohë sipas ekspertëve në Cmabridge dhe Suedi, edhe 2 gota birre në ditë, ulnin rrezikun 8 përqind më shume.

Legjenda braziliane: Messi është historia e Barcelonës, figura e tij s’mund të njolloset

Ish-mbrojtësi i Milanit dhe Romës, Cafu, i cili është futbollisti me më së shumti paraqitje për Brazilin, thotë se, Messi do të jetë gjithmonë Messi, pavarësisht se cilin klub e përfaqëson.

Thashethemet rreth të ardhmes së Messit në Barcelonë janë rritur javët e fundit, mbi dyshimet se ai mund ta mendojë largimin në perëndim të karrierës.

Messi reagoi me tërbim ndaj drejtorit sportiv të Barçës, Eric Abidal, i cili e kishte vënë në pikëpyetje përkushtimin e lojtarëve nën udhëheqjen e Ernesto Valverdes, duke i akuzuar se ata ishin shkaktari i shkarkimit të spanjollit nga posti i trajnerit.

Por tani duket se gjendja në Camp Nou është qetësuar.

Trajneri i Argjentinës Lionel Scaloni tha së fundmi se nuk përse të merakoset për të ardhmen e kapitenit të ekipit të tij.

Cafu, ndërkohë, e pranon se nuk e di se çfarë vendimi do të marrë Messi, por beson se ai gjithmonë do të jetë pjesë e rëndësishme e klubit katalonas.

“Askush nuk e di. Është e vështirë ta dish nëse Messi do të vazhdojë me Barcelonën apo do ta ndryshojë ekipin”, tha Cafu për Omnisport.

“Sot, Messi është njeriu kryesor në Barcelonë, ai është historia e Barcelonës. Por edhe nëse vendos të ndryshojë ekip, ai gjithmonë do të jetë Messi dhe ne gjithmonë do ta përkrahim”, theksoi ai.

Conte: Interi ia dhuroi golat Lazios

Antonio Conte ka thënë se Interi ia ka dhuruar Lazio golat e shënuara në humbje 2-1 në kuadër të javës së 24-të në Serie A.

Lacianët fituan ndaj Nerazzurëve, për ta rrëmbyer vendin e dytë në ligën italiane, me vetëm një pikë dallim nga lideri Juventusi.

“Mendoj se ishte një paraqitje e mirë edhe pse rezultati nuk na pëlqeu dhe si i pranuam golat, ne i dhuruam ato te Lazio”, ka thënë ai pas ndeshjes.

“Nuk ishim mjaftueshëm të koncentruar, nuk u kushtuam rëndësi detajeve dhe ata përfituan nga gabimet tona”.

“Ishim shumë të butë në ndërhyrjet tona dhe pësuam dy golat nga këto gjëra. E njëjta gjë na kishte ndodhur edhe ndaj Barcelonës e Borussia Dortmundit, i lëshuam pikët nga dora”, ka shtuar më tej Conte.

Interi po e rivalizon Zonjën e Vjetër për titull, derisa Lazio i ka befasuar të gjithë me ecurinë e tyre në këtë sezon.

Përse nuk flet më Komandanti për arsimin profesional?

Nga Ndriçim MEHMETI

Në fillimet e qeverisjes së tij, Kryeministri (Komandanti siç parapëlqen ta quajnë) premtoi një arsim profesional dhe formim profesional tepër modern me objektiva ambicioze. Madje premtimet e tij, i jetësoi në programin qeverisës së qeverisë së tij, 2013-2017.

Çfarë premtoi Rama?

“Riorientim tërësor i arsimit profesional drejt nevojave reale të tregut dhe kthim i shtetit në financuesin e mbështetësin kryesor të aftësimit profesional. Sistemi mbi të cilin kjo reformë do të bazohet është sistemi dual gjerman që karakterizohet nga një ndërthurje e mësimit teorik me punë praktike. Gjithashtu, kurset dhe arsimi profesional do të zgjerohen edhe në zonat rurale për t’i dhënë nxitjen e nevojshme industrisë agropërpunuese. Do të trajnohen me përparësi të gjithë punëkërkuesit e regjistruar nën moshën 25-vjeçare. Po ashtu edhe të gjitha grave dhe vajzave të regjistruara si punëkërkuese do t’u ofrohet trajnim brenda një viti dhe brenda dy-vjeçarit të parë të të gjithë punëkërkuesve të regjistruar.”

Çfarë ndodhi në realitet?

Rama shkonte konferencë më konferencë, panair më panair, njësi prodhuese apo përpunuese dhe përsëriste të njëjtin refren: “Punë ka por nuk ka profesionistë”, Pastaj gabimet i shikonte tek politika për arsimin profesional që njëherë e fajësonte për 25 vite të shkuara e njëherë për 20 vjet. Kur fjalët mbaruan shkatërrimi i arsimit profesional me bekimin e Komandantit, si në çdo sektor të jetës së vendit, filloi të shfaqi të gjithë përmasat e tij.

Si fillim e hoqi arsimin profesional nga përgjegjësia e Ministrisë së Arsimit dhe ja dërgoi si peshqesh të majmë Ministrisë së Mirëqenies (Lumturisë Popullore), duke qenë i vetmi precedent në të gjithë Bashkimin Evropian dhe në të gjitha vendet e rajonit që na rrethojnë. Ministria e Mirëqenies do ta “kishte prioritet arsimin profesional”, ndërkohë që do të përgjigjej për punësimin, rininë, të persekutuarit, pensionistët, njerëzit me aftësi ndryshe, për shërbimin social dhe sigurisht për të varfrit.

Një drejtori në ministri pa shumë burime njerëzore dhe materiale dhe një Agjenci Kombëtare e Arsimit dhe Formimit Profesional, e sakatuar dhe pa ndonjë buxhet të nevojshëm për objektivat e qeverisë brenda një 4-vjeçari, nuk jepnin asnjë garanci për realizmin e synimeve në këtë sektor kaq të rëndësishëm. Kjo u duk qartë nga mënyra sesi u operua në këtë drejtim.

Gjashtë muaj e më tepër si dhe para pa hesap, u harxhuan për amendimin e ligjit të arsimit profesional, për ta kaluar atë nga Ministria e Arsimit në Ministrinë e Lumturisë Popullore. Pastaj nja një vit e kusur morën udhëzimet, ndarja në dukje e përgjegjësive etj. Kur këto formalitete legale dhe administrative mbaruan, asgjë nuk ndodhi. Arsimi profesional mbeti jetim.

Askush nuk dinte se kush e monitoronte, e mbështeste apo e vlerësonte atë në nivel vendor. Mësuesit nuk dinin nga të shkonin dhe ata po ashtu mbetën në mëshirë të fatit. Numri në rritje që na u premtuar sipas të dhënave të INSTAT u ul dukshëm. Shkollat dhe kurset që do të hapeshin në zonat rurale, për rritjen e aftësive agropërpunuese, nuk u dukën gjëkundi. Zonat rurale u shpopulluan me shpejtësi dhe njësitë e agropërpunimit numërohen me gishtat e njërës dorë.

Gratë, vajzat e po ashtu të rinjtë nën moshën 25-vjeç u lanë të lirë të emigronin dhe askush nuk u kujtua për ta. Vajzat më me fat që u punësuan, ishin ato të zyrave të punës, që buzëqeshnin gjatë gjithë kohës dhe luanin me FB, pasi e vetmja kërkesë e madhe për punësim ishte sektori i Call Center.

Po në qeverinë Rama 2, në vitin 2017 e deri më tani, çfarë ndodhi me arsimin profesional?

Komandanti në vitin 2017 në programin qeveritar, na jepte vetëm një sihariq të madh dhe asnjë gjë më shumë për arsimin profesional: “Gjatë mandatit 2013-2017 iu dyfishua numri i nxënësve në arsimin dhe formimin profesional.” Nëse marrim të mirëqenë këtë fakt, atëherë përse nuk ka profesionistë në treg? Ku shkuan gjithë ky numër që dyfishua dhe përsëri ka mungesë?

Në Shqipëri ka tkurrje të biznesit, mungesë të investimeve të huaja dhe shumë pak interes për njësi prodhuese dhe përpunuese. Kështu që të rinjtë që u dyfishuan në arsimin profesional, mjaftonin e tepronin për të përmbushur kërkesat e tregut. Por në 28 mars 2018, Vetë kryeministri zbulon se pavarësisht “përpjekjeve gjigante” të tij, përsëri “punë ka por nuk ka profesionistë”.

Më besoni që sado të komentohet me 1001 mënyra të ndryshme, ajo shprehja e popullarizuar që “punë ka, por s’ka profesionistë”, është dramatike e vërteta e shumë ndërmarrjeve, sot, që kanë punë, por nuk arrijnë dot të gjejnë njerëzit e duhur për atë punë, njerëzit që i kanë aftësitë ta bëjnë atë punë. Këtu ka disa përfaqësues të sipërmarrjes, të cilët, jam i bindur, mund të dëshmojnë këtë të vërtetë.

Nisur nga eksperiencat e tyre, mund të dëshmojnë se në ndërmarrjet e tyre, në kompanitë e tyre ka ende vende që presin njerëzit e duhur, me aftësitë përkatëse për të mbuluar atë nevojë të kompanisë.”

Për t’i dhënë një dorë përfundimit të veprës së tij për shkatërrimin e arsimit profesional, Komandanti mendoi se më mirë se mësuesi i anglishtes, ministër finance Beni, nuk mund ta bënte askush. Shkriu Ministrinë e Lumturisë Popullore, çoi Blendin të rehatohet në pikat turistike bregdetare e malore dhe ia la Benit arsimin dhe formimin profesional, për ta çuar drejt fundit të sigurt.

Në asnjë vend, në asnjë kohë, në Shqipëri dhe jashtë saj, nuk gjendet ndonjë model i tillë, ku arsimi profesional të jetë përgjegjësi e Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave. Pra kjo ministri do të kishte dhe ka prioritet parësor, buxhetin, hartimin e tij, monitorimin e ekonomisë, politika makro dhe mikro, borxhin publik dhe njëkohësisht arsimin, formimin profesional, hartimin e kurrikulave të arsimit profesional, trajnimin e mësuesve të arsimit profesional etj.

A është njeri në gjendje që ta besojë këtë dhe e aq më pak ta mendojë një situatë të tillë?

Për Komandantin, arsimi profesional as ka qenë as është dhe as nuk do të jetë ndonjëherë prioritet edhe për pak muaj që i kanë mbetur në krye të qeverisë. Kjo për faktin se vetë ai ka njohur shumë të kufizuar për këtë fushë të arsimit dhe ata që ka rreth vetes i ka më pykë se vetja. Pa aq Komandanti nuk ka ndonjë interes që të ofrojë mundësi për të rinjtë të jenë të suksesshëm brenda vendit jo vetëm kur mbarojnë shkollën e lartë, por edhe kur përfundojnë arsimin profesional, pasi vende pune prodhon vetëm administrata shtetërore, ndërsa biznesi privat është thuajse në shuarje të plotë.

Mungesa e investimeve të huaja, bën që të nevojitet më pak krah pune i kualifikuar në tregun e punës. Interesi më i madh i Komandantit dhe platforma dhe prioriteti parësor i pashpallur por tepër i dukshëm, është shpopullimi i vendit veçanërisht prej të rinjve.

Ai nuk i do nëpër këmbë që të prushin planet e tij për sundim, sa më shumë që të jetë e mundur, ai nuk i do kritikat e tyre, nuk do energjitë e tyre pozitive për zhvillimin e vendit, ai është armiku numër një i punës së ndershme dhe sukseset përmes aftësive profesionale të individit dhe jo dallavereve me vulën dhe firmën që të jep privilegji i të qenit qeveritar.

Ai, Komandanti i trembet deri në vdekje, guximit të rinjve, vrullit të tyre, dëshirës për më shumë liri, demokraci, mundësi për një jetë më të mirë. Kështu që ai nuk ka as arsye, as dëshirë dhe as mision zhvillimin e arsimit profesional. Prandaj nuk flet më për arsimin në tërësi dhe për atë profesional në veçanti. Për të shtyrë kohën shpik çdo ditë luftë imagjinare me krimin, ndërsa po vet, vijon krimet ndaj shqiptarëve me çdo rrugë e çdo mënyrë, duke mbytur ëndrrën për një arsim më cilësor, për një jetë më të mirë të të rinjve për rritje e mirëqenies dhe ekonomisë, rritjes së cilësisë së shërbimeve, të cilat do të ishin pasojë e një arsimimi cilësor profesional të popullatës.

Dikush mund të pyes po organizata që monitorojnë dhe kanë punë punuar për arsimin profesional ndër vite në Shqipëri, si e pranojnë këtë realitet?

Për një fakt të thjeshtë: Monitorimin e punës së qeverisë në këtë drejtim, shifrat, analizën në këtë sektor e bën gruaja e Komandantit. Pra gruaja eksperte në arsimin profesional, kontrollon burrin kryeministër dhe i raporton organizmave të huaja sukseset e supozuara në këtë fushë. Por edhe sikur të ishte ndryshe, pra dikush tjetër ta bënte këtë punë, nuk është se do të ndryshonte ndonjë gjë të madhe ë këtë drejtim.

Ai, zoti në tokë, Komandanti, e shkatërroi me bindje të plotë arsimin dhe formimin profesional dhe më një plan djallëzor që vetëm mendja e tij, mund ta përpunonte dhe më pas të na i shiste si një ndryshim strukturor, realitetin e mjerë dhe dramatik në këtë sektor kaq jetësor për ekonominë, jetën dhe të ardhmen e një vendi.

PotëDëgjoj/ Basha: Në Elbasan, me punëtorët dhe hallet e tyre të përditshme…

Kryetari i PD, Lulzim Basha ndodhej sot në Elbasan ku është takuar me një grup punëtorësh në nismën e tij “Po të Dëgjoj”.

Basha shkruan në një postim ën FAcebook se, hallet e përditshme të këtyre njerëzve ende nuk e kanë zbehur shpresën se së bashku do ta bëjmë Shqipërinë një vend më të mirë.

Postimi i kryetarit Basha

Në Elbasan, me punëtorët dhe hallet e tyre të përditshme. Ekonomia, punësimi, braktisja e vendit janë plagët që dhembin më shumë edhe këtu. Hallet e përditshme të këtyre njerëzve ende nuk e kanë zbehur shpresën se së bashku do ta bëjmë Shqipërinë një vend më të mirë.
#PotëDëgjoj

#PotëDëgjoj

Ne Elbasan, me punetorët dhe hallet e tyre të përditshme. Ekonomia, punësimi, braktisja e vendit janë plagët që dhembin më shumë edhe këtu. Hallet e përditshme të këtyre njerëzve ende nuk e kanë zbehur shpresën se së bashku do ta bëjmë Shqipërinë një vend më të mirë.#PotëDëgjoj

Gepostet von Lulzim Basha am Montag, 17. Februar 2020

Grabitja e Argjendarisë, ja si shitësja i rrëmben pistoletën grabitësit (Video)

Grabitja e një argjendarie pak ditë më parë është regjistruar nga kamerat e sigurisë.

Kjo video është publikuar sot ekskluzivisht nga ABCNews, dhe në të duken momentet e grabitjes dhe në një moment, pronarja e argjendarisë i rrëmben pistoletën grabitësit Astrit Thaçi.

Siç duket nga pamjet e siguruara nga Abc News, Astrit Thaçi i veshur me xhup të zi, pantallona të zeza, atlete të bardha dhe një pulovër të kuqe, hyn si blerës normal në argjendari. Ai përshëndet pronaren e argjendarisë dhe i kërkon të provojë një unazë.

Pasi ka provuar disa, Thaçi nxjerr pistoletën nga brezi dhe i kërkon që të mos lëvizë, ndërsa ajo tenton të largohet. Pasi mendon se ka neutralizuar gruan, Thaçi fillon të marrë orenditë e arit që gjenden në banak duke i futur nëpër xhepa, por pikërisht këtu bën diçka që do t’i kushtojë shumë.

Ndërkohë që Astrit Thaçi fut bizhuteritë e arit në xhepa le në mëhyrë të pakujdesshme pistoletën në banak. Këtë rast e shfrytëzon shumë mirë gruaja, e cila ia merr pistoletën dhe largohet nga dyqani e ndjekur nga Astrit Thaçi me vrap.

Pas daljes nga dyqani me pistoletën e Thaçit në dorë, pronarja ka bërtitur duke kërkuar ndihmë duke u futur tek lokali ngjitur argjendarisë. I pari që ka mbërritur për të ndihmuar ka qenë oficeri i policisë që gjendej tek dera e Drejtorisë së Policisë së Elbasanit.

Del Piero: Guardiola e ka fatin e përcaktuar për të qenë trajner i Juves

Ikona e Juventusit, Alessandro Del Piero, konsideron se është fat i përcaktuar i Pep Guardiolas që ta drejtojë kamponin e Italisë.

UEFA e ka dënuar Manchester Cityn për të mos qenë pjesë e Ligës së Kampionëve në dy sezonet e ardhshme, ndërsa tashmë kanë nisur spekulimet për të ardhmen e trajnerit spanjoll.

“Në Itali tashmë kanë nisur thashethemet se trajneri dhe shumë lojtarë do të largohen nga klubi (City). E gjithë bota e futbollit shpreson të vjedhë diçka nga Manchesteri”.

“Në verën e kaluar pati shumë fjalë se ai (Guardiola) po vinte te Juventusi dhe kjo akoma po ndodh. Secili klub në botë do ta dëshironte atë si trajner dhe unë kam shumë dëshirë ta shoh Pepin në Itali”.

“Ai ka fituar në Spanjë, në Gjermani dhe në Angli. Nëse e ndjek rrugën, mendoj se është fati i tij i përcaktuar që të shkojë te Juve”, ka thënë Del Piero në ceremoninë ‘Laureus Sports Awards’ në Berlin.

Historia e 12-vjeçares në Kosovë me emrin Pavarësi

7 shkurti i vitit 2008 solli dy gëzime në familjen Sopa. Jetësimi i ëndrrës shekullore të popullit shqiptar për liri dhe pavarësi për të cilën punuan gra e burra sypatrembur përballë armikut, si dhe ardhja në jetë e vajzës, e cila u pagëzua me emrin Pavarësia.

Pavarësia u bë foshnja e parë e lindur në shtetin më të ri, pasi u lind vetëm pesë minuta pasi kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi, shpalli deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.

Lajmin për ardhjen në jetë të Pavarësisë, e kumtoi para mediave me lotë në sy e plot emocione mjekja kujdestare, e cila njoftoi se gjendja e nënës dhe foshnjës ishte e mirë.

Bashkë me shtetin, po rritet edhe Pavarësia. Ajo është një ndër nxënëset më të dalluara të shkollës e cila mban emrin e madh “Pavarësia”

Ajo për rtv21, thotë se është krenare për emrin që mban dhe se ndihet e privilegjuar që historia e saj lidhet me historinë e Kosovës.

Mesazhi i 12-vjeçares, Pavarësia Sopa është që ta duam Kosovën sepse në këtë mënyrë e çojmë Kosovën përpara.

“Mënyra si e festoj ditëlindjen është me shokë dhe shoqe, por edhe me vëllezërit dhe dy prindërit. Vëllai i vogël nuk e di ende rëndësinë e kësaj feste, por vëllai i madh më duket që me xhelozon pak”, ka deklaruar ajo.

Betimi i anëtarëve të Kushtetueses tek Posta, Meta: Akt i pabesë ndaj ‘Venecias’, atentat Kushtetutës!

Kreu i shtetit ka akuzuar mazhorancën se kanë vepruar në mënyrë të pabesë ndaj Komisionit të Venecias duke votuar ligjin që kalon betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese nga Presidenti tek Posta

Atentat ndaj Kushtetutës e ka quajtur presidenti Ilir Meta ligjin e ri për betimin e gjyqtarëve, që Kuvendi miratoi të mërkurën.

Në konferencën e jashtëzakonshme për mediat kreu i shtetit përsëriti qëndrimin e tij se qeveria po tenton që të bëjë grusht shteti, ndërsa theksoi po tentohet kontrolli mafioz për të pasur në dorë Gjykatën Kushtetuese.

“Bazuar në kërkesën e Kuvendit dhe më pas të presidentit, Komisioni i Venecias i konfirmoi Kuvendit se në 13-14 shkurt do të vinte një delegacion. Kuvendi i Shqipërisë në mënyrë të pabesë, të pamoralshme, ndërkohë që anëtarët e Venecias mbërritën në Tiranë, në 12 shkurt votuan në seancën plenare, në errësirë të plotë ligjit për disa ndryshime mbi emërimin e gjyqtarëve, duke ia hequr të drejtën e betimit para Presidentit.

Dhunohet neni 129 i Kushtetutës dhe parimet themelore të Kushtetutës. Votimi i këtij ligji është atentat i rëndë i mazhorancës ndaj Kushtetues, me qëllimin e vetëm kontrollin mafioz të qeverisë në Gjykatën Kushtetuese. Ky proces kërkon të nxi integritetin e punonjësve të gjykatës

Kjo s’do të pranohet kurrë nga presidenti. Ky nxitim, është fyerje që i bëhet organizmave, Komisionit të Venecias, ambasadave, ambasadorëve, që dolën në krah të mazhorancës, për të kërkuar thirrjen e Komisionit të Venecias, për këtë çështje aq e thjesht sa dhe vet abetarja.

Me këtë krim, mazhoranca ka zhvleftësuar rëndësinë e tyre (Komisionit të Venecias). I kërkoj ndjesë Komisionit të Venecias që u keqpërdor nga mazhoranca në funksion të fillimit të realizimit të grushtit të shtetit.

Republika po përjeton gjendjen e rëndë të kapjes së shtetit. Unë konfirmoj se do të marr pjesë në seancën plenare të komisionit të Venecias ku do t’i njoh të gjithë të pranishmit me fakte dhe më të rënda të përpjekjes për të realizuar një grusht shteti në këtë vend. Rilindja është teatri dhe estrada nr. 1 e këtij shteti dhe e këtij populli.”, tha Meta.